Ebu Bekr Muhammed Bin Zekerija Er-Razi
(RHAZES) 864 - 930 M.
Shkrimtari i njohur Xhorxh Sarton nė hyrjen e histoisė sė shkencės thotė se"Rhazes ishte fizikanti mė i shquar Islam dhe i Epokės Mesjetare". Kurse Enciklopedia Islame shėnon se "Rhazes ngel deri nė shekullin 17 auteritet i padiskutuar nė mjekėsi." Buletini i Organizatės Botėrore tė Shėndetit (WHO), nė maj tė vitit 1970 i bėn nderim duke cituar "shkrimet e tija pėr Lin dhe Fruthin tregojnė origjinalitet dhe pėrpikmėri si dhe shkrimet e tija pėr sėmundjet infektuese ishin traktate tė para tė kėsaj lėnde".
Ebu Bekr Muhammed ibn Zekerija Ar-Razi u lind nė Raj afėr qytetit modern tė Teheranit nė 251 H. (864 M). Thuhet se nė rininė e tij Al-Rhazi ishte i interesuar nė kėndim dhe muzikė krahas profesioneve tė tjera. Pėr shkakė tė lakmisė sė tij pėr dituri ai u bė mė shumė i interesuar nė studimin e alkemisė dhe kimisė, filozofisė, logjikės, matematikės dhe fizikės. Ishte lėnda e mjeksisė nė tė cilėn ai shpėnzoi pjesėn mė tė madhe tė jetės duke e praktikuar, studiuar dhe shkruar pėr tė. Pėr shkak tė famės sė tij nė mjekėsi ai u caktua si krye mjek nė spitalin Raj dhe mė pas gjatė sundimit tė Adhud - Dualah u ngarkua me spitalin kryesor tė Bagdadit.
Ndodhia interesante e metodės sė jashtėzakonshme me tė cilėn Er-Raziu gjeti vendin e duhur pėr ndertimin e spitalit kryesor tė Bagdadit pėrshkruhet kėshtu. Kur Adhud Dualah kėrkoi nga Er-Raziu qė tė ndėrtojė spitalin Er-Raziu vendosi copa metali tė freskėta nė vende tė ndryshme tė qytetit. Njė kohė mė pas ai shikoi ēdo copė pėr tė vėrejtur se cila ishte ndryshkur mė pakė dhe kėshtu zgjolli si vend pėr ndėrtimin e spitalit aty ku metali ishte ndryshkur mė sė pakti.
Er-Razi ishte pioner nė shumė lėmi tė mjekėsisė dhe trajtimit dhe shkencave shėndetėsore nė pėrgjithėsi. Nė veēanti ai ishte pioner nė lėmitė e pediatrisė, obstetrikės dhe oftamologjisė. Nė mjekėsi kontributi i tij ishte aq domethėnės sa qė mund tė krahasohet vetėm me atė tė Ibn Sinas (Avicena). Disa vepra tė tija nė mjekėsi si p.sh. Kitab el-Mensuri, El Hawi, Kitab el-Muluki dhe Kitab el-Xhudari ve el-Hasabah fituan famė tė pėrjetėshme. Njė veēori specifike e sistemit tė tij medikal ishte se ai favorizonte pa masė kurimet pėrmes ushqimit korrekt dhe tė rregullt. Kjo ishte e kombinuar edhe me theksimin e influencės sė faktorit psikologjik nė shėndet. Ai gjithashtu provon ilaēet e propozuara mė sė pari tek kafshėt pėr tė vlerėsuar efektet dhe kundėrefektet e tyre. Er Razi ishte personi i parė qė futi perdorimin e aloholot (arabisht El-Kuhl) pėr qėllime mjekėsore. Poashtu ai ishte kirurg ekspert dhe ishte i pari qė pėrdori opiumun dhe anestezinė.
Er Razi ishte i pari qė shpjegoi operacionin pėr hjekjėn e kataraktit (perdės sė syrit) dhe poashtu i pari qė diskutoi reaksionin apo zgjėrimin dhe ngushtimin e bebėzės sė syrit. Ai shpjegoi se reaksioni ndoll pėr shkak tė prezencės sė muskujve tė vegjėl tė cilėt veprojnė sipas intenzitetit tė dritės. Njohuritė bashkėkohore nė kėtė lėmij konfirmojnė saktėsinė e veprės sė tij.
Vepra mė e madhe mjekėsore e Er-Raziut dhe ndoshta mė e madhja e shkruajtur ndonjėherė nga ndonjė mjekė ėshte el-Hawi 9Libri i kuptueshėm) i cili pėrfshinė nė tėrėsi njohuritė mjekėsore tė atėhershme greke, siriane dhe arabe. Gjatė tėrė jetės sė tij ka bashkuar ekstrakte nga tė gjithė librat e mjekėsisė qė ai i kishte nė dispozicion. Nė vitet e fundit tė jetės sė tij ai i kombinoi kėto sė bashku me eksperiencėn e tij nė njė enciklopedi mjekėsore vigane njėzetė volumėshe. El Hawi ishte enciklopedia mė e gjerė e pėrmbledhur nė atė kohė. Ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn latine nėn mbikqyrjėn e Ēarlsit i tė Anxhout nga mjeku Jahudi Sicilian Faraxh Ibn Selim (Farragut) mė 1276 dhe ėshtė shtypur me pėrsėritje nga 1488 e sė kėndejmi. El Hawi nė pėrkthimin latin njihet si "Continents" (Kontinents). "Mė 1542, pėrveē pjesėve tė ndryshme tė sajė, dolėn edhe pesė edicione tė tjera. Influenca e sajė nė mjekėsinė Evropjane ishte shumė konsideruese" (The Legacy of Islam, fq. 323-325). Gjithashtu edhe njė shkollar tjetėr cekė se "El-Hawi ishte njėri nga nėntė vėllimet qė pėrbėnin tėrė librarinė e fakultetit tė mjekėsisė nė Pariz mė 1395." (Durant; Haider, Bammate, 29).
Kitab el-Mensuri i cili nė Milano mė 1480 u pėrkthye nė gjuhėn latine me titullin "Liber Almansoris" pėrmbanė dhjetė vėllime dhe merret vetėm me mjekėsinė greko-arabe. Disa nga vėllimet e tijė janė botuar ndamas nė gjyhėn ghermane dhe frėngjishte. Pėrkthimi nėntė vėllimesh i bėrė nga Gerardi i Kremonės "Nonus Al-Mansuri" ishte tekst me famė nė Evropė deri nė shekullin gjashtėmbėdhjetė (Durant, fq. 247). Er Razi nė librin El-Mensur njė kapitull tė tėrė ia kushtoi anatomisė. Nė tė ai prezanton pėrshkrim tė detajuar tė organeve tė ndryshme tė trupit tė njeriut. Ai gjithashtu jep pėrshkrim tė hollėsishėm tė foraminės intervertable dhe palcės sė kurrizit dhe me saktėsi pohon se lėndimi tek truri apo palca kurrizore do tė sjellte paralizėn e organeve tė tė cilėve pajisėsi nervor ėshtė dėmtuar.
Libri el-Xhudari ve el-Hasabah ishte i bari qė trajtonė linė dhe fruthin dhe kryesisht bazohet nė kontributin origjinal tė El Razit. Mė sė pari ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn latine mė 1595 dhe mė pasė nė gjuhė tė tjera evropjane dhe ndėrmjet viteve 1498 dhe 1866 mbrrinė edicionin e dyzetė. Nė gjuhėn angleze ėshtė pėrkthyer nė Londėr mė 1848 nga Ėilliam A. Greenhill. Pėrmes traktateve tė tija Er Razi u bė i pari qė bėri krahasimin e qartė ndėrmjet lisė dhe fruthit.
Er Razi u ka dhėnė shumė kėshilla me vlerė mjekėve praktikan: "Njė mjekė nuk bėnė tė harrojė tė pyes pacientin e tij tė gjitha llojet e pyetjeve qė i pėrkasin mundėsisė sė shkakut tė sėmundjes sė tij tė brendshme dhe tė jashtme Nėse mjeku mund tė kuroj pacientin pėrmes ushqimi e jo ilaēeve ai ka bėrė punėn mė tė mirė. Mjeku duhet ēdo herė tė pėrpjeket tė bind pacientin pėr shėrim dhe shpresė nė efektin pozitiv tė trajtimit, gjendja psikologjike e pacientit ndikon nė gjendjėn fizike." Ai i kėshillonte pacientėt e tij kėshtu: "Kushdo qė kėrkon kurim tek shumė mjek mund tė rrezikojė qė tė mos qėllojė asnjėrin nga ata. Pacienti duhet tė kufizohet vetėm tek njė mjekė i besuar."
Er Razi gjithashtu kombinoi ilaēa dhe tregoi interesim tė madhė nė shkencat eksperimentale dhe teotike. Supozohet qė ai zhvilloi kimin e tij ndaras nga Xhabir Ibn Hajjani (Geber). Ai diskutoi njė numer reaksionesh kimike dhe gjithashtu dha pėrshkrime dhe dizajn tė plotė pėr rreth njėzetė instrumente qė pėrdoren nė kėrkimet kimike. Pėrshkrimi i tij pėr njohuritė kimike ėshtė nė gjuhė tė qartė dhe bindėse. Libri i tij Kitab el Asrar merret me pregatitjen e materialeve kimike dhe pėrdorimi i tyre. Njė libėr tjetėr i tij ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn latine nėn emrin 'Liber Experimentorum". Ai i tejkaloi paraardhėsit e tij duke ndarė substancat nė bimė, kafshė dhe minerale duke i hapur rrugėn kimis organike dhe inorganike. Si kimist ai ishte i pari qė prodhoi acidin sulfurik sė bashku me disa acide tė tjera dhe poashtu ai pregatiti alkoholin duke fermentuar produktet e ėmbla.
Kontributi i tij si filozof poashtu ėshtė i njohur. Elementet kryesore nė sistemin filozofik tė tij janė krijuesi, shpirti, materja, hapsira dhe koha. Ai diskutoi karakteristikat e tyre nė detaje.
Er Razi ishte autor shumėprodhues i cili la traktate nė lėndė tė shumta. Ati i atribuohėn mbi dyqindė kontribute origjinale shkencore nga tė cilat mė se gjysma kanė tė bėjnė me mjekėsinė dhe njėzet e njė me alkeminė. Gjithashtu ai shkruajti nė fizikė, matematikė, astronomi dhe optikė por kėto shkrime nuk janė ruajtur. Njė numėr tjetėr i librave tė tijė duke pėrfshirė Xhami fi al Tib, Makalah fi el-Hasat fi Kuli ve el-Mathana, Kitab el Kalb, Kitab el-Mafasil, Kitab-el-"Ilaxh el-Ghoraba, Bar el-Sa-ah dhe el-Taksim ve el-Takhsir janė publikuar nė gjuhė tė ndryshme Evropjane. Rreth dyzetė dorėshkrime tė tija ende ruhėn mė muzeume dhe librari tė Iranit, Parizit, Britanisė dhe Rampurit nė Indi. Kontributi i tij influencoi pa masė nė zhvillimin e shkencės nė pėrgjithėsi dhe nė veēanti mjekėsinė.
Sikurse edhe shkollarėt e tjerė tė mėdhenj tė historisė islame erudicioni i Raziut ishte gjithpėrfshirės dhe puna e tij shkencore i juashtėzakonshėm. Ky pėrshkrim prezenton vetėm njė pjesė tė vogėl tė trashigimisė sė lėnė nga Raziu. Ai vdiq mė 930 M. Portreti i Raziut zbukuron sallėn e madhe tė fakultetit tė mjeksisė nė Universitetin e Parizit.