Njė pasqyrė nga shtetet perėndimore
Jam thellė i bindur se muslimania e nesėrme do ta mbrojė personalitetin e saj, me tėrė qėnien do ta kuptojė fenė dhe civilizimin e vet. Sot, gjithnjė e mė tepėr po paraqiten muslimane, emituese tė deridjeshme tė kulturės perėndimore, qė po vetėdijesohen e qė po e kuptojnė atė se ky civilizim ka karakterin zhdukės. Pse femrat, tani mė tė civilizuara, do ta urrejnė kėtė civilizim? Sepse civilizimi i sotėm ka arritur shkallėn mė tė lartė tė materializmit. Perėndimi ka arritur qė ta projektojė bombėn atomike pėr tė shkatrruar kosmosin, ka arritur qė tė shkelė nė hėnė, porse, ku ėshtė karakteri dhe morali i kėtij njerėzimi tė civilizuar qė vazhdimisht po shkakton vuajtje dhe humbje shpirtėrore. Relacione mes babės dhe fėmijėve tė tyre, mes nėnės dhe fėmijėve, mes fqiut me fqiun, sikur ėshtė bėrė njė nocion i parėndėsishėm. Nė kėtė shoqėri tė civilizuar gruja ėshtė e gatshme tė blej veturė dhe tė paguaj pėr tė mos e lindur fėmijėn e dytė! Edhe pse punojnė fėmijėt ata nuk shprehin interesim apo dhembje pėr ti marrur nėn mbrojtje prindėrit, madje edhe nėse jetojnė bashkė. Nėse jetojnė tė ndarė nga prindėrit dhe nė mes vete mund tė kalojnė kohė tė gjatė e tė mos takohen me njėri tjetrin. Ndaj kėtu ka lindur ideja pėr njė festė, pėr atė qė sot njihet me emrin "festa e nėnės", ditė kjo kur fėmijėt nė ēdo vit takohen me nėnat tė cilave ua dhurojnė ndonjė parfum apo ndonjė dhuratė modeste.
Sdo mend se prej periudhave mė tė vėshtira ėshtė ajo e pleqėrisė.Meqė baballarėt mbesin vetė, pleqėrinė ata e kalojnė tė shoqėruar nga qentė me tė cilėt e kalojnė kohėn duke i dresuar
Kam lexuar se, ta zėmė, nė Francė ekzistojnė mė tepėr se shtatė milion qenė tė cilėt ushqehen me biskota e ēokollata. Nė njė rast kur ėshtė pyetur kujdestari i shoqatės bamirėse pėr kafshė pėr kėtė numėr kaq tė madh tė qenėve, ėshtė pėrgjigjur: "Ėshtė i madh ky numėr i qenėve, pėr shkak se njerėzit mė tepėr e kanė pranuar shoqėrimin me qentė se sa me njerėzit"!
Verėn e kaluar isha nė Amerikė ku dėgjova njė rast tė ēuditshėm. Flitej se njerėzit qė banojnė nėpėr ndėrtesa shpeshherė hetojnė njė erė kundėrmuese qė del nga banesat. Kur tė qelbet mirė ambienti ku jetojnė, atėhere kėrkojnė ndimė nga policėt. Kėta vijnė pastaj dhe i thyejnė dyert dhe shtangen pastaj nga befasia kur i shohin tė vdekurit vet nė dhomė. E kur tė pyeten fėmijėt pėr kėtė thonė: "Ne ia kemi siguruar jeėn"!
Pastaj ka edhe shumė tė atillė qė pleqėrinė e kalojnė nėpėr shtėpitė e pleqve, pa i parė me vite e vite fėmijėt apo nipat e mbesat.
Ja, pra, ky ai civilizimi qė dikush turret pėr ta imituar. Ky ėshtė ai civilizimi pėr tė cilin shkruajnė kritika e kritika duke e sulmuar ashpėr e duke ia dėshiruar shdukjen, ndėrsa dikush nga ne joshet pas saj.
Jo, pra, nuk kemi nevojė pėr njė civilizim tė tillė, sepse ne e kemi fenė qė i plotėson tė gjitha nevojat e jetės sonė dhe qė bie ndesh me atė civilizim.