| horizonti | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|
RRETH
PĖRHAPJES SĖ ISLAMIT NDĖR SHQIPTARĖT Ferit Duka Kontaktet e para tė shqiptarėve me Islamin dhe gjurmė tė islamizimit tė tyre dėshmohen relativisht herėt. Nė shekujt e mesjetės paraosmane tokat shqiptare, pėr hir tė pozitės sė tyre gjeografike, janė frekuentuar dėndur prej misionarėve tė botės islame arabo-turke, qoftė pėr qėllime tregtare, qoftė pėr qėllime fetare apo ushtarake. Megjithatė, nėn dritėn e tė dhėnave historike, bėhet i padyshimtė fakti se islamizimi i popullsisė shqiptare si proces i tėrėsishėm filloi dhe u zhvillua gjatė periudhės sė sundimit osman. Fillimi i rimėkėmbjes ekonomike dhe shoqėrore tė qyteteve shqiptare nė shekullin XV dhe nė fillim tė shekullit XVI pėrkon nė kohė edhe me fillimet e procesit tė kalimit nė islam tė popullsisė shqiptare qytetare 1. Islamizimi i popullsisė sė qyteteve shqiptare u realizua pėrmes dy rrugėve: e para, nėpėrmjet islamizimit tė vetė popullsisė qytetare; e dyta, pėrmes ardhjes nė qytet tė elementeve tė islamizuar nga rrethina fshatare. Nevojat qė kishte sunduesi osman pėr furnizimin e ushtrisė me produkte zejtare tė gjithėfar'e'llojshme, bėnin tė domosdoshėm zgjerimin e pėrmasave tė prodhimit zejtar, rrjedhimisht edhe pėrfshirjen nė mekanizimin e kėtij prodhimi tė njė numri gjithnjė e mė tė madh elementėsh zejtarė. Pėr elementet ardhės nga rrethina fshatare islamizimi i tyre donte tė thoshte lehtėsim i hyrjes nė qytet, pas sė cilės ata fitonin statusin e "qytetarit' (shehėrliut), status qė i vendoste nė njė gjendje relativisht mė tė favorshme sesa ajo e mėparshmja 2. Vėrshimi i zanatēinjve fshatarė nėpėr qytete u bė kėshtu njė nga rrugėt frytdhėnėse tė islamizimit tė kėtyre tė fundit. Shembullin mė tė qartė tė njė dukurie tė tillė e gjejmė nė qytetet e Beratit dhe tė Elbasanit. Nė qytetin e Beratit nė vitin 1583 janė regjistruar 185 zejtarė tė islamizuar, tė ardhur nga fshatrat Fratar, Tozhar, Gjeqar, Dobronik, Gjerbės, eq.. Nė tė njėjtin vit nė qytetin e Elbasanit janė regjistruar 39 zejtarė tė tillė. Fakti qė njė pjesė e zejtarėve tė ardhur (haymanegān) nė qytetin e Beratit, mbanin si mbiemra emrin "Abdullah" (rob i Zotit), tregon se kjo kategori ishte islamizuar rishtaz. Kishte edhe tregėtarė me emra tė krishterė 3. Sidoqoftė, edhe pse vėrshimi i mjaft elementeve nga rrethina fshatare pėr nė qytet luajti njė rol jo tė paktė nė formimin e popullsisė muslimane tė qyteteve (pėr disa qytete siē ishte Shkodra, roli i kėtij faktori ishte vendimtar), merita kryesore nė kėtė drejtim i pėrket islamizimit graduai tė vetė popullsisė sė krishterė tė qyteteve 4. Kjo vėrtetohet kur shohim se nga fillimi i shekullit XIV deri nė fund tė kėtij shekulli shtimi natyror i popullsisė sė krishterė tė qyteteve pakėsohet sė tepėrmi, pėr arsye se njė pjesė e kėsaj popullsie rezulton tė jetė kthyer nė fenė islame. E rėndėsishme ėshtė qė tė vihet nė dukje edhe fakti qė kontigjentin kryesor tė bashkėsive muslimane qė shėnohen nė defteret osmane tė regjistrimit nėpėr qytete tė ndryshme e formojnė elementėt zejtarė 5. Kjo do tė thotė se procesi i islamizimit nė qytete u pėrcaktua jo vetėm nga realiteti i ri supėrstrukturor, por edhe nga mėnyra e re e organizimit tė veprimtarisė prodhuese prej pushtetit osman. Modelet islamo- orientale, qė shėrbyen si bazė pėr organizimin e prodhimit material, shkaktuan doemos ndryshime nė strukturėn konfesionale tė popullsisė qytetare 6. Pėrhapja e fesė islame nė radhėt e popullsisė qytetare u zhvillua shkallė-shkallė, ku mund tė dallohen disa momente qė karąkterizojnė evolucionin e kėtij fenomeni. Tė dhėnat dokumentare japin mundėsi qė ky proces tė vėshtrohet mė kthjelltas nė qytetin e Beratit. Sikurse u theksua mė parė, defteri i pėrmbledhur i regjlstrimit tė Sanxhakut tė Vlorės (1506), kryeqėndėr e tė cilit ishte Berati, ende nuk shėnon asnjė shtėpi tė islamizuar pėr kėtė qytet. Ndryshe paraqitet ēėshqa nė vitet 1519-1520, kur sipas defterit tė hollėsishėm tė regjistrimit tė sanxhakut tė sipėrpėrmendur, nė disa prej mėhallave tė Beratit duken banorėt e parė tė islamizuar, njė syresh me emrin Skėnder e gjejmė nė mėhallėn Petko Mirko, njė qetėr me emrim Mahmud nė mėhallėn Jani (?) Han dhe dy tė qerė me emrin Oruē nė mėhallėn Miho Ivan 7. Mė vonė, nė vitin 1583 vihet re njė pėrparim i ndjeshėm i procesit tė islamizimit tė popullsisė qytetare tė Beratit. Tashmė, nė vend tė 3-4 individėve tė islamizuar (vitet 1519-1520), shfaqet e regjistruar nė defterin e hollėsishėm tė Livasė sė Vlorės n)'ė masė njerėzish tė islamizuar (650 veta), e shėnuar nė defter me emrin "bashkėsia e muslimanėve tė kalasė" 8. Fakti qė popullsia e islamizuar e qytetit tė Beratit ende shėnohet nė trajtėn e bashkėsisė (xhemat), e pėrqėndruar nė Kala, tregon pėr atė qė, ndonėse procesi i islamizimit ka shėnuar njė hap tė madh nė krahasim me fillimin e shekullit, ende nuk ka arritur fazėn e vet tė fundit, ku popullsia qytetare muslimane tė formojė lagjet e veta tė veēanta. Pėr disa qytete, siē ishin Berati e Gjirokastra, vendosja e popullsisė sė islamizuar nė mėhallėt e veta tė veēanta, ėshtė dukuri e shekullit CWI 9. Qytetet e qera si Shkodra, Peja, Prizreni, Prishtina, Vushtrria u futėn nė rrugėn e islamizimit tė popullsisė mė herėt. Nė Shkodėr dhe nė Pejė popullsia e islamizuar shėnohet si bashkėsi e muslimanėve qė nė vitin 1485 10, ndėrsa nė qytetet Prishtinė dhe Vushtrri qė nė vitin 1487 11. Nė dekadat e para tė shekullit XVI (1525) popuIlsia e islamizuar e qyteteve Novobėrdė, Trepēė (e Poshtme dhe e Sipėrme), Prishtinė dhe Vushtrri ishte e vendosur nė lagjet e veta muslimane.12 Dallimet sa u pėrket fillimeve tė procesit tė islamizimit dhe ritmeve tė zhvillimit tė tij, qė konstatohen midis qyteteve tė trevės sė Kosovės dhe qyteteve tė trevave tė qera shqiptare, lidhen kryesisht me situatėn specifike tė trevės sė lartpėrmendur nė prag tė pushtimit osman. Sikurse ėshtė e njohur, nė trevėn shqiptare tė Kosovės sundonte prej kohėsh shteti feudal i carėve nemanjidė si dhe kisha ortodokse svetisaviane serbe. Pushtimi osman i kėsaj treve dhe vendosja aty e sundimit tė klasės feudale osmane ēoi nė likuidirnin e klasės feudale nemanjidase dhe nė rrėnimin e bazave tė pushtetit fetar tė kėsaj tė fundit mbi popullsinė shqiptare, pushtet qė ushtrohej nėpėrmjet kishės ortodokse serbe. Kėto rrethana lehtėsuan shkėpuqen e popullsisė shqiptare tė Kosovės prej fesė ortodokse tė pushtuesve serbė dhe kalimin e saj nė fenė islame.13 Pavarėsisht nga intensiteti ī ndryshėm nė kohė e nė hapėsirė, diagrami i islamizimit tė popullsisė qytetare nė trevat shqiptare gjatė shekullit XVI ishte nė ngjiqe tė pandėrprerė dhe nga fundi i kėtij shekulli njė pėrqindje e madhe e saj kishte kaluar nė fenė muslimane. Nga tė dhėnat dokumentare osmane tė sipėrpėrmendura, rezulton se qytetet shqiptare nė fund tė shekullit XVI pėr nga pėrqindja e popullsisė sė islamizuar mund tė rėnditet nė kėtė mėnyrė: Shkodra 100%, Peja 90%, Vushtrria 80%, Elbasani 79%, Tetova 71%, Kėrēiova 65.5%, Kruja 63%, Berati dhe Prishtina 60%, Prizreni 55.9%, Dibra 52%, Tepelena 50%, Pėrmeti 41%, Novobėrda 37%, Struga 24%, Vlora 23%, Korēa dhe Trepēa 21%, Bellasica 16.1%, Janjeva 14% dhe Delvina 4%. Ecuria e procesit tė islamizimit tė disa qyteteve shqiptare nga shekulli XV nė fund tė shekullit XVI paraqitet e tillė: Shkodra dhe Peja nga 32% e 18% qė e kishin shkallėn e islamizimit nė vitin 1485, ne vitin 1529-1536 arrijnė pėrkatėsisht 41% e 39%, ndėrsa nė fund tė shekullit XVI (viti 1582) shkalla e islamizimit tė kėtyre dy qyteteve kap shifrėn pėrkatėse 100% e 90% (nė krahasim me vitet 1529-1536 shkalla e islamizimit pėrkatėsisht 27% e 33%). Shkupi nė kėtė kohė ishte kryesisht qytet musliman - shqiptar. Po kėshtu edhe Ulqini. Qyteti i Beratit, nga 0.9% qė e kishte shkallėn e islamizimit nė vitin 1519, nė fund tė shekullit XVI arrin nė 60%. Ndėrsa mė 1487 popullsia qytetare e Prishtinės dhe e Vushtrrisė ishte islamizuar pėrkatėsisht 13% e 25%, nė vitin 1525 shkalla e islamizimit tė kėtyre dy qyteteve u ngrit pėrkatėsisht 33% e 54%, kurse nė vitet 1566-1574 popullsia muslimane zinte pėrkatėsisht 60% e 80% tė numrit tė pėrgjithshėm tė shtėpive tė qytetit nė @alė. Me ritme tė shpejta procesi i islamizimit ishte zhvilluar edhe nė qytetin e Prizrenit. Nga 273 shtėpi muslimane nė vitet 1529-1536 qė pėrbėnin 32% tė numrit tė pėrgjithshėm tė shtėpive tė kėtij qyteti, nė vitin 1591 kėtu numėroheshin 320 shtėpi muslimane nga 572 shtėpi qė kishte nė kėtė kohė qyteti. Nga sa u parashtrua mė lart, duket se procesi i islamizimit tė popullsisė pėrparoi mė shpejt nė qytetet e Shqipėrisė sė Mesme (Elbasani, Kruja), tė Shqipėrisė Veriore (Shkodra, Ulqini), e sidomos nė tr-evat e Shqipėrisė verilindore e lindore: Peja, Prishtina, Kurshumlia, Prokupa, Shkupi, Vushtrrina, Prizreni, Tetova', Pėrlepi, Kumanova, Kėrēova, eq.. Pėrkundėr kėtij fakti nė qytetet e Shqipėrisė Jugore, ritmet e islamizimit deri nė fund tė shekullit XVIL duken mė tė ngadalshme. Pėrjashtim kėtu bėn qyteti i Beratit, i cili shėnōn njė hap tė vėrtetė nė kėtė drejtim nė fund tė shekullit XVI (viti 1583). Sikurse u tregua mė sipėr, pėrhapja e fesė islame nė radhėt e popullsisė sė qyteteve shqiptare deri nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shekullit XVI kishte shkuar mjaft pėrpara. E njėjta gjė nuk mund tė thuhet kur ėshtė 4ala pėr popullsinė fshatare. Ritmet e procesit tė islamizimit tė kėsaj pjese tė popullsisė deri nė kėtė cak kohor ishin tepėr tė ulėta.14 Nė pjesėn e parė tė shekullit XVII nė strukturėn konfesionale tė popullsisė shqiptare u vėrtetuan ndryshime edhe mė tė mėdha nė dobi tė fesė islame. Edhe pse ėshtė e vėshtirė qė procesi i islamizimit tė popullsisė nė kėtė shekull tė pėrcillet me detaje pėrmes tė dhėnash statistikore (mjerisht pėr kėtė periudhė mungojnė defterėt e regjistrimit tė pronave dhe tė popullsisė), burime tė ndryshme tė kėsaj kohe bėjne tė ditur pėr kalime masive nė fenė islame. Sikurse njoftonte arqipeshkvi i Tivarit, Marin Bici nė relacionin e vet mė 1610, fshatra tė tėra tė Shqipėrisė Veriore kishin mohuar besimin e krishterė dhe kishin kaluar nė fenė islame.15 Nga i njėjti burim mėsohet gjithashtu se nga 80 kisha ortodokse qė kishte qyteti i Prizrenit, tashmė kishin mbetur dy.16 Qė nga viti 1593, sipas njė defteri i xhizjes sė Vilajetit tė Prizrenit, 9 fshatra tė kėtij vilajeti regjistrohen nė defterin e lartpėrmendur si tė islamizuar.17 Sipas tė njėjtit defter, nga 178 fshatra qė kishte ky vilajet, rreth 110 syresh figurojnė tė regjistruara me jo mė shumė se 10 shtėpi18, gjė qė flet pėr njė pakėsim tė numrit tė shtėpive tė krishtera nė kėto fshatra. Tregues mjaft domethėnės i hopit sasior qė vihet re nė,pėrhapjen e islamizmit nė shekullin XVII duhet konsideruar rėnia drastike e numrit tė shtėpive tė krishtera, qė vihen re nė defterėt e xhizjes tė kėtij shekulli pėr territorin e Kosovės. Pėr kėtė mund t'i drejtohemi analizės krahasuese tė tė dhėnave tė kėtyre defterėve pėr vilajetet e Prishtinės dhe tė Novobėrdės me tė dhėnat qė ofrojnė pėr tė njėjtat vilajete defteri i xhizjes tė viteve 1551-1555 nėpėrmjet tabelės sė ardhėshme:
Mė tej, nė gjysmėn e parė tė shekullit XVII, popullsia muslimane mbizotėronte jo vetėm nė qytetin e Prizrenit, por edhe nė fshtrat e rrethit tė tij.20 Pėr ritme tė shpejta tė islamizimit tė popullsisė shqiptare nė shekullin XVII flet edhe e dhėna, sipas sė cilės vetėm brėnda katėr vjetėve (1620-1624) nė 200 fshatra tė rrethit tė Prizrenit ishin islamizuar 3000 banore21 Relatori katolik, Pjetėr Mazreku, duke folur pėr krahinėn e Hasit nė vitin 1633, vinte nė dukje se krahina nė fjalė banohej nga njė numėr i pakufi shqiptarėsh, tė cilėt tashmė ishin bėrė turq (muslimanė - RD.) dhe se nė mes tyre kishin filluar tė vinin hoxhallarėt22 Njė qetėr relator katolik, Fra Kerubini, duke folur pėr gjendjen e krishtėrimit katolik nė krahinat e Ipeshkvisė sė Shkodrės nė vitin 1638, konstatonte se nė rrethet e Shkodrės nuk kalonte viti pa u bėrė 40 e mė shumė turq (muslimanė F.D.) nga tė krishterėt e kėtyre anėve23 Nga burimet e kėsaj kohe merret vesh gjithashtu se pjesa mė e madhe e popullsisė sė krahinave tė Shqipėrisė sė Mesme kishte kaluar nė fenė islame24 Qytetet Ulqin, Tivar dhe Suharekė, nė vitet 40 tė shekullit XVH rezultojnė tė islamizuar tėrėsisht.25 Shkalla e islamizimit tė shqiptarėve gjatė shekullit XVIII vėrtetohet me tė dhėnat qė sjell relacioni i hollėsishėm i Vinēenc Zmajeviēit mė 1703 pėr dioqezat katolike tė trevave shqiptare.26 Sipas kėtij burimi, popullsia nė viset shqiptare etnike dhe historike jashtė Shqipėrisė Londineze tė vitit 1913 mbi 90% ėshtė e islamizuar. Ndėrkaq tė dhėnat e pėrfituara nga ky dokument pėr disa vise tė Shqipėrisė Londineze tė 1913-tės po i paraqesim nė tabelėn e ardhėshme:
Duke pėrfunduar, nuk ėshtė tepėr tė sillen edhe pak tė dhėna qė flasin pėr strukturėn fetare tė shqiptarėve nė arealin shqiptar tė sferės sė ndikimit tė kishės sllave tė Ohrit. Fjala ėshtė pėr shėnimet qė kemi pėr disa krahina tė Shqipėrisė Lindore dhe tė Mesme pėr vitet 20 tė shekullit XVIII pėrmes njė defteri tė hollėsishėm tė shtėpive tė avarizit nė sanxhakėt e Ohrit dhe tė Elbasanit (pėrpiluar nė vitin 1724).27 Sipas tė dhėnave tė defterit tė mėsipėrm, struktura konfesionale e kėtyre krahinave paraqitet nė kėtė mėnyrė:
Gjatė shekullit XVIII edhe krahinat e Shqipėrisė jugore u futėn nė rrugėn e islamizimit masiv tė popullsisė. Nė vitet 1735-1740 pjesa dėrrmuese e banorėve tė Vlorės, Beratit dhe krahinave pėrreth braktisėn fenė ortodokse dhe kaluan nė fenė Islame.28 *Marrė nga: "Feja, kultura dhe tradita islame ndėr shqiptarėt", Simpozium ndėrkombėtar, Prishtinė, 1995. REFERENCA
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||