horizonti
 
 

RRETH PĖRHAPJES SĖ ISLAMIT NDĖR SHQIPTARĖT
Pėrmbledhje studimesh nga Muhidin AHMETI


PERHAPJA E ISLAMIT NE SHQIPERI 

Thomas Arnold

Duam tė japim shėnime tė gjėra dhe tė veēanta mbi mėnyrėn e pėrhapjės sė Islamit nė popullsinė e krishterė tė Shqipėrisė, tė Serbisė dhe tė Bosnjes, sepse secili prej kėtyre vendeve, i pushtuar nga osmanlinjtė, ka rėndėsi tė veēantė nė historinė e pėrhapjes sė Islamit nė Shqipėri. 

Shqiptarėt, me pėrjashtim tė njė pjese qė ėshtė e popullėzuar nė Greqi (1), janė tė vėndosura nė viset kodrinore tė bregut lindor tė Detit Adriatik, midis Malit tė Zi dhe gjiut tė Nardės apo Prevezės. Ato i pėrkasin njėrit prej popujve mė tė vjetėr tė Evropės tė cilėt pėrfshihėn nė fisin Arian, dega Pellazge.

Invadimi i parė i turqve nė Shqipėri u bė nė vitin 1387 (789 H.), por pak mė vonė forcat turke u tėrhoqėn nga ajo anė. Shqiptarėt pėr herė tė parė nė vitin 1423 (827 H.) e pranuan pushtetin e sulltanit. Shqipėria, nėn udhėheqjėn e Gjergj Kastriotit, i cili ėshtė i njohur me emrin Islam Skenderbe, fitoi pėr njė kohė pamvarėsinė e saj. Tregimet pėr Skenderbeun se qysh nė fėmijėri ėshtė marrė peng nė Turqi, se ėshtė edukuar ndėr muslimanė dhe se ka tėrhequrvemendjen e sulltanit, nga hulumtimet historike janė cilėsuar si tė trilluara. Faktet e hulumtuara, tregojnė se Skenderbeu e ka kaluar rininė e vet nė viset kodrinore tė populluara me shqiptarė. Luftėrat kundėr turqve, kanė filluar me ngadhėnjimin e tij nė vitin 1444 (848 H.). Pas luftrave tė rrepta e tė suksesshme, tė cilat zgjatėn mė shumė se 20 vjet, nė vitin 1467 (872 H.) dhe pas vdekjės sė skenderbeut, turqit filluan pėrsėri tė pushtojnė Shqipėrinė. Njėmbėdhjetė vjet mė vonė edhe Kruja, e cila ishte qėndėr e fisit Kastriot, ra nė duart e turqve, por Shqipėria nuk u nėnshtrua plotėsisht. Kryengritjet pėrsėriteshin, por nuk pati ndonjė rezistencė tė pėrgjithėshme. Mirėpo, disa vėnde bregdetare pėr njė kohė tė gjatė nuk u dorėzuan. Durrėsi me vėshtirėsi u pushtua nė vitin 1501 (907 H.) kurse limani Tivar (Antivar), pika mė veriore ku kishte shqiptarė, u dorėzua nė vitin 1571 (979 H.). Kushtet e dorėzimit tė tij kanė qėnė kėto: tė ruhėn zakonet e vjetra dhe gjuqet e vendeve, tė krishterėt tė munden lirisht dhe publikisht t'i kryejnė ritet fetare, kishat dhe kapelat - kishėzat tė jenė tė ruajtura nga sulmet, e nė rast se ndonjė do tė rrėnohej, tė ngrihej pėrsėri, populli tė ketė tė drejtė mbi pasurinė e tij tė prekshme dhe tė paprekshme dhe pė mos paguajė mbitaksa pėr tė.

KARAKTERISTIKAT E POPULLIT SHQIPTAR

Shqipėria nėn sundimin turk vazhdimisht ka pasur njė lloj qeverisjeje gjysmautonome, duke e ruajtur pavarėsinė ashtu sikurse e kanė pasur disa fise para pushtimit. Ndonėse ishin nėn udhėheqjėn e sulltanit, zotimi i tyre pėr besnikėri nuk shkoi aq larg sa tė pajtoheshin qė nėpunėsit turq tė ndėrhyjnė nė ēeshtjet e tyre tė brendshme. Ka mjaft shkaqe tė arsyeshme tė mėndohet se Turqia nuk ka caktuar asnjė nėpunės, i cili nuk ka qėnė autokton, madje nuk e ka caktuar as shqiptarin pėr mėkėmbės apo prefekt nė atė vėnd, i cili nuk ėshtė bė i famshėm me armėn e vet apo nuk ka pasur lidhje tė forta farefisnore (2). Krenaria kombėtare e shqipėtarėve ėshtė e madhe. Kur e puet dikush njė shqiptar se ē'ėshtė, para se tė pėrgjigjet se ėshtė musliman apo i krishtėrė, tė thotė se ėshtė shiptar. Kjo shprehje, duke marrė parasysh kuptimin e saj, do tė mund tė shpjegohej se ai ėshtė banor i shkrepave. Kjo mėnyrė e shprehjes sė individualitetit ėshtė shkak i veēantė i ndjenjave kombėtare, sepsae menjanoi grindjen e ashpėr midis ithtarėve tė kėtyre dy feve, qė mbretėronte nė pjesėt e tjera tė pėrėndorisė Osmane. Shqiptarėt muslimanė dhe tė krishterė flasin gjuhė tė njėjtė, kultivojnė tradita tė njėjta dhe kanė mėndime e zakone tė njėjta. Krenaria e pėrbashkėt kombėtare ėshtė aq e fuqishme, sa qė nuk i ka lėnė vend ndikimit tė dasive fetare te pjestarėt e kėtij populli (3). Nė rradhėt e ushtrisė jo tė rregullt pėr ruajtjen e rendit dhe pėr sigurimin e qeverisjes, kanė shėrbyer muslimanėt shqiptarė, por edhe tė krishterėt shqiptarė. Meqė shqiptarėt e tė dy feve, nė Pėrėndorinė Turke janė konsideruar ndėr mė tė guximshmit, ata vazhdimisht kanė qėnė nė shėrbim tė pashės nė Shqipėri. Shqipatrė tė krishterė, shėrbimin ushtarak e kan kryer nė ushtrinė turke gjatė luftės sė Krimesė (4). Vėrtetė, tė krishterėt, edhe pse janė mė tė qetė se muslimanėt dhe mė shumė janė tė prirur pėr bujqėsi, megjithatė midis tyre ka pak dallim. Shqiptarėt e krishterė i kanė ruajtur armėt dhe zakonet e tyren ushtarake dhe vazhdimisht kanė treguar shpirtin e lirisė e tė krenarisė dhe frymė tė ashpėr nacionale. Kanė qėnė tė frymėzuar me ndjenja nacionale sa edhe bashkėfistarėt e tyre tė cilėt kishin pėrqafuar fenė Islame (5).

DOBESIMI GRADUAL DHE TERHEQJA E KRISHTERIMIT

Pėr hulumtimet rreth pėrhapjes sė Islamit nė Shqipėri, me rėndėsi ėshtė tė merret parasysh sa thamė mė sipėr, sepse kjo pėrhapje u realizua shkallė-shkallė ndėr banorėt autoktonė, mbi tė cilėt nuk ėshtė ushtrtuar kurrfarė presioni i jashtėm. Nė kėtė pikpamje, tė dhėnat mbi veprimtarinė misionare, tė cilat i kemi nė dorė, janė mjaft tė kufizuara, sepse faqet e historisė Shqiptare prej shekullit XV deri te shfaqja e Ali Pash Tepelenės, gjatė treqind vjetėve duket se kanė mbetur tė zbrazėta (6). Nė kėtė kohė, sa ne kemi arritur tė hulumtojmė, kthimi nė Islam ėshtė bėrė ngadalė por nė mėnyrė tė vazhdueshme. Tė dhėnat pėr kėtė janė marrė nga kronikat e rretheve tė ndryshme kishtare dhe nga projektet, tė cilat kohė pas kohe i janė dėrguar Papės (7). Por, nga esenca e kėtyre burimeve, gjė qė vetvetiu kuptohet, do tė jepėn tė dhėna tė mangėta, nė mėnyrė tė veēantė pėr sa i pėrketė atij qėllimi tė lartė tė kthimit. Madje as eprorėt kishtarė tė asaj kohe nuk mund tė bindnin vetėn se ka ndonjė qėllim tė sinqertė nė zemrat e atyre qė ktheheshin nė Islam. Nė mėnyrė tė veēantė ėshtė vėshtire tė kuptohet se ata do tė mund tė shprehnin mendimin e tyre mbi ekzistimin e atij qėllimi tė sinqertė.

Nė tė vėrtetė, nė shekullin XVI ndonėse atje kishte lindur njė rrymė prozelitizmi (kthimi), megjithatė dukej se Islami shumė pak kishte pėrparuar. Numri i tė krishterėve nė Shqipėri nė vitin 1600 (1019 H.) ishte dhjetė herė mė iu madh se i muslimanėve (8). Fshatret, nė pjesėn mė tė madhe, kanė qėnė tė banuara me tė krishterė, midis tė cilėve ka pasur ndonjė musliman (9). Nga kjo kuptohet se rastet e kthimit kanė qėnė mė tė shpeshta nė qytete. Pėr shembull, tė krishterėt e qytetit Tivar (Antivar), tė cilėt kishin mbetur pa u shpėrngulur nė vendet e krishtere fqinje, qoftė nga shtresat e larta, qoftė nga ato tė ulta, me shumicė kaluan nė Islam. Kėshtu popullsia e atejshme e krishterė ishte pakėsuar (10). Pasi numri i muslimanėve sa vinte e rritej, disa kasha i shnėrruan nė xhami (11). Edhe pse kjo nė tė vėrtetė ishte nė kundėrshtim me kushtet e vendosura tė traditės, popullata e atjeshme autoktone, duke ndėrruar fenė, e konsideronte tė arsyeshme, t'i transformonte edhe faltoret e veta. Sipas versionit tė Ferlatit, arqipeshkvi i Tivarit ankohet, sepse vihej dore edhe mbi oborrin e arqipeshkvisė. Mirėpo, ai oborr tetė vjet pat qėndruar i zbrazėt, sepse arqipeshkvi Ambrosius, duke ikur jashtė kufinjveturk u shpreh shumė ashpėr kundėr Islamit: e shau Pejgamberin e Zotit, madje mori guximin ta quajė fenė e tij "Dispozita Satanike". Kėshtu qė, pėr kėtė arsye ikjen e quajti mė tė pėrshtatshme. Nė vitin 1610 mbetėn vetėm dy kasha, tė cilat shėrbenin si shkolla, por edhe ato kishin kaluar nė duart e kishės pėrėndimore, latine, megjithatė ato i kėnaqnin nevojat e bashkėsisė sė krishterė, e cila kishte mbetur atje (12). Cfarė rėndėsie kanė kėto rrethana, pak a shumė mund tė argumentohėn nė fjalėt e shkrimtarit Marko Bizzi: "Atje kanė qėnė 600 shtėpi, tė cilat ishin tė banuara pa dallim me muslimanė, latinė dhe ortodoksė grekė. Muslimanėt numerikisht dominonin mbi katolikėt dhe ortodoksėt."

Duke marrė parasyshė tė dhėnat qė kemi mbi lidhjen sociale ndėrmjet tė krishterėve dhe muslimanėve dhe qė midis kėtyre dy bashkėsive s'ka ndonjė vizė, e cila mund t'i ndante, arrijmė tė kuptojmė se Islami fitonte ithtarė pėr aq sa dobėsohej zellshmėria dhe jeta shpirtėrore e kishės.

Shpesh ndodhtė qė prindėrit e krishterė i martonin vajzat e veta pėr myslimanė, pra nuk i pengonin tė krishterat pėr kėtė martesė (13). Nga kėto martesa tė pėrziera fėmijėt meshkuj edukoheshin si mysliman, ndėrsa femrave u lejohej tė rriteshin nė fenė e krishterė (14), vetėm se kjo leje nuk pėrfillej pėr shkak se eprorėt, femrave tė kėtilla ua ndalonin pjesėmarrjen neė ceremonitė e shenjta dhe i mbanin jashtė kishės (15). Vėrtetė, qė disa priftėrinj nė vende tė vogla nuk i zbatonin urdhėrat e eprorėve tė tyre, por megjithatė, qėndrimi ndaj grave i shtyri shumė prej tyre tė pėrqafonin fenė e burrave tė vet. Megjithatė, disa gra tė krishtera kultivonin besime primitive lidhur me pagėzimin. Ato i pagėzonin fėmijėt e tyre, duke pandehur se ai vepron me sukses kundėr lebrės, magjive dhe sulmit tė ujqėve (16). Priftėrinjtė e krishterė ishin tė gatshėm tė pėrforconin kėtė besim tė shtrembėr tek kėto gra, tė cilat vinin pėr t'i pagėzuar fėmijėt e tyre (17).

Ndjenjat bujare midis ithtarėve tė kėtyre dy feve (18) shfaqėshin edhe me pjesmarrjen e myslimanėve nė ceremonitė fetare, tė cilat pėrgatiteshin pėr nder tė ndonjė shenti tė krishterė. Nė lidhje me kėtė Marko Bizzi thotė: "Nė ditėn e Shėngjergjit, tė cilėn shqiptarėt e respektojnė veēanėrisht, nė kishė mė shumė shiheshin muslimanė se tė krishterė (19). Sipas njė versioni, muslimanėt shqiptarė edhe sot e konsiderojnė tė shenjtė Marinė (hazreti Merjemėn), i respektojnė tė shenjtėt e krishterė dhe i vizitojnė varret e tyre. Nė anėn tjetėr, tė krishterėt gjithashtu, u drejtohėn me pėrgjerim tyrbeve tė tė dashurve muslimanė tė Zotit me qėllim qė t'ua shėrojnė sėmundjet (20). Nė vendin Kaveleak, ku janė tė vėndosur 60 familje tė krishterė dhe 10 familje muslimane, shumica e muslimanėve, tė martuar me tė krishtera merrnin pjesė nė mirėmbajtjen e priftit tė atjeshėm (21). Marko Bizzi kėto i shpjegon nė tri mėnyra: me tė joshurit e dobive tė kėsaj bote, me dėshirėn pėr tė shpėtuar nga haraēi, me mungesėn e klerikėve tė aftė tė cilėt nė masė tė mjaftueshme tė kėnaqin nevojat shpirtėrore tė popullatės (22).

Shumicėn e kthimeve nė Islam ia lėnė barrės sė padurueshme tė tatimit, i cili u caktohej tė krishterėve. Kėshtu, pėrmendet se tėrė fshatrat bėnė "dezertim" nė mėnyrė qė tė shpėtojnė nga ky tatim. Pėr kėtė ankesė nuk mund tė themi se ka arsye tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar, sepse kjo ēėshtje akoma nuk ėshtė krejt e qartė; ose ky ėshtė njė interpretim i paramėnduar i atyre tė cilėt duan tė gjejnė pretekst pėr konversionin e bashkėfetarėve tė tyre tė dikurshėm; ose kjo pėrbėhet nga pohime hiperbolike tė kishtarėve se ėshtė absolutisht e pamundur tė pėrqafohet Islami me bindje. Me siguri njerėzit, tė cilėt thjeshtė pėr shkak tė shpėtimit nga tatimi, apo me shprehje tjetėr nga gjoba, e kan ndėrruar fenė e mėparshme, kanė qėnė pak tė lidhur me fenė e tyre.

Sikur tė mund tė gjenim diēka mė shumė se ato ankesa, pėrgjithėsisht tė papėrcaktuara, mbi "despotizmin turk", do tė mund tė caktonim se a ka pasur arsye tė mjaftueshme pėr kthim me dhunė nė fenė Islame, por dėshmitė e versioneve gojore nuk duket se lehtė do tė sigurojnė njė rezultat tė tillė. Tradita e keqe e perandorisė Osmane si shitja e pozitave provinciale atij qė jep mė shumė, pastaj mospėrcaktueshmėria e zgjatjes sė kėtyre pozitave, nė rastet mė tė shpeshta do tė kurorėzohej me atė qė nėpunėsit, tė cilėt i pėrvetėsonin, pėrpiqeshin me tė gjitha mjetet e mundshme me anėn e shantazhit, me tė holla tė bėjnė kapital sa mė tė madh. Mirėpo, ėshtė e njohur se kjo barrė e rėndė ka qėnė ngarkesė jo vetėm pėr tė krishterėt, por nė tė njėjtėn masė edhe pėr muslimanėt (23). E vėrteta ėshtė se, pėr nėpunėsin e pangopur dhe tė padrejtė, sigurisht mė lehtė ka qėnė t'i bėjė dhunė tė krishterit se muslimanit, e nė mėnyrė tė veēantė atyre tė krishterėve pėr tė cilėt ėshtė dyshuar se kanė qėnė nė shėrbime tradhėtuese (spiunazh) me Venedikun dhe shtete tė tjera tė krishtera ose pjesėmarrės nė komplote tė ndryshme kryengritėse.

Edhe sikur tė ishte gjendja e tillė, nuk mund tė dyshohet nė ndikimin qė e bėnte veprimtaria e kujdesshme pėr Islamin para njė hierarkie tė tillė apatike kishtare. Sikur Islami tė kishte mė shumė hoxhallarė nė Shqipėri, duke folur pėr ēeshtjet fetare, Marko Bizi lavdėron sinqeritetin, bujarinė dhe miqėsinė e tyre - kjo do tė shkaktonte progres tė rrufeshėm nė tė (24). Priftėrinjtė e krishterė shumica ishin tė padijshėm. Nėse dikush prej tyre ka ditur tė lexojė, mė shumė kan lexuar pėrmendėsh se nga libri. Ata aq pak ishin tė udhėzuar nė detyrėn e tyre fetare, sa qė shumė prej tyre as lutjen e eremisė nuk e kanė ditur ta recitojnė pėrmendėsh (25). Edhe pse disa kanė ditur t'i citojnė lutjet me rastin e shėrbimit tė pėrbashkėt, tė cilat tradicionalisht ishin caktuar tė citohėn nė gjuhėn latine, megjithatė ka qėnė vėshtirė tė hasėsh midis tyre nė tė atillė, tė cilėt e kuptonin kėtė gjuhė. Ata nuk kanė pasur dije tjetėr mbi esencat e fesė sė tyre, veē disa tė dhėnave tė pėrcaktuara, tė cilat kishin mbėshtetje nė traditėn gojore (26). Autori i pėrmendur mendon se pėr keto tė meta pėrgjegjes jane ata qė kanė qenė ne pozitat peshkopate. Ai, ata i konsideron gjithashtu pėrgjegjes edhe per numrin e pamjaftueshmėm tė priftėrinjve, pėr mosdijen e atyre qė ishin nė detyrat shpirtėrore, pėr jetėn dhe vdekjen e shumė krishterėve, tė cilėt nuk e kishin mėsuar "Fenė", pėr "renegatitė" qė ndodhin ēdokund. Ai pandeh se atje do tė zhduket krishtėrimi nėse kėsaj nuk i gjendet ilaēi (28). Nė kėtė rast ėshtė dhėnė me vlerė tė pėrmendet se shqiptarė nuk ishin sikur ata ortodoksė nė pjesėt e tjera tė perandorise Turke, tė cilėt qenė rojtarėt e vetėdijes dhe aspiratės nacionale. Ndonesė edhe ndėr priftėrinjtė tjerė ordoks ka pasur tė padijshėm, megjithatė ata me pėrkushtim e kanė ruajtur detyrėn e besnikėrise ndaj krishterimit, i cili ėshtė baza e jetės nacionale si pėr shembull tek Grekėt (29). Te shqiptarėt, pėrkundrazi ndjenjat kombėtare janė plotesisht tė ndara prej besimeve fetare. Pėr sa i pėrket qėndrimit tė tyre ndaj Turqėve, ata ishin tė bindur, e kjo vjen nga besnikėria qe kishin ndaj frymės se vjetėr feudale, se duhet tu nėnshrtohen urdhėrave tė tyre meqė ata janė zotėrinj tė vendit (30). 

Midis priftėrise dhe popullėsisė nuk kishte marrėdhėnie miqėsore. Kėtė e vėrteton njė rast i ēuditshėm i konverzionit "Nė kohėt e vjetra, dersia e gjithė shqipėria ishte krishtere, nė Shkodėr gjendej njė fotografi e Marisė. Nė mauzole ku ishte e vendosur kjo fotografi, vinin me mijėra njerėz nga tė gjitha viset, sillnin dhurata luteshin me modesti dhe me pikėllimet e tyre kėrkonin shėrim. Pėr diēka ndodhi njė armiqėsi ndėrmjet popullėsisė dhe priftėrisė. Njė ditė u futėn kolektivisht nė kishė dhe deklaruan se nė qoftėse priftėrinjtė nuk i plotėsojnė dėshirat e tyre tė gjithė tė bashkuar do ta braktisini Jezusin dhe do tė pėrqafonin Muhamedin. Pasi priftėria mbeti kėmbėngulėsisht prapa vendimit tė saj, qoftė mirė apo keq, populli rrėmbeu nga dyert ēdo gjė qė kishte, kurorat dhe fihurat e krishtit dhe tė dhirėrua nėrpėrkėmbėn ato, pastaj shkuan menjėrė tek xhamia mė e aftėr, ku i imami i priste si musliman tė vėrtet (30a). 

Pėr shkak tė moskujdesisė dhe mosshqetėsueshmėrise sė priftėrisė krishtere, filluan shumė shpėrdorime dhe ērregullime nė shoqrinė krishtere. Njė prej kėtyre dukurive tė kundėrta me rregullat kishtare qė edhe martesat civile, e cila behej pa lutjne zyrtare dhe lejen e prifit, kjo duket se ėshte afėrt me ligjin fetar Islam. Nė mėnyrė qė kėsaj ti jepej fund, bashkėshortėt pėrjashtoheshin nga bashkėsia pėrderisa nuk fillon tė vepronin sipas kanuneve kishtare dhe riteve bazė (31).

Rrethanat shoqėrore tė shekullit XXII dhe fatorė tė tjerė, tė cilėt i pėrmendėm mė lartė, sollėn mjaft rezultate: Numri i popullatės krishtere filloi shumė shpejt te bjerė. Gjatė periudhės prej 30 vjetėsh, e cila konsiderohet e shkurter pėr popullin e vogel d.m.th. prej 1620 deri mė 1650 (1030 deri mė 1060h) tregohet se 300 mijė shqipėtare e pėrqafuan Islamin (32). Ne tėrė dioqezėn e Tivarit, nė vitin 1624 kishte vetėm 2000 katolik. Nė vetė qytetin kishte mbetur vetėm njė kishė dhe para mbarimit tė atij shekulli ajo kishte ardhė nė atė gjendje sa nuk shfrytėzohej pėr shėrbimin kishtar krishter, sepse nė qytet kishin mbetur vetėm dy familje tė krishtera (33). Pak mė vonė, nė vitin 1651 (1062h) marrė nė pėrgjithėsi, shumicėn e popullėsisė sė krishterė tė kėsaj trve e pėrbenin gratė. Dalėngadalė gjendaj e krishterimit gjithnjė vinte duke u keqėsuar. Numri i banorėve katolik bie, ata janė gati dyfish mė pak nė proporcion me pjesen tjetėr. Tė krishterėt meshkuj masivisht e braktisinin krishterimin dhe e pėrqafonin Islamin (34), kurse 100 vjet mė parė, tė krishterė ka pasur djetė herė mė shumė se musliman (35). Tė krishterėt e arqipeshkvisė sė Durrėsit numerikisht kishin rėnė pėrgjysmė (36). Te krishterėt e dioqezės sė Krujės pėr 30 vjet me rradhė pėrqafuan Islamin (37). Priftėria mė e ulėt, nė njėrėn anė masės ua lexonte meshėn, nė anėn tjetėr shikonte se si njerėzit njė nga njė deklaronin kthimin e tyre ne Islam. Rezultat i kėsaj ėshtė qė fėmijėt e tyre ishin tė humbur pėrgjithmone (38). Edhe priftėrinjtė e fshatit se si prindėrit krishterė i martonin vjazat e tyre me musliman, ndanin kungatė tė tyre grave, kėshtu qė kjo gjendje, me gjithė mallkimet e priftėrinjėve mė tė lartė, vazhdonte me dėshirėn e prifit (40). Shumica e priftėrinjėve mė tė ultė ishin vėnė nė dyhsim pėr shkak tė jetės jonormale. Rrallė shkonin nė ritin e rrethimit, madje nė banesa posaqėrisht tė caktuara pėr priftėrinj pėrgaditeshin gosti. I shitnin pasuritė e kishės i braktisnin detyrat e tyre shpirtėrore dhe tėrhiqeshin nė periferi. Kur merrje vesh pėr ata tė cilėt mund tė thirreshin nė pėrgjegjėsi pėr gjendjen e tille, kėta strehoheshin nė gjrin e turqėve (41). Edhe franēeskanėt e arsimuar, tė cilėt u dėrguan qė t'i plotėsojnė nevojat shpirtėrore tė popullit, nuk mbetėn prapa nė konflikte dhe pėrēarje, tė cilat shpesh arrinin deri nė gjyq, e kjo ndodhte me hidhėrimin e popullit, i cili si shkak vinte mospėrfilljėn e detyrave (42). Famullia vetėm njė herė ka mundur tė shohė fytyrėn e ipeshkvit gjatė tridhjetė vjetėve, ndėrsa atje kanė banuar rreth 6000 tė krishterė (43). Madje kishte famulli nė tė cilat pėr 40 vjet nuk ishte parė asnjė prift. Mė nė fund u qenė dėrguar katėr franēeskanė qė tė merrnin masat e duhura kundėr kėsaj gjendjeje. Kėta nė raportet e tyre zyrtare, tė drejtuara qendrės shpirtėrore, njoftonin se nuk kanė pasur kurrfarė pėngesash nga ana turke gjatė vizitės sė kėtyre viseve dhe kryerjės sė misionit tė tyre (44). Peshkopi i Shkodrės, i cili ishte despot dhe nė sytė e priftėrisė sė nėnshtruar edhe nė sytė e popullt, pėrpiqej qė me ndihmėn e turqve tė mbetej nė atė pozitė (45).

Prelatėt kishtarė nė famullitė e tyre tubonin, kuptohet sipas fermanit tė mbretit, tė ardhura nga populli (46). Arqipeshkvi nė Tivar, i cili ka qėnė nė atė pozitė midis viteve 1599 dhe 1607, merrte haraē dy aspra nga ēdo familje e krishterė; pėr ēdo tė parėn martesė nga 12, nė rastin e dytė 24, ndėrsa nė rastin e katėrt 40 aspra. Pėr tubimin e kėtij haraēi nė tė gjitha famullitė, nė rast nevoje, u drejtoheshin eprorėve turq pėr ndihmė (47).

Brenda gjithė Shqipėrisė nuk kishte asnjė shkollė e krishterė (48). Edhe vetė priftėrinjtė nuk dinin mirė tė shkruanin e tė lexonin. C'ėshtė e vėrteta, disa prej tyre dėrgoheshin nė Itali pėr studime, por shkuarja e tyre nė atė vend ishte me pasoja, sepse ata duke u pėrshtatur atje me njė jetė mė komode nuk ktheheshin mė nė atdhe. Derisa priftėria ishte nė njė padituri kaq tė madhe dhe derisa ishte kėshtu e pakujdesshme pėr kryerjėn e detyrave, nuk ėshtė pėr t'u ēuditur se masa nuk dinte as parimet themelore tė fesė. Pranda, pėr shkak tė shpėrdorimeve dhe korrupsionit, u bė - sipas fjalėve tė njė prifti mė tė lartė tė asaj kohe - "plaēkitja mė e madhe e kopshtit hyjnor" (49). Shumė tė krishterė me vite jetonin nė konkubinat, e nganjėherė aplikonin edhe metodėn e poligamisė (50). Pėrkunder kėtyre rrethanave, priftėrinjtė i pranonin njerėzit e kėtillė nė kungatė (51). Nė pikėpamje tė poligamisė tė krishterėt dhe muslimanėt aq shumė ishin pėrzier, saqė muslimanėt merreshin pėr kumbarė me rastin e pagėzimit tė fėmijėve dhe nė mėnyrė tė veēantė fėmijėt muslimanė, sipas besimit tė vjetėr tė gabuar, i mėsonin pėr t'u pagėzuar (52). Ja kėshtu ka qenė gjendja e kishės sė krishterė nė Shqipėri nė fund tė shekullit XVII. Madje edhe shkaku mė i vogėl ka mjaftuar pėr ndėrrimin e fesė. Edhe nėnshtrimi i katolikėve, tė cilėt nė kėtė shekull u ēuan nė kryengritje, ėshtė njė prej faktorėve tė mjaftueshėm pėr forcimin e simpatisė ndaj Islamit dhe largimit nga kisha. Kryengritja pėr tė cilėn aludohet kėtu ėshtė ajo tė cilėn e ēoi arqipeshkvi i Tivarit, Gjergji, i cili gjendej nė atė pozitė shpirtėrore midis viteve 1635 dhe 1644. Gjergji me ndihmėn e peshkopit nė Durrės, Shkodėr dhe Allsone, pėrpiqej t'i ēonte nė kryengritje krerėt e krishterė kunder pushtetit Turk dhe t'i bindte ata qė t'i bashkangjiteshin Venedikut (Mletasėve). Pasi atėherė Republika Mletase ishte nė armėpushim me Turqinė, pėr realizimin e kėsaj kryengritje u dha rasti nė vitin 1645 (1055 H.), kur filloi lufta midis turqve dhe Venedikut. Venedikasit u pėrpoqėn ta kthejnė Tivarin, tė cilin para pushtimit Turk treqindė vjet e kishte mbajtur nė duart e veta, por kjo tentativ nuk pati sukses. Shqiptarėt e krishterė, meqė ishin pajtuar me armiqtė e Turqisė dhe u ndihmonin fshehtazi atyre, kishin merituar dėnimin qė pėr pasojė pati humbjen e privilegjeve tė tyre tė mėparshme. Ndėrsa ortodoksėt, tė cilėt kishin frikė se mos vėndosej pėrsėri pushteti Venedikas dhe pėr kėtė arsye duke i mbetur besnikė Turqisė, fituan privilegje dhe lavdėrime tė veēanta. Me kėtė rast shumė katolikė pėrqafuan Islamin ose iu bashkangjitėn kishės lindore. Eshtė karakteristike bashkėngjitja e tyre kishės lindore. Kjo tregon se anėtarėve tė njė populli nuk u ėshtė bėrė dhunė pėr shkak se kanė qėnė tė krishterė, as nuk ėshtė pėrdorue dhuna pėr t'i kthyer nė Islam. Katolikėt, tė cilėt e kishin pėrqafuar Islamin, e kishin ndėrruar fenė qė tė shpėtonin nga pozita e keqe nė tė cilėn kishin rėnė pėr shkak tė mossuksesit tė ndermarrjeve tė tyre rebeluese. Kėta do tė mund tė arrinin tė njėjtin qėllim sikur t'i bashkangjiteshin kishės lindore, prestigji i sė cilės nė Tivar edhe mė shumė ishte rritur. Ky veprim d.m.th. kalimi i tyre nė Islam, argumenton se ata kanė qėnė shumė pak lojalė ndaj krishtėrimit. E njėjta vėrejtje vlen edhe pėr ata tė krishterė tė shumtė, tė cilėt e kanė pėrqafuar Islamin nė vitet e mėpasme. Zmajeviēi shkruan se kėta e kanė ndėrruar fenė, nė mėnyrė qė tė shpėtojnė nga haraēi, por sikur e shpjeguam mė lartė, duket se ka shumė pak gjasa qė kėtė e kanė bėrė me dhunė. Njė kryengritje tjetėr u shfaq nė vitin 1646. iniciatori i kryengritjes ka qėnė arqipeshkvi Jozef Bonaldo. Ai bėri marrėveshje tė fshehtė me aristokratėt e Tivarit, Shkodrės dhe vendeve tė tjera qė t'u hapin dyert e qyteteve tė tyre venedikasve, por megjithatė as kėtė herė nuk u realizua qėllimi i kryengritėsve. Ushtria Turke e shtypi kryengritjėn, dhe atė me ndihmėn e asaj pjese tė popullatės sė krishterė e cila kishte qėnė kundėr kryengritjes. Shumė shqiptarė, ndikimi i tė cilėve ishte i rrezikshėm, u dėrguan nė brėndėsi tė Turqisė. Rreth tremijė kaluan nė truallin venedikas. Tė tjerėt i kapi frika dhe pėr moslojalitetin e tyre qenė tė detyruar tė paguajnė gjobė tė caktuar pėr tė rriturit (53).

Eshtė e mjerueshme ajo qė autorėt e krishterė flasin qė shqiptarėt janė detyruar ta ndėrrojnė fenė (54) me presione tė dhunės e haraēe tė paligjshme. Pėr kėtė shpesh pėrdorin shprehje tė pėrsėritura (tautologjike). Kėta autor nuk na japin tė dhėna se a janė tė argumentuara akuzat e tyre apo jo. Zmajeviēi, shpjegimet e veta mbi konvertimin e 2000 njerėzve, i filloi me tė numėruarit e tatimit dhe taksave tė tjera, me tė cilat kanė qėnė tė ngarkuar tė krishterėt, por e parnon se edhe muslimanėt i kanė dhėnė tė njėjtat tatime, pėrveē tatimit pėrsonal (tatim pėr krye). Ai shkruan se ky tatim pėrsonal ka qėnė 6 talira nė vit pėr meshkujt (55), ndėrsa shpjegimet e veta i pėrfundon kėshtu: "Populli qė goditur me kėto tatime nė vendin mė tė ndjeshėm, d.m.th. nė interesin e kėsaj bote. Tė marrurit para sysh tė kėtij interesi vjen nga nevoja apo instingti i jashtėzakonshėm natyror, kėshtu qė kėta 2000 njerėz, tė cilėt braktisėn fenė e tyre qė tė shpėtojnė nga haraēi, kanė pasur tė drejtė t'i pėrballojnė vuajtjet (56). Nė citatet e kėtij autori thuhet se shumė kanė kaluar nė Islam pėr tė shpėtuar nga haraēi, por megjithatė, nuk shihet asnjė argument mbi mospėrballimin e kėtij tatimi, tė cilėt e paguanin katolikėt e qė do t'i detyronte ta ndėrronin fenė. 

Nuk mund tė pritet nė raportet e njė prifti shpjegime mbi punėn e veprimtarinė e muslimanėve pėr fitimin e kthimtarėve tė krishterė. Vetėm nė njė krahinė pėr shkak tė kontaktit me Turqit (muslimanėt) shihet aluzioni nė atė "qė i ka pėrfshirė e keqja e pabesimtarėve". Njėkohėsisht nė mėnyrė tė veēantė theksohet arsyeja se kėta janė larguar nga krishtėrimi qė tė mund tė martohėn me turkesha (57). S'ka dyshim se kėtu ka qėnė mjaft i fuqishėm ndikimi Islam. Gjithashtu ka aluzione se tė krishterėt i janė shtruar rrezikut tė ndėrrimit tė fesė pėr shkak tė mungesės sė udhėheqėsve fetarė, priftėrinjve nė vendet e quajtura Biskashi dhe Bazi, nė tė cilat jetonin rrėth 1000 banorė tė pėrzier (58).

Zmajeviēi thekson se nė krye tė njė familjeje aristokrate, me banim nė afersi tė Tivarit, kanė qėnė dy vėllezėr dhe se ata, mė tė madhin, e lutnin kushėrinjtė e tij muslimanė tė atij vendi, tė ndėrrojė fenė. Nė fillim pėrmėnd se mė i vogli kishte prirje pėr profesion priftėror. Meqė Turqit e konsideronin familjen e tij me ndikim, si prift pati mundėsi t'u bėjė shumė shėrbime tė krishterėve edhe pse nuk ishte i pasur (59). Me siguri edhe kėto famijle dėshmojnė se muslimanėt nuk janė sjellur keq me tė krishterėt - pėr shkak tė krishtėrimit tė tyre, mė perjashtim tė rasteve kur krishterėt janė treguar tė dėmshėm politikisht. Zmajeviēi ėshtė shqiptar me prejardhje. Nė dallim nga ipeshkvėt e tjerė nuk ndejti nė truallin venedikas, por u kthye nė atdhe dhe atje jetoi (60).

Derisa ishte atje, jo vetėm qė u porit mirė nga ana e nėpunėsisė turke, por edhe nga ana e pashės mė tė madh nė Shqipėri. Pasha i dha vend nderi nė divanin e tij dhe, pėrveē kėsaj, ku e vizitonte, e pėrcillte deri tek dera (61). "ky barbar, i cili nuk i ngjante turkut, veē tė krishterit bujar", ky pasha musliman dha urshėr, me lutjen e ipeshkvit qė t'u kthehėn tatimi i marrė pėr vitin e ardhshėm banorėve tė pėrzier tė tė katėr qytezave (62), dhe me kėtė tregoi mirėkuptim pėr gjendjėn materiale tė tė krishterėve. Nėse ėshtė sjellė keq me ndonjė prift, kjo nė rastet mė tė shpeshta ka qėnė pėr shkak tė dyshimit tė ndonjė nxitjeje dhe korespodence tradhėtuese me armikun e Turqisė. Udhėtimet e shpeshta tė priftėrinjėve nė Itali me arsye i kanė dhėnė vend kėtij dyshimi, pėrndryshe duket se nuk kanė arsye tė vėrteta ankesat e priftėrinjėve pėr sjelljen e keqe tė muslimanėve me ta. Zmajeviēi thotė se madje edhe klisarėt e vegjėl gėzonin dashurinė dhe respektin mė tė madh tė parisė mė tė lartė turke (63). I njėjti shembull ėshtė parė edhe nė Bosnje nė famullinė e Zenicės. Njė prift, i cili nė shekullin XVIII ka qenė atje, pėr shkak tė shoqėrimit tė ngushtėq me muslimanėt shkaktoi dyshim se synon tė pėrqafojė Islamin, dhe pikėrishtė pėr kėtė peshkopi i tij i autorizuar, nėn mbikqyrje e dergoi nė Romė (64). Kthimet e shumta nė historinė e Shqipėrisė, tė cilat kanė ndodhur nė shekullin XVII, nuk vėrehėn nė kohėn e mėvonshme. Mirėpo, edhe sotė e kėsaj dite ndodhin raste tė veēanta tė konvertimit. Epėrsia numėrike e muslimanėve nė pjesėn e toskėrisė, nė Shqipėrinė Jugore, ka ēuar deri nė cungimin e interesit tė popullatės sė krishterė. Kara-muratet (tradhėtarėt e zi) tė cilėt pėrbėnin njė bashkėsi prej tridhjetė fshatrash nė rrethin e Pogmjanit, deri nė shekullin XVII gjendėshin nė krishterizėm. Pasi nuk kishte fuqi tė mjaftueshme qė t'u kundėrviheshin sulmeve tė fqinjeve tė tyre muslimanė, popullatės sė Leskovikut, u tubuan nė kishė dhe filluan t'i lusnin shpirtrat e tė shenjtėve tė krishterė qė t'i shpetonin. U betuan se do tė agjėrojnė derisa t'u vijė ndihma shpirtėrore, mė sė largėti deri nė Pashkė. Mė nė fund erdhėn Pashkėt, ndėrsa mrekullia e pritur nuk ndodhi. Pėr kėtė u zemėruan dhe duke braktisur krishtėrimin, pėrqafuan Islamin, pastaj meniherė pas kthimit tė tyre, duke kapur armėt, u sulėn kundėr armiqve tė tyre tė vjetėr, i vranė dhe i plaēkitėn pasuritė e tyre (65). Duket se feja e pėrbashkėt nuk ka mundur tė ndikojė nq ēeshtjėn e gjakmarrjes ndėr fiset shqiptare. Madje deri nė shekullin XIX shumė fshatra dhe fise pėr arsye tė pa rėndėsishme e ndėrronin fenė. Disa fise tė krishterė e pėrqafuan Islamin, sepse prifti, i cili ishte atje nė shėrbim fetar, insistonte qė nė kohė tė pa pėrshtatshme shumė herė tė shkonin nė lutjėn e pėrbashkėt (66).

Nė kohėt e mėvonshme llogaritet se ka njė milion musliman nė Shqipėri, ndėrsa tė krishterė gjysma, vetėm se ky numėr nuk ėshtė aq i sigurtė. I tėrė fisi i Mirditės ishte katolik. Kėta i dhanė betimin sulltanit qė asnjė musliman nuk guxon tė vėndoset nė teritorin e tyre, por ithtarėt tė kėtyre dy religjioneve ka gati nė tė gjitha viset e tjera. Mund tė thuhet se gati gjithė Shqipėria e Mesme ėshtė muslimane. Muslimanėt nė shqipėrinė veriore paraqesin mbi 60 % tė popullatės sė atjeshme. Sa i pėrket popullatės sė krishterė, me pėrqindje janė mė shumė nė shqipėrinė jugore, veēonarishtė nė pjesėn kufitare me Greqinė.

Pėrktheu: Muhidin Ahmeti

(Marrė nga: Thomas Arnold,
Povijest Islama - historijski tokovi misije
Botimi i Sarajevė, 1989)