E djeshmja e afėrme

 

Femrėn muslimane e karakterizojnė, nėse mund tė themi, dy tė djeshme: e djeshmja e afėrt dhe ajo e largėta. Tė ndalemi kėtu dhe ta portretizojmė muslimanen e tė djeshmės sė afėrt. Gjatė kėsaj sė djeshmeje femrėn tonė e karakterizonte prapambeturia. Shekujt e prapambeturisė asaj ia impononin njė padrejtėsi, njė injorancė qė e izolonte tėrėsisht.

Gjatė kėsaj kohe muslimania ėshtė e izoluar nga jeta, feja dhe bota. Gjendet shumė larg xhamive qė janė rrugė udhėzuese pėr nė fe e nė jetė. Teologėt juristė nė kohėn e mėparshme thonin: "Me tė vėrtetė koha ka marrė tatėpjetėn, ėshtė kohė e shpifjeve, ndaj, vetė paraqitja e gruas jashtė shkakton shpifje!" Kėtu qėndron shkaku i fetfasė sė tyre se gruaja e, sidomos femra e re nuk guxon tė shkojė nė xhami. I lejohet shkuarja nė xhami vetėm plakave, atyre grave qė u ka kaluar koha! Pėr kėtė shkak burri ka qenė i obliguar qė ta mėsoj femrėn, babai ta mėsoi vajzėn e vet nėse ajo ėshtė ende e pamartuar. Ndėrsa njė gjė e tillė nuk dha rezultate, sepse, si mundet qė babai ta mėsoj vajzėn kur edhe vetė ai baba kishte nevoj pėr ta mėsuar dikush. Gjėja e humbur nuk sjell asgjė! As babai, as vėllau e as burri nuk kanė pasur mundėsi ta mėsojnė gruan.

Pra, femrės muslimane iu ndalua qė tė marrė pjesė nėpėr xhami ku do tė pėrcillte ligjirata, kėshilla e hutbe. Ajo ngeli nė izolim dhe e mbytur nė padije, duke mos i njohur obligimet e veta ndaj burrit, ndaj fėmijėve qė rriteshin, jo me atė edukatė qė e kėrkon dhe e urdhėron Islami. Pėr shkak tė paditurisė nėna muslimane te fėmija e ka zhvilluar atė ndjenjė tė frikės qė i ėshtė shtuar pėrmes rrėfimeve tė nėnės pėr gogolin e pėr kafshėt tjera. Tėrė kohėn e ka kaluar duke i rrėfyer fėmijės ngjarje e bestytni tė ndryshme. Mjerisht, ndėr ne edhe sot e kėsaj dite hetohen ato gjurmėtė kėtij izolimi tė e gėr tė femrės sonė.

Gruaja nė shekullin tonė ka filluar tė dalė prej shtėpisė dhe tė shkojė nė shkollė, nė universitet, nė treg, nė punė, nė kinema e nė vende tė ndryshme. Por, vend i vetėm ku nuk ka shkuar ashtu siēduhet ėshtė xhamia! Pėrse gruaja nuk shkon nė xhami? Pse nuk pėrgatiten ligjirata apostafate pėr femra? Pėrse nuk prezenton nė namazin e xhumave e nė namazet e pėrditshme nė mėnyrė kolektive? E gruaja nė kohėn e Pejgamberit a.s. ka prezentuar nė namazet kolektive, rreshtat e parė kanė qenė tė burrave, ndėrsa rreshtat e fundit tė grave. Gratė kanė hyrė e kanė dalė nga e njėjta derė sėbashku me burrat. Kėsisoj ėshtė vepruar kohė tė gjatė pėrderisa njė ditė Muhamedi a.s. i tha shokėve tė vet: "Sikur ta kishit bėrė kėtė derė pėr gratė", duke aluduar nė njėrėn nga dyert e Xhamisė sė bekuar. Ibn Omeri r.a.thotė: "Qė atėherė asnjėherė nuk kam hyrė brenda nga kjo derė"! Kjo derė qė gjendet nė Xhaminė e Pejgamberit a.s. ende quhet si "dera e grave".

Nė shekujt e prapambeturisė pėr shkak tė izolimt dhe injorancės sė rėndė gruaja jo vetėm qė nuk i ka kryer obligimet shtėpiake, obligimet ndaj fėmijėve, ndaj burrit, por as qė ka ditė t’i kryej obligimet edhe ndaj Zotit tė vet. Madje gjatė kohės sė injorancės femra muslimane ėshtė largur nga namazi, nga obligimi i pėrditshėm qė ėshtė shtyllė e fesė dhe qė ėshtė kufi mes Islamit dhe kufrit (mosbesimit).

Kėtu nuk dėshirojmė t’i kthehemi shekujve tė prapambeturisė dhe degjenerimit. Dėshirojmė qė ta sugjerojmė muslimanen qė ti kthehet asj kohe tė muslimanes qė ka jetuar nė kohėn e Pejgamberit a.s. nė kohėn e as’habėve, e tė tabiinėve dhe nė shekujt e artė kur gruaja me pėrpikmėri i kryente obligimet e veta. Tė bėhet si ajo gruaja qė i dinte obligimet e veta ndaj Allahut xh.sh. dhe qė i zbatonte ato, qė e njihte Zotin e vet dhe qė e adhuronte pa masė, qė e agjėronte Ramazanin, qė i falte pesė kohėt e namazit, qė kujdesej pėr pjesėt e turpshme tė trupit, qė e respektonte burrin e vet, thjesht, asaj qė pėrpiqej me shpirt pėr ta sforcuar bindjen se kėsaj rruge do tė shpėrblehej me Xhennetin e All-llahut xh.sh.