HAXHI IDRIZ BOKSI
(1802-1860)
Njė gjėndje e tensionuar nė qytetin e krahinėn e Shkodrės qe krijuar pas rėnies sė Mustafa Pashė Bushatlliut, qė shėnoi edhe rėnien e pashallėkut tė Shkodrės. Shpirti liridashės i popullatės, i shprehur nė vazhdėn e pėrleshjeve me qeveritarėt, kufizimet e reja qėju bėnė privilegjeve qė kishin gėzuar kėto zona mė pėrpara, fillimi i zbatimit tė reforrnave administrative centralizuese nga Porta e Lartė, masat shtypėse tė pėrdorura nga pashallarėt e rinj turq qenė shkaqet qė i dhanė njė shtytje tė re lėvizjeve kryengritėse tė viteve 1833 e tutje. Kryengritja e 1833-sė filloi nė prillin e atij viti kundėr qeveritarit tė parė turk, pas Mustafa Pashės, funksionar i pangopur. Pakėnaqėsia popullore prej kėtij pashai rodhi pėr arsye ekonomike e politiko-shoqėrore. Qėnia e njė sundimtari jo shqiptar pas treēerekė shekulli sundimi tė Bushatllinjve me mjaft autonomi lokale, grabitjet e korruptimi i nėpunėsve, taksat e reja, heqja e lirisė sė mbajtjes sė armėve, kėrkesat pėr nizamė ēuan nė revoltė, duke e detyruar pashain tė largohet pas tre muajsh rrethimi.
Vendin e tij e zuri Hafiz Pasha, por edhe ky u bė aq i urrejtur pėr brutalitetin dhe babėzinė e tij, duke krijuar ne pranverėn e 1835ės njė gjendje shpėrthyese.
Kryengritja kėsaj here ishte mė kompakte, kishte njė bazė sociale mė tė gjėrė dhe organizim mė tė mirė, sepse gabimet e njė viti mė parė ishin bėrė mėsime. Nė krye tė sa j, krahas Hamz Kazazil e Hysen Beut, Dasho Shkrelit e Jusuf Beut, ishte edhe Haxhi Idriz Boksi. Nė tekstin "Historia e Shqipėrisė" thuhet tekstualisht: "Qėndresėn e qytetit e udhėhiqte Kėshilli i ri i Pėrkohshėm, nė tė cilin bėnin pjesė pėrfaqėsues tė borgjezisė tregtare (Haxhi Abdurrahniani e Kasem Hoxha), tė zeitarėve (Ilamz Kazazi e Dasho Shkreli), tė ēifligarėve (Hysen Bej Bushati, Ali Bej Bajrami e Jusuf Beu) dhe njė pėrfaqėsues i klerit tė ulėt (Haxhi Idrizi)".1
Haxhi Idrizi ishte pinjoil i njė familieje fshatare tė zbritur nė qytet nga Boksi i Postribės. I ati, Hasani qe vendosur nė lagien e xhamise sd Begos. Trashėgimtarėt e sotėm tė familjes Boksi, mbėshtetur nė traditėn gojore informojnė se edhe paraardhėsit e Haxhi Idrizit kanė qenė haxhilerė, pra, sipas tyre famiija ka njė traditė qytetare mė tė hershme se ajo qė pohohet nga autorėt N.Bushati e Xh.Repishti. Nė fėmijėri ndoqi mejtepin. Idrizit, sipas traditės gojore tė familjes Boksi, iu pat krijuar nė moshėn e djalėrisė njė situatė dratnatike nė njė ditė feste: njė shaka tė rinjsh degjeneroi nė zėnkė tragjike, sepse njėri nga nismėtarėt mbeti i therur nga i riu Idriz Boksi i cili e humbi giakftoftėsinė nga fyerja qė pėsoi. Kjo paska qenė dhe njė nga arsyet qė familia Boksi qenka larguar nga lagjja e mėparshme pėr nė lagjen Ndocej, ku ende vazhdojnė tė jetojnė pasardhesit. 2
Duke qene se njė farefis i Idriz Boksit ndodhej nė Egjipt, u krijua mundesia qė vetė Idrizi tė merrte atė rrugė.
Egjipti, ku sundonte Mehmet Ali Pasha, ishte njė vend mjaft i preferuar nga shqiptarėt e pėr rrjedhojė edhe nga shkodranėt. Nė radhė tė parė aty gjenin pėrkraliie ata qė shėrbenin nė radhėt e ushtrisė. Nė popullsinė e Shkodrės zėvendės-nibreti gėzonte sirnpati jo vetėm pėr origjinėn e tij shqiptare, por edhe se kjo popuilsi parashikonte qė tė qeverisej nga ai, madje sipas njė dokumenti tė kohės : "... priste me padurim disa anije tė tij pėr t'u ngritur kundėr sulltanit e pėr tė dėbuar me forcė pashėn e sotėm tė Shkodrės...".3
Shumė feudalė tė jugut qė ndiqeshin nga Turqia, patėn zėnė vend aty dhe thumin plane pėr kryengritjet e ardhrne antiosmane. Ndėr shkodranėt qė patėn shkuar atje, qe dhe Rexhep Qoshja i cili i pėrkiste njė fisi tė pėrmendur nė Shkodėr, qė nė dokumentat e kohės bėhet i pranishėm qė nė fillimet e shek. XVIII. Rexhepi kishte vajtur atje pėr arsye gjaku dhe ishte dalluar pėr shėrbimet qė i kishte sjellė Mehmet Ali Pashės nė luftėn kundėr memėlukėve dhe turqve, gjeste tė cilat u kėnduan edhe nga muza popullore. 4 Vėlla i Rexhep Qoshes qe edhe Beqo Qoshja, njė nga kapadainjtė e njohur tė Shkodrės, por qė do tė marrė pjesė nė luftimet pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Duket se Idriz Boksi nė Egjipt ka ndjekur mėsimet nė medrese duke u diplomuar pėr hoxhė. Titullin "haxhi" e fitoi nė sajė tė vizitės sė tij nė Mekė. Familjarėt kujtojnė se si Haxhi Idrizi nuk u kthye menjėherė nė atdhe. Flitet se pati marrė rrugėn pėr nė Indi. Nuk dihet se nė cilin qytet dhe pėr sa kohė qėndroi atje, por ėshtė fakt se, kur u kthye, nė kujtim tė kėsaj eksperience, vishej si shehlerėt e atyre viseve tė largėta tė lindjes.
Janė ngjarjet e viteve 1834-35 qė e nxorėn nė pahkėtė klerik tė ri. Mund tė ketė filluar detyrėn e imamit po nė xhaminė e lagjes Ndocej, njė lagje, banorėt e sė cilės, ashtu si dhe lagjet e tjera, kishin dhėnė vazhdimisht prova tė njė shpirti luftarak e tė njė shkalle tė lartė vetmohimi. Edhe nė ngjarjet e kėtyre viteve ndocjanėt qenė ndėr kontigjentet mė luftarakė tė revoltės. Ky fakt nuk e zbeh rolin e prijėsit tė tyre shpirtėror, njėheri edhe njeri i lagjes sė tyre, siē qe Haxhi Idrizi.
Me fjalėn e tij tė zjarrtė dhe predikimin aq tė guximshėm dhe shumė fisnik, se "ai qė vdes me armė nė dorė pėr vatan ėshtė dėshmor" e ngriti lart moralin e luftėtarėve, aq mė tepėr kur het se kėto alė vinin. nga goja e njė kleriku. Edhe njė vėzhguesi tė huaj e indiferent, siē qe zv.konsulli frėng, i tėrhoqi vėmendjen nisma e kėtij kleriku dheja si na i pėrcjell a] mbresat qė provoi vetė: " ... duke parė tė vrarėt dhe tė plagosurit, tė sjellė nė qytet si rrjedhim i kėsaj pėrleshjeje, dekurajimi i pėrfshiu pėr lljė ēast banorėt, por nėn thirrjen e njė mullahu fanatik, qė u premtoi qiellin atyre qė do tė vdisnin pėr mbrojtjen e vatanin e kėrcėnuar, gratė pushuan sė qari e sė thirruri, ato u bėnė thirrje vėllezėrve e burrave tė tyre qė t'ua mermin hakun tė humburve".5
Pėr kėtė ngjarje ka hollėsi interesante tek kronikat vendase, pėr tė cilat kanė shkruar dy autorė shkodranė, Ilamdi Bushati e Xhevat Repishti. I dyti ka kėtė mendim : "ka gjasė qė shėnimet tė jenė shkruar nga Haxhi Idrizi, pjesėmarrės i ngjarjeve. Libri ku janė shėnimet, para se tė hynte nė fondin e bibliotekės sė qytelit, ka qenė nė njė shtėpi, pranė asaj ku banonte Haxhi Idrlzi. Ky e ka ditur mirė arabishten, prandaj librin e shkruar me dorė ka patur mundėsi ta shfrytėzojė ... ".6
Ndėrsa ky autor, nė mėnyrė hipotetike bėn identifikimin e kronistit. Disa vite mė parė studiuesi H.Bushati u kufizua me mendimin se kronisti duhet tė ketė qenė njė hoxhė qė ka marrė pjesė nė pėrleshje. Studiuesi nė fjalė, qė'pati shansin tė zbulonte kėtė burim, pohon njėheri se: "...kronika asht shkrue nė gjuhė turke tė randė "kabah turēe" e na e pėrkthejmė shqlp, tue rue tė origjinalitetin e saj". Libri, ku u gjend kjo kronikė, ishte nė arabisht, shkruar me dorė, kopje e botimit fetar "Hashie-aled-dyrer" e autorit Azmi, viti 1820, njė vepėr e preferuar dhe e kėrkuar prej klerit tė kohės. Sipas njė pohimi tė D.Boriēit7 kjo kronikė, ashtu si "Kronika e D.Z.Bubcit" ėshtė pėrfshirė dhe nė botimin "Kryenngritjet popullore antiosmane" tė P.Thėngjillit 8, njė vepėr serioze, sepse ka bėrė njė analizė tė hollėsishme tė krejt kryengritjes sė vitit 1835 dluke dhėnė njė kuadėr shumė tė gjėrė, shoqėruar me material burimor, e literaturė shumė tė pasur, duke thelluar e plotėsuar mė sė miri atė temė, qė vite mė parė patėn trajtuar autorėt vendas, qė nga D.N.Nikaj, Z.Shkodra, L.Mile, H.Bushati dhe Xh.Repishti e V.Bala.
Mbėshletur nė kėtė material kaq tė pasur, do tė pėrpiqemi qė, pėrmes seleksionimit tė kujdesshėm tė ndalemi tek ato momente, ku del nė pah roli udhėheqės i H.I.Boksit.
Qenė kėrkesat ultimative tė qeveritarit turk qė ndezėn shkėndijėn e kryengritjes sė fuqishme antiosmane, mbarsur dhe me tipare shoqėrore e demokratike. Janė shumė tė njohura vargjet popullore qė pėrcjellin zemėrimin dhe njėheri vendosmėrinė e shkodranėve :
"Hafiz Pasha kodėr m'kodėr:
- jep haraē, o mori Shkodėr!
- un haraēin nuk e j ap,
sa tė bahem voj e gjak".
Haxhi Idrizi nuk qe vetėm njė predikues i fjalės luftarake, ai qe luftėtar i vėrtetė, qė me shpatė nė dorė jepte shembullin vetiak nė fushėn e betejės:
"Haxhi Idrizi kishte thanė
- Do t'i vi galip halldupit !
Nėn kllyē i preu tė tanė,
si nė vakt tė Karamahmutit".9
Historia dėshmon se nė kėto ngjarje Haxhi Idrizi nuk qe i vetmi hoxhė pjesėmarrės, kėshtu qė kjo pjesėmarrje e klerikėve myslimanė u bėn shumė nder atyre, sepse bėhej fjalė tė ngrihej dorė kundėr "vėllezėrve" tė tė njėjtit besim, duke dhėnė njė provė tė qartė me kėtė qė fejajo vetėm nuk i pengonte, por pėrbėnte edhe njė mbėshtetje tė fortė morale, sepse ata udhėhiqeshin nga parimi i shėndoshė se "myslimani i mirė ėshtė dhe atdhetar i mirė". Fatmirėsisht, klerlkė tė tillė me vizion tė qartė patriotik dhe me pėrkushtim tė fortė qytetar do tė afirmohen vazhdimisht nė harkun e shtrirė tė tė giithė dekadave qė lidhen me fillimet e zgjimit kombėtar dhe mė vonė.
Le ta pėrfytyrojmė, pra, kėtė "mullah fanatik" (nėnkupto intransigjent me armiqtė) qė ka ngjeshur shpatėn dhe qė u prin 80 banorėve tė lagjes sė vet, 80 luftėtarėve guximtarė, por dhe pak "kokėkrisur", qė formonin "Ēetėn e ndocjanėve". Sipas traditės gojore, kėta djem kishin zėnė pozicione luftimi nC "Livadhet e Mėhallės sė Re" dhe, nė vend qė tė strukeshin nė ndonjė zonėjashtė rrezes sė goditjeve nga artileria turke, me njė gjakftohtėsi provokuese, sajonin lojėra popullore si "kaladibranēe" etj. pa u merakpsur pėr predhat armike qė plasnin rreth e rrotull. Thuhet se gjenerali turk, Daut Pasha, qė drejtonte veprimet luftarake, duke vėrejtur gjithēka pėrmes dylbive e paska shprehur reagimin e vet plot nervozizėm dhe me fjalė pėrbuzėse ndaj tyre.10Poeti anonim e ka fiksuar kėshtu kėtė moment:
"Aferim, more ndocjanė,
Qė i rrini hasmit nė grykė
Ē'ju grini topi tė tanė
E se batė kabull me ikė". 11
Kjo frymė e lartė luftarake, ky shpirt vetmohimi tė skajshėm qenė tipare tė trimave tė tė gjitha lagjeve, prandaj askujt "s'i hyhet nė hak" dhe ja, vargjet :
"Te Xhamia e Haxhi Bajramit
U dha tim e u dha flakė;
Aty ndodhen zogjtė e shkodranit
Nizamin e hoqėn me shpatė". 12
Me qėllim qė roli i Haxhi Idrizit tė dalė sa mė nė pah, duhet dhėnė njė pamje e pėrgjithshme e zhvillimit tė revoltės, prandaj po i lėmė vendin njė vėshtrimi retrospektiv tė ngjarjeve.
Nėn moton "Shkodra nuk asht Babune" forcat kryengritėse dolėn fituese qė nė ndeshjen e parė. Tė nisur dhe nga eksperienca e vitit 1833, drejtuesit e kryengritjes formuan njė kėshill tė pėrkohshėm pėr tė bashkėrenduar, si veprimtarinė luftarake, si atė ministrative tė qytetit, duke ua besuar dy prej udhėheqėsve, tė arėn Hamz Kazazit, tė dytėn Hysen Begut. Kėshilli mori atributet e njė qeverie lokale, e cila ua doli nė krye shumė detyrave delikate qė shtronte situata e atyre dy muajve. Taktika e pėrdorur pėr tė armatosur masat dhe pėr tė ruajtur karakterin sulmues tė ēetave tė lagieve dha rezultate tė kėnaqshme. Hafiz Pasha pati kėrkuar armėpushim dhe qe i gatshėm tė dėgjonte kėrkesat e luftėtarėve qė po ndihmoheshin edhe nga burrat e malėsisė. Kėrkesat e tyre rezultuan tė papranueshme, se nė to pėrfshihej dorėzimi i kalasė luftėtarėve, vendosja e njė qeveritari shqiptar nė vend tė Hafiz Pashės dhe heqja e taksave tė reja. Nė kėto kėrkesa mbizotėronte dėshira pėr vetqeverisje.
Historiani P.Thėngjilli shkruan: "Ndonėse nuk ishin synime shkėputjeje tė plotė nga varėsia politike e Stambollit, kėto kėrkesa kishin karakter kundėrreformist, kundėrosman, sepse binin nė kundėrshtim me tė gjithė vijėn e re politiko-ekonomike dhe ushtarake tė shtetit osman. Pikėrisht, kjo ėshtė arsyeja qė Hafiz Pasha, si dhe diplomate austriak i konsiderohin ato tė papranueshme. Atėherė kėshillit tė pėrkoshėm nuk i mbetej tjetėr rrugė, veēse ajo e plotėsimit me anė tė forcės, duke mobilizuar tė madh e tė vogėl".
Forcat kryengritėse arritėn nė dhjetė mijė vetė dhe pėrforcimet e reja nga Malėsia, Postrriba e Kosova ia dolėn tė pėrballonin sulme tė fuqishme turke te Shelqet e Zykos, bri lumit Kir e mė vonė nė ēlirimiii e lagjes Bahēallek, ashtu si na e vėrtetojnė dhe vargjet:
"Isuf Begu, soj' vezirit:
- Po ndigjoni ju, Tabakė,
Erdh nizami nė breg tė Kirit
Shkojmė e te ndeshemi flakėpėrflakė".13
Poezia popullore i bėnjehonė dhe betejės prej 13 orėsh qė u zhvillua nė lagjen Tabakė, ku u dallua bajraktari i lagjes Ndocaj:
"Hini Selja nė Tabakė1
....................................
Ky Selja Bajraktari,
Porsi t'ishte ni drangue
Nė meteriz kacen i pari
I ra topi e e ka shėmtue". 14
Kjo betejė shėnonte fillimin e taktikės sulmuese tė kryengritėsve, tė cilėt tė ndihmuar edhe nga ulqinakėt e mirditėsit, i detyruan turqit tė katandiseshin nė pozita mbrojtėse e tė mbeteshin tė bllokuar. Edhe pėrpjekja tradhėtare e malazezve pėr t' goditur pas shpine luftėtarėt dėshtoi, sepse shqiptarėt e viseve veriore, qė nga Ulqini, deri nė Shpuzė, ua prishėn planet. Pėrsėri vargjet anonime dėshmojnė se mbėshtetėsit e kryengritjes sa vinin e shtoheshin:
"Hot e Krajė, Shal' e Shosh
Postriba me shkodranė,
Yryē bajnė nė Tarabosh
Marrin krena e nishanė". 15
Fitore e rėndėsishme qe ajo e arritur nė muajin korrik nė Lezhė. Pėrmasat e kryengritjes arritėn pėrmasat e njė revolucioni, me njė efektiv 1 5-20 mijė vetėsh e me njė shtrirje nė krejt Shqipėrinė Veriore, duke formuar njė Iloj drejtkėndėshi, qė mbėshtete,1 nga veriu nė pikat Tivar, Ulqin-Podgorlcė, -Shpuzė, mė nė lindje Gjakovė-Pejė-, ngajugu nė Mat-Dibėr-Lezhė-Mirditė, duke mbetur nė qendėr Shkodra. Pėrsėri folklore bėhet pasqyrė e kėtyre momenteve:"Pasha i Dibrės erdh nė Lesh me shkodranė deshi njė luftue Tė gjithė asqerin ia banė pėrshesh Iku qeni e u marrue". 16
Mbas pėrballimit tė sulmit turk mbi lagjen Otejake, u zhvillua ndeshja te Guri i Shėn Gjonit, ku u plagos Hamz Kazazi, i cili u zėvendėsua me Haxhi Idrizin. Ndėrmjet sukseseve tė bujshme tė kėsaj faze kujtojmė ato tė fillimit tė gushtit, ku gjatė njė sulmi tė befasishėm mbi kazermat turke u kapėn 150 ushtarė robėr si dhe shumė municion. Gabimi i mėvonshėm i kryengritėsve qe kur taktikėn e sulmit e zėvendėsuan me atė tė mbrojtjes. Ndėrkohė Valiu i Rumelisė, i ngarkuar tė shtypte kryengritjen, bėri lojėn e dyfishtė: hynte nė bisedime pėr marrėveshje, bėnte premtime, nė anėn tjetėr nuk i pushonte pėrgatitjet e mėdha ushtarake. Duke manovruar me masa gjysmake Valiu arriti tė pėrēante forcat kryengritėse, sepse shfrytėzonte efektin negativ tė pasojave tė njė lufte tė zgjatur mbi tregtinė e zejtarinė. Kurtheve osmane iu shmang pjesa mė e vendosur e luftėtarėve me nė krye Haxhi Idrizin, qė iu kundėrvu marshimit tė ushtrisė turke prej 30 mijė forcash. Roli parėsor i Haxhi Idrizit u fuqizua shumė edhe brenda Kėshillit tė Pėrkohshėm. Nėn kėtė frymė luftarake Kėshilli dėrgoi forcat e veta nėn drejtimin e Hysen Beut kah Lezha, pėr tua prerė rrugėn nizamėve, por shqiptarėt u'zmrapsėn nėn presionin e efektit tė madh armik dhe tė forcės sė artilerisė. Prania e njė ushtrie tė madhe tė armatosur mė sė miri nė aférsi tė Shkodrės, fill pas rėnies sė Lezliės e Ulqinit, e dekurajoi edhe mė shumė elementin e lėkundshėm, si dhe pjesėn e tregtarėve e zej tarėve, kėshtu qė u pranua hyrj a e ushtrisė nė qytetin e Shkodrės, me kusht qė tė sigurohej falja. Vetėm Haxhi Idrizi me njė grup shokėsh mė tė vendosur nuk e njohėn kėtė marrėveshje, dolėn nga qyteti dhe morėn arratinė maleve. Me 18 shtator 1835, pas pesė muaj lufte heroike e sakrificash tė mėdha nga ana e popullatės, si dhe huii-ibjesh tė pallogaritėshme nė njerėz e municione nga ana e tyre, turqit liynė nė Shkodėr. Ndėr masat e para qe arrestimi i udhėheqėsve, shumica e tė cilėve u shtinė nė dorė dhe u internuan nė Manastir. Haxhi Idrizi, i ndjekur kėmba-kėmbės nga autoritetet turke, i arratisur nė Urė tė Shtrenjtė, pranoi tė dorėzohej vetėm kur mori vesh se i ishin arrestuar dy mo'trat e strehuara nė shtėpinė e njė miku dhe se do tė mbaheshin nė burg deri né dorėzimin e tij. I goditur nė kėtė ēėshtje kaq delikate, qė kishte tė bėnte me ndienjat dhe opihionin shoqėror, Haxhi Idrizi hodhi artnėt dhe iu nėnshtr.ua gjykimit tė autoriteteve osmane, tė cilėt e dėrguan menjėherė nė Stamboll, ku u dėnua me vdekie. Rastisi qė tė bėhej njė amnisti e pėrgjithshme e Sulltanit dhe ai i shpėtoi ekzekutimit duke qėndruar i burgosur tre vjet. Qenė vite tė vėshtira, sepse edhe nė burg iu nėnshtrua shantazheve tė vazhdueshme, qė tė pranonte rekrutimin ushtarak tė djemve tė Shkodrės. Me vėshtirėsi e dinjitet ai hodhi poshtė tė gjitha propozimet.
Me 26 prill 1840 u kthye nga burgu. Deri nė vitin 1860, viti' i vdekjes sė tij, vazhdoi tėjetė imam i Xhamisė Ndocej. Kėtė detyrė e kreu me aq pėrkushtim, sa fitoi admirimin e krejt lagjes e tė mbarė qytetarėve. Arsyet ishin mė shumė se njė: sė pari, konsekuenca e intransigjenca deri nė fund me turqit, ēka bėri qė ai tė shkėpuste ēdo lidhje me ish-shokun e armėve, Hamza Kazazin, vetėm e vetėm se mbi kėtė tė fundit rėndonte dyshimi i kompromentimit, pėrderi sa pat pėrfituar edhe disa privilegje nė vend qė tė internohej, sė dyti, duke kaluar sėmundjen e murtajės, qė ishte pėrhapur si epidemi e duke i shpėtuar vdekjes pėr mrekulli, ai mbahej mbartės i imunitetit, njė veti jo e zakontė dhe e rrallė, por qė ai e shfrytėzoi nė dobi tė nevojtarėve qė donin t'u bėnin shėrbesat fetare tė aférmve tė tyre tė vdekur nga epidemia, veprim tė cilit i shmangeshin nga frika klerikėt e tjerė. Pėr mė tepėr, pėr kėto shėrbesa ai nuk pati pranuar asnjė shpėrblim, duke e pasuruar imazhin burrėror tė klerikut patriot e trim me vlerat e larta tė humanizmit, tė solidaritetit e tė bujarisė.
Fjala dhe vepra e Haxhi Idrizit qenė pika referimi pėr bashkėqytetarėt dhe kėta ua pasuan brezave. Ashtu si i bėri ai njė shėrbim tė madh "dinit dhe vatanit" po kėshtu familjes sė vet i la "pasurinė" e ēmuar: dashurinė pėr vendin dhe etjen pėr dituri. Edhe po tė supozojmė se njė traditė tė tillė nuk e gjeti te paraardhėsit, ai e krijoi vetė atė me shembullin e tij tė madh.
Dukuri interesante, madje befasuese shfaqet, po t'i hedhim njė sy trungut gienealogjik 17 tė familjes Boksi, duke u ndalur nė pjesėn mė bindėse, nė brezat e gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar e deri nė vitet '40 tė shekullit tonė, dmth nė pasardhėsit e drejtėpėrdrejtė tė Haxhi Idrizi: ndėr shtatėmbėlljetė meshkujt e tre brezave diktojmė dymbėdhjetė tė shkolluar, shumica jashtė vendit. Konkretisht kemi kėtė pasqyrė:- katėr hoxhallarė : tre imamė (Haxhi isufi, Molla Abdyli, Hafiz Eljazi) njė myzin, medrezist nė Stamboll e mėsues besimi (Hafiz Idrizi)
- katėr ushtarakė me akademi (Qainili-kolonel, Rasimi - n/ kolonel, "Martir i Demokracisė", Hakiu-major i artilerisė, Dauti kapiten i kl. 1-rė).
-njė gjykatės, njė mėsues(normalist), njė kryetar komuneje.Diēka analoge vėrehet edhe te familja e Boriēėve. Gjithashtu, familja e Boksejve, qė nga Haxhi Idrizi e gjer mė 1939 gėzonte tė drejtėn ekskluzive tė ushtronte ajo imam-llekun e lagjes Ndocej, njė procedurė qė dėshmon devotshmėrinė e ndershmėrinė e bijve tė saj, si dhe konsideratėn mbarėpopullore.
Shėnim :
Tradicionalisht familja Boksi pėrcjell kėtė informatė gojore:
"Kur Haxhi Idrizi vuante dėnimin me burg nė Stamboll, pėrfitoi nga amnistia e dytė, u lirua dhe pėr njė farė kohe predikoi nė xhamitė mė tė mėdha tė kryeqytetit, falė konsideratės sė lartė qė gėzonte nė rrethet fetare pėr pėrgatitien e tii tė thellė teologjike. Provė e kėtyre vlerėsimeve qenka ky fakt: nė njėrin prej mureve tė sė famshmes "Xhami Blu" u ruejtka e gdhendur njėra prej shprehjeve tė kėtyre predikimeve prestigjioze" ( ?!)
Verifikimi i kėtij fakti nga hulumtues tė ardhshėm do t'i bėnte nder historisė sė kulturės sonė, ndėrsa faktin qė ai solli nga Stambolli dekretin pėr t'u emėruar sėrishmi si imam i xhamisė nė Lagjen Ndocej e pohon studiuesi H.Bushati (dorėshkrim).
Referencat :
1. Historia e Shqipėrise, vėll, II, Tirane 1984, fq.123-124.
2. Hamdi Bushati, "Shkodra dhe motet", doreshkrim.
3. P.Thengjilli, "Kryengritjet popuilore kunderosmane", Tiranė 1981, dokumenti X, fq.277.
4. Kasem Taipi, "Zana Popullore", Shkodėr 1935, fq.2-3.
5. H.Hecquard, "Historie et description de la Haute Albanie", Paris 1858, fq.459, (sipas L.Mile "Kryengritjet popullore", Tirane 1962, fq. 109).
6. Xhevat Repishti, "Burime vendase per shekullin XIX, Buletini Shkencor i Institutit Pedagogjik, Shkodėr, Nr. 1, viti X, 1973, fq.63.
7. H.Bushati, vepėr e cituar.
8. P.Thėngjilli, vepėr e cituar, fq.253-268.
9. Kasem Taipi, vepėr e cituar, fq.68.
10. H.Bushati, vepėr e cituar.
11. Kasem Taipi, po aty, fq.68.
12. Po aly, fq.68.
13. Po aty, fq.69.
14. Po aty, fq.70.
15. Po aty.
16. Po aty.
17. Trungu gjenealogjik i familjes Boksi.