[936
- 1013]
Ebul
Kasim El Zahravi, i njohur nė pėrėndim si Albukasis, ishte padyshim
kirurgu mė i madh i mesjetės. Mė sė shumti njihet pėr zbulimet
origjinale nė kirurgji, si shpikės i instrumenteve tė ndryshme
kirurgjike si dhe pėr enciklopedinė e tij tė famshme mjeksore. El
Zahravi konsiderohet si babai i kirursgisė moderne.
Emri i tij i plotė ishte
Ebul Kasim Halaf ibn El Abas El Zahravi. Ai lindi dhe u rrit nė Zahra,
rreth mbretėror i Kordobės (Kurtuba, nė gjuhėn arabe), kryeqytetin e
Spanjės muslimane. Historia informon se Zahra krahasohet me dinjitet dhe
madhėshti me Bagdadin dhe Konstantinopojėn. El Zahravi shėrbeu si
fizikant nė oborrin mbretėrorė tė mbretit El Hakami II tė Spanjės.
Mbas njė karjere tė gjatė dhe tė shquar si mjek ai vdiq mė 1013 nė
moshėn 77 vjeēė.
El Zahravi ishte njė kirurg
i ngritur. Pacientėt dhe studentėt nga gjithė vendet e Evropės vinin
tek ai pėr mjekim si dhe kėshilla. Simbas Uill Durant, nė kėtė kohė
Kordoba ishte vend i preferuar pėr evropjanėt pėr operime kirurgjike.
Dr. Campbell (Kampbel) nė librin "Historia e Mjeksisė Arabe"
shkruan se metodat e El Zahravit nė shkencat mjeksore i kalojnė ato tė
Galenit nė planet mėsimore mjeksore evropjane.
El Zahravi ėshtė i njohur
me enciklopedinė mjekėsore tridhjetė vėllimesh "El Tasrif li men
axhaz anil-talif" (Njė ndihmė pėr atė qė i mungon aftėsia
pėr tė lexuar libra tė mėdhenj). Tre vėllimet e kėsaj enciklopedie
gjigante kanė tė bėjnė me njohuritė kirurgjike duke pėrfshirė
zbulimet dhe procedurėn e tij. Vėllimi i fundit pėrmban mė shumė se
dyqindė diagrame dhe ilustrime tė instrumenteve mjeksore shumicėn e tė
cilavet vetė ai i shpiku. El Zahravi pėrshkruan nė detaje shumė operacione kirurgjike dhe trajtimin e tyre duke pėrfshirė hiqjen e gurit
nga fshikėza, operimin e syrit, veshit dhe grykės, heqjėn e fetusit -
foshnjės sė vdekur, amputimin, autopsinė e kafshėve dhe regjjes.
Si shpikės i shumė
instrumentėve mjeksore, El Zahravi ėshtė i famshėm pėr veglat kontrolluese
tė brendėsisė sė veshit dhe uretės si dhe pėr heqjėn e trupave tė huaj nga
gryka. Ai paraqiti procedura tė reja si djegjėn e plagėve, shkatėrrimin e
gurėve brenda fshikės, viviseksionin dhe diseksionin. Ai pėrdori djegjėn
pėr tė ndaluar infeksionin nė mbi 50 operacione tė ndryshme. Pėrveē
kėsaj ai diskutoi pregatitjen e ilaēeve dhe aplikimin e teknikės si
sublimimin dhe kullimin. Ai pėrshkruajti pėrdorimin e urinės, djersitjės,
qitjes the larjes me uj tė nxehtė. El Zahravi ishte i pari qė shpjegoi
nė detaje homofilinė dhe i pari qė pėrdori fije mendafshi pėr tė
qepur plagėn.
El Zahravi ishte gjithashtu
ekspert nė kirurgjin orale si dhe dentari. Ai diskuton problemin e dhėmbėve
jo tė drejtė dhe tė deformuar dhe proēedurėn pėr di kuruar kėto
defekte si dhe rregullimin e dhėmbėve artificial nga kocat e kafshėve.
Nė Epokėn e Mesjetės,
Gerardi i Kremonės (1114 - 1187) pėrktheu "El Tansifin" nė
gjuhėn latine. Mė pas u pėrkthye nė gjyhėn hebreje, frėngjishte,
anglishtė dhe dialekte tė tjera latine. "El Tansifin" i El Zahravit
ishte libėr esencial nė programet mjeksore tė vendeve Evropjane pėr
shumė shekuj. Kirurgu i famshėm francez Guy de Chauliac (1300 - 1368) e
bashkangjiti botimin latinishtė me librin e tij mjeksorė. Libri (pjesėt
pėr kirurgji) u botua disa herė si nė Venice (1497), Basel (1541), dhe
Oksford (1778) dhe u pėrdorė pėr pesė shekuj si libėr shkollorė pėr
kirurgjinė nė univerzitetin e Salernos nė Itali, Montpelierit nė Francė
si dhe univerzitete tjera Evropjane.