| horizonti | |||
|
|
RRETH
PĖRHAPJES SĖ ISLAMIT NDĖR SHQIPTARĖT Imam Vehbi Islaili Njė nga pikat kyēe tė historisė sonė kombėtare qė kėrkon njė shpjegim mė tė plotė, si nė rrafshin filozofik, politik e shoqėror, ėshtė bashkėjetesa e gjatė paqėsore midis tri feve kryesore nė trojet shqiptare; e katolicizmit ortodoksizmit dhe islamizmit. Deri tani kanė zotėruar ide tė ndryshme dhe shpesh kontradiktore pėr prozelitizmin shqiptar, qoftė nga autorė shqiptarė ose tė huaj. Ndonėse nuk mund tė mohohet vlera e disa arsyetimeve, nuk kemi si tė pajtohemi me ata studiues tė cilėt mbėshtetin hipotezėn se ndjenjat fetare tė shqiptarėve kanė qėnė tė sipėrfaqėshme, jo tė ngulitura thellė, prandaj ata e kanė ndėrruar besimin sipas rrethanave historike dhe kushteve administrative duke rėnė nė njė farė kompromisi pėr tė harmonizuar nevojat shpirtėrore me nevojat e rėndomta materiale. Kio hipotezė qė e veēon popullin shqiptar nga popujt e qerė, ėshtė e diskutueshme, nė mos e dyshimtė, sepse shqiptarėt gjatė historisė sė tyre shekullore gjithmonė kanė pasur hyjnitė e tyre, tė cilat i kanė adhuruar dhe nderuar. 'Vendet e mira" ose tė shenjta, tė trashėguara qė nga epoka e paganizmit, si dhe tempujt dhe faltoret e trojeve tona me njė lashtėsi tė admirueshme shumėshekullore dėshmojnė tė kundėrtėri e kėsaj hipoteze. Duket se disa dijetarė ngatėrrojnė me qėllim fanatizmin fetar me adhurimin e devotshėm shpirtėror, ndjenjė e cila shqiptarit nuk i ka munguar kurrė. Fakti mė kuptimplotė ėshtė shumė i freskėt. Edhe pse afėr pesėdhjetė vjet propagande ateiste nga regjimi komunist edhe pas njėzet e katėr vjet shtypjeje tė ēdo ndjenjė fetare dhe ndalimit me ligj tė shėrbimeve tė kultit e tė njė ateizmi tė detyruar, ndjenjat fetare tė shqiptarėve, jo vetėm nuk u shuan, por u gjallėruan nė format mė tė ndryshme, derisa u ringjallėn me njė forcė akoma mė tė madhe, duke u bėrė promotore pėr proceset demokratike tė viteve '90. Nė njė kuptim mė tė gjėrė, populli shqiptar, qė nga ilirėt e lashtė, ka qėnė pjestar i popujve tė Mesdheut nė zonėn mė aktive tė botės sė kulturės, nė shtratin ku lindėn dhe u pėrhapėn fetė monoteiste moderne dhe kurrsesi nuk mund tė qėndronte jashtė kėtyre proceseve. Historia dhe ndikimet fetare janė tė ndėrthurura pazgjidhshmėrisht me jetėn e popullit shqiptar. Tipari themelor i tre besimeve kryesore nė vendin tonė ka qėnė toleranca, mirėkuptimi, apo bashkėjetėsa paqėsore, si midis feve, ashtu edhe midis sekteve tė tyre. Kėto e kanė burimin te ndjenja demokratike e shqiptarėve, tė cilėt nė mėnyrė tė vetėdijshme ose intuitive gjithmonė kanė ditur tė bėjnė dallimin se i pėrkasin njė kombi, kanė lidhje gjaku e farefisnie, kanė gjuhė, zakone e tradita tė pėrbashkėta dhe besimin fetar e kanė konsideruar si njė tė drejtė qė i pėrket gjithsecilit ta zgjedhė sipas dėshirės sė tij. Kėsisoj, toleranca fetare u bė pjesė e pandarė e botėkuptimit shqiptar, duke fituar vlerat e normave morale qytetare qysh kur duket nė histori shteti i arbėrit, ashtu edhe mė vonė kur u hodhėn themelet ideore tė shtetit modern shqiptar nga Rilindasit tanė. Sot gjenden njerėz qė spekullojnė me dasitė fetare tė trashėguara nga e kaluara, pėr fat tė keq ndonjėherė edhe fetarė, tė cilėt rropaten tė vėnė nė dukje epėrsinė e njė feje mbi tjetrėn, ose duke i shikuar pėrkatėsitė fetare si pengesėn kryesore pėr bashkimin kombėtar. Kjo i shtyn disa tė mendojnė, madje dhe tė propozojnė se bashkimi kombėtar nuk mund tė arrihet pa u kthyer sė pari nė njė fe tė vetme. Ky Iloj argumentimi nuk ka vlerė praktike dhe do tė thosha se ėshtė utopik, nė mos absurd. Fetė, tė gjitha pa pėjashtim, kėrkojnė prej ēdo individi nė radhė tė parė pėrsosmėri morale, nderimin e prindėrve, dashuri pėr tė afėrmin, respekt, mėshirė, dhimbshuri, zemėrgjėrėsi, e si tė tilla janė tė barazvlerėshme, prandaj kurrsesi nuk mund tė tė jenė pengesė pėr bashkimin kombėtar. Disa, pėr tė mbėshtetur kėtė ide, e interpretojnė ose e komentojnė jashtė kontekstit historik thėnien e poetit burrėshtetas Vaso Pasha "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria". Ajo thirrje u drejtohet shqiptarėve nė njė kohė kur shtetet shoviniste pėrpiqeshin tė shuanin ēdo ndjenjė kombėtare duke spekulluar me besimet fetare pėr t'i pėrēarė shqiptarėt. Pikėpamje tė tilla, jo vetėm nuk janė demokratike, por edhe e minojnė unitetin kombėtar shpirtėror qė kemi arritur dhe unitetin etnik qė duam tė arrijmė gjatė shekullit qė vjen. Mė 1934, kur unė isha ende student nė Medresenė e Tiranės, Hafiz Ali Kraja botoi librin me titull: "A duhet feja? A e pengon feja bashkimin kombėtar?', ku i jepte pėrgjigje diskutimeve tė asaj kohe pėr kėtė ēėshqe. Libri i tij ruan vlera tė mirėfillta edhe sot sepse mbron parimin demokratik me argumente tė shėndosha se besimet fetare nuk ka si ta pengojnė bashkimin fetar. Nga qarqe tė caktuara, sot mė shumė se kurrė ngrihet rreziku i fondamentalizmit islamik dhe ndėrkohė kjo lėvizje instrumentalizohet pėr tė denigruar ose diskredituar nė sy tė opinionit publik fenė islame. Ky ėshtė njė mashtrim i paskrupullt, sepse fondamentalizmi ėshtė lėvizje politike me synime tė caktuara, qė i ka rrėnjėt tek revolta kundėr kolonializmit, pra jo vetėm nuk ka tė bėjė me fenė, por bie krejt nė kundėrshtim me parimet themelore tė islamizmit, me mėsimet e Kur'anit dhe porositė e All-Ilahut tė Plotfuqishėm e Mėshirues. Vetėm njeriu qė nuk beson nė Zotin kryen vepra tė kėqia kundrejt bashkatdhetarėve tė vet ose komuniteteve tė qera, qė Zoti me madhėshtinė e Tij i njeh tė barabartė. Ekstremi tjetėr janė idetė ateiste komuniste tė cilat vazhdojnė tė vegjetojnė nėpėrmjet ithtarėve tė tyre, duke mbėshtetur tezėn se besimet fetare dhe parimet e tyre fashitin dhe pengojnė ndėrgjegjen e masave popullore pėr arritjen e bashkimit kombėtar. Duhet kuptuar se synimi i tyre kryesor ėshtė tė vėrtetojnė tezėn se fetė sjellin pėrēarje, se me parimet e tyre morale predikojnė vetėm nėnshtriminndėgjueshmėri dhe qė nuk pranojnė dhunėn janė tė dėmshme. Fatkeqėsisht nė Shqipėri sot pėr sot mungojnė fetarėt e shkolluar dhe shpeshherė ndodh qė njė fetar i paditur i largon besimtarėt, ashtu si njė mjek i pazoti largon pacientėt. Brezi i ri i fetarėve qė po formohet dhe edukohet nė shkollat e huaja, besohet se do tė jetė nė gjendje t'u pėrgjigjet mė mirė nevojave shpirtėrore dhe besimtarėve tė rinj me njė nivel arsimi mė tė lartė. Detyrė e fetarėve shqiptarė ėshtė t'u largohen shpjegimeve empirike dhe tė jenė nė lartėsinė e detyrave tė kohės moderne. Edukimi fetar ka vlerėn e vet cilėsore krahas edukatės dhe arsimit nė shkollat laike e publike. Ndryshe nga fetė e tjera qė e kanė kthyer liturgjinė nė gjuhet kombėtare, feja islame ruan traditėn qė t'i zhvillojė namazet (faljet) nė gjuhėn arabe, pra, ajo ėshtė e njėjtė nė tė gjitha vendet e botės ku praktikohet islamizmi, nė Lindjen e Mesme dhe tė Largėt, nė vendet Afrikane, nė Evropė dhe nė Amerkė. Kjo nuk pėrbėn ndonjė pengesė pėr besimtarėt shumėkombėsh, sepse predikimi kryhet kodo nė gjuhėn kombėtare e ndėrkohė si Kur'ani, si librat e lutjeve janė kthyer nė ēdo gjuhė. Me shpresė te Zoti, qoftė i lavdėruar emri i Tij, Shqipėria nė shekullin qė vjen do ta gjejė veten nė Evropėn e Bashkuar. Dyshimet e shprehura aty-kėtu se Evropa nuk do ta pranojė lehtė Shqipėrinė ose do t'i vėrė kushte tė veēanta pėr shkak tė pėrbėrjes fetare, kryesisht myslimane, janė pa bazė. Mė e drejtė do tė ishte tė pyesnim nėse integrimi do tė ketė ndikime nė strukturėn fetare shqiptare. Pėr mendimin tim ky rrezik hipotetik nuk duhet tė na shtyjė tė ndruhemi, ose ca mė keq, tė kundėrshhyrjen e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, sepse tj Evropa ėshtė djepi i qytetėrimit, lirisė, barazisė dhe re-spektimit tė tė drejtave njerėzore, pra, edhe tė besimit fetar. Aq mė tepėr tani vlen tė kihet parasysh se nė shtetet tė fuqishme tė Evropės, Francė, Gjermani, Angli, Itali, tjka komunitete islamike tė mėdha, tė cilat respektohen si ēdo komunitet qetėr fetar. Dua t'i mbyll kėto shėnime duke theksuar se rinia shqiptare ka nevojė tė mėsojė traditat fetare, harmodhe tolerancen qė ka dalluar kurdoherė udhėheqėsit Ifetarė tė shqipėrisė, kontributin qė ato kanė dhėnė, si nė historinė e kulturės kombėtare, ashtu edhe nė atė fetare, qė nga Hoxhė Tasimi, Hoxhė Vokri, Hafizėt: Ali Korēa, Ali Kraja, Ibrahim Dalliu, etj.. Mė ka lėnė mbresė tė veēantė vizita ime nė Korēė mė 1991, kur shkuam nė Shqipėri me njė delegacion nga Amerika, nė kohėn qė ishin lejuar ritet nė institucionet fetare. Sapo dolėm nga kryekisha ku shkuam tė urojmė priftėrinjtė ortodoksė, disa fėmijė na u afruan dhe me respekt na puthėn dorėn. Ka tė ngjarė qė ata nuk dinin tė dallonin hoxhėn nga prifti, por pėr ata mjaftonte qė ne ishim veshur me rrobe fetare pėr tė gėzuar respektin dhe nderimiet e tyre. Edhe unė ua ledhatova kokėn me njė ndjenjė krenarie se toleranca jonė fetare ėshtė karakteristikė kombėtare qė edukohet qysh nė vogėli. *Marrė
nga libri: "Shekulli XXI, mendime dhe opinione", New York, 1996.
|
||