[870
- 950]
El
Farabi, i njohur nė perėndim si Al- Pharabius (El-Farabius), kontribuoji
nė filozofi, logjikė, sociologji dhe shkencė. Ai njihej mė sė miri si
"mėsuesi i dytė" ( El-Moualim El-Thani) mbas Aristotelit. Ebu
Nasr Muhhamed Ibn El-Farah El-Farabi ka lindur nė vitin 870 nė afėrsi tė
vendit Farab tė Turkestanit. Paraardhėsit e tij ishin me origjinė nga
Persia dhe babai i tij ka qenė gjeneral. Mbasi kompletoi edukimin nė
Farabė dhe Buharė shkoi nė Bagdad pėr studime tė larta. Atje studioji
disa gjuhė, shkencė dhe teknologji si dhe filozofi. Gjithashtu udhėtoi
pėr nė Damask dhe Egjipt pėr studime mė tė thella. El Farabi vdiq nė
Damask mė 950.
Nė
vitet e para tė karierės sė tij El Farabi ishte Kadi (Gjyqtarė),
profesion tė cilin mė pas e lenė. Ai tregoi zgjuarsi tė jashtėzakonshme
nė shumė gjuhė dhe pėr shkak tė talentit tė veēantė nė lėmi tė
ndryshme tė shkencės si dhe filozofisė tėrheqi vėmėndjen e mbretit
Saif el-Daula el-Halab (Aleppo). Por, pėr shkak tė disa rrethanave tė
pafatshme ai pėrjetoi vuajtje tė rėnda dhe njėherė u detyrua tė
punoj si kujdestar kopshti.
Kontributi
mė i madhė i El Farabit ėshtė nė logjikė, filozofi dhe sociologji. Pėrveē
kėsajė ai kontribuoji edhe nė matematikė, shkencė, mjekėsi dhe
muzikė. Ai ishte gjithashtu edhe enciklopedistė. Kontributi i tij i madh
nė logjikė ishte qė ai bėri studim sistematikė duke ndarė lėndėn nė
dy kategori: "Tahajjul" (Idetė) dhe "Thubut" (Argumentet".
Ai tėntoi tė lidhė Platonizmin dhe Aristotelizmin me teologjinė dhe
shkruajti komente nė fizikė, logjikė dhe meteorologji. El Farabi
besonte se filozofia dhe Islami janė nė harmoni. Ai pohon ekzistimin e
mangėsisė nė kontributin e tij nė fizikė. Libri i tij "Kitab el-Ihsa
el-Ulum" paraqet principet fundamentale dhe klasifikimin e shkencave
nga njė perspektivė e re.
El
Farabi shkruajti shumė libra nė lėndėn e sociologjisė, nga tė cilėt
mė me famė ėshtė "Ara Ahl El-Medina El-Fadilah" (Qyteti
Model) i cili pa dyshim ėshtė kontribut i ēmuar nė sociologji dhe
shkencat politike. Poashtu shkruajti edhe libra pėr metafizikėn dhe
filozofinė qė pėrfshijnė vėprat e tija origjinale. El
Farabiu thekson se njė individ nuk mund tė arrijė sukses vetvetiu pa
ndihmėn e shumė personave tė tjerė. Ėshtė dispozitė e lindur tėk
ēdo njeri tu bashkangjitet njerėzve tė tjerė pėr punėn qė ai don ta
bėjė... Prandaj, prė tė arritur me sukses atė qė donė, ēdo njeri
duket tė qėndrojė nė afėrsi tė tjerėve dhe tė komunikojė me ta.
Ai
ishte njė ekpert nė muzikė, dha kontribut nė notat muzikore si dhe
shpiku disa instrumenta muzikorė. El
Farabi ju binte instrumentėve tė tija aq mirė saqė njerėzit qėshnin
si dhe qanin nga mrrekullia. Libri "Kitab el-Musika" ėshtė i
njohur edhe sot.
El
Farabi shkruajti njė numėr tė madh librash nė fusha tė ndryshme duke
pėrfshirė edhe kontributet e tija origjinale. Njėqindė e shtatėmbėdhjetė
libra janė ruajtur deri mė sot. Dyzet e tre nga ata janė pėr logjikėn,
shtatė pėr shkencat politike dhe shtatė pėr etikė, njėmbėdhjetė pėr
metafizikėn dhe njėzetė e tetė libra pėr mjeksi, sociologji, muzikė
dhe komente tė ndryshme.
Libri
i tij "Fusus El-Hikam" ėshtė pėrdorur si libėr shkollorė pėr
lėndėn e filozofisė shekuj mė rradhė nė Evropė.