Qėndrimi i femrės ndaj civilizimit perėndimor

 

Pse njeriu importon gjėra tė huaja kur ato i ka edhe mė tė vlefshme e mė me peshė nė vendin e vet? Ē’ėshtė ajo qė posedon muslimani e qė nuk e ka tjetri? Ē’ėshtė ajo aq me peshė tė madhe? Ėshtė njė dhuratė prej All-llahut xh.sh.. Ėshtė njė gjė qė nuk e prodhoi njeriu por Krijuesi i gjithėsisė: "(kjo fe jona ėshtė) Ngjyrosje e All-llahut, e kush ngjyros (me fe) mė mirė se All-llahu …" (El-Bekare,138) "A thua mos po kėrkojnė gjykimin e kohės sė injorancės, po pėr njė popull qė bindshėm beson, a ka gjykim mė i mirė se ai i All-llahut?" (El-Maide,50)

Dhashtė Zotii Fuqiplotė qė muslimania e nesėrme t’i qaset sa mė shumė fesė dhe fundamenteve tė saj, ta refuzojė e t’i shmanget imitimit tė verbėr, tė mos lakmojė pas kėtij civilizimi tė huaj, tė dijė tė dallojė tė mirėn nga e keqja e t’i pranojė tė gjitha ato qė i konvenojnė e qė ia lejojnė pėrkatėsia e saj fetare Islame. Pra, muslimania e nesėrme duhet tė pėrqėndrohet nė kėto gjėra fundamentale e jo nė imitim. Duhet t’i zbatojė tė gjitha ato obligime tė veta dhe t’i mbrojė tė drejtat e saj. Nuk ka dyshim se muslimania e nesėrme mė tepėr duhet t’i kushtohet esenciales e jo formales, duhet tė jetė mė e kujdesshme pėr shtėpi se sa pėr rrugė. T’i kushtojė rėndėsi burrit dhe fėmijėve tė saj, e jo ta ekspozojė trupin para njerėzv etė huaj.

Dhashtė Zoti qė femra muslimane ta ketė shembull muslimanen e gjeneratės sė artė qė i kuptonte tė drejtat e veta, i zbatonte tė gjitha obligimet dhe qė nė esencė e njihte fenė Islame. Muslimania e nesėrme duhet tė jetė besimtare e denjė, e moralshme, e kuptueshme, misionare e dijetare. S’do mend se kjo do tė ndikonte nė atė ringjallje tė fesė Islame, e cila me tė madhe po pengohet pėr shkak pėrpjekjeve pėr ta imituar tėrėsisht civilizimin perėndimor.

Kjo ėshtė dėshira jonė, njė dėshirė pėr njė etapė tė re qė do t;i shėnonte tė gjitha sukseset e femrės muslimane. Dėshirojmė tė vijė pikėrisht ajo kohė kur mirėsia, respekti e dėshira ndaj gruas zbatohej pikėrisht ashtu siē porosiste All-llahu xh.sh. pėrmes Kur’anit Famėlartė dhe Pejgamberit a.s. pėrmes Sunnetit tė tij.