horizonti
 
 

RRETH PĖRHAPJES SĖ ISLAMIT NDĖR SHQIPTARĖT
Pėrmbledhje studimesh nga Muhidin AHMETI


FROLI I ISLAMIT PER FORCIMIN E UNITETIT KOMBETAR SHQIPTAR NE DHJETEVJECARIN 1981-1991

Ana Lalaj 

Ata qė u lindėn e u rritėn nė vitet e regjimit komunist, e kanė shumė vėshtirė tė flasin pėr fenė, pėr raportet e saj me kombin, me politikėn apo edhe me aspekte tė qera tė jetės shoqėrore. Alternativa komuniste qė u zgjodh pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri, me fetishizmin e ideologjisė marksiste-leniniste, me qėndrimin alergjik ndaj fesė, si dhe me qėndrimin nėnvleftėsues ndaj ndjenjave kombėtare, krijoi njė vizion tė gabuar tė realitetit, ngurtėsoi mendimin e i hoqi fjalės atė fuqinė sugjestionuese qė mund t'ia japė vetėm dashuria pėr fe e atdhe.

Nga ana tjetėr, rrėnimi ekonon-tik disa vjeēar dhe gjithnjė e mė shkatėrrimtar, ka mundėsuar njė pasiguri e paqėndrueshmėri tė paparė tė ndjenjave fetare e kombėtare. Sot tė vjen keq qė dėgjon pėr qindra e mijra shqiptarė muslimanė, qė largohen nga Shqipėria, ndėrrojnė emrat, pagėzohen nėpėr kishat greke duke arritur deri aty sa tė kthejnė edhe kombėsinė e tyre shqiptare nė greke. Kėtyre paradokseve qė kryhen nė emėr tė instinktit tė ekzistencės, u shtohen edhe qėndrimet e padrejta tė historisė.

Nė Konferencėn e Londrės mė 1913, si njė mallkim u mor vendim qė trojet dhe popullsia tė ndaheshin pėrgjysėm e tė copėtoheshin. Shtetit tė ri shqiptar, Shqipėrisė londineze iu desh qysh nė fļllim tė vazhdonte rrugėn drejt Evropės e gjymtuar dhe pa asnjė aleat tė fortė e tė sinqertė. Por, ndėrsa historia nuk i ka pėrkrahur shqiptarėt, feja islame nė historinė e shqiptarėve marrė nė pėrgjithėsi, ka luajtur rol pozitiv. 

Tanimė ėshtė i njohur fakti qė shqiptarėt, duke pėrfaqėsuar fenė islame, ruajtėn dhe identitetin e tyre kombėtar. Duke pėrbėrė numrim mė tė madh tė popullsisė sė trojeve tė tyre, shqiptarėt muslimanė, nėpėrmjet unitetit tė tyre fetar, mundėsuan nė shkallėn mė tė lartė unitetin e vet kombėtar. Feja islame ishte njė faktor nxitės shpirtėror, qė nė sajė tė pėrmbajqes sė saj tė urtė, tolerante, u shndėrrua pėr besimtarėt njė faktor dinamik pėr ndėrmarle pozitive nė jetėn politike, shoqėrore dhe ekonomike tė kombit. 

Feja ėshtė e ndryshme nga kombi. Ndėrsa feja ėshtė njė kategori filozofike, sociale, kulturore e hyjnore, kombėsia ėshtė njė kategori a institucion shoqėror qė i kushtėzohet ekzistencės sė prosperitetit tė njė populli me gjuhė, kulturė, histori, doke e zakone tė njėjta, qė ka jetuar pėr shumė breza nė tė njėjtin territor. Megjithatė, fati e ka sjellė qė shqiptarėt nė momente tė caktuara ta lidhin ngushtė fenė me kombin. Pėr ta feja dhe kombi shpeshherė kanė qėnė njė binom i pandashėm. 

Sipas fesė islame, ēdo njeri duhet ta dojė vendin e vet dhe e ka pėr detyrė t'i dalė zot atij nė rast rreziku. Prą, fetari i mirė ėshtė edhe atdhetar i mirė. Feja islame, me opsionet e saj pėr paqe, dashuri e mirėkuptim jo vetėm midis besimtarėve tė saj, por edhe me bashkėatdhetarėt me fe qetėr ka krijuar e krijon njė bazament tė fuqishėm pėr qėndrueshmėrinė, mbijetesėn dhe unitetin e kombit shqiptar. Sė kėtejmi nuk ėshtė rastėsi qė pikėrisht nga radhėt e dijetarėve shqiptarė muslimanė nga Rilindja, mė parė dhe mė pas, kanė dalė atdhetarė tė njohur dhe tė nderuar si Haxhi Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hoxhė Voka (Seit Najdeni), Sheh Sabri Preveza, Sheh Mehmet Sezai, Dervish Rexhep Tarēuku, Imam Vehbi Dibra, Hoxhė Kadriu, Mulla Idriz Gjilani, Myderriz Haki Sermaxhaj, Mulla Zekė Bėrdynaj, e sa e sa tė tjerė qė nuk kursyen asgjė pėr lirinė, bashkimin dhe perparimin e mėmėdheut. Nuk ėshtė e rastit qė shumė organizata dhe institucione fetare kanė qėnė vatra tė organizimit tė shqiptarėve nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar. 

Pėrkushtimi atdhetar i shumė titullarėve dhe besimtarėve muslimanė ėshtė bėrė i mundur pasi feja islame zotėron norma tė tilla, tė cilat janė konceptuar mbi bazėn e logjikės, tė mendimit tė lirė dhe tė drejtėsisė. "Bėhuni shtyllė e drejtėsisė, mbrojtės tė sė vėrtetės, qoftė edhe nė dėmin tuaj", kėshillon Kur'ani (XVI, 90). fanė pikėrisht kėto norma e parime tė cilat kanė lejuar e kanė stimuluar ndjenjat kombėtare te shqiptarėt, bile deri nė atė shkallė saqė ato tė shndėrrohen nė njė besim tė fuqishėm konkurrues. 

Nė momentet e rilindjes fetare e demokratike qė po pėrjeton kombi shqiptar sot ulemaja islame dhe institucionet muslimane janė vėnė plotėsisht nė pėrkrahjen e ēėshtjes kombėtare. Aktivitetet e Medresesė "Alauddin" tė Prishtinės dhe tė Medresesė 'Isa Beu' tė Shkupit tarłmė janė tė njohura pėr tė gjithė shqiptarėt. Mund tė pėrmendim kėtu tribunat e shumta me karakter fetar e kombėtar tė organizuara nė kėto medrese dhe nė xhamitė e Kosovės dhe tė viseve shqiptare nė Maqedoni si nė Shkup, Tetovė, Kumanovė, Gostivar, Kėrēovė, Strugė e gjetiu. 

Forca e mendimit shkencor tė dijetarėve nė fushė tė islamit u dėshmua nė punimet e simpoziumit 'Shqiptarėt nė Maqedoni", mbajtur nė dhjetor tė vitit 1991 nė Medresenė "Isa Beu" tė Shkupit i cili pėr nga problematikat dhe pėrmasat pati rėndėsinė e njė aktiviteti shkencor mbarėkombėtar qė hodhi themelet e hapjes sė njė qėndre tė tretė albanologjike nė Shkup.

Vlen tė theksojmė kėtu edhe faktin qė dyert e kėsaj Medreseje kanė qėnė gjithnjė tė hapura pėr shkencėtarėt dhe atdhetarėt shqiptarė, qoftė nga Republika e Shqipėrisė, qoftė nga republika e Kosovės apo edhe nga diaspora, qė me mundin e tyre pėrpiqen tė vėnė njė gur nė themelet e unitetit tė kombit shqiptar. 

Me tribunat shkencore, krahas mbrojtjes dhe kultivimit tė vlerave themelore kombėtare, ėshtė pėrmbushur edhe njė prej porosive tė Pejgamberit a.s. "Dituria ėshtė obligim pėr ēdo musliman dhe muslimane'. Gjithēka qė zhvillohet nė emėr tė diturisė e tė shkencės' shkon nė tė mirė tė kombit. Sa mė shumė njerėz tė ditur tė ketė, aq mė mirė do tė zgjidhė ai problemet e veta, aq mė shpejt do t'i kapėrcejė ai vėshtirėsitė. Kėtij qėllimi i shėrbejnė edhe mėsimet fetare nė gjuhėn shqipe, shtypi fetar nė gjuhėn shqipe, si dhe pėrkthimet nė gjuhėn e mėmės, tė literaturės fetare islame. 

Institucionet dhe titullarėt muslimanė sot, pas njė periudhe tė gjatė tė diktaturės, theksojnė me forcė ngriqen e moralit tė popullsisė shqiptare. Vetėm njė popull me moral tė lartė mund tė ndėrmarrė e tė kryejė vepra tė mėdha. Vetėm njerėzit me moral tė lartė mund tė zhvillojnė e tė ēojnė deri nė fund aktin e madh tė rilindjes sonė kombėtare. Por qė tė kryhet kjo, domosdoshmėrisht duhet tė mendojmė e tė punojmė sėbashku, duhet domosdoshmėrisht tė veprojmė se bashku. Pikėrisht bashkėpunimi qė sot pėrcillet aq fuqishėm nė radhė tė parė nga institucionet fetare islame tė Kosovės dhe tė shqiptarėve tė Maqedonisė, ėshtė mesazh pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Dhe e tėrė ajo nuk ėshtė e rastit. Eshtė popullsia muslimane shqiptare nė kėto vise qė ka qėnė mė e diskriminuara, mė e pėrvuajtura, qoftė nė vatrat stėrgjyshore, qoftė nė krahasim me bashkėatdhetarėt e vet nė Shqipėri. 

Si e tillė, ajo e ka pasur mė tė nevojshme komunikimin e afėrsinė me njėri-tjetrin, unitetin, bashkėpunimin e bashkimin kombėtar. Prandaj dhe toleranca ndaj bashkėatdhetarėve me fe qetėr nė viset shqiptare dhe vizioni pėr fatet e pėrgjithėshme tė kombit tek ajo ka qėnė mė i qartė dhe mė i fuqishėm. jo mė kot mesazhi pėr bashkimin e unitetit kombėtar, neve nė Shqipėri, na erdhi nga Kosova. Pikėrisht nė Kosovė nisi Lėvizja e Pajtimit tė Gjaqeve. Dhe, kudo qė ndodhėn kėto pajtime, gjithnjė tė pranishėm kanė qėnė ulemaja dhe hoxhallarėt. 

Megjithėse ndaj ulemasė dhe ndaj isntitucioneve qė ata drejtojnė herė pas here kanė "rėnduar" akuza tė shumta se po e, "politizojnė fenė islame", se "janė pasivė ndaj nacionalistėve e separatistėve shqiptarė', se 'i pėrkrahin ato", dhe kundra disa krerėve fetarė j'anė marre edhe provokacione fizike e keqtrajtime, titullarėt dhe hoxhallarėt nuk e kanė ndalur veprimtarinė e tyre. Aktivitetin e tyre fetar nė shėrbim tė kombit ata nuk e kanė konceptuar si parzmore tė nacionalizmit por si ndihmė pėr ekzistencėn e vetėmbrojtjen e popullsisė shqiptare. 

Sipas deklaratave tė shumė hoxhallarėve, veprimtaria e tyre ėshtė kryer brenda suazave tė pėrcaktimeve ligjore dhe ėshtė njė detyrė humane. Hoxhallarėt shqiptarė nuk kanė manipuluar me fenė pėr qėllime shovł-łste, pėrkundrazi, ata kanė predikuar te besimtarėt muslimanė tolerancėn fetare dhe vetė pėrmbajqen qė lejon Kur'ani dhe kanė ndihmuar pėr ngriqen morale e arsimore dhe pėr vėllazėrimin midis shqiptarėve me fe tė ndryshme. Ata nė Kosovė e gjetkė nuk pranuan tė bėhen pre e politikės sė ditės e t'i kundėrviheshin populltt tė vet. Kėshtu u gjetėn nė radhėt e masave nė referendumin pėr ardhmėrinė e Kosovės dhe nė referendumin pėr ardhmėrinė e shqiptarėve nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi, etj. 

Institucionet islame, si institucione tė ndėrtuara nga populli dhe tė mbajtura prej tij, gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, mė shumė se kurrė, janė ndodhur nė krah tė 'popullit tė vet. 

Nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė fesė islame pėr unitetin kombėtar, nuk mund tė lėmė kėtu pa pėrmendur dhe pėrpjekjet e ulemasė dhe tė hoxhallarėve nė Republikėn e Shqipėrisė, qė me tolerancėn e tyre ndaj bashkatdhetarėve tė vet ortodoksė e katolikė, fillimisht kanė qėndruar larg politizimit e grindjeve fetare. Ndėrkohė titullarėt e fesė islame kanė kundėrshtuar me vendosmėri provokacionet e disa klerikėve ortodoksė, qė synuan t'i mbulonin thonjtė e shovinizmit tė egėr grek ndaj trojeve e ndaj popullsisė shqiptare me shpi@et ndaj muslimanėve atdhetarė shqiptarė. Megjithatė, pėrpara udhėheqjes sė fesė ndėr muslimanėt nė Shqipėri mbetet shumė pėr tė bėrė pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. 

Sot opinioni ndėrkombėtar ėshtė sensibilizuar pėr problemin kombėtar shqiptar. Kjo u arrit nė radhė tė parė nė sajė tė qėndresės sė vetė shqiptarėve muslimanė tė Kosovės e tė viseve tė qera shqiptare nė ish jugosllavinė. Eshtė detyrė e ulemasė dhe hoxhallarėve tė Republikės sė Shqipėrisė qė t'u ndodhen nė krah hoxhallarėve tė Kosovės pėr t'i ndihmuar nė njohjen e mėtejshme dhe nė zgjidhjen e drejtė tė problemit kombėtar shqiptar. janė shumė vende sidomos nga shtetet islame qė ende nuk kanė information mbi fatin e kombit shqiptar. Kjo u vu re edhe gjatė Kongresit Botėror Islam, organizuar nė Medinė nė verėn e vitit 1992. U takon sė pari titullarėve mslimanė tė Republikės sė Shqipėrisė qė tė aktivizohen pėr tė kapėrcyer kėtė prag njohjeje. 

Bashkėpunimi kombėtar politik, ekonomik, kulturor, shkencor qė po zhvillohet sot midis shqiptarėve, pa marrė parasysh kufirin shtetėror, bėn tė domosdoshėm dhe bashkėpunimin fetar mbi baza kombėtare. Besojmė qė ky simpozium do tė jetė njė ogur i mbarė pėr mbarėvajtjen e kėtij bashkėpunimi!. 

* Marrė nga: "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt", Simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė, 1995.