Ibn
SINA (Avicena)
[981
- 1037]
Ibn
Sina, i njohur ne perendim me emrin Avicena ishte fizikanti, filozofi,
enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi mė me famė ne kohen e tij.
Kontributi kryesor i tij ne shkencen e mjeksis ishte libri i tij i njohur
"El-Kanun fi el-Tibb", i njohur nė perėndim "Kanuni".
asnjė shqyrtim nė shkencėn e mjeksis nuk mund tė kompletohet pa iu
referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina u lind mė 981
ne Afshan afer Buharės (Azia Qėndrore). Nė moshėn 10 vjeēare ai u be
me pėrvojė ne studimin e Kur'anit dhe shkencave themelore. Stodioi
logjiken nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famė i asaj kohe, dhe studimi
i filozofis pėrfshinte libra tė ndryshėm tė dijetarėve Grek si dhe
musliman. Ne rinin e tij ai tregoi zgjuarėsi te mrekullueshme ne mjekėsi
dhe ishte i njohur nė rethinėn. Ne moshen 17 vjeēare ai me sukses kuroi
Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharės, nga nje semundje nga e cila te gjithė
fizikantet e njohur kishin hėqur dorė. Me shėrimin e tij, mbreti Mansur
kishte dėshirė ta shpėrblente atė, por fizikanti i ri te vetmėn dėshirė
e kishte qė t'i lejohej perdorimi i biblotekės sė pasur tė mbretit.
Ibn
Sina, mbas vdekjės sė babait tė tij udhėtoi pėr nė Xhurxhan ky aty
ai takoi bashkohasin e njohur tė tij Ebu Reihan el- Beiruni. Mė vonė ai
shkoi nė Raj dhe mė pas nė Hamad, ku ai shkruajti librin e tij tė famshėm
"El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems
el-Deulah, pėr dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi nė Isfahan (Irani
i sotėm), ku aty pėrfundoi shkrimet e tij tė shumta tė shquara.
Megjithatė , ai vazhdoi udhėtimin ku lodhja mentale dhe trazirat
politike dėmtuan shėndetin e tij. Pėrfundimisht, ai u kthye nė Hamadan
ku edhe vdiq nė vitin 1037.
"El-Kanun fi el-Tibb" (Kanuni i Mjekėsisė) ėshtė njė
enciklopedi viganeme mbi njė milion fjalė. Libri shqyrton njohuritė
mjeksore tė vlefshme nga burimet e lashta si dhe muslimane. Pėr
shkak tė trajtimit sistematik, formės sė pėrkryer si dhe vlerės thelbėsore,
Kanuni ua kalon tė gjthė librave tė kohės dhe qėndron suprem pėr
gjashtė shekuj.Ibn Sina jo vetėm qė pėrmbledhi diturinė ekzistuese
por ai gjithashtu dha kontribut tė madh origjinal. Libri
"El-Kanun fi el-Tibb" flet pėr mjeksitė gjenerale, drogat e
ndryshme (706 lloje), sėmundjet qė ndikojnė nė tė gjitha pjesėt e
trupit nga koka deri tek kėmbėt, nė veēanti patologjinė dhe
farmacopinė. Njihej si libri mė autentik mjekėsorė.
Ndėr
kontributet e tija origjinalė janė arritjet sikur njohja e natyrės
infektuese tė tuberkulosit, pėrhapja e sėmundjeve pėrmes ujrave tė
zeza, dhe ndėrlidhja nė mes psikologjisė dhe shėndetit. Ishte i pari qė
shpjegoi sėmundjėn meningjit dhe i dha kontribut tė veēantė anatomisė,
gjineokologjisė dhe shėndetit tė fėmijėve. Gjithashtu ai ishte i pari
qė sugjeroi mjekimin e fistelės sė gjendrave tė lotėve dhe prezentoi
sondėn (vegėl pėr mjekim) pėr kanalin.
Kanuni
i Ibn Sinas pėrmban shumė zbulime anatomike tė cilat edhe sot pranohėn.
Ibn Sina ishte shkencėtari i parė i cili shpjegoi minutėn dhe dhe i
pari paraqiti grafikun e syrit me pjesėt e tij pėrbėrėse si pėrshėmbull,
tė bardhit e syrit, kornea, koroidi, iridėn, retinėn, nervin optik dhe
tė tjera.
Ibn
Sina kundėrshtoi hamendjet dhe supozimet nė anatomi dhe u sugjėroi
fizikantėve dhe kirurgėve qė diturinė e tyre ta bazojnė nė studimet
e trupit tė njeriut. Ai vėrejti qė Aorta pėrmban tre valvola tė cilat
hapėn kur gjaku vėrshon nė tė nga zemra gjatė tkurrjes dhe mbyllėn
gjatė shlirimit tė zemrės qė gjaku mos tė mund tė kthehet mbrapsht nė
zemėr. Ai pohonte se lėvizjet muskulare janė tė mundura pėr shkak tė
nervave tė lidhura me to, si dhe pėrceptimi i dhimjeve nė muskuj
gjithashtu ėshtė pėr shkak tė nervave. Pėr mė tepėr, ai vėzhgoi qė
shpretka e mėlēisė dhe veshka nuk pėrmbajnė asnjė nerv por nervat
janė tė ngulitaura nė mbėshtjellėsit e kėtyre organeve.
Kanuni
ėshtė pėrkthyer nė latinishtė nga Gerardi i Kremnės nė shekullin
12. Libri u bė tekst pėr mėsimin mjekėsorė nė shkollat Evropjane.
Nevoja pėr tė vėrtetohet me faktin se nė tridhjetė vitet e fundit tė
shekullit pesėmbėdhjetė ėshtė botuar gjashtėmbėdhjetė herė, 15 nė
gjuhėn latine dhe 1 botim nė gjuhėn hebreje si dhe ėshtė ribotuar mbi
njėzet herė nė shekullin gjashtėmbėdhjetė. Nė vitin 1930, Kameron
Gruner pjesėrishtė pėrktheu kėtė libėr nė gjuhėn angleze me
titullin " Njė trajtim mbi Kanunin e Mjekėsisė tė Avicenės".
Nga shekulli dhymbėdhjetė deri nė atė shtatėmbėdhjetė libri ka shėrbyer
si udhėrrėfyes kryesorė nė shkencat mjekėsore nė pėrėndim. Dr.
Viliam Olser, autori i librit "Evolucioni i Shkencės Moderne"
shkruan: " Kanuni ngeli si bibėl mjeksie pėr kohė tė gjatė mė
shumė sesa ēdo punim tjetėr."
Kitab
el-Shifa, Libri i Shėrimit i Ibn Sinas ėshtė njė enciklopedi
filozofike e cila pėrfshin njė horizont tė gjerė njohurishė nga
filozofia dhe shkenca. Filozofia e tij pėrfshin atė tė Aristotelit,
infuencėn Neoplatonase si dhe mėndimet e dijetarėve musliman. Nė pėrkthimin
latin libri njihet me emrin "Sanatio". Pranė librit Kitab el-Shifa
gjithashtu janė tė njohura edhe punimet e tija si "el-Naxhat dhe
Isharat. gjithė fushėn e filozofisė ai e ndanė nė dy kategori:
njohurite teoretike dhe njohuritė praktike. E para pėrfshinė fizikėn,
matematikėn, dhe metafizikėn dhe e fundit etikėn, ekonominė dhe
politikėn.
Ibn
Sina gjithashtu dha kontribut nė matematikė, fizikė, muzikė dhe lėmi
tė tjera. Ai bėri disa vėzhgime astronomike, dhe shpiku njė instrument
pėr tė rritur precizitetin nė lexim. Nė fizikė ai kontribuoji nė
studimin e formave tė ndryshme tė energjisė, nxehtėsisė, dritės dhe
mekanikės si dhe disa koncepte si forca, vakumi dhe infiniti. Ai
parashtroi njė ndėrlidhje nė mes kohės dhe lėvizjes dhe gjithashtu bėri
studime nė gravitacion specifik si dhe pėrdori termometėr ajror.
Nė
lėndėn e kimisė, ai nuk besonte nė mundėsinė e shėndrrimeve
kemikale nė metal. Kėto mendime ishin nė kundėrshtim tė plotė
me ato tė kohės sė tij. Vepra e tij pėr mineralet ishte njė nga
burimet kryesore pėr enciklopedistėt krishterė nė fushėn e gjeologjisė
tė shekullit tė trembėdhjetė.
Nė
lėminė e muzikės, kontributi i tij ishte njė pėrmirėsim i punės sė
Farabiut dhe me dituirinė e tij i tejkalonte dijetarėt e asaj kohe tė kėsaj
fushe.