HAFIZ SALI HYLJA
(SALI EFENDIU I VOGEL)
(1820-1900)

Nė mungesė tė tė dhėnave tė gjėra e tė plota, figura e S. Hylos mund tė vlerėsohet kryesisht nė dritėn e ngjarjeve qė lidhen me mbrojtjen e Ulqinit, sepse pavarėsisht se ishte nga Shkodra, pjesėn mė tė madhe tė jetės e kaloi nė Ulqin, ku kryente detyrėn e myderrizit tė nderuar, duke pėrhapur rreze drite diturore e duke pėrgatitur kuadro tė reja.

Njė ndėr nxėnėsit e tij qe edhe H. Ali Ulqinaku. Pėr pėrgatitjen e tij teologjike gėzonte njė reputacion tė lartė, si nė Shkodėr, si nė Ulqin. Mendoj se atributi "i Vogėl", pėr ta dalluar nga bashkėkohėsi i tij, i mirėnjohuri Sali Efendia i Madh, s'duhet tė ketė tė bėjė me konsiderata tė natyrės intelektuale, por, kuptohet  me lartėsinė-trupore.

Nė momentet kritike tė qytetit tė Ulqinit ai do tė nėnshkruajė edhe si autoriteti mė i lartė fetar i qytetit, nė rolin e myftiut, krahas komandantit tė forcave vullnetare ulqinake, Mehmet Becit dhe kryetarit tė Degės sė Lidhjes, ēka tregon se ai qe bėrė njė ndėr figurat autoritare dhe pėrfaqėsuese tė qytetit.

Ka mundėsi qė nga Shkodra tė jetė larguar pas ngjarjeve tė viteve 1855-1856, pėr vetė faktin qė nė listėn e tė internuarve tė asaj kohe, pjesėmarrės e prijės tė kryengritjeve popullore tė mėparshme, pėrfshihet dhe emri i H.S.Hylos, siē komenton "Kronika" e M.Sirrit, ku arrestimi dhe internimi i burrave tė njohur i pėrshkruhet tekstualisht kėshtu: "Me 22 sefer 1273 (22.X.1856) natėn e sė hanės, nė ora dy, myderrizėt e famshėm (nėnvizimi ynė) Sali ef. i Madh dhe Sali ef. i Vogėl, Ahmet Kalaja, Hysen Begu, Hamza Kazazi, Hasan Hoti, Osman Aga, i vėllai dhe Halil Spahia nga Podgorica, tė shoqėnuem me disa kalorės, u dėrguen nė Stamboll nw formw internimi. 1) Nisur nga kėto fakte, historiani Z.Shkodra bėn kėtė koment: "Kėta persona kanė qenė ndėr elementat mė aktivė dhe me influencė, qė kanė ndihmuar pėr propagandimin dhe mobilimin e popullit nė luftė kundėr pushtuesit. Kėshtu tė tre personat e parė ishin ndėr pėrfaqėsuesit e shtresės sė intelektualėve tė kohės, qė nuk pajtoheshin aspak me politikėn shtypėse tė turkut dhe pėr kėtė arsye bile propagandonin kundėr kėsaj politike tue predikue edhe ide ma tė pėrparueme pėr ēlirimin e vendit.2

Nė radhė tė parė tė tėrheq vėmendjen epiteti "tė famshėm", qė pėrforcon mendimin e shprehur mė lart se H. S. Hylja ishte i njė pėrmase me klerikun tjetėr tė mirėnjohur, nė anėn tjetėr tė dy ata, gėzonin njė respekt mbarėqytetar edhe si intelektualė, edhe si patriotė tė vendosur. Tė dhėnat e mėsipėrme dėshmojnė gjithashtu se ai duhet tė ketė luajtur njė rol parėsor nė lėvizjen e fuqishme popullore tė v.1835, qė tronditi administratėn turke dhe krijoi njė klimė tė tensionuar qė karakterizoi nė vijim marrėdhėniet e qytetarėve me pushtuesit, duke shėrbyer si katalizator edhe pėr lėvizje tė tjera tė bujshme, siē qe revolta e vegjėlisė shkodrane e vitit 1854 nėn udhėheqjen e Sheh Shamisė. Megjithėse mungojnė tė dhėnat, kemi tė drejtėn tė supozojmė se, dhe nėse ai nuk u implikua drejtpėrsėdrejti, s'duhet tė ketė qėndruar indiferent ndaj atyre ngjarjeve tronditėse, ashtu si nuk qėndruan as kolegėt e tii bashkėkohės.

Janė ngjarjet e viteve 1878-80 jo vetėm kulme tė lėvizjes kombėtare, por edhe kulme tė jetės sė tij prej atdhetari tė madh. Ulqini pėr tė ishte bėrė qytet i dytė dhe fatin e qytetit e lidhte me fatin e vet.

Akti i parė i dramės sė kėtij qyteti tė vjetėr shqiptar u zhvillua nė periudhėn janar 1878-shkurt 1879, kur u pushtua pėr herė tė parė nga malazestė si pasojė e luftės ruso-turke. Duke qenė se historiografia jonė e deritashme, sa e citon pushtimin e parė tė Ulqinit, le t'i drejtohemi veprės sė H.Bushatit "Shkodra dhe motet" (dorėshkrim), ku jepet njė pėrshkrim mė i zgjeruar i qėndresės heroike tė ulqinakėve, ashtu siē e ka ruajtur tradita gojore: ulqinakėt pėr t'u mbrojtė kishin ndėrtue llogore nė Malin e Bardhė, nė ullishtėn e Asllan Beut dhe nė. liman, te Pusi i Latinit. Komandėn e luftėtarėve ulqinakė e kishte Haxhi Mehmet Beci, Asllan Begu dhe Haxhi Bet Gjyli. Komandanti i malazesve ishte Pop Ilia, i cili e kishte nda ndėr dy krahė fuqinė e tij: Njeni krah komandohej prej Serdar Rados e tjetri ishte nėn komandėn e P.Popoviēit, i cili mėsyni nga kulla e Kardashit. Tė dy palėt e kishin qendrėn nė malin Maxhur. Fuqia malaziase pėrbahej prej 7 batalionesh. Populli i Ulqinit, ndonėse i vogėl, por i pajisun me ndjenja tė forta atdhetarizmi, orvatej tė qėndronte me ēdo kusht. Deri gratė ulqinake shėrbyen nė kėtė rast me vendosmėri, disa dhe u plagosėn, ndėr ta e para qe njė harapeshė. Lufta pėr mbrojtjen e qytetit zgjati vetėm 24 orė".3)

Kjo ndodhi mes datave 18 e 19 janar 1878, pikėrisht 1 0 ditė pas rėnies sė Tivarit. Sipas tė tė njėjtit burim, pėr mbrojtjčn e kėtij tė fundit patėn shkuar shumė vullnetarė shkodranė dhe ulqinakė, midis tė tė cilėve qenė dhe Mehmet Beci e Bet Gjyli, qė do tė shquheshin mė vonė pėr pėrkushtimin e tyre atdhetar. Ngjarjet u zhvilluan nė favor tė armikut dhe ata mbetėn tė rrethuar nė kalanė e qytetit pėr 2 muaj e 1 0 ditė, duke u detyruar tė dorėzoheshin pėr mungesėn e plotė tė rezervave nė ushqin-w e armatim. Me urdhėr tė Knjaz Nikollės tė gj ithė vullnetarėt robėr qenkan lėnė tė lirė; prijėsit ulqinakė i paska thirrė e ii paska thėnė: "Mbas tri ditėsh do tė pushtoj edhe Ulqinin, prandaj tė ma dorėzoni j u vetė ma mirė!

Kuptohet qė ulqinakėt nuk kanė qenė tė tė njėjtit mendim me propozimin provokues e plot fodullėk tė Knjazit, por dhe mundėsitė pėr ta pėrballuar kėtė sfidė u patėn reduktuar sė tepėrmi nga mėnyra se si u rrokullisėn ngjarjet.

Nė mungesė burimesh, roli i H. S. Hylos mbetet vetėm nė hipoteza: historikisht dihet se nė shkurtin e vitit 1879 malazestė u detyruan ta lėshonin Ulqinin pėr hir tė presioneve diplomatike, mirėpo, pas mė shumė se njė viti, do tė fillonte akti i dytė i dramės sė kėtij qyteti, mė tragjiku. Eshtė Nota e Qershorit e Fuqive tė Mėdha dėrguar Turqisė pėr "Kompensimin e Ulqinit", njė altemativė e diplomacisė evropiane pėr tė zėvendėsuar aneksimin e Hotit e tė Grudės, dy trevave qė ditė ' n tė mbrohen, siē duhej - Ulqinakėt e ki shin tė freskėt ēizinen malaziase, praiidaj filluan tė grumbullonin forcat dhe tė kėrkonin ndihma. Nė Shkodėr kishte njė kontigjent emigrantėsh ulqinakė, tė ikur qė nga pushtimi i parė. 4), qė mbėshtetėn Degėn e Shkodrės dhe krijuan Degėn e Ulqinit, porsa u larguan malazeztė. Ulqinakė e shkodranė bėnė shumė pėrpjekje qė ēėshtja tė zgjidhej nė rrugė diplomatike, me memorandume, telegrame e protesta ndaj diplomatėve tė Fuqive tė Mėdha, pėr t'ua bėrė prezent se si nenet e Traktatit tė Shėn Stefanit, si vendimet e mėvonshme ndėrkombėtare, ishin tė padrej ta dhe bėheshin pėr tė kėnaqur oreksin e fqinjėve shovinistė. Krahas argumenteve historiko-gjeografike, u bėhej e qartė dhe vendosmėria e popullit pėr t'i mbrojtur me gjak troj et e tė parėve.

E tillė qe Protesta e Qershorit qė dėrgoi Dega e Shkodrės dhe po e tillė Nota e 15 Shtatorit, qė Dega e Ulqinit u dėrgoi Fuqive tė Mėdha: "Me hidhėrim mėsuem, se pas disa ditėve flota e Fuqive tė Mėdha do tė vijė nė ujnat e Ulqinit tonė, me tė vetmin qėllim me na shtėmgue me lėshue qytetin toriė tė shtrenjtė nė dorė tė malazesve.

... Pėr ne asht e pamundun me u bashkue me Malin e Zi, mbasi zakonet, gjuhėn e besimin i kemi tė ndryshme nga ato tė malazesve. Pėr kėtė shkak kemi vendosė me i ba ballė ēdo sulmi qė mund tė na kėrcnohet nga ana e Malit tė Zi dhe pranojmė ma mirė tė shofim zhdukjen qytetit dhe tėjetės sonė, se sat'i pėrulemi Malit tė Zi.5) Ashtu siē u tha mė lart, nė treshen nėnshkruese ėshtė dhe H.S.Hylja, si eksponent i Degės sė Lidhjes. Me kėto tone zemėrimi dhe vendosmėrie do tė pėrcilleshin edhe protestat mė tė vonshme. Nė protestėn e 24 Tetorit tė po atij viti kundėr vendimit tė Portės sė Lartė pėr tė dėrguar ushtri pėr dorėzimin e qytetit do tė lexojmė: " ... Nė rast se me tė vėrtetė pėr dorėzimin e Ulqinit Malit tė Zi do tė dėrgohet kundėr nesh ushtria, ne .... kemi lidhur besėn dhe jemi betuar pėr t'u mbrojtur dhe pėr tė luftuar .... puna do tw arrijė deri nė shpėrthimin e luftimeve, ashtu si u shkrua mė lart, prandaj pėrgjegjėsinė e plotė pėr ēėshtjet qė mund tė ndodhin, edhe nė tė ardhmen, do ta mbajė ajo".6)

Edhe me konsujt e Fuqive tė Mėdha nė Shkodėr do tė pėrdorej e njėjta gjuhė pėr tė protestuar kundėr manovrimeve tė Dervish Pashės pėr t'ua dorėzuar malazezve Ulqiniri. (16 nėntor 1880: " ... nė bazė tė besėlidhjes sė lidhur midis nesh... do tė kundėrshtoimė cilindo qė do tė vijė pėr t'ua dorėzuar atdheun tonė tė dashur, qytetin e Ulq'nit dhe do tė luftojmė deri sa tė shuhemi tė gjithė me gra e fémijė... Nėqoftėse Dervish Pasha vihet riė lėvizje me batalionet qė ka nė dispozicion dhe sulmon kufijtė e Ulqinit pėr t'ua dorėzuar ata malazezve, ėshtė e kuptueshme se ne do tė ngrihemi Pa tjetėr, do ta dėbojmė dhe do ta ndėshkojmė me luftė."') Duke e menduar H. S.Hylon si njė ndėr njerėzit mė tė ditur tė qytetit, pėrmes radhėve tė zj arrta tė kėtyre protestave na pėrcillen dhe hovet e shpirtit tė tij tė madh. Qė ai ishte diplothati dhe truri-e veprimtarisė politike nė krye tė Degės sė Lidhjes sė qytetit e vėrtetojmė, veē tė tjerash, dhe me informatėn qė jep autori Xh.Belegu, tė cilėn ne po e riprodhojmė: "Me 24 Shtatuer 5 delegatė muhamedanė dhe dy katolikė shkunė me nji letėr tė Salih Efendiut nga Ylqini ke konsulli i Austro-Ungarisė i cili i kallxoi vendimin e Pushteteve dhe i kėshilloi qė tė mos veprojnė ma kundėr vullnetit tė Pushteteve tė mėdha! Ata i pėrgjigjen: Pėr ne asht nji nder qė gjīthė Pushtetet kanė dėrgue luftanitė e veta me pėrdhunue Ylqinin tonė tė vogėl. Por para se me iu shtrue Malit te Zi do t'i apim flakė qytetit qė kėshtu me i lanė atijė nji masė gurėsh dhe fémijtė e gratė tona do t'i dėrgojmė nė buzė tė detit pėr me thirrė komandantin e flotės qe t'i perdori sipas mėshirės sė vet. Sa pėr ne burrat, ne do ta zamė Mozhuren pėr me luftue deri nė fund kundėr ushtrisė malazeze... Pėr Turqinė s'duam me dijtė e do tė luftojmė si kundėr malazezve, si kundėr ushtrive tė Sulltanit-deri sa tė derdhim pikėn e fundit tė gjakut tonė".') Kjo frymė e lartė luftarake i kishte rrėnjėt nė shpirtin liridashės tė vetė popullit trim e tė sprovuar tė Ulqinit, qė gjatė dallgėve shekullore ishte ballafaquar me lakmitė e pushtuesve tė ardhur nga deti e nga toka, por njė "katalizator" i fuqishėm qe dhe myderrizi i nderuar dhe guxīmtar qė besimtarėve u deklaroi botėrisht" se nuk ishte -gjyna-h-, por pėrkundrazi detyrė fideri tė rrėmbejė armėt e tė luftojė pėr mbrojtjen e vendit, qoftė edhe kundėr sulltanit halif'.9) Ky gjest nuk qe i pari dhe as i rastit, si pėr kėtė hoxhė, si pėr tė tjerė hoxhallarė, qė para kėtij ose pas u pozicionuan drejt ndėr momentejetike pėr vendin dhe, pa hezituar, iu kundėrvunė pushtuesit duke bėrė thirrje pėr luftė e duke rrėmbyer edhe vetė annėn. "Fetva"-ja qė dha ai se "ai qė vdes pėr vatanin, bie shehit (dėshmor-N.B)" pat njė rėndėsi tė posaēme, sepse qe njė kundėrpėrgjigje "flakė pėr flakė" dhe pa ekuivoke qė iu dha "fetvasė" tjetėr, konformiste dhe antishqiptare, qė kishte dhėnė Sheh-ulislami me sugierimin e Sulltanit, nė favor tė ndėrhyrjes ushtarake turke kundėr mbrojtėsve tė Ulqinit duke i mveshė legjimitetin fetar. Krahas kėtij sfidimi tė hapur ndaj "majės sė piramidės" fetare, hoxha ynė "s'e bani qefin qeder" edhe kur pat njė kėmbim tė shkurtėr letrash me Dervish Pashėn, qė pėrpiqej ta thyente. Letėrkėmbimi, sipas shkrimit "Lufta e Miletit" 10) nga H. Bushati, u pat zhvilluar kėshtu: "Dervish Pasha i shkroi ma parė nji letėr Salih Efendisė, tue i thanė nė mes sė tjerash se "-Nė ēfarė qitabi e ke pa qi myslimanėt tė luftojnė kundra Turkut?". Ai iu pėrgjigj tue i thėnė": -E kam pa m'atė qitab qi e keni pa ju pėr tė mbytė Sulltan Azizin!"11)

Kėrkesat e ulqinakėve pėr tė siguruar mbėshtetjen mbarėkombėtare u miratuan njėzėri nė Mbledhien e Rekocit qė zhvilloi Kryesia e Lidhjes nė fund tė qershorit. Mehmet Beci, qė informoi mbi gjėndjen shqetėsuese, u ngarkua tė merrte nė dorė organizimin e forcave. Krahas luftėtarėve ulqinakė tė komanduar nga M.Beci dhe nga Mehmet Gjyli u rreshtuan dhe v'ullnetarėt nga Shkodra me rrethe, nėn prijėsin e mirėnjohur Jusuf Sokoli. Pėr tė pėrballuar situatėn aktivistėt e Lidhies nuk rrinin duarkryq: rekrutoheshin forca tė reja, sepse alternative Hot-Grudė kishte mbetur pezull, ai front nuk mund tė lėshohej dhe qe vendosur qė ēdo shtėpi shkodrane do tė sillte djalin e dytė ndėr for'cat vullnetare: Ashtu si kurdoherė, Shkodra nuk do ta bėnte dysh fjalėn, por me gjakun e bijve tė saj dhe me sakrifica tė njėpasnjėshme do tė gjėndej ne vijėn e parė: mbrojtja e Ulqinit konsiderohej prej shkodranėve ēėshtje e tyre. Kjo frymė solidariteti ndihej nė bazė, nė mbledhjet e fuqishme popullore tė protestes e nė gatishmėrinė luftarake, si dhe nė pėrkushtimin e Degės sė qytetit me nė krye D.Boriēin, me aktivistėt e njohur S.Ēobėn, vėllezėrit Dragusha, S.Ēoba, F.Ēeka etj. Njėri prej tyre, H.Abdyl Fetah Dragusha shėtiti nėpėr shumė vise tė atdheut pėr tė kėrkuar ndihma, ndėrsa myderrizi Selim Ef.Ēoba nuk duroi fodullėkun e prepotencėn e Dervish Pashės, qė gjatė bashkėbisedimit, mbante revolet mbi tryezė nė formė shantazhi. Pėrfaqėsuesit e qytetit, pėrmes komunikimit telegrafik i dhanė pėrgjigjen e duhur urdhėrit tė ministrit tė luftės, ndėrsa dhuratat e dekoratat e Riza Pashės thyen vetėm njė numėr tė vogėl tė lėkundurish. Autorėt H. Bushati dhe Xh. Belegu pėrshkruajnė tre rastet qė ruhen nė kujtesėn popullore, kur ofertat "e maj me" tė Pashės nuk i bėnė tė tėrhiqen burra tė tillė, si: njė hoxhė, tregtarin Oso Mani dhe Hysen B. Shazin, komandant vullnetarėsh. Edhe pse Dervish Pasha pat urdhėruar nė njė rast qė "gjallė a dekė" t'i sillej pėrpara paria e qytetit sė bashku me Jusuf Sokolin, asnjė s'iu bind, madje Bektash Kazazi, i biri i Hamzagės, nė vend tė mbledhjes, mori rrugėn pėr pazar, duke deklaruar se e kishte pėr nder tė vritej pėr Lidhjen.

Duke pasur kėtė mbėshtetje tė fortė morale, si dhe ndihniėn e pakursyer tė vėllezėrve tė tyrejo vetėin me municion e ushqime, por edhe me praninė e tyre iiė vijėn e parė tė frontit ulqinakėt nuk e nd.jenė veten tė braktisur dhe me pėrbuzje e pėrballuan shfaqjen e forcės nga ana e flotės evropiane.

Edhe diplomatėve tė huai u pat bėrė pėrshtypje kjo vendosmėri. Autorėt Belegu e Repishti sjellin mjaft shembuj tė tillė diplomatėsh e gazetarėsh tė huai. Ja se ē'shkruante njė diptomai austriak: "As forcat e Malit tė Zi, as demonstrata e afwrme e flotės nuk janė nė gjendje tė zbusin shpirtin e shqiptarėve dhe tė pėrkulin qėndrimin e tyre kryeneē". Njė analist freng shkon mė tej: "Flota ndėrkombėtare u nis me madhėshti pėr tė manifestuar fuqinė e saj para Ulqinit, por shqiptarėt jo vetėm nuk u frikėsuan, por mbajtėn pozitat e tyre".

As intelektualėt e njohur shqiptarė nuk ndenjėn tė heshtur, madje ata qė u ndodhėn nė vend, qenė edhe autorėt e protestave, e memorandumeve. Pėr Ulq inin Abdyl Frashėri i shkroi personali sht Sulltanit. Ndėrsa F.Shiroka thurte italisht hymnin luftarak "Shqipnisė", kushtrim, D.D'Istria i shkruante De Radės duke i bėrė jehonė qėndrimit heroik tė shqiptarėve. 12)

Tė dhėna tė hollsishme dhe analiza mbi ngjarjet qė lidheii me mbrojtjen e Ulqinit kanė dhėnė autorėt Bushati. Xh.Belegu, K.Frashėri, K.Xoxi, A.Buda, Xh.Repishti dhe teksti "Historia e Shqipėrisė", prandaj do tė mjaftohemi me aktin e fundit. Shqiptarėt nuk u dekurajuan, edhe pse forca e tyre luftarake nuk arriti ta kalonte shifrėn prej tri mijė vullnetarėsh pėr shkak tė manovrimeve tė shpejta tė Dervish Pasliės, qė ndėrpreu rrugėn e pėrforcimeve tė mėtejshme; gjithashtu ruajtėn gjakftohtėsinė, edhe pse ndiheshin tė tradbtuar dhe nė mes tri palė armiqsh, me njė epėrsi shumė tė madhe numerike dhe tekniko-ushtarake. Ndeshja vendimtare u zhvillua afér fshatit Klezhė, gryka e Mozhures, njė pėrpjekje e pėrgjakshme, qė u fitua nga turqit nė sajė tė artilerisė dhe ku mbet i plagosur pėr vdekje komandanti legjendar, Jusuf Sokoli. Thuhet se ideja pėr tė luftuar brenda nė qytet, nė mėnyrė qė armiku ta paguante sa mė shtrenjt fitoren, u braktis nė ēastet e fundit, me tė vetmin qėllim, qė tė mos demtoheshin familjet. Njė pjesė e vullnetarėve nuk iu dorėzuan Dervish Pashės, por nėpėr rrugė tė tėrthorta u kthyen nė Shkodėr. Kėshtu, sė bashku me disa luftėtarė ulqinakė, morėn arratinė dhe erdhėn nė Shkodėr edhe komandantėt trima M.Beci e M.Gjyli, duke lėnė nė duart e armikut shtėpitė dhe pasuritė, njė pjesė tė sė cilės e patėn shpenzuar pėr tė mbajtur luftėtarėt.

Me 23 nėntor Dervish Pasha lėshoi qarkoren qė ulqinakėt tė brakti snin shtėpitė, gjoja qeveria turke do t'i si stemonte! E vėrteta ėshtė se shumė familje ulqinakėsh emigruan nė Shkodėr, por pėr sistem'min e tyre mungoi kujdesi i autoriteteve turke. Ata pėrfituan vetėm nga mikpritja dhe bujaria e qytetarėve, si dhe nga interesimi i Komisionit pėr refugjatėt nėn kryesinė e myftiut Jusuf EL Tabaku.13)

Me 28 nėntor malazeztė hynė nė Ulqin dhe H.S.Hylon, nė grup, e intemuan nė Cetinė. Pasi qenka liruar nga internimi, thuhet se Kiij az Nikolla e paskwthirrur nė audiencė, por ai paska refuzuar. Duke iu referuar pėrsėri H.Bushatit shtojmė se hoxha gjeti rastin, kaloi kufirin dhe u vendos nė Shkodėr, kujetoi deri nga viti 1900. Sipas kėtij burimi paska vdekur nė moshėn 80 vjeēare duke u varrosur nė varrezat e Xhamisė sė Parrucės, ndėrsa nė njė shėnim tė shkurtėr nė rev. "Zani i Naltė" ) hidhet mendimi se vdekja i erdhi nė moshėn 70 vjeēare duke pohuar, sikur paska lindur nė Ulqin(?). 

Figura e H. S. Hylos e njohur mjaft, por e studiuar pak, ėshtė pjesė e pandarė e plejadės sė hoxhallarėve tė shquar qė, pa mėdyshje u angazhuan me gjithė bagazhin e tyre moral e intelektual, me pėrkushtim dhe me guxim, nė pėrpjekjet e vėllezėrve tė tyre tė gjakut, pa dallime besimi e krahine, pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre ose trojet qė ua lanė trashėgim tė parėt. 15) H. Saliu provoi dy intemime: njė nga turqit dhe njė nga malazeztė, por nuk u thye as nga presionet, as nga premtimet joshėse: ai mbet i patjetėrsuar duke ruajtur tė pastėr imazhin e njė hoxhe patriot e konsekuent deri nė fund.