horizonti
 
 

RRETH PĖRHAPJES SĖ ISLAMIT NDĖR SHQIPTARĖT
Pėrmbledhje studimesh nga Muhidin AHMETI


ROLI I ISLAMIT NE INTEGRIMIN E SHQIPERISE ETNIKE DHE TE KOMBIT SHQIPTAR

Dr. Muhamet Pirraku

All-llahu le tė mos ma bekojė asnjė ditė nė tė cilėn nuk mėsoj diēka tė re! (Muhammedi a. s.) 

Pėrvoja historike e pjesės mė tė madhe tė popujve dėshmon se njėsia e fesė ishte ndėr faktorėt e rėndėsishėm nė procesin e integrimit tė perandorive mesjetare, kurse roli i feve nė integrimin e njėsive etnokulturore e gjeopolitike kombėtare do tė shfaqet nė fillet e kohės sė re, nė periudhėn e rilindjes, me njė rėndėsi tė shtuar gjatė Humanizmit, Iluminizmit dhe Rilindjes Kombėtare.1

Nė trojet albanofone dhe brenda popullsive albanofone mesjetare kėtė rol integrues fillimisht e synoi feja katolike e Principatės sė Arbėnit dhe pikėrisht nga mesi i shekullit XII deri nė mesin e shekullit XV, kur u thye rezistenca shqiptare e periudhės sė Skėndėrbeut.2 

Faktet historiografike tregojnė se atė qė nuk e arriti katolicizmi shqiptar me luftė e me pėrkrahjen ndėrkombėtare mesjetare, do ta arrijė feja islame pa luftė dhe nė mėnyrė paqėsore brenda vetvetės, midis viteve '70 tė shekullit XV dhe viteve '70 tė shekullit XVHI, nė periudhėn e Kombėsisė Shqiptare si meskategori shoqėrore e historike midis bashkėsisė shoqėrore Popull Shqiptar dhe kategorisė historike Komb Shqiptar.3 

Hulumtimi i shkaqeve tė kalimit masiv tė shqiptarėve nė islam dhe i rolit tė islamit nė integrimin e njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė e tė kombit shqiptar ishte objekt interesash kėrkimore i shumė studiuesve, por hulumtimit shkencor ne mėnyrė institucionale po i qaset, pėr herė tė parė, simpoziumi Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt.4 

Tė dhėnat nga hulumtimet interdisiplinore albanistike tregojnė se roli i islamit nė procesin e integrimit tė njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar ishte i natyrės komplekse politike, sociologjike, etnokulturore, filozofike, fetare, gjuhėsore, letrare, arsimore, artistike, juridike, eq.. Pėr kėtė kompleksitet flet dhe programi i kėtij simpoziumi.5

Roli i fesė dhe i kulturės islame nė procesin e integrimit tė njėsisė etnokulturore e politike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar do tė kuptohet mė mirė vetėm pasi tė kemi njė pasqyrė sa mė tė qartė tė realitetit shoqėror, politik, administrative fetar, arsimor e kulturor nė trevat albanofone nė periudhėn e dezintegrimit administrativ shtetėror, politik, ekonomik e fetar tė pčrandorive, pjesė tė tė cilave ishin trevat e vėēanta tė truallit albanofon.6 Pėr tė sqaruar kėtė ēėshtje, paraprakisht ėshtė e nevojshme t'e' kuptohet drejt e pa paragjykime fakti se ku e shpiente trevėn albanofone ndarja mesjetare nė shumė njėsi administrative sistemesh tė veēanta: greke, sllave e latine, italiano-frėnge sikurse edhe copėtimi feudal i brėndėshėm, nė kushtet e veprimit tė tri kishave antagoniste antishqiptare; greke bizantine, serbe svetisaviane dhe katolike latino evropiane e pėrēarė.7 Tė ndriēohet drejt rėndėsia qė ka shteti unik, njėsia administrative osmane mbi trevat albanofone pėr lidhjen e copave territoriale me tradita fetare, arsimore, kulturore e shtetėrore tė ndryshme dhe antagoniste e séparatiste e njėrės pjesė ndaj pjesės qetėr.8 Nė dritėn e shkencės tė shihet edhe roli i islamit si faktor integrues i njėsisė etnokulturore dhe gjeopolitike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar deri nė fillim tė Rilindjes.9 

Historiografia e huaj, e pėrfillur edhe nga pjesa mė e madhe e historiografisė shqiptare, kalimin e shqiptarėve nė Islam e shikoi ngushtėsisht: si aspiratė tė bujari7 sė shqiptare pėr pushtet pėr t'i ruajtur privilegjet e arritura nė periudhėn paraosmane, kurse kalimin e masave, si nevojė pėr t'i ikur dhunės ekonomike tė turqve barbarė, si dhunė aziatike barbare, si turqizim e akulturėzim tė shqiptarėve.10 Do tė pėrmendet nė mėnyrė retorike edhe mungesa e priftėrinjve shqiptarė tė fesė katolike dhe apostrofohet morali fetar diskutabil i masės shqiptare, sot myslimane, ndaj fesė. Pėr soj shqiptari, pėr kėtė historiografi, ėshtė shqiptari i fesė katolike!?11

Nuk thuhet e vėrteta se Islami fillimisht dhe masivisht i pushtoi viset ku nuk arriti tė shtrihej administrimi insfltucional i kishės katolike, e cila synonte tė bėhej fe gjithėshqiptare, qė do tė thotė: Islami i pushtoi trevat albanofone, nė tė cilat administronte, apo synonte tė administronte skizma serbe ortodokse svetisaviane, ose shkinia, siē e quante populli shqiptar.12 

Hulumtimi interdisiplinor nė fushė tė Islamit ndėr shqiptarėt tregon se nė kalimin masiv tė shqiptarėve nė Islam rolin kryesor e patėn motivet e natyrės politike shqiptare kombėtare nė mundėsi.13 Realisht, lufta e gjatė e lėvizjeve heretike tė krishtera e islame nė Ballkan e nė trojet albanofone, se paku nga mesi i shekullit X, ngėrthen nė vete fillet e lėvizjes, thėnė kushtimisht, pėr integrimin e njėsisė albanofone dhe tė kombėsisė sė arbėrit pėr distancim nga gjiri i shoqėrisė bizantine e bullgare.14 Mė vonė, lufta antagoniste e tri kishave qė administruan tokat albanofone: greke, serbe e katolike latine nė shekujt XII-XIV, pėr dominim, thėnė kushtimisht, nė trevat shqiptare, irritoi dhe e largoi popullsinė shqiptare ndaj krishtėrimit nė pėrgjithėsi dhe ndaj skizmės ortodokse svetisaviane, mė agresilve, nė veēanti.15 

Kėto kisha tė huaja dhe veēanėrisht kishat skizmatike ortodokse, qysh nė fillim tė pushtetit osman ne Ballkan fituan koncesione tė mėdha nga Sulltani, liri tė plotė pėr thellimin e procesit tė nivelimit etrłk tė tokave shqiptare nė serbe e greke, tė filluar nė periudhėn bi'zantine.16 Duhet tė vihet nė dukje fakti, se sipas botėkuptimeve mesjetare osmane dhe evropiane, e kujt ishte kisha, e tij ishte dhe kombėsia e besimtarėve qė e ndiqnin atė kishė, atė fe.17 

Sė kėndejmi, fillimet e kalimit tė shqiptarėve nė Islam nuk mund tė argümentohen si dhunė e drejtėpėrdrejtė e turqve mbi shqiptarėt katolikė, por si dhunė e tėrthortė turko-osmane me anė tė ortodoksisė serbe e greke dhe vetėm si hap i parė mė i fuqishėm i vetė shqiptarėve pėr t'u distancuar nga kisha serbe e greke, e bashkė me kėtė edhe nga kombėsia serbe e greke, dhunė shpirtėrore e gjenocid, por edhe nga kishat e kombėsitė kishtare tė tjera evropiane, asokohe mė pak agresive.18

Fillimet e Islamit institucional osman nė trevat albanofone i hetojmė nė periudhėn e vasalitetit turk mbi principatat shqiptare, nė vitet '80 tė shekullit XIV, por nė mėnyrė triumfale nisėn nė fillim tė viteve '90, kur u themeluan institucionet e para islame nė qėndrėn administrative dhe kulturore tė Dardanisė antike, nė Shkup.19 

Gjatė shekullit XV nė qėndrat kryesore tė Dardanisė dhe tė ish-provincės romako-bizantine Maqedoni, nė tė cilat jeton popullsia etnike shqiptare muslimane nė vazhdimėsi historike dhe dominante20, u hapėn mejtepe, medrese e biblioteka dhe u ngritėn teqe, xhami, zavi e shumė objekte shoqėrore tė prejardhjes lindore islame. Nė shekullin XVI Islami u bė fe zotėruese nė tė gjitha viset shqiptare islame historike.21 

Pėr t'i kuptuar mė mirė sukseset e Islamit nė trojet albanofone, duhet tė nisemi nga fakti se sistemi shoqėror osman fillimisht ishte progresiv, mė civilizues dhe mė human se sistemet feudale tė korruptuara tė vjetra bizantine, serbe e latino-anzhuine, tė cilat populli shqiptar i barti mbi kurriz shekuj tė tėrė.22 Tė kihet parasysh edhe fakti se Islami i periudhės sė depėrtimit nė trevat albanofone ishte fe dhe kidturė me njė zhvillim tė plotė, ishte mė progresiv, mė liberal, mė i ri, mė humanist se sa krishtėrimi nė pėrgjithėsi, e katolicizmi nė veēanti, qė, atėbotė, kishte rėnė nė njė krizė shoqėrore, nė njė dekadencė e imoralitet qė pasqyrohet mirė nė veprat letrare tė Dantes e tė bashkėkohėsve tė tij, nė veprat si ai, ne ve-pr shkencore tė Galileut e tė mendimtarėve si ai nė veprat filozofike e fetare tė ideologėve tė reformacionit nė kishėn e Perėndimit dhe nė veprat filozofike e historiografike tė materialistėve frėnge. Zaten ajo dekadencė nė kishėn katolike nxiti lindjen dhe zhvillimin e reformacionit, e me kėtė edhe fillimet e integrimit tė kombėsive evropiane.23 

Realisht, populli shqiptar mbijetoi nė sajė tė kthesave tė mėdha kulturore e politike historike.24 Kur shumė sisteme pushtuese me shumė sovranė armiqėsorė, tė huaj e tė vendit u zėvėndėsuan nga njė pushtues e nga njė sovran, nga sulltani osman-turk, shqiptarėt nė viset mė tė rrezikuara nga proceset integruese sllave, greke e latine - italiane e kroate, me Islamin synuan arritjen e unitetit dhe tė bashkimit fetar islam si korrnizė ideologjike pėr integrimin e njėsisė etnokulturore e politike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar fillimisht nėn ēatinė perandorake osmano-turke.25 

Se Islami nė hapin e parė ishte forme e hapėt e distancimit dhe e bojkotimit shqiptar nga kisha ortodokse svetisaviane dhe nga kishat e qera me intenca antishqiptare, dėshmon edhe fakti se tė gjitha periudhat dhe valėt e kalimit masiv tė shqiptarėve nė Islam vinin si pasojė e lėshimeve tė mėdha tė Sulltanit e tė pushtetit qendror ndaj kishave.26 Madje, edhe fazat e shuarjes a tė heshqes administrative tė kishės ortodokse svetisaviane dhe katolike nė periudhėn e kombėsisė shqiptare (shekulli XV-XVIII), shėnojnė jo dhunėn turke aziatike islamike kundėr kėtyre kishave, siē thuhet nė historiografi 27, por mbeqen e kėtyre kishave pa besimtarė shqiptarė, qė ishin masė absolute, bojkotim shqiptar masiv i krishtėrimit dhe kalim nė Islam.28 

Pėr dukurinė e apostrofuar qartė flet fati i krishtėrimit tė luhatur e laraman nė viset e principatave shqiptare: Balshajve, Cėrnojeviēėve, Dukagjinėve, Jonimėve, Gropajve, Zgurajve, Kastriotėve, Topiajve e pjesėrisht ato tė Zenebishtėve, Muzakėve, Aranitėve e tė qerėve mė nė jug.29 Nė arealin e principatave veriore e lindore tė trojeve shqiptare dhe pikėrisht nė veri dhe nė lindje tė trevės albanofone historike, Islami do tė shtrihet kryesisht vetėm deri aty ku gjuha shqipe ishte e ruajtur pa njė trazim tė madh, por edhe nė disa enklava ilirovllaho-shqiptare, ku kishte humbur gjuha shqipe, por ishte ruajtur kompaktėsia etnike josllave: ndėr pomakėt, tobreshėt, goranėt dhe boshnjakėt.30 

Hulumtuesit tė Islamit ndėr shqiptarėt i bie nė sy fenomeni i pandriēuar deri nė fund, paraqitja e emrit tė ri, unik, pėr gjuhėn, pėr popullin dhe pėr vendin: shqip, shqiptar dhe Shqipėri, si bashkatdhetarė besnikė tė Islamit nė tokat shqiptare.31 Emrin e gjuhės e zuri Buzuku (1555)32 tė popullit Zmajeviēi (1703)33 dhe tė vendit Thunnmani (1774)34, por kjo nuk ėshtė dėshmi se kėta emra u shfaqėn bash nė ato vite kritike. Ata ishin nė popull sė paku nga koha kur ishin edhe emrat pėr gjuhėn, popullin e vendin e Arbėrisė, tė Epirit e tė Maqedonisė shqiptare mesjetare.35

Tė dhėnat mė tė verifikuara flasin se vallja e emrit tė ri pėr gjuhėn, pėr popullin dhe pėr vendin u nis nga viset e Dardanisė - Peonisė antike, tė parat tė pėrfshira nga Islami, dhe pikėrisht nga treva albanofone midis Nishit - Limit - Sharrit - Matit - Dibrės - Strugės - Shtipit e Kumanovės, me epiqendėr nė viset e Shkupit, qė nė shkencė konsiderohen pėr djep tė gjuhės shqipe, fazė moderne e ilirishtes dhe tė popullit shqiptar historik pasilirian.36 

Emri i ri pėr popullin, emri kombėtar, duhej tė ishte emėr i njė popullsie dardane ilire i periudhės parakrishtere dhe pikėrisht emri i popullsisė midis Qafės sė Prushit e poshtė nėn qytetitn Shkup, tė cilėt Plini i shėnoi si skirtarė, kurse Ptolomeu nė trajtėn skyrtonė. Emri i ri muind tė ishte edhe shumėsi i emrit tė banorėve tė Shkupit: shkyptar, shkuptar, shqiptar - lidhje mė e thellė me emrin e shpesit totem ose Orė dardano - ilire; shqype, shqipe.37 Nė momentin kur Islami u bė fe e shumicės, fe e vendit tė shqipeve, siē do tė thoshim me gojėn e shumė udhėpėrshkruesve tė huaj, dhe pikėrisht aty deri nė mesin XVII, emri i ri, integrues i vendit, emri Shqipėri, do t'i vėrė nė heshqe nė mėnyrė paqėsore toponimet antike e mesjetare pėr pjesė tė veēanta tė trojeve albanofone: Dardani, Maqedoni, Arbėri, Epir, eq.. Njėsia etnokulturore e gjeopolitike Shqipėri (Arnautluk, Albania), mė sė voni, deri nė mesin e shekullit XVII pėrfshinte rreth 110 mijė km2 sipėrfaqe tė Rumelisė Osmane tė banuar me shqiptarė ose me shumicėn absolute shqiptarė - albanofonė islamė, ortodoksė dhe katolikė. Sė kėtejmi mund tė theksohet se emri i ri kombėtar pėr popullin e vendin ishte produkt i kulturės sė re shqiptare tė integruar nė dritėn e kulturės sė re shqiptare tė proviniencės islame.38

Kjo kulturė shqiptare nuk u shpif, nuk u planifiktia dhe nuk u ndikua nga jashtė, nga ndonjė propagandė proshqiptare, dhe pėr zhvillimin e saj ka meritė vetėm mendja e gjeniut shqiptar. Nė gjirin e shoqėrisė osmane kjo kulturė shqiptare ishte disidente, kaēake e kombėsisė shqiptare. Me rėndėsi ėshtė tė potencohet edhe fakti se procesi i thellimit tė kalimit nė Islam, kultivimi dhe ruajtja e Islamit si fe e pjesės absolute tė popullsisė, pati karakter mbrojtės gjithėshqiptar, kurse nga fundi i shekullit XVIII pėr Shqipėri etnike do tė konsiderohen vetėm trevat tė cilat do tė rrethohen nga brezi islam shqiptar. Ky brez, nė tė gjitha kohėt, do tė paraqitet si digė e si mur mbrojtės i tėrėsisė sė Shqipėrisė etnike nga fqinjėt ekspansionistė tė pangopshėm.39

Tė vihet nė pah edhe fakti se kultura shqiptare me prejardhje islame, duke i hapur udhė emrit tė ri kombėtar pėr gjuhėn, popullin e vendin, ndikoi edhe nė integrimin e brėndėshėm, nė heqjen e emrave etnikė antikė tė popullsisė albanofone, si arbėresh, maqedon, dardan, epirot, qė synonin tė bėheshin emra kombėsish albanofone tė veēanta, mandej nė zbuqen dhe heqjen e dallimeve etnokulturore dhe tė aspiratave tė disa fiseve mesjetare pėr t'u veēuar si kombėsi albanofone me fe skizmatike svetisaviane, bizantine, greke ortodokse dhe katolike, si kuēe, kelmende, palabardhe, labe, ēame, suljote, etj..40 Fiset dhe viset qė do tė mbesin plotėsisht jashtė masės islame, jashtė brezit islam shenjues tė njėsisė etnokulturore e gjeopolitike tė Shqipėrisė sė periudhės osmane, pararilindėse, nė veri, lindje e jug, nėn mbizotėrimin e vazhdueshėm tė kishave tė huaja, do tė asimilohen nė dalmatė (kroatė), malazezė, serbė, bullgarė e grekė. Kėtu zuri fill ngushtimi i trevės gjuhėsore e etnike shqiptare historike.41

Pėrhapja e kulturės shqiptare me prejardhje islame do tė ndikojė si filtėr pėr kulturėn shqiptare tė pėrdhosur. Kjo mund tė dėshmohet edhe vetėm me njė hulumtim sondues interdisiplinor nė historinė e fshatrave nė arealin etnik albanofon, tė cilat gjatė mesjetės bizantine e sllave ishin prona tė kishave e tė manastireve ortodokse, nė fshatrat e cilėsuara katunde vllehe, ish-feude tė bujarisė mesjetare serbe. Do tė shihet se bash kėto fshatra ndėr tė parat nė rrethinėn e tyre kaluan masivisht nė Islam dhe se Islami u shėrbeu si filtėr pėr ndarjen e premisave e tė relikteve fetare, kulturore, gjuhėsore e toponimike sllave, greke e latine, filtėr pėr rikthimin nė gjirin e k-ombėsisė shqiptare.42

Realisht, feia islame, me vetitė e saj toleruese, kulturės shqiptare nuk ia mbylli prespektivėn e zhvillimit evropian, por i la mundėsi tė mėdha pėr t'u zhvilluar mbi shtratin e traditės etnike, pėr t'i kultivuar mė tutje vlerat e seleksionuara tė kulturės shqiptare e materiale ilire, tė ruajtura nė mėnyrė disidente e kaēake gjatė periudhės sė krishtėrimit universel. Tė dhėnat nga hulumtimi etnografik i terrenit tregojnė se traditat dhe kultura shqiptare parakrishtere mė mirė janė ruajtur nė viset tė cilat, nė periudhėn paraislame, ishin tė pėrfshira nga herezitė antikrishterė, mė pak se viset ku u ruajt katolicizmi i patrazuar sesa nė enklavat katolike laramane dhe shumė mė pak u ruajt nė viset ku ortodoksia nuk u trazua nga herezitė mesjetare, nga katolicizmi dhe islami.43

Tė themi edhe njė fakt: Islami nė integrimin e njėsisė etnokulturore dhe politike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar ndikoi si kulturė me tiparet e veta egaliatre, liberale e humane. Ai nuk ishte dogmė thjeshtė fetare, por ishte sistem vlerash totalitare publike, mėsim i hapur, qė nuk e njeh Shpirtin e Shenjtė dhe paprekshmėrinė e individu; kulturė konkretė gjithėpėrfshirėse morale, kėshillėdhėnėse, udhėrrėfyese, fetare, qortuese, kritike, moralizuese, juridike, shoqėrore, kodifikuese, shkencore, filozofike, mjekuese e mbi tė gjitha arsimuese. Islami nuk ishte fe turke dhe as fe e pushtuesit, por ishte sa fe e turqve, aq edhe e shqiptarėve dhe e tė qerėve dhe turqit nė ummąnė (bashkėsinė) muslimane osmane paraqitnin vetėm pakicėn sunduese, pa ndonjė rėndėsi tė madhe pėr jetėn e pėrgjithshme dhe prespektivėn e perandorisė. Shqiptarėt, realisht, qė nga fillimet e kalimit nė islam, nga pjesa e parė e shekullit XV e ndanė pushtetin perandorak me turqit nė tė gjitha nivelet politike, ushtarake, qeveritare, diplomatike, kulturore, arsimore, fetare e tė tjera, pėrpos postit tė sulltanit.44

Populli shqiptar i dha Perandorisė Osmane nė periudhėn e lulėzimit tė saj, pjesa e dytė e shekullit XV pjesa e parė e shekullit XVII, po edhe mė vonė, qeveritarė, komandantė ushtarakė, dijetarė, letrarė, filozofė, diplomate, historianė, arkitektė, mjekė specialistė, mjeshtėr profesionesh tė ndryshme, tė njohur nė historinė dhe nė kulturėn botėrore. Kėto personalitete shqiptare kurrė nuk hoqėn dorė nga kombėsia e tyre shqiptare, vepruan edhe si pararojė e kombit tė tyre dhe e atdheut tė tyre. Veprimtaria e tyre filozofike, letrare, artistike, historiografike, arkitektonike, ushtarake dhe iluministe, shkruar nė gjuhėn e Kur'anit, - arabisht; nė gjuhėn e poezisė margaritare tė Lindjes - persisht dhe nė gjuhėn zyrtare shtetėrore universale pėr perandorine - osmanisht, me vlera tė mėdha tė pėrgjithshme do t'i hapė rrugė edhe zhvillimit tė mendimit filozofik, artistik, fetar, politik e arsimues nė gjuhėn shqipe, me njė ndikim vazhdues nė integrimin e njėsisė etnokulturore e politike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar. Vlerat madhore tė trashėgimnisė shqiptare nė gjuhėn e Lindjes, tė shkruara nė periudhėn osmane nė Shqipėri (1389-1912), i takojnė mendimit shqiptar, kulturės shqipe, po aq sa edhe nė gjuhėn greke, latine e italiane dhe duhet tė studiohen, tė shqipėrohen dhe t'ia kthejnė kulturės sonė kombėtare.45

Nuk ėshtė e tepėrt tė konstatohet se edhe zhvillimi i letėrsisė shqipe tė prejardhjes sė krishterė katolike tė shekujve XVI-XVII ėshtė rrjedhim i tėrthortė i rritės sė Islamit ndėr shqiptarėt dhe i rrezikshėm tek ortodoksėt serbė pėr katolicizmin ndėr shqiptarėt edhe mė gjėrė. Kjo letėrsi shqiptare u vu nė rrugė me ndihmėn morale, politike e materiale tė kishės sė perėndimit dhe Papės, si reaksion dhe masė kundėr thellimit tė Islamit dhe tė skizmimit ortodoks tė shqiptarėve.46

Mirėpo, derisa kjo letėrsi, me vlera tė larta si burim i gjuhės sė shkruar shqipe, e pėrkufizuar kryesisht nė pėrkthimin e ungjijve dhe tė doracakėve fetarė, e nė poezi moralizuese, do tė shterret pa bėrė ndonjė ndikim tė shėnueshėm nė integrimin e njėsisė etnokulturore dhe gjeopolitike tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar (sepse Evropa katolike dhe Papati pėr afro dy shekuj nuk do ta ndihmojnė gjithanshmėrisht ēėshtjen katolike tė Shqipėrisė), letėrsia shqipe me alfabet arab, burimet e ruajtura tė sė cilės vijnė nga pjesa e dytė e shekullit XVII, sa vinte dhe zhvillohej, sa qė nė vitet '20 tė she'kullit XVIII, kur zuri fillin iluminizmi evropian, u bė faktor kryesor nė integritetin e mendimit letrar, politik dhe kulturor iluminist e rilindės tė Shqipėrisė.47

Letėrsia shqipe me alfabet arab, e njohur si letėrsi e bejtexhinjve, alhamiada shqiptare e shkruar mbi njė sintaksė shqipe tė mirėfilltė, ishte e pėrhapur nė tė gjitha viset shqiptare. Ajo nuk ka qėnė me ndikim tė kufizuar, siē thuhet nė shumė histori tė letėrsisė, por ishte pronė e jetės shpirtėrore e masave shqiptare.48 Pėrshkruhej, pėrhapej dhe mėsohej pėrmendėsh, si luqe e si kėngė. Fakti se ishte e mbytur nė orientalizma dhe veēanėrisht moralizuese, nuk do tė thotė se ishte e pakuptueshme pėr lexuesit dhe absorbuesit, sepse ato fjalė orientale ishin nocione filozofike e fetare tė kuptueshme pėr kohėn, aq sa janė evropianizmat nė shkrimet tona nė gjuhėn shqipe, pėr kohėn tonė.49 Ajo qė e shpuri pėrpara dhe e mbajti nė jetė deri sot, ėshtė fryma e saj universale dhe shoqėrore e arsimuese shqiptare, sociale e revolucionare tej mase pėr kohėn kur qe krijuar, lirike anakronike, kritike kastiane, arsimuese, romantike e liridashėse. Pjesa mė e madhe e kėsaj letėrsie u shkrua nė vargun tetėrrokėsh tė poezisė popullore, e ndihmoi letėrsinė popullore, e veēanėrisht lirikėn, dhe e pėrgatiti rrugėn pėr letėrsinė e Rilindjes Kombėtare. Qysh nė mesin e shekullit XIX u bė objekt i studimit i albanologėve nė zė, themelues tė albanistikės, si Hahni e tė qerė.50

Duhet tė vihet nė dukje se pėrmes lidhjeve kulturore me Lindjen dhe me anė tė veprave filozofike e shkencore nė gjuhėt orientale dhe nė gjuhėn shqipe, erdhėn dhe u ngulitėn motive tė Lindjes nė kulturėn materiale e shpirtėrore, nė arkitekturė, nė artet figurative aplikative, nė veshmbathje, nė artin muzikor, nė kompletimin e shtėpisė, nė kuzhinėn shqiptare, nė mirėsjelljen shqiptare, nė letėrsinė popullore, nė filozofinė shqiptare, me njė fjalė, nė jetėn shqiptare. Kėto motive universale tė Lindjes, kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi ia shtuan frymėn demokratike, universale; i dhanė gjallėri, kolorit, frymė tė re, e pėrtėritėn dhe e pasuruan pėr t'u trajtuar, dje dhe sot, si margaritar midis kulturave tė njėtrajtshme tė kombėve evropiane. Rėndėsia e kėsaj begatie kulturore qėndron edhe nė faktin se ajo nė shumė aspekte u bė pėrcjellėse e jetės shqiptare edhe tė shqiptarėve tė krishterė, veēanarisht te laramanėt dhe katolikėt. Sė kėtejmi, feja islame nuk e varfėroi dhe as nuk e akulturėzoi kulturėn shqiptare etnike, por e bėri pėr tė q'eenė si njė kopsht me Iule shumėngjyrėshe, siē do tė thosha me gojėn.e shumė romantikėve evropianė tė shekullit XIX.51

Nė gjirin e kulturės sė re shqiptare, tė periudhės sė kombėsisė, fenomeni i tolerancės fetare ndėr shqiptarėt do tė bėhet tipar kombėtar dhe ndėr hallkat nė integrimin e ruajtjen e njėsisė sė kombit shqiptar nė kushte tė ekzistimit tė tri feve. Realisht, nga mesi i shekullit XVIII, pjesa mė e madhe e administratorėve shqiptarė, nė viset shqiptare, do tė udhėheqin politikė séparatiste shqiptare, nė pėrgjithėsi, tė mjedisit tė vet ndaj pushtetit qėndror tė Stambollit. Kėta qeveritarė vendas nė Islam shihnin edhe platformėn e mundshme politike pėr bashkimin e Shqipėrisė sė ndarė nė njėsi administrative osmane dhe pėr lirinė e saj. Programi politik i luftės pėr ēlirim kombėtar i kėtyre pionierėve tė rilindjes politike tė Shqipėrisė mbėshtetej nė traditėn shqiptare tė luftės ēlirimtare vėllazėrore midis shqiptarėve tė feve tė ndryshme dhe posaēėrisht ne epokėn e lavdishme skėnderbejane, sikurse paraardhėsit e tyre tė periudhės sė rilindjes e tė humanizmit.52 Madje, se paku nga periudha e qeveritarėve arsimues nga dera e Bushatasve dhe e Tepelenasit shtresat e larta dhe masat shqiptare islame e bartėn peshėn e luftės pėr bashkimin dhe ēlirimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe tė Shqipėrisė nga robėria osmano-turke. Ideologėt qė dolėn nga kjo masė, ata tė periudhės sė filleve tė Rilindjes dhe tė mėvonshmit, bashkimin kombėtar tė shqiptarėve me fe tė ndryshme do tė mbėshtesin fuqimisht nė porositė dhe kėshillat urdhėruese tė Kur'anit: Edhe Zoti ynė edhe Zoti juaj ėshtė njė dhe Atij i pėrulemi', pra, 'Juve feja juaj, kurse mua feja ime!53

Tė konstatojmė edhe kėtė: Bushatasit dhe Tepelenasit, me politikėn e tyre shqiptare rilindase, i vunė themelet shoqėrisė shqiptare pluraliste fetare moderne, thėnė kushtimisht, o.borret e tyre qeveritare janė bėrthama tė akademive shqiptare, nė tė cilat u kultivua tipari i tolerancės fetare shqiptare nė interes tė luftės pėr ēlirimin kombėtar, tė unitetit pluralist fetar shqiptar rreth unitetit tė Shqipėrisė. Pėrvoja e tyre do tė bėhet mėsim pėr gjeneratat e reja, pėr ideologėt e kombit shqiptar tė periudhės sė Rilindjes. Lufta e amzės shqiptare muslimane qė rreth vetes tė lidhte fuqimisht dhe pėrjetėsisht pjesėt shqiptare ortodokse dhe katolike, pa ua prekur traditėn fetare, zgjati mė shumė se njė shekull, aq sa ka zgjatur periudha e luftės pėr kurorėzimin e kėrkesave tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare.54 Kjo pėrpjekje shqiptare vazhdimisht, dinakėrisht dhe pėrgjakshėm u minua dhe u pengua nga kisha ortodokse serbe, greke, bullgare e pjesėrisht edhe ajo katolike, si dhe nga qarqet politike, shtetėrore, shkencore e publicistike antiislame dhe antishqiptare ballkanike dhe evropiane. Dhe, pse tė mos thuhet qartė, faktori politik i jashtėm me ndėrhyrje tė herėpashershme nga fillimi i shekullit XVII dhe me ndėrhyrje sistematike nga fundi i shekullit XVIII, Islamit ia preu rrugėn qė tė bėhej fe gjithėshqiptare dhe platformė politike kombėtare ngjashmėrisht me skizmėn ortodokse svetisaviane te serbėt ortodokse bizantine te grekėt, ekzarkiste ortodokse te bullgarėt, katolike te kroatėt, etj.55

Megjithatė, roli i Islamit si fe e rreth 88% tė shqiptarėve nė trojet e Shqipėrisė Etnike, nė luftėn e pandėrprerė pėr unitet kombėtar, pėr bashkimin e Shqipėrisė dhe pėr ēlirimin e popullit shqiptar dhe, mbi tė gjitha, pėr ruajqen e tėrėsisė sė Shqipėrisė Etnike nga ekspansioni pushtues i fqinjėve ortodoksė e katolikė, ishte i paluhatur dhe vendimtar. Pėr kėtė fakt, pėrpos burimeve historike tė prejardhjes evropiane e tė Lindjes, ėshtė dėshmi tradita popullore historike, kėnga historike shqiptare.56

Tė thuhet edhe kjo: Falė tolerancės fetare tė shumicės mulsimane, do tė dėshtojnė tė gjitha pėrpjekjet e qarqeve kishtare e politike antishqiptare ballkanike e evropiane pėr tė shkaktuar luftė fetare nė Shqipėri, mynxyrat qė i pėrjetoi Evropa e krishterė dhe Lindja.57

Duke pėrfunduar, le tė mė lejohet t'u qasem shkurtimisht disa tezave publicistike pėr qėnien katolike paraislame tė shqiptarėve muslimanė dhe pėr nevojėn e kthimit tė tyre nė katolicizėm pra, nė kulturė tė krishterė, si kusht pėr tė gėzuar pėrkrahje tė Evropės pėr pavarėsinė e Kosovės dhe pėr bashkimin e Shqipėrisė sė copėtuar mė 1913 (!?!).58

Teza se shqiptarėt muslimanė kanė qėnė tė gjithė tė krishterė nuk ka mbėshtetje as burimore, as etnografike, as arkeologjike, as kulturore. Kjo tezė fillimisht ishte shtruar nga kisha ortodokse serbe e greke dhe kishte pėr qėllim qė viset e Arbėrisė mesjetare katolike t'i tregonte pėr djep tė popullit shqiptar, i cili gjoja mė vonė, me anė tė ekspansionit islam, tė ketė vėrshuar nė Kosovė e gjetkė nė viset e Dardanisė dhe tė Maqedonisė, nė djepin e kulturės serbe dhe tė shtetit serb!? Kisha greke shqiptarėt ortodoksė i konsideronte puro grekė!? Po, shkenca e bazuar nė argumente nuk i pranon as njėrėn as tezėn qetėr.59

Tė gjitha tė dhėnat flasin se islamizimi nė kulturėn shqiptare nuk ka mundėsi tė konsiderohet si njė incident kalimtar. Njė kulturė me traditė gjashtėshekullore e njė komb me mbi 88% muslimanė nuk ėshtė aksident !?60

Atyre qė kėrkojnė njė rikthim e njė 'rirreshtim' tė shqiptarėve muslimanė 'nė kulturėn e krishterė, pėr njė kthim nė rrėnjėn katolike (!?!), ua rikujtoj tregimin popullor mė tė shkurtėr dhe mė tė thellė qė e di profesor Anton Ceta: Burri e thirri gruen: Oj grue, ku je !? Pėrtej djepit! - Pėrtej djepit, pėrtej detit! - ia priti burri!61

Shkurt, thirrja pa mbulesė pėr shkurorėzim nga islami, pėr njė fe tė re, ėshtė anakronike. Mendoj se kanė perėnduar kohėt mesjetare tė feve. Sė fundi, ē'tė bėjmė me shqiptarėt ortodoksė qė janė tre herė mė shumė se ato katolikė? T'ua falim grekėve?! Mė nė fund ta pyesim, veten ose tė konsultojmė historinė shqiptare: C'u sollėn shqiptarėve tė krishterė krynegrilet e nxitura nga Evropa e krishterė nė shekujt XV-XVII?62 C'fitoi Kara Mahmut pashė Bushati dhe veēanėrisht Ali pashė Tepelena qė i ofronin Evropės sė krishterė ndėrrimin e fesė vetėm pėr tė fituar pėrkrahjen pėr bashkimin dhe ēlirimin e Shqipėrisė ?63 Dhe, a kemi ndonjė garanci evropiane e botėrore tė krishterė se vėrtetė do tė ēliroheshim dhe do tė bashkoheshim nė Shqipėrinė Etnike, nėse rirreshtohemi nė rrėnjė, nė kulturėn e krishterė, nė katolicizėm? Duke u mbėshtetur mbi pėrvojėn historike tė popullit tonė fuqimisht mendoj se shumėsia e feve nė Shqipėrinė etnike ėshtė fat historik qė nuk mund tė zhbėhet dhe kjo dukuri unikale nuk duhet shikuar edhe mė tutje si plagė pėr tė ardhrnen e kombit shqiptar, por tė shikohet si pasuri e freski kulturore dhe si pėrparėsi qė ndihmon afrimin e popullit shqiptar pa paragjykime me popujt e qerė me fe tė ndryshme.64

Ajo qė ėshtė e duhet tė jetė pėr jetė tė jetėve parėsore ėshtė: shkencėtarėt, publicistėt, letrarėt, artistėt, hoxhallarėt, priftėrinjtė, mėsuesit, me njė fjalė, forcat mendore kombėtare, duhet tė ushtrojnė ndikim tė vazhdueshėm pėr ruajtjen e tiparit shqiptar tė tolerancės fetate si kusht pėr ruajtjen e unitetit kombėtar mbi parimet filozofike rilindase tė Bushatasve e tė Tepelenasit, tė Hoxhė Tahsinit, tė Pashko Vasės e tė Thimi Mitkos: Paqė tė sigurtė midis feve nė Shqipėri, vėllazėrim tė vėrtetė midis shqiptarėve tė feve tė ndryshme, unitetit tė Shqipėrisė mbi bazė tė njėsisė sė gjuhės sė bashkuar, tė kulturės dhe tė njėsisė etnokulturore e politike kombėtare.65 Me fjalėt e At Anton Harapit do tė thoshim: tolerancė fetare, tolerancė shoqėrore dhe tolerancė politike.66

Marrė nga: Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt, simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė, 1995. 

REFERENCA 

1. Gjėrėsisht, Mithridates oder algemaine Sprachenkunde 11, Berlin 1809; Allgemaine Encyclopādie der Wissenschaften un Ktinste, 11, Leipzig 1818; G.Ancey, Memoire sur l'Albanais dans le Mith grec, Paris 1914: Opsta Enciklopedija Larouse, T.1, Beograd, 1971, 474-562; M.Jugoviē, Opsta istorija stari vek, Beograd, 1952, 135-144; Refonna protestasse dhe katolike, Kisha dhe historia e saj, VII, Ferizaj-Zafreb, 1982; Sveti Sava: Beseda ose pravoj veri. Sveti liznjatije Bogonosac. Poslanice, Beograd, 1991; F.Rahman, Duh islama, Beograd, 1983; N.Srnailagiē, Klasiēna kultura Islama, 1 Teolouija, Filozofija, Znanost, Zagreb, 1973, Ilirėt dhe Iliria te autorėt e antikė, Tiranė 1965: Vizantiski izvori za istoriju naroda Jugoslavije, T.1, Beograd, 1955: V.Zamarovsky, Heronjtė e miteve antike, Prishtinė, 1985; S. Baliē, Kultura Bosnjaka, Muslimanska komponenta, Vien 1973; Z. Dani'man, Koēi Bey risalesi, Ankara, 1985, s I.D.Mitroviē, Ponovo studiji Dr. Nikse Stanēica: Hrvatska nacionala ideologija preporodnoga pokreta u Daimaciii (Mihovil Pavlinoviē i njegov krug do 1869), Zagreb 1980, 41-143: M.Gros, Historijska znanost, Razvoj, oblik, smjerovi, Zagreb, 1976, 83-92; M.Xhaxhiu, Nė rrucėn pėr te pellazgėt, Drita, nr.28, Tiranė, 13.VII.1986, 10. 
2. Gjėrėsisht, Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinė, 1969; M.Barleti, Historia e jetės dhe e veprės sė Skėnderbeut, Tiranė, 1964; Jireēek-Radoniē, Istorija srba, II, Beograd, 1952; M.Shufflay, Serbėt dhe shqiptarėt, Prishtinė, 1968; Gaspėr Gjini, Skopska-Prizrenka biskupija kroz stoljeēa, Zagreb, 1986. 
3. Gjėrėsisht, M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit, Prishtinė, 1989; Shkaqet e kalimit nė Islam tė shqiptarėve, Pėrparimi, nr.2 Prishtinė, 1991, 185-228. 
4. Shih, Simpoziumi Ndėrkombėtar, Drita Islame, nr. 42, Prishtinė, 1992, 36. 
5. Shih gjėrėsisht kumtesat nė kėtė pėrmbledhje; M.Pirraku,Roli i Islamit nė integrimin dhe ruajtjen e kombit shqiptar dhe tėrėsisė sė Shqipėrisė etnike, Hėna e Re, nr. 43, Shkup,1992,18-19. 
6. Shih pėr krahasim: Historia e popullit shqiptar 1, Prishtinė, 1969; Istorija naroda Jugosllavije, 1, Beograd, 1950; J. Von Hammer, Historija, turskog (osmanskog) carstva, 1, 2, 3, Zagreb, 1979: 1. Djuriē Sumrak Vizantije, (Vreme Jovana VIII Paleologa), Beograd, 1984. 
7. Gjėrėsisht, M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit, Prishtinė, 1989; St. Novakoviē, Srbi i Turci (Od kraja XVIII veka do poēetka XX veka», Beograd, 1979; Postanak i razvoj srpske nacije, Beograd, 1979; S. Borkoviē, 0 postanku i razvoju cmogorske nacije, Titograd, 1974. 
8. Gjėrėsisht, V. Vllahoviq, Revolucioni dhe krijimtaria, Prishtinė, 1975; Istorija crkve Starozavetne i Novozavetne srednje Skole, Beograd, 1885, 4-104; N.V. Gogolj, Razmatranie bozanstvene liturgije, Zemun, 1981, 9-112, R. Joviē, Crka i setke, Negotin. o. v. b., 3-25; P.Malaj, Djelovanje franjevaca dubrovaēke provincije medju albanskim katolicima, samostan Mali braēe u Dubrovniku, Zagreb, 1985, 223-255; J. Cvijiē, Balkansko poluostrovo, 1, 11, Beograd, 1960; Alba Lima, Kostandin Balsiē (1392-1402). Jistorijski roman u tri dijela, Zagreb, 1920; M. Zeēo, Viset shqiptare nė kronikėn politike tė Efremit, Drita, nr.32, Tiranė, 1986. VIH,10: I. Zamputi, Nė emėr tė lirisė pėrballė sulitanit dhe perandorit, Drita, nr.28, Tiranė, 10. VII, 1988. 
9. Shih M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit, Prishtinė, 1989; Islami dhe muslimanėt nė Ballkan, Hėna e Re, nr.27, 12-18, Shkup VI-VII, 1991, 8; Roli i Islamit nė integrimin e Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar, Hėna e Re, mirė.48, 15.11.1993, 18; nr. 49, 1, Ill. 1993, 18; Roli i islamit nė integrimin dhe ruajtjen e kombit shqiptar dhe tė tėrėsisė sė Shqipėrisė etnike, Hėna e Re, nr. 43, Tetor 1992, 18-19. 
10. Gjėrėsisht, Historia e popullit shqiptar 1, Prishtinė, 1969; Istorija naroda Jugoslavije, 1, Il, Beograd, 1950, 1953; I. Zamputi, Relacione mbi gjėndjen e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme nė shekullin XVII (vell. 1, 1610-1634), Tiranė, 1963; Vėll. Il, 1634-1650, Tiranė, 1965; Gaspėr Gjini, Skopsko-prizrenska kroz stoljeca, Zagreb, 1986; Simpoziumi pėr Skenerbeun (9-12 maj 1968), Prishtinė, 1969. 
11. Zamputi, Relacione 1, II; Thekse tė posaēme nė kėtė drejtim nga Don Lush Gjergji, nė Simpoziumin Shqiptarėt dhe Evropa dje dhe sot, 23 maj 1991; Po aty, Engjėll Sedaj, dt.25.V.1991; Ismail Kadare nė intervistat e tij gjatė viteve 1991 1993.  

41. Po aty; Si shėn. 36; Njė korēar (i krishterė), duke u folur pėr rėndėsinė e islamit ndėr shqiptarėt, shkroi me 1900 se shqiptarėt musliman e bartėn barrėn e ekzistencės kombėtare tė shqiptarėve dhe tė shqipėrise: "S'janė vallė muslimanėt shqiptarė qė mbajtėn nė kėmbė gjer mė sot ato zakone tė tė vjetėrve tanė qė ēuditėn botėn?! S'ėshtė e vėrtetė se pa muslimanėt, tė cilėt besa i bėri tė largohen nga tė tjerėt, nga kaurėt, do tė ishin qė shumė shuar e harruar kėto zakone?! Tė mos ishin kėta tradhėtarė tė fesė, si thonė ca tradhėtarė tė mėmėdheut, Shqipėria nuk do tė ishte aq e madhe sa ėshtė sot, do tė ishte pėrgjysėm, njė e katėrka nga shkaku i Shqehvet (Sllavi) qė na kishin pllakosur gjer nė kėrthizė tė Shqipėrisė ). Muslimanėt shqiptarė vunė frenė pėrhapjes sė detit shqah (... tė me nepet leje tė thomė se Shqipėria e poshtme nė gjendet sot e pandarė nga trupi i Shqipėrisė, kjo gjė detyrohet gjithė muslimanėve shqiptarė (... ). ata qė pushtuan islai-nizmin, muslimanėt e sotėm janė qė apin Epirit karakter shqiptar (Kalendar Kombėtar, Mot'i gjatė, Sofje, 1902, 61-72). 
42. Gjėrėsisht, Onomastika e Kosovės, Simpozium i mbajtur mė 25-27 shkurt 1977, Prishtinė, 1979; Simpoziumi pėr Skėnderbeun, Prishtinė, 1969; S.Pulaha, Popullsia e Kosovės nė shekullin XV dhe XVI, Tiranė, 1984; Pesėdhjetė vjetori i 28 Nėntorit shqiptar, Izmir, 1968, 10; Eqrem Telhaj: Vetė Skėnderbeu, shprehja mė e bukur dhe mė shkėlqyer e racės sonė, u rrit, u pėrgatit, u forcua nė shkollėn osmane dhe nė shpirtin e fortė luftarak tė kėsai shkolle dhe tė asaj kohė tė ndritur ... Dalja e ushtrive tė sulltanit nė Ballkan e ndaloi pėrparimin sllav, kurse shqiptarėt filluan tė rimėkėmben nė fillim tė sliekullit XVI kur hynė nė njė radhė me turqit, fituan shumė tė drejta, sidomos kur pėrqafuan vullnetarisht fenė islame. Duke hyrė nė besimin e ri, shqiptari u largua mė tepėr nga sllavi, ndėrroi fenė, por shpėtoi fisin. Sikur tė mos kish ndėrhyrė me kohė fuqia e Perandorisė Osmane, sot nė Kosovė , nė Dibėr dhe nė Maqedoninė shqiptare do tė kish mbetur vetėm njė pakicė shqiptarėsh nė proces tė shpejtė sllavizimi. Veēanėrisht minaretė e Kosovės - qė sot (vitin 1943, kur ishte arritur bashkimi i Shqipėrisė etnike - MP) nuk ka mė shkak tė lozin njė rol politik dhe kombėtar - njė kohė kanė qėnė mburojat e Shqipėrisė, fortesa tė pathyeshme pėr mbrojtjen e rodit arbėresh; prandaj, duhet (pavarėsisht nga rėndėsia qė kanė edhe sot nė lėmėn fetare dhe etnofilozofike) qė, shqiptarėt tė ēdo besimi, t'i nderojnė dhe t'i konsiderojnė si monumente kombėtare. Edhe pėr kėtė shkak 500 vjet jete me Dovletin nuk rėnduan mbi Shqipėrinė ashtu siē rėnduan mbi tė tjerėt kombe tė Perandorisė. Gjatė kėsaj kohė shqiptari ka mbetur pjesėrisht i lirė, ka patur edhe privilegje; nuk ka paguar rregullisht taksa, nuk ka bėrė rregullisht shėrbim ushtarak (ose e ka bėrė kur ia ka dashur qejfi si vullnetar), nuk ka toleruar padrejtėsi dhe nuk ka duruar zgjedhėn e Valiut dhe tė Pashait... (Ne dhe Turqia, Kosova, Nr. 15, Tiranė, 19.Xll. 1943). 
43. Qjėrėsisht, Udhėpėrshkrues evropianė nė tokat shqiptare, Dituria, Tiranė, pėr vitet 1927, 1928 dhe 1929; M. Pirraku, Kultura Kombėtar Shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit; Kalendari Kombiar, Sofje, 1902; Les albanai musulmans, UAlbanie, nr. 2, Lausanne, I.X. 1915; Kosova, nr, 15, Tiranė, 19.XH. 1943. 
44. Gjėrėsisht, si nė shėnimet 38, 39, 40, 41, 42, 43; Shqiptarėt gjatė kėtyre shekujve tė fundit kanė zėnė vende me rėndėsi nė gji tė perandorisė,; janė bėrė nėpunėsa, oficera, diplomate, sadrazema. Shqiptari nuk ka qėnė i robėruar, ay nuk ka qėnė i sunduar por ka sunduar, ka qeverisur me zotėsinė e tij popuj qė jetonin nė suazėn e Perandorisė, tė asaj perandorie qė fillonte nė Danub dhe mbaronte nė Aden dhe nė Tunizi (... ). Mund tė shqojmė edhe se, nė qoftė se pushtimi dhe mė vonė sundimi turk i hoqėn popullit shqiptar pjesėrisht lirinė e vet, nė anėn tjetėr ai i ka ndihmuar tė ruajnė individualitetin e tij kombėtar prej rrezikut tė asimilinłt sllav (... ) - Eqrem Telhaj, Ne dhe Turqia, Kosova, nr. 15, Tiranė, 19.XII. 1943. 
45. Po aty; Muslimanėt shqiptarė janė tė parėt qė hartuan e pėrpunuan programet dhe Levizjet Kombėtare. Kėta nuk i bėnė kėto pėr interesa tė veta personale, pėrkundrazi, kėta ishin njerėz me pozita tė larta nė shoqėri, me respekt tė madh dhe tė cilėt rrezikonin ēdo gjė qė kishin. Shqipėria i dha Perandorisė Osmane 24 vezirė tė lartė (38 sipas Kosova, 19.XII.1943) -M.R), njė tufė gjeneralėsh dhe burra shtetėrorė pa numėruar mijėra funksionarė tė lartė tė tė gjitha degėve tė administratės. Vetėm nga Cuperlitė ishin pesė vezirė tė lartė deri te Ferid Pasha, e gjenerali Rexhep Pasha e shumė tė tjerė. Tė gjithė kėta burra tė njohur me kreni e quanin veten shqiptarė dhe nė mesin e bashkėatdhetarėve e flitnin gjuhėn kombėtare dhe nuk hiqnin nga mendja shtetin e tyre kombėtar. Kėta shqiptarė me emėr, pa marrė parasysh se cili ishte, tė cilėsdo hierarki administrative apo ushtarake, nuk shihnin ndonjė prespektivė pa emancipimin kombėtar dhe shtetin. Kėta shqiptarė duke studiuar historine e huaj mėsuan ta duan kombin e vet. Kėta janė farkėtuesit e nacionalizmit shqiptar... (Shqipėrim i lirė nga artikulli Les albanais Lausanne, I.X. 1915). 
46. Gjėrėsisht, Dh.S. Shuteriqi, Shkrimet shqipe nė viset 1332-1850, Prishtinė, 1978; Meshari i Gjon Buzukut (1555), I, H, Prishtinė, 1985; Budi, Poezi 1618-1621, Prishtinė, 1986; P.Bogdani, Ceta e Profetėve 1, Prishtinė, 1990; M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit, Prishtinė 1989. 
47. Gjėrėsisht, si nėn 46; 0. Myderrizi, Letėrsia shqipe me alfabet arab, Buletin pėr shkencat shoqėrore, II, Tiranė, 1955; IH1956; Tekstet e vjetra shqip me alfabetin arab, Konferenca e parė e Studimeve Albanologjike, Tiranė 1965; Arif Gjyli, Zenel Bastari vjershėtari i gjysmės sė parė tė shekullit XIX, BUSH, SSH, I, Tiranė, 1961; H. Kalesi, Albanskaalhamiado knjizevnost, Prillozi za Orjentalnu filologiju, XVI-XVH 1967/68, Saraievė, 1970; Prilog poznavanju arbanaske knjizevnosti iz vremena preporoda, godisnjak Balkanoloskog instituts, I, Sarajevė, 1957; Arbanaska knjizėvenost na arapskom alfabetu, GBI, 1, Sarajevė, 1956; Neki problenii izuēavanja kultume istorije pologa za vreme turskog perioda, Bigorski sabori. 177-189. 
48. Shih, Historia e letėrsisė shqipe qė nga fillimet deri te Lufta Nacionalēhrimtare, Tiranė 1983; M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare; Disa mendime rreth filleve tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Cėshtje tė studimėeve albanologjike, II, Prishtinė, 1987. 
49. Gjėrėsisht, M.Pirraku, Gjurmė tė veprimtarisė letrare shqipe me alfabet arab nė Kosovė, Dituria, nr.1-2, Prishtinė, 1978; Giurmė tė shkrimit shqip me alfabet arab nė Kosovė (U). Gjurnłme albanologjike, SSHF, IX-1979, Prishtinė, 1980; Gjurmė tė shkrimit shqip me alfabet arab nė Kosovė (11), Gjurtnime albanologjike, SSHF, IX-1979, Prishtinė, 1980; Gjurrnė tė shkrimit shqip me alfabet arab nė Kosovė (111). Gjurmime albanologjike, SSHF, IX-1979, Prishtinė, 1980; M.Hysa, Tri pyetje kontestuese nga letėrsia e vjetėr, Fjala, nr. 9, Prishtinė, I.V.1986; Vepra poetike e Nazim Frakullės, Fjala, nr. 13, 14, 15, Prishtinė; Koncepti islam nė poemėn Erveheja tė Muhammed Kyēykut, Dituria Islame, nr. 50, Prishtinė, 1993; N.Krasniqi, Vepra Ilahi shqip e Hysejn Nexhatiut, Dituria Islame, nr. 48, Prishtinė, 1993. 
50. Shih, J.G. von Hahn, Albanesische studien, 11, Jena, 1854, 123-150-, si shėnimet nėn 46,47, 48, 49. 
51. Gjėrėsisht, Dituria, Tiranė, pėr vitet 1927, 1928 dhe 1929, M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit, Prishtinė, 1989; Islami, megjithatė, ėshtė paqe dhe jo dhunė!, Kosovarja, nr. 16, Prishtinė, Prill 1991, 4; E vėrteta pėr tė vėrtetat, Bujku, Prishtinė, 4.1.1991; Bujku, 7.I.1991, fq.7; Insinuatė me pasoja politike, Buiku, Prishtinė, 15.VI.1993, 6, Marketing pseudopublicistik?, Bujku, Prishtinė, 25.Vl. 1993. 
52. Gjėrėsisht, M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare; Shkaqet e kalimit nė Islam tė shqiptarėve, Pėrparimi., 2/1991; Kalendari Kombtar, Sofje, 1902; 12AIbani, Lausanne, I.X.1915; Tiranė, 19.XH.1943. 
53. Gjėrėsisht, M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare; Th. ndėrmjet muslimanėve dhe tė krishterėve shqiptarė nuk ekziston kurrfarė antagonizmi, edhe kjo ka vazhduar me breza tė tėrė. Faktori i bėsimit nuk ka qėnė shkak pėr ndasi nė mes tyre (Povijesti Islama, Sarajevė, 1899, 215); Kultura Islame, nr. 1, Tiranė, 1943-1 R.M della Rocca, Nazione e religions in Albania (1920-1944), Bologna, 1990; G.Jaray, Au jeune royaume d'Almabie, Paris, 1914. 
54. S.N.Naēi, Pashallėku i Shkodrės nėn sundimin e Bushatllinjve, Tiranė, 1964; Pėrtėritja e Pashallėkut tė Shkodrės nėn qeverisjen e Ibrahim Pashė Bushatit dhe karakterin e saj, Studime Historike, 1, Tiranė, 1983; Udhėpėrshkruesit evropianė nė Shqipėri, nė Dituria, Tiranė, pėr vitet 1927, 1928, 1929; M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit, Prishtinė, 1989, 253290. 
55. Po aty; Shkaqet e kalimit nė Islam, nė Pėrparimi, 2/1991. 
56. Gjėrėsisht, Y.Jaka, Lidhjet letrare shqiptaro-frėnge, Prishtinė, 1979; Srpske narode novine, Pesna, 9.I. 1844; Ipirotiqi estia, Janinė, 1967; P. V. Prenushi, Visari Komtar I, Kāngė popullore blā i parė. Kāngė popullore gegnishte, Sarajevė, 1911; Th.Mitko, Bleta shqyptare, Vjenė, 1924; K.Taipi, Zāna popullore (Kėngė popullore), Volumi I, Shkodėr, 1993-, Rev. Dituria, Tiranė, 1927, 1928, 1929. 
57. Gjėrėsisht, M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare dhe shkrimet e tjera tė cituara mė sipėr. 
58. Gjėrėsisht, M.Pirraku; Pėrgjegjėsia pėr fjalėn e shkruar, Dituria Islame, nr. 37, Maj 1922, 20-22. 
59. M.Pirraku, Shtypi dhe diplomacia serbe kundėr bashkimit kombėtar shqiptar dhe tėrėsisė sė Shqipėrisė etnike nė periudhėn e Aleancės Ballkanike, Simpoziumi 80 vjetori i Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Tiranė, 24-25 nėntor 1992. Botuar nė Flaka e vllazėrimit, Shkup. 9-23.XII.1992; Demistifikimi i paragjykimit: Kosova ėshtė zemra e Serbisė!, Gjurmime albanologjike SSHH 22-1992, Prishtinė, 1994. 
60. Koncepte qė i hodhi nė shtypin frėng shkrimtari Ismail Kadare mė 1991-1993 dhe tė pėrvetėsuara verbėrisht nga shkrimtarėt e cazetarėt Teki Dervishi dhe Rushit Ramaboja. Shih Drita Islame, 37/1992. Kėtė lojė e luan edhe dr.Zekeria Cana nė Bujku, 24 e 25.XII. 1993. 
61. E shėnova me 14 tetor 1992. 
62. Shih tėrėsisht, Historia e Shqipėrisė, 1, Tiranė, 1984; gj S.Ptilaha, Qėndresa e popullit shqiptar kundėr sundimit osman nga shekulli XVI deri nė fillim tė shekullit XVIII (Dokumente osmane), Tiranė, 1978; S.Rizaj, Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtinė, 1982; R.Ismaili, Hyrje nė veprėn e Budit, Poezi (16181621), Prishtinė, 1986; Simpoziumi pėr Skėnderbeun, Prishtinė, 1969. 
63. Gjėrėsisht., D.N.Nikaj, Historia e Shcypniis ē'me fillesė e deri mė kohė kur ka ra nė dorė tė Turkut, Bruksel, 1902; S.N.Naēi, Pashallėku i Shkodrės nėn sundimin e Bushatllinjve (1757-1796), Tiranė, 1964; M.Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lidhjen e Prizrenit, Prishtinė, 1989, fq. 175-346. 
64. Shih gjėrėsisht, M.Pirraku, shkrimet e botuara nė Hėna e Re, Kosovarja, Bujku, Dituria Islame, tė cituara nė kėtė studim. 
65. Teksti i kėtij kooreferati, pa fusnota, u botua nė Hėna e Re, nr. 48 dhe 49/1993. 
66. Cėshtja e elementeve shqiptare nė Shqipėri, Bujku, 7, 9 janar 1995