HAXHI HAFIZ SABRI KOĒI
![]()
"Ne gjuhėn fetare ky lloj njeriu si Hafiz Sabriu quhet "Muxhahid", d.m.th. njė njeri qė shkrin veten per hir tė Zotit. Ėshtė me tė vėrtetė njė nder qe ndodhet ne mesin tonė njė misionar i tillė, qė nuk kurseu as jetėn per ruajtjen e shtrirjen e normave morale Islame, tė luftuara aq egersisht nga diktatura e shtetit te pare ateist ne botė. Ne e falenderojmė per kėtė, por shpėrblimi i tij do tė jetė te Zoti pėr shėrbimin qė i ka berė fesė lslame".
Imam Velibi Ismaili
Haxhi Hafiz Sabri Koēi lindi mė 14 maj tė vitit 1921 nė fshatin Orenjė tė Librazhdit. Babai i tij ishte larguar nė kurbet, nė Selanik pėr tė pėrballuar jetėn e rėndė. Pa u mb'ushur ende viti i gėzimit tė djalit, erdhi lajml i kobshėm. Idrizi kishte vdekur. Sabriu mbeti jetim.
Kėshtu filloi njėjetė plot vuajtje pėr nusen e re. Nėnė Zenja mposhti dhimbjen dhe u bė pėr djalin e vogėl jo vetėm nėnė e dhėmbshur, por edhe babė, iu pėrkushtua rritjes dhe edukimit tė tė birit.
E qe kjo edukatė e njė nėne shqiptare, qė diti tė kombinojė drejt pėrkėdhelitė e kujdesin pėr mirėrritjen e djalit me detyrėn pėr t'i dhėnė atij njė drejtim nė jetė, duke e stėrvitur nė tė gjitha punėt pėr kapėrcimin e vėshtirėsive. Falė kėsaj edukate, Sabriu i vogėl pėrballoi travajet e jetės.
Vdekja e babait e bėri qė nė fėmijėri tė hershme tė hyjė shpejt nė jetė, tė mėsojė e tė pėrballojė vetė vėshtirėsitė e t'i zgjidhė ato mbarė e mirė, si e lyp e drejta e zakoni i mirė e mėsimet fillestare tė fesė islame qė kishte marrė nė shtėpinė e vet, e shquar pėr tradita fetare.
Njė zotėri nga Shkodra, Kryetari i Komunės, Adem Kastrati, duke e parė zgjuarsinė e Sabriut tė vogėl 10 vjeē, ia mbushi mėndjen nėnės Zenjė dhe kushėrinjve qė ta dėrgonte nė Shkodėr pėr tė mėsuar. Dhe kėshtu i vetėm, nė vitin 1932 filloi njėjetė plot sakrifica e vėshtirėsi, jeta e shkollės dhe jeta e punės. Djaloshi i vogėl me sjelljen e tij, me devotshmėrinė e tij, me pėrkushtim e mėnēuri, fitoi shpejt respektin e tė gjithėve, e posaēėrisht tė mėsuesit tė besimit, Hafiz Muhamedit, i cili īshte edhe muezin nė xhaminė e Rusit tė Vogėl. Hafiz Muhamedi, duke admiruar zėrin e tij aq tė bukur e leionte tė kryente ndonjėherė detyrėn e muezinit. Pasi mori mėsimet fillestare tė fesė, Hafiz Muhamed Kastrati duke parė pėrparimin e shpejtė tė Sabriut nė mėsime dhe zellin e pėrpjekjet e tij, u interesua te myderrizi i shquar, Haxhi Muhamed Bekteshi, qė ai ta pranonte si nxėnės tė vetin (telebe). Kėshtu me ndihmėn e pakursyer tė Haxhi Muhamed Bekteshit, i cili e trajton si fémijėn e vet, Sabriu i pėrkushtohet plotėsisht studimeve. Pėr kėtė kohė H. Sabriu thotė: "Me sa mbaj mend unė, kah fundi i vitit tridhjetė Shkodra kishte arritur njė zhvillim tė madh tė fesė ... Nė fakt ishte ashtu siē i thonė arabėt: "Mehdul el ilmi", djepi i diturisė dh e i kulturės Islame".1
Duke folur pėr punėn e mirė qė bėhej nė Shkodėr pėr pėrgatitjen e kuadrove tė rinj pėr fenė Islame, H. Sabriu shkruan: " ... janė pėrgatitur kuadro me njohuri tė larta fetare, saqė mund tė krahasoheshin me ato qė vinin nga tokat arabe".2
Shumicėn dėrmuese tė lėndėve i mėsoi tek H.Muhaniet Bekteshi, ndėrsa disa prej tyre, si specialitete tė veēaiita, si: psh. ligj in mbi trashėgiminė dhe Kiraetin (ilustrimin e Kur'anit) e mėsoi te Hafiz Sabri Beg Bushati3, ndėrsa tefsirin e mėsoi tek Sheh Qazim Hoxha nė periudhėn qė ishte nė Shkodėr.4
Mbas 15 vjet punė kėmbėngulėse, mė nė fund arrin tė marrė diplomėn (ixhazetin) nga Hafiz Muhamed Bekteshi. E pėrkthyer nė gjuhėn shqipe, diploma (ixhazeti) ka kėtė pėrmbajtje:
"Kjo ėshtė formula e diplomės sime me tė cilėn vėllain tim Pėr Zotin, Zotninė tonė Sabri Idriz Koēi, i cili ėshtė i pajisun me tė gjitha cilėsitė e nalta Islame dhe i plotėsoi shkėlqyeshėm tė gjitha mėsimet teologjike tė mbėshtetuna nė Kur'anin e Madhnueshėm dhe nė Hadithet e Hazreti Muhammedit a.s. tė mbėshtetuna edhe nė arsyet mendore filozofike dhe unė nevojtar i varfér tek mėshira e tė Madhit ZOT, i quajtur Muhamed Mahmud Beqir Shkodrani (Begteshi).
Hixhri. Data e diplomimit, muaji Rebiul-evel, ditėn e enjte 1370
Muhaniet Teufik
Nga pėrmbajti a e ixhazetit (diplomės) dhe nga e gjithė puna pėr pėrgatitjen e Hafiz Sabriut nxjerrim kėto pėrfundime:
- Diploma jep dy vlerėsime themelore:
Sė pari: vlerėsohet studenti pėr formimin e tij moralo-fetar. Pajisja e tij me virtytet dhe cīlėsitė islame ėshtė nė themel tė vlerėsimit.
Sė dyti, theksohet se studenti i ka pėrvetėsuar shkėlqyeshėm tė gjitha mėsimet teologjike.
Mėsimet teologjike'sipas diplomės mbėshteten nė kėto burime kryesore:
1 - Nė Kur'anin e Madhėrueshėm
2. Nė hadithet e Hazreti Muhammedit a.s
3. Nė arsyet (shkencat) mendore-filozofike
4. Te pėrvoja dhe dituria e Profesorit (te unė nevojtar i varfėr i mėshirės sė tė Madhit Zot, i quajtur Muhamed Mahmud Beqir Shkodrani (Bekteshi)- Mėsimi zhvillohej individualisht-. Studenti nė bazė tė njė pune tė detajuar ishte i detyruar tė studionte dhe tė ballafaqohej me mėsuesin rregullisht nė seanca mėsimore, qė kishin karakter instruktimi, transmetim njohurish, kontroll dhe verifikim aftėsish dhe shprehish.
Njė vėmendje e veēantė i kushtohej zotėrimittė gjuhės arabe, gramatikės dhe sintaksės sė saj, qė shėrbente si bazė pėr mėsimin e Kur'anit, ilustrimin dhe komentimin e tij. Por, duke marrė parasysh se shtrohej detyra e mėsimit tė Kur'anit pėrmendėsh, pėr atė qė dėshironte tė fitonte titullin "Hafiz", vėshtirėsitė shtoheshin, aq mė tepėr duke marrė parasysh kėrkesat e larta qė kishte Myderrizi i shquar, Haxhi Muhamed Bekteshi.
- Mėsimi zhvillohej i pandarė nga praktikat fetare, praiidaj studentėt qė herėt fillonin punėn si mėsues pėr nxėnėsit fillestarė, shėrbenin si muezinė ose kryenin dhe detyrėn e imamit nė xhamitė qė kishin nevojė.
- Gjatė seancave mėsimore studentėt nxiteshin qė tė kėrkonin literaturėn burimore tek studiuesit mė nė zė, nxiteshin tė lexonin, tė gjurmonin, tė kėrkonin diturinė tek dijetarėt mė tė shquar dhe nė librat mė tė zgjedhur.
Gjithashtu studentėt gjatė praktikės nėpėr xhami nxiteshin qė tė kėrkonin ndihmėn e dijetarėve mė kompetentė. Kėshtu psh, shkon pėr t'u kėshilluar me profesorin e nderuar, Hafiz Ibrahim Kaduku.5 Tek ai gj eti nj ė pritj e tė veēantė. Profesori jo vetėm i dha shpjegimet e duhura, por i dha edhe libra pėr tė studiuar.
Roli i kėsaj pėrgatitjeje solide duket fare qartė edhe sot nė ni-velin e lartė tė ligjėratave, nė lehtėsinė pėr tė cituar ajetet e Kur'anit tė madhėrueshėm, tė haditheve tė Profetit a.s. apo tė poetėve mė tė shquar tė botės Islame, nė komentet dhe argumenter bindėse, nė aftėsitė pėr t'u orientuar nė problemet qė shtron jeta sot. Bagazhi i njohurive tė fituara nė 15 vjet studimjanė ato themele tė shėndosha tė hedhura nė rini, qė formuan tek Hafiz Sabriu njė personalitet tė plotė nė lėmin e shkencave fetare Islame.
Pas vitit 1939 emėrohet imam nė njė lagje tė vjetėr tė qytetit tė Shkodrės, rrėzė kėshtjellės "Rozafat", nė Luguēesme, pastaj nė Xhaminė e Bardhė e mė vonė nė lagjen Dudas. Ai me kėmbėngulje u afrua me popullin, u njoh shpejt me burrat e nderuar besimtarė tė lagjes, zuri miqėsi me ta, pėrpak kohė ia ndryshoi gjendjen xhamisė, e zbukuroi atė.
Nė vitin 1952 emėrohet imam nė Xhaminė e Rusit tė vogėl. Nė pak kohė ndryshoi pamja e xhamisė.
Hafiz Sabriu plot pėrkushtim, me pėrgatitje tė lartė fetare, me argumente bindėse, duke rrokur probleme qė shqetėsonin besimtarėt, me fjalėn e thjeshtė, por tė zjarrtė shtonte radhėt e besimtarėve, gjithnjė e mė shumė tė rinj vinin nė xhami e ndiqnin ritet fetare, gjė qė binte nė kundėrshtim tė hapur me ideologjinė komuniste, me propagandėn e Partisė. Dhe kundėrshtimet e goditjet nuk vonuan.
Lidhur me kėtė Hafiz Sabriu kujton: "Sekretari i Parė i PPSH pėr rrethin e Shkodrės nė atė kohė, me paturpėsi vjen e futet nė xhami brenda dhe ma nxjerr rininė pėrjashta, ndėrsa Kryetari i degės mė bėn presione nga mė tė ndryshmet duke mė thėnė: "Ti je me reaksionari i tė gjlthė klerikėve, pasi po na e helmon rininė, po ju jep opium, mė thotė se duhet tė zhvishesha nga petku fetar. Nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pranoja diēka tė tillė dhe tė tėrhiqesha nga ajo rruge qė kisha nisur qysh nė fėmijėri."6
Pėr ta larguar nga besimtarėt e shumtė tė Rusit, e transferojnė nė xhaminė Plakė, njė xhanii shumė e njohur, por e vjetėr. Nuk ishte lokali ai qė i tėrhiqte besimtarėt.
E meremetoi atė, atje ku as ibrik nuk kishte, futi ujin brenda dhe e pajisi pėr bukuri.
Njė besimtar kujton: "Njė ditė kishte kaq shumė pjesėmarrje, sa shumė njerėz mbetėn jashtė, njėri hoqi xhamin e dritares, qė tė dėgjonin besimtarėt pėrreth".7
Duke parė popultaritetin nė rritje tė Hafiz Sabriut, organet shtetėrore ndėrhyjnė dhe e transferojnė nė Krujė, gjoja duke e graduar nėn/Myfti.
Pėr ta larguar nga besimtarėt, qė e ndiqnin kudo, me Dekretin Nr.534, nė bazė tė vendimit Nr. 55, dt. 23.5.1956 e transferojnė pėrsėri duke e emėruar Myfti nė Kavajė, ku gjeti njė mbėshtetje shumė tė ngrohtė nga besimtarėt.
Pavarėsisht nga vėshtirėsitė e pengesat e shumta, nė Kavajė Hafiz Sabriu iu pėrkushtua detyrės me zell tė pashoq. U zmadhua xhamia e Ali Hajdarit, kurse nė fshatrat pėrreth u ngritėn 15 xhami tė reja. Nė tė gjitha pėrurimet Hafiz Sabriu merrte pjesė. Veprimtaria ishte shumė e madhe nė atė periudhė, nė tė cilėn sa vinte e shtohej lufta e pushtetit dhe e organeve tė sigurimit kundėr fesė.
Lidhur me veprimtarinė e Hafiz Sabriut nė Kavajė po citojmė pjesė nga kujtiniet e qytetarėve kavajas.
Haxhi Xhafer Shkodra thotė: "Qė nė fillim mė bėri pėrshtypje tė madhe pėr angazhimin e tij dhe pėr thjeshtėsinė, punonte pa u lodhur e ia ndryshoi pamjen meniėherė Myftinisė sė Kavajės.8
A i kėrkonte tė kthehej nė Shkodėr, por nė vend qė t'i plotėsohej kjo nevojė jetike pėr tė dhe pėr familj en, e transferojnė nė Korēė.
Me kėrkesėn e besimtarėve tė lagjes Rus i Vogėl emėrohet pėrsėri imam nė Shkodėr.
Tashmė pėrvoja e fituar nė shėrbim tė fesė qė nė moshė tė re kishte arritur pjekurinė dhe Xhamia e Rusit, siē quhej, u bė objekt diskutimesh tė ndryshme nė familjet e besimtarėve dhe nė zyrat e pushtetit. Ndryshimi i pamjes sė xhamisė, frekuentimi i saj si nė asnjė xhami tjetėr, pjesėmarrja e tė riqjve dhe e fčmijėve, dėgjimi i zėrave tė tyre tė ėmbėl, tė pėrgatitur me aq kujdes e aftėsi nga Hafizi, pra kjo ringjallje e fesė nuk iu pėlqente organeve tė pushtetit komunist.
Populli kėrkonte qė tė kultivohej feja, ashtu siē duhej, ndėrsa diktatura gjithnjė e mė shumė ashpėrsohej. Tė gjitha kėtyre u erdhi lundi mė 4 qershor 1966, kur i vunė hekurat dhe e arrestuan.
Hafiz Sabriu kujton: "Ishte e Xhuma. Pas faljes xhemati po pėrshėndetej me mua si asnjėherė tjetėr. Tė gjithė vinin e nuk po largohesliin. Kjo mė bėri shumė pėrshtypje. U pėrmallova ... E me tė vėrtetė, kjo qe Xhumaja e fundit pėr mua dhe pėr besimtarėt".9
Arrestimi i Hafiz Sabriul ishte njė provė e qartė se organet e dhuiiės nuk lejonin asnjeri, qoftė ky edhe hoxhė apo prift tė vepronte i lirė, tė shkonte i lirė kundėr interesit tė politikės sė Partisė nė ftiqi. Nuk ėslitė aspak rastėsi qė u vendos tė arrestohej Hafiz Sabriu. Ai ishte ndėr hoxhallarėt e paktė, qė gjithnjė e mė shumė po pengonte luftėn ideologjike qė kishte projektuar Partia pėr "edukimin e njieriut tė ri". Ky hoxhė aktiv dhe me kulturė, qė grumbullonte rreth vetes rininė, duhej qėruar, ai ishte bėrė pengesė.
Me dėnimin e Hafiz Sabriut me akuza tė sajuara synonin tė shuainin besimin nė fjalėn e Zotit, nė mėsimet e fesė, synonin t'i hapnin shtegun ideologjisė komuniste, synonin tė pėrgatitnin vitin 1967, vit kur u ndalua me forcė e me dhunė besimi, njė nga tė drejtat mė tė vjetra, njė nga liritė mė tė shenjta tė njeriut.
Tashti e priste burgu, puna e rėndė fizike, tortura e shoqėruar me tė gjitha mungesat.
4 qershor 1966 dita e arrestimit.
22 tetor 1986 dita e lirimit.
20 vjet, 4 mluaj e 18 ditė burg.Vetėm ai qė e ka provuar burgun, burgun e diktaturės komuniste nė Shqipėri, mund ta dijė se ē'heq njeriu. Njeriu, me sa duket, qenka krijesa mė e fortė. "I ra gurit dhe u thėrmue, i ra njeriut dhe duroi". Po, qenka e vėrtetė, njeriu ėshtė mė i fortė se guri.
Nėse pėrvoja popullore ka provuar njė gjė tė tillė, jeta e Hafiz Sabriut ėshtė njė provė e gjallė durimi e besimi, vullneti e pėrpj ekj ej e pėr j etė a vdekj e. "Ashtu i shte shkruar prej Zotit xh. sh., shkruan Hafiz Sabriu, tė pėrjetoja tė gjithė atė qė njeriu nuk ia dėshiron kurrė njeriut. U mbėshteta nė Zotin..."10
Komunistėt, tė lidhur me pranga e futėn nė burg, e ai doli vėrtetė i moshuar e i lodhur fizikisht, por me shpirt tė lirė, shpirtin e zemrėn nuk mundėn dot t'ia pėrulnin, besimin nė Zotin nuk mundėn dot t'ia shuanin, pėrkundrazi, vuajtja emjerimi qe njė provė pėr tė. E ai fitoi e doli mė i fuqishėm.
Ja ē'tregon Z. Osman Kazazi: "Veprimtaria patriotike dhe fetare e Haxhi Hafiz Sabri Koēit ka qenė dhe vazhdon tė jetė shembullore si nė burg, ashtu edhe jashtė tij. Ishte i devotshėm, misionar i palodhur, patriot e fetar. Edhe nė kushtet e vėshtira tė burgut zbatonte rregullat fetare. Ishte njė njeri i rregullt, jetonte si i vetmuar, komunikonte fshehurazi pėr tė na dhėnė kurajo e pėr tė na mbajtur lart moralin tonė."11
Z. Shefqet Kraja, nė revistėn "Pėrpjekja jonė" shkruan:
Hilirėsie e tij Sabri Koēi, gjithmonė me besim nė Perėndinė u lut pėr ne, pėr shpėtimin e shqiptarisė. Nė atė mahsher tė vėrtetė, me pergjeglesinė e detyrės hyjnore dhe tė drejtės njerėzore u bė simbol i qėndresės aktive dhe i ngushėllimit shpirtėror tė tė dėnuarve dhe tė tė persekutuarve antikomunistė..."12
Mė 22 tetor 1986 lirohet nga burgu. Njė ditė pėrmallimi. Kishte hyrė 45 vjeē dhe dilte i moshuar, 65 vjeē. Jashtė e priste gruaja e drobitur nga hallet ejetės, djemtė qė i kishte lėnė fémijė e ishin bėrė burra. Por njė gjė kishte rėndėsi, kishte fituar mbi tė gjitha tė kėqijat e mjerimet e burgut.
Lidhur me kėtė Hafiz Sabriu ka thėnė: ASKUSH NUK ĖSHTĖ NĖ GJFNDJE PĖRVEĒ NESH TĖ SHPJEGOJĖ VUAJTJET 50 -VJEĒARE TĖ POPULLIT SIIQIPTAR. FATBARDHĖSISHT ISHTE DĖSHIRA E TĖ MADHIT ZOT QĖ KISHTE MARRĖ MBI VETEN E VET SI DETYRĖ TĖ NDIHMOJE TE DEMTUARIN DHE TE MPOSHTE ME TURP DEMTUESIN (Kur'ani, Surj a 76, ajeti 31 ).13
Por ishte mėshira dhe fuqia e tė madhit Zot qė pas 50 vjetėsh tė dalė nė dritė e drejta, tė shpėrblehet gjaku dhe sakrifica e qindra e mijėra shqiptarėve, qė vdiqėn nėn breshėrinė e plumbave, qė u shkrinė nė qelitė e errėta apo lanė rininė e pjesėn mė tė madhe tė jetės nė kampet e shfarosjes e nė burgjet komuniste. Po Zoti i ndihmoi. U mposht me turp diktatura.
"16 nėntor 1990. Dita mė e bukur e jetės sime"
Kjo ditė nuk erdhi rastėsisht. Ishin dėshirat dhe ėndrrat e njė populli, tė ndrydhura e tė heshtura, qė gufuan aq vrullshėm nė ato ditė nėntori. Rinia shkodrane, duke marrė bekimin e prindėrve dhe tė moshuarve iu pėrvesh punės.
Gjatė njė interviste e pyetėn Hafiz Sabriun: "A menduat pėr pasojat qė mund tė kishit nė drejtimin e kėsaj ceremonie?". Ai u pėrgjegj: "Duke kujtuar tė gjitha vuajtjet e mundimet nuk kisha se ēfarė tė humbija. I pėrkrahur nga djemtė dhe i ftuar nga rinia e mrekullueshme shkodrane, unė e ndieja veten superior ndaj atyre qė duhej tė kisha frikė".
Tė rinjtė, pėr siguri nga ndonjė incident i organizuar apo dhe i rastit, e morėn Hafiz Sabriun natėn, pa gdhirė dhe e ēuan nė shtėpinė e familjes sė nderuar Myftia, pranė xhamisė.
Qytetari shkodran, besimtari i devotshėm, Z. Rasim Sokoli kujton: "Pak ēaste para fillimit tė ceremonisė, Hafiz Sabriu kėrkoi qė nj ė dj alė i ri duhet tė hapte mitingun dhe t'ia je . pte fjalėn. tjnė dola jashtė dhe aty nė mes njerėzve thirra njė djalė e, kur mora vesh se ishte Ardian I sa Golemi, i nipi i Haxhi Hafiz Abaz Golemit, e ftova nė shtėpi. Hafiz Sabri u, unė dhe Ardiani hipėm nė tribunė".14
Nė shtėpinė e familjes Myftia u bėnė shumė takime nga rinia dhe besimtarėt e vjetėr shkodranė. Kjo familje nie tradita tė vjetra kulturore, fetare dlie atdhetare, nga gjiri i sė cilės kishin dalė Jusuf Efendi Tabaku (Myftia Plaku), Abdullah Efendi Tabaku, F,sat Efendi Myftia, nė ato ditė tė vėshtira, kur diktatura komuniste vazhdonte krimet e saj, pa marre parasysh rreziqet, priti me bujari Hafiz Sabriun. Djemtė e kėsaj familjeje e shumė qytetarė tė tjerė e pėrcollėn pėrmes popullit deri nė tribunėn e ngritur para xhamisė sė Plumbit.15
Atė ditė e gjithė Shkodra ishte nė kėmbė. Qė nė orėt e para tė mėngjesit njerėzit lėviznin nga tė gjitha drejtimiet: nga ura e Bahēallėkut, nga ura e Bunės, nga Tophana, nga Parruca, nga Perashi, nga Tepja dhe Ajasma po grumbulloheshin nė sheshin e xhamisė sė Plumbit, nė oborret e shtėpive. Lajmi ishte pėrhapur nė ēdo familje, nė heshtje e vesh mė vesh.
Pėr kėtė ngjarje tė shėnuar pėr fenė Islame dhe pėr tė gjithė Shqipėrinė Hafiz Sabriu ka dhėnė shumė intervista. Po citoimė disa prej tyre: "Dita e 16 nėntorit do tė mbetet e paharruar nė jetėn time. E kam tė freskėt momentin kur u ndodha para njė mitingu prej 55 mijė vetėsh. U entuziazmova dhe mu deshėn disa ēaste pėr tė mė kaluar emocionet. Nuk pėrshkruhet gėzimi e kėnaqėsia e asaj dite.
Kio ngjarje mė forcoi edhe imė tepėr besimin nė Zotin e vėrtetė qė thotė nė librin e Tij tė shenjtė: "Tė pafetė duan e pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat qė tė shuajnė dritėn hyjnore nga zemrat besimtare tė njerėzve, por Perėndia ka vendosur qė ajo dritė tė mos shuhet kurrė". (Kurani, Suretut-teube, kaptina 9,ajeti 32).16
Ceremonia e 16 nėntorit 1990 nuk qe thjeshtė njė ceremoni fetare, ajo krahas vlerės sė vet tė ringjalljes sė fesė, mori njė karakter tė hapur politik. Hafiz Sabriu ka thėnė: "S'ka krim mė tė madh se ti mbyllėsh tjetrit derėn e shpirtit, derėn e ndėrgjegjes e tė kujtesės tė tė madhit Zot.
Hapja e xhamisė sė Plumbit qe ngjarje e shėnuar. Pas 23 vjetėsh u kėndua EZANI dhe u fal Xhumaja.
Hafiz Sabriuii tani e prisnin shumė punė, punė tė mėdha e shtimė tė vėslitira. Dhe ai filloi tė pėrvijonte tė ardlimen e fesė Islati-ie nė Shqipėri. Besimi nė Zotin do ta udhėhlqte atė nė gjithė ato shtigje vėrtetė tė vėshtira.
Ndėrsa mitingu madhėshtor pėrfundoi dhe njerėzil tubatuba po shpėrndaheshin duke mbajtur me vete gėzimin e harenė e asaj dite tė madhe, nė xhaminė e Plumbit u organizua njė mbledhe vogėl nga pėrmasat, por me njė rėndėsi tė veēantė historike pėr tė ardhmen e Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė. Nė kėtė mbledhje, si tė themi nė ilegalitet, u vendos krijimi i "Bashkėsisė Islamike Shqiptare" me qendėr nė Shkodėr.
Krijohet kryesia e pėrbėrė nga 20 anėtarė tė pėrkohshėm.
Menjėherė, pa humbur kohė Shoqata harton 3 dokumente themelorė:
1 - Kėrkesėn pėr tė miratuar shoqatėn "Bashkėsia Islame Shqiptare"
2 - Statutin e shoqatės "Bashkėsia Islame Shqiptare"
3 - Programin e veprimtarisė sė ShoqatėsRealizimi i kėtyre detyrave, i statutit dhe i programit filloi menjėherė, pavarėsisht nga vėshtirėsitė e shumta, pa pritur ende miratimin e Shoqatės.
Mė dt. 23.1.1991 Ministria e Drejtėsisė, Drejtoria e Kodifikimit lėshon Urdhėrin Nr.2/1 pėr miratimin e krijimin e Shoqatės "Bashkėsia Islame Shqiptare".Kjo qe njė fitore me rėndėsi. Mė nė fund u krijua "Bashkėsia Islame e Shqipėrisė" me qendėr nė Shkodėr, qė e kishte ndėrprerė veprimtarinė e saj nė vitin 1967.
E drejta u dha, por mundėsitė pėr tė zhvilluar veprimtarinė nuk ekzistonin, nuk kishte asgjė, kishte vetėm n ė emėr, kishte vetėm njė dėshirė mbarėpopullore, kishte vetėm entuziazėm e mundėsi jo.
Sidoqoftė puna filloi. Janė disa punė tė vogla nė dlik-je, por me rėndėsi tė madhe.
Pėr herė tė parė pas kaq vitesh izolimi, Bashkėsia Islame Shqiptare, nga Shkodra njofton vėllezėrit e vet tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi pėr formimin e kėtij institucioni. Kėshtu, me datėn 9.2.1991 i drejtohet njė telegram Bashkėsisė Islamike Prishtinė.
Hafiz Sabriu u bė pėrfaqėsues dinjitoz i besimtat-ėve islaniė dhe i gjithė popullit shqiptar nė tė gjitha tubimet brenda vendit dhe nė veprimtaritė e shumta fetare. Krijimi i Shoqatės "Bashkėsia Islamike Shqiptare" dhe miratimi i saj mė 23.1.1991, zgjedhja e Kėshillit tė Pėrkohshėm, e Kryetarit Hafiz Sabri Koēi dhe sekretarit Z. Mithat Myftia, sel ia e saj nė qytetin nismėtar tė Shkodrės, qe njė ngjarje me rėndėsi qė nxiti njė veprimtari tė dendur fetare nė tė gj ithė Shqipėrinė. Kj o bėri qė tė fillohej puna pėr institucionalizimin e veprimtarisė sė Bashkėsisė Islame.17Prof Dr. Shefq et Ndroqi nė kuj timet- e veta shkruan mes tė tjerash: "U caktua njė komision qė tė shkonte nė Shkodėr, tė takonte H. H. Sabri Koēin. U caktova unė (Prot Dr. Shefqet Ndroqi, shėnimi ynė), Z. Bardhyl Fico, Z. Ramazan Rusheku dhe Z. Zyher Naim.
Shkuam nė Shkodėr te Hafiz Sabriu dhe i shtruam kėrkesėn tonė. Hafizi parimisht ishte dakort, por duhej tė merrte mendimin e Kėshillit tė Pėrkohshėm me qendėr nė Shkodėr, tė krijuar mė parė. U vendos qė tė bėhej njė mbledhje e gjerė nė Tiranė."l18
Mė 14 shkurt 1991 u organizua mbledhja e parė zyrtare me pėrfaqėsues nga tė gj itha rrethet qė u zhvillua nė Pallatin e Kulturės "Ali Kelmendi" nė Tiranė. Nė kėtė mbledhje tė pėrgatitur me seriozitet nga grupet nismėtare tė rretheve, pasi u diskutua gjėndja dhe mundėsitė, u shtrua pėr miratim statuti dhe programi i Bashkėsisė Islame tė Shqipėrisė dhe u zgjodh kryesia e pėrbėrė nga H. Sabri Koēi, Sali Ferhati, Ramazan Rusheku, Sali Tivari, Ismail H. Muēa."19
Kryetar i Kėshillit tė Komunitetit Niysliman tė Shqipėrisė u zgjodh me votim unanim Hirėsia e tij H. Sabri Koēi.
Fillimet e punės sė Komunitetit Mysliman Shqiptar kanė qenė tepėr tė vėshtira.
Pro£ Ndroqi kujton: " ... ato ditė kishim vėshtirėsi tė shumta, mbasi nuk kishim as zyrė, as makinėl as gjėrat mė elementare. Pėr kėtė arsye unė vura nė dispozicion shtėpinė time, ato mundėsi materiale qė kisha, si: telefonin, makinė shkrimi etj. Aty punuan me orė tė tėra, pritėn delegacione tė ndryshme, si: At Lioninin, Hirėsinė e tij Imam Vehbi Ismailin, Imam Isa Hoxhėn, aty pritėn pėrfaqėsues nga vendet arabe.20
Me krijimin e Bashkėsisė Islame tė Shqipėrisė, kryetar i sė cilės u zgjodh Hafiz Sabriu, shkalla e vėshtirėsive nė punė u rrit shumė. Ato ishin tė shumėllojshme. Ishin vėshtirėsi vetjake, qė lidheshin me vetė Hafiz Sabriun si Kryetar, detyra e tė cilit ishte tė rregullonte dhe tė kontrollonte veprimet e ndryshme tė Bashkėsisė Islame,21 por kishte edhe vėshtirėsi tė tjera.
Duke folur pėr to Hafiz Sabriu ėshtė shprehur: " ... Ne kudo qė shkojmė nėpėr rrethe formojmė njė Kėshill Lokal, hapim dyert e xhamive, mbajmė njė bisedė tė rastit. Ata derdhin lotė pėr faqe, vijnė e na pėrshėndesin. Pėrqafohemi pėrzemėrsisht, por pastaj i lėmė fukara, mu si nėna kur e ēon fémijėn nė ēerdhe, shkon nė punė e nuk di se ē'bėhet me fémijėn e sqj".22
Me kujdesin e Hafiz Sabriut ėshtė mbledhur rregullisht Kėshilli i Pėrgjithshėm kujanė shqyrtuarproblemet mė shqetėsuese tė Bashkėsisė, ėshtė krijuar Kėshilli i Pėrhershėm, ėshtė zgjedhur Kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar.23
Nga xhamia e Plumbit 16.11.1990, tek xhamia "Ebu Bekr"
Shqipėria nė vitin 1991, si nė tė gjitha fushat, edhe nė aspektin fetar ishte e mjeruar. 1600 xhami qė funksionin nė tė kaluarėn, tė gjitha ishin rrafshuar pėr tokė dhe ndonjė qė kishte mbetur si ndėrtesė ishte shndėrruar e kthyer nė magazinė, klub, apo lėnė nė mėshirėn e lagėshtirės e tė kohės. Vetėm nga dėsliira e mirė e njerėzve besimtarė e me shumė punė, u bė diēka qė alo tė meremetoheshin dosido e tė ktheheshin nė mjedise pėr tė kryer rite fetare.
Dhe kėshtu filloi puna gjithandej: nė Shkodėr, Tiranė, Durrės, Kavajė, Berat, Elbasan, Vlorė, Korēė, Peshkopi, nė ēdo qytetefshat, qė ngakoplikunė Konispol. Dhe lajmetjanėtė shumta.
Kėshtu dalėngadalėl, me njė punė tė kujdesshme e plot sakrifica filluan tė hapen xhamitė e para, tė meremetohen ato qė kishin mbetur kur dorėzoheshin nga organet e pushtetit, u hapėn salla pėr tė kryer faljen e predikimet e rastit, u ndėrtuan xhami tė rej a.
Po japim njė pasqyrė tė shkurtėr, ku ka marrė pjesė nė pėrurim xhamish apo tyrbesh Hafiz Sabriu:
Nė Shkodėr, Koplik, Durrės, Vlorė, Delvinė, Gjirokastėr, Lazarat, Berat, Korēė, Leskovik, Laē, Peqin, Domje (Tiranė), Teqja e Dervishe Hatixhesė (Tiranė), Xhamia e Naziresė (Elbasan), Xhamļa e Dine Iloxhės (Tiranė), Xhamia e Kirasit (Shkodėr), Reē i Poshtėm (Shkodėr), Pėrmet, Kavajė, (Pėrurohet xhamia e re), Bulqizė, Vrinė, Shenevlash Durrės, Rrogozhinė, Boks (Shkodėr), Korēė (Pėrurohet kompleks; Islam) Burrel, nė fshatin Panaja (Vlorė), Xhamia "Ebu Bekr" (Shkodėr), Zemblak (Korēė), Bilisht. Nė tė gjithė kėto pėrurime H. H. Sabriu merr pjesė, mban ligjėratėn e rastit dhe kryen ceremonltė fetare. Nuk po pėrmendim kėtu sa e sa ligjėrata e predikime mbajtur nė sheshin Namazgja (Tiranė), nė Xhaminė e Ethem Beut nė Tiranė e sa e sa ceremoni ne rrethe.
E me kėtė rast nuk mund tė mos kujtojmė vlerėn e dallėndyshes sė parė qė dha sinjalin e kėputjes sė vargonjve tė ateizmit, Xhaminė e Plumbit, atė miting madhėshtor tė 16 nėntorit 1990, por edhe njėkohėsisht madhėshtinė e pėrurimit tė xhamisė "Ebu Bekr" nė Shkodėr, qė pėr nga pėrmasat ėshlė mė e madhja deri tani e mė madhėshtorja.
Besojmė se nė tė ardhmen nė tė gjithė vendin tonė do tė ndėrtohen shuniė xhami tė tjera. Puna vazhdon, ajo sapo ka filluar.
Hapja e Medreseve
Hapj a e medreseve kėrkonte kuadrin e nevoj shėm, kėrkonte bazėn materiale mėsimore, kėrkonte nxėnės, kėrkonte rregulloret pėrkatėse programet dhe tekstet mėsimore. Tė gjitha mungonin. Kishte vetėm dėshirė, pasion dhe gatishmėri pėr t'ia filluar punės.
Natyrisht, puna e pėrditshme nė medrese paraqiste shumė probleme qė duheshin zgjidhur, nė mėnyrė tė veēantė gjetj a e kuadrit si pėr lėndėt e kulturės sė pėrgjithshme, e sidomos pėr lėndėt fetare dhe pėr gjuhėn arabe.
Pėr lėndėt e kulturės fetare medresetė u mbėshtetėn nė ishnxėnėsit e Medresesė sė Lartė tė Tiranės, tė cilėt, me gjithė moshėn e tyre qenė tė gatshėm qė tė zhvillojnė mėsim. Por kėtu ndihmuan edhe mjaft kuadro tė ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, njė pjesė e tė cilėve vazhdojnė punėn me rendement tė lartė edhe sot. Ndėrsa pėr mėsimin e gjuhės arabe, me ndonjė pė@ashtim tė rrallė, shumica e mėsuesve erdhėn nga vendet arabe, e sidomos nga Egjipti. Pėr sigurirnin e kuadrove nga Kosova, Maqedonia apo vendet e tjera njė ndihmesė tė vyer dha kėmbėngulja e Hafiz Sabriut, i cili nė ēdo takim me miq e tė ftuar nga vendet e tjera nė Shqipėri apo nė ēdo takim e veprimtari ndėrkombėtare e ngriti me forcė nevojėn qė kishin medresetė tona dhe u fillua tė vihej nė rrugėn e zgjidhjes edhe problemi i arabishtes, ndonėse jo pa vėshtirėsi e tė meta.
Sidoqoftė, pavarėsisht nga vėshtirėsitė e fillimit u hapėn disa medrese, si: nė Kavajė, nė Tiranė nė Shkodėr, nė Berat, nė Korēė. Kjo qe njė ngjarje me rėndėsi tė madhe pėr kulturėn dhe fenė islame. Hapja e tyre u shoqėrua me ceremoni festive, disa prej tė cilave qenė vėrtetė masive. Gjėndja e sotme paraqitet si vijon: janė hapur 10 medrese nė disa rrethe tė Shqipėrisė: nė Tiranė, nė Durrės, nė Kavajė, nė Shkodėr, nė Kukės, nė Peshkopi, nė Berat, nė Cėrrik (Elbasan), nė Korēė, nė Gjirokastėr.
Tani qė kanė dalė maturantėt e parė nga disa medrese, lind problemi i ekuivalencės sė tyre me simotrat nė disa vende tė botės. Hafiz Sabriu ndėrhyri nė Kajro pėr pranimin e disa studentėve nga Shqipėria, medresistė, mbi bazėn e diplomave tona. Kėshtu, nga vėshtirėsitė e brendshme, lindin vėshtirėsi tė njė karakte ri tj etėr, natyrisht, mė tė komplikuara, por qė ndikojnė e kėrkojnė forcimin e medreseve tona, ngritjen e rolit tė tyre nė pėrgatitjen e kuadrit tė ri e pas kryerjes sė shkollės sė mesme, vazhdimin e shkollave tė larta jashtė vendit nė universitetet e ndryshme tė botės.
Gjatė kėtyre viteve janė bėrė kėrkesa tė shumta nė forumet ndėrkombėtare dhe nė personalitetet e ndryshme shtetėrore e fetare pėr pranimin e studentėve tanė jashtė. Deri mė sot janė arritur disa rezultate premtuese. Vende tė tilla, si: Turqia, Egjipti, Malejzia, Jordania, Siria, l,ibani etj. kanė tėrhequr mjaft studentė nė shkollat e tyre tė larta. Vazhdojnė studimet nė kėto vende 368 studentė gj ithėsej t, shumica e tyre nė fakultete tė ndryshme laike, e nj ė pj esė nė fakultetet fetare.
Shtypi, propagande dhe botimet fetare
Qė nė fillimet e veprimtarisė fetare lindi nevoja e orgnnizimit tė shtypit dhe tė propagandes fetare, lindi nevoja e botimit tė librave fetare, sepse, qė nga viti 1944 nuk dilte asnjė revistė apo gazetė, nuk u lejua tė botohej asnjė libėr fetar.
Dituria islame duhej tė hynte nė ēdo vatėr, nė ēdo familje, kultura ėshtė e domosdoshme, ajo ėshtė njė mjet shumė i fuqishėm pėr tė formuar bindje tė qėnd rueshme tek besimtarėt, aq mė tepėr qė nė vendin tonė kėto bindje ishin luftuar me njė propagande tė shfrenuar ateiste.
Prandaj, qė mė 7.10.1991 Hafiz Sabriu i drejtohet Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve me njė shkresė, ku mes tjerash i kėrkon tė mundėsojė botimin e njė gazete.24
Kėshtu filluan pėrgatitjet pėr botimin e gazetės, duhej ngritur redaksia, duheshin siguruar pajisjet, duhej gjetur baza materiale e fondet, duhej siguruar rrjeti i bashkėpunėtorėve e korrespondentėve, duhej organizuar shpėrndarja, etj. probleme mjaft tė vėshtira, aq mė tepėr pėr kushtet e Komunitetit Mysliman, qė i kishte shumė tė pakta mundėsitė materiale dhe pa pėrvojėn e mjaftueshme nė kėtė fushė tė vėshtirė.
Redaktori i gazetės, inxh. Nasuf Dizdari kujton: "Ishin ditėt historike tė vitit 199 1, kur nė muaj in dhjetor bėhej mbledhja e parė e Drejtorisė sė Kulturės dhe vendosej qė nė janar tė vitit 1992 tė shihte dritėn e botimit gazeta "Drita Islame", organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar si periodik dyjavor.
Nuk mė harrohet paraqitja e Kryetarit tė atij Komuniteti, H.H. Sabri Koēit, i cili me njė optimizėm dhe entuziazėm djaloshar na nxiti pėr t'ia filluar njė misioni tė tillė. Gjithēka mungonte, duke filluar nga pėrvoja dhe duke pėrfunduar tek mjetet e mundėsitė, por ama nuk na mungoi pėr asnjė ēast pėrkrahja e tij, i cili me njė perspektivė tė qartė e logjikė tė fortė, duke qenė dhe kryetar i kėshillit botues, na vuri nė binarėt e propagandimit dhe tė pėrhapjes sė kulturės islame, duke u interesuar ai vetė pėr shtypshkronjėn dhe mė vonė pėr pajisjen me kompjutėrat e nevojshėm.25
Dhe kėshtu, me shumė pėrpjekje mė datėn 10.1.1992 doli numri i parė i gazetės "Drita lsląme". N'é kėtė numėr u botua pėrshėndetja e Kryetarit tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, Hafiz Sabri Koēi.
"Mirėse na erdhe, "Drita Islame"! 10 janari i vitit 1992 do tė mbetet njė ditė e shėnuar nė historinė e shtypit mysliman shqiptar, kur pas njė periudhe tė gjatė shtypjeje tė sundimit diktatorial komunist u bė e mundur tė dalė nė dritė numri i parė i gazetės "Drita Islame", organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Jemi nė vitin e pestė tė botimit, deri tani kanė dalė 89 numra. Me gjithė vėshtirėsitė e pengesat gazeta ka ardhur duke pėrmirėsuar vazhdimisht cilėsinė e brendisė dhe tė formės. "Porositė dhe kujdesi qė kanė treguar Z. Kryetari, H. Sabri Koēi dhe shokė tė tjerė na kanė vlejtė nė punėn tonė".26
Gazeta ėshtė bėrė njė tribunė e mendimit intelektual islam, nė faqet e saj ėshtė pasyruar qartė ideja e tolerancės dhe e mirėkuptimit, interesat kombėtare kanė dalė gjithnjė nė plan tė parė dhe janė lidhur ngushtė me luftėn pėr gjuhėn, kulturėn e traditat e popullit tonė, me identitetin kombėtar, ajo ka luftuar pėr mbrojtjen e interesave tė tė gjithė shqiptarėve nė trojet e veta ku jetojnė dhe jashtė kufinjve shtetėrorė.
Nė faqet e "Drita Islame" kanė shkruar shumė autorė nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė, shumė prej tė cilėve intelektualė tė shquar, madje edhe tė besimeve tjera.
Nė shtypin e kohės dhe pėrmes letrashjanė shfaqur mendime e vlerėsime pozitive pėr gazetėn. Imam Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Mysliman tė shqiptarėve tė Amerikės dhe tė Kanadasė, pėr gazetėn shprehet: "... u jam mirėnjohės redaksisė se gazetės si dhe artikujshkruesve, Zoti i ruejtė qė tė vazhdojnė t'i shėrbejnė fesė dhe atdheut".27
Nė fund tė vitit 1991, e pikėrisht mė 19.12.1991 doli numri i parė i gazetės "Shkėlqimi islam", organ i shoqatės Rinia Islame e Shqipėrisė, e cila u pasua nga gazeta "Shpresė", organ i shoqatės sė Intelektualėve Islamė e mė vonė gazeta "Triumfi islam", sot "Rinia islame", organ i shoqatės Rinisa istame, dega Shkodėr. Kėto gazeta thellojnė e pasurojnė veprimtarinė e gazetės "Drita islame". Qė nė numrin e parė tė "Shkėlqimit islam", Hafiz Sabri Koēi shkruan: ... Shkėlqimi islam ... do tė ndihmojė. nė rrėnjosjen e ndjenjave tė bukura fetare tek njerėzit tanė e veēanėrisht tek tė rinjtė... ".28
Komuniteti Mysliman me kujdesin e vazhdueshėm tė Hafiz Sabriut ka arrit ur tė gjejė burimet financiare pėr botimin e shumė librave me vlera tė larta fetare edukative, si: Mevlude, Jasina, Histori tė fesė, Jeta e Profetit a.s. e shumė tė tjerė qė janė shpėrndarė e kanė vlejtur pėr eduk'imin fetar islam. Kjo punė do tė vazhdojė nė tė ardhmen pėr tė cilėn ėshtė ngritur njė grup i veēantė pune.
Komuniteti Mysliman ka arritur qė tė sigurojė njė kohė tė caktuar pėr kronikat fetare dhe pėr propagandėn fetare nė Radion dhe Televizionin Shqiptar. Njė punė e mirė bėhet edhe me radiot lokale.
Komuniteti Mysliman lidhet e bashkėpunon me tė gjithė botėn e pėrparuar
Nėse Shqipėria u izolua nga bota, organizmat shtetėrore, qoftė edhe formalislit kishin lidhje e marrėdhėnie me shumė vende tė tjera. Por nė fushėn e fesė kėto lidhje as qė mendohej se mund tė ekzistonin.
Veēanėrisht pėr fenė islame izolimi e mbyllja qe e plotė. Asnjė mesazh, qoftė edhe i fshehtė, pėrmes zhurmuesve tė televizionit nuk mund tė merrej. Prandaj fitorja e arritur mė 16 nėntor 1990 do tė pasohej me hapjen e mundėsive pėr lidhjet e marrėdhėniet me tė gjithė botėn, me mendimin e pėrpjekjet pėr tė forcuar besimin nė Zotin dhe moralin e shėndoshė fetar.
Qė me themelimin e Bashkėsisė Islame tė Shqipėrisė, qė me zgjedhjen e Hafiz Sabri Koēit Kryetar i Komunitetit Mysliman menjėherė u dėrguan telegramet pėr tė njoftuar Bashkėsitė Islame, nė radhė tė parė nė ato vende ku j etonin shqiptarėt, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Amerikė, nė Turqi. Kjo qe hapja e parė, ky qe lajmi i parė, gėzimi i parė po ndahej me vėllezėrit e njė gjaku dhe tė njė gjuhe. Dhe ky sihariq u pėrhap nė tė gjithė botėn, nga erdhėn pėrgėzimet dhe vizitorėt e parė. Vjen nė Shqipėrlnė mėmė Rexhep Boja e Resul Rexhepi me tė tjerė nga Prishtina, Sulejman Rexhepi e Bahri Aliu nga Shkupi, Idriz Demiri nga Podgorica, Imam Vehbi Ismaili e I sa Hoxha nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Vehbi Sulejman Gavoēi nga Emiratet e Bashkuara Arabe etj.etj.
Po paraqesim nj ė pj esė tė pėrmbledhur tė kėsaj veprimtarie tė dendur nė takimet e shumta ndėrkombėtare.
Mė 24.4.1991 u zhvillua nė Kajro tė Egjiptit Kongresi Islam me temė: "Bota e fesė islame pas luftės nė Gji".
Lidhur me pjesėmarrjen nė kėtė Kongres Hafiz Sabriu shkruan: "Nė radhė tė parė pėr mua ėshtė njė lindje e dytė, lindje qė gjatė gjithė jetės sime s'mund ta pėrshkruaj kėnaqėsinė dhe as qė do tė mund ta shpreh atė qė ka ndjerė shpirti e zemra ime. Mbyllja jonė ishte shumė e fortė dhe fatale. Me dekada ishim tė ndarė nga mendimi,jeta, kontaktet apo gjithė ajo qė ėshtė islame. Nuk kishim si tė komunikojmė as me vėllezėrit tanė nė Kosovė, qė jemi tė njė gjaku dhe tė njė gjuhe, e lėre mė tė ėndėrroja se do tė vij ndonjėherė nė Egjipt apo nė botėn arabe, kjo pra ėshtė e vėshtirė... "29
Mė 18.6.1991 u nisėn nė Mekė tė Arabisė Saudite 165 besimtarė islamė nga Shqipėria pėr haxhillėk. Nė krye tė kėtij grupi ėshtė Hafiz Sabri Koēi. Qė nga k-jo datė, pas HAXHIT, Hafiz Sabriu ėshtė Haxhi.
Mė 3-4 shtator 1991 nė Sarajevė tė Bosnje-Hercegovinės merr pjesė nė Kongresin e myslimanėve tė Evropės Lindore me temė "Perspektivat e Islamit nė Evropėn Lindore".Mė datėn 15-29.2.1992 Haxhi Hafiz Sabri Koēi bėri njė vizitė nė Kuvajt e prej kėtu shkoi nė Arabinė Saudite, nė Republikėn Federale tė Gjennanisė, nė Maqedoni, nė Bruksel tė Belgjikės, nė Zagreb tė Kroacisė, nė Moskė tė Rusisė, nė Milano tė Italisė, nė Turqi, gjatė vitit 1994 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Hartum tė Sudanit, nė Asisi tė Italisė, nė Bazel tė Zvicrės, nė Stamboll tė Turqisė, nė vitin 1995, nė Hartum tė Sudanit, nė Londėr tė Anglisė, nė Kajro tė Egjiptit, nė Davos tė Zvicrės, nė Tripoli tė Libisė, nė Stamboll, Ankara, Konie, Izmir dhe Bursė tė Turqisė, nė Kuvait, etj.,etj.
Nė Shqipėri arrijnė tashmė delegacione nga shumė vende tė ndryshme tė botės. Mė 9.1.1992 nė Komunitetin Mysliman pritet delegacioni i Bashkėsisė Islamike tė Maqedonisė i kryesuar nga Hirėsia e tij Dr. Zenun Berisha, i dėrguari i posaēėm i Organizatės sė ndihmave Islame tė Arabisė Saudite me qendėr nė Mekė Z. Ruzaull-llah Murat. Mė 31 maj 1992 u organizua njė takim nė selinė e Komunitetit Mysliman Shqiptar i klerikėve tė tre besimeve fetare me njė delegacion tė Forumit tė tė drejtave tė njeriut, i kryesuar nga Zoti Marten Vontre, président i forumit tė tė drejtave tė njeriut dhe anėtar i Parlamentit Holandez, Zoti Van den Hanvel, etj. Mė 21.1.1992 Hafiz Sabriu zhvilloi njė takim nė Tiranė me Z. Rqit Dubrovski, sekretar evropian i lirisė sė ndėrgjegjes me qendėr nė Angli nė lidtije me mbajtjen nė Tiranė tė njė simpoziumi mbi Paqen sociale. Mė 3 I.V. 1 992 erdhi pėr njė vizitė dy ditore nė vendin tonė Ministri i Vakfit tė Kuvajtit si dhe président i Organizatės Botėrore Bamirėse Islame me qendėr nė Kuvajt, Jusuf El Haxh. Mė 15 nėntor H. H. Sabri Koēi priti nė selinė e tij Z. Dr. Hamid AI Gabid, sekretar i pėrgjithshėm i organizatės sė Konferencės Islamike, po ashtu edhe Z. Muhamed Habib, sekretar i pėrgjithshėm i Akadeniisė sė Jurisprudencės Islame. Mė 19 korrik 1993 erdhi pėr njė vizitė dy ditore Z. Egon Klepsh, Kryetar i Parlamentit Evropian i cili u takua me H. Sabri Koēin e kėshtu me radhė vijnė Pro£ Nazir Shala, Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Shqiptarėve, Monsinjor Mishel Fitzgerald, ipeshkv, Sekretar Pontificium Consilium pėr dialog ndėrfetar, i dėrguar nga Selia e Shenjtė nė Vatikan, i shoqėruar nga Nunci Apostolik i Vatikanit Ivan Diaz dhe Ipeshkėvi ' i Tiranės dhe i Durrėsit Rrok Mirdita. Me ftesė tė shoqatės sė Intelektualėve shqiptarė "Kultura Islame" bėri njė vizitė nė vendin tonė Z. Jusuf Islam (mė parė i quajtur Ket Stivens) ish-kėngėtar i famshėm anglez, viziton vendin tonė njė delegacion i lartė turk i kryesuar nga Z. Mehmet Nuri Ilmaz, sekretar pėr fenė Islame nė qeverinė turkė, nė hotel Dajti organizohet njė takim me disa klerikė kristianė tė ardhur nga Anglia dhe Amerika pėr mirėkuptim mes feve monoteiste etj.
Komuniteti Mysliman herėpashere ka marrė nė shqyrtim punėn e Shoqatave tė huaja qė veprojnė nė vendin tonė.
Ėshtė vlerėsuar puna e mirė e shoqatave "Heje Tul Ligathe" e Arabisė Saudite, Shoqata Bamirėse "Islamic Relief" e Birminghamit, Komiteti i ndihmave tė Kuvajtit, Shoqata "Muafak". Drejtuesit e tė katėr, shoqatave qė pėrmendėm mė lart e tė tjera si kėto, vlejnė tė falėnderohen pėr ndihmesėn e madhe qė po japin nė kėtė fazė tė vėshtirė qė po kalojmė.
Haxhi Hafiz Sabri Koēi ka besim tė thellė nė fuqinė e Zotit se feja nė Shqipėri do tė lulėzojė krahas zhvillimit dhe pėrparimit tė Shqipėrisė demokratike. Gjithqjė nė fjalėn e tij mishėrohet qartė dhe ne mėnyrėn mė tė kthjelltė dėshira dhe pėrkushtimi ndaj fesė dhe atdheut tė vet.
Referenca
1. Nga intervista e H.H.Sabri Koēit, dhėnė gazetės "Elif" mars-prill 1991, fq.8, intervistoi ne Kajro Muhamed Syla e Ahmet Ymeri.
2. Interviste me H.Sabri Koēin, Kryctar i B.1. te Shqiperisė, dhėnė revistės "El Hilal", botim special, Shkup 1991, faqe 10.
3. Faik Luli-Islam Dizdari, Nje jetė nė shėrbim te fesė, Tiranė, 1997, fq. 13
4. Po aty, fq. 13
5. Po aty, fq. 16
6. Nga kujtimet e Hafiz Sabri Koēit.
7. Kujtime nga Sylo Mehja, blloku i shėnimeve nr.2, faqe 8.
8. Fragmente nga kujtimet e Z. Haxhi Xhafer Shkodra, Kavaje, 7.2.1996, blloku nr.2,fq. 46-49.
9. Kujtirne te H. Sabri Koēit, blloku nr. I, fq. 11 -12.
10. Nga intervista e H.Sabri Koēit dhenė revistės "El Hilal", vep. e cit., fq. 11
11. Nga Osman Kazazi, i quajtur "Mandela i Shqipėrisė", Kujtime bashkevuajtesi, doreshkrim.
12. Sheuqet Kraja, ne revistėn "Pėrpjekjajone", e perkohshme fetare dhe kulturore, botim i qendres Islamike Shqiptaro- Amerikane, Neė York, Neė Jersei, vol.Xl, shkurt 1995, fq.32-33.
13. Nga fjala e Haxhi Hafiz Sabri Koēit, Myfti i Shqiperisė dhe Kryctar uderi i Kuvendit Islamik te Europės Lindore, ne seancėn e mbylljes se Kongresit XIV botėror Islam ne Hartum te Sudanit, me 28 prill 1994, ne revisten "Shehida", nentor 1994.
14. Te dhėna gojore nga Z.Rasim Sokoli, nje nga nismėtarėt e organizimit te rihapjes se xhamisė se pare ne Shqipėri, nentor 1990.
15. Kjo xhami eshtė njėra nga me te vjetrat e me te per@erat qė gjėndet ne Shqiperi. Ajo ėshtė ndertuar me 1773-1774 nga Mehmet Pashė Bushati (Plaku), themelues i faniiljes se Bushatllinjve.
16. Interviste e H.H.Sabri Koēit me rastin e njėvjetorit te rihapjes se fese ne Shqiperi, e incizuar. Shih bllokun nr.1, fq.!'I.
17. Faik Luli- Islam Dizdari, Njejetė ne shėrbim te fese, vep. e cit., fq.79.
18. Kujtime te ProfDr. Sheuqet Ndroqit, blloku -nr.2, fq. 39-40.
19. Salih Tiv ari, Arritjet trivjeēare te Komunitetit Myslirnan Shqiptar, ne gazeten "Drita Islame", viti III, nr. 1 (44), jartar 1994.
20. Kujtime te Prof Dr. Sheuqet Ndroqit, fq. 40-42.
21. Statuti i Bashkesise islame te Shqipėrise (Komuniteti Mysliman), kreu III, neni 13, fq 3, Tirane '91.
22. Interviste e H.H.Sabri Koēit, revista "Hėna e re", Shkup, qershor 199 1, fq. 1 5.
23.Tė dliėnatiane nxjerrė nga arkivi i Komunitetit Mystiman te Shqipėrise.
24. Shkresė e Kryetarit te Komunitetit Mysliman, Hafiz Sabri Koēit, drejtuar Ministrise se Kulturės dhe Sporteve, Sekretariatit te feve, nr. prot. 142, date 7.10. 199 1, arkivi i KM
25. Konsiderata dhe kujtinie nga inxh. Nasuf Dizdari, redaktor i gazetes "Drita Islame", 3 faqe te daktilografuara, Tirane, 10.3.1996.
26. Raport mbi veprimtarine e redaksise se gazetts "Drita Islaine" dllėnė para mbledhjes se zakonshme te Kėshillit te Pėrgjithshem me date 10. 1 0. 1992.
27. Imam Vehbi Ismaili, parathenie e librit "Disa patriotė myslirnanė shqiptarė", shkruar me 23 gusht l992.
28. Pėrshėndetje e Kryetarit te Komtinitetit Myslinian Shqiptar, Haxhi Hafiz Sabri Koēit, ne gaz. "Shkėiqimi Islam", viti 1, nr. 1, date 19.12.1992.
29. Nga intervista e Hafiz S. Koēit gaz. "Elif", mars-prill 1991, fq. 8, int. M. Sylja e A.Ymeri.