Plotėsimi mes gruas dhe burrit

 

Gruaja mė parė nė asnjė moment nuk ka qenė e izoluar pos nė shekujt kur qe e pėrmbytur nė prapambeturi e nė degjenerim.

Kur thuhet se gruaja duhet ta mbrojė personalitetin e vet Islam, kjo nuk nėnkupton atė se ajo duhet tė izolohet nga jeta ose t’i cungohet diēka nga tė drejtat qė i takojnė.

Feja Islame, ngjashėm sikur burrin, e obligon edhe femrėn qė tė mėsojė, tė pajiset me tė gjitha dituritė e mundshme. "Pasha natėn qė me errėsirė mbulon gjithėsinė. Pasha ditėn kur ajo shkrepėtinė. Pasha Atė qė e krijoi mashkullin dhe femrėn …" (El-Lejl, 1,2,3.).

All-llahu xh.sh. ashtu siē e krijoi jetėn qė rrjedh me natė e ditė, ashtu e krijoi mashkullin dhe femrėn pėr ta plotėsuar njėri tjetrin. Sikurse jeta qė nuk plotėsohet pos me ditėn dhe natėn, ashtu plotėsohen njeri me tjetrin mashkulli dhe femra. All-llahu xh.sh. thotė: "Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje – mashkull dhe femėr – qė ju ta pėrkujtoni madhėshtinė e Zotit" (Edh-Dharijatė,49).

Gruaja kurrė nuk mund tė jetė kundėr burrit e as armik i tij. Pėr kėtė All-llahu xh.sh. tha: "Zoti i tyre iu pėrgjigj lutjes sė tyre e tha: Unė nuk ja humba mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr" (Ali Imran, 195). Kjo do tė thotė se burri ėshtė pėr gruan dhe gruaja pėr burrin. Jeta nuk do tė kishte kuptim pa njėri tjetrin. Ndaj gruaj nuk guxon tė kalojė nė armiqėsi dhe ta sulmojė burrin, porse ajo duhet ta plotėsoj burrin.

All-llahu xh.sh. kur e krijoi Ademin a.s. dhe e vendoi atė nė xhennet, dhe, pasi qė tė jetuarit vetė nė xhennet nuk ka kuptim, atė e shoqėroi me njė grua (Hazreti Havėn) pėr tė jetuar bashkė.

"O Adem, ti dhe bashkėshortja jote jetoni nė xhennet" (El-Bekare, 35). Ndėrsa nė suren El-A’rafė, ajeti 187, thotė: "Ai (All-llahu) ėshtė Ai qė ju krijoi prej njė vete, e prej saj krijoi palėn e saj pėr t’u qetėsuar pranė saj …" – pranė saj me qėllim tė vendbanimit.

Burri ėshtė pėr gruan dhe anasjelltas. Gruas nuk i lejohet qė qėllimi qė qėllim kryesor tė ketė kundėrshtimin ndaj burrit. Pra muslimania e nesėrme nuk guxon qė ta kundėrshtojė burrin, apo edhe tė kėrkojė pėr tė punuar atė ēfarė punon burri, apo pėr tė veshur ēka vesh burri.

Mjerisht, nė kėtė shekull qė po jetojmė sikur janė pėrzier rolet dhe karakteret e kėtyre dy krijesave tė Zotit tė Plotfuqishėm. Gruaja gjithnjė e mė tepėr shpreh dėshirė pėr t’u bėrė burrė, ndėrsa i riu karakterizohet me gjeste femrash dhe sikur tė shton pėrshtypjen se ai gjithnjė e mė tepėr dėshiron tė shndėrrohet nė tip femre.

Pra, burri me burrėrinė dhe me fuqinė e vet duhet tė mbesė burrė, ndėrsa gruaja me butėsinė e saj tė mbesė grua. Nėse burri e humb burrėrinė dhe gruaja butėsinė, do tė humbte edhe kuptimi dhe vlera e vet jetės. Pėr kėtė shkak Pejgamberi a.s. nuk lejoi qė burri tė vesh rroba femrash e as femra qė tė vesh rroba meshkujsh. E mallkoi mashkullin qė i pėrngjanė femrės dhe femrėn qė i pėrngjanė mashkullit. Kėtė e bėri me qėllim qė secila t’i mbrojė cilėsitė e veta ashtu siē ua fali All-llahu xh.sh.

Unė mendoj se, muslimania e nesėrme me gjithė shpirt do t’iu qaset nė mbrojtje gjinisė sė vet. Nuk do ta imitojė burrėrinė e mashkullit, por do ta ndimojė atė, do tu qaset atyre atyre punėve qė ia dikton natyra e saj; do tė punojė si mėsuese, motėr medicinale, si mjeke dhe do t’i kontrollojė motrat muslimane nė vend se atė ta bėjė ndonjė mjeke qė mund tė jetė edhe jomusliman, madje, tė punojė edhe nėpėr ato vende tė posaēme ku shiten veshjet e brendshme tė femrave.