FĖMIJĖT DHE PRINDĖRIT

Islami mbron gjenezĖn - familjare

Fėmija ėshtė fryt i babait tė vet dhe bartės i karakteristikave tė tij. Gjatė jetės sė tij, fėmija ėshtė kėnaqėsi e syve tė tij, si dhe pas vdekjes sė tij, fėmija ėshtė vazhdim i ekzistimit dhe reprezentues i pavdekshmėrisė sė tij. Ai i trashėgon cilėsitė dhe atributet e babait, ashtu siē i trashėgon karakteristikat dhe veēoritė pozitive e negative, tė mira e tė kėqija. Fėmija ėshtė pjesė e zemrės sė babait dhe e trupit tė tij. Pėr kėtė shkak, Zoti ndalon kurvėrinė dhe obligon martesėn pėr ta ruajtur rrjedhėn e tė mos pėrzihen spermat, ngase do tė ishte e pamundshme njohja e babait tė vėrtetė tė fėmijės, apo prindi t'i njohė vajzat dhe djemtė e vet!.

Martesa e kufizon gruan me njė burrė dhe asaj  i ndalohet ta tradhtojė ose tė mbjell diēka qė ėshtė e tjetėrkujt. Kėshtu, tė gjithė fėmijėt qė i lindė nė shtratin bashkėshortor, konsiderohen fėmijė tė burrit tė saj pa deklarata tė hapta nga babai ose nga nėna. Pejgamberi a. s. thotė:

"Fėmija ėshtė i shtratit". (Transmetim unanim)

Ndalohet mohiMi i atėsisė

Nuk i lejohet burrit ta mohojė rrjedhėn e fėmijės qė e lindė gruaja nė shtratin e tij pėrderisa janė ende tė martuar njėri me tjetrin. Mohimi i tillė mund tė shkaktojė dėme tė mėdha dhe turp tė madh pėr gruan dhe fėmijėn. Pra, nuk i lejohet atij tė dyshojė haptazi, tė japė gjykim tė shpejtė ose tė shpifė thashetheme ofenduese.

Nė qoftė se ėshtė i bindur se gruaja e ka tradhtuar, edhe atė me argumente tė plota dhe fakte tė pamohueshme, atėherė sheriati Islam  nuk lejon ta rritė atė qė mendon se nuk ėshtė i tij dhe t'ia lė trashėgiminė atij, ose, mė sė paku, nuk e lė tė dyshojė tėrė jetėn. Sheriati nė kėtė rast ia cakton zgjedhjen qė nė lėndėn e fikhut quhet li'ān. Nėse ndokush ėshtė i bindur ose ka dyshim tė madh se gruaja e tij ka lindė fėmijėn e tjetėrkujt por nuk ka argumente, atėherė i lejohet ngritja e proēesit nė gjyq dhe gjykatėsi ta zbulojė tė vėrtetėn. Kjo ēėshtje nė Kur'an potencohet kėshtu:

"Ndėrsa ata tė cilėt shpifin pėr gratė e veta dhe nuk kanė dėshmitarė tjetėr pėrveē vetes, dėshmimi i ēdonjėrit prej tyre ėshtė: tė betohet katėr herė nė All-Ilahun se e thotė tė vėrtetėn. Hera e pestė e betimit ėshtė: mallkimi i All-Ilahut qoftė mbi tė nėse ai gėnjen. E nga ajo (nga gruaja pėr tė cilėn ėshtė shpifur) largohet dėnimi, nėse katėr herė betohet nė All-Ilahu  se ai (shpifėsi) gėnjen. Hera e pestė e betimit duhet tė jetė qė ta godasė hidhėrimi i All-Ilahut atė (gruan) nėse ai ka thėnė tė vėrtetėn." (Nūr, 6-9)

Nė kėtė rast, dy bashkėshortėt do tė ndahen pėrgjithmonė dhe fėmija i jepet nėnės.

Adoptimi ėshtė I ndaluar nė Islam

Meqė babait nuk i lejohet mohimi i rrjedhės sė fėmijės nga shtrati i tij, atij gjithashtu nuk i lejohet ta adoptojė fėmijėn qė nuk ėshtė prej rrjedhės sė tij. Arabėt e perjudhės paraislame dhe popujt tjerė historikisht kanė qenė tė njohur me adoptimin e fėmijėve nė rrjedhat e tyre. Burri ka patur tė drejtė ta adoptojė fėmijėn qė e ka dashur, ta pranojė haptazi dhe ta bėjė anėtar tė familjes sė vet me tė drejta tė plota. Ky fėmijė i adoptuar pastaj e ka marrė emrin e familjes dhe i ka gėzuar tė gjitha tė drejtat e saj. Ky akt i tillė nuk e ka penguar fėmijėn e adoptuar qė tė ketė prind dhe prejardhje tė njohur.

Kur u paraqit Islami, adoptimi ishte i pėrhapur nė shoqėrinė arabe, bile edhe vetė Pejgamberi a.s. e kishte adoptuar Zejd ibn Thabitin gjatė periudhės paraislame. Zejdi ishte djalė arab i zėnė rob nė njė luftė tė arabėve nė periudhėn e xhahilijetit, pastaj i blerė nga Hakim ibn Hazzami pėr hallėn e tij Hatixhen. Kur ajo u martua me Pejgamberin, ia dhuroi Pejgamberit a. s., dhe mė vonė, kur babai dhe xhaxhai i tij e gjejnė vendqėndrimin e tij e kėrkojnė prej Pejgamberit a.s., i cili i jep liri tė plotė pėr vendosje, mirėpo ai e zgjedhė Pejgamberin a.s. e jo babain dhe xhaxhain e vet. Pėr kėtė shkak, Pejgamberi a.s. e liron dhe e adopton me deklarim publik para popullit.  Prej kėsaj kohe, ai njihet si Zejd ibn Muhammed dhe ishte i pari prej robėrve, e qė i besuan (Islamit).

Ēfarė qėndrimi kishte Islami ndaj kėtij rregullimi paraislam. Sipas Islamit, adoptimi failsifikon natyrėn dhe realitetin, bėn qė individi i huaj tė hyjė nė familje e tė jetojė nė mesin e grave tė cilat janė tė ndaluara dhe tė huaja pėr tė. Gruaja e burrit qė adopton nuk ėshtė as nėnė, as motėr e as hallė e tij ..., dhe kiyesisht fėmija i adoptuar ėshtė i huaj pėr tė gjithė.

Ky fėmijė i adoptuar, nė tė cilin  thirren burri e gruaja se ėshtė bir i tyre, ka tė drejtė trashėgėmie e nė anėn tjetėr, u  pengon tė afėrmve tė vėrtetė qė e meritojnė trashiėgiminė. Shumėherė tė afėrmit e vėrtetė kanė xhelozi ndaj kėtij tė huaji qė hvn nė familje dhe i grabit tė drejtat e tyre, dhe kėshtu paraqet pengesė midis tyre. Ka raste tė shumta kur xhelozia e tillė grafulloni ndez zjarrin e fitneve dhe i shkatėrron marrėdhėniet familjare!  Pėr kėtė shkak Kur'ani e ndaloi kėtė sistem paraislam, e bėri haram nė pėrgjithėsi dhe i zhduki tė gjitha gjurmėt e tij:

"Nuk ua bėri djem tuaj tė adoptuarit tuaj. Kėto janė vetėm thėnie tuaja qė i shiqptoni me gojėt tuaja, e All-Ilahu e thotė atė qė ėshtė realitet, dhe i udhėzon nė rrugė tė drejtė. Ju thirrni (mbėshtetni) ata nė etėrit e vėrtetė tė tyre, kjo ėshtė mė e drejtė te All-Ilahu, e nėse nuk i dini etėrit e tyre, atėherė ata janė vėIlezėrit tuaj dhe tė afėrmit tuaj nė fe". (Ąh'zāb, 4-5)

Nga fjalėt e shkėlqyera. "Nuk ua bėri djem tuaj tė adoptuarit tuaj" nėnkuptojmė se adoptimi ėshtė deklarim i zbrazėt qė s'ka lidhje me realitetin objektiv. Deklarimi gojor nuk i ndryshon tė vėrtetat e as realitetin, nuk e bėn tė huajin tė afėrt e as nuk i ofron rrjedhė origjinale dhe nuk e bėn tė adoptuarin fėmijė tė juajin. Ky deklarim ose ēfarėdo qoftė fjalimi simbolik nuk mundet qė gjakun e dikujt ta fusė nė dejtė e djalit tė adoptuar. Gjaku i tė adoptuarit nuk zgjon nė zemrėn e njeriut dashurinė prindore, nė zemrėn e fėmijės nuk ka ndienja birėrore "filiale", nuk i trashėgon karakteristikat e virtytet e as atributet fizike, intelektuale e psikike tė prindit.

Islami ndaloi ēdo gjė qė fitonte i adoptuari, gjegjėsisht ndaloi trashėgiminė por, nga ana tjetėr, lejoi martesėn me gruan e tė adoptuarit.

Nė trashėgimi, Kur'ani  vlerėson vetėm lidhjet e gjakut, tė martesės dhe tė familjes sė vėrtetė:

"E farefisi ka mė shumė pėrparėsi ndaj njėri-tjetrit..." (Enfāl, 75)

Sa i pėrket martesės, nė Kur'an potencohet se iidalohet me gratė e fėmijėve tė vėrtetė e jo tė tė adoptuarve:

"Dhe gratė e bijve tuaj qė janė tė lindjes suaj!" (Nisā, 23)

Njeriut i lejohet martesa me gruan e djalit tė adoptuar ngase ajo ėshtė grua e njeriut tė huaj; nėse shkurorėzohet, ka tė drejtė ta martojė.

Shembulli praktik i anulimit tė adoptimit lEgal

Kjo ēėshtje nuk ishte e lehtė pėr njerėzit, ngase adoptimi ishte sistem shoqėror i rrėnjosur thellė nė jetėn e arabėve. Urtėsia e Zotit ndikoi qė gjurmėt e tij tė mos zhduken vetėm me fjalė por edhe me vepėr. Urtėsia hyjnore, pėr kėtė detyrė zgjodhi vetė Pejgamberin e Zotit me qėllim qė tė zhdukė dyshimin dhe t'i largojė vėshtirėsitė qė i kishin besimtarėt nė lejimin e martesės sė tė shkurorėzuarave tė tė adoptuarve, si dhe t'i bindė se hallall ėshtė ajo qė e lejon Zoti e haram ajo qė e ndalon Zoti. Zejd ibn Thabiti, i cili njihej me ernrin Zejd ibn Muhammed,  ishte i martuar me Zejneb bint Xhahshin, kushėrirė e Pejgamberit a.s.  Kur u shtuan ankesat e Zejdit nga gruaja e tij, Pejgamberi a.s. i informuar nga ana hyjnore, e dinte se Zejdi do ta lėshoje dhe se vetė ai do tė martohet me tė pas shkurorėzimit, mirėpo dobėsia njerėzore ndikoi nė tė sepse kishte frikė se do tė baIlfaqohej me nijerėzit.

Ēdo herė qė i ankohej Zejdi, i thoshte:

"Mbaje gruan dhe frikohu prej Zotit!".  Nė kėtė rast u shpall ajeti i Kur'anit i cili e qortoi Pejgamberin a.s. dhe nė tė njėjtėn kohė i dha kurajo qė tė ballafaqohej me shoqėrinė nėpėrmjet shkatėrrimit tė gjurmėve qė kishin mbetur nga ky sistem i vjetėr dhe imitim i rrėnjosur, qė pengonte njeriun tė martohej me gruan e tė adoptuarit tė vet.

Zoti i Madhėruar thotė:

"(Pėrkujto) kur i the atij qė All-Ilahu e kishte shpėrblyer (me besim) e edhe ti i pate bėrė mirė: "Mbaje bashkėshorten tėnde dhe ki frikė nga Zoti!", e ti  mbaje fshehtė nė veten tėnde atė qė All-llahu do ta zbulojė dhe u frikėsohesh njerėzve, por mė e drejtė ėshtė qė t'i frikėsohesh All-llahut. E pasi qė Zejdi e kishte vendosur atė qė kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorėzuam atė, e pėr tė mos patur besimtarėt vėshtirėsi (mėkat) nė martesėn me gratė e tė adoptuarve tė tvre, kur ata heqin dorė prej tyre. E vendimi i All-Ilahu ėshtė i kryer! (Ah'zāb, 3-7)

Pastaj vazhdon Kur'ani dhe e mbron Pejgamberin, konfirmon lejimin e martesės sė tillė dhe zhduk vėshtirėsinė:

"Pejgarnberit nuk i pėrket qortimi pėr atė qė All-Ilahu e ngarkoi me tė. Ky ishte ligj i All-Ilahut edhe ndėr ata qė ishin mė parė, e urdhri i All-Ilahut ėshtė vendim i kryer. (Ligjl i All-Ilahut ndėr). Ata tė cilėt i kumtojnė shpalljet e AIl-Ilahut, i frikėsohen vetėm All-Ilahut e askujt tjetėr pos Tij, e All-Ilahu ėshtė i denjė tė jetė Ilogaritės. Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj por ai ėshtė i dėrguari i All-Ilahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėv, e All-Ilahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo gjė". (Ah'zab, 38-40)

Adoptimi pėr rritje dhe kujdes

Ky ėshtė adoptimi tė cilin e zhduku Islami dhe i cili prezentonte pranimin e fėmijės si fėmijė (nga gjaku) i vėrtetė; edhe pse ishte i tjetėrkujt i bashkangjitej rrjedhės dhe familjes. Kėshtu, njeriu ia jepte tė gjitha tė drejtat birėrore, e lejonte tė jetojė bashkėrisht nė familje, me ndalimin e martesės dhe tė drejtat pėr tė fituar trashėgimi.

Ekziston njė Iloj i njerėzve qė e quajnė "adoptim" por ai nuk ėshtė i ndaluar nga Islami. Adoptimi i tillė ka tė bėjė me pranimin e jetimit ose tė tė braktisurit, konsiderirnin e tij si fėmijė i vėrtetė. Njeriu e merr fėmijėn e tillė pėr ta rritur e edukuar. Kėshtu, ai i jep vendbanim, e ushqen, e veshė, e mėson dhe e trajton si fėmijė tė vetin por jo edhe si fėmijė tė vėrtetė tė vetin. Parimet birėrore (filiale), tė cekura pak mė parė, nuk vlejnė pėr kėtė Iloj adoptimi.

Feja e Zotit lavdėron gjestin e tillė dhe njeriun e tillė e shpėrblen me xhennet. Pejgamberi a.s. thotė:

"Unė dhe mbajtėsi i jetimit jemi nė xhennet si kėta dy gishta (i ka ngritur gishtin tregues dhe atė tė mesėm)." (Transmetim i Buhariut, Ebu Davudit dhe Tirmidhiut.)

Edhe fėmija i braktisur trajtohet si jetimi. Kėtij mė sė tepėrmi i pėrshtatet emri "udhėtar",  prandaj Islami urdhėron tė kihet kujdes ndaj tij.

Nė qoftė se njeriu nuk ka pasardhės, atėherė i lejohet t'i dhurojė fėmijės sė  tillė diēka nga pasuria e vet, eventualisht gjatė jetės sė tij ose tė lė porosinė pėr njė tė tretėn e pasurisė para vdekjes.

MBARĖSIMI ARTIFICIAL

Islami ndalon kurvėrinė dhe adoptimin pėr ta mbrojtur rrjedhėn ashtu siē ndalon edhe mbarėsim artificial nė rast se realizohet me spermėn e huaj. Profesori i njohur Shejh Sholtuti thotė: "Nė kėtė rast bėhet krim i madh dhe mėkat i papėrshkruar, si dhe akti i tillė i ngjanė kurvėrisė ngase kanė esencė tė barabartė dhe rezultat tė pėrbashkėt;  kryesisht merret sperma e njeriut tė huaj dhe futet nė trupin e gruas pa patur lidhje ligjore e kurorėzim, qė i mbron ligji natyror dhe sheriti qiellor. Sikur tė mos ishte shkalla e kėtij krimi pak mė e ulėt do tė aplikohej dėnimi pėr kurvėrinė, ashtu siē e pėrshkruan sheriati i inspiruar hyjnor.

Nėse mbarėsimi bėhet me spermė tė njeriut tė huaj, atėherė, pa dyshim ky akt konsiderohet krim mė i madh dhe mė i keq se adoptimi. Fėmija nga mbarėsimi artificial ėshtė sikur adoptimi i cili fut element tė huaj nė rrjedhė. Mbarėsimi i tillė gjithashtu barbarėzohet me kurvėri, tė cilėn e refuzojnė ligjet hyjnore dhe ndėrgjegjja e njeriut tė virtytshėm, ngase nė kėtė mėnyrė njeriu bie nė nivel tė shtazėve ku nuk ka ndjenja pėr lidhje fisnike shoqėrore". (Shiko Fetave, Shejh Sheltut, f. 300.)

Ngarkimi i fėmijės ndokujt tjetėr pėrveē babait konsiderohet mallkim

Islami ndalon babain tė mohojė rrjedhėn e fėmijės sė vet pa kurrfarė shkaku, ashtu siē ndalon edhe t'ia ngarkojė ndokujt tjetėr.  Kėtė akt Pejgamberi a.s. e konsideron mėkat tė madh qė meriton mallkimin nga Krijuesi dhe krijesat. Aliu r.a. ka lexuar nė minber njė hadith tė Pejgamberit qė thotė:

"Ai qė ia ngarkon veten ndokujt tjetėr pėrveē babait tė vet dhe robi qė ia ngarkoi veten ndokujt tjetėr pėrveē pronarėve tė tij tė vėrtetėjanė tė mallkuar nga Zoti, engjėjt dhe mbarė njerėzimi, dhe prej tyre nuk do tė pranohet pendimi dhe lirimi i tyre Ditėn e gjykimit". (Transmetim unanim.)

Sa'd ibn Ebi Vekkasi transmetoi se Pejgamberi a.s. ka thėnė:

"Xheneti  ndalohet pėr atė qė ia ngarkon veten ndokujt tjetėr me vetėdije se nuk ėshtė babai i tij". (Transmetim unanim.)

MOS I VRITNI FĖMIJĖT TUAJ

Meqė Islami e mbron nė kėtė mėnyrė rrjedhėn, gjithashtu cakton edhe tė drejtat prindėrore dhe birėrore pėr fėmijėn dhe prindin. Fėmija ka tė drejtė jete dhe asnjė baba ose nėnė nuk ka tė drejtė ta vrasė fėmijėn ose ta mbysė tė gjallė, ashtu siē vepronin arabėt nė periudhėn paraislame, ngase si djal. ashtu edhe vajza kanė trajtim tė njėjtė. Zoti i Madhėruar thotė:

"Mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin tuaj, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh". (Isrā, 31)

"Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, pėr ēfarė mėkati janė mbytur?" (Tekvīr, 8, 9)

Islami e ndalon kėtė akt barbar nė mėnyrė kategrike ngase ėshtė krim i qėllimtė dhe armiqėsi kundėr qenies sė dobėt pa marrė para sysh faktorin shtytės, qoftė ekonomik si psh. frika nga varfėria e furnzimit, ose joekonomik, si p.sh. vrasja e vajzės prej frikės nga nderi. Kur ėshtė pyetur Pejgamberi a.s. se cili mėkat ėshtė mė i madh, ai ėshtė pėrgjigjur:

"T'i pėrshkruhet hyjnia ndokujt tjetėr pėrveē All-llahut, i cili tė krijoi!" Kur vazhdojnė dhe e pyesin pėrsėri pėr mėkatin tjetėr mė tė madh, ai u thotė: "Tė vrasėsh fėmijėn tėnd nga frika se do ta ndashė ushqimin tėnd me tė". (Transmetim unanim.)

Pejgamberi kėrkonte premtimin e grave dhe tė burrave se nuk do tė bėjnė njė krim tė tillė:

"Se nuk do t'i shoqėrojnė asnjė send All-Ilahut, se nuk do tė vjedhin; se nuk do tė bėjnė kurvėri, se nuk do t'i mbysin fėmijėt e tyre." (Mumtehine, 12)

E drejta e prindit ndaj fėmijės ėshtė qė ta emėrojė me emėr tė mirė, e jo me ndonjė emėr qė do ta dėmtojė kur tė rritet. I ndalohet ta quaj me ndonjė emėr qė prezenton robėrinė ndaj ndokujt tjetėr pėrveē All-Ilahut, si p.sh. Abdun-nebi (robi i Pejgamberit) ose Abdul-mesih (robi i Isait) etj.

Fėmija gėzon tė drejtėn e rritjes, zhvillimit, edukirnit dhe fumizimit. Pra, prindėrve nuk u lejohet t'i lėnė pasdore ose t'i abrogojnė tė drejtat e tilla tė fėmijėve.

Pejgamberi a.s. thotė: "Tė gjithė jeni baritij dhe tė gjithė pėrgjigjeni pėr kopetė tuaja!". (Transmetim unanim.)

"Pėr njeriun ėshtė mėkat tė humbė kujdesin ndaj atij qė varet prej tij." (Transmetim i Ebu Davudit, Nesaiut dhe Hakimit.)

"Zoti do ta marrė nė pėrgjegjėsi ēdo bari pėr kopenė e tij, tė mbrojtur apo tė humbur, derisa do ta pyesė edhe njeriun pėr anėtarėt e familjes sė tij". (Transmetim i Muslimit, Ahmedit dhe Ebu Davudit.)

Trijtimi i barabartė i fėmijėve

Prindi duhet tė ketė trajtim tė barabartė ndaj tė gjithė fėmijėve, posaēėrisht kur bėhet fjalė pėr dhėnien e dhuratave. Atij gjithashtu i ndalohet qė disa fėmijė t'i favorizojė me dhurata e disa jo pa ndonjė arsye valide, ngase nė kėtė mėnyrė lind xhelozia, e cila mund tė shkaktojė armiqėsi dhe urrejtje midis tyre. E njėjta gjė vlen edhe pėr nėnėn. Pejgamberi a.s. thotė:

"Veproni drejt me fėmijėt tuaj! Veproni drejt me fėmijėt tuaj! Veproni drejt me fėmijėt tuaj!" (Transmetim i Ebu Davudit.)

Gruaja e Beshir ibn Sa'd El-Ensarit ka dėshmuar qė fėmijės sė saj Nu'man ibn Beshirit t'i dhurojė diēka specifike, si p.sh. kopsht ose skllav, dhe kėshtu, ka kėrkuar prej burrit tė saj tė shkojė e ta pyesė Pejgamberiii a.s.. Kur ka shkuar te Pejgamberi, i ka thėnė:

"O i dėrguari i Zotit, gruaja ime kėrkon prej meje qė t'i dhuroj fėmijės sė saj njė skllav!" Pejgamberi a.s. e ka pyetur: "A ka fėmija vėllezėr?" Kur i ėshtė pėrgjigjur se ka, atėherė e ka pyetur: "A ju ke dhėnė edhe atyre diēka tė tillė?" Kur i pėrgjigjet se jo, atėherė i thotė: "Kjo nuk ėshtė korrekte, e unė mund tė dėshmoj velėm tė drejtėn!" (Transmetim i Buhariut dhe Muslimit.)  

Sipas transmetimeve tjera ai ka thėnė:

"Mos lyp prej meje tė dėshmoj tė pavėrtetėn. Fėmmijėt duhet tė kenė trajtim tė barabartė ashtu siē ėshtė e drejta e tyre qė ty tė tė krenojnė! "

"Kini frikė prej Zotit dhe trajtoni fėmijėt me drejtėsi tė barabartė!" (Transmetim i Ahmedit, Nesaiut dhe Ebu Davudit.)

Sipas imam Ahmedit, lejohet favorizimi i arsyeshėm, nė qoftė se fėmija ėshtė i hendikepuar. (El-Mugni, vėll. 5, f. 605.)

Respektimi i parimeve tė Zotit nė trashėgimi

Kur bėhet fjalė pėr trashėgiminė, gjithashtu i ndalohet prindi-t bėjė dallime midis fčnłjėve. Atij i ndalobet qė t'i shmangė vajzat ose fėmijėt e gruas qė s'ėshtė favorite me tė. Gjithashtu edhe tė afėrmit iiuk i lejohet ta largojė tė afėrnłn qė meriton trashėgiminė, edhe atė nėpėrmjet ndonjė tradhtie. Trashėgiminė Zoti e ka caktuar me diturinė, drejtėsinė dhe urtėsinė e vet; secilit ia ka caktuar pjesėn qė e meriton, dhe kėrkon prej njerėzve qė t'i respektojnė rregullat e tilla.
Ai qė e kundėrshton kėtė sistem dhe ndarjen e tillė ai ka dyshuar nė Zotin e tij!
Nė tre ajete tė Kur'anit Zoti thekson ēėshtjen e trashėginłsė: nė fund tė ajetit tė parė thotė:

"Ju nuk dini se kush ėshtė mė afėr dobisė suaj, prindėrit tuaj ose fėmijėt tuaj. (Ky pėrcaktim ėshtė) urdhėr nga All-Ilahu. Vėrtet, All-Ilahu ėshtė mė i dijshmi, mė i urti. (Nisā, 11)

Nė fund tė ajetit tė dytė thotė:

"E duke mos dėmtuar (trashėguesit). Ky pėrcaktim ėshtė porosi prei All-Ilahut. All-Ilahu ėshtė i gjithėdijshėm, jo i ngutshėm. Kėto janė (dispozita) tė caktuara prei All-Ilahut. Kush i bindet All-llahut (urdhrave tė Tij) dhe Tė dėrguarit tė Tij, atė e dėrgon nė xhennete nėn tė cilėt burojnė lumenj. Aty do tė jenė pėrgjithmonė. E ky ėshtė shpėtim i madh! (Kisā, i2-13)

Nė fund tė ajetit tė tretė thotė:

"All-Ilahu ua sqaron, ashtu qė tė mos humbni. All-Ilahu di pėr ēdo send". (Nisea, 176)

"Kush devijon nga ajo qė ka caktuar Zoti pėr trashėgiminė, largohet nga e drejta tė cilėn e ka sqaruar Zoti, i kundėrshton parimet e Zotit tė Madhėruar, dhe le tė presė dėnimin nga Zoti me zjarr tė pėrhershėm dhe me dėnim tė-rėndė". (Nisā, 14)

Mosrespektimi i prindėrve ėshtė mėkat i madh

Fėmija obligobet qė tė ketė sjellje tė mira dhe t'i respektojė e t'i nderojė prindėrit e vet.

Respektimi i prindėrve ėshtė instinkt natyror qė duhet tė pėrforcohet me vepra tė matura e tė sinqerta. Mė tepėr potencohen obligimet e fėmijėve ndaj nėnės pėr shkak tė mundimeve qė pėrjeton ajo gjatė shtatzėnisė, lindjes, gjidhėnjes dhe kujdesit pėr rritjen e tij. Nė kėtė kontekst, Zoti i Madhėruar thotė:

"Ne e urdhėruam njeriun t'u bėjė mirė prindėrve tė vėt, ngase nėna e vet me mundim e barti dhe me vėshtirėsi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhėnia e tij zgjat tridhjetė muaj". (Ahkāf, 15)

Njė njeri ka slikuar te Pejgamberi a.s. dhe e ka pyetur: "Kush e meriton mė sė shumti shoqėrimin tim?" Pejgamberi i ėshtė pėrgjigjur tri herė "nėna yte", e tė katėrtėn herė i thotė: "babai yt". (Transmetim unanim.)

Mosrespektimin e prindėrve Pejgamberi e konsideron mėkat tė madh dhe e radhit menjėherė pas shirkut nė Zotin e Madhėruar, ashtu siē potencohet edhe nė Kur'an.

Nė njė transmetim tė Buhariut dhe Muslimit thuhet:

"A t'ju informoj pėr tri gjėra qė janė mėkate tė mėdha?"  Kur i thanė se po, atėherė ai ju tha: "Shirku nė Zotin e Madhėruar, mosrespektimi i prindėrve", dhe meqė ishte i mbėshtetur, ulet dhe vazhdon: "... gėnjeshtra dhe dėshmia e rrejshme".

Pejgamberi a.s. thotė:

"Tre persona nuk hyjnė nė xhennet: mosrespektuesi i prindėrve, kodoshi dhe gruaja qė i imiton meshkujt". (Transmetim i Nisaut, i Bezzarit me sened tė mirė dhe Hakimit.)

Nė njė hadith tjetėr thotė:

"Tė gjitha mėkatet Zoti i vonon aq sa tė dojė deri nė Ditėn e gjykimit pėrveē tė mosrespektuesit tė prindėrve, ia shpejton (dėnimin) gjatė jetės para vdekjes". (Transmetim i Hakimit me sened sahih.)

Zoti xh.sh. porosit kujdesin ndaj prindėrve kur tė bėhen tė moshuar, kur tė dobėsohen dhe kur tė kenė nevojė pėr ndihmė. Nė kėtė kontekst, Kur'ani thotė:

"Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėrkėnd pos Tii, dhe tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka zėnė pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as "of" e as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, por thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). Dhe nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e respektues dhe thuaj: "Zoti im, mėshiroi ata dy sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl". (Isrā, 23-24)

Kur komentuesit e sqarojnė kėtė ajet, thonė: "Sikur Zoti tė dinte diēka mė tė ulėt se uf, sa i pėrket respektit ndaj prindėrve, do ta ndalonte edhe atė!"

Ofendimi i prindėrve ėshtė mėkat i madh

Pejgamberi a.s. jo vetėm qė e ndalon ofendimin e prindėrve por e konsideron edhe mėkat tė madh. Nė kėtė kontekst, ai thotė:

"Mėkati mė i madh ėshtė kur njeriu i mallkon prindėrit e vet". Njerėzit u habitėn nga njeriu i menēur e besimtar se si mund t'i mallkojė prindėrit kur ata e sollėn nė jetė, dhe i thanė Pejgamberit. "Si mund njeriu t'i mallkojė prindėrit e vet? Ai u pėrgjigj dhe u tha: "Ai ofendon (shan) prindin e ndokujt tjetėr e tjetri ofendon prindin e tij, dhe ai ofendon nėnėn e ndokujt tjetėr, e tjetri ofendon nėnėn e tij". (Transmetim unanim.)

ē'ndodh me atė qė i ofendon (shanė) nė fytyrė?!

Voluntarizmi  pėr xhihad pa lejen e prindėrve nuk lejohet

Pėr ta mbrojtur Islaimi pėlqimin e prindėrve, ndalon fėmijėn qė tė pėrcaktohet vullentarisht pėr xhihad pa lejen e prindėrve, edhe pse xhihadi nė rrugė tė Zotit, sipas Islamit, ka vlerė mė tė madhe se lutėsi i natės dhe agjėruesi i ditės.

Abdull-llah ibn Amėr Ibn Asi transmeton se njė njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. pėr tė marrė leje pėr xhihad, dhe Pejgamberi e ka pyetur: "A i ke tė gjallė prindėrit?". Kur i thotė se po, atėherė Pejgamberi i thotė: "Xhihadi yt ėshtė nė shėrbimin e tyre!". (Transmetim unanim.)

Sipas njė transmetimi tjetėr thuhet se njė njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thėnė: "Tė jap pėr hixhret dhe xhihad me qėlllm qė ta fitoj shpėrblimin nga Zoti!" Pejgamberi a.s. e ka pyetur: "A i ke tė gjallė prindėrit?" Kur i pėrgjigjet se i ka tė dy tė gjallė, i thotė: "A kėrkon shpėrblim prej Zotit?" Kur i pėrgjigjet se po, atėherė i thotė: "Kthehu te prindėrit dhe shoqėroi me mirėsi! " (Transmetim i Muslimit.)

Ndėrkaq nė njė transmetim tjetėr thuhet:

"Ka shkuar njė njeri te Pejgamberi a.s. dhe i ka thėnė: "Kam ardhur tė ta jap besėn pėr hixhret, por i kam lėnė prindėrit nė vaj!"  Nė atė rast, Pejgamberi a.s. i ka thėnė: "Shko dhe bėri tė qeshin ashtu siē i bėre tė qajnė!" (Transmetim i Buhariut dhe i tė tjerėve.)

Nga Ebu Sa'di transmetohet se njė jemenas ka emigruar te Pejgamberi a.s. i cili e ka pyetur:

"A ke lėnė ndokėnd nė Jemen ? Kur i thotė se i ka lėnė dy prindėrit e tij, e pyet: "A tė kanė dhėnė leje?" Kur i thotė se jo, atėherė Pejgamberi i thotė: "Shko dhe merr leje prej tyre, e nėse tė lejojnė, shko pėr xhihad, nėse jo, atėherė vepro mirė me ta". (Transmetim i Ebu Davudit.)

Prindėrit  idhujtarė

Mė e bukura e Islamit rreth prindėrve ėshtė ndalimi i mosrespektimit tė tyre, qofshin edhe idhujtarė e pabesimtarė, bile qofshin edhe aq ekstremistė saqė orvaten ta largojnė fėmijėn e tyre musliman nga Islami. Nė kėtė kontekst, Zoti i Madhėruar thotė:

"Tė jeshė mirėniohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tu, sepse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj. E nėse ata tė dy tentojnė qė tė mė pėrshkruash Mua shok, pėr ēka t'i nuk ke kurrfarė argumenti, atėherė mos i respekto ata, po nė ēėshtjet e jetės sė kėsaj bote do tė keshė mirėkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugėn e atij qė ėshtė i kthyer nga Unė, pastaj kthimi juaj ėshtė tek Unė, e Unė do t' u njoftoj pėr atė qė keni punuar." (Llukmān, 14-15)

Me kėto dy ajete muslimani urdhėrohet qė tė mos i dėgjojė pėr atė qė e urdhėrojnė qė ta bėjė, ngase krijesa nuk respekton mėkatin kundėr Krijuesit, i cili mėkat ėshtė mė i madh se shirku ndaj Zotit? Nė anėn tjetėr, ai urdhėrohet t'i respektojė e tė sillet mirė me ta nė ēėshtjet e kėsaj bote por pa rėnė nėn ndikimin e tyre nė besimin e tij. Ai duhet ta pėrcjellė rrugėn e besimtarėve mirėbėrės qė i mbėshteten Zotit, ndėrsa ēėshtjen e prindėrve tė vet ia lė Gjykatėsit mė tė drejtė, atėherė kur prindėrit nuk do tė mund t'i ndihmojnė fėmijės e as fėmija prindėrve tė vet.

De facto, ky ėshtė kulmi i tolerancės qė s'mund tė krahasohet me fetė tjera !