HAXHI SHEH
MUHAMED SHABAN EFENDI DOMNORI
(1868 -1934)

Kur isha mėsues nė lagjen Ndocej, shpesh shihja duke dalė nga njė rrugėz pranė shkollės njė burrė gjysėm tė paralizuar. Ndonėse ecte me paterica, kishte njė vėshtrim dinjitoz e krenar. Ky burrė, i lodhur nga sėmundja e nga jeta e vėshtirė ekonomike, nuk e lėshonte veten, por pėrkundrazi, nga mėnyra si fliste apo si pėrshėndetej me tė tjerėt, tregonte njė forcė tė veēantė karakteri e tė impononte respekt. Kjo ishte thjeshtė njė pėrshtypje e jashtme. Vonė e kuptova arsyen. 

Mė thanė me njė nderim te veēantė se ishte djali i Sheh Shaban Domnorit. Ai burrė i lodhur nga sėmundja pėrpiqej tė pėrcillte njė traditė tė hershme tė familj es sė vet: besimin nė Zotin e madhėrueshėm, besim qė i jepte forcė, qė ia shtonte vullnetin pėr tė pėrballuar hallet e jetės, sėmundjen e rėndė. Ai nė njė farė mėnyre donte qė tė paktėn me vėshtrimin e tij tė pėrcillte gjithė atė nderim qė banorėt e lagjes, tė Shkodrės dhe pse jo, dhe tė mbarė Shqipėrisė ruanin pėr babain e tij, teologun e mistikun e shquar, Haxhi Sheh Muhamet Shaban Domnorin.

Haxhi Sheh Muhamet Shaban Domnori ka lindur nė lagjen Ajasėm tė qytetit tė Shkodrės nė vitin 1868. Qė nė fwmijėri tė hershme ndoqi mejtepin e lagjes e mė pas kreu shkollėn Ruzhdije, kreu medresenė e Qafws dhe vazhdoi studimet si autodidakt duke bėrė njė punė tė madhe pėr lartėsimin kulturor e shpirtėror. Familjarėt kujtojnė se njėri nga hoxhėt (mėsues) qė e mėsonte djaloshin e ri, duke parė zellin e vullnetin e tij nė punė pat thėnė nė njė takim me babain: "Zoti ta ruajtė, ky fwmijė ka me ecė pėrpara, ky ma merr fjalėn nga goja gjatė shpjegimit tė Kur'anit".1

Qė i ri veshi petkun fetar dhe shėrbeu si imam (prijės) nė xhami tė ndryshme e mė vonė nė xhaminė e Selvisė nė Pazarin e Vjetėr.

Shaban Efendiu ishte i dhėnė mbas studimeve dhe meditimeve. Ai udhėhiqej nga porositė e Profetit a.s. se "Dijetarėt shpirtnuer tė Fesė me tė vėrtetė janė trashigimtarėt e Profetėve, e profetėt nuk lanė trashėgim, tė holla e pare, por lanė trashėgim dituninė; pra, kush ka marrė dijen, ka marrė pjesėn ma tė mirė e ma tė dobishme ".2 E Sheh Shaban Domnori qe njėri nga ata prijės qė iu pėrvesh me vullnet tė pashoq e me bindje tė thellė pėrvetėsimit tė diturisė tė trashėguar nga Profetėt e lartė, gjė qė i shėrbeu ngritjes e formimit shpirtėror tė tij. Ky lartėsim shpirtėror kaloi nė tri shkallė: Pastrimi fizik, riformimi mendor dhe pastrimi e edukimi moral. Njė trup i shėndoshė, i aftė pėr punė tė mbara, njė mendje e ndritur, e ushqyer me dituritė mė tė larta kanė nevojė e kusht tė domosdoshėm njė zemėr tė pastėr, njė formim moral tė pastėr. Bindjet e larta morale, zemra e ushqyer nga morali i lartė udhėheq e drejton mendjen e ndritur dhe tė gjitha fuqitė fizike tė njeriut drejt njė veprimtarie nė pėrputhje me mėsimet e Kur'anit tė madhėrueshėm dhe traditėn e shquar Profetike. I udhėhequr nga kėto parime tė larta, Shaban Efendiu qė nė rininė e vet u fut ne njė luftė tė pandėrprerė me vetveten kundėr veseve e pasioneve tė ulta, qė nxisin fuqitė trupore tė qėnies njerėzore, kundėr epsheve qė e shtyjnė qėnien kundėr arėsyes dhe bindjeve morale. Kėshtu, shkallėshkallė ai u bė njė shembull i pėrkryer i nje njeriu me zemėr tė pastėr, larg interesave materiale, gjė qė bėri tė mundur tė lulėzojė tek ai drita e virtytit e tė hidhet me entusiazėm tė zjarrtė nė lartėsimin e botės sė vet shpirtėrore. Kėshtu ai u pajis me forca shpirtėrore tė paepura pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė ejetės. Nė kėtė shkallė diturie e lartėsimi shpirti i tij u ndrlēua nga drita hyjnore dhe iu pėrkushtua me tėrė qėnien e shpirtin e tij adhurimit tė tė Madhit Zot. Tė gjithė bashkėkohėsit, miqtė qė e kanė njohur kanė dalluar qartė se nė zemrėn e tij kishte njė dashuri tė zjarrtė pėr Zotin e mėshirshėm, dashuri pa masė e kufi, dashuri e pastėr, e kulluar, e lartė, e shenjtė. E nuk ėshtė aspak rastėsi qė hirėsia e Tij, Haxhi Vehbi Efendi Dibra nė ceremoninė e varrimit, kur po i kėndonte telkinen Shaban Efendi Domnorit, mes tjerash tha: "Ti qė mbushė plot me shije shpirtnore e me njohuri hyjnore; ti qė sod je bashkue plotėsisht me atė kategori shenjtėsh qė quhen tė afwrt (mukar-rebine) e me atė grup qi kanė Konviksion tė vėrtetė (ehli hak-ki jekin), me qenė se mbi ty ka shkrepė dielli i msheftėsinave tė jetės tranzitore (berzah)..."3

Nė kėtė mėnyrė Shaban Efendiu, duke ngritur shkallėt e diturisė, u bė njė shembull i ndritur pėr besimtarėt islamė, tek tė cilėt ndikoi fuqishėm nė shėrimin e sėmundjeve morale njerėzore, qėjanė shoqėruese tė pashmangshme tė njeriut.

Dijetarėt shpirtėrorė tė fesė islame qė s'i ndahen sė vėrtetės asnjėherė nuk kanė pėr tė munguar.

Kjo ėshtė njė nga mirėsitė e panumurta qė Zoti i madhėrueshėm i ka dhuruar bashkėsisė islame tė Profetit a.s. Kjo vėrtetohet edhe nga Hadithi nė tė cilin Profeti ynė i madh thotė: "Deri nė ditėn e Kijametit kurrė nuk kanw pėr tė munguar njė grup dijetarėsh prej Ummetit twm, qė kanė pėr tė qenė pėrkrahėsit e sė verletės."4

Shaban Efendi Domnori, nisur nga qėllimi i lartė i fesė islame pėr lartėsimin shpirtėror e pėrsosmėrinė e njeriut, punoi tėrė jetėn pėr t'i pajisur njerėzit me sjellje fisnike, me cilėsi morale tė larta e me virtyte tė bukura, luftoi pėr t'u pastruar zemrat e pėr tė ndriēuar shpirtėrat e besimtarėve. Kjo bėri qė tek ai besimtarėt tė kėrkonin mbėshtetje, tė kėrkonin lidhje shpirtėrore. Natyrisht, nė kėto kushte Shaban Efendiu e ndiente veten gjithnjė nė kėrkim, gjithnjė nė rrugėn e pėrpjekjeve pėr t'iu afruar dritės Hyjnore, dashurisė sė amshueme, diturisė pėr Zotin e Madhėrueshėm.

Miku dhe pasuesi i tij, Hasan Tahsini shkruan: "Kjo dėshirė e zjarrtė i dha zemėr e vullnet me u nisė pėr njė rrugė tė gjatė, por tė bekueme, pėr tė kryer detyrėn e naltė tė HAXHIT e pėr tė vizitue vendet e shenjta islame, tokėn e shenjtė tė Qabes, ku ka lemė dhe asht rritė dhe ku ka krye misionin profetik i dashtuni i Zotit, Hazreti Muhammedi Alejhiselam, prej tė cilit vjen ēdo dritė e Zotit tė AmshuEm, shkoi me vizitue e me i parashtrue bindjen e nderimin e vet tė Madhit Resul tė Allahut, Hazreti Muhammedit Alejhiselam, tė Cilit i detyrohet qėnja jonė".5

Sipas kujtimeve tė familjarėve tė Shaban Efendisė, tregohet se ai zotni ka shkuar nė haxhillėk disa herė. Herėn e parė shkoi pėr tė kryer detyrėn e vet. Nė tė dytėn herė shkoi pėr dajėn e tij. Nė kėtė kohė nė vendet e shenjta u takua me shumė njerėz tė ditur e shehlerė tė nderuar dhe nėn ndikimin e tyre solli nė Shkodėr dhe pėrhapi idetė e tarikatit "Halveti". Nė njė periudhė tjetėr kohe shkoi pėrsėri nė HAXH pėr hallėn e vet dhe kėsaj radhe u ndikua nga idetė e tarikatit "Nakshibendi". Pėrsėri, i nisur nga dėshira e zjarrtė pėr t'u thelluar nė meditime e pėr tė vizituar vendet e shenjta, shkoi pėr herė tė katėrt nė HAXH "nuk kishte rehati, deri sa tė ēonte vullnetin e tė Madhit Zot nė vend". Gjatė kėsaj vizite u takua me shehun qė dėshironte, i cili e porositi qė tė vizitonte Qaben dhe tė takoheshin tė nesėrmen. Pėr ēudinė e tė gjithėve Haxhi Shabani hipi shkallėt e filloi tė ligjėronte hytben. Ishte njė rast i veēantė qė tė jepte vasė njė i bardhė, (evropian) sepse gjithnjė ishin arabė. Shokėt e vet u habitėn edhe mė shumė, kur e dėgjuan tė mbante ligjėratėn nė gjuhėn arabe. Sė bashku me tė nė kėtė moment ishin edhe dijetarėt e nderuar shkodranė Haxhi Isuf Kelmendi dhe Haxhi Isuf Karakaēi.6 "Haxhi Sheh Shaban Domnori ka qenė sheh ndėr disa sekte tjerė ... Kur ka shkue nė Medine, ku pushon trupi i pastėr i tė dashmit tė Zotit ka takue Shejhun e Tixhanisė, Sejjid Abdul Kadėr Minhanxhine, tė cilit iu asht dorzue dervish i thjeshtė e, aty pėr aty, edhe nė kėtė sekt asht bamė SHEH dhe, kur u kėthye nė Shqipni, filloi tė pėrhapė kėtė dritė tė Madhnueshme".7

Studiuesi i njohur Hamdi Bushati nė librin "Shkodra dhe motet", duke folur pėr teqet nė Shkodėr, mes tjerash shkruan edhe pėr Tixhanitė e pėr rolin qė luajti nė pėrhapjen e kėtij Tarikati Sheh Shaban Efendiu. Ai mes tjerash shkruan: "Nė vitin 1920 doli nė skenė tarikati "Tixhani" i udhėhequr prej Haxhi Shaban Domnorit, njė nga teologėt e mistikėt ma tė njohtun nė rrethin e hoxhallarėve tė Shkodrės, ndoshta tė gjithė Shqipnisė. Haxhi Shabani ka qenė dishepull i Haxhi Hasan Sheh Shamisė. Mund tė themi se edhe Haxhi Shabani qe natyrė reformatore e tolerante brenda kufijve tė fesė islame. Ai nuk qe fanatik, predikoi gjithnjė me kurajo e autoritet. Nė popullin e Shkodrės Haxhi Shabani gėzoi njė respekt tė veēantė. Nė fillim nisi tė drejtojė tarikatin "Tixhani" nė formė klandestine. Nė atė kohė banonte nė lagjen "Ajasėm", ku edhe formoi tė parin kand (zavie) pėr muridet e rrethit tė tij. Me kohė udhėzimet e tii patėn njė jehonė tė madhe nė shtresat e ndryshme tė popullatės. Me ndihmat e anėtarėve tė rrethit Haxhi Shabani bleu njė shtėpi nė lagjen "Ndocej". Kėtu ai themeloi teqen e Tixhanive. Pėr derisa jetoi, aty vazhdoi e ushtroi lutjet e ceremonitė fetare tė tarikatit tė tij. Ai ishte gjithnjė i gatshėm pėr polemika fetare e pėr probleme shoqėrore. Kishte aftėsi tė veēanta pėr tė bindur bashkėbiseduesit, i bazuar brenda megjeve tė filozofisė dhe tė teologjisė islame, kundėr atyre qė e kritikonin".8

Haxhi Shabani pat shumė ndjekės tė tarikatit Tixhani, falė autoritetit tė tij si teolog i pėrsosur dhe dijetar kompetent e autoritar.

Ai u bė njė kumtues i vėrtetė i mėsimeve tė Kur'anit famėlartė. Ndėr pasuesit e tij mė tė zellshėm mund tė pėrmendim Haxhi Muhamet Bekteshin, Sheh Qazim Hoxhėn, Sheh Xhemal Alibalin, Hasan Tahsinin, Shefqet Mukėn e plot tė tjerė dijetarė tė shquar, hoxhallarė e intelektualė tė nderuar.

Punėn e nisur nga Haxhi Shaban Domnori e vazhdoi Haxhi Muhamet Bekteshi, kryesisht si myderriz dhe vaiz, qė kishte njė dhunti tė rrallė oratorie. Ai ka pėrgatitur shumė breza hoxhallarėsh, ndėrsa Sheh Qazim Hoxha, pėrveē Shkodrės punoi pėr pėrhapjen e tarikatit "Tixhani" nė Tiranė, Durrės, Shijak, Kavajė. Xhemal Alibali nė fillim punoi pėr pėrhapjen e Tixhanizmit nė Kosovė, Pejė e Prizren e mė vonė nė Shkodėr, ku u emėrua zyrtarisht Kryetar i tė gjithė tixhanive tė Shqipėrisė.

Haxhi Sheh Muhamed Shaban Efendi Domnori pat miqėsi tė ngushtė edhe me dijetarė tė tjerė islamė brenda e jashtė vendit. Kishte lidhje e miqėsi e pat njė korrespondencė me Hafiz Ali Korēėn e me shehlerė tė nderuar bektashinj tė Beratit e tė Vlorės.

Gjatė vizitave nė Haxh ai u njoh me shumė dijetarė nga Persia, India e vende tjera, me tė cilėt pat njė korrespondencė tė gjerė. Me ta pati edhe shkėmbime literature. Zotėronte pėrveē turqishtes dhe arabishtes edhe persishten e gjuhėn kineze, tė cilat, siē dėshmojnė trashėgimtarėt, i mėsoi si autodidakt. Pėr fat tė keq, e gjithė biblioteka shumė e pasur nė gjuhė tė huaja dhe dokumentacioni i shumtė e epistolari i tij u konfiskua plotėsisht gjatė pėrndjekjes sė diktaturės komuniste. Shpresojmė qė studiuesit e tjerė nė tė arthmen do tė arrijnė tė zbulojnė diēka prej asaj qė mund tė ketė mbetur pa u asgjėsuar nga zjarri dhe pakujdesia.

Pėr organizimin dhe pėrhapjen e tarikatit "Tixhani" Shaban Efendi Domnori u mbėshtet nė pėrvojėn e kėtij tarikati tė themeluar nga Sajjid Ahmed Tixhania. Studiuesi i mirėnjohur i tarikatit Tixhani, Hasan Tahsini, duke folur pėr kėtė personalitet tė diturisė islame, mes tė tjerash thotė: "Sejidi i jonė i naltė ishte model praktik i moralit Profetik. Jeta e djalėrisė sė tij ka qenė e pastėr, e kullueme, e freskėt, ashtu siē ka qenė rinija e Profetit tė Madh Alejhiselam. Virtyti i tij i naltė shkėlqente dhe nepte dritė tue u ēfaqė me kėto cilėsi tė nalta: kishte trup tė drejtė, shpirt tė naltė, sjellje fisnike, bujari tė pamasė; ishte i drejtė, i pėrvujtun, besnik, kishte vullnet tė patuudun e kurajo civile. Zotėronte mendje tė shėndoshė, arsye tė
mprehtė e gjykim tė kulluem; sillesh me njerėzi, me butėsi e me respeki me kėdo, ishte i buzėqeshun e gojė-ambėl, kishte njė pamje madhėshtore e impozante.

Me kėto virtyte fisnike fitoi dashurinė e popullit tė vet, i cili ndigjonte me vėrejtje, me kėnaqėsi e me bindje tė plotė predikimet e kėshillat e zotnisė sė tij, i luftoi zakonet e shpifuna e tė papėrshtatuna me bazat islame. Kėto cilėsi tė shkėlqyeshme e bajnė tė denjė me u quejtė "Ringjallėsi i Fesė, Burri i kohės dhe i vetmi i shekullit".9

Nėn shembullin e prijėsit edhe Haxhi Shabani veproi e punoi me pasuesit e vet.

Pėrveē veprimtarisė publike si hoxhė dhe prijės i ditur, ai qe edhe njė organizator i pėrkushtuar pėr themelimin dhe organizimin e tarikatit "Tixhani" nė Shkodėr dhe mė gjerė. E kjo punė nuk kaloi pa pengesa e kundėrshti. Kėto kishin njė bazė qė vinte nga thellėsitė e kohėve, kur ishin penguar e madje kishin luftuar tė gjitha tarikatet e tjera nė Shkodėr e tradita e synizmit tė medhhebit Hanefi ishte mibizotėruese. Ēdo risi apo pėrpjekje pėr nė rrugėn e misticizmit apo tarikateve tė tjera lidhej me njw traditw konservatore, qw nuk bwnte lwshime. Duhet tw ketw qenw autoriteti i padiskutueshwm dhe pwrkushtimi i thellw nw rrugwn e mwsimeve Kur'anore dhe tw hadithve tw Profetit a.s. qw e lejuan Sheh Shaban Domnorin qw jo vetwm tw vepronte, por edhe tw zgjeronte veprimtarinw e vet duke shtuar rrethin e pasuesve tw tij jo me besimtarw tw thjeshtw por edhe me personalitetet mė tė spikatura tė fesė islame nė Shkodėr.

Theksojmė se ai ishte njėri nga hoxhallarėt qė predikonte me bindje tė thellė dhe zbatonte nė praktikė nė mėnyrė tė pėrsosur shartet e imanit, shtyllat e sheriatit, moralin e lartė islam dhe kėto i thellonte me njė devotshmėri tė pashoqe. Para kėtij autoriteti thyheshin kundėrshtitė dhe fashiteshin kritikat.

Shaban Efendi Domnori kėrkonte nga tė gjithė pasuesit e tarikatit "Tixhani" qė tė zbatonin me pėrpikmėri dhe pa asnjė neglizhencė tė gjitha urdhėrat (farzet) apo detyrimet e komunikuara nė Kur'anin e madhėrueshėm apo edhe nė traditėn profetike. Vetė ai, por edhe muridėt (dervishėt, pasuesit) e tij ishin shembullorė para tė gjithė besimtarėve nė faljen e namazeve, nė agjėrim, nė ndarjen e zekatit e, kur ishte e mundur nė kryerjen e haxhit.
Jo vetėm kaq, por Shaban Efendiu me pasuesit e vet zhvillonte rregullisht ziqrin e tarikatit "Tixhani" me tė gjitha muridet e veta. Ai krijoi njė zavijė, njė dhomė tė madhe nė shtėpinė e vet, ku mblidheshin nė formė rrethi (nė haleka) me nė krye prijėsin (Shehin) muridel. Ziqri zhvillohej rregullisht ditėn e xhuma, para vaktit tė akshamit bashkėrisht. Ndėrsa individualisht pasuesve tė vet Shehu u caktonte njė vird (ziqer) tė pėrditshėm, njė herė apo dy herė nė ditė. Pra, ēdo ndjekės i tarikatit "Tixhani" falej rregullisht pesė herė nė ditė e mundėsisht me xhematė nė xhaminė mė tė afwrt jo vetėm falte farzin e xhumasė, por edhe kryente rregullisht si shtesė e kėsaj edhe ziqrin javor apo vidrin (ziqrin e pėrditshwm) individual. Kjo ishte njė rrugė veprimi qė muridi (dervishi) tė ishie i lidhur gjithnjė me Zotin xh.sh., me Profetin a.s. dhe me prijėsin e vet (shehun).

Pėrmes ziqrit synonte qė tė pastronte shpirtin e besimtarėve, t'i lartėsonte ata, tu shtonte nė zemėr dashurinė pėr Zolin, e kjo do t'i bėnte ata qė tė kujtojnė me respeki madhėrinė e Tij. Ai shpesh thoshte se me ziqwr ngjallet e kwndellet zemra, sikurse ngjallet bimanga shiu. Ziqri ėshtė ushqim i shpirtit, ndriēim i zemrės e shkėlqim i mėndjes.  Me ziqwr shlyhwn mekatet, zhduket frika nga zemra e njeriut dhe ēilwn portat e mwshirws. Lidhur me ziqrin Haxhi Shabani citonte shpesh herė ajetin e dhjetė tė Sures 62 "El Xhuma": ... pėrmendnie shpesh Allahun, qė tė gieni shpėtim"10 e sidomos ajetin 35 tė Sures 33 "El Ahzabė" "Nuk ka dyshim se pėr myslimanėt e myslimanet, besimiarėt e besimtaret, adhuruesit e adhrueset, tė sinqertėt e lė sinqertat, durimiarėt e durimtaret, tė pėrvajturit e tė pėrvuajturat, sadakdhanėsit e sadakdhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderil e ruajtėset e nderit, shumėpwrmendėsit e Allahut e shumwpėrmendėset e Allahut, Allahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tw madh."11

Ndėrsa e komentonte ajetin e fundit, Haxhi Shabani theksonte me bindje tė thellė cilėsitė e larta tė burrave dhe grave myslimane dhe theksonte se ato vinin duke u rritur shkallė-shkallė, njėra mbas tjetrės, duke arritur nė pėrfundim me Ziqrin. Theksonte se Ziqri ėshtė njėra nga gradat mė tė larta e mė tė mėdha. Besimtari Islam duhet tė pajiset me tė gjitha ato cilėsi qė parashtron ajeti i cituar, mbi tė cilat qėndron Ziqri. Adhurimi e pėrmendja e Zotit tė Madhėrueshėm qėndron e shkėlqen si kurorė e artė.

Ai i porosiste besimtarėt qė tė bėnin Ziqėr, tė pėrmendnin Allahun e tė nderonin emrin e tij nė ēdo kohė. Nderimi e adhurimi i Zotit xh.sh. nuk ka njė kohė tė caktuar. "Pėrmwndnie Zotin nė ēdo gjenje qw tw jeni". E kėtė e shpjegonte kėshtu: njeriu nė ēdo ēast mund tė jetė nė njwrwn nga kwto katwr gjendje.

- i bindur nė urdhėr e ne porosi tė Zotit.
- i kapėrthyer nga mėkatet.
- i lumtur me tė mirat qė i ka falur Zoti.
- nė ngushticw e nw mjerim.

-Nė qoftė i bindur e i shtruar ndaj urdhwrave e porosive tw Zotit xh. sh. atwherw duhet tw pwrmendet Allahu qw ka sjellw nw kėtė rrugė tė mbarė pėr t'iu shtruar urdhėrave tė Tij.

- Nė qoftė i kapėrthyer nga mėkatet, atėherė duhet tė kujtojė Zotin duke i kėrkuar ndjesė e falj e, pasi tė jetė penduar pėr mėkatet e tij.

- Nė qoftė i lumtur e i mbushur me tė mirat e begatitė e Zotit, atėherė duhet tė kujtojė Zotin me mirėnjohje e me falėnderim.

- E sė fundit, nėse ndodhet nė gjėndje tė vėshtirė e nė mjerim, pėrsėri duhet tė kujtojė Zotin, ti lutet qė t'i japė fuqi pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e mjerimet me durim e me sabėr.

Shaban Efendiu i porosiste besimtarėt islamė nė pėrgjithėsi, por sidomos ndjekėsit e tij tė tarikatit qė tė shqyrtonin mendimet, sjelljet e veprimet e tyre. Njeriu, ndonėse ėshtė krijesa mė e bukur dhe mė e plota, ndonėse ėshtė pajisur e ndriēuar me mendjen e cila ėshtė cilėsia mė e vlefshme qė e dallon nga tė gjitha krijesat e tjera tė Zotit xh.sh., sepse i shėrben pėr tė dalluar tė mirėn nga e keqja, pėrsėri ai bėn gabime nė mendime e nė veprime herė-herė me qėllim, herė pa dashje e herė nga pakujdesia. Pėr kėtė arsye njeriu e ka pėr detyrė t'i drejtohet Mėshirės Hyjnore, bujarisė sė pashterrshme tė Krijuesit tė gjithėsisė pėr tė kėrkuar falje pėr gabimet e mėkatet e ndryshme. Kjo lidhet me pastrimin shpirtėror, me pastrimin e ndėrgjegjes, me qetėsimin e mendjes, me njohjen e vetvetes, me krijimin e marrėdhėnjeve tė drejta me vetveten, me rrethin e njerėzve me tė cilėt kemi kontakt e me Vetė Perėndinė Mėshirėmadh. Sa i qetė ndjehet njeriu qė ka bėrė njė gabim apo njė faj, kur e kupton kėtė, kur kėrkon ndjesė pėr mėkatin, kur pėrpiqet qė tė mos e pėrsėrisė mė. Nga e gjithė kjo brengė e thellė qė e kapėrthen, nga ajo gjėndje tensioni nervor e shpirtėror, mbas pendimit e kėrkimit tė mėshirės nga i Madhi Zot, ai qetėsohet, zbutet, lehtėsohet edhe e ndjen veten tė barabartė e tė aftė pėr tė vazhduar punėt e mira, rrugėn e drejtė e tė pėrcaktuar nga Zoti i plotfuqishėm.
E gjitha kjo lidhet me istigfarin, me lutjen qw i bwjmw tw Madhit Zot, pėrmes sė cilės lypim nga mėshira e tij tė falur pėr gabimet e fajet qė bėjmė e kėrkojmė tė na i shlyejė. Kjo lutje bėhet pėrmes shprehjes "Estagfirullah" qė do tė thotė : "I kėrkoj ndjesė e tė falur Allahut". E pėr pendesėn e lutjen pėr faljen e mėkateve Haxhi Shabani ishte mjeshtėr nė parashtrimin e ajeteve kuranore, tė haditheve tė Profetit a.s., e sidomos nė komentimin e tyre me shembuj shumė interesantė nga jeta e pėrditshme e sahabeve tė Profetit a.s. dhe e besimtarėve Islamė. Ai dinte tė jepte argumente bindės me njė logjikė tė mprehtė e me ndjenjė tė thellė mėshire e dashamirėsie tė Zotit tė madhėrueshėm pėr njeriun. E besimtarėt, pasues tė shumtė tė Haxhi Shabanit, e dėgjonin me interes e respekt. Fjalėt e tij ishin njė balsam pėr zemrat e besimtarėve, qė nga analizat e shpjegimet e Shehit tė tyre gjenin ngrohtėsinė e qetėsinė shpirtėrore. Nė kėtė mėnyrė ai luftonte kundėr veseve tė kėqia e nė mėnyrė tė veēantė kundėr smirės e krenisė e pėrkundėr tyre ai predikonte dashurinė e pėrzemėrt e tė kulluar pėr vėllezėrit e vet pa dallim. Ai kėshillonte se dashuria e kulluar dhe e pėrzemėrt ėshtė kėnaqėsia mė e madhe nė tė gjitha ēastet ejetės sė njeriut. Mė shumė se kurgjė dashurinė e zhduk smira e madhėshtia, pikėrisht pėr kėtė arsye duhet tė luftohen kėto dy vese tė liga. Lidhur me kėtė problem ai citonte me lehtėsi ajete, hadithe e shpeshherė citonte fjalėt e tė madhit prijės tė tarikatit "Tixhani": "Nga ndyesitė e intrigat mė tė niėdha ėsht smira e cila nuk mund tė qėndrojė e bashkuar me dashurinė. Shumėkush mund tė kuptojė se smira ėshtė e keqe, por shkallėn e sė keqes qė shkakton ajo, pak kush mund ta kuptojė. Dėmet qė shkaktohen prej saj nė tė mirat e njeriut dhe poshtėrsitė qė rrjedhin prej saj nė personalitetin e njeriut, shumė bukur janė paraslitruar nė kėto dy hadithe "Smira i han (i djeg) tė mirat e njeriut, si zjarri qw djeg drutw" dhe "Ai qw ka smirw, nuk bwhet zotni (i lumtur)".12

Haxhi Sheh Muhamed-Shaban Efendi Domnori ndėrroi jetė mė 28.10.1934, ditėn e diel dhe u varros nė lagjen Dudas, nė Shkodėr. Nė faljen e xhenazes dhe nė pėrcjelljen pėr varreza morėn pjesė autoritetet fetare e shtetėrore, njė varg i gjatė hoxhallarėsh tė Shkodrės dhe prej shumė krahinash tė tjera, qytetarė tė panumėrt shkodranė e nga rrethinat. Telkinen e kėndoi Eminenca e tij, Haxhi Vehbi Efendi Dibra, kryetar i Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė. Fjala e pėrmortshme e Haxhi Vehbi Efendi Dibrės u botua nė revistėn "Zani i Naltė". Nė mes tjerash, duke cilėsuar Haxhi Shaban Domnorin ai tha se: "ishte mbushur plot me shije shpirtwrore e me njohuri hyjnore"... "Mbi ty ka shkrepw dielli i jetws tranzitore"... "0 zotni i shejtė, qi ke mbrri nė pozitat e nalta tė afwrsisw  hyjnore, tw pranis sw amshueshme e tw udhwheqwsisw sw shenjtw: Vendin tand nw jetwn transitore - nw jetwn e varrit - e ke tw ndritshwm: banimi yt asht Parajsa e Perwndisw hyjnore, Xheneti Visal.

0 Zot, qi shpėrndan begati shpirinore.- Na ban pjestarė edhe neve nė begatitė e asaj pozite." 13

Po nė atė numėr tė "Zanit tė Naltė", Shefqet Muka, me pseudonimin Shkodrani e cilėson Sheh Shaban Domnorin: "Themelues' i Tixhanizmit nw Shqipni dhe Sheh' i tixhanivet tw vendit tonw Haxhi Muhamed Shaban Efendi Domnori, qw nji nga mbretnit e botws shpirtwsore"14

E mė poshtė duke e vlerėsuar prijesin e vet, shkruan "Kush dha sod shpirt nė krahnorin e fes sė shejtė tė Dinit Islam? Ke qan e vajton sot Shkodra e shkretė? ... Ke strukė tani nė gjinin e vet ky vorr i lumtur?

Shefqet Mukės, atij burri tė nderuar, drejtorit tė shquar tė shkollės mė nė zė tė lagjsParrucė, intelektualit, publicistit, autorit tw disa librave i bwn pwrshtypje tw thellw vdekja e prejwsit tw vet e qw, sapo dwgjonte nga goja e Haxhi Vehbi Dibrws ato fjalw lavdi, fillon e pyet veten si pa dashur tw besojw. Ai aty wshtw pranw varrit, me duart e veta hedh dy grushta dhe, por prap pyet 'Kush dha sot shpirt ?… Kw struk nw gjinin e vet ky varr i lumtur? Edhe varri wshtw i lumtur. Edhe dheu i zi gazmohet duke e mbuluar me gjiun e vet", "... nji nga hoxhėt e mėdhaj, tė zotėt e tė virtytshėm qi numėron e dallon me gisht sot Shkodra". Haxhi Domnori ėshtė "shpirtndrituni", "prej vargut tė hoxhve tė Shkodrės vjen e kėputet nji ndėr ma tė mirėt prej tyne, i cili pėr ne lulzonte si lulja ma e bukur qi pan syt t'onė, si lulja ma erė-kandshmja qi ndiente shpirti ynė. Haxhi Sheh Shaban Efendiu gjithė jetėn e vet, ē'prej rinije e deri sod qi dha shpirt, e shkrini nė studim e nė ibadet, e sidomos kohėt e fundit, si sheh i Tixhanive, e kaloi pothuej krejt nė ziqėr".

Shefqet Muka duke analizuar vlerat e Haxhi Shabanit shton se "Ai nuk zavendėsohet. Nė ditunitė fetare e nė filozofinė islame e sidomos, nė pjesėn e tesavyfit asht i pazavendėsueshėm, gja tė cilėn e pohojnė edhe kolegėt e dishepujt e tij qė la pas vedit". Duke pėrdorur fjalėt e H. Mustaf Suknej, tė cilin populli i Shkodrės e njohu pėr njeri tė madh e shumė tė mirė, e cilėsonte nė kėtė mėnyrė tė ndjerin Shaban Efendi : "Zon' (Zotni) i Zotit nw faqen e dheut".

Haxhi Vehbi Dibra, duke i ngushėlluar muridert e Shaban Efendisė, qė qanin me lot pėr faqe, u lexoi versetin kur'anor qi flet pėr pavdekshmėninė e atyne qė apin shpirtė n'udhė tė Zotit".

Ndėrsa nė numrin pasues tė "Zanit tė Naltė" intelektuali i shquar Ferit Vokopola botoi poezinė "Prėndimi i Shejh Shaban Tixhanisė":

Gjurmonjėsve tė udhės sė Tixhanisė nji dhuratė miqėsore.

"Prėnditni i Shejh Shaban Tixhanisė"15

Fryni era plot thėllime
Edhe lulet na i shoi
Shejh - Shaban' i Tixhanive
Nė Rexhep na perėndoi.
S'mund tė themi perėndoi,
Aji Yll i Perėndisė,
Kurse shpirt' i tija shkoi,
Drejt pėr drejt nė Paradisė,

Kurse prapa si zevendės
Na ka lčn' nji Shejh tė ditur,
N'ka ndryshuar form' e lėndės,
Rron "Aji" si shpirt i ndritur...

S'mund tė shuhet Drit' e Zotit, 
Mbretėron Fuqi e Ti;
Nė ndryshon jeta e Motit,
Ngjallet tjetra pėrsėri.
Nga vdekja ka lindun jeta,
Pra tė gjallėt nuk jesin;
Ēdo gjė kthen tek e Vėrteta:
Besimtarėt nuk vdesin...