E, nė Islam nuk ėshtė kėshtu…

 

Gruaja nė Islam ėshtė baza kruesore. Sipas normave tė Sheriatit ajo ėshtė e siguruar pėr tė gjitha nevojat e jetės, e siguruar dhe e liruar nga shpenzimet sepse pėr tė kujdeset burri dhe ajo ėshtė nėn mbikėqyrjen e tij. Gjersa ėshtė vajzė ajo ėshtė e siguruar nga babai, nėse ėshtė motėr, nga vėllai, nėse ėshtė nėnė, nga i biri, ose nga bashkėshorti kur ėshtė bashkėshorte. Ajo ėshtė e siguruar kėsisoj, sepse kėtė ia garanton ligji i sistemit pėr shpenzime sipas dispozitave tė Sheriatit

Profesori ynė i nderuar, Dr. Muhamed Jusuf Musa, Zoti e mėshiroftė, gjersa doktoroi jetonte nė Paris. Nė librin e tij "Islami dhe nevojat e njeriut pėr tė", veē tjerash u pėrmend edhe njė rast tejet interesant: "Jetonim nė njė shtėpi ku na shėrbente njė femėr franceze. Nga sjelljet dhe karakteri i saj shihej se rrjedhte prej njė familje tė ndershme dhe autoritative. Nuk ishte nga ato femra qė e ngacmojnė epshin, nuk ishte lavire e as prej atyre femrave qė me ėndje e reklamojnė trupin nėpėr lokale tė caktuara. Ishte njė vajzė qė e kryente punėn me nder dhe respekt. Pėr kėtė vajzė e pyetėm zonjėn e shtėpisė ku banonim e cila na tha: "A e njihni filanin treėtarin me namė?" "Po" i thamė. Pastaj zonja na tregoi se ai qenka xhaxhai i kėsaj vajze, pra, vėllai i babės sė saj. "Si ėshtė e mundur tė lejojė qė vajza e vėllait tė shėrbejė nė shtėpi tė huaja?"-pyetėm ne. "Kjo vajzė duhet tė ankohet nė gjyq dhe tė kėrkojė qė pėr nevoja tė veta jetėsore t’i dalė nė ndihmė xhaxhai i saj e jo tė punojė nė shtėpive tė huaja." Atėherė zonja e shtėpisė duke buzėqeshur na tha: "Cili gjyq do tė gjykonte pėr tė? Pse, te ju ekzistojnė rregulla tė tilla?!" "Po" i thamė. "Ne kemi njė sistem ttė tillė dhe, ēdo vajzė sikur kjo, do tė kishte mundur ta ngrisė zėrin e protestės kundėr xhaxhait tė vet dhe ta detyrojė atė qė t’i bėhet mbikėqyrėsi i saj, tė jetė siguri pėr nevojat e saj tė pėrditshme. "Sikur tė sundonte ky sistem ndėr ne, kurrė nuk do tė ishte vėrejtur ai varg grashė, tė cilat qė nė mėngjez e deri nė mbrėmjepunojnė nėpėr fabrika, tregje e nėpėr kompani tė ndrushme. Ato janė tė detyruara tė punojnė kėshtu, sepse nuk mund tė gjejnė njerėz qė do t’i kursenin e materialisht tė kujdeseshin pėr to"- Pėrfundoi e zonja e shtėpisė". U mur vesh, kėta njerėz kanė njė kulturė, mjė traditė dhe dispozita tė posaēme. Nuk ka kurrfarė pengesash pėr punėn e femrės nėse kėtė e kėrkon nevoja, apo nė rast se shoqėria ka nevojė pėr punėn e saj: si mėsuese, mjeke etj. Ekzistojnė disa lloje tė punės qė nė shoqėrinė Islame mund t’i kryejė edhe femra, punė kėto qė i pėrshtaten naturės sė gruas.

Kjo, tė lė tė kuptosh se gjendemi nė huti, se imitojmė verbėrisht.