MARRĖDHĖNIET MIDIS BASHKĖSHORTĖVE
Kur'ani i thekson qėllimet shpirtėrore tė martesės dhe i konsideron parime mbi tė cilat ngritet jeta bashkėshortore, gjegjėsisht thekson qetėsinė e shpirtit nėpėrmjet lidhjes gjinore nga dashuria midis dy bashkėshortėve, zgjerimin e dashurisė dhe njohjes nėpėrmjet martesės, rritjen e dashurisė dhe mėshirės njerėzore dhe dashurinė e prindėrve ndaj fėmijėve tė tyre. Nė kėtė kontekst, All-llahu i Madhėruar thotė:"Dhe nga argumenter e Tij (tė Madhėrisė sė Tij) ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe ndėrmjet jush krijoi dashuri e mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (Er-Rrūm, 21)
Marrėdhėniet seksuale
Pėrveē kėsaj, Kur'ani nuk e mohon aspektin trupor pėr marrėdhėniet seksuale ndėrmjet burrit e gruas. Ai e udhėzon qenien njerėzore nė rrugėn mė tė mirė duke i plotėsuar kėrkesat e nevojės seksuale, me qėllim qė ta mėnjanojė praktikėn e dėmshme dhe tė devijuar.
Transmetohet se hebrenjtė dhe zjarrputistėt largoheshin gjatė kohė nga gratė e tyre kur ato i kishin tė pėrmuajshmet, ndėrsa tė krishterėt kanė marrėdhėnie tė tilla pa u mėrzitur fare pėr periudhėn e tillė. Nė kohėn paraislame, gruas qė i kishte tė pėrmuajshmet, nuk i jepnin ushqim, nuk i jepnin tė pijė, nuk i lejonin tė hynte nė shtrat dhe nuk e linin tė qėndrojė nė shtėpi, pikėrisht si hebrenjtė dhe zjarrputistėt.
Kur e pyetėn disa muslimane Pejgamberin se ē'u lejohet dhe ē'u ndalohet nė kohėn e tė pėrmuajshmeve, u shpall ajeti vijues:
"Tė pyesin ty pėr tė pėrmuajshmet (hajzin), thuaj: "Ajo ėshtė gjendje e neveritur andaj largohuni prej grave gjatė tė pėrmuajshmeve dhe mos iu afroni atyre (pėr marrėdhėnie) derisa tė pastrohen. E kur tė pastrohen atėherė afrohuni atyre, ashtu siē u ka lejuar All-Ilahu. All-Ilahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme". (El-Bekare, 222)
Disa beduinė menduan se fjalėt "largohuni prej tyre" nėnkuptojnė mosjetesėn e pėrbashkėt nė shtėpi, dhe pėr kėtė Pejgamberi a.s. ua shpjegoi qėllimin e ajetit dhe u tha: "Ju urdhėron tė largoheni nga marrėdhėniet seksuale nė kohėn e tė pėrmuajshmeve e jo ti largoni nga shtėpia ashtu siē i largonin tė huajt ". Kur e dėgjuan kėtė, hebrenjtė thanė: "Ky njeri dėshiron tė veprojė krejtėsisht ndryshe nga ne!" (Shiko tefsirin e Raziut, vėll. 6, f. 66.)
S'ka gjė nėse muslimani dėshiron tė dėfrehet me gruan e tij larg "vendit tė dhembjes". Kėshtu, Islami, si pėrherė merr qėndrim mesatar mes ekstremistėve qė e largojnė gruan gjatė tė pėrmuajshmeve nga shtėpia dhe ekstremistėve tjerė qė kanė marrėdhėnie seksuale me to.
Mjekėsia bashkėkohore ka zbuluar materie helmuese e tė dėmshme pėr trupin. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe shkakun se pse duhet burri tė largohet nga marrėdhėnia seksuale nė kėtė kohė. Organet riproduktive mbushen pėrplot dhe nervat bėhen shumė sensitive nga sekretinł i gjėndrave internale. Marrėdhėnia seksuale mund t'i dėmtojė e ndoshta edhe tė pengojnė derdhjen e gjakut nga tė pėrmuajshmet dhe kėshtu tė shkaktojė ndezjen e organeve seksuale. (Shiko librin El-Islamu vet-tibbul-hadith tė autorit tė ndjerė Abdulaziz Ismail.)
Marrėdhėniet e ndaluara
Sa u pėrket marrėdhėnieve seksuale, Zoti i Madhėruar thotė:
"Gratė tuaia janė vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbielljes suaj si tėdė shironi, por pėrgatuni pėr veten tuaj, dhe kini frfkė All-llahun, e ta dini se fundi juaj ėshtė tek Ai, e besimtarėve jepu myzhde". (El-Bekare, 223)
Pėr shkak tė zbritjes sė kėtij ajeti, dijetari indus Velijull-Ilah Dehlavi thotė: "Hebrenjtė i kufizonin mėnyrat e marrėdhėnieve seksuale pa ndonjė parim hyjnor. Edhe ensarėt (e Medines) i imitonin nė kėtė ēėshtje dhe thonin: "Nė qoftė se burri depėrton nė vaginė pėrderisa gruaja ėshtė e shtrirė nė bark, fėmija do tė jetė i vėngėr". Pėr kėtė shkak zbriti ajeti: "Afrohuni vendmbjelljes suaj si tė dėshironi", qė don tė thotė se s'ėshtė me rėndėsi pozita por me k-usht qė procesi tė kryhet nė vaginė, ngase nė kėtė ēėshtje s'ka asgjė qė ka lidhje me interesin e pėrgjithshėm fetar ose politik, por ėshtė thjesht ēėshtje e shijes personale.
Thashethemet e tilla bėheshin nga hebrenjtė, mirėpo Zoti i Madhėruar i anuloi. (Huxhxhetull-llahil-baliga, vėll. 2, f. 134.)
Feja nuk i pėrcakton pozitat e marrėdhėnies seksuale por kėrkon qė burri tė frikohet nga Zoti se do ta takojė, dhe tė largohet nga marrėdhėnia anale, ngase anusi ėshtė vend i fėlliqur dhe i dhembjes, si dhe njė akt i tillė u ngjanė homoseksualėve tė fėlliqtė. Pra, feja me plot tė drejtė e ndalon kėtė Iloj tė marrėdhėnieve. Nė kėtė kontekst, Pejgamberi a.s. thotė:
"Mos bėni marrėdhėnie finale me gratė (tuaja)!" (Transmetimi i Tirmidhiut, i Nesaiut dhe i Ibėn Maxhes.) Pėr atė qė ka marrėdhėnie anale me gruan e vet, thotė: "Ky ėshtė homoseksualizėm i vogėl".(Transmetimi i Nesaiut.) Kur e pyeti njė grua rreth marrėdhėnies seksuale vaginale nga shpina, ai ia lexoi ajetin:
"Gratė tuaja janė vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si tė dėshironi, por vetėm me njė mbėshtetje."(Transmetimi i Ahmedit.)
Umeri r.a. shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i dėrguari i Zotit, u shkatėrrova! Kur Pejgamberi a.s. pyeti se ēka e shkatėrroi, ai i thotė: "Mbrėmė pata marrėdhėnie vaginale nga shpina!" Pejgamberi nuk i thotė gjė derisa u shpall ajeti i lartpėrmendur, e pastaj i thotė: "Nga para ose nga pas, por largohu anusit dhe (marrėdhėnies) gjatė tė pėrmuajshmeve".(Transmetimi i Ahmedit dhe Tirmidhiut.)
Ruajtja e sekreteve bashkėshortore
Kur'ani i lavdėron bashkėshortet e mira duke konstatuar:
"All-Ilahu i bėri tė ruajtura, gratė e mira janė respektuese, janė besnike ndaj sė fshehtės". (Nisā, 34)
Ajo qė duhet tė ruhet si fshehtėsi ėshtė lidhja intime midis burrit e gruas, e cila nuk duhet tė jetė temė e bisedave nėpėr mexhlise, e takimeve me shokė e shoqe. Nė njė hadith tė Pejgamberit a.s. thuhet:
"Prej njerėzve mė tė kėqij te Zoti Dilėn e Kijametit ėshtė burri i cili i tregon gruas fshehtėsira dhe anasjelltas, e pastaj e zbulon fshehtėsinė e saj". (Transmetim i Muslimit dhe Ebu Davudit)
Nga Ebu Hurejreja transmetohet:
"Pejgamberi a.s. na fali dhe pas dhėnies sė selamit u kthye drejt nga ne dhe tha: "Qėndroni ulur! A ka ndonjė njeri nė mesin tuaj qė shkon te familja e vet, e mbyll derėn, e heq perden dhe del e thotė: "Kėshtu bėra me familjen time, kėshtu bėra me familjen time!? "
Tė gjithė heshtėn. Pastaj u kthye drejt grave dhe u tha: "Cila flet prej jush? " Njė vajzė e Ke'abit u ngrit nė njė kėmbė dhe u zgjat qė ta shohė Pejgamberi dhe ta dėgjojė atė qė flet, e pastaj tha: "Po pėr Zotin! Ata flasin dhe ato flasin!" Pastaj Pejgamberi a.s. na tha: "A e dini se ē'janė tė tillėt dhe tė tillat qė veprojnė kėshtu? Ata qė veprojnė kėshtu, qofshin meshkuj apo femra, janė djaj tė cilėt takojnė njėri tjetrin nė rrugė dhe i qetėsojnė epshet e tyre kurse njerėzit i shikojnė. " (Transmetim i Ahmedit, Ebu Davudit dhe Bezzarit.)
Ky rrėfim emfatik mjafton qė muslimani tė largohet nga kjo marrėzi ngase asnjė musliman nuk dėshiron tė jetė djall ose si djalli.
Kontracepcioni
S'ka dyshim se mbrojtja e rrjedhės njerėzore ėshtė prej qėllimeve parėsore tė martesės. Mbrojtja e rrjedhės varet nga vazhdimi i riproduksionit. Islami preferon riproduksionin e shumtė dhe i bekon fėmijėt qofshin djem apo vajza. Ai gjithashtu lejon planifikimin e familjes nė qoftė se ekzistojnė shkaqe dhe nevoja tė rėndėsishme. Mėnyra mė e njohur nė kohėn e Pejgamberit a.s. pėr kontracepcion ishte a'zli ose derdhja e spermės jashtė vaginės (coitus interruptus). Nė dy sahihėt transmetohet nga Xhabiri se edhe sahabėt e aplikonin mėnyrėn e tillė nė kohėn e pejgamberisė dhe tė shpalljes:
"Nė kohėn e Pejgamberit a.s. kur shpallej Kur'ani, ne e aplikonim
largimin (coitus interruptus)."Nė Sahihun e Muslimit thuhet:
"E aplikonim largimin (coitus interruptus) nė kohėn e Pejgamberit, dhe kur dėgjoi Pejgamberi a.s., nuk na ndaloi! Njė njeri shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O Pejgamber i Zotit! Kam njė robėreshė. Dėshiroj atė qė dėshirojnė burrat! Nuk dėshiroj qė ajo tė mbetet me barrė dhe pėr kėtė shkak e aplikoj coitus interruptus-in me tė. Hebrenjtė thonė se nė kėtė mėnyrė varrosen fėmijėt tė gjallė". Pejgamberi a.s. i tha: "Hebrenjtė gabojnė! Nėse Zoti dėshiron tė krijojė fėmijė, ti nuk mund ta pengosh!"(Transmetimi i autorėve tė suneneve)
Qėllimi i Pejgamberit a.s. ishte se gjatė aplikimit tė largimit mund tė ndodhė qė ndonjė pikė e spermės sė burrit tė depėrtojė e tė bėhet mbarėsimi pa dijen e tij.
Nė mexhlisin e Umerit u bisedua rreth largimit dhe njė njeri tha: "Ata mendojnė se kėshtu varrosen fėmijėt tė gjallė!" Aliu thotė: "Nuk mund tė ketė varrosje tė gjallė pėrderisa fėmija nuk kalon shtatė faza: prej njė ajke e njė balte nė ujė, nė copė gjaku, nė gjak tė ngurtė, nė copė mishi, nė eshtra e nė mish dhe pastaj nė krijesė tjetėr".Nė atė rast Umeri i thotė: "Ke tė drejtė, Zoti tė dhashtė jetė!"
Shkaqet pėr kontracepcion
Shkaku i parė qė lejon kontracepcionin ėshtė frika pėr jetėn ose shėndetin e nėnės nga shtatzėnia ose lindja, por me kusht qė kėtė ta vendosė mjeku specialist dhe besnik. Zoti i Madhėruar thotė:
"Mos u shkatėrroni me duart tuaja!"
"Mos e mbytni veten tuaj! Zoti ėshtė mėshirues i juaj!Shkaku tjetėr ėshtė frika nga vėshtirėsimi i rrethanave me lindjen e fėmijėve saqė mund tė obligohet ndokush tė bėjė diēka haram me qėllim qė t'i plotėsojė nevojat familjare. Zoti i Madhėruar thotė:
"All-Ilahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju! " (El-Bekare, 185).
"All-Ilahu s'dėshiron t'u sjellė ndonjė vėshtirėsi". (Māide, 6).
Gjithashtu si shkak mund tė jetė edhe frika nga keqėsimi i shėndetit
tė fėmijėve dhe nga pengesat nė rritjen e tyre. Nė Sahihun e Muslimit transmetohet nga Usame ibn Zejdi se njė njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thėnė:"O i dėrguari i Zotit, unė largohem nga gruaja (aplikoj coitus interruptus)!" Kur e ka pyetur Pejgamberi pėr shkakun, ai i ka thėnė: "Frikohem pėr fėmijėn e saj", ose "pėr fėmijėt e saj", pastaj Pejgamberi a.s. i ka thėnė: "Sikur tė ishte i dėmshėm, do tė ishte, i dėmshėm pėr persianėt dhe romakėt". (Transmetim i Muslimit.)
Siē duket, Pejgamberi mendonte se rastet e tilla tė rralla nuk ndikojnė nė ummetin, ngase nė tė kundėrtėn do t'i dėmtonin persianėt dhe romakėt tė cilėt atėherė ishin mė tė fuqishmit mbi sipėrfaqen e tokės.
Shkaku tjetėr i arsyeshėm ėshtė frika se mos vallė ndikon shtatzėnia ose lindja e re nė shėndetin e fėmijės qė thithė. Pejgamberi a.s. e quante "gilė" marrėdhėnien seksuale me nėnėn qė i jep gji fėmijės ose thėnė mė mirė, marrėdhėnien qė shkakton shtatzėni pėrderisa nėna ende i jep gji fėmijės. Ai e quan me kėtė term ngase shtatzėnia e tillė e dobėson qumėshtin e nėnės dhe e dėmton fėmijėn qė thithė. Pejgamberi a.s. e mbronte interesin e ummetit dhe e ndalonte atė qė ishte e dėmshme. Prej pėrpjekjeve tė tij pėr ummetin e vet, ėshtė thėnia e tij:
"Mos i mbytni fėmijėt tuaj fshehurazi ngase "gile-ja " e zė kalorėsin dhe e gjuan prej kalit ." (Transmetim i Ebu Davudit) Pejgamberi a.s. nuk e ndaloi kėtė formė pėr ta bėrė haram, ngase i shihte popujt e fuqishėm tė kohės sė tij, tė cilėt e aplikonin pa pėsuar dėme. Ai frikohej se do tė jetė shumė vėshtirė pėr burrat tė abstenojnė nga gratė e tyre gjatė periudhės sė gjidhėnies e cila mund tė zgjasė edhe dy vjet. Ai thotė:
"Mendoja ta ndaloj "gile-nė" mirėpo pashė se persianėt dhe romakėt e aplikonin pa i dėmtuar fėmijėt e tyre." (Transmetim i Muslimit.)
Kur flet Ibn Kajjimi pėr lidhjen mes kėtij hadithi dhe hadithit "Mos i mbytni fėmijėt tuaj fshehurazi", thotė: "Pejgamberi a.s. ka vėrejtur se shtatzėnia e dėmton fėmijėn qė thithė ashtu siē dėmtohet kalorėsi nga rrėzimi prej kalit. Kjo mėnyrė dėmton por jo deri nė mbytjen e fėmijės. Ai i kėshillonte burrat tė largohen nga marrėdhėniet seksuale qė shkaktojnė shtatzėninė me gruan qė i jep gji fėmijės, por nuk i ndalonte. Ai dėshironte ta ndalojė me qėllim qė ta mbrojė shėndetin e fėmijės qė thithė gji, por gjithashtu e dinte se burrat do tė pėrjetojnė vėshtirėsi tė mėdha e posaēėrisht tė rinjtė, dhe kėshtu mė tepėr do ta dėmtonte shoqėrinė. Pas njė harmonizimi tė kėtyre gjėrave, ai vendosi qė mos ta ndalojė, ngase gratė e dy popujve mė tė fuqishėm tė kohės sė tij u jepnin gji fėmijėve tė tyre gjatė shtatėzanisė pa ndikuar fare nė fuqinė apo nė numrin e tyre.
Pra, pėr kėtė shkak ai nuk e ndaloi "gile-nė". (Miftahu daris-se'ade, f. 620 dhe Zadul-me'ad, vėll, 4. f. 16.)
Nė kohėn tonė janė zbuluar metoda tė reja kontraceptive qė realizojnė interesin pėr tė cilin pėrpiqej Pejgamberi a.s. gjegjėsisht mbrojtjen e fėmjės qė thithė nga dėmet qė mund tė ndodhin gjatė shtatzėnisė sė nėnės sė tij nė njė anė dhe nė anėn tjetėr, mėnjanimin e vėshtirėsive pėr burrat nga abstenimi ndaj grave gjatė shtatzėnisė. Nga e tėrė kjo konkludojmė se intervali ideal mes dy fėmijėve, sipas Islamit, duhet tė jetė 30 ose 33 muaj pėr atė qė dėshiron tė plotėsojė fazėn e periudhės sė gjidhėnies.
Imam Ahmedi dhe tė tjerėt lejojnė njė gjė tė tillė nė qoftė se e lejon gruaja, ngase ajo duhet tė japė pėlqimin e saj se a do tė pranojė tė pėrjetojė kėnaqėsinė seksuale dhe se a dėshiron fėmijė tjetėr apo jo. Umeri r.a. e ka ndaluar largimin (coitus interruptus-in) pa pėlqimin e gruas.
Ky ishte njė vendim i rėndėsishėm i Islamit pėr mbrojtjen e tė drejtės sė gruas nė kohėn kur nuk respektohej asnjė e drejtė e saj.
Aborti
Islami lejon muslimanen tė ndėrmarrė masa preventive kontraceptive por nuk lejon tė kryhet krim mbi shtatzėninė kur tė paraqitet realisht.
Fukahatė janė tė mendirnit se aborti pas formirnit tė fetusit dhe frymėzimit tė shpirtit ėshtė i ndaluar dhe konsiderohet krim. Nuk i lejohet muslimanit ngase nė kėtė rast ai bėn krim mbi tė gjallin qė ka krijim tė plotė dhe formė tė gjallė.
Nėse bėhet aborti dhe fėmija del i gjallė e pastaj vdes, atėherė duhet tė paguhet kompensim (dijeti), ose mė sė paku tė dėnohet materialisht nėse del i vdekur. Nėse vėrtetohet nga ana e mjekut besnik se jeta e fėmijės nė bark rrezikon jetėn e nėnės, atėherė sheriati lejon dėnim mė tė lehtė. Nėse nė kėtė rast duhet tė kryhet aborti atėherė lejohet, ngase nuk duhet qė nėna tė sakrifikohet sepse ajo ėshtė origjina e fetusit. Ajo ka tė drejtė nė jetė, ka fat tė pavarur nė jetė si dhe ka tė drejta tė cilat i takojnė dhe pėrgjigjet pėr to. Pėrveē kėsaj, ajo ėshtė shtylla e familjes dhe pėr kėtė shkak nuk ėshtė e logjikshme qė jeta e saj tė sakrifikohet pėr fetusin qė nuk ka ende personalitet tė vetin, si dhe ėshtė pa obligime e pėrgjegjėsi. (Shejh Sheltut, El-Fetava, f. 464.)
Imam Gazaliu bėn dallim midis kontracepcionit dhe abortit dhe thotė: "Kontracepcioni nuk ėshtė si aborti, ngase aborti ėshtė krim mbi gjallesėn e formuar. Ekzistenca ka fazat e veta: faza e parė ėshtė depėrtimi i spermės nė mitrėn e gruas dhe pėrzierja e saj me vezoret e gruas, e pastaj pėrgatitet pėr pranimin e jetės. Shkatėrrimi i kėtij proēesi konsiderohet krim. Nėse fetusi arrin njė madhėsi tė konsiderueshme, atėherė aborti konsiderohet edhe mė i keq ndėrsa krimi shtohet edhe mė tepėr nė qoftė se fetusi frymėzohet me shpirt. Krimi e arrin kulmin kur fetusi hiqet i gjallė (nga nėna)." (El-Ihja'u, libri En-Nikah, f. 47)
Tė drejtat bashkėshortore
Theksuam mė parė se martesa ėshtė kontratė e fortė, me tė cilėn All-Ilahu lidhė burrin dhe gruan. Pas martesės burri merr statusin e "bashkėshortit" pas atij si "individ". Nė tė vėrtetė ai quhet bashkėshort ngase prezenton edhe njė qenie tjetėr me tė cilėn i ndanė tė mirat dhe tė kėqijat.
Kur'ani e pėrshkruan fuqinė e kėsaj lidhjeje midis burrit e gruas dhe thotė:
"Ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prehje pėr ato!" (El-Bekare, 187).Nga ky ajet nėnkuptohet se martesa ngėrthen nė vete mbrojtjen, mbulesėn, pėrkrahjen dhe zbukurimin ndaj njėri-tjetrit. Pėr kėtė shkak burri dhe gruaja nė jetėn bashkėshortore kanė tė drejta tė cilat duhet t'i respektojnė ndaj njėri-tjetrit. Tė gjitha tė drejtat janė ekuivalente, pėrveē asaj qė e posedon njeriu nga intuita. Nė kėtė kontekst, Zoti i Madhėruar thotė:
"Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi, e burrave u takon njė pėrparėsi ndaj tyre". (El-Bekare, 228).
Pėrparėsia ka tė bėjė me pėrgjegjėsinė e burrit si mirėmbajtės i familjes.
Njė njeri e ka pyetur Pejgamberin a.s:"O Pejgamber i Zotit, ēfarė tė drejta mund tė kėrkojė gruaja nga burri i saj?" Ai i ėshtė pėrgjigjur: "Ta ushqejė ashtu siē e ushqen veten, ta veshė ashtu siē e veshė veten, tė mos i mėshojė nė fytyrė, tė mos e nėnēmojė dhe tė mos largohet prej saj pėrveē brenda shtėpisė (tė mos ik). " (Transmetim i Ebu Davudit dhe Ibėn Habbanit nė Sahihun e tij.)
Bashkėshortit musliman nuk i lejohet ta lėrė pas dore veshmbathjen dhe ushqimin e bashkėshortes. Nė njė hadith pejgamberik thuhet:
"Humbja e mirėmbajtjes ndaj atyre qė janė nėn pėrgjegjėsi (qė janė tė varur) ėshtė mėkat pėr njeriun". (Transmetim i Ebu Davudit, Nesaiut dhe Hakimit.)
Nuk lejohet mėshuarja nė fytyrėn e gruas pėr shkak se nė kėtė mėnyrė nėnēmohet nderi i njeriut si njeri dhe dėmtohet pjesa mė e bukur e trupit. Nėse burri obligohet ta disiplinojė gruan e vet nė ēaste tė rebelimit tė hapur, nuk i lejohet ta rrahė aq shumė saqė ta lėndojė ose t'i shkaktojė dhėmbje. Kjo vjen parasysh vetėm atėherė nė qoftė se metodat e tjera dėshtojnė.
Nuk i lejohet muslimanit ta nėnēmojė gruan e vet e ta ofendojė me fjalė tė urrejtura, si p.sh. frazėn "Zoti tė mėshoftė" etj.
Pėr tė drejtat e gruas ndaj burrit Pejgamberi a.s. thotė:
"Nuk i lejohet gruas qė beson nė Zot, tė lejojė hyrjen e atij qė burri e urren. Ajo nuk duhet tė dalė jashtė shtėpie nėse nuk dėshiron ai dhe tė mos bėjė diē qė i kundėrshton rregullat e tij, si dhe tė mos largohet nga shtrati i tij (tė mos refuzojė aktin giinor). Po ashtu ajo s 'duhet ta rrahė nė qoftė se ka trup mė tė fuqishėm se ai. Nėse ai ėshtė mė tepėr gabimtar, atėherė ajo duhet ta qetėsojė. Nėse e pranon pėlqimin e saj, atėherė pėlqimin e saj do ta pranojė edhe Zoti. Nėse nuk ėshtė e kėnaqur me tė, atėherė Zoti do ta pranojė arsyen e saj". (Transmetim i Hakimit)
Toleranca e ndėrsjellė bashkėshortore
Burri duhet tė jetė tolerant ndaj gruas sė vet nė rast se sheh diēka qė nuk i pėlqen dhe qė e urren. Ai duhet tė dijė se ka tė bėjė me njė qenie njerėzore qė ka karakteristika tė posaēme natyrore. Pra, ai duhet t'i harmonizojė cilėsitė e mira tė saj me jo tė mirat, dhe sjelljet e mira me gabimet e saj. Nė njė hadith thuhet: "Le tė mos e urrejė besimtari besimtaren. Nėse ndonjė gjė nga ajo nuk i pėlqen, ndoshta mund t'i pėlqejė diēka tjetėr". (Transmetim i Muslimit.)
Zoti i Madhėruar thotė:
"Bėni jetė tė mirė me to. Nėse i urreni ato, bėni durim, sepse ndodh qė All-Ilahu tė japė shumė tė mira nė njė gjė qė ju e urrenit. (Nisā, 19).
Islami kėrkon prej burrit tė jetė tolerant dhe durimtar ndaj asaj qė e urren te gruaja e vet ashtu siē kėrkon edhe prej gruas tė jetė toletante e durimtare ndaj tij aq sa ka mundėsi dhe durim dhe ia tėrheq vėrejtjen qė tė mos e kalojė natėn pa u pajtuar me burrin tė cilin e ka hidhėruar. Nė njė hadith thuhet:
"Namazi i tre personave nuk ngrihet mė lartė se njė pėllėmbė nga kokat e tyre: personi i cili falet me xhematin qė e urren atė; gruaja qė kalon natėn pa u pajtuar me burrin qė e ka hidhėruar dhe dy vėllezėrit e kacafytur." (Transmetim i Ibėn Maxhes dhe Ibėn Habanit nė Sahihun e vet.)
Kundėrshtimi dhe grindja
Meqė burri ėshtė pėrgjegjės i shtėpisė dhe bartės i familjes nė bazė tė strukturės, aftėsisė dhe pozitės sė tij dhe dhėnės i mehrit e fumizues i saj, atėherė nuk i lejohet gruas ta kundėrshtojė autoritetin e tij e ta shkatėrrojė shtėpinė. Nė qoftė se burri has nė kundėrshtim me gruan e tij dhe ballafaqohet me grindje, ai obligohet ta korrigjojė duke filluar me fjalė tė mira, me udhėzime efektive dhe me nirėkuptim. Nė qoftė se nuk arrin sukses, atėherė duhet tė largohet nga shtrati, me pretekst se ndoshta kėshtu do tė ndikojė nė natyrėn e saj qė ajo tė pėrmirėsohet. Nė qoftė se edhe kėshtu nuk ka sukses, atėherė i lejohet ta rrahė me dorė por me kusht qė tė largohet nga fytyra dhe nga pjesėt tjera tė ndieshme. Nėse edhe kjo mėnyrė dėshton, atėherė i lejohet ta rrahė me shkop ose me ndonjė vegėl tjetėr qė shkakton dhembje. Rrahja e tillė ka karakterin e ngjarjes qė e pėrshkroi Pejgamberi a.s. nė njė rast hidhėrimi me shėrbėtorin e vet, kur i thotė:
"Sikur tė mos ishte hakmarrja Ditėn e Kijametit, do tė tė rrahja me kėtė misvak". (Ibėn Sa'di nė Et-tabakat.)
Pejgamberi a.s. i shmangej metodės sė rrahjes dhe thoshte:
"Pse ta rrahė ndokush gruan e vet ashtu siē rrihet robi, kur mund tė flejė me tė nė fund tė ditės!" (Transmetim i Ahmedit dhe i Buhariut)
Pėr ata qė i rrahin gratė thotė: "Ata me siguri nuk janė mė tė mirėt e mesit tuaj". (Nė Fet'h transmetohet nga Ahmedi, Davudi, Nesaiu, Ibėn Habani dhe Hakimi e tė cilėt e konsiderojnė si hadith Sahih nga Ijas ibėn Abdull-llah ibėn Ebi Dhibab.)
Imam Ibn Haxher thotė: Hadithi i Pejgamberit a.s. "Mė tė mirėt e mesit tuaj nuk rrahin", vėrteton se rrahja nė pėrgjithėsi ėshtė e lejuar por me qėllim disiplinor dhe nė raste konkrete. Mė mirė do tė ishte sikur tė mjaftonte me kėrcėnim nė qoftė se ka sukses, dhe nė kėtė rast burri duhet tė largohet nga pėrdorimi i forcės, sepse forca shkakton urrejtjen qė ėshtė nė kundėrshtim me harmoninė e pritur nga martesa. Forca lejohet nė qoftė se bėhet ndonjė mėkat ndaj Zotit. Nė njė hadith tė transmetuar nga Nisaiu, Aisheja r.a. thotė:
"Pejgamberi a.s. nuk e ka rrahur asnjė grua tė veten e asnjė shėrbėtor tė tij. Nė realitet, ai nuk e ka rrahur askėnd me dorė, me pėrjashtim tė rrahjes pėr hir tė Zotit, ose pėr ndalimin e harameve tė caktuara nga Zoti, apo pėr shpagimin nė emėr tė Zotit." (Fet-hul-bari, vėll, 9, f. 249.) Nė qoftė se situata keqėsohet edhe mė tepėr, atėherė ndėrhyjnė njerėz tė menēur e tė devotshėm nga shoqėria islame pėr ta pėrmirėsuar situatėn dhe zgjedhin dy pari tė menēura nga tė dy palėt pėr gjykim, me qėllim qė t'i zgjidhin mosmarrėveshjet midis tyre. Ndoshta sinqeriteti i tyre do tė jetė i frytshėm dhe Zoti do t'i pajtojė.Nė kėtė kontekst, Zoti i Madhėruar thotė:
"E ata qė keni dro kryelartėsisė sė tyre, kėshilloni, madje largoni nga shtrati (e mė nė fund) edhe rrahni (lehtė, nėse nuk ndikojnė kėshillat e as largimi), e nėse ju respektojnė atėherė mos u sillni keq ndaj tyre. All-Ilahu ėshtė mė i larti mė i madhi. Nėse i frikėsoheni pėrēarjes midis tyre (burrit e gruas), dėrgoni njė pari tė drejtė nga familja e tij dhe njė pari tė drejtė nga familja e saj. Nėse ata tė dy (ndėrmjetėsit) kanė pėr qėllim pajtimin, All-Ilahu ju mundėson afrimin midis tyre (burrit e gruas). All-Ilahu ėshtė i dijshėm, ėshtė njohės i mirė". (Nisā, 34-35).
Kur lejohet shkurorėzimi (Talāku)
Nėse tė gjitha kėto orvatje dėshtojnė dhe nėse tė gjitha metodat e ndėrmarra pėsojnė disfatė, atėherė muslimanit i lejohet zgjidhja e fundit tė cilėn e ka caktuar sheriati.
Pra, nė kėto raste tė papėlqyeshme, vetėm shkurorėzimi mund t'i zgjidhė problemet. Islami me urrejtje e lejon kėtė mėnyrė, nuk e pėlqen e as nuk e preferon. Pejgamberi a.s. thotė:
"Hallalli mė i urrejtur ėshtė shkurorėzimi (Talāku) ", ose "Halllalli mė i urrejtur te Zoti ėshtė shkurorėzimi (Talāku). " (Transmetim i Ebu Davudit)
Trajtlmi i Talākuit si hallall i urrejtur vėrteton se ky ėshtė lehtėsim nė rast nevoje, gjegjėsisht atėherė kur bashkėjetesa vėshtirėsohet dhe kur dy paritė gjykojnė se vėshtirė ėshtė tė pėrmirėsohen marrėdhėniet midis burrit e gruas. Sipas njė thėnieje, ndarja bėhet atėherė kur nuk ka pajtim. Zoti i Madhėruar thotė:
"Por nėse ndahen prej njėri - tjetrit, All-Ilahu begaton me mirėsinė e tij secilin prej tyre". (Nisą, 130).
Shkurorėzimi para Islamit
Nuk ėshtė Islami i vetmi qė lejoi shkurorėzimin, por ky akt ishte i njohur edhe para tij nė tėrė botėn, pėrveē te disa popuj. Kur hidhėrohej burri e dėbonte gruan nga shtėpia, qoftė me tė drejtė apo pa tė drejtė, ndėrsa gruaja s'kishte kurrfarė mbrojtje, kompensim ose tė drejtė.
Nė kohėn e civilizmit grek, shkurorėzimi ishte i njohur dhe nuk kufizohej me kurrfarė kushtesh. Te romakėt shkurorėzimi ishte pjesė e kontratės sė kurorėzimit, bile gjykatėsi kishte tė drejtė tė bėnte shkurorėzimin edhe nė qoftė se burri e gruaja vendosnin tė mos ndahen. Martesa fetare te romakėt nė fillim e ndalonte shkurorėzimin, mirėpo nė tė njėjtėn kohė, i jepte autoritet shumė tė gjerė e tė paktifizuar bashkėshortit ndaj bashkėshortes, bile edhe ta vrasė. Pas njė kohe e lejoi ashtu siē e lejonte e drejta civile.
Shkurorėzimi sipas Hebraizmit
Feja hebreje e pėrmirėsoi pozitėn e gruas por gjithashtu e lejon edhe shkurorėzimin me njė kompetencė mė tė gjerė. Nė qoftė se konstatohej se gruaja ėshtė delikuente nga aspekti i moralit, obligohej burri ta lėshojė bile edhe nė qoftė se i falej krimi i bėrė. Ligji e obligon burrin ta lėshojė gruan nė qoftė se nuk ka lindur ndonjė fėmijė brenda dhjetė vjetėve. (El-Islamu dinun ammun, merhumi Ferid Vexhdi, f. 172.)
Shkurorėzimi sipas Krishterimit
Nė krahasim me fetė qė i cekėm, Krishterimi ėshtė i vetmi qė lejoi shkurorėzimin, dhe kėshtu e kundėrshtoi Hebraizmin. Nė Inxhil ndalohet shkurorėzimi nga vetė Mesihu ashtu siē ndalohet martesa e tė shkurorėzuarave dhe tė shkurorėzuarve. Nė Ungjillin e Mateut, 5: 31, 32, thuhet: "Thuhet se kush e lėshon gruan, duhet t'i japė ēertifikatė tė shkurorėzimit, kurse unė them: "Kush e lėshon gruan pėr shkaqe tė amoralitetit, e bėn tė pamoralshme, dhe ai qė e marton tė shkurorėzuarėn, konsiderohet se ka bėrė amoralitet".
Nė Ungjillin e Markut, 10: 11, 12, thuhet: "Kush e lėshon gruan dhe martohet me njė tjetėr, bėn amorafitet. Edhe gruaja nėse e braktisė burrin dhe martohet me njė tjetėr, bėn krim amoralitet."
Ungjilli e arsyeton kėtė qėndrim tė rreptė me pretekst se "atė qė e bashkon Zoti, nuk duhet ta ndajė njeriu." (Shiko Ungjillin e Mateut, 19: 6, dhe Ungjillin e Markut, 10: 9)
Kjo frikė ėshtė e vėrtetė, mirėpo ėshtė pėr t'u habitur se si mund tė jetė shkak i shkurorėzimit. Kur thuhet se Zoti i bashkon dy bashkėshortėt, nėnkuptobet se Ai ua ka lejuar martesėn dhe pėr kėtė shkak mund t'i mbėshteten Zotit, edhe pse njeriu ėshtė i drejtpėdrejtė nė kontratėn e martesės. Nė qoftė se Zoti urdhėron shkurorėzimin pėr shkaqe objektive, gjithashtu edhe ndalja ėshtė prej Zotit, edhe pse njeriu ėshtė i drejtpėrdrejtė nė ndarje. Nga e gjithė kjo nėnkuptojmė se njeriu nuk ndanė atė qė e ka bashkuar Zoti, por Zoti ėshtė bashkues dhe ndarės. A nuk ėshtė Zoti, Ai i cili i ndanė pėr arsye tė amoralitetit? Pse nuk i ndanė pėr ndonjė arsye tjetėr?
Mendimet e Ilojllojshme tė krishtere rreth shkurorėzimit
Edhe pse Inxhili e pėrjashtoi nga ndalimi i shkurorėzimit lejimin nė rast tė amoralitetit, vėrejmė se ithtarėt e doktrinės katolike e komentojnė pėrjashtimin e tillė, dhe thonė: "Kėtu nuk nėnkuptohet se ky parim ėshtė i posaēėm dhe se ka ēėshtje tė tjera, nė tė cilat lejohet shkurorėzimi. Nė ligjin e Mesihit nuk ka fare shkurorėzim. Kur potencohet shkaku i amoralitetit, kėtu nėnkuptohet se vetė kurorėzimi ėshtė i anuluar, ndėrsa autenticiteti dhe vlera e tij ligjore janė vetėm ēėshtje ekzoterike, ngaqė ka tė bėjė me amoralitetin. Me kėtė rast, burrit i lejohet, bile obligohet qė ta largojė gruan". (Nga komentimet e degės sė hulumtimeve fetare nė Institutin koptian katolik tė Ungjillit tė Mateut, fq. 29.)
Doktrina protestante e lejon shkurorėzimin nė raste tė posaēme, si p.sh. nė raste tė amoralitetit tė gruas, tradhtisė sė saj dhe nė disa raste tė tjera tė cilat i thekson Inxhili. Edhe pse e lejon shkurorėzimin nė njė anė, nė anėn tjetėr e ndalon rreptėsisht rimartesėn e tė shkurorėzuarit ose tė shkurorėzuarės.
Koncili i Kishės Ortodokse nė Egjipt i lejon ithtarėt e vet tė bėjnė shkurorėzim pėr shkak tź amoralitetit, gjegjėsisht ashtu siē theksohet nė Inxhil. Koncili e lejon shkurorėzimin edhe pėr shkaqe tė tjera, si p.sh. pėr sterilitetin qė zgjatė mė shumė se tre vjet; pėr sėmundjet kronike si dhe pėr sėmundjet e pashėrueshme. Tradicionalistėt ortodoksė e refuzojnė shkurorėzimin pėr shkaqet qė nuk pėrmenden nė Inxhil dhe lejimin e martesės sė tė shkurorėzuarit ose tė shkurorėzuarės. Nė bazė tė kėtij parimi, Gjyqi krishter egjiptas refuzoi kėrkesėn e njė gruaje tė krishterė, e cila kėrkonte shkurorėzim nga burri i saj i vėshtirė. Nė vendimin e gjyqit thuhet:
"Ėshtė pėr t'u habitur se disa priftėrinj dhe anėtarė tė Koncilit kishtar tė pėrgiithshėm ecin krahas me kohėn, i pranojnė kėrkesat e atyre qė kanė besim tė dobėt dhe lejojnė shkurorėzimin pėr arsyet e patheksuara nė Inxhil ... Vendimi definitiv i Ligjit tė krishterė ėshtė ndalimi i shkurorėzimit pėrveē nė raste tė amoralitetit... Gjithashtu edhe martesa e tė shkurorėzuarve konsiderohet martesė e fėlliqur, bile edhe amoralitet." (Gazeta El-Ehram, data 1.3.1956.)
Pasojat e qėndrimit tė Krishterimit ndaj shkurorėzimit
Pasojė e qėndrimit tė tillė tė ēuditshėm ndaj shkurorėzirnit nė Krishterim ėshtė shkatėrrimi i natyrės njerėzore dhe i nevojave jetėsore tė cilit disa herė rezultojnė me ndarje. Pėrveē kėsaj, tė krishterėt filluan ta refuzojnė fenė e tyre dhe kėshillat e ungjijve tė tyre. Rezultati pėrfundimtar ishte "largimi i atyre qė i bashkoi Zoti". Perėndimorėt e krishterė miratuan ligje civile, tė cilat ua lejojnė daljen nga burgu i tillė i pėrhershėm. Pėr fat tė keq, shumica e tyre si p.sh. amerikanėt, e tepruan aq shumė nė ēėshtjen e shkarorėziniit pėr arsye triviale. Disa filozofė tė Perėndimit mendojnė se shkurorėzimi i lehtė shkatėrron shenjtėrinė e lidhjes martesore dhe se anulon shumė baza tė jetės familjare.
Njė gjykatės i shkurorėzimit, i cili i takon elitės sė gjykatėsve tė njohur, deklaroi se jeta bashkėshortore do tė shkatėrrohet nė vendin e tyre dhe do tė zėvendėsohet me lidhjet e pakufizuara midis burrave e grave, ashtu siē ndodh me transaksionet komerciale, tė cilat mund tė kėputen edhe pėr arsye mė tė dobėta. Meqė nuk do tė ketė lidhje fetare ose tė dashurisė midis ēifteve tė tilla, kėta do tė bashkohen vetėm pėr t'i pėrjetuar kėnaqėsitė e Ilojllojshme, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me mėsimet e ēdo feje:"Ky fenomen i rregullimit tė ēėshtjeve personale me anė tė ligjit civil ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e ēdo feje, dhe nė botė ekziston vetėm te popujt e Perėndimit tė krishterė; hindusėt, budistėt dhe zjarrputistėt i aplikojnė parimet tė cilat i rregullojnė ēėshtjet e tyre personale. Ne mund tė giejmė nė mesin e tyre njerėz qė kanė bėrė risi fetare nė ēėshtjet publike por jo edhe nė ēėshtjet personale, kryesisht nė martesė, shkurorėzim, ngase kėto janė ēėshtje qė i pėrkasin jetės familjare." (Hukukul-insan fil-islam, dr, Ali Abdulvahid, f. 58)
Krishterimi ėshtė shėrim i pėrkohshėm e jo ligj i pėrgjithshėm
Ajo qė pėrmendet rreth shkurorėzimit nė Inxhil mund tė jetė shtojcė qė ishte rezultat i ndryshimeve tė cilat i pėrjetuan ungjijt gjatė shekujve tė fundit...
Hulumtuesi serioz i ungjijve vėren se Isai a.s. nuk ka patur pėr qėllim vėnien e njė ligji tė pėrgjithshėm e tė pėrjetshėm pėr tė gjithė njerėzit. Mėsimet e tij korrigjojnė teprimet e ēifutėve rreth shkurorėzimit.
Nė kaptinėn e nėntėmbėdhjetė tė Ungjillit tė Mateut thuhet se kur ėshtė transferuar Isai (a.s.) prej Xhelili nėpėr Jordani, i janė afruar farisienėt pėr ta sprovuar dhe e kanė pyetur: "A i lejohet burrit ta lėshojė gruan pėr ēfarėdo shkaku?" Ai ėshtė pėrgjigjur: "A nuk keni lexuar se Zoti nė fillim e ka krijuar qėnien njerėzore dhe e ka ndarė nė meshkuj e femra? Pėr kėtė shkak njeriu i braktisė prindėrit e vet e jeton me gruan e tij, dhe bėhen njė trup. Kėta nuk do tė jenė mė dy persona por njė trup. Atė qė e bashkon Zoti, nuk e ndanė njeriu".
Pastaj kanė vazhduar me pyetjen tjetėr: "Pse ka urdhėruar Musai qė gruas t'i jepet ēertifikata e shkurorėzimit?" Pėrgjigjja e tij ka qenė: "Musai ju ka lejuar t'i shkurorėzoni gratė tuaja pėr shkak tė vrazhdėsisė sė zemrave tuaja. Nuk ka qenė kėshtu prej fillimi! Unė ju them: "Ai qė shkurorėzon gruan e vet, pėrpos pėr shkak tė amoralitetit dhe merr njė tjetėr, ka bėrė amoralitet; ai qė martohet me tė shkurorėzuarėn, bėn amoratitet."
Nė atė rast, nxėnėsit e tij i kanė thėnė: "Nė qoftė se ėshtė e tillė gjendja e burrit me gruan e vet, atėherė mė mirė do tė ishte sikur tė mos martohej." (Mateu, 19: 1-10).
Nga ky dialog konkludojmė se Isai ka dėshiruar qė me anė tė pėrkufizimit tė lejimit tė shkurorėzimit, vetėm nė rast tė amoralitetit, t'i korrigjojė eksceset tė cilat i kishin shtuar hebrenjtė nė ligjin e Musait. Ky shėrim ka qenė pėr njė periudhė tė pėrkohshme derisa u miratua ligji i pėrgjithshėm dhe i pėrhershėm nėpėrmjet dėrgimit tė Muhammedit a. s.
S'ka arsye tė thuhet se Isai ka dėshiruar ta caktojė kėtė si ligj tė pėrhershėm pėr njerėzit, bile edhe havariunėt dhe nxėnėsit e tij e kanė pranuar me vėshtirėsi, duke thėnė: "Nė qoftė se ėshtė e tillė gjendja e burrit me gruan e vet, atėherė mė mirė do tė ishte sikur tė mos martohej". Siē duket, me aktin e martesės njeriu ngarkon mbi vete njė barrė tė rėndė qė s'mund ta largojė nė asnjė mėnyrė, pa marrė parasysh se sa e vėshtirė mund tė jetė jeta e pėrbashkėt nė qoftė se ekziston urrejtja dhe mospėlqimi i temperamenteve.
Njė dijetr i vjetėr ka thėnė: "Tortura mė e madhe vjen nga shoqėrimi (jeta e pėrbashkėt) i asaj qė as nuk pajtohet me ty e as nuk tė lėshon!"
Njė poet arab thotė:
"Barra mė e rėndė e kėsaj bote pėr tė lirin ėshtė
kur s'mund tė largohet nga shoqėrimi i armikut!"Pėrkufizimet e Islamit nė rregullat e shkurorėzimit
Sheriati islam ka caktuar pėrkufizime tė shumta me qėllim qė sa mė shumė ta ngushtojė sferėn e shkurorėzimit.
Islami ndalon shkurorėzimin qė ėshtė rezultat i shkaqeve jovalide dhe pėrfundim i pakonsultuar me tė gjitha metodat tė cilat i cekėm pėr zgjidhjen e konfliktit.
Disa fukaha mendojnė se shkurorėzimi qė dėmton burrin e gruan dhe qė shkatėrron interesin e tė dyve pa arsye, si p.sh. harxhimi i pasurisė, konsiderohet i ndaluar. Pejgamberi a.s. thotė:"Mos dėmtoni veten e as tė tjerėt!" (El-Mugni, Ibėn Kuddame, vėll. 7, f. 77. Hadithin e transmetojnė Ibėn Maxhe dhe Darikutni.)
Zoti dhe Pčjgamberi nuk i duan ata tė cilėt i lėshojnė gratė dhe martohen me tė tjera me qėllim qė tė kėnaqen me partnere tė ndryshme. Pejgamberi a.s. i quan njerėzit e tillė "shijues" dhe thotė:
"Nuk i dua shijuesit, qofshin burra apo gra!" (Transmetim i Darikutnit dhe Taberaniut)
Pejgamberi pėrsėri thotė: "Zoti nuk i do shijuesit, qofshin burra apo
gra!." (Taberaniu e transmeton nė librin e tij El-kebir me sened sahih.)Abdull-Ilah ibn Abbasi thotė: "Divorci lejohet vetėm nė rast nevoje."
Divorci i gruas me tė pėrmuajshmet konsiderohet i ndaluar
Nė qoftė se rrethanat dhe arsyet valide diktojnė qė tė ndėrmerret hapi i shkurorėzimit, muslimani duhet ta zgjedhė kohėn e pėrshtatshme, ngase nuk i lejohet tė shpejtojė e tė veprojė sipas dėshirės sė vet. Koha e pėrshtatshme nėnkupton gruan e pastėr pa tė pėrmuajshmet, pa nifas dhe tė mos ketė patur marrėdhėnie seksuale para ciklit tė fundit. Nė qoftė se gruaja ėshtė shtatzėnė, atėherė burri duhet tė jetė i njoftuar.
Cikli i tė pėrmuajshmeve e obligon burrin tė largohet nga marrėdhėnia gjinore me gruan, dhe pėr kėtė burri mund tė jetė nervoz dhe tė kėrkojė shkurorėzim, kėshtu qė ai duhet ta presė mbarimin e ciklit e pastaj ta shkurorėzojė pa iu afruar fare.
Ashtu siē ndalohet shkurorėzimi gjatė ciklit tė tė pėrmuajshmeve, gjithashtu ndalohet edhe pas marrėdhėnieve seksuale gjatė periudhės sė pastėrtisė sė saj, sepse ekziston mundėsia e shtatzėnisė, dhe kur tė kuptojė burri se gruaja e tij ėshtė me barrė, mund ta ndėrrojė mendimin e ndarjes pėr hir tė fėmijės sė posanisur nė barkun e saj.
Nė qoftė se ajo ėshtė e pastėr, ose e di se ėshtė shtatzėnė dhe edhe mė tutje insiston ta shkurorėzojė, atėherė kuptohet se shkurorėzimi ėshtė pasojė e antipatisė sė thellė dhe nė kėtė rast i lejohet ta lėshojė.
Nė Sahih transmetohet se Abdull-Ilah ibn Umeri e ka lėshuar gruan e tij kur ajo ka patur tė pėrmuajshmet. Kur e ka pyetur Umer ibn Hattabi Pejgamberin a.s. pėr kėtė ēėshtje, ai i ka thėnė:
"Thuaji le ta kthejė, e pastaj kur tė jetė e pastėr dhe e paprekur, si tė dojė le ta shkurorėzojė". Shkurorėzimi bėhet nė vigjilje tė fillimit tė pastėrtisė sė grave. Zoti i Madhėruar thotė:
"O ti Pejgamber, kur tė lėshoni gratė, lėshoni ato nė vigjilje tė fillimit tė pritjes sė tyre (nė kohėn e pastėrtisė)!" (Talāk, 1).
Sipas njė transmetimi tjetėr, i ka thėnė:
"Thuaj ta kthejė e pastaj ta shkurorėzojė, qoftė e pastėr ose shtatzėnė ".
Shtrohet pyetja se a ėshtė shkurorėzimi i tillė efektiv? Mendimi i njohur ėshtė se shkurorėzimi i tillė konsiderohet efektiv, ndėrsa burri shkurorėzues konsiderohet mėkatar.
Njė grup fukahashė nuk e pranojnė si efektiv, ngase shkurorėzimin e tillė nuk e kanė bėrė legjislativ asnjėherė. Meqė nuk ėshtė i lejuar e as legjislativ, atėherė si mund tė jetė efektiv?!
Ebu Davudi transmeton me sened autentik se Ibn Umeri ėshtė pyetur rreth burrit qė e lėshon gruan me tė pėrmuajshmet, e ai i ka thėnė pyetėsit se kur e ka lėshuar gruan e vet me tė pėrmuajshmet, Pejgamberi a.s. ia ka kthyer pa e marrė parasysh shpalljen e shkurorėzimit.
Betimi nė shkurorėzim ėshtė i ndaluar
Nuk i lejohet muslimanit tė betohet nė shkurorėzim pėr ta kryer ndonjė punė, ose t'i kėrcėnohet gruas sė vet me ndonjė ēėshtje e t'i thotė se nėse e bėn atė, do ta lėshojė.
Betimi nė Islam ka rėndėsi tė posaēme, gjegjėsisht betimi mund tė bėhet vetėm nė emėr tė Zotit tė Madhėruar. Pejgamberi a.s. thotė:
"Ai qė betohet nė diēka tjetėr pėrveē Zotit, trajtohet si idhujtar." (Transmetim i Ebu Davudit, Tirmidhiut dhe Hakemit.)
"Ai qė betohet, le tė betohet nė Zotin ose le tė heshtė!." (Transmetim i Muslimit.)E shkurorėzuara kalon kohėn e pritjes nė shtėpinė e ish-bashkėshortit tė saj
Nė Sheriatin islam ėshtė vaxhib qė e shkurorėzuara ta kalojė kohėn e pritjes nė shtėpinė e vet, gjegjėsisht nė shtėpinė e ish-burrit tė saj dhe i ndalohet tė dalė jashtė shtėpisė. Gjithashtu edhe burrit i ndalohet ta largojė nga shtėpia pa ndonjė arsye, ngase ėshtė i obliguar qė gjatė periudhės sė pritjes tė pėrpiqet ta rikthejė nė qoftė se ėshtė shkurorėzimi i parė apo i dytė. Qėndrimi i saj nė shtėpi mund tė ndikojė qė ta rishqyrtojė problemin para se tė pėrfundojė e gjitha. Sidoqoftė, nė periudhėn e pritjes pastrohet mitra, mund tė rishqyrtohet e tėrė situata, mund tė ndryshojnė zemrat, tė ripėrtėrihen mendimet, i hidhėruari mund tė qetėsohet, i revoltuari mund tė paitohet dhe urrejtėsi mund tė dashurojė.
Kur flet Zoti i Madhėruar pėr tė shkurorėzuarat, thotė:
"Kini frikė All-Ilahun, Zotin tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtėpive tė tyre, e edhe ato tė mos dalin ndryshe vetėm nėse bėjnė ndonjė vepėr tė keqe tė vėrtetuar. Kėto janė dispozitat e Afl-Ilahut, e kush del jashtė dispozitave tė All-llahut, ai ka dėmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-Ilahu pas asaj mund tė tė japė diēka rishtazi!" (Talāk 1)
E kur tė jetė shkurorėzimi i pashmangshėm, atėherė kėrkohet prej dy bashkėshortėve tė ndahen me dinjitet e respekt, pa dėmtime, trillime e shkelje tė tė drejtave. Zoti i Madhėruar thotė:
"Ose mbani (i ktheni nė jetėn bashkėshortore) si duhet, ose ndanu pre,j tyre si ėshtė e udhės!" (Talāk, 2)
"Lėshimi ėshtė dy herė, e pastaj, ose jetė e njerėzishme ose shkurorėzim me mirėkuptim." (El-Bekare, 229)
"Pėr tė devotshmit ėshtė obligirn qė edhe pėr gratė e lėshuara tė bėjnė njė furnizim tė zakonshėm". (El-Bekare, 241)
Shkurorėzimi i pėrsėritur
Muslimanit i lejohen tri shpallje tė shkurorėzimit. Ēdo shpallje e shkurorėzimit kushtėzohet tė bėhet nė periudhėn e pastėrtisė sė gruas, kur edhe ska patur marrėdhėnie seksuale me tė.
Burri mund ta shpallė shkurorėzimin e gruas njė herė dhe tė pret kalimin e iddetit. Gjatė periudhės sė iddetit, tė dy mund tė rikthehen pa u rimartuar. Nėse kjo periudhė kalon, atėherė janė plotėsisht tė shurorėzuar dhe secili prej tyre ka tė drejtė tė martohet me ndonjė tjetėr ose tė rimartohen. Nė qoftė se dėshirojnė tė rimartohen, atėherė kanė nevojė pėr kurorėzim tė ri.
Nėse e lėshon gruan pėr tė tretėn herė, atėherė kuptohet se ėshtė absurde qė tė jetojnė sė bashku, dhe pėr kėtė shkak nuk i lejohet (burrit) ta rikthejė pas shpalljes sė tretė pėrderisa gruaja tė martohet me burrė tjetėr, edhe atė martesė tė jetė ligjore, e vėrtetė dhe e qėIluar e jo vetėm pėr t'ia mundėsuar rikthimin te burri i parė.
Muslimanėt tė cilėt deklarojnė tri shpallje tė shkurorėzimit nė njė kohė ose vetėm nė njė shpallje, janė kundėrshtarė tė sheriatit tė Zotit dhe devijojnė nga rruga e drejtė e Islamit. Njėherė Pejgamberi a.s. ka dėgjuar se njė njeri e kishte shpallur shkurorėzimin tri herė nė njė kohė, dhe ėshtė ngritur i hidhėruar e ka thėnė:
"Ai luan me Librin e Zotit, e unė jam nė mesin tuaj?! " Ne atė rast, njė njeri ėshtė ngritur dhe i ka thėnė: "O i dėrguari i Zotit, a ta vras?" (Transmetim i Nesaiut)
Jetė e njerėzishme ose shkurorėzim me mirėkuptim
Nėse burri e lėshon gruan dhe kalon periudha e iddetit, para burrit ka dy alternative.
1. Ose ta kthejė e tė jetojnė jetė tė njerėzishme, tė mirė e tė pėrmirėsuar por jo me qėllim qė ta dėmtojė ose ta torturojė.
2. Ose ta shkurorėzojė me mirėkuptim, ta lė deri nė pėrfundimin e periudhės sė iddetit e tė ndarjes pa fjalė e thashetheme fyese dhe pa i shkelur tė drejtat qė i takojnė njėri-tjetrit.
Burrit nuk i lejohet ta kthejė pak para pėrfundimit tė iddetit me qėIlim qė sa mė gjatė ta maltretojė e ta pengojė nga martesa me ndonjė burrė tjetėr, ngase kėtė metodė e aplikonin njerėzit e periudhės paraislame.
Zoti i Madhėruar ndalon maltretimin e tillė tė grave nė Librin e Tij (nė Kur'an) nė njė mėnyrė qė i trondit zemrat:
"E kur t'i keni lėshuar gratė, dhe ato i afrohen afatit tė tyre, atėherė ose i mbani si duhet, ose i lini si duhet (ta mbarojnė afatin), e mos i mbani sa pėr t'i dėmtuar, e tė bėheni tė padrejtė. E kush e bėn atė, ai e ka dėmtuar veten. Dispozitat e All-Ilahut mos i merrni pėr shaka. Pėrkujtoni tė mirat e All-Ilahut ndaj jush dhe atė qė ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me tė cilat ju udhėzon dhe kini frikė All-Ilahun e ta dini se All-Ilahu ėshtė i gjithėdijshėm pėr ēdo gjė." (El-Bekare, 231)
Nėse studiohet ky ajet famėlart, do tė shohim se pėrmban shtatė fraza, nė tė cilat ka paralajmėrime dhe tėrheqje vėrejtjesh qė vijojnė njėra pas tjetrės, qė mjaftojnė pėr atė qė ka zemėr dhe dėgjon.
Gruaja e shkurorėzuar s'duhet penguar qė tė martohet me atė qė dėshiron
Kur tė pėrfundojė iddeti i tė shkurorėzuarės, nuk i lejohet burrit tė saj, tutorit ose ndokujt tjetėr qė ta pengojė martesėn e saj me atė qė e dėshiron pėrderisa i fejuari dhe e fejuara shprehin pėlqimin e tyre pėr martesė legjislative e tradicionale.
Ata qė bėjnė pėrpjekje tė dominojnė mbi tė shkurorėzuarėn e tyre nėpėrmjet kėrcėnimeve ndaj saj ose ndaj familjes sė saj, nė rast se martohet me ndonjė tjetėr, u ngjajnė njerėzve qė jetuan nė injorancėn paraislame. Tė tillė janė edhe anėtarėt e familjes sė gruas ose tutorėt e saj tė cilėt pengojnė tė shkurorėzuarėn t'i kthehet burrit tė saj me mirėkuptim sepse, siē thotė Zoti, "pėrmirėsimi ėshtė mė i mirė ".
Nė kėtė kontekst ajeti thotė:
"Dhe kur i lėshoni gratė, e ato e pėrmbushin afatin e tyre (tė pritjes), nėse pėlqejnė mes vete ashtu si kėrkojnė rregullat, mos i pengoni qė tė martohen pėr burrat e tyre. Nė kėtė kėshillohet ai qė prej jush e beson All-Ilahun dhe botėn tjetėr. Kio ėshtė mė e dobishme pėr ju, mė e pastėr, se Allahu e di e ju nuk e dini." (El-Bekare, 232)
E drejta e bashkėshortes tė kėrkojė shkurorėzim
Gruaja e cila e urren burrin e vet dhe s'mund tė jetojė bashkė me tė, ka tė drejtė tė lirohet nga martesa duke ia kthyer burrit tė vet mehrin e paguar dhe dhuratat e dhuruara nga ai, ose kthimi do tė realizohet varėsisht nga pėlqimi i ndėrsjellė, gjegjėsisht mė pak apo mė shumė. Preferohet qė ai tė mos kėrkojė mė shumė se sa i ka dhėnė. Zoti i Madhėruar thotė:
"E nėse kini frikė se ata tė dy nuk do tė mund t'i ruajnė dispozitat e All-Ilahut, atėherė pėr atė me ēka ajo bėn kompensim, pėr ata tė dy nuk ka mėkate." (El-Bekare, 229)
Gruaja e Thabit ibn Kajsit ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thėnė: "O Pejgamberi i Zotit! Thabit ibn Kajsi s'ka kurrfarė dobėsie nė moral e nė fe por ndiej antipati ndaj tij". Pastaj e ka pyetur. "Ē'ke marrė prej tij! " e ajo i ishte pėrgjigjur: "Njė kopsht". Ai pėrsėri e ka pyetur: "A ia kthen kopshtin?", e ajo i ka thėnė: "Po!" Nė atė rast, Pejgamberi a.s. i ka thėnė Thabitit: "Prano kopshtin dhe lėshojė atė! " (Transmetim i Buhariut dhe i Nesaiut)
I ndalohet gruas tė shpejtojė nė kėrkimin e ndarjes nga burri nė qoftė se nuk ka arsye valide. Pejgamberi a.s. thotė:
"Ndalohet aroma e xhennetit pėr secilėn grua qė kėrkon ndarjen nga burri i vet pa arsye." (Transmetim i Ebu Davudit)
Ndalohet torturimi i bashkėshortes
Nuk i lejohet burrit ta torturojė gruan e vet me qėllim qė ajo tė kėrkojė ndarje dhe t'ia kthejė pasurinė ose njė pjesė tė saj, pėrderisa nuk ka bėrė ndonjė amoralitet tė dukshėm. Nė kėtė kontekst, Zoti i Madhėruar thotė:
"O ju qė besuat, nuk ėshtė e lejuar pėr ju tė trashėgoni gratė nė mėnyrė tė dhunshme e as t'i shtrėngoni pėr t'u marrė diēka nga ajo qė u keni dhėnė atyre, pėrveē nėse ato bėjnė ndonjė amoralitet tė hapur". (Nisā, 19).
Nė qoftė se burri dėshiron tė ndahet me qėllim qė tė martohet me njė grua tjetėr, atėherė i ndalohet tė marrė diēka prej saj. Zoti i Madhėruar thotė:
"Nė qoftė se dėshironi tė ndėrroni (tė merrni) njė grua nė vend tė njė gruaje (tė lėshuar), e asaj (tė lėshuarės) i keni pas dhėnė shumė tė madhe, mos merrni prej saj asnjė send. A do ta mermi atė pa tė drejtė e ne mėnyrė mizore? Dhe si mund ta merrni atė kur njėri - tjetrit i jeni bashkuar (nė njė shtrat) dhe kur ato kanė marrė prej jush njė besė tė fortė?" (Nisā, 20-21).
Ndalohet betimi me braktisje (nga bashkėshortja)
Njė prej karakteristikave pozitive tė Islamit ėshtė mbrojtja e tė drejtės sė gruas. Islami ndalon burrin ta hidhėrojė gruan e vet dhe tė largohet prej shtratit tė saj e tė largohet prej saj aq sa nuk mund tė pėrballojė natyra e saj femėrore. Nė qoftė se betohet se nuk do t'i afrohet (se nuk do tė ketė marrėdhėnie gjinore me tė) i jepet afat prej katėr muajsh, por nėse qetėsohet shpirti i tij, ėmbėltohet hidhėrimi i tij dhe, e kaplon ndėrgjegjja para pėrfundimit tė katėr muajve, ose nė fund tė kėsaj periudhe, atėherė Zoti ia fal gabimin dhe ia hap derėn e pendimit tė sinqertė, ndėrsa ai obligohet ta kompensojė betimin me pendim.
Nėse kjo kohė kalon pa u penduar dhe pa iu kthyer gruas, atėherė kjo shkurorėzohet pėr shkak tė lėnies pasdore tė tė drejtave tė saj.
Disa fukaha e shkutorėzojnė pas kalimit tė kohės sė tillė pa e pritur fare vendimin e gjyktėsit, kurse disa tė tjerė e pezullojnė procesin te gjykatėsi pas kalimit tė kohės dhe prej njeriut tė tillė kėrkohet qė tė qetėsohet e tė pajtohet me gruan ose tė bėhet shkurorėzimi, dhe nė kėtė rast, ai ėshtė plotėsisht i lirė nė zgjedhje.
Betimi nė braktisjen e gruas nė sheriatin Islam njihet me emrin " īlā'u ", qė theksohet edhe nė Kur'an:
"Pėr ata qė betohen se do tė largohen prej grave tė tyre (tė mos kenė kontakt me to), afati i pritjes ėshtė katėr muaj. Nė qoftė se pendohen (heqin dorė nga betimi), s'ka dyshim se All-Ilahu bėn falje dhe mėshiron. E nė qoftė se ata kanė vendosur pėr shkurorėzim, All-llahu dėgjon (fjalėt e tyre), i di (qėllimet e tyre)". (El-Bekare, 226-227).
Afati katėrmujor ėshtė caktuar me qėllim qė tė jepet mundėsi e plotė pėr t'u kthyer burri nga betimi dhe t'i kthehet rrugės sė drejtė, si dhe kjo ėshtė periudha mė e gjatė e gruas nė tė cilėn mund tė durojė largimin nga burri i vet.
Nė kėtė kontekst komentuesit komentojnė ngjarjen qė ka ndodhur me Umerin r.a. gjatė kontrollit tė tij natėn nėpėr Medine, gjegjėsisht dėgjmin e tij tė njė gruaje qė recitonte:"Nata ėshtė e gjatė dhe errėsira mė ka kapluar.
Nuk mė flihet, ngase nuk kam shok pėt tė luajtur,
Betohem nė Zotin, se sikur tė mos frikohesha prej Tij
do ta shkatėrroja kėtė shtratė copė-copė".Pasi e dėgjoi Umeri, e hulumtoi rastin e saj dhe zbuloi se burri i saj kishte shkuar nė njė ekspeditė ushtarake para njė kohe tė gjatė. Nė atė rast e pyeti motrėn e vet Hafsen: "Sa gjatė mund tė qėndrojė gruaja e ndarė nga burri?, e ajo i pėrgjigjet: "Katėr muaj!" Pas kėsaj ngjarjeje, udhėheqėsi i besimtarėve (Umeri r.a.) vendosi qė tė mos e largojė asnjė tė martuar nga gruaja me shumė se katėr muaj.