Ibn
HALDUNI
[1332
- 1395]
Ibn
Halduni pėrgjithėsishtė pranohet si themeluesi dhe babai i Socioligjisė
dhe i shkencave tė Historisė. Ai mė sė miri njihet pėr veprėn
e tij tė famshme "Mukaddimah" apo nė pėrėndim "Prologomena".
Abd el Rahman Ibn Muhamed i njohur si Ibn Halldun lindi mė 1332 nė
Tunizi nė njė familje me pozitė tė lartė tė migruar nga Sevila e
Spanjės muslimane. Paraardhėsit e tij ishin Arab Jemenitė tė cilėt u
vendosėn nė Spanjė qė vitet e para tė qeverisjes Muslimane nė
shekullin tetė.
Gjatė
viteve tė tija tė para - edukuese, Ibn Halduni fitoi eksperiencė nga
pjesėmarrja aktive e familjes sė tij nė jetėn intelektuale dhe nė njė
farė mase edhe politike tė qytetit. Nė shtėpinė e tij ishin tė
shpeshta vizitat nga liderėt intelektual dhe politik tė shteteve Islame
tė pėrėndimit (Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e tė cilėve
gjetėn strehim aty. Ibn Halduni u edukua nė Tunizi dhe Fiz ku dhe
studjoi Kur'anin, traditėn e Profetit Muhammedit a.s. dhe lėmitė e
tjera tė shkencave Islame sikur teologjinė dialektike dhe sheriatin.
Gjithashtu studjoi letersinė Arabe, filozofinė, matematikėn dhe
astronominė. Ende nė moshėn adoleshente ai hyri nė shėrbim tė udhėheqėsit
Egjiptian Sulltan Berkuk.
Ibn
Halduni kaloi njė jetė aktive nė politikė para se tė filloj tė
shkruaj kryeveprėn e tij tė famshme pėr histori. Ai punoi pėr udhėheqėsit
nė Tunizi dhe Fiz (tani Marok), Granadė (Nė Spanjėn muslimane si dhe nė
Biaja (nė Afrikėn e Jugut). Nė vitin 1375, Ibn Hallduni kaloi nė
Granadė (Spanjėn Muslimane) i lodhur dhe i zemėruar vetėm pėr tė
ikur nga trazirat nė Afrikėn e Jugut. Fatkeqėsisht, pėr shkak tė sė
kaluarės sė tij, udhėheqėsi i Granadės e pėrzuari atė. Mė pas ai u
kthye nė Algjeri pėr ti kaluar katėr vite nė njė fshat tė vogėl me
emrin Kalat ibn Salama. Po nė kėtė vend ai shkroi "Mukadimah",
vėllimin e parė tė historisė botėrore qė i siguroi atij vend tė
amshuar ndėr historianėt, sociologėt dhe filozofėt. Ende kariera e tij
ishte e pa sigurtė pėr shkak tė trazirave nė Afrikėn e Jugut. Pėrfundimisht
u shpėrngul nė Egjipt ku edhe i kaloi njėzetė e pesė vitet e tija tė
fundit. Kėty ai jetoi i qetė me famė dhe respekt i caktuar nė postin
kryegjykatės i shkollės Malikite. Ai gjithashtu njė kohė ligjeroi nė
Univerzitetin El-Azhar.
Ibn
Halduni u detyrua tė lėvizi nga njė vend nė njė tjetėr, nganjėherė
me vullnetin e tij por mė shpeshė i detyruar nga udhėheqėsit despotik.
Ai nga kjo pėrfitoi si dhe mėsoi shumė si rezultat i takimeve tė
shumta me udhėheqės, ambasador, politikan dhe dijetarė nga Afrika e
Jugut, Spanja Muslimane Egjipti dhe vėndet tjera tė botės Islame.
Ajo
qė mė sė shumti ndikoi nė famėn e Ibn Haldunit ėshtė libri i tij
"Mukaddimah", kryevepėr nė letėrsi, filozofi, histori dhe
sociologji. Tema qėndrore e kėsaj vepre gjigante ėshtė njohja e
fakteve psikologjike, ekonomike, rrethuese dhe sociale tė cilat ndikojnė
nė pėrparimin e civilizimit human si dhe rrjedhjėn e historisė. Ai
analizoi dinamikėn e marrėdhėnieve grupore dhe spjegoi se si ndjenjat e
grupi (el-Asabijah), shkaktojnė ngritje tė qytetėrimi tė ri dhe fuqie
tė re politike. Ai identifikoi lėvizjen pothuajse ritmike (tė pėrsėritur)
nė ngritjėn dhe ramjen e qytetėrimit human dhe analizoi shkaqet qė
ndikojnė nė kėtė.
Mėndimet
revolucionare tė Ibd Haldunit tėrheqėn vėmendjet e dijetarėve
muslimanė si dhe atyre perėndimorė. Nė studimet e tija nė histori, ai
sihte pioner nė ndarjen e raporteve historike nė dy kritere themelore; tė
arsyes dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katėr pikat bazė nė
studimin dhe analizimin e raporteve historike; 1. dule i lidhur ngjarjet
njėra me tjetrėn pėrmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji nė mes
tė kaluarės dhe tė tashmės, 3. duke marrė nė konsiderim efektet e
rrethanave dhe 4. duke marrė nė konsiderim efektet e kushteve ekonomike
dhe tė trashėguara.
Ibn
Halduni ėshtė nismėtarė i studimit kritik tė historisė. Ai ofroi njė
studim analitik tė qytetėrimit human, fillimin e tij, faktorėt ndikues
tė zhvillimit dhe shkaqet e rėnies. Kėshtu, ai themeloi njė shkencė tė
re; shkencėn e zhvillimit tė shoqėrisė apo sociologjinė, si e quajm
neve sot. Ibn Halduni shkruan: "Unė kam shkruar pėr histori njė
libėr nė tė cilin kam diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit tė
shteteve dhe qytetėrimeve, dhe pėr rradhitjėn e materialit nė libėr
kam ndjekur njė metodė jo familjare dhe e kam shkruajt nė mėnyrė tė
ēuditshme dhe inovuese." Duke zgjedhur kėtė metodė tė veēantė
analize, ai themeloi njėkohsishtė dy shkenca tė reja: historinė dhe
sociologjinė.
Ibn
Halduni argumenton se historia ėshtė lėndė e ligjeve univerzale. dhe
citon kriterin pėr tė vėrtetėn historike: "Rregulli pėr tė
dalluar tė vėrtetėn nga jo e vėrteta nė histori bazohet nė mundėsinė
apo pamundėsinė e sajė; do tė thotė, neve duhet tė analizojmė shoqėrinė
njerėzore dhe tė dalluar karakteristikat esenciale dhe qenėsore nga ato tė
rastėsishme tė cilat nuk merrėn nė konsiderim, duke njohur mė mirė
ato qė s'ka mundėsi t'i pėrkasin asaj (shoqėrisė). Nėse ne veprojmė
kėshtu atėherė kėmi metodėn pėr tė dalluar tė vėrtetėn
historike nga gabimet si mjet demonstruese qė nuk lėn dyshime.
Kjo ėshtė pikė mbėshtetje e sigurtė me tė cilėn historianėt mund tė
vertetojnė atė qė duan."
Pėr
shkakė tė theksit qė Ibn Halduni ia vėnė arsyes dhe nevojėn e saj pėr
tė
gjykuar historinė dhe ndodhitė nė shoqėri disa dijetarė pohojnė qė ai (Ibn
Halduni) ka tentuar qė tė hidhė poshtė njohuritė religjioze dhe t'i
zėvėndėsojė me arsyen dhe filozofinė logjike. Kėto pohime janė tė pa baza.
Ėshtė e njohur se disa shkolla mėsojnė gjėra tė paarsyeshme nė
natyrė, por
kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr Islamin i cili gjithė inkurajon vėzhgimin dhe
mėndimin, dhe ua kujton pabesimtarėve mospėrdorimin e logjikės dhe tė
mėnduarit. Njė shembull i kėsaj ėshtė ajeti 164 i surės sė dytė tė
Kur'anit: "Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė
ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u
sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon All-llahu prej sė larti
e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhapė nė te nga ēdo
lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes
qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka
argumente." si dhe ajeti 170 po nė tė njejtėn sure "E kur u
thuhet atyre (idhujtarėve): Pranoni atė qė All-llahu e shpalli!
Ata thonė: Jo, ne ndjekim atė rrugė nė tė cilėn i gjetėm prindėrit
tanė! Edhe sikur prindėrit e tyre tė mos jenė udhėzuar nė rrugėn
e drejtė (ata do ti pasonin)?
Ibn
Halduni thotė se religjioni luan rol tė rėndėsishėm nė bashkimin e
Arabėve
dhe sjelljen e progresi dhe zhvillimi tė shoqėrive tė tyre. Ai theksoi se
padrejtėsia, despotizmi dhe tirania janė shenjė e qartė e ramjės sė
shtetit. Filozofia Metafizike, thotė ai, ka vetėm njė pėrparėsi
e qė ėshtė kthjellja e mendjes. Ai pohon se njohuritė e botės
metafizike nė veēanti nė ēeshtjet fetare mund tė nxjerret vetėm nga
shpallja.
Ai
ishte pioner nė nėndėn e edukimit. Presioni dhe pėrdorimi i forcės, thotė Ibn
Halduni, janė armik tė mėsimit dhe ēojnė nė pėrtaci dhe hipokrizi. Fakti
qė Ibn Halduni jetoi nė fazėn fillestare tė rėnjes sė qytetėrimit
musliman, e detyroi qė shumicėne e njohurive t'i pėrmbledhi nga e kaluara. Ai
vrullshėm kundėrshton praktikėn jo tė shėndoshė qė krijon mpikje dhe ngecje
nė
krijimtari tek dijetarėt musliman.
Ibn Halduni thekson se
fenomenet sociale dhe historike duhet nėnshtruar analizės objektive dhe
shkencore. Historianėt kanė bėrė gabime gjatė studimit tė tyre tė
ndodhive historike pėr shkak tė; 1. mosnjohjes sė natyrės
sė qytetėrimit dhe popullit, 2. anshmėrisė dhe paragjykimeve dhe 3. tė
pranuarit verbėrishtė tė raporteve tė dhėna nga tė tjerėt.
Progresi
dhe zhvillimi i vėrtetė vjen me njohjėn korrekte tė historisė dhe
njohuria e saktė mund tė arritet vetėm duke ndjekur tri pikat qė
vijojnė:1. Historiani kurrė nuk duhet tė ketė paragjykime kundrejt
askujt dhe asnjė ideje. 2. Duhet tė shqyrtojė dhe konfirmojė ēdo
informacion tė ofruar. Pra, duhet mėsuar gjithēka rreth historianėve
nga tė cilėt merret informacioni, besueshmėrinė dhe moralin e tyre
para se tė pranohet informacioni si i saktė. 3. Nuk duhet kufizuar
historinė vetėm tek mėsimi i politikės dhe informacioneve ushtarake si
dhe lajmeve pėr udhėheqėsit dhe qeveritė. Pėr studimin e historisė
duhet pėrfshirė tė gjitha kushtet; shoqėrore, religjioze si dhe
ekonomike.
"Mukaddimah"
qė gjatė jetės sė Ibn Haldunit u njoh si vepėr e rėndėsishme.
Nė volumet e tjera pėr histori "Kitab el-Ibar trajtohet historia e
Arabėve, udhėheqėsit bashkohorė muslimanė dhe evropjanė, historia e
vjetėr Arabe, Jahudite, Greke, Romake, Persiane, historia Islame,
historia e Eghyptit si dhe historia e Afrikės sė Jugut. Vėllimi i
fundit gjerėsishtė trajton ngjarjet gjatė jetės sė tij dhe njihet me
emrin el-Tefsir. Sa i pėrketė librave tė tjerė edhe ata u shkruajtėn
nga perspektiva analitike ku dhe fillon tradita e re nė artin e shkrimit,
tė shkruajturit e autobiografisė. Gjithashtu shkruajti edhe njė libėr
nė matematikė i cili nuk ėshtė ruajtur.
Influenca
e Ibn Haldunit nė lėndėt e historisė, filozofisė sė historisė,
sociologjisė, shkencave politike dhe edukimit ka mbitur deri nė ditėt e
sotme. Ai gjthashtu njihet si pioneri i artit tė shrimit tė
autobiografisė, renovues nė lėndėn e edukatės dhe psikologjisė sė
edukatės si dhe nė stilistikėn e shkrimit arab. Librat e tij janė pėrkthyer
nė shumė gjuhė, si nė lindje ashtu edhe nė perėndim.