horizonti
 
 

RRETH PĖRHAPJES SĖ ISLAMIT NDĖR SHQIPTARĖT
Pėrmbledhje studimesh nga Muhidin AHMETI


TENTATIVĖ E PASUKSESSHME DHUNĖ FETARE   

Sherif Delvina 

Mė 1520, Sulltan Selimi I, deshi tė konvertonte me dhunė nė fenė islame tė gjithė tė krishterėt e Perandorisė Osmane. Ai kėrkonte tė suprimonte Patriarkėn Ekumenike si dhe tė transformonte tė gjitha kishat nė xhamia. 

Ky rrezik u mėnjanua falė ndėrhyrjes nė kohėn e duhur tė Vezirit tė Madh Piri Pasha, Patriarkut Theolopatos VIII dhe Shejh-UI-Islamit (Robert d'Angely, Enigma, vėllimi IV, "Nga Perandorla Osmane te shqiptarėt e Epirit", faqe 440-441). Nė kėtė mėnyrė u asgjėsua pa -filluar, tentative e konvertimit me dhunė tė krishterėve tė Perandorisė Osmane nė fenė Islame. Pra, e vetmja dėshmi historike e kthimit me dhunė mbetet kjo tentative e pasuksesshme. Sulltan Selimi I u tėrhoq para ndalesės qė i bėnte Kur'ani kėtij akti antinjerėzor si dhe nga urdhėresat e dhėna nė shekullin e kaluar nga Sulltan Mehmeti II. Kėto urdhėresa pėrforconin atė qė thoshte Kur'ani.

POPULLI SHQIPTAR DHE TRI FETĖ E TIJ

"Nuk ka ekzistuar absolue asnjė rast kihim feje me dhunė nga ana e turqve."(Aristidh Kolaj, "Arvanitėt", Athinė, 1985)

Tre vjet mė parė, shkrimtari Foto Malo, nė gazetėn "Zėri i Omonias" (pararojė e shovinizmit grek) ftonte shqiptarėt myslimanė tė rishikojnė e korrigjojnė gabimin e tyre historik, imponues e tė dhunshėm, qė kanė kryer nė tė kaluarėn, duke u rikthyer nė besimin e tyre tė krishterė, meqėnėse vetėm kėshtu mund tė hyjnė nė Evropė. Po kėtė thirrje ua bėn myslimanėve edhe Pirro Prifti kėtė vit nė gazetėn "Aleanca", duke ēelur bile edhe debat.

Kthimi i pjesės dėrmuese tė shqiptarėve nga feja e krishterė nė atė Islame' Prifti e quan "akt tė dhunshėn e dinakėri tė bėrė nga turqit"; Pirro Prifti, moskthimin ende tė myslimanėve shqiptarė nė fenė e krishterė e quan "mungesė fondamentale" qė na ndan ne nga Evropa si dhe nga Zoti qė i falet ajo (Evropa Sh.D.). Po u pėrgjigjemi kėtyre dy shkrimtarėve nė shėrbim tė shovinizmit grek. 

Nė Iliri krishtėrimi hyri nga Perėndimi e jo nga, Lindja, siē thotė Vasil Prifti. "Nė raportet e saj fetare, provinca Ilirikumit ruajti marrėdhėniet me Romėn e vjetėr, atė tė Perėndimit, qė i dha misionarėt e parė, duke e bėrė tė aderojė nė qytetėrimin latin, i cili pėrfaqėsohej nga Kisha Perėndimore (Nikolla jorga, "Histori e shkurtėr e Shqipėrisė dhe e popullit shqiptar', kapitulli II: "Shqiptarėt dhe Bizanti-Bukuresht", 1919, faqe 88.).

Edhe pas vdekjes sė Theodhosit tė Madh (395) Kisha e Ilirisė mbeti nėn juridiksionin e Romės, profili fetar i Shqipėrisė i pėrkiste Patriarkanės Romake, sipas bizantologut mė tė madh qė ka bota e sotme, Paul Remerle. Nė "Historia e Bizantit", Paris 1993, pohohet se "Nuk ėshtė e saktė tė thuhet qė me vdekjen e Thoedhosit, Perandoria Romake u nda mė dysh dhe se midis Honorit dhe Arkadit pati njė ndarje définitive tė Lindjes nga Perėndimi".

Kisha shqiptare, deri nė vitin 731 ishte nė varėsi tė Romės. Kur ajo kaloi nė varėsi tė Kostandinopojės, kėrcėnohej nga rreziku i greqizimit tė popullit si dhe i sllavizimit, pėr kėtė akademiku Jorga pohon se: "Shqipėria pa prestigjin dhe forcėn e doxhėve tė Venedikut kurrė nuk do tė ishte shkėputur nga Kostandinopoja; vetė karakteri i racės sė saj do tė goditej dhe ndoshta do tė pėrzihej me sllavizmin dhe me greqizmin e fqinjėve kundėr karakterit ortodoks tė tė cilėve ajo luftonte prej shekujsh, duke ruajtur kombėsinė e vet dhe duke u ndihmuar nga misionarėt qė vinin nga Perėndimi... Nga vrulli kalorsiak i Normanėve italianė dhe nga ekspansioni ekonomik i venedikut, ajo, pothuajse, i shpėtoi plotėsisht sovranitetit bizantin. Shqipėria u ringjall". Pra, ishte ofensiva perėndimore ajo qė i dha njė ndihmė tė madhe popullit tonė qė tė mbante marrėdhėniet e vjetra politike dhe fetare me Evropėn. 

Shqipėria shpėtoi nga greqizimi dhe sllavizimi dhe pėr kėtė atė e ndihmoi rėnia e Kostandinopojės me 1204, e cila solli si rrjedhim marrjen nga ana e Venedikut tė shumė tokave (1/4 dhe gjysmėn e tokave tė Perandorisė Bizantine), nė tė cilėn pėrfshiheshin mjaft toka shqiptare. Pėr Peranrjdorinė Bizantine shprehet mjaft bukur Volteri, qė thotė: "Ajo ėshtė njė grumbull tregimesh tė padenja, tė cilat nuk pėrmbajnė gjė rjetėr pėrveē britmave dhe mrekullive. Ajo ėshtė pėrbuzja e shpirtit njerėzor, pėrbuzja e Tokės. Turqit tė paktėn janė tė menēur, ata fituan, ata e gėzuan fitoren, por kanė shkruar shumė pak". 

Ishte kjo perandori bizantine qė ushtronte dhunė fetare mbi konglomeratin e shteteve qė ajo sundonte. Po japim njė shembull dhune fetare nė Greqi. Theodhosi i Madh bėri ekzekutime tė shumta tė atyre qė nuk pėrqafonin fenė e krisht.erė. Nė stadiumin e qytetit bregdetar Kavalla ai theri rreth 50 000 grekė, kurse vite mė parė, kur erdhi Shėn Pavli nė Athinė, paganėt grekė vunė njė kurorė nė altarin e fesė sė re me mbishkrimin "Dhuratė fesė sė panjohur" (Krishtėrimit).

Banorėt e Epirit patėn nė krye Mihal Engjėll Komenin, i cili ishte "shefi grek i racės shqiptare" (N. Jorga, po aty). Shqiptarėt mbėshtetėn edhe bastardin e familjes sė Komnenėve, Mihalin Il, pse deshėn tė thyenin bizantinėt, tė cilėt ata gjithmonė i luftonin me sa mundnin, aq sa luftonin edhe serbėt. Po tė vėrejmė regjistrat angevins tė Napolit, do tė shohim se fisnikėria shqiptare ėshtė e lidhur me traditat latine, pavarėsisht se pengohej nė zhvillimin e saj nga kėta pushtues tė rinj. 

Vendi ynė ka qėnė i lidhur me kishėn e Shėn Pjetrit. Feja ortodokse i imponohej popullit,shqiptar nga pushtuesit lindorė. Mjafton tė pėrmendim dėnimet me vdekje dhe konfiskimet e pasurisė qė jepte Stefan Dushani me kodin e tij barbar. Sipas ligjit nr.6 tė kėtij Kodi antinjerėzor "autoritetet fetare duhet tė pėrpiqen qė katolikėt t'i kthejnė nė fenė e vėrtetė. Nė se njė i tillė nuk Io tė konvertohet..., ai do tė dėnohet me vdekje'. Sipas ligjit nr.8, "Nėse njė prift latin zbulohet duke u pėrpjekur qė njė tė krishterė ta konvertoje nė fenė latine, ai do tė dėnohet me vdekie" (S.Juka, "Rilindja javore", Nėntor 1995). 

Shqiptarėt ktheheshin nė katolikė nga ortodoksė qė qenė kthyer mė parė me dhunė sa herė duhej tė shpėtonin prej sundimit tė huaj, si nė veri, ashtu edhe ne j'u-. Kjo lidhje me Kishėn Katolike, tė cilėn ia lanė si trashėgim popullit shqiptar prijėsat e tij, nė mėnyrė tė veēantė familja e Balshajve, i solli Shqipėrisė mbrojrjen e Papės dhe pėrkrahjen e fuqive katolike tė Perėndimit. Kėshtu, Shqipėria nė shekullin XV, nė shumlcėn e saj ishte katolike romane. M. Shuflai nė librin e tij "Serbėt dhe shqiptarėt" shkruan: "Nė Shqipėri lufta e gjatė e Papatit me Bizantin nuk mori kurrė forma tė kėqia". Pra, nė Shqipėri kurrė nuk ka pasur luftė fetare. 

"Pas marrjes sė Kostandinopojės, me 1453 u hodhėn bazat e sundimit turko-grek, mbi tė krishterėt e ballkanit", thotė Dhimitėr Kicikis ('Encyclopedia Universalis", corpus 8, Francė, S.A. 1988). Nė pozitė tė favorshme gjatė shekullit XVI kaloi edhe Kisha Serbe. Atė e pėrkveziri i Perandorisė Osmane, serbi Mehmet Sokoish seminarist i njė manastiri serb, kurse Partrirkana e Ohrit ishte kryekėput nėn ndikimin bullgar. Nė kundershtim me Kishėn Katolike, qė nuk kishte qėllime shkombėtarizuese, kishat ortodokse tė fqinjve predikonin shkombėtarizimin nė emėr tė Krishtit. Ata bekojnė dhe nxisin shkombėtarizimin si dje, ashtu edhe sot. Nė veprimet e tyre shoviniste kėto vende shkombėtarizuan shqiptarėt ortodoksė tė Malit tė Zi, fiset e Piperit, tė Kuēit etj. Duke i konvertuar nga katolikė nė ortodoksė ato fise humbėn gjuhėn, kombėsinė. Kėtu popullsia e ruajnė edhe sotė veshjen shqiptare dhe melodinė e kėngėve tė tyre. Po kėshtu humbėn edhe ortodoksėt e Kosovės, ndėrsa po asimilohen tėrėsisht shqiptarėt ortodoksė tė Maqedonisė. Po nuk u mbėshtetėn nga shteti shqiptar, rrezikohet qė nė dekadat e ardhėshrne tė shkombėtarizohen edhe mbi dy milion shqiptarė ortodoksė tė greqisė. Ata janė lėnė nė mėshirė tė fatit pa shkolla shqipe, me greqishte tė detyr nė shkollė, duke iu shkelur tė drejtat mė elementare njeriut sipas tė drejtės ndėrkombėtare. Demokracia shqiptare hesht pėr kėtė shkombėtarizim. Deri kur do tė vazhdojė kjo heshtje pėr kėtė shkombėtarizim? Deri kur do tė vazhdojė kjo heshte kobndjellėse dhe vdekjeprurėse pėr bashkėatdhetarėt tanė nė Greqi?

KTHIMI I SHQIPTARĖVE NĖ FENĖ ISLAME ĖSHTĖ BĖRĖ PA DHUNĖ 

Instituti i Studimeve Ballkanike pranė Akademisė Bullgare tė Shkencave ka botuar librin e Nikolaj Todorovskit dhe Asparuh Velkovit "Situata demografike e Gadishullit Ballkanik (fundi i shekullit XV - fillimi i hekullit XVI, Sorje, 1988). Autorėt e kėtij libri japin njė pjasqyrė tė sanxhaqeve nė vendet qė pėrfshijnė territoret ku banojnė popujt e kėtij gadishulli. Aty janė tė regjistruar sipas numrit tė shtėpive myslimanėt dhe jomyslimanėt e ēdo sanxhaku. Sipas L.Barkhan, ku ėshtė bazuar autori, sanxhaku shqiptar i Ohrit ka 32 748 shtėpi jomyslimanė = 98% tė popullatės dhe 611 shtėpi myslimane = 2% tė popullatės. Janina ka 32 079 jomyslimanė = 98% tė popullatės, shtėpi myslimane janė 613 = 2% e popullatės; Shkodra ka 23 859 familje jomyslimane = 95.6%; 1116 familje myslimane = 4.68%: Vuēiterni 18 914 = 96.5% shtėpi jomyslimane, 700 shtėpi myslimane = 3.5%; Prizreni 18 832 shtėpi jomyslimane = 98%, 359 shtėpi myslimane = 2%; Preveza 11 395 familje jomyslimane = 100%; 7 familje myslimane; Elbasani 8916 shtėpi jomyslimane = 94.5%, 536 familje myslimane = 5.5%; Dukagjini 1829 shtėpi jomyslimane -- 100%.

Nga kjo statistikė vetėkuptohet se islamizmi ėshtė ushtruar pa dhunė nė vendin tonė, po kėshtu edhe nė Gadishullin Ballkanik.

Duhet vėnė nė dukje kėtu edhe mendimi i studiuesit tė sotėm tė historisė osmane R.Grousset, i cili nė veprėn e tij "Perandoria e Lindjes" Paris 1946, fq 609-610, e shpjegon pushtimin e Ballkanit nga ana e turqve kėshtu:"Duke tėrhequr renegatė tė ndryshėm, duke marrė e rekrutuar fėmijė tė shumtė nė shėrbim ushtarak, si dhe duke marrė vajza tė shumta greke e sllave, tė destinuara tė bėheshin nėna tė gjeneratave tė reja osmane, turqit pushtuan Ballkanin".

Duhet patur parasysh se numri i fėmijėve tė krishterė tė rriarrė me anėn e devshirmės sillet rreth shifrės 1 milion. Dhe tė mos harrojmė se ata fėmijė turqit i morėn nė njė hapėsirė qė shtrihej qė nga Danubi deri nė Eufrat. Historiani i shquar H.Gibbon nė "Themelimi i Perandorisė Osmane" Oxford; 1916, fq 80-81, diferencon turqit nga osmanėt. Ai vė nė dukje se: "Nuk janė turqit ata qė kanė pushtuar tokat evropiane. Njė kombėsi e re e pėrbėrė nga elementė turq dhe nga mjaft pėrfaqėsues tė popujve tė krishterė kishte bėrė tė mundur krijimin e perandorisė sė pafundme osmane". 

Hammeri theksonte: "Sukseset osmane patėn rezultate vetėm nė sajė tė shpirtit tė iniciativės dhe shkathtėsisė tė pandarė qė karakterizon popullin grek dhe popujt sllavė, trimėrisė sė shqiptarėve, durimit tė boshnjakėve dhe kroatėve, qė do tė thotė cilėsirat dhe talenti i popullsl:sė vendase tė vendeve tė pushtuara (J.Hammer, "Historia e Perandorisė Osmane", V.II, Paris 1940, fq 196-197). 

N.Jorga, nė veprėn "Bizanci pas Bizantit", Bukuresht 1935, ngul kėmbė nė idenė e tij se "Rėnia e Kostandinopojės kishte shkaktuar njė ndėrrim forme pėrsa i pėrket anės fetare, por ana thelbėsore dhe institucionet bizantine ngelėn po ato qė ishin, duke ndjekur vetė evolucionin e tyre." 

Arsyen e kthimit tė pjesės mė tė madhe tė popullit shqiptar nė myslimanė na e sqaroi Aristidh Kolja nė librin "Arvanitėt", Athinė 1986, duke thėnė se: "Ndėrrimi i fesė sė shqiptarėve me anė tė dhunės ėshtė pjellė e fantazisė dhe shpikje e murgjėve dhe nuk ėshtė aspak e hijshme qė ta pretendojnė kėtė historianėt". Tė vjen keq qė disa lakej nė shėrbim tė shovinizmit grek mbėshtetin tezėn e kthimit me dhunė. Kėtė tezė kryetari i arbėrorėve tė Greqisė, Aristidh Kolja, e quan njė "gėnjeshtėr qėllimkeqe". Pėr kėtė citojmė autorin: "Nuk ka ekzistuar absolutisht asnjė rast kthim feje me dhunė nga ana e turqve". 

"Shqiptarėt bėheshin myslimanė sepse kjo fe pajtohej me natyrėn e tyre dhe nuk toleronte pėruljen, martirizimin, servilizmin dhe ofendimin", thotė pėr kėtė koloneli Lik nė librin "Udhėtime nėpėr Shqipėri". Pasi vizitoi Kardhiqin mė 1804 ai shkruan "tė gjithė myslimanėt (banorėt myslimanė tė Kardhiqit - Sh.D.) janė tė gatshėm tė hyjnė nė shėrbimin e mbretit anglez. Thonė se myshqeta (dyfeku) ėshtė i vetmi zanat i tyre dhe e vetmja pasuri qė kanė". Eshtė kjo arsyeja qė edhe tufat e bagėtive ua linin tė krishterėve, qė i konsideronin tė "aftė" pėr kėtė punė, kurse dyfeqet ishin pėr leber myslimanė si dhe shumė vise tė qera tė Shqipėrisė. Liku vijon duke thėnė "Myslimanėt martoheshin me gra ortodokse. Aqe ėshtė zakoni qė djemtė tė bėhen myslimanė ndėrsa vajzat tė krishtera. Kėshtu shikonin qė nė tė njėjtėn tavolinė qėngji tė shoqėrojė derrin". 

Sipas Aristidh Koljes "shqiptari i pabindur, krenar dhe egoist dhe me prirje pėr konflikte, nuk honeps dot pėruljen dhe thirrjen, "Duajini armiqt tuaj". Ai nuk duron dogmat e pėrulėsisė dhe tė varfanjakėve nga mendja dhe nuk ka durim tė presė qė tė marrė atė qė i takon nė jetėn e ardhshme, gjė qė, sipas tij, ėshtė e pasigurtė. Pėrveē kėtyre shqiptari nuk ėshtė fare i predispozuar qė t'i japė faqen e majtė atij qė i ka dhėnė njė shuplakė nė faqen e djathtė. Feja e krishterė mbėshtetet nė mėshirėn. Shqiptari nuk e do mėshirėn. Kėshtu mund tė themi se ndėrrimi i feve nga shqiptarėt konsiston nė interesin ekonomik pėr tė pasurit dhe karakterin e traditės sė lashtė tė tė varfėrve. Shumica dėrrmuese e shqiptarėve ishin gjithmonė tė varfėrit, ishte gjithmonė populli. Shumica e popullsisė nuk u mor me tregėti, me zanate, me bakallekė dhe rishiqet. Nga do t'i nxirrte populli tė hollat? "Zanati" kryesor ishte dyfeku dhe shpata. Feja islame, pėrveē motiveve qė referuam, ishte shumė mė afėr karakterit tė tyre luftarak". 

Me tė drejtė Zef Skiroi nė librin e tij 'Shqiptarėt dhe ēėshqa ballkanike", Napoli 1904, na pėrmend Dora d'Istrian qė thotė: "Shqiptąrėt janė vasalė jo tė sigurtė, ata kėrkojnė gjithmonė tė shkundnin zgjedhėn osmane". 

Autori i lartpėrmendur nė faqen 3 tė kėtij libri na thotė se: "Shqiptarėt, duke pėrqafuar fenė (islamin Sh.D.), sakrifikuan pėrgjithmonė idealin fetar ndaj atij patriotik, besnikė tė motos sė tyre tė vjetėr: "Perėndia nė fillim bėri popujt, pastaj fetė". Prandaj shqiptarėt e dinė mirė se "Qielli kurrė nuk mban anėn e tė mundurve'. Rėndėsi ka qė shqiptarėt, "pavarėsisht nga feja tė cilės i pėrkasin', janė plot entuziazėm pėr vendin e tyre dhe gjithmonė kur flasin pėr tė, e ngrenė mbi ēdo vend qetėr dhe "po tė vendosen nė vende tė qera kurrė nuk e heqin shikimin nga malet e Epirit', na thotė Pukevili. 

"Shqiptari, qoftė mysliman apo i krishterė, -vė nė dukje Falmarayeri, -i ngjan njė gjigandi tė varrosur nėn vullkanin Etna, i cili duke lėvizur trondit tokėn".

Islami kurrė nuk ka pėrdorur dhunė gjatė historisė njerėzore nė ēdo skaj tė botės. Edhe Lakhni, Kinda, Ghasaan, fise jemenite dhe tė krishterė nė kohėn e Muhammedit (nestorianė ose monofizitė) u kthyen nė myslimanė. Kėto fise arabe u kthyen nė fenė Islame pa mė tė voglėn dhunė. Kėshtu nisi dhe vijoi nė tė gjitha kohėt feja islame. Arabėt nuk i kthyen me dhunė spanjollėt nė fenė islame, megjithėse sunduan aqe nga shekulli VIII deri nė fund tė shekullit XV. Mjaft katolikė u konvernė mslimanė gjatė kėtyre shekujve, por pasi u kthye rikonkuista (ripushtimi i Spanjės) me sukses nė vitin 1492, kush ndenji mysliman nė Spanjė dhe nuk u kthye nė katolik, u vra. Mbetėn myslimanė vetėm ata qė mundėn tė shpėtonin, duke ikur nė Afrikė. E thėnė me dy fjalė, kjo ėshtė dhunė fetare (1). Kur'ani, sipas L. Massinjon ėshtė njė "diktim mbinjerėzor i regjistruar nga profeti Muhammed i frymėzuar nga Allahu, bindja ndaj urdhėrave tė Tij: kryerja e luqeve dhe dhėnia e sevapit". 

Paul Paupardi, nė librin e tij "Fetė" Paris 1993 (autori ėshtė kardinal, President Pontifikal i Kulturės), thotė: "Feia e krishterė pohon se jezu Krishti ėshtė nė tė njėjtėn kohė njeri i vėrtetė si dhe Perėndi i vėrtetė (fq 9899), jezusi i Nazaretit ėshtė djali i virgjėreshės Mari, ljezusi ėshtė Perėndi nė "pozicionin" e tė Birit. 

Krishtėrimi pohon njė pluripersonalitet tė Perėndisė. Perėndia ėshtė pėr tė Baba, Djalė dhe Shpirt i Shenjtė (po aty fq.99). Nėpėrmjet lezu Krishtit, Ati u ka dėrguar njerėzve shpirtin e tij (2.P.1.4.). Nė fenė ortodokse pati mjaft abuzime gjatė shekujve. Le t'u referohemi fakteve. 

FSHATARĖT E PERANDORISĖ BIZANTINE I PRITĖN TURQIT SI ĒLIRIMTARĖ 

"Pronarėt e tokave nė Bizant e shtonin gjithnjė shfrytėzimin e fshatarėsisė me taksa dhe tatime shumė tė rėnda. Gemistosi me largpamėsi shikonte se zotėruesit e tokave bėnin lojėn e turqve". 

Kriza morale qė pat pėrfshirė Perandorinė Bizantine nuk ishte mė pak e rėndėsishme se shfrytėzimi i fshatarėve, manastiret me pronat e tyre tė mėdha merrnin pjesė nė shfrytėzimin e fshatarėve. Mjaft klerikė, tė pangopur nga pasuria e grumbulluar, bėnin njė jetė imorale dhe disa murgjėr futnin nė manastiret e tyre femra tė pėrdala. Nė kėtė mėnyrė indiferenca ndaj fesė sė krishterė fitonte gjithnjė terren. 

Turqit ishin nė dijeni tė kėsaj krize tė dyfishtė morale dhe shoqėrore. Ata u pėrshkruan prej udhėtarėve tė huaj tė gjysmės sė dytė tė shekullit XV si njė popull i moralshėm. Turku ishte bėrė sinonimi i njeriut tė virtytshėm qė zbatonte drejtėsinė shoqėrore. Gjithashtu na rezulton se mė shumė pėr grekėt se sa pėr turqit, pushtimi osman i Bizantit ishte dėshirė e Perėndisė... 

"Propaganda ideologjike turke nė masat fshatare tė krishtera shoqėrohej nga heqja e punės angari, nga lehtėsimi i taksave, falė njė sistemi tatimor mė tė evoluar, dhe nga dhėnia nė rregull e sistemit fiskal dhe e centralizimit osman, qė i doli pėr zot rėnies sė pushtetit qėndror Bizantin". Kėshtu shkruan jani Kicikis nė "Encyclopedia Universalis" Corpus 8, Francė S.A.1988, fq.1002. 

Manuel Paleologu (1391-1425) pėr miqt e tij turq shkroi "Dialogjet mė njė mysliman", vepėr qė bėnte njė paralelizėm midis dy feve. Sė fundi Gjergj Amiruce, kancelar i madh i perandorit grek tė Trebizondės, studioi mundėsinė e njė marrėveshjeje me islamin. Pastaj, ai e bindi perandorin e Trebizondės qė t'i besojė fatin e perandorisė sė tij Mehmetit pa rezistencė. Mė vonė ai kaloi nė shėrbim tė sulltanit, duke u bėrė njė nga njerėzit mė tė rjbesuar tė tij; i biri, kurse ai vetė u konvertua nė mysliman dheubėministėrisulltanit"(D.-UmitėrKici poaty. 

BABAI I HELENOTURQIZMIT 

Dy muaj para se tė binte Kostandinopoja, Gjergj Trebizonda i dėrgoi qė nga Italia Mehmetit II njė studim nė tė cilin i propozohej bashkimi politik i popullit grek me atė turk. Ai deklaronte se e vetmja pengesė nė kėtė bashkim ishte ndryshimi fetar qė mund tė kalohej lehtė, duke i dhėnė identitetin themelor krishtėrimit dhe islamit. Nga tė gjithė oborrtarėt e Bizantit qė u morėn me kėtė punė, ai mund tė konsiderohet si babai i helenoturqizmit, qė dėshironte krijimin e njė shtėti biafal (dykrerėsh). 

PATRIKANA E STAMBOLLIT NĖ SHĖRBIM TĖ SULLTANIT 

Fill pas rėnies sė Kostandinopojės mė 29 Maj 1453, mė 1 qershor u shpall patriark Genadiozi, njeriu i besuar i sulltanit. Qė nga ai vit e nė shekujt e mėvonshėm, Patrikana e Stambollit kishte pushtetin e plotė mbi tė krishterėt e Ballkanit. Nė juridiksionin e Patriarkanės pėrfshiheshin arsimi, martesa, familja, trashėgimia, eq.. 'Patriarku u shpall Vezir nė rangun e njė pashai me tre rjtuje. Ai zgjidhej me ankand: kush i jepte mė shumė para sulltanit dhe oborrtarėve tė tij, zgjidhej Patrik. 

ApostolosVokalopulos, nė botimet e Horvathit, 'Historia bashkėkohore greke", 1975, fq.48, thekson: "Pėr tė mbėrritur qėllimin e tyre disa nga paria e Patrikanės i jepnin me mijėra napolona njerėzve tė sulltanit, madje edhe vetė sulltanit. Kėshtu qė u mbyt nė borxhe arka e patrikanės dhe paratė qė duhej tė jepėshin pėr emėrimet kishtarė u bėnė objekt allishverishesh dhe trafiku. Ky veprim i Patrikanės sė Kostandinopojės u shtri edhe nė provinca tė tjera. 

"Peshkopėt merrnin para me anė tė pėrfaqėsuesve tė tyre nė rast se dėshironin peshkopatėn ose detyrėn e priftit. Ishte mbretėria e simonisė". 

"Peshkopėt ortodoksė ushtronin mbi tė krishterėt ortodoksė njė pushtet fetar dhe shtetėror. Pėr kėtė L.Stavrianas (Bakklani pas 1453", fq.104) shkruan- "Peshkopėt funksiononin nė dioqezat e tyre si prefektė ashtu edhe klerikė". 

Patrikana merrte nga sulltani dy detyra kryesore: 

1. Tė gjithė tė krishterėt e Ballkanit tė ushqenin urrejtje ndaj Perėndimit. 

2. Tė mos lejoheshin tė bėheshin kryengriqe nga popujt e Ballkanit. 

FANARIOTĖ

Pas rėnies sė Kostandinopojės, grekėt u pėrkrahėn nga qeveria osmane, deti Egje u mbush me anije greke, dhe tregėtia bėhej prej tyre. Ata vazhduan tė pasurohen duke blerė taksat qė u viheshin shtetasve osmanė pa dallim feje, qofshin myslimanė apo tė krishterė. Kėtij fitimi nuk i vihej tatim nga ana e turqve. Nė fillim tė shekullit XVII nė kryeqytetin e Turqisė, Stamboll, u formua njė aristokraci e re greke, klasa e fanariotėve, qė rridhte nga mbeturinat e fisnikėrisė sė vjetėr bizantine, e cila u lidh me borgjezinė e re e tė pasur greke. E themeluar nga pushteti i parasė, ajo krenohej me pasurinė qė zotėronte dhe nga martesat qė kryente me familjet fisnike tė Bizantit. Kjo aristokraci nė mjaft raste mbante emrat e familjeve fisnike si Paleolog, Komnen, Kantakuzen si dhe familjeve tė qera tė ndritura tė Bizantit. Fanariotėt pushtuan poste tė rėndėsishme nė administratėn e sulltanit, duke formuar kėshtu opozitėn turko-greke kundėr perėndimit. 

PERANDORIA OSMANE NĖ KULMIN E SAJ 

Sipas Dh.Kicikis, "Perandoria Osmane nė shekullin XVII kishte arritur kulmin e saj. Ajo u kishte dhėnė tė gjithė popujve qė e pėrbėnin atė, njė qytetėrim tė pėrbashkėt. Tė gjithė ata qė nė Perėndim nuk duronin intolerancėn katolike e cila u ishte bėrė e padurueshme si ēifutėt, maurėt e Spanjės, gjithė punėtorėt e kualifikuar, zanatēinjtė, endėsit, specialistėt e ndėrtimeve detare, fonditorėt e artilierisė, etj., tė tėrhequr nga fitimi, nė pjesėn mė tė madhe u konvertuan vullnetarisht nė fenė islame. Aderuan nė kėtė fe tė bindur nė superioritetin e fesė islame mbi fetė e tjera" ("Encyclopedia Universalis' Corpus 8, Francė S.A, 1988).

Kthimet e qytetarėve myslimanė u bėnė pa dhunė. Tė gjithė tė krishterėt ortodoksė, pavarėsisht nga kombėsia, bėnin pjesė me urdhėr tė Sulltanit nė miletin grek, kurse shefi i tyre ishte patriarku grek, qė ndodhej afėr Sulltanit nė Stamboll. Eshtė kjo arsyeja qė historiani i madh grek K.Paparigopullos qorton patriarkėn e Stambollit se "nuk arriti pėr neglizhencė tė helenizonte tė gjithė popujt e ballkanit duke pėrfituar nga situata tepėr e favorshme qė ajo kishte. Ai konkluzion i K.Paparigopullos ėshtė i drejtė. Ai nė mėnyrė indirekte na tregon sė ndaj tė krishterėve tė Ballkanit nuk ėshtė pėrdorur dhunė. 

IDENTITETI KOMBĖTAR DHE FEJA TEK SHQIPTARĖT 

Dėshira pėr tė mbrojtur identitetin kombėtar tek shqiptarėt ka qėnė e madhe. Sipas studiuesve Safet Juka dhe Hasan Kaleshi, "Osmanėt ishin gjeografikisht larg, kurse ata qė shqiptarėt u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarė me origjinė sllave dhe greke". Pėr kėtė juka na kujton ngjarjen paralele tė boshnjakėve tė cilėt u bėnė myslimanė pėr t'u mbrojtur nga asimilimi i fqinjve tė fuqishėm, kroatėt katolikė dhe serbėt ortodoksė. Po kėshtu mendojnė respektivisht z.J.Irein nė lībrin "Fati i islamit ballkanik", 1984, R.Falaski nė "Ismail Qemal Bej Vlora", 1985, fq 11-12 dhe William S.Daeis nė veprėn e tij "Historia e vogėl e Lindjes sė Afėrt", New York, fq.211-214. Ja ē'shkruan ky i fundit pėr kėtė: "Klerikėt i detyronin besnikėt e tyre tė ushtronin besimin nė gjuhėn greke dhe i terrorizonin ata qė nuk u nėnshtroheshin". Pra, elementėt jogrekė tė Perandorisė Osmane fiIluan tė dyshojnė se mos ishte pėr ta njė zgjidhje mė e lehtė tė pėrqafonin besimin e sunduesit osman se sa tė gjendeshin vazhdimisht nė mes tė presionit tė dyfishtė politiko-fetar". Pėrqafimi i fesė islame nga pjesa mė e madhe e shqiptarėve ndikoi nė ruajqen e identitetit kombėtar, sidomos nė zonat e kėrcėnuara nga shovinizmi fqinj. Ajo kaloi nė pjesėn mė tė madhe njė "rum-milet" nė Ilosman-milet", me njė fialė, nga popullsia greke qė quheshin nga turqit ortodoksėt, nė popullsi osmane. Kėshtu emėroheshin myslimanėt e gadishullit tonė. Me kėtė konvertim u kalua nga shkombėtarizimi pėrmes krishtėrimit ortodoks qė ushtronin fqinjėt kufitarė ortodoksė grekosllavė, nė fenė e huaj tė pushtuesit osman pa u shkombėtarizuar. 

Sot, disa gazetarė "tė pavarur" (por tė varur nga dhrahmia greke dhe dinari serb), kėrkojnė unifikimin fetar pa dhunė. Kėtė e bėjnė pėr tė hequr mallkimin shekullor qė i ėshtė dhėnė vendit tonė nga Zoti" (!). Feja islame quhet prej tyre fondamentalizėm islamik; kėshtu quajnė sot shovinistėt grekė dhe veglat e tyre nė Tiranė shqiptarizmin. Ky fondamentalizėm qė nuk ekziston, sapas tyre "na ndau jo vetėm nga Evropa, por edhe nga Zoti qė i falet ajo". Tė gjitha kėto gjepura ngrihen nga z.Prifti nė artikullin e tij "Shqipėria midis tri feve Eshtė rasti kėtu t'i kujtojmė zotit Prifti se ky opinion i tij bie ndesh me vendimet e Lidhjes sė Kombeve tė marra qysh nė fiiiim tė kėtij shekulli. Po citojmė njė paragraf nga numri 5 dhe 6 i Buletinit tė Lidhjes sė Kombeve, "Minoritetet Kornbėtare", nėntor-dhjetor 1933, "Karli V kėrkoi tė krijojė unitetin e Evropės mbi bazėn e Krishtėrimit dhe pėr kėtė fakt ai u bė i padrejtė dhe mizor ndaj dy racave dhe dy feve, islame dhe ēifute. Ne besojmė se Shoqėria e Kombeve ėshtė njė manifestim nė mbretėrinė e institucioneve, njė unitet organik dhe i ndėrgjegjshėrn i njerėzimit nė tėrė rruzullin tokėsor, ne kemi kėshtu njė fe intelektuale tė patundur". 

Nė Shqipėri ėshtė ushtruar greqizmi nga shkolla dhe kleri grek. Po ilustrojmė kėto nė mėnyrė tė dokumentuar me disa fshatra-. "Fshati Cukė nė fillim tė shekullit XX kishte dhjetė familje, katėr prej tyre kanė ardhur nga Carnėria (farniljet Srtamati, Turla, Zehari dhe Gunella) si dhe tre farnilje qė ishin tė ardhura nga fshati i Lekures, i djegur nga andartet grekė-familjet Dajko, Shkurti dhe Naēo.

Fshati Finiq mė 1900, pėrbėhej nga 31 familje, prej tė cilave 25 ishin tė ardhura nė kėtė fshat si mė poshtė: 10 farnilje nga fshatrat e Labėrisė- familjet Mitro dhe Spiro nga Senica, Kardhashi, Lila nga Theodhosi, dy fainilje nga Qesarati, dy familje nga Niviēe-Bubari, Cavo nga Cuka, Ziso nga Himara. Familjet e qera kanė ardhur nė kėtė fshat nga fshatrat e afėrta. Nė fshatin Mamushbej familja e Gjyzelėve ka ardhur nga Progonati; ajo e Tokajve nga Kudhesi, ndėrsa ajo e Sulajve nga Llaka e sulit. 

Nė fshatin Caush familja e parė qė u ngul kėtu ishte ajo e Kuēajve, mbiemri i sė cilės tregon vendin nga ka ardhur. Pas kėsaj erdhėn edhe familje tė tjera nga Kurveleshi (Burdeni, Lalaj, Koka, Boraj), Dojakėt nga Suli, etj.. Numri i familjeve tė zbritura nga Kurveleshi ėshtė i madh. 

Familjet e sipėrthėna ishin shqiptarė tė konfesionit ortodoks. Sot ato janė kthyer nga kombėsi shqiptare nė kombėsi greke nga binomi kishė + shkollė greke. 

Elefterias Nikolaidhu nė tezėn e doktoratės, "Kriptokristianėt e Shpatit", janinė 1979, na e pėrcakton kėshtu islamin: "Islamizmi pėrbėn rrezikun vdekjeprurės pėr kombin grek dhe godiqen mė tė tmerrshme qė mori gjatė kalimit tė tij historik". ja pra pėrse kėrkohet suprimimi i fesė islame nga shoviiłstėt grekė dhe veglat e tyre nė Shqipėri. Myslimanėt shqiptarė ruajtėn identitetin kombėtar edhe nė kohėn kur ekzistonte institucioni i kalifatit. Ai kurrė nuk urdhėronte kthimin me dhunė tė besimtarėve tė feve tė tjera nė myslimane; po kėshtu edhe Republika Turke e ka suprimuar gjysmė shekulli mė parė kalifatin arab. Turqia nuk ka ndėrhyrė nė ēėshqet e vendit tonė, jo vetėm nė punėn e fesė, por edhe nė tė gjitha fushat qera. 

Sipas profesorit tė Universitetit tė Selanikut Glavinas, nė librin e tij "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė", botim i dytė, Selanik 1989: "Myslimanėt u lidhėn me katolikėt e Veriut tė Shqipėrisė, duke u bėrė kėshtu bazė e nacionalizmit. Shqiptarėt myslimanė nuk ishte e mundur tė ndjenin se ēfarė kishin tė pėrbashkėt me gr kėt e serbėt; ata sė'bashku me katolikėt mbanin qėndrim armiqėsor ndaj ortodoksėve shqiptar" (kjo nuk ėshtė e vėrtetė, myslimanėt, katolikėt dhe ortodoksėt shqiptarė gjithnjė kanė qėnė tė bashkuar si kundėr sunduesve osmanė, ashtu edhe kundėr shovinistėve serbogrekė, Sh.D.). 

Ky "historien" popullarizon nė kėtė libėr tezėn shoveno-greke se "Shqipėria para vitit 1912 nuk pa patur asnjėherė unitet kombėtar gjeografik dhe historik; ajo sipas tij nuk ka patur emėr. Lumi Shkumbin - pėr profesor Glavinasin - pėrbėn njė kufi politik. Tokat qė shtrihen poshtė lumit Shkumbin u pėrkasin greko-shqiptarėve tė sotėm. Toskėt ndryshojnė nga gegėt nga pikėpamja ideologjike, etnologjike, antropologjike, gjuhėsore, eq.. Nė jug shumica e banorėve janė grekė". Mė tej ky "profesor" thotė: "Nė qytetin e Korēės, nė vitin 1905, jetonin 14 000 grekė dhe 4000 turko-shqiptarė (myslimanė). Epirin e Veriut me tė drejtė e pretendon Greqia se munrin mė tė madh nė kėtė vend e pėrbėn popullsia greke". Mė tuqe ai vazhdon: "Gjuha greke nė Epirin e Veriut (jugun e Shqipėrisė) ishte rrenjosur thellė nė ndėrgjegjen e shumicės sė popullit, pse atie ndodhej njė popullsi e njė gjaku me popullin grek qė ėshtė vėlla me tė". 

Tė gjitha kėto pėrralla shovene greke janė tė bazuara nė gėnjeshtra vorioepirote, tė cilat karakterizohen nga urrejtja e madhe qė kanė shovinistėt grekė. Nė kėtė libėr ky historian-komėdian merr poza komike dhe deklaron gėnjeshtra sipas parimit Gebelsian: 'Gėnje, gėnje se diēka do tė mbetet". Po e citojmė pėrsėri: "Shqiptarėt, pasi morėn fenė e Muhammedit, qė pėr tė do tė thotė feja islame (i bėjmė tė ditur kėtij profesori se Muhammedi nuk krijoi ndonjė fe. Ai ishte vetėm i dėrguari i Zotit. Kėtė e vumė nė dukje edhe mė parė), shqiptarėt pra, -vijon autori, -u vendosėn kryesisht nė Serbinė e Vjetėr, kurse serbėt ikėn nė krahinat sllave tė Austrisė nga reprezaljet e ushtruara prej Perandorisė Osmane. Shqiptarėt myslimanė shkuan nė Kosovė, ku u shtuan shumė. Ata sot krijojnė probleme dhe shkaktojnė ērregullime, duke patur si qėndėr qytetin e tyre, Prishtinėn! (!). 

Tė tilla dokrra i kanė shpikur historianėt shovinistė serbė. Pasi i shkruajnė kėto gėnjeshtra me bisht, i kopjojnė dhe i mbrojnė me fanatizėm profesorėt e kallėpit tė Greqisė. 

I themi kėtij autori se feja kurrė nuk ėshtė kombėsi. Shqipėria ėshtė vendi i harmonisė fetare dhe ne nuk kemi nevojė tė unifikojmė fetė, siē thotė Pirro Prifti. Feja e tė parėve tanė ėshtė paganizmi. Lėvdatat qė i bėhen Greqisė e cila ka krijuar njė shtet "homogjen" grek tė tė krishterėve, janė absurde. Greqia kur fitoi pavarėsinė, kishte njė tė tretėn e popullsisė sė saj nė fenė islame dhe dhjetra e mijėra katolikė. Ndėrsa kjo vetė kundėr feve tė rjera pėrdori dhunėn. Askush nuk merr eksperiencė nga ato qeveri dhe shtete fqinjė qė tradicionalisht shtypin tė drejtat e njeriut. Ka shtete tė qéra qė veprojnė nė harmoni fetare si ne, pėr shembull, Siria ku tė krishterėt dhe myslimanėt e atij vendi e duan dhe e respektojnė njėriqetrin vėllazėrisht. Nė Siri antroponimet (emrat e njerėzve) dhe patronimet (mbiemrat) janė edhe myslimanė edhe tė krishterė. Nė kėtė shtet arab nuk ka emra tė sferės ortodokse dhe emra tė sferės myslimane. Atje bėhet si tek ne. Martesa midis myslimanėve dhe tė krishterėve. Ungjijtė dhe Kur'ani janė tė ekspozuar sė bashku nėpėr vitrina. Festohet me madhėshti Pashka dhe Bajrami. Tė gjitha fetė e botės janė pranvera tė jetės. Le tė kujtojmė 4alėt e Pier Emanuelit: "Ateizmi ėshtė dimri i botės, kurse feja ėshtė pranvera". Pra, pranvera shqiptare vjen me lule ortodokse, katolike dhe myslimane. U kujtojmė lexuesve se Sharl Botleri thoshte: "S'ka gjė mė interesante nė botė se sa fetė'. Pėr tė kuptuar gjėndjen e fesė nė situatėn aktuale nė Evropė, mund tė marrim shembull Francėn. Nė Francė nėntė tė dhjetat e popullsisė pagėzohen, prej kėtyre 1/4 shkon nė meshė, njė e treta janė deista, ndėrsa mė tepėr se gjysma e popullsisė bėn pjesė nė kategorinė e "festivėve", ku thelbi dhe praktika e kultit koncentrohen nė ceremonitė e mėdha tė pagėzimit, kungimit, martesės, vdekjes dhe festimet e festave fetare. 

Pėrsa i pėrket kundėrvėnies qė synohet tė krijohet nė mes tė krishterėve dhe myslimanėve, le tė dėgjojmė fjalėt e rilindasit tė madh feronim de Rada nė artikullin e tij "Nulla fides in Graeco" (Greku s'ka besė) nė "La nacione albanese", nr. 5, viti 1897: "Kundėrvėnia qė bėhet midis tė krishterėve dhe myslimanėve e ka bazėn e vet nė tė njėjtėn dredhi mashtrimesh tė paturpshme. Sot Krishtit nuk i kushtohet as mendimi e jo me veprimi, ndėrsa besimi tek Muhammedi ėshtė bėrė i padėmshėm si pėr ata qė ndodhėn larg, ashtu edhe pėr ata qė ndodhen afėr, kurse sharlatanėt qė preken nga kjo, s'e kanė njohur kurrė as Krishtin, as Zotin, sepse janė tė paaftė tė ngrihen deri nė sferėn e njohjės sė tyre. Tani nė fushėn e betejės nuk janė pėrballė njėri-tjetrit tė krishterė e muhamedanė, apo grekėt e turqit, tani janė pėrballė fisi pellazg (shqiptar) dhe ai helen (tė cilin e ka pėrreth).

Mė 22 Prill tė vitit 1994 presidenti Klinton deklaroi se i kishte kėrkuar qeverisė turke qė tė ndėrronte statusin e Patrikanės (Kishės Ortodokse Greke nė Stamboll). Ai donte t'i jepte asaj karakter ekumenik (uiniversal), kėshtu qė ajo tė mund tė shėrbente si udhėheqėse e tėrė botės ortodokse. Me tė drejtė shtohet pyeqa: 'Pse Greqia kėrkon tė ndėrrojė statusin e Patrikanės?' Pyerja e merr pėrgjigjen menjėherė. Ajo kėrkon tė dėrgojė janullatosa nė tė gjitha kishat autoqefale tė Ballkanit e, pastaj, nė tė gjithė globin tokėsor pėr tė mbrojtur helenizmin donkishotesk fondamentalist grek. Mbrapa kėtij akti fshihet lobi i fuqishėm grek, qė jeton nė Amerikė dhe pėrbėhet prej 3 000 000 vetėsh. Fuqia reale ku bazohet Patrikana e Stambollit nuk janė 3000 besnikėt e saj, qė jetojnė nė Stamboll, -por ai lob grek qė sot manipulon administratėn shtetėrore tė SHBA-sė pėrsa i pėrket kėsaj ēėshrjeje. 

Kėrkesa e presidentit tė SHBA-sė ėshtė e padrejtė. Sepse Patrikana sipas Traktatit tė Lozanės, u zhvesh nga tė gjitha fuqitė e saj politike. Asaj iu kufizuan aktivitetet vetėm nė funksionet fetare. Patrikana e Stambollit, sipas kėtij traktati u vendos qė tė ishte njė institution i zakonshėm turk, i cili do tė vepronte duke iu nėnshtruar ligjeve tė kėtij vendi. Patrikana, nė bazė tė kėtij traktati, do tė jetė vetėm institution i zakonshėm turk dhe subjekt i ligjeve turke. Ndėrhyrja e presidentit Klinton nė punėt e brėndėshme tė Turqisė nė kėtė rast pa dyshim ėshtė edhe nė dėm tė politikės amerikane. Ky president mbron interesat e Partisė Demokratike, duke harruar nė rastin konkret sė ėshtė président i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Mesazhi qė ai i dėrgonte Tansu Cilerit nė tė cilin ai kėrkonte njohjen e karakterit "ekumenik" Patrikanės sė Stambollit, pėrmblidhet me dy fjalė: Patrikana e Stambollit, ose Kisha e Djallit, siē e ka quajtur Noli i madh, e cila "drejtonte e frymėzonte masakrat e Anatomisė dhe tė Shqipėrisė gjatė shekullit XX, ėshtė mėsuesja dhe prijėsja e organizatave tradhėtare greke qė vranė nė Turqi qindra pleq, gra dhe fėmijė tė pafajshėm, duke ia ēarė barkun dhe duke futur nė tė flamurin grek, ose duke i djegur viktimat me benzinė. Krimet e kryera nga organizatat genocidiste "Etniqi Etnia", "Mavri Mira", "Shoqata greke e Potnusit", nuk shlyhen dot nga kujtesa e turqve dhe e mbarė njerėzimit. Ortodoksėt e Ballkanit nuk mund tė lejojnė qė Patrikana tė bėhet Vatikan i dytė, duke dėrguar antikrishtėt e saj si nunca apostolikė. Patrikana ėshtė Kalė Troje nė ēdo vend ku ajo hyn. Cdo pėrkrahje qė mund t'i jepet shovinizmit grek, nga ana e administratės sė SHBA, ėshtė nė kundėrshtim me rrugėn e ndjekur nga presidenti demokrat Uillson, pėr tė cilin mbarė bota ka respekt tė madh. 

Islami nuk ia kthen asnjė njeriu fenė me dhunė. Ai udhėhiqet nga urdhėri i Zotit drejtuar profetit Muhammed: "Detyra jote ėshtė vetėm tė predikosh". Kurse nė njė urdhėr rjetėr thotė: "Tė mos pėrdoret asnjė formė detyrimi pėr t'i larguar njerėzit nga bindjet e tyre fetare". 

E kundėrta ndodh me Pankristianizmin Ekumenik (universel grek), ku shumica dėrrmuese e kishave janė bėrė autoqefale pėr tė ndaluar ndėrhyrjen antikombėtare greke qė ushtrohej mbi shtetet e tyre. Patrikana Ekumenike e Stambollit ka tendenca shkombėtarizuese dhe vepron nė mėnyrė intensive me moton "Greqizo sa tė mundėsh popujt e qerė". 

Sot, ajo, pėr banorėt e jugut tė Shqipėrisė pėrdor termin "Vorioepirot", term i shpikur nė kuzhinėn e fondamentalizmit greko-ortodoks. Ajo pėrpiqet qė t'i kthejė tė gjithė shqiptarėt qė punojnė nė Greqi, nė fenė ortodokse, tė ndėrrojnė emrat dhe tė regjistrohen nė kombėsinė "Vorioepirote", e cila sipas kėtyre shovenėve, do tė thotė grekė tė Shqipėrisė". Qėllimi ėshtė qė kėto vise t'i aneksohen Greqisė. Shqiptarėt arje kanė vajtur qė tė sigurojnė mjetet e jetesės e jo pėr t'u t yer me rcė nė Vorioepirotė. A nuk ėshtė kjo njė formė dhune moderne fetare shovinisto-greke? Asnjė shtet nė botė nuk i pėrdor kėto metoda impunuese. 

Shovinistėt grekė kanė krijuar Greqinė e grekėve tė krishterė, e cila nuk pranon asnjė Iloj feje qetėr, pėrveē fesė ortodokse. 

A nuk ėshtė dhunė fetare edhe kjo? Po Kombet e Bashkuara, pse qėndrojnė indiferentė, kur konstatojnė kėtė dhunė fetare nė Greqi? 

Serbėt nuk lejojnė qė tė jetė autoqefale Kisha e Shenjtė e Ohrit, e cila ėshtė nėna e Kishės Serbe. Ata marrin nėpėr kėmbė historinė e Kishės Serbe, e kthejnė nga bij tė Kishės sė Shėn Naumit nė nėnė tė Kishės sė Ohrit (!), sepse kanė qėllime shoviniste ndaj republikės sė re tė Maqedonisė. A nuk ėshtė kjo njė shfaqje e dhunės fetare? 

Fan Noli me tė drejtė shpalli se: "Fatkeqėsitė e shqiptarėve nuk vijnė nga ndryshimet fetare, tė cilat duhet tė jenė patjetėr patriote, shqiptare dhe kurrė tė huaja". Dhe jo siē ndodh sot, kur nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare qėndron armiku i popullit shqiptar, Janullatosi, tipi mė i rrezikshėm i klerikėve grekė dhe i nepėrkave tė helmatisura, tė dėrguara nga Patrikana e Stambollit nė vendin tonė. Atdheu ėshtė besa dhe ideali i shqiptarėve. Ne nuk bėjmė dallime fetare si shovinistėt grekė. 

"Atdheu, bijt e mij, ėshtė feja e qytetarit, ligjet janė kredoja e tij" -thotė njė autoritet i dėgjuar i Italisė... 

Kombi nuk la lidhje me fenė. Ai shpreh nė vetvete pėrbėrjen e njė uniteti etnik dhe kulturor tė themeluar mbi homogjenitetin fillestar dhe etnik. 

Ndėrsa Pirro Prifti dhe ndjekėsit e tij kėrkojnė qė shteti laik shqiptar tė kthehet nė shtet fetar. Por ai dhe shokėt e tij duhet ta ngulitin mirė nė kokė se shteti shqiptar ka qėnė, ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shtet laik. 

Populli shqiptar ėshtė 90% mysliman, megjithatė Shqipėria ėshtė shtet laik, po kėshtu edhe Republika e Kosovės dhe trojet e gjera etnike shqiptare. 

Shifra 90% u tregon omoniaxhinjve tė vendit tonė, mercenarė dhe shėrbėtorė tė shovinizmit tė shtetėve fqinje, se sa laike janė kėto treva shqiptare. Diametralisht i kundėrt me kėtė ėshtė qėndrimi i shtetit fetar grek, qė ushtron dhunė fetare mbi besimtarėt e feve tė qera. Edhe kjo ėshtė dėnuar botėrisht nga Kongresi Amerikan dhe organizmat e rjera ndėrkombėtare. Por kėto nuk i di Pirro Prifti & Co? Nga kėto kuptohet qartė se sa absurde, antikombėtare dhe antihumane ėshtė kėrkesa e ēmendur e Pirro Priftit. Republika e Kosovės, Republika e Shqipė risė dhe trevat e tjera shqiptare nuk mund tė marrin 'shembull nė kėtė drejtim nga shteti grek! Eshtė pėr tė ardhur keq qė Televizioni Shqiptar, nė njė rast, gati pėr njė orė rresht, iu drejtua "mėkatarėve" shqiptarė me kėshillėn: "Doni t'ė shpėtoni nga mėkatet qė keni kryer? E vetmja rrugė ėshtė qė tė futni nė zemrat tuaja Krishtin, tė bėheni tė krishterė(!). 

Ky emision mohoi haptazi fenė islame, kulturėn e saj, duke paraqitur si vlerė tė vetme shpirtėrore besimin tek Krishti (!)... 

Cilėt duhen konsideruar mėkatarė tė mirfilltė e tė vėrtetė? 

Myslimanėt qė nuk konvertohen nė tė krishterė apo ata qė u rekomandojnė kėtyre ndėrrimin e fesė, duke u bėrė shantazhe edhe me mjetet e masmedias. 

*Marrė nga:"Rilindja javore", 14-20 janar dhe 28 janar-3 shkurt 1996.