Gruaja mes injorancės dhe Islamit
Islami nė asnė moment nuk i ka bėrė padrejtėsi gruas.
Nė kohėn e injorancės burri e ka konsideruar gruan vetėm si objekt pėr kėnaqėsitė trupore. Asokohe, gruaja ėshtė trajtuar si kafshė. Pėrshėmbull, i biri e ka trashėguar gruan e babait tė vet ashtu siē i ka trashėguar dhentė dhe lopėt e tij. Me tė sillej ashtu si1 dėshironte vet. E martonte apo ia ndalonte martesėn me ndonjė tjetėr. Nė shtėpi e mbante pėrderisa tė merrte pasurinė e saj.
Ndėrsa kėtė e ka ndaluar Islami.
Nė shekujt e injorancės gruaja nuk trashėgonte asgjė nga pasuria familjare, sepse, sipas traditės, trashigimia i takonte vetėm atij qė me armė nė dorė luftonte pėr ta mbrojtur fisin e vet .
Islami ia garantoi tė gjitha tė drejtat gruas, e shporri atė poshtėrsi, atė shfrytėzim e urrejtje barbare tė burrit ndaj gruas. Atėbotė siē e dimė, babai nuk i gėzohej lindjės sė vajzės. Vajzėn e lindur nuk e konsideronte pėr begati. Pėr kėtė injorancė tė tmerrshme fllet edhe vet Kur'ani: "Kur ndonjėri prej tyre lajmėrohet me (lindjen) vajzė, fytyra e tij i prishet dhe bėhet plot mllef". (En Nahl 58)
Islami e ēliroi gruan nga kėto paragjykime primitive mbi tė."Vetėm Allahu xh.sh. ėshtė pushteti i qiejve e i tokės; Ai krijon ēka tė dojė; Ai i falė vetėm femra atij qė do, e i falė vetėm meshkuj atij qė do". (Esh Shuara 49)
Islami gruas, qoftė ajo vajzė apo nėnė, ia ka ngritur vlerėn. Sipas Islamit babai nuk guxon tė sillet me vajzėn e vet si me pasurinė, apo ta martojė me atė qė dėshiron vetėm ai. Nė kėtė rast vajzės i lejohet pėr ta shprehur mėndimin e vet dhe, nėse nuk pranon tė martohet me atė qė ia zgjdh babai, atėherė babai nuk guxon tė veprojė kundėr dėshirės sė saj. Pra, Islami jo qė nuk ia ka cunguar ndonjė tė drejtė femrės porse asaj ia ka shtuar tė drejtat, ia ka ngritur meritueshėm vlerėn nė ēdo aspekt tė jetės.
Transmetohet se si njėhetė njė vajzė erdjhi te Muhammedi a.s. dhe i tha: "Babai im mė martroi me djalin e vėllaut tė vet vetėm e vetėm qė t'i ngritet autoriteti"! Ndėrsa Pejgamberi a.s. rreth kėsaj ēeshtjeje ia dha tė drejtėn asaj pėr tė vėndosur vetė ajo. Pas kėsaj vajza foli sėrish: "Unė e pranoj atė qė bėri babai im, porse pėrmes kėsaj pakėnaqėsie time deshta qė vajzave tjera tjera t'ua bėj me dije se baballarėt nuk kanė tė drejtė t'i martojnė ato me atė qė dėshirojnė vet ata.
Muslimanja e neserme e ka tė pa tjetersueshme kthimin e saj nė Islam, e qetė, me bindje e besim tė paluhatshėm. Ajo duhet qė ta flakė nga vetja atė dhėnie pas civilizimit perėndimor. Duhet ta ketė njė qėndrim fundamental qė do t'i ndihmonte pėr ta dalluar tė mirėn nga e keqja, pėr ta pėlqyer atė ēka asaj i konvenon ndėrsa pėr ta larguar atė qė asaj nuk i bėn nder e respekt.
Tė shtojmė kėtu edhe se ēdo gjė e lakmueshme qė gjendet nė atė civilizim perėndimor e ka paraparė edhe Islami. Natyrisht, ēdo gjė qė ėshtė e dėmshme nė tė, ėshtė luftuar dhe luftohet edhe nga vetė Islami. Ne nuk kemi nevojė pėr import e as qė kemi nevojė tė kėrkojmė prej tė tjerėve, prej sofrave tė tė tjerėve, sepse Allahu xh.sh. e begatoi me gjėnė mė tė ēmueshme pėr njeriun, me Islamin.