PYETJE DHE PĖRGJIGJE

Mbi ēeshtjen e gruas nė Islam

Albani, Ibn Bazi, Ibn Uthejmini, Ibn Xhibrini, Komisioni i Pėrbashkėt

***

KAPITULLI I AKIDES ISLAME

 

 

1. MAGJISTARĖT DHE FALLTORĖT

Pyetje: Babai im vuan prej njė kohe tė gjatė nga njė sėmundje nervore, ndaj vendosėm qė ta shtronim nė spital pėr kurim, mirėpo njėri prej tė afėrmėve tanė na sugjeroi qė tė shkonim tek njė grua, e cila ua dinte ilaēin kėtyre sėmundjeve dhe mjaftonte qė t'i jepnim vetėm emrin e tė sėmurit e ajo do tė na tregonte emrin e sėmundjes dhe ilaēin e duhur. A lejohet tė shkojmė tek njerėz tė tillė?

Pėrgjigje: Gruaja pėrmendur nė pyetje nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė prej falltorėve dhe magjistarėve, tė cilėt pretendojnė se dinė dijen e fshehtė (El-gajb)1 dhe kėrkojnė ndihmė prej xhindėve

pėr tė shėruar sėmundje tė tilla, ndaj besimi i fjalėve tė tyre apo shkuarja tek ta pėr shėrimin e sėmundjeve janė tė ndaluara rreptėsisht. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Nuk i pranohet namazi dyzetė ditė rrjesht atij qė shkon tek njė falltor pėr ta pyetur pėr diēka." {Trans. Muslimi}

"Kush shkon tek njė falltor apo magjistar dhe i beson fjalėt e tij, ka mohuar atė qė i ėshtė shpallur Muhammedit."

Hadithet qė trajtojnė kėtė temė janė tė shumtė. Detyra jonė ėshtė qė t'i luftojmė kėta sharlatanė dhe tė paralajmėrojmė tė tjerėt qė tė mos bien nė grackėn e tyre. Nė tė njėjtėn kohė duhet tė lajmėrojmė organet shtetėrore kompetente, nė mėnyrė qė kėta mashtruesė tė marrin dėnimine merituar.2 Lėnia pas dore e kėsaj detyre sjell pasoja tepėr tė dėmshme pėr shoqėrinė, sepse shumica e njerėzve, si pasojė e injorancės sė tyre, nuk e dinė realitetin e kėtyre njerėzve dhe mund t'u besojnė lehtėsisht fjalėve dhe gėnjeshtrave tė tyre. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Kush sheh njė tė keqe, duhet tė mundohet ta ndryshojė me dorėn e tij; nėse nuk ka mundėsi, le ta ndryshojė me gjuhėn e tij; nėse nuk ka mundėsi, le ta ndryshojė me zemrėn e tij. Mirėpo ky ėshtė besimi mė i dobėt." {Trans. Muslimi}

Ibn Bazi

 

2. KUNDĖRSHTIMI I LIGJEVE TĖ ALLAHUT

 

Pyetje: Si ėshtė vendimi i Islamit pėr ata njerėz qė thonė se disa dispozita tė Legjislacionit Islam, si p.sh. ndryshimi midis mashkullit dhe femrės nė ndarjen e trashėgimisė, janė tė vjetėruara dhe kanė nevojė tė rishikohen e tė ndryshohen nė mėnyrė qė tė pėrshtaten me nevojat e njerėzve nė kėtė fundshekulli?

Pėrgjigje: Askush nuk ka tė drejtė qė tė ndryshojė apo kundėrshtojė dispozitat e pėrcaktuara nga Allahu dhe i Dėrguari i Tij nė Kuran dhe Sunet, pėr tė cilat kanė rėnė dakort njėzėri tė gjithė dijetarėt muslimanė (si p.sh. namazi, zekati, agjėrimi, ndarja e trashėgimisė etj.), pasi ato pėrbėjnė legjislacionin mė tė pėrsosur tė njohur njerėzimi, i cili do tė jetė i vlefshėm deri nė Ditėn e Kijametit. Nė kėtė dispozitė hyn edhe shembulli i pėrmendur nga pyetėsja, pasi ndarja e trashėgimisė bėn pjesė nė dispozitat e lartėpėrmendura, ndaj detyra e ēdo muslimani ėshtė qė tė besojė dhe punojė nė pėrputhje me tė, pa shfaqur as pakėnaqėsinė mė tė vogėl.

Tė gjithė ata qė mendojnė se kėto rregulla duhet tė rishikohen apo tė ndryshohen, janė jobesimtarė, sepse kundėrshtojnė Allahun, Pejgamberin dhe Ixhmain e dijetarėve muslimanėve.3

Ibn Baz

 

3. LARJA ME GJAK PĖR TĖ SHĖRUAR SĖMUNDJET

Pyetje: Nėna ime ėshtė e sėmurė dhe, megjithėse ka shkuar nė disa spitale, nuk ka gjetur ilaē pėr sėmundjen saj. Pėr kėtė shkak, ajo shkoi tek njė magjistar, i cili kėrkoi prej saj qė tė lahej me gjak dhie. Nėna ime, duke mos e ditur vendimin e Islamit pėr njė gjė tė tillė, veproi siē i tha ai. A ėshtė e lejueshme kjo gjė? Nėse jo, ē'duhet tė bėjė ajo pėr tė shlyer atė qė ka bėrė?

Pėrgjigja: Shkuarja tek falltorėt dhe magjistarėt, pėr shėrimin e sėmundjeve, apo besimi i fjalėve tė tyre ėshtė njė gjė e ndaluar, madje kjo vepėr konsiderohet prej gjynaheve mė tė mėdha. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Kush shkon tek njė falltor dhe e pyet pėr diēka, nuk i pranohet namazi dyzetė ditė." {Tra. Muslimi}

"Kush shkon tek njė falltor apo magjistar dhe i beson fjalėt e tij, ka mohuar atė qė i ka zbritur Muhammedit." {Trans. Tirmidhiu. Hadithi ėshtė i saktė}

"Nuk ėshtė prej nesh ai qė bėn magji dhe ai qė kėrkon t'i bėhet magji; nuk ėshtė prej nesh ai qė hedh fall dhe ai qė sheh fall... Kush shkon tek njė magjistar dhe u beson fjalėve tė tij, ka mohuar atė qė i ėshtė zbritur Muhammedit." {Trans. Bezzari. Zinxhiri i transmetimit ėshtė i mire}

Larja me gjak ėshtė papastėrti dhe e papėlqyeshme, ndaj nuk lejohet shėrimi me njė gjė tė tillė. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Allahu ka krijuar pėr ēdo sėmundje ilaēin e saj, ndaj pėrdorini ato pėr t'u kuruar, por mos u kuroni me diēka qė ėshtė haram."

"Allahu nuk e ka bėrė shėrimin tuaj nė ato gjėra qė i ka bėrė haram." {Trans Bejhekiu}

Gruaja nė fjalė duhet tė pendohet sinqerisht dhe tė mos e pėrsėrisė mė kėtė gjė. Allahu i Madhėruar thotė:

"Pendohuni tek Allahu, tė gjithė ju o besimtarė, nėse doni tė shpėtoni." {24:31}

Ibn Bazi

  

4. VENDOSJA E THIKĖS PĖR TĖ  MBROJTUR FEMIJĖT

 Pėrgjigje: Kemi parė disa njerėz qė vėnė njė thikė tek shtrati i fėmijėve tė vegjėl, me qėllim qė t'i mbrojnė nga xhindėt. A lejohet njė gjė e tillė?

Pėrgjigje: Vendosja e thikės, apo e ndonjė sendi tjetėr tė ngjashėm me tė,4 pėr tė mbrojtur fėmijėt nga xhindėt, ėshtė e ndaluar. Nė vend tė saj duhet tė lexohen duatė (lutjet) qė na ka mėsuar Profeti (paqja qoftė mbi tė), me anėn e sė cilave kėrkohet mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe ngacmimeve tė tij. Kėshtu ka vepruar edhe Profeti (paqja qoftė mbi tė) me dy nipat e tij, Hasenin dhe Husejnin, pėr t'i mbrojtur nga ēdo e keqe.

Tė njėjtėn gjė themi dhe pėr hajmalitė,5 sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:''Mos ia plotėsoftė Allahu dėshirėn atij qė vė njė hajmali."

Kurse nė njė transmetim tjetėr, ka thėnė: "Kush vė njė hajmali ka bėrė shirk."6

Ibn Bazi

 

5. TĖ ANKUARIT NGA SHKAKU I SĖMUNDJEVE

Pyetje: Jam njė grua e sėmurė. Nė disa raste ndodh qė tė qaj nga shkaku i sėmundjes. A konsiderohet qarja ime si kundėrshtim i Caktimit tė Allahut dhe mospajtim me Vendimin e Tij, duke pasur parasysh se kjo ndodh nė mėnyrė tė pavullnetshme? Po biseda me tė afėrmit rreth sėmundjes sime, a konsiderohet si e tillė?

Pėrgjigje: Qarja me lot, por pa zė, ėshtė e lejuar nė raste tė tilla, sepse edhe Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), kur i vdiq djali i tij, Ibrahimi, tha:

"Syri loton, zemra dėshpėrohet, mirėpo nuk themi pėrveēse atė qė kėnaq Allahun. Ne me tė vėrtetė jemi tė dėshpėruar nga ndarja jote, o Ibrahim." Po ashtu, janė transmetuar hadithe tė shumtė qė kanė tė njėjtin kuptim.

Biseda me tė afėrmit pėr sėmundjen tėnde ėshtė e lejueshme, mirėpo nė tė njėjtėn kohė duhet tė falenderosh Allahun e tė kėrkosh prej Tij qė tė tė shėrojė sa mė shpejt.

Ne, nga ana jonė, lusim Allahun qė tė tė sjellė shėrim sa mė tė shpejtė dhe tė kėshillojmė qė tė durosh dhe tė shpresosh tek shpėrblimi e Allahut, i Cili thotė:

"Me tė vėrtetė Allahu i shpėrblen pa kufi, ata qė durojnė." {39:10}

Ndėrsa Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė: "Allahu ia fshin gjynahet muslimanit me ēdo shqetėsim, hidhėrim, ofendim, sėmundje apo fatkeqėsi qė i vjen atij, bile edhe me gjembin qė i hyn nė kėmbė."

"Allahu i sprovon me fatkeqėsi ata qė i do."7

Ibn Bazi

 

6. KĖRKIMI I VDEKJES

Pyetje: Jeta ime ka qenė gjithmonė e mbushur me probleme e telashe tė ndryshme, ndaj kam filluar qė ta urrej atė. Sa herė qė mė ndodh ndonjė fatkeqėsi, i lutem Allahut qė tė vdes sa mė shpejt e tė shpėtoj nga hallet qė mė kanė rėnė mbi kokė, pasi pėr mua, kjo ėshtė rrugėdalja e vetme. A ėshtė e lejuar kjo gjė qė bėj unė?

Pėrgjigje: Kėrkimi i vdekjes pėr shkak tė fatkeqėsive qė i ndodhin njeriut ėshtė i ndaluar, sepse Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Askush s'duhet ta kėrkojė vdekjen pėr shkak tė ndonjė fatkeqėsie, por nėse mendon se duhet ta kėrkojė atė patjetėr, atėherė le tė thotė: O Zot! Nėse jeta ėshtė mė e mirė pėr mua, mė jep mundėsi tė jetoj; por nėse vdekja ėshtė mė e mirė pėr mua, atėherė mė jep mundėsi qė tė vdes."

Ndaj muslimani duhet tė shpresojė tek shpėrblimi i Allahut dhe tė presė me durim kalimin e fatkeqėsisė. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Fitorja vjen me durim, gėzimi vjen pas dėshpėrimit dhe pas ēdo vėshtirėsie ka lehtėsim."

Nė tė njėjtėn kohė, duhet tė kemi parasysh se vėshtirėsitė dhe problemet qė ndesh muslimani gjatė jetės, fshijnė njė pjesė tė gjynaheve tė tij dhe se vetėm me durim dhe shpresė tek shpėrblimi i Allahut mund tė arrihet grada e lartė, pėr tė cilėn Ai thotė:

"Pėrgėzoji ata tė cilėt, kur u ndodh ndonjė fatkeqėsi, bėjnė durim dhe thonė: Tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi." (2:156)

Nė mbyllje, do tė dėshiroja qė t'i tėrhiqja vėmendjen pyetėses, lidhur me faktin se "vdekja ėshtė rrugėzgjidhja vetme pėr problemet e saj", pasi ky ėshtė njė mendim tėrėsisht i gabuar. Vdekja nuk i zgjidh problemet, pėrkundrazi, i shton ato, sidomos kur njeriu vdes duke pasur gjynahe pėr tė cilat nuk ėshtė penduar akoma; kėshtu, nė kėtė rast, vdekja nuk do tė bėnte gjė tjetėr veēse do tė shpejtonte dėnimin e Allahut. Ndaj duhet tė bėsh durim, sepse ēdo fatkeqėsi, sado e madhe qoftė, e ka fundin e vet. Allahu i Madhėruar thotė:

"Me tė vėrtetė, pas vėshtirėsisė ka lehtėsim. Me tė vėrtetė pas vėshtirėsisė ka lehtėsim." {94:5-6}

Ibn Uthejmin

 

7. PAPASTĖRTIA ABSTRAKTE E JOBESIMTARĖVE

 

Pyetje: Allahu i Madhėruar thotė se idhujtarėt janė tė papastėr. Ē'ėshtė kjo papastėrti dhe a duhet tė largohemi prej tyre, pra tė mos i pėrshėndesim me dorė me ta? A konsiderohen tė papastra gjėrat qė prekin ata, sidomos kur kemi parasysh se ata punojnė edhe nė qendra tregtare?

Pėrgjigje: Allahu i Madhėruar thotė:"Me tė vėrtetė idhujtarėt janė tė papastėr." {9:28}

Kurse pėr hipokritėt thotė: "Largohuni prej tyre! Ata janė tė fėlliqur." {9:95}

Fjalėt papastėrti dhe fėlliqėsi, nė kėto dy ajete, janė pėrdorur me kuptim tė figurshėm dhe jo nė kuptimin e tyre origjinal. Papastėrtia e jobesimtarėve ėshtė diēka abstrakte dhe me tė nėnkuptohet e keqja dhe dėmi qė buron nga besimi i tyre, ndėrsa trupat e tyre janė tė pastėr, nėse nuk gjendet nė to diēka e papastėr. Pra, papastėrtia e tyre nuk ėshtė konkrete, ndaj lejohet veshja e rrobave tė veshura mė parė prej tyre, sigurisht nėse janė tė pastra, me pėrjashtim tė rrobave me tė cilat ata mbulojnė vendet e turpshme, pasi, siē dihet, jobesimtarėt, nė pėrgjithėsi, nuk u japin rėndėsi pikave tė urinės qė mund tė bihen nė rrobat e tyre, sidomos kur nuk janė bėrė synet.

Gjithashtu, lejohet pėrdorimi i sendeve tė prodhuara prej tyre, pasi Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe shokėt e tij i kanė pėrdorur ato. Nga ana tjetėr, duhet tė kemi parasysh se nė esencė, ēdo gjė ėshtė e pastėr, derisa tė vijė njė argument i saktė qė tė provojė tė kundėrtėn.

Ibn Xhibrin

 

8. SHOQĖRIMI ME JOBESIMTARĖT

Pyetje: A lejohet tė shoqėrohemi me jobesimtarėt, qofshin ata tė krishterė ose hindusė9 dhe tė hamė e tė flasim me ta, me qėllim qė t'i ftojmė nė Islam?

Pėrgjigje: Muslimanit i lejohet qė tė shoqėrohet dhe tė bisedojė me jobesimtarėt, me qėllim qė t'i thėrrasė nė Islam e t'u sqarojė tė vėrtetėn islame, pasi kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr t'i bindur ata tė pranojnė fenė e Allahut. Pra, tė shoqėruarit me ta nuk konsiderohet si gjynah, pasi kjo gjė bėhet pėr tė arritur diēka tė mirė.

Ibn Xhibrini

 

9. SINQERITETI DHE HIPOKRIZIA

Pyetje: Nė disa raste, njeriu dėshiron tė bėjė njė vepėr tė mirė, mirėpo shejtani mundohet ta largojė duke i thėnė: "Ti e bėn kėtė punė qė tė tė shohin tė tjerėt." Si mund t'i largojmė kėto ngacmime tė shejtanit?

Pėrgjigje: Nė raste tė tilla, muslimani duhet tė kėrkojė mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe nė tė njėjtėn kohė nuk duhet ta lėrė nė mes punėn e mirė, por ta vazhdojė atė, duke mos i vėnė veshin ngacmimeve tė shejtanit, i cili gjithmonė mundohet qė t'i largojė muslimanėt nga kryerja e veprave tė mira. Nėse muslimani vepron nė kėtė mėnyrė, atėherė ngacmimet e shejtanit do tė largohen, inshallah.

Ibn Uthejmin

 

10. FESTIMI I FESTĖS SĖ NĖNĖS

Pyetje: Ēdo vit, nė datėn 8 mars, njerėzit festojnė "festėn e nėnės". Cili ėshtė vendimi i Islamit pėr kėtė gjė?

Pėrgjigje: Festat e njohura nė Legjislaconin Islam janė: Bajrami i madh, Bajrami i vogėl dhe festa javore, xhumaja. Tė gjitha festat e tjera, pėrveē tyre, janė nė kundėrshtim me Sheriatin Islam, pasi janė bidate10 (risi), tė cilat nuk kanė qenė tė njohura nė kohėn e gjeneratave tė para tė muslimanėve. Madje ėshtė e mundur qė shumė prej tyre tė jenė sajuar nga jomuslimanėt. Nė kėtė rast mblidhen dy gjėra: e para se ėshtė festė e sajuar, e dyta se nė festimin e saj ka pėrngjasim me jobesimtarėt.

Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė: ''Nėse dikush trillon nė fenė tonė, diēka qė s'i pėrket asaj, atėherė ajo vepėr nuk ėshtė e pranuar."

Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "Nėse dikush punon njė vepėr qė nuk i pėrket fesė sonė, atėherė ajo ėshtė e refuzuar."

Pra, muslimanėt nuk duhet tė bėjnė, nė ditėn kur festohet e ashtuquajtura "festė e nėnės", ashtu siē bėjnė nė ditėt e festave tė zakonshme, d.m.th. nuk duhet tė urojnė njėri-tjetrin, nuk duhet tė japin dhurata etj.

Muslimanėt duhet tė jenė krenarė me fenė e tyre dhe nė tė njėjtėn kohė duhet tė mjaftohen me atė qė ka pėrcaktuar Allahu dhe i Dėrguari i Tij, nė Kuran dhe Sunet. Ata duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm se Islami, pėr tė cilin Allahu i Madhėruar thotė se ėshtė feja e vetme e pranuar prej Tij, ėshtė i kompletuar nė tė gjitha aspektet, ndaj nuk mund tė shtohet apo tė pakėsohet asgjė prej tij. Ata nuk duhet tė imitojnė verbėrisht tė tjerėt, por duhet tė pėrpiqen me tė gjitha forcat pėr tė fomuar identitetin dhe personalitetin tyre tė pavarur, nė pėrputhje me mėsimet e Islamit, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mund tė bėhen shembull pėr tė gjithė popujt e tjerė tė botės, ashtu siē kanė qenė tė parėt e tyre.

Allahu i Madhėruar thotė: "Sot pėrsosa fenė tuaj, plotėsova Mirėsinė Time ndaj jush dhe zgjodha Islamin si fenė e tuaj." {4:3}

Nga ana tjetėr, nėnat meritojnė shumė mė tepėr respekt sesa festimi i njė dite tė vitit pėr to. Islami i urdhėron fėmijėt qė tė kujdesen e t'i respektojnė ato nė ēdo kohė tė vitit dhe t'u binden atyre pėr ēdo gjė, pėrveēse nėse kėrkojnė diēka qė ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Allahut.

Ibn Uthejmin

 

11. ARSYEJA E KRIJIMIT TĖ ENGJĖJVE MBROJTĖS

 

Pyetje: Allahu i Lartėsuar ka caktuar disa engjėj qė tė shkruajnė tė gjitha punėt qė kryen njeriu. Pėrse i ka krijuar Allahu kėta engjėj, kur dihet fare mirė se Ai di ēdo gjė dhe nuk mund t'i fshihet asnjė punė, sado e fshehtė qoftė?

Pėrgjigje: Nė rradhė tė parė duhet tė kemi parasysh se njeriu nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė shkakun e krijimit apo ekzistencės sė shumė gjėrave nė botėn qė na rrethon. Kėshtu, ē'pėrgjigje do tė jepnim, nėse dikush do tė na pyeste:

- Pėrse disa kafshė ecin me katėr kėmbė, ndėrsa disa tė tjera ecin me dy? Pėrse njeriu ėshtė krijuar me dy duar dhe jo me tre...? Pėrse...? Pėrse ...?

Sigurisht qė pėrgjigja e mundshme do tė ishte: vetėm Allahu e di kėtė gjė. Tė njėjtėn pėrgjigje do tė jepnim edhe nėse pyesim pėr njė pjesė tė mirė ēėshtjeve fetare, si p.sh. numri rekateve tė namazeve, dhėnia mes'h kokės nė abdes, qėndrimet e ndryshme tė namazit etj.

Nga shembujt e mėsipėrm kuptojmė se dija e njeriut ėshtė shumė e kufizuar, ndaj dhe Allahu i Madhėruar thotė:

"(Nėse) tė pyesin ty pėr shpirtin, thuaj: shpirti ėshtė ēėshtje e Zotit Tim. Juve nuk ju ėshtė dhėnė vetėm se njė pjesė e vogėl e diturisė." {17:85}

Megjithatė, ėshtė diēka e mirė qė njeriu tė pėrpiqet pėr tė kuptuar dhe zbuluar shkakun (urtėsinė) e krijimit tė krijesave tė ndryshme apo arsyen e vendosjes e rregullave tė Sheriatit Islam e nėse nuk ėshtė nė gjėndje ta bėjė kėtė, pėr ēfarėdolloj arsyeje, atėherė kjo gjė nuk pėrbėn asnjė problem, pasi muslimanit i mjafton qė Allahu di mė sė miri ēdo gjė.

Tani le t'i kthehemi pyetjes rreth shkakut tė krijimit tė engjėjve qė shėnojnė veprat e njeriut. Allahu i Madhėruar, me anėn e kėsaj gjėje, u demonstron njerėzve preēizionin dhe pėrsosmėrinė e krijimit tė Tij dhe u tregon atyre se Ai nuk i bėn padrejtėsi askujt dhe se gjykimi i tij ėshtė i pagabueshėm.

Ibn Uthejmin

 

KAPITULLI I PASTERTISE

 

12. BĖRJA E NIJETIT ME GOJĖ?

 

Pyetje: A lejohet tė bėhet me gojė nijeti pėr faljen e namazit apo pėr marrjen e abdesit?

Pėrgjigje: Bėrja e nijetit me gojė ėshtė bidat11 (risi), sepse nuk ėshtė tranmetuar ndonjė argument i saktė qė tė tregojė se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) apo shokėt e tij e kanė bėrė kėtė gjė. Nga ana tjetėr vendi i bėrjes sė nijetit ėshtė zemra, ndaj nuk ėshtė e nevojshme bėrja e tij me gojė.12

Ibn Bazi

 

13. DYSHIMI NĖ ABDES

Pyetje: Ē'duhet tė bėjė ai person, i cili ėshtė nė dyshim nėse e ka prishur abdesin apo jo?

Pėrgjigje: Nėse dikush ėshtė nė mėdyshje, nėse e ka prishur abdesin apo jo, atėherė abdesi i tij konsiderohet i saktė, sepse njeriu, nė esencė, ėshtė i pastėr, ndaj dhe dyshimi nuk mund tė bėhet shkak pėr prishjen e abdesit. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), kur u pyet pėr dyshimin e prishjes sė abdesit gjatė faljes, tha:

"Mos u largo nga namazi, derisa tė dėgjosh zhurmėn apo tė ndiesh erėn."

Ndaj abdesi i tij ėshtė i saktė dhe ai mund tė falet, tė bėjė tavaf rreth Qabes, tė lexojė nė Kuran etj.

Ibn Bazi

 

14. MĖNYRA E FĖRKIMIT TĖ KOKĖS  GJATĖ ABDESIT

Pyetje: Si duhet ta fėrkojė gruaja kokėn e saj gjatė marrjes sė abdesit? A ėshtė i mjaftueshėm fėrkimi i njė pjese tė saj?

Pėrgjigje: Mėnyra e fėrkimit tė kokės pėr gratė ėshtė e njėjtė si ajo e burrave: fėrkohet e gjithė koka me dorė tė lagur, duke filluar qė nga vendi ku dalin flokėt e deri nė zverk, sė bashku me veshėt. Ndėrsa gėrshetat nuk ka nevojė qė t'i fėrkojė. Nė disa hadithe tė saktė thuhet se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) e fėrkonte kokėn duke filluar nga ana e pėrparme deri nė zverk, sė bashku me veshėt.

Nė esencė, burrat dhe gratė janė tė barabartė para rregullave tė Sheriatit Islam, me pėrjashtim tė atyre rregullave, pėr tė cilat janė transmetuar argumente tė saktė.

Ibn Bazi

 

15. DHENIA MES'H MBI ĒORAPET E TEJDUKSHME

 

Pyetje: A lejohet t'u japim mes'h13 ēorapeve tė tejdukshme, gjatė abdesit?

Pėrgjigje: Ēorapet, tė cilave lejohet t'u jepet mes'h, duhet tė jenė tė trasha dhe tė dendura. Nėse janė tė tejdukshme nuk lejohet t'u japėsh mes'h, sepse kėmba konsiderohet e zbuluar.

Ibn Bazi

 

16. PAPASTERTIA E THATE

Pyetje: A bėhen pis rrobat e atij personi, i cili ulet nė njė vend ku ka urinuar njė fėmijė i vogėl, pas tharjes sė vendit?

Pėrgjigje: Prekja e diēkaje tė papastėr me njė pjesė tė trupit apo rrobave, pasi ėshtė tharė, nuk e bėn tė pisėt vendin e prekur, sepse papastėrtia depėrton vetėm kur ėshtė e lagur. Nė bazė tė kėsaj, ėshtė e lejueshme hyrja kėmbėzbathur nė banjo, nėse kėmba dhe dyshemeja e banjos janė janė tė thata.

Ibn Xhibrini

 

17. MBETURINAT E MBETURA MIDIS DHĖMBĖVE DHE ABDESI

Pyetje: A duhet tė pastrohen mbeturinat e ushqimit tė mbetura midis dhėmbėve, para marrjes sė abdesit?

Pėrgjigje: Heqja e mbeturinave tė mbetura midis dhėmbėve nuk ėshtė detyrė, por s'ka dyshim se mbajtja pastėr e dhėmbėve ėshtė nė tė mirė tė shėndetit tė njeriut, pasi kalbėzimi i kėtyre mbeturinave ėshtė burimi kryesor i shumė sėmundjeve. Ndaj, ėshtė mirė qė muslimani, pasi tė mbarojė ushqimin, t'i lajė dhėmbėt e tij

me furēė apo me misvak14, nė mėnyrė qė tė pastrojė mbeturinat e ushqimit, pasi lėnia pas dore e kėsaj gjėje shkakton ndėrrimin e erės sė gojės. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė pėr misvakun:"Ai mban gojėn tė pastėr dhe kėnaq Allahun."

Ibn Uthejmin

 

18. PUTHJA NUK PRISH ABDESTIN

Pyetje: A e prish abdesin puthja me epsh?

Pėrgjigje: Dijetarėt nuk janė tė njė mendimi lidhur me kėtė ēėshtje. Disa prej tyre thonė se prekja e gruas e prish abdesin sido qė tė jetė, me epsh apo pa epsh. Disa tė tjerė janė tė mendimit se vetėm prekja me epsh e prish abdesin. Njė grup i tretė ėshtė i mendimit se abdesi nuk prishet nė asnjė rast. Mendimi i fundit ėshtė mendimi mė i saktė, pasi nė njė hadith tė saktė, tė transmetuar nga Aishja, thuhet se:

"Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), pasi puthi disa nga gratė e tij, shkoi nė namaz pa marrė abdes pėr sė dyti."

Pra prekja, puthja apo pėrqafimi i gruas nuk e prishin abdesin edhe nėse bėhen me epsh, pėrderisa nga organi i seksual i mashkullit nuk rrjedh spermė apo medhķ.15

Ibn Uthejmin

 

19. DALJA E LĖNGUT TĖ BARDHĖ APO TĖ VERDHĖ

Pyetje 1:16

A ėshtė i pastėr njė lėng i bardhė apo i verdhė qė del tek femrat dhe a prishet abdesi, nėse rrjedh vazhdimisht? Po nėse rrjedh me ndėrprerje ē'duhet tė bėjė gruaja, pasi pjesa dėrmuese e grave, sidomos ato tė arsimuarat, e konsiderojnė kėtė lagėshtirė diēka tė natyrshme dhe, sipas tyre, nuk duhet tė merret abdes pas daljes sė tij?

Pėrgjigje: Pas njė studimi tė hollėsishėm tė kėsaj ēėshtjeje, arrita nė pėrfundimin se nėse ky lėng rrjedh nga mitra e gruas, e jo nga organet urinare, atėherė ai ėshtė i pastėr, por kjo gjė, d.m.th. pastėrtia e lėngut, s'do tė thotė se nuk duhet tė merret abdes pas daljes sė tij, pasi nuk ėshtė kusht qė, ajo gjė qė e prish abdesin, tė jetė e papastėr, siē ėshtė rasti i gazrave. Ndaj, nėse gruaja sheh kėtė lloj lėngu, duhet tė marrė abdes pėrsėri.

Nėse rrjedhja e kėtij lėngu ėshtė e vazhdueshme, atėherė abdesi i saj nuk prishet, por ajo duhet tė marrė abdes pas hyrjes sė kohės sė ēdo namazi dhe mund tė falė, gjatė kėsaj kohe, namaze farze apo sunete, ashtu siē mund tė lexojė dhe Kuran. Gjithashtu, ajo duhet tė kujdeset qė tė vendosė diēka nė brendėsi tė vendit nga ku rrjedh lėngu, nė mėnyrė qė tė pengojė daljen e tij. Dijetarėt thonė se kėshtu duhet tė veprojė edhe ai person qė vuan nga rrjedhja e pėrhershme e urinės.

Nėse rrjedhja e lėngut bėhet me ndėrprerje dhe ajo ėshtė e sigurtė se rrjedhja do tė ndėrpritet para mbarimit tė kohės sė namazit, atėherė duhet ta shtyjė namazin deri nė fund tė kohės sė tij. Nėse ka frikė se mos mbaron koha e namazit, atėherė duhet tė marrė abdes, tė vendosė diēka pėr tė penguar daljen e lėngut dhe tė falet.

Pėrsa i pėrket sasisė sė kėtij lėngu, duhet tė kemi parasysh se nuk ka ndryshim nėse rrjedhja bėhet nė sasi tė mėdha, apo tė vogla; abdesi prishet nė tė dy rastet, sepse plotėsohet njė nga kushtet e prishjes sė tij i cili ėshtė dalja e diēkaje, nė kėtė rast e lėngut, nga organet seksuale.

Pėrsa i pėrket mendimit tė pėrhapur tek shumė gra, se dalja e kėtij lėngu nuk e prish abdesin, unė nuk kam dėgjuar ndonjė ndonjė dijetar qė tė thotė kėtė gjė, pėrveē Ibn Hazmit, i cili ėshtė i mendimit se dalja e kėtij lėngu nuk e prish abdesin, mirėpo ai nuk pėrmend ndonjė argument nga Kurani apo Suneti qė tė mbėshtesė mendimin e tij.

Ndaj gratė duhet tė kenė frikė Allahun dhe t'i kushtojnė kujdesin e duhur pastėrtisė sė tyre, sepse namazi i falur pa pastrimin e duhur nuk ėshtė i pranuar edhe nėse falet njėqind herė.

Ibn Uthejmin

 

Pyetje 4:

Ē'duhet tė bėjė gruaja nėse ky lėng prek trupin apo rrobat e saj?

Pėrgjigje: Nėse lėngu ėshtė i pastėr, gruaja nuk ka pėr detyrė tė bėjė asgjė; nėse ėshtė i papastėr, d.m.th. nėse del nga fshikėza e urinės, ajo duhet ta lajė atė.

Ibn Uthejmin

Pyetje 5:

Pėrse nuk ėshtė transmetuar ndonjė hadith nga Profeti (paqja qoftė mbi tė), qė tregon se lėngu nė fjalė e prish abdesin, po tė kemi parasysh rėndėsinė e madhe qė u jepnin gratė e asaj kohe pyetjeve rreth ēėshtjeve tė fesė?

Pėgjigje: Sepse ky lėng nuk del tek tė gjitha gratė.

Ibn Uthejmin

 

20. MENSTRUACIONET NUK E BĖJNĖ  GRUAN TĖ PAPASTĖR

Pyetje: Pasi lindi gruaja, njė shoku im nuk pranoi tė vinte nė shtėpinė time, pasi, sipas tij, nuk lejohet ngrėnia e ushqimit tė gatuar nga gruaja gjatė periudhės sė lehonisė, sepse ajo konsiderohet e papastėr. A ėshtė e vėrtetė kjo gjė?

Pėrgjigje: Menstruacionet dhe lehonia nuk e bėjnė gruan tė papastėr. Burrit i lejohet qė tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė nga mesi e lart, ashtu siē i lejohet qė tė hajė bashkė me tė nga ushqimi i gatuar prej saj.

Ēifutėt e kanė pasur zakon qė tė mos hanin me gratė e tyre, kur ishin me menstruacione. Kur e morri vesh Profeti (paqja qoftė mbi tė) kėtė gjė, tha:"Bėni me to ēdo gjė pėrveē kontaktit seksual (nė vaginė)." {Trans. Muslimi}

Gjithashtu, transmetohet nga Aishja, e cila thotė: "Pejga-mberi (paqja qoftė mbi tė) mė urdhėronte, kur isha me menstruacione, qė tė mbulohesha nga mesi e poshtė e pastaj mė pėrkėdhelte ashtu siē e pėrkėdhel burri gruan e vet." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Ndalimi i faljes sė namazit, agjėrimit dhe i leximit tė Kuranit gjatė menstruacioneve dhe lehonisė, nuk ka lidhje me jetėn e pėrditshme tė dy bashkėshortėve.

Komisioni i pėrhershėm

 

21. LARJA ĖSHTĖ E DETYRUSHME

Pyetje: A duhet tė lahet gruaja, nėse kryen me tė shoqin marrėdhėnie seksuale, tė cilat nuk shoqėrohen me ejakulimin e spermės nė mitrėn e saj?

Pėrgjigje: Nėse organi seksual i mashkullit hyn sadopak nė organin seksual tė femrės, atėherė larja bėhet e detyrueshme si pėr burrin ashtu edhe pėr gruan, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Kur burri kryen marrėdhėnie seksuale me gruan e tij, duhet tė lahet edhe nėse nuk ejakulon."

"Nėse takohen dy organet seksuale, larja ėshtė e detyrueshme."

 

Ibn Xhibrini

 

22. MĖNYRA E LARJES SĖ GRUAS NGA XHUNUBLLĖKU DHE MENSTRUACIONET

Pyetje: A ka ndryshim midis grave dhe burrave nė larjen prej papastėrtisė sė madhe (xhunubllėkut)17 dhe a duhet t'i zgjidhė gruaja gėrshetat e saj gjatė larjes? A ka ndryshin ndėrmjet mėnyrės sė larjes prej xhunubllėkut dhe menstruacioneve?

Pėrgjigje: Nuk ka asnjė ndryshim ndėrmjet larjes sė gruas dhe burrit prej xhunubllėkut. Gjithashtu, gruaja nuk e ka pėr detyrė qė t'i zgjidhė gėrshetat e saj, por mjafton qė tė derdhė tre herė ujin nė kokė e pastaj tė lajė pjesėn tjetėr tė trupit, pasi Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), kur u pyet nga njė grua pėr kėtė ēėshtje, tha:

"Jo, nuk ka pse t'i zgjidhėsh gėrshetat. Mjafton qė tė derdhėsh tre herė ujė nė flokėt e tua e pastaj tė lash pjesėn tjetėr tė trupit." {Trans. Muslimi}

Nėse gruaja vendos nė flokėt e saj diēka qė pengon depėrtimin e ujit deri nė lėkurė, atėherė duhet ta heqė atė para se tė fillojė larjen. Nėse depėrtimi i ujit nuk pengohet, atėherė largimi i saj nuk ėshtė i detyrueshėm.

Pėrsa i pėrket larjes prej menstruacioneve, dijetarėt nuk janė tė njė mendimi nėse duhen zgjidhur gėrshetat, apo jo. Mendimi mė i saktė ėshtė se nuk duhet tė zgjidhen, sepse nė disa transmetime tė hadithit tė lartpėrmendur, thuhet se njė grua i tha Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė):

"Unė i mbaj flokėt tė lidhura gėrshet dhe, kur lahem nga menstruacionet apo xhunubllėku, i zgjidh." Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i tha: "Nuk ka pėrse tė veprosh kėshtu. Mjafton tė hedhėsh tre herė ujė mbi kokė e pastaj tė lash pjesėn tjetėr tė trupit. Me kėtė pastrohesh."

Ky transmetim tregon mjaft qartė se gruaja nuk duhet t'i zgjidhė flokėt gjatė larjes prej menstruacioneve apo xhunubllėkut, megjithatė gjėja mė mirė ėshtė qė t'i zgjidhė nė tė dy rastet, me qėllim qė tė mėnjanohet mospajtimi i mendimeve tė dijetarėve.

Komisioni i pėrhershėm

 

23. VAZHDIMI I MENSTRUACIONEVE ME SHUMĖ SE DITĖT E ZAKONSHME

Pyetje: Ē'duhet tė bėjė ajo grua, menstruacionet e sė cilės zakonisht zgjasin shtatė ose tetė ditė, nėse dalja e gjakut vazhdon edhe pas kalimit tė kohės sė zakonshme tė menstruacioneve tė saj?

Pėrgjigje: Nė raste tė tilla gruaja nuk duhet tė falet apo tė agjėrojė, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) nuk e ka kufizuar kohėn e zgjatjes sė menstruacioneve. Ndėrsa Allahu i Madhėruar thotė:

"Tė pyesin pėr menstruacionet. Thuaj, ato janė diēka e dėmshme (papastėrti)..."18 {2:222}

Ndaj, nėse gjaku vazhdon tė rrjedhė, ajo duhet tė presė derisa tė ndėrpritet rrjedhja e tij plotėsisht e, pas kėsaj, ajo duhet tė lahet, tė falet e tė agjėrojė.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, nėse nė muajin e ardhshėm, menstruacionet zgjasin mė pak se koha e zakonshme, ajo duhet tė lahet dhe tė falet menjėherė sapo tė shohė qė dalja e gjakut ėshtė ndėrprerė, pa i dhėnė rėndėsi faktit qė menstruacionet e saj kanė vazhduar mė pak se herėt e tjera.

Ibn Uthejmin

 

24. NDĖRPRERJA E GJAKUT GJATĖ MENSTRUACIONEVE

Pyetje: Ē'duhet tė bėjė gruaja nėse, gjatė kohės sė menstruacioneve, rrjedhja e gjakut, pasi vazhdon njė ditė, ndėrpritet gjatė gjithė ditės tjetėr?

Pėrgjigje: Me sa duket, ky "pastrim", apo kjo ndėrprerje e pėrkohshme e gjakut, gjatė kohės sė menstruacioneve, futet tek ditėt e menstruacioneve dhe nuk konsiderohet pastrim i mirėfilltė. Ndaj gruaja duhet tė veprojė ashtu siē vepron gjatė kohėve tė zakonshme tė menstruacioneve.

Ibn Uthejmin

 

25. DALJA E GJAKUT TE VERDHĖ APO TE TURBULLT NJĖ DITĖ PAS PASTRIMIT TE PLOTE

Pyetje: Menstruacionet e mija, zakonisht, zgjasin gjashtė deri nė shtatė ditė. Njė ditė pas ndėrprerjes sė tyre shoh se fillon tė rrjedhė njė lėng ngjyrė kafe. Si duhet tė veproj nė kėtė rast?

Pėrgjigje: Pėrderisa ti i di ditėt e zakonshme tė menstruacioneve tė tua, atėherė dalja e gjakut tė verdhė apo tė turbullt, pas pastrimit,19 nuk bėhet pengesė pėr faljen e namazeve apo pėr agjėrimin e Ramazanit, sepse pastrimi ka njė shenjė tė veēantė, e cila ėshtė dalja e sekrecionit tė bardhė20. Pasi tė shohėsh kėtė shenjė, ti duhet tė lahesh dhe pastaj tė falesh e tė agjėrosh.

Ibn Uthejmin

 

26. DALJA E GJAKUT TĖ TURBULLT PARA DHE PAS MENSTRUACIONEVE

Pyetje: Ē'duhet tė bėjė gruaja nėse, njė ditė para fillimit tė menstruacioneve, rrjedh prej saj gjak i turbullt, i cili mund tė jetė nė formėn e njė peu tė hollė me ngjyrė tė zezė apo kafe? Gjithashtu, ē'duhet tė bėjė ajo nėse ky lėng rrjedh pas mbarimit tė menstruacioneve?

Pėrgjigje: Nėse ky gjak rrjedh nė kohėn kur gruaja ndjen dhembjet e zakonshme tė menstruacioneve, atėherė ai ėshtė pjesė e tyre.

Pėrsa i pėrket daljes sė kėtij gjaku menjėherė pas mbarimit tė menstruacioneve, gruaja duhet tė presė derisa tė ndėrpritet plotėsisht rrjedhja e tij, sepse ai ėshtė pjesė e menstruacioneve. Aishja, e shoqja, e Profetit (paqja qoftė mbi tė) u thoshte grave pėr kėtė gjė:"Mos u shpejtoni derisa tė shihni sekrecionin e bardhė."

Ibn Uthejmin

 

27. DALJA E GJAKUT PAS LARJES

Pyetje: Si duhet tė veproj nėse, nė disa raste, pas larjes prej menstruacioneve (d.m.th. pas pastrimit tė plotė), rrjedh njė sasi e vogėl gjaku, duke pasur parasysh se koha e zakonshme e menstruacioneve tė mija ėshtė pesė ditė?

Pėrgjigje: Nėse gjaku qė del pas pastrimit ėshtė i turbullt apo nė ngjyrė tė verdhė, atėherė ai konsiderohet si urina; mirėpo nėse ėshtė gjak i zakonshėm,21 atėherė ai konsiderohet prej gjakut tė menstruacioneve, ndaj gruaja duhet tė pėrsėrisė larjen, sepse Ummu Atijeh, e cila ka qenė njė prej atyre qė kanė jetuar nė kohėn e Profetit, ka thėnė:

"Gjakun e verdhė apo tė turbullt qė dilte pas pastrimit, nuk e konsideronim prej gjakut tė menstruacioneve".

Ibn Bazi

 

28. GJAKU I VERDHĖ APO I TURBULLT DHE PIKAT QĖ DALIN PAS PASTRIMIT

Pyetje: Dy muaj pas martesės filluan tė dalin disa pika tė vogla gjaku. Ē'duhet tė bėj, tė falem apo jo?

Pėrgjigje: Problemet qė hasin gratė, lidhur me menstruaci-onet dhe lehoninė, janė si deti pa brigje, sidomos nė kohėn e sotme, kur ėshtė shtuar jashtė mase pėrdorimi i medikamenteve parandaluese tė shtatėzėnisė dhe menstruacioneve. Ėshtė e vėrtetė qė shumica e kėtyre problemeve i kanė fillimet, qė me krijimin e rracės njerėzore pėr herė tė parė, por megjithatė, shumėllojshmėria dhe larmia e habitshme e kėtyre problemeve nė kohėn e sotme, ėshtė me tė vėrtetė diēka qė tė bėn tė tė vijė keq.

Sidoqoftė, rregullin e pėrgjithshėm pėr tė tilla raste mund ta pėmbledhim nė pak fjalė:

Nėse gruaja pastrohet plotėsisht nga menstruacionet, d.m.th. nėse sheh sekrecionin e bardhė, i cili ėshtė njė lėng i bardhė qė njihet nga gratė22, atėherė ēdo gjė qė del pas kėsaj,23 qoftė gjak i turbullt apo i verdhė, qofshin pika gjaku, qoftė lagėshtirė, nuk konsiderohet prej menstruacioneve, ndaj dhe gruaja mund tė falet, tė agjėrojė dhe tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė shoqin e saj. Ummu Atije thotė:

"Gjakun e verdhė apo tė turbullt qė diltė pas pastrimit, nuk e konsideronim prej gjakut tė menstruacioneve." {Trans. Ebu Daudi me sened tė saktė}

Por gruaja nuk duhet tė shpejtohet derisa tė pastrohet plotėsisht, pasi disa gra lahen menjėherė sapo thahet gjaku dhe nuk presin qė tė shohin shenjėn e pastrimit tė plotė, sekrecionin e bardhė. Pėr kėtė arsye, kur gratė e sahabeve sillnin copa tė bardha me gjak tė verdhė, Aishja u thoshte:

"Mos u shpejtoni derisa tė shihni sekrecionin e bardhė."

Ibn Uthejmin

 

29. GJAKU QĖ DEL PAK DITĖ PARA LINDJES

Pyetje: Njė gruaje shtatėzėnė i filloi rrjedhja e gjakut pesė ditė para lindjes. Ē'duhet tė bėjė ajo nė kėtė rast, duke pasur parasysh se kjo gjė ka ndodhur gjatė muajit tė Ramazanit?

Pėrgjigje: Nėse, nė kohėn kur fillon dalja e gjakut, nuk shihen shenja qė tregojnė se sė shpejti gruaja do tė lindė, atėherė gjaku i dalė prej saj nuk ėshtė as gjak menstruacionesh, as gjak lehonie, ndaj ajo nuk duhet ta lėrė namazin apo agjėrimin.

Nėse, nė kohėn kur fillon dalja e gjakut, shihen shenja qė tregojnė se sė shpejti gruaja do tė lindė, atėherė gjaku i dalė prej saj ėshtė gjak lehonie, ndaj ajo duhet tė lėrė namazin dhe agjėrimin dhe nuk duhet tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė shoqin. Pas ndėrprerjes sė gjakut, ajo duhet tė zėvendėsojė agjėrimin e ditėve tė lėna nga Ramazani.

Komiteti i Pėrgjithshėm

 

30. ABORTI NATYRAL

Pyetje: Si duhet tė veprojė gruaja nė lidhje me namazin, nėse dėshton para apo pas plotėsimit tė krijimit tė embrionit?

Pėrgjigje: 1- Nėse njė pjesė e trupit tė embrionit (dora, koka, kėmba apo diēka tjetėr) ėshtė plotėsuar, atėherė gruaja konsiderohet lehonė; pra asaj nuk i lejohet qė tė falet, tė agjėrojė apo tė kryejė marrėdhėnie seksuale me burrin e saj, derisa tė ndėrpritet rrjedhja e gjakut ose tė plotėsohen dyzet ditėt. Nėse gjaku ndėrpritet para plotėsimit tė dyzet ditėve, atėherė ajo duhet qė, pasi tė lahet, tė falet e tė agjėrojė Ramazanin dhe nė tė njėjtėn kohė i lejohet tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė shoqin, sepse nuk ėshtė transmetuar asnjė argument i saktė, nė lidhje me periudhėn mė tė shkurtėr tė lehonisė.

Periudha mė e gjatė lehonisė, nė bazė tė haditheve tė sakta, ėshtė dyzet ditė, ndaj, nėse rrjedhja e gjakut vazhdon edhe pas plotėsimit tė dyzet ditėve, gruaja duhet tė falet dhe agjėrojė, pasi gjaku i dalė prej saj konsiderohet si gjak i prishur. Gjithashtu, ajo duhet tė marrė abdes para ēdo namazi, sepse kėshtu e ka urdhėruar Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) Fatimen, tė bijėn e Ebu Hubejshit, e cila ishte mustehada.24 Nėse gjaku qė del pas 40 ditėshit qėllon nė tė njėjtėn kohė me ditėt e zakonshme tė menstruacioneve, atėherė gruaja duhet tė veprojė ashtu siē veprojnė gratė me menstruacione.

2- Nėse embrionit nuk i ėshtė plotėsuar asnjė pjesė e trupit tė tij, d.m.th. ėshtė thjesht njė copė mishi apo gjaku pa formė, atėherė gruaja nuk konsiderohet lehonė, por istihada, ndaj duhet tė falet e tė agjėrojė pa i dhėnė rėndėsi gjakut qė del prej saj. Ajo duhet tė marrė abdes pėr ēdo namaz dhe nė tė njėjtėn kohė duhet tė mundohet qė tė pengojė daljen e gjakut me njė copė tė pastėr apo me diēka tjetėr tė ngjashme me tė.

Asaj i lejohet tė bashkojė namazin e drekės me atė tė ikindisė, si edhe namazin e akshamit me atė tė jacisė, ashtu siē i lejohet qė tė lahet pėr dy namazet e bashkuara si dhe pėr namazin e sabahut, siē ėshtė transmetuar nė hadithin e Himnes, bijės sė Xhahshit.

Ibn Bazi

 

33. DĖSHTIMI NE MUAJIN E TRETĖ

Pyetje: Njė e afėrmja ime dėshtoi nė muajin e tretė tė barrės; pas kėsaj ajo nuk u fal, derisa u ndėrpre rrjedhja e gjakut. Mė vonė, ajo dėgjoi se lėnia e namazit pėr kėtė shkak nuk ėshtė e lejuar, sepse gjaku i dalė prej saj nuk konsiderohet prej gjakut tė lehonisė. Si duhet tė veprojė ajo nė kėtė rast, duke patur parasysh se ajo nuk e mban mend numrin e namazeve tė lėna?

Pėrgjigje: Dijetarėt thonė se embrioni merr formėn e njeriut tetėdhjetė e njė ditė pas fillimit tė shtatėzėnisė, ndaj, nėse dėshtimi ndodh mė pas, gruaja nuk duhet tė falet apo tė agjėrojė, pasi gjaku qė rrjedh prej saj konsiderohet prej gjakut tė lehonisė. Nėse dėshtimi ndodh para plotėsimit tė tetėdhjetė ditėve, ajo duhet tė falet dhe agjėrojė, pasi gjaku nė fjalė ėshtė gjak i prishur.

Ndaj, gruaja nė fjalė, duhet tė mundohet tė kujtojė kohėn kur ka ndodhur dėshtimi; nėse ai ka ndodhur pas plotėsimit tė tetėdhjetė ditėve, ajo duhet t'i zėvendėsojė tė gjitha namazet e lėna. Nėse nuk e mban mend numrin e saktė tė namzeve tė lėna, ajo duhet caktojė njė numėr tė pėrafėrt dhe t'i falė ato.

 

IbnUthejmin

 

34. MARRĖDHENIET SEKSUALE PARA PLOTĖSIMIT TE 40 DITĖVE

Pyetje: A i lejohet burrit qė tė kryejė marrėdhėnie seksuale me gruan e tij, tridhjetė e pesė ditė pas lindjes, nėse rrjedhja e gjakut ėshtė ndėrprerė?

Pėrgjigje: Nėse rrjedhja e gjakut ndėrpritet para plotėsimit tė dyzet ditėve, atėherė marrėdhėniet seksuale janė tė lejuara, me kusht qė gruaja tė shohė pastrimin e plotė, cili bėn tė detyrueshėm pėr tė faljen dhe agjėrimin.

 

Ibn Xhibrin

 

27. FILLIMI I MENSTRUACIONEVE NE XHAMI

Pyetje: Njė gruaje i filluan menstruacionet brenda nė xhaminė e Profetit (paqja qoftė mbi tė). Ajo qėndroi atje, derisa tė afėrmit e saj mbaruan namazin dhe pastaj doli bashkė me ta. A ka marrė gjynahe pėr qėndrimin nė xhami, duke qenė me menstruacione?

Pėrgjigje: Nėse nuk ka pasur mundėsi qė tė dilte vetėm, atėherė nuk ka problem; por nėse ka pasur, ajo duhet tė kishte dalė sa mė shpejtė, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Nuk lejohet qė tė hyjė nė xhami gruaja me menstruacione dhe njeriu xhunub."

Ibn Baz

 

28. LEXIMI I KOMENTEVE TĖ KURANIT

Pyetje: A u lejohet grave leximi i librave qė pėrmbajnė komentimin e Kuranit, gjatė periudhės sė menstruacioneve?

Pėrgjigje: Sipas mendimit mė tė saktė tė dijetarėve, gruas me menstruacione i lejohet qė tė lexojė librat e komentimit tė Kuranit, madje edhe vetė Kuranin, me kusht qė tė mos e prekė me dorė. Ndėrsa pėr xhunubin25 nuk ėshtė i lejuar leximi i Kuranit, derisa tė lahet; atij i lejohet leximi i komenteve tė Kuranit apo i librave tė hadithit, me kusht qė tė mos i lexojė ajetet qė gjenden nė brendėsi e tyre, sepse siē transmetohet nė njė hadith tė saktė, Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė) nuk e pengonte prej leximit tė Kuranit asgjė tjetėr pėrveē xhunubllėkut. Po ashtu, nė njė hadith tjetėr thuhet:

"Xhunubit nuk i lejohet tė lexojė asnjė ajet nga Kurani." {Trans. Imam Ahmedi me sened tė mirė}

Ibn Bazi

35. LUTJET GJATE MENSTRUACIONEVE

Pyetje: A e pranon Allahu duanė (lutjen) e gruas gjatė menstrucioneve?

Pėrgjigje: Nėse plotėsohen kushtet e pranimit tė duasė, Allahu ia pranon lutjen gruas pa marrė parasysh nėse ėshtė me menstruacione, apo jo. Ndaj ėshtė e pėlqyeshme qė gruaja me menstruacione tė lutet, tė kėrkojė falje dhe tė pėrmendė Allahun sa mė tepėr qė tė jetė e mundur, sidomos nė kohėt e mira.26

Ibn Xhibrin

 

38. SHKRIMI I AJETEVE TE KURANIT NGA GRUAJA ME MENSTRUACIONE

Pyetje: A i lejohet gruas me menstruacione tė lexojė ajete nga Kurani pėr t'u argumentuar me to? A i lejohet gruas me menstruacione tė shkruajė ajete nga Kurani apo hadithe tė Profetit (paqja qoftė mbi tė)?

Pėrgjigje: Gruas me menstruacione i lejohet:

1- Leximi i librave nė tė cilėt ka ajete kuranore apo ajete tė komentuara.

2- Shkruarja e ajeteve kuranorė brenda njė teksti tė caktuar.

3-Argumentimi me ajetet e Kuranit pėr njė ēėshtje tė caktuar.

4-Leximi i ajeteve kuranore nė formė lutjeje apo pėrmendjeje tė Allahut.

5- Mbajtja e librave tė tefsirit apo e diēkaje tjetėr tė ngjashme me tė, nėse ėshtė e nevojshme.

Ibn Xhibrini

 

KAPITULLI I NAMAZIT

 

16. FALJA ME RROBA TE TEJDUKSHME

Pyetje: A lejohet qė gruaja tė falet me rroba tė tejdukshme?

Pėrgjigje: Namazi i falur me rroba tė tejdukshme ėshtė i pavlefshėm, pasi rrobat me tė cilat duhet tė falet gruaja duhet tė mbulojnė tėrė trupin e saj, pėrveē duarve dhe fytyrės dhe nė tė njėjtėn kohė nuk duhet tė jenė tė tejdukshme (d.m.th. nuk duhet tė dallohet se ē'ka poshtė tyre). Ndėrsa kėmbėt duhet tė mbulohen me ēorape tė patejdukshme ose me rroba plotėsuese.

Ibn Bazi

 

41. MBULIMI I DUARVE DHE I KĖMBĖVE NĖ NAMAZ

Pyetje: A duhet t'i mbulojnė gratė duart dhe kėmbėt nė namaz?

Pėrgjigje: Zbulimi i duarve nė namaz ėshtė i lejuar, megjithatė disa dijetarė janė tė mendimit se mbulimi i tyre ėshtė mė i mirė. Ndėrsa kėmbėt, sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve, duhet tė mbulohen, pasi Profeti (paqja qoftė mbi tė), kur u pyet nėse lejohet tė falet gruaja vetėm me fustan dhe shami, u pėrgjigj: "Lejohet, nėse fustani i mbulon shpinėn e kėmbėve."

Disa dijetarė tė tjerė janė tė mendimit se zbulimi i kėmbėve gjatė namazit ėshtė i lejuar, por sido qė tė jetė mbulimi i tyre ėshtė mė i arsyeshėm.

Ibn Xhibrini

 

47. FALJA ULUR

Pyetje: Njė grua e sėmurė, pasi vendosi kėmbėn e thyer nė allēi, nuk mund tė falej dot nė kėmbė, ndaj u fal ulur njė muaj rresht. A ėshtė i rregullt namazi i saj?

Pėrgjigje: Tė qėndruarit nė kėmbė gjatė namazit ėshtė detyrė e domosdoshme (farz), ndaj, nėse dikush ka mundėsi qė tė falet nė kėmbė, qoftė edhe duke u mbėshtetur nė diēka, (p.sh. shkop apo mur), atėherė duhet tė falet nė kėmbė. Nėse, pėr ēfarėdo lloj arsyeje, nuk ka mundėsi qė tė falet nė kėmbė, atėherė i lejohet tė falet ulur.

Ndaj namazi i kėsaj gruaje ka qenė i rregullt, pasi ajo nuk ka pasur mundėsi qė tė qėndronte nė kėmbė. Profeti (paqja qoftė mbi tė) i ka thėnė Imran Ibn Husejnit: "Falu nė kėmbė! Nėse nuk mundesh, falu ulur; nėse nuk mundesh as ulur, atėherė falu shtrirė."

Ibn Xhibrini

 

36. FILLIMI I MENSTRUACIONE DHE NAMAZI

 

Pyetje: Mė filluan menstruacionet nė kohėn qė po falja namazin. Ē'duhet tė bėj nė kėtė rast dhe a duhet t'i zėvendėsoj namazet qė s'i kam falur gjatė kohės sė menstruacioneve?

Pėrgjigje: Nėse menstruacionet fillojnė pas hyrjes sė kohės sė namazit, p.sh. gjysėm ore pas mesit tė ditės, atėherė gruaja duhet ta zėvendėsojė namazin e drekės pasi tė pastrohet, sepse nė kohėn e hyrjes sė tij, ajo ka qenė e pastėr. Allahu i Madhėruar thotė:

"Me tė vėrtetė namazi ėshtė njė detyrė (qė duhet tė kryhet) nė kohė tė caktuar." {4:103}

Namazet e lėna gjatė kohės sė menstruacioneve nuk duhet tė zėvendėsohen, pasi nė njė hadith tė gjatė, ndėrmjet tė tjerave, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) thotė:

"... Gruaja kur ėshtė me menstruacione nuk duhet tė falet apo tė agjėrojė..."

Gjithashtu, tė gjithė dijetarėt janė tė tė njėjtit mendim nė lidhje me faktin qė gruaja me menstruacione nuk e ka pėr detyrė zėvendėsimin e kėtyre namazeve.

Nėse rrjedhja e gjakut tė menstruacioneve ndėrpritet para mbarimit tė kohės sė namazit, qoftė edhe me njė rekat, atėherė falja e kėtij namazi ėshtė e detyrueshme, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Kush arrin qoftė dhe njė rekat prej namazit tė ikindisė para perėndimit tė diellit, e ka falur namazin e ikindisė nė kohė."

Shkurtimisht mund tė themi se nėse gruaja pastrohet kur, prej lindjes apo perėndimit tė diellit, ka mbetur aq kohė sa pėr tė falur vetėm njė rekat, atėherė falja e namazit tė sabahut nė rastin e parė dhe e ikindisė nė tė dytin ėshtė e detyrueshme pėr tė.

 

Ibn Uthejmin

 

29. NDĖRPRERJA E GJAKUT TĖ LEHONISĖ PARA PLOTĖSIMIT TĖ DYZET DITĖVE

Pyetje: A duhet tė falet dhe tė agjėrojė gruaja lehonė, nėse pastrohet para plotėsimit tė dyzet ditėve? Nėse i vijnė menstruacionet pas kėsaj, a duhet ta prishė agjėrimin? Po nėse pastrohet pėrsėri, a duhet tė falet e tė agjėrojė apo jo?

Pėrgjigje: Nėse gruaja lehonė pastrohet para plotėsimit tė dyzet ditėve, atėherė ajo duhet tė lahet, tė falet, tė agjėrojė Ramazanin dhe, nė tė njėjtėn kohė, i lehohet qė tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė shoqin. Nėse rrjedhja e gjakut rikthehet pėrsėri, atėherė, sipas mendimit mė tė saktė tė dijetarėve, ajo konsiderohet pėrsėri lehonė, derisa tė plotėsohen 40 ditėt.

Nėse rrjedhja e gjakut vazhdon pas plotėsimit tė dyzet ditėve, atėherė gjaku qė del prej saj ėshtė gjak i prishur, ndaj dhe gruaja konsiderohet e pastėr, d.m.th. asaj i lejohet tė falet, tė agjėrojė dhe tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė shoqin, sepse gjendja e saj ėshtė ėshtė e ngjashme me gjendjen e gruas mustehada.27 Ajo duhet tė pastrohet dhe tė vendosė njė copė tė pastėr brenda vendit tė daljes sė gjakut, pėr tė penguar daljen e tij, ashtu siē duhet tė marrė abdes pėr ēdo namaz, sepse kėshtu ka urdhėruar Profeti (paqja qoftė mbi tė).

Kut t'i vijnė menstruacionet, ajo duhet tė lėrė namazin, agjėrimin dhe kontaktet seksuale me tė shoqin, derisa tė ndėrpritet plotėsisht rrjedhja e gjakut.

Ibn Bazi

 

55.DHEMBJET E LINDJES

Pyetje: A e kam tė detyrueshme faljen nėse ndjej dhembjet e lindjes?

Pėrgjigje: Nėse gruaja nuk ėshtė me menstruacione apo lehonė, atėherė falja ėshtė e detyrueshme pėr tė. Nėse rrjedhja e gjakut fillon njė ose dy ditė para lindjes, atėherė ky gjak konsiderohet prej gjakut tė lehonisė. Nėse dhembjet e lindjes nuk shoqėrohen me daljen e gjakut, atėherė gruaja duhet tė falet dhe nėse ndjen dhembjet e lindjes, pasi ajo ėshtė nė pozitėn e tė sėmurit, i cili duhet tė falet megjithėse ndjen dhembjet e sėmundjes. Nė tė njėjtėn kohė, duhet tė kemi parasysh se askujt nuk lejohet lėnia e namazit, pėrderisa mendja e tij ėshtė nė rregull, d.m.th. nuk vuan nga ndonjė sėmundje psikike.

Ibn Xhibrini

 

40. PIKIMI I URINĖS

Pyetje: Njė grua shtatzėnė nė muajin e nėntė vuan nga pikimi i pandėrprerė i urinės. Pėr kėtė shkak ajo e la faljen e namazit nė muajin e fundit tė barrės. A ėshtė e lejueshme kjo gjė? Nėse jo, ē'duhet tė bėjė ajo?

Pėrgjigje: Nė tė tilla raste gruaja nuk duhet ta lėrė namazin por duhet tė falet duke marrė abdes pėr ēdo namaz e duke pastruar vendin nga ku del urina me njė copė tė pastėr, ashtu siē vepron dhe gruaja mustehada. Asaj i lejohet qė tė bashkojė namazin e drekės me atė tė ikindisė dhe namazin e akshamit me atė tė jacisė, ashtu siē i lejohet edhe gruas mustehada.

Ajo duhet t'i zėvendėsojė tė gjitha namazet e lėna nė muajin e fundit tė barrės dhe tė pendohet pėr ē'ka ka bėrė, duke vendosur qė tė mos e pėrsėrisė herė tjetėr kėtė gjynah. Allahu i Madhėruar thotė: "Pendohuni tek Allahu, tė gjithė ju o besimtarė, nėse doni tė shpėtoni." (24:31)

Ibn Bazi

 

42. NDĖRPRERJA E NAMAZIT

Pyetje: Si duhet tė veproj nėse bie zilja e derės nė kohėn qė jam duke u falur, e nė shtėpi nuk gjendet njeri tjetėr pėrveē meje?

Pėrgjigje: Nėse namazi qė po fal ėshtė sunet, atėherė mund ta ndėrpresėsh namazin pėr tė hapur derėn, por nėse namazi qė po fal ėshtė farz, nuk duhet ta ndėrpresėsh namazin, vetėm nėse mendon se personi qė po troket ka ardhur pėr diēka tė rėndėsishme e cila nuk mund tė lihet pėr mė vonė.

Nėse ke mundėsi qė me anėn e shenjave (burrat duhet tė thonė "subhanallah", ndėrsa gratė duhet tė pėrplasin duart) t'i japėsh tė kuptojė trokitėsit se je duke u falur, atėherė kjo ėshtė e mjaftueshme. Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė:

"Nėse imami gabon diēka nė namaz burrat duhet tė thonė "subhanallah", ndėrsa gratė tė pėrplasin duart."

Ibn Bazi

 

43. NAMAZI I NATĖS DHE LEXIMI NĖ KURAN

Pyetje: A lejohet qė tė falet namazi i natės duke parė nė Kuranin e hapur, sepse unė nuk di shumė sure pėrmendėsh, por dėshiroj qė, gjatė namazit tė natės, tė pėrfundoj leximin e tė gjithė Kuranit?

Pėrgjigje: Njė numėr i madh dijetarėsh janė tė mendimit se kjo gjė ėshtė e lejuar, pasi Dheukani, shėrbėtori i Aishes, ka falur namazin e taravive gjatė muajit tė Ramazanit duke lexuar me Kuran tė hapur. {Trans. Buhariu}

Ata qė e ndalojnė kėtė gjė nuk kanė ndonjė argument tė konsiderueshėm, mbi tė cilin mund tė bazohemi. Nga ana tjetėr, jo tė gjithė njerėzit janė nė gjendje ta mėsojnė pėrmendėsh Kuranin, ndaj lind nevoja e leximit me Kuran tė hapur, sidomos gjatė namazit tė natės dhe namazit tė teravisė.

Ibn Bazi

 

44. FUNDI I KOHES SE VITRIT

Pyetje: Cila ėshtė koha e fundit pėr faljen e namazit tė vitrit?28

Pėrgjigje: Koha e fundit pėr faljen e namazit tė vitrit ėshtė koha para lindjes se diellit, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Gjatė namazit tė natės jepet selam pas ēdo dy rekatesh. Nėse dikush ka frikė se mos e arrin mėngjesi, atėherė le tė falė edhe njė rekat, me anėn e tė cilit i bėn tek rekatet e falura." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Ibn Bazi

 

45. PERCAKTIMI I NJĖ TĖ TRETĖS SĖ FUNDIT TĖ NATĖS

Pyetje: Si mund tė pėrcaktohet, me orė, njė e treta e fundit e natės?

Pėrgjigje: Njė e treta e fundit tė natės nuk mund tė pėrcaktohet me orė tė caktuara, mirėpo ēdo njeri mund ta llogarisė atė, duke e ndarė natėn, nga perėndimi i diellit deri nė lindje tė tij, nė tre pjesė. Pasi tė kalojnė dy tė parat, pjesa e mbetur ėshtė pjesa e tretė e natės. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Allahu i Madhėruar zbret ēdo natė, nė njė tė tretėn fundit tė saj, nė qiellin e dynjasė dhe thotė: A ka njeri tė mė lutet e Unė t'i pėrgjigjem? A ka njeri qė tė mė kėrkojė diēka e Unė t'ia jap? A ka njeri qė kėrkon falje e Unė ta fal." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Ndaj ėshtė mirė qė ēdo besimtar tė kujdeset qė ta shfrytėzojė kėtė kohė, ose tė paktėn njė pjesė saj, pasi ajo ėshtė njė nga kohėt mė tė mira, nė tė cilat pranohet duaja.

Ibn Uthejmin

 

46. SEXHDJA E LEXIMIT TĖ KURANIT

Pyetje: A ėshtė e detyrueshme bėrja e sexhdes, nėse lexoj ajetin e sexhdes?29

Pėrgjigje: Bėrja e kėsaj sexhdeje ėshtė sunet i fortė dhe nuk duhet tė lihet as nė kohėt e ndaluara, siē ėshtė koha pas namazit tė sabahut apo pas namazit tė ikindisė, pasi ajo bėhet me shkak tė caktuar.30 Ndaj, nėse dikush lexon ajetin e sexhdes, qoftė nė namaz

 

apo jashtė tij, duhet tė bėjė sexhde pa marrė parasysh se po lexon duke parė nė Kuran, apo nga ē'ka mėsuar pėrmendėsh.

Bėria e kėsaj sexhdeje nuk ėshtė e detyrueshme (vaxhib), ndaj muslimani nuk merr gjynah nėse nuk e bėn atė. Transmetohet se njė herė Umeri, ndėrsa po mbante hytben hipur nė minber31, lexoi ajetin e sexhdes nė suren En-nahl, pastaj zbriti prej minberit dhe bėri sexhden. Xhumanė e ardhshme ai lexoi tė nėjtin ajet, mirėpo nuk bėri sexhde. Pasi mbaroi, tha nė praninė e tė gjithė shokėve tė Profetit:

"Allahu nuk na e ka bėrė detyrė kėtė sexhde, por e ka lėnė nė dėshirėn tonė."

Gjithashtu, transmetohet se Zejd Ibn Thabit lexoi njė prej ajeteve tė sexhdes nė prani tė Profetit (paqja qoftė mbi tė), por nuk bėri sexhde. Nėse sexhdja e leximit tė Kuranit do tė ishte e detyrueshme, Profeti (paqja qoftė mbi tė) do ta kishte urdhėruar qė ta bėnte.

Ibn Uthejmin

 

58. SEXHDJA E LEXIMIT TE KURANIT DHE MBULIMI I TRUPIT

Pyetje: A lejohet qė ta bėj sexhden e leximit tė Kuranit, pa i mbuluar tė gjitha pjesėt e trupit qė duhen tė mbulohen gjatė namazit?

Pėrgjigje: Kjo sexhde lejohet tė bėhet nė ēdo gjendje, d.m.th. edhe nėse nuk je mbuluar siē duhet, sepse, sipas mendimit mė tė saktė, ajo nuk konsiderohet si pjesė e namazit.

Ibn Xhibrini

 

 

48. DYSHIMI GJATĖ NAMAZIT

Pyetje: Nė disa raste gjatė namazit, nuk jam e sigurtė nėse e kam thėnė Fatihanė, apo jo, ndaj e lexoj atė pėr sė dyti. A ėshtė e saktė kjo gjė apo duhet tė bėj sexhden e harresės32?

Pėrgjigje: Gjatė faljes se namazit, ngacmimet e shejtanit shtohen shumė, ndaj shumė njerėz nuk janė tė sigurtė nėse e kanė thėnė Fatihanė apo suren pas saj, apo "Et-tehijatin", gjatė uljes. Pėr tė shmangur tė gjitha kėto, muslimani duhet tė pėrqendrohet sa mė tepėr qė tė jetė e mundur nė namaz dhe tė kujtojė se ndodhet para Allahut, Krijuesit tė Qiejve dhe Tokės.

Sidoqoftė, nėse dikush ėshtė nė dyshim nėse e ka lexuar Fatihanė apo jo dhe e di mirė se zakonisht nuk e harron atė, atėherė nuk ėshtė mirė qė ta pėrsėrisė. Megjithatė, nėse ai, pėr tė qenė i sigurtė, e lexon pėr sė dyti Fatihanė, nuk e ka pėr detyrė qė tė bėjė sexhden e harresės.

Ibn Xhibrini

 

49. VONIMI I JACISE

Pyetje: A lejohet vonimi i namazit tė jacisė?

Pėrgjigje: Vonimi i namazit tė jacisė deri nė fundin e kohės sė tij ėshtė diēka e mirė, mirėpo nėse ky vonim bėhet shkak pėr mosfaljen e namazit me xhemat nė xhami, atėherė nuk ėshtė i lejueshėm. Pėrsa u pėrket grave, sa mė vonė qė ta falin namazin e jacisė nė shtėpi, aq mė mirė ėshtė, mirėpo nuk duhet ta vonojnė pas gjysmės sė natės.

Ibn Uthejmin

 

50. PENDIMI I FSHIN GJYNAHET

Pyetje: Jam njė vajzė 25-vjeēare. Qė nė fėmijėri e deri nė moshėn 21 vjeē nuk kam agjėruar e nuk jam falur asnjėherė pėr shkak tė pėrtacisė e, megjithėse prindėrit mė kėshillonin vazhdimisht, unė nuk ua vija veshin kėshillave tė tyre. Ē'duhet tė bėj tani qė mė ka udhėzuar Allahu dhe jam penduar pėr ēfarė kam bėrė nė tė kaluarėn?

Pėrgjigje: Pendimi i fshin tė gjitha gjynahet e mėparshme, ndaj detyra jote ėshtė qė tė pendohesh sinqerisht dhe tė vendosėsh qė t'i kryesh tė gjitha adhurimet nė mėnyrėn e duhur, duke i dhėnė rėndėsi namazeve sunete gjatė ditės dhe natės, agjėrimit sunet, pėrmendjes sė Allahut pa ndėrprerje, leximit tė Kuranit etj.

Ibn Xhibrini

 

51. VONIMI I NAMAZIT

Pyetje: A merr gjynahe ai person qė e fal namazin e sabahut dy orė para namazit tė drekės, duke patur parasysh se gjatė gjithė kėsaj kohe ka qenė nė gjumė?

Pėrgjigje: Vonimi, pa arsye, i namazit nga koha e tij nuk ėshtė i lejuar. Gjumi nuk mund tė jetė justifikim pėr kėdo, sepse muslimani duhet tė bjerė tė flerė herėt, ose tė porosisė dikė qė ta zgjojė nė mėnyrė qė ta ngrihet e tė falė namazin nė kohė. Falja e namazit tė sabahut pas lindjes sė diellit, ėshtė tregues i mosdhėnies rėndėsi faljes sė namazit nė kohėn e tij. Sido qė tė jetė, muslimani duhet ta falė namazin nė kohėn mė tė afėrt; menjėherė sapo tė kujtohet apo tė zgjohet.

Ibn Xhibrini

 

52. NGACMIMET NE NAMAZ

Pyetje: Jam njė grua qė i zbatoj tė gjitha detyrat me tė cilat na ka ngarkuar Allahut, mirėpo gjatė namazit gaboj shumė, sepse mė shkon mendja tek gjėrat qė mė kanė ndodhur gjatė ditės dhe nuk mund t'i largoj kėto ngacmime, vetėm nėse lexoj me zė. Ēfarė mė kėshilloni tė veproj nė kėtė rast?

Pėrgjigje: Problemi, pėr tė cilin shqetėsohet pyetėsja, ėshtė njė dukuri mjaft e pėrhapur tek shumė muslimanė, kjo pėr vetė shkakun sepse shejtani i shton ngacmimet e tij deri nė atė gradė, saqė njeriu mund tė mos mbajė mend se ē'ka thėnė gjatė namazit. Profeti (paqja qoftė mbi tė) na ka mėsuar qė, nė tė tilla raste, tė pėshtyjmė tre herė nga ana e majtė dhe tė themi: "Eudhu bilahi minesh-shejtani rraxhim."33 Nėse besimtari vepron kėshtu, ngacmimet e shejtanit do tė largohen, me lejen e Allahut.

Kur muslimani fillon namazin, duhet tė besojė dhe pėrfytyrojė se ndodhet para Allahut tė Madhėruar dhe se po i drejtohet Atij me leximin e Kuranit dhe duave tė ndryshme tė namazit. Ai duhet tė kujtojė shpėrblimin qė ka pėrgatitur Allahu pėr ata qė e falin namazin me frikė e pėrulje, si dhe dėnimin qė ka pėrgatitur Ai, pėr ata qė nuk e kryejnė namazin ashtu siē duhet.

Ibn Uthejmin

 

53. FALJA E NAMAZIT PAS KALIMIT TĖ KOHES SĖ TIJ

Pyetje: Kur duhet tė zėvendėsohet namazi i jacisė, nėse mė ka zėnė gjumi dhe jam kujtuar vetėm pasi kam falur namazin e sabahut. A duhet ta fal bashkė me namazin e jacisė sė ditės sė ardhshme, apo ta fal menjėherė sapo tė mė kujtohet?

Pėrgjigje: Nė njė hadith tė saktė Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė:

"Nėse dikush nuk e fal namazin nė kohėn e tij pėr shkak tė gjumit apo harresės, atėherė duhet ta falė menjėherė sapo t'i kujtohet. Kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr tė kompesuar namazin e lėnė..." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Duke u bazuar nė hadithin e mėsipėrm, nxjerrim si pėrfundim se namazi i lėnė nuk duhet tė vonohet deri nė ditėn e nesėrme, por duhet tė falet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, madje edhe nė kohėn kur ndalohet falja e namazit.

Nėse dikush kujtohet pėr namazin e lėnė (p.sh. drekėn), kur nga koha e namazit pasues (ikindisė) ka mbetur aq kohė sa pėr tė falur vetėm njė namaz, atėherė, nė fillim, duhet tė falė namazin e kohės (ikindinė) e pastaj namazin e lėnė.

Ibn Xhibrini

 

54. NDĖRPRERJA E NAMAZIT

Pyetje: Nėse kujtohem gjatė namazit, se rrobat me tė cilat po falem janė tė papastra, a duhet ta ndėrpres namazin dhe t'i ndėrroj rrobat?

Pėrgjigje: Nėse dikush falet me rroba tė papastra, duke e ditur kėtė gjė, atėherė namazi i tij ėshtė i pavlefshėm; nė tė kundėrt namazi i tij ėshtė i rregullt. Nėse kujtohet gjatė faljes sė namazit, se rrobat e tij janė tė papastra dhe ka mundėsi qė ta largojė papastėrtinė me shpejtėsi, atėherė mund ta vazhdojė namazin normalisht, pasi nė njė hadith tė saktė transmetohet se Xhibrili lajmėroi Profetin (paqja qoftė mbi tė), kur ky i fundit ishte duke u falur, se nallanet me tė cilat po falej ishin tė papastra, ndaj Ai i hoqi ato dhe nuk e ndėrpreu namazin.

Nėse pėr tė larguar papastėrinė duhet tė hiqen, fjala vjen pantallonat, kanatierja, tė mbathurat apo diēka tjetėr pėr heqjen e sė cilės duhen bėrė shumė lėvizje, atėherė duhet qė, pasi tė hiqet rroba e papastėr, tė fillohet namazi nga fillimi,.

Ibn Xhibrini

 

56. VITRI DHE NAMAZI I NATĖS

Pyetje: A lejohet falja e vitrit para gjumit dhe a konsiderohet kjo falje prej namazit tė natės, pasi, pėr shkak tė lodhjes sė ditės, nuk mund tė zgjohem para namazit tė sabahut?

Pėrgjigje: Nė njė hadith tė saktė transmetohet se Profeti (paqja qoftė mbi tė) e ka porositur Ebu Hurejren qė ta falte vitrin para se tė flinte, ndaj, nėse ti e di qė nuk mund tė zgjohesh para namazit tė sabahut, atėherė mund ta falėsh namazin e natės dhe vitrin para se tė biesh pėr tė fjetur, e pastaj, nėse zgjohesh para namazit sabahut dhe dėshiron tė falesh pėrsėri, mund tė falesh pa pasur nevojė qė ta pėrsėrisėsh namazin e vitrit.

Ibn Uthejmin

 

57. DALJA E GRAVE PĖR TĖ FALUR BAJRAMIN

Pyetje: A u lejohet grave qė tė dalin pėr tė falur namazin e Bajramit?

Pėrgjigje: Dalja e grave pėr tė falur namazin e Bajramit ėshtė sunnet i fortė, pasi transmetohet se Ummu Atije, njė nga bashkėkohėset e Profetit, ka thėnė:

"Ditėn e Bajramit, urdhėroheshim qė tė dilnim qė tė gjitha, bile edhe vajzat e reja bashkė me gratė me menstruacione dhe thoshim tekbiret e luteshim sė bashku me tė tjerėt, duke shpresuar tek begatia dhe pastėrtia e asaj dite." {Transmeton Buhari dhe Muslimi}

Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "Ditėn e Bajramit, Profeti (paqja qoftė mbi tė) i nxirrte vajzat e reja, plakat dhe gratė me menstruacione pėr tė falur namazin. Gratė me menstruacione qėndronin mėnjanė dhe ndiqnin namazin dhe lutjet e muslimanėve." Njėra prej grave tha: "O i Dėrguari i Allahut, disa gra nuk kanė rroba tė mjaftueshme."34 Ai ia ktheu: "Le tė mbulo-het me rrobėn e shoqes sė saj."

Mirėpo nuk duhet tė harrojmė se gratė nuk duhet tė vėnė erėra tė mira apo tė zbukurohen dhe njėkohėsisht duhet tė qėndrojnė larg burrave.

Ibn Xhibrini

 

KAPITULLI I AGJĖRIMIT

  

23. NDĖRPRERJA E MENSTRUACIONEVE DHE AGJĖRIMI

Pyetje: Nėse menstruacionet ndėrpriten menjėherė pas agimit, d.m.th. pas hyrjes sė kohės sė namazit tė sabahut, a duhet ta agjėroj atė ditė? Nėse e agjėroj, a ėshtė i saktė agjėrimi im, apo duhet tė agjėroj njė herė tjetėr?

Pėrgjigje: Dijetarėt kanė rėnė dakort qė, nė kėtė rast, gruaja duhet tė agjėrojė njė ditė tjetėr pėr tė zėvendėsuar agjėrimin e asaj dite, ndėrsa pėrsa i pėrket agjėrimit tė pjesės sė mbetur tė ditės, ata kanė shfaqur dy mendime tė ndryshme:

1- Sipas mendimit mendimit tė parė, gruaja duhet tė agjėrojė pjesėn e mbetur tė ditės dhe nė tė njėjtėn kohė duhet ta kompesojė njė herė tjetėr agjėrimin e asaj dite.

2- Sipas mendimit tė dytė, ajo nuk duhet ta agjėrojė pjesėn e mbetur tė asaj dite, sepse agjėrimi i saj nuk ėshtė i saktė, pėr vetė faktin se nė kohėn e fillimit tė agjėrimit ajo nuk e ka pasur pėr detyrė agjėrimin e asaj dite. Meqenėse agjėrimi i saj nuk ėshtė i pranuar, atėherė vazhdimi i tij gjatė pjesės sė mbetur tė ditės ėshtė i pakuptimtė, sepse nė fillimin e kohės ajo e kishte tė ndaluar atė dhe nė tė njėjtėn kohė dihet fare mirė se pėrkufizimi i agjėrimit, nė aspektin fetar, ėshtė: Lėnia (pėr hir tė Allahut) e ushqimeve, pijeve dhe marrėdhėnieve seksuale nga agimi i ditės, deri nė perėndimin e diellit.

Siē shihet, mendimi i dytė ėshtė mė i saktė se i pari.

Ibn Uthejmin

 

24. DALJA E PIKAVE TĖ GJAKUT

Pyetje: A ėshtė i saktė agjėrimi i asaj gruaje, nga e cila rrjedhin sasi tė vogla pikash gjaku, gjatė gjithė muajit tė Ramazanit?

Pėrgjigje: Agjėrimi i saj ėshtė mė se i saktė, pasi kėto pika gjaku nuk janė prej gjakut tė menstruacioneve, por dalin prej enėve tė gjakut.

Sipas disa transmetimeve tė sakta, kur u pyet pėr kėtė gjė, Ali ibn Ebi Talib ka thėnė se rrjedhja e gjakut nė kėtė mėnyrė, ėshtė e ngjashme me rrjedhjen e gjakut nga hundėt, d.m.th. ky gjak nuk ėshtė prej menstruacioneve.

Ibn Uthejmin

 

25. LARJA PAS AGIMIT

Pyetje: Nėse menstruacionet apo lehonia ndėrpriten para agimit, d.m.th. para se tė hyjė koha e namazit tė sabahut, por gruaja nuk ka mundėsi tė lahet vetėm pas agimit, a ėshtė i saktė agjėrimi i saj?

Pėrgjigje: Agjėrimi i saj, nė tė dyja rastet, ėshtė i saktė, sepse rasti i saj ėshtė i ngjashėm me rastin e xhunubit, tė cilin mund ta zėrė ezani i sabahut pa u larė akoma. Allahu i Madhėruar thotė:

"E tani mund tė kryeni marrėdhėnie seksuale me gratė tuaja35 (gjatė netėve tė Ramazanit) dhe kėrkoni atė qė ka caktuar Allahu pėr ju. Hani e pini deri sa tė dallohet peu i bardhė (drita e mėngjesit) nga ai i ziu (errėsita e natės) nė agim." {2:187}

Pra, pėrderisa marrėdhėniet seksuale janė tė lejuara deri nė agim, sigurisht qė larja nuk mund tė bėhet vetėm pas agimit, d.m.th. pasi tė hyjė koha e namazit tė sabahut.

Po ashtu, Aishja thotė se:"Profeti (paqja qoftė mbi tė) gdhihej xhunub dhe agjėronte." Pra, Profeti (paqja qoftė mbi tė) lahej pas hyrjes sė kohės sė namazit tė sabahut.

Ibn Uthejmin

 

26. ARDHJA E MENSTRUACIONEVE DHE AGJĖRIMI

Pyetje: Nėse gruaja ndjen ardhjen e menstruacioneve, apo dhembjet e zakonshme pak para perėndimit tė diellit, mirėpo rrjedhja e gjakut fillon pas perėndimit tė tij, a ėshtė i saktė agjėrimi i saj?

Pėrgjigje: Nėse rrjedhja e gjakut fillon pas perėndimit tė diellit, atėherė agjėrimi i saj ėshtė i saktė, pavarėsisht nėse shenjat e ardhjes sė menstruacioneve apo dhembjet e zakonshme tė tyre fillojnė para perėndimit.

Ibn Uthejmin

 

27. GJAKU I MENSTRUACIONEVE

Pyetje: Nėse gruaja sheh se ėshtė duke i rrjedhur pak gjak, por nuk ėshtė e sigurtė nėse ėshtė gjak menstruacionesh, apo jo, a ėshtė i saktė agjėrimi i saj?

Pėrgjigje: Agjėrimi i saj ėshtė i saktė, sepse ajo konsiderohet e pastėr derisa tė sigurohet plotėsisht se gjaku i dalė ėshtė i menstruacioneve.

Ibn Uthejmin

 

29. NGRĖNIA GJATĖ RAMAZANIT

Pyetje: Ai lejohet gruas me menstruacione apo lehonė qė hajė e tė pijė gjatė muajit tė Ramazanit?

Pėrgjigje: Asaj i lejohet qė tė hajė e tė pijė lirisht, por nė tė njėjtėn kohė duhet tė ruhet qė tė mos e shohin fėmijėt e vegjėl, sepse ata nuk e kuptojnė kėtė gjė dhe mund tė mendojnė sė ajo po e prish agjėrimin pa asnjė shkak.

Ibn Uthejmin

 

FUNDI I MENSTRUACIONEVE

Pyetje: A duhet tė agjėrojė gruaja, nėse nė ditėt e fundit tė menstruacioneve tė saj, para pastrimit, nuk ėshtė shfaqur akoma shenja e pastrimit, sekrecioni i bardhė?

Pėrgjigje: Ky sekrecion nuk shfaqet tek tė gjitha gratė, ndaj ato gra qė nuk e kanė zakon tė shohin sekrecionin e bardhė,36 duhet tė agjėrojnė. Ndėrsa ato gra, tek tė cilat dalja e sekrecionit tė bardhė

ėshtė prej zakonit tė tyre, nuk duhet tė agjėrojnė derisa ta shohin atė.

Ibn Uthejmin

 

VONIMI I AGJĖRIMIT TĖ DITĖVE TĖ LĖNA GJATĖ RAMAZANIT

Pyetje: Ē'duhet tė bėjnė ato gra, tė cilat i zė Ramazani pa plotėsuar akoma agjėrimin e ditėve tė lėna nga Ramazani i kaluar?

Pėrgjigje: Kėto gra duhet tė pendohen sinqerisht pėr kėtė vepėr dhe tė kėrkojnė falje nga Allahu, sepse vonimi pa arsye i zėvendėsimit tė ditėve tė lėna, deri nė ardhjen e Ramazanit tjetėr, ėshtė kategorikisht i ndaluar. Aishja, e shoqja e Profetit, thotė:

"Nė disa raste, nuk kam pasur mundėsi qė t'i agjėroja ditėt e lėna nga Ramazani, pėrveēse nė Shaban."37

Sidoqoftė, ato duhet t'i zėvendėsojnė ditėt e lėna nga Ramazani i parė pas mbarimit tė Ramazanit tė dytė.

Ibn Uthejmin

 

KAPITULLI I XHENAZEVE

 

59. BURRI DHE GRUAJA MUND TA LAJNĖ NJĖRI-TJETRIN PAS VDEKJES

Pyetje: Kemi dėgjuar se pas vdekjes sė gruas, burrit tė saj nuk i lejohet qė ta shikojė apo ta lajė atė. A ėshtė e vėrtetė kjo gjė?

Pėrgjigje: Ėshtė e lejuar si pėr burrin ashtu dhe pėr gruan qė tė lajnė apo tė shikojnė njėri-tjetrin pas vdekjes, pasi ėshtė transmetuar se Esmaja bija e Umejsit ka larė burrin e saj, Ebu Bekrin, ndėrsa Fatimja, vajza e Profetit (paqja qoftė mbi tė), ka lėnė porosi qė, pas vdekjes, ta lajė i shoqi i saj, Aliu.

Ibn Bazi

 

60. PRITJA E NGUSHĖLLIMEVE

Pyetje: Nė vendin tonė ėshtė zakon qė tė mblidhen njerėzit nė shtėpinė e tė vdekurit, tre ditė rresht pas vdekjes sė tij, pėr tė lexuar disa pjesė tė caktuara nga Kurani. A ėshtė e lejueshme kjo gjė?

Pėrgjigje: Grumbullimi nė shtėpinė e tė vdekurit pėr tė ngrėnė, pėr tė lexuar Kuran, apo pėr t'u lutur pėr tė vdekurin nuk ėshtė i lejuar, pasi tė gjitha kėto veprime nuk bazohen nė asnjė argument tė saktė, ndaj do tė mjaftonte njė lexim i pėrciptė librave tė hadithit, pėr tė kuptuar se kėto zakone nuk kanė qenė tė njohura

nė kohėn e tre gjeneratave tė para tė muslimanėve. Profeti (paqja qoftė mbi tė) na ka mėsuar qė, nė tė tilla raste, muslimanėt duhet t'i bėjnė vizita e familjes sė tė vdekurit pėr tė ngushėlluar pjestarėt e saj e pėr t'iu lutur Allahut qė tė mėshirojė tė vdekurin e tė lehtėsojė dhembjen e tė afėrmėve tė tij.

Kur Profetit (paqja qoftė mbi tė) i erdhi lajmi i vrasjes sė djalit tė xhaxhait tė tij, Xhaferrit dhe dy udhėheqėsve tė tjerė nė njė nga betejat e zhvilluara midis muslimanėve dhe romakėve, Ai bėri lutje pėr ta dhe nuk i grumbulloi shokėt e tij e as nuk bėri drekė apo darkė, megjithėse ata ishin prej shove tė tij mė tė mirė. E njėjta gjė ndodhi edhe kur vdiq Ebu Bekri apo kur u vranė Uthmani dhe Aliu; shokėt e tyre nuk u mblodhėn nė njė ditė tė caktuar pas vdekjes sė tyre, pėr t'u lutur apo pėr tė lexuar Kuran pėr ta.

Ėshtė mirė qė tė afėrmit e familjes sė tė vdekurit ose fqinjėt, tė pėrgatisin ushqim pėr familjen e tij dhe t'ua dėrgojnė atyre, sepse kėshtu ka vepruar edhe Profeti (paqja qoftė mbi tė), i cili, kur i erdhi lajmi i vrasjes sė Xhaferrit, tha:

"Pėrgatisni ushqim pėr familjen e Xhaferrit, sepse ata tani janė tė zėnė me fatkeqėsinė e tyre."

Xherir Ibn Abdullah, njė prej shokėve tė Profetit, ka thėnė:"Grumbullimin tek familja e tė vdekurit dhe pregatitjen e ushqimit pas varrimit, e konsideronim tė ndaluar si vajtimin e tė vdekurit." Dihet fare mirė se vajtimi i tė vdekurit, d.m.th. qarja me zė tė lartė, ėshtė i ndaluar, pasi janė transmetuar hadithe tė saktė qė e ndalojnė kėtė gjė.38

Ibn Bazi

 

61. NGUSHĖLLIMET NUK KANĖ KOHĖ TĖ CAKTUAR

Pyetje: A konsiderohet si bidat39 caktimi i tre ditėve pėr ngushėllimin e familjes sė tė vdekurit?

Pėrgjigje: Ngushėllimi i tė afėrmėve tė tė vdekurit ėshtė sunet, pasi ai ndihmon nė lehtėsimin e dhembjes sė tyre dhe nuk ka ndryshim, nėse i vdekuri ėshtė foshnjė, apo i moshuar.

Fjalėt, me tė cilat ngushėllohet familja e tė vdekurit, nuk janė tė caktuara; nė tė tilla raste, nėse i vdekuri ėshtė musliman, mund tė thuhet:"Allahu jua lehtėsoftė dhembjen", "Allahu e mėshiroftė tė vdekurin" e tė tjera tė ngjashme me kėto. Nėse i vdekuri ėshtė jomusliman, atėherė nuk bėhet lutje pėr tė, por ngushėllohen vetėm tė afėrmit e tij muslimanė, nėse ka, me fjalėt e pėrmendura pak mė sipėr.

Koha apo ditėt e ngushėllimeve nuk janė tė caktuara. Ato mund tė bėhen nė ēdo kohė, megjithatė, sa mė shpejt tė bėhen, aq mė mirė ėshtė. Gjithashtu lejohet bėrja e ngushėllimeve, pas kalimit tė tre ditėve nga dita e vdekjes sė tė vdekurit pasi nuk ka ndonjė argument qė ta ndalojė kėtė gjė.

Ibn Bazi

 

62. VAJTIMI I TE VDEKURIT

Pyetje: Cili ėshtė vendimi i Islamit pėr ato gra, tė cilat, nė rast vdekjeje, vajtojnė me zė tė lartė dhe godasin fytyrėn me pėllėmbė?

Pėrgjigje: Goditja e fytyrės, grisja e rrobave dhe vajtimi nė raste vdekjesh janė tė ndaluara, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Nuk ėshtė prej nesh kush i bie fytyrės, gris rrobat dhe thėrret nė diēka qė i pėrket kohės sė injorancės (para Islamit)." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

"Unė jam i distancuar nga ato gra, tė cilat prej hidhėrimit vajtojnė me zė tė lartė, presin flokėt, apo grisin rrobat e tyre."

"Katėr gjėra nė popullin tim i pėrkasin kohės sė injorancės, ndaj nuk janė tė lejuara: mburrja me prejardhjen e familjes, sharja e prejardhjes sė dikujt, kėrkimi i shiut nėpėrmjet yjeve40 dhe vajtimi i tė vdekurit."

Pėr ato gra qė vajtojnė me zė tė lartė, Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Nėse ajo grua qė vajton nuk pendohet para se tė vdesė, do tė ringjallet Ditėn e Kijametit e veshur me njė fustan dhe kėmishė prej katrani." {Trans. Muslimi}

Detyra e muslimanėve ėshtė qė, nė raste fatkeqėsish, tė bėjnė durim, tė shpresojnė tek shpėrblimi qė ka pėrgatitur Allahu pėr ata qė durojnė dhe njėkohėsisht tė pendohen e tė largohen prej atyre gjėrave qė na ka ndaluar Profeti (paqja qoftė mbi tė).

Allahu i Madhėrur thotė:"Pėrgėzoji ata tė cilėt, kur u ndodh ndonjė fatkeqėsi, bėjnė durim dhe thonė: Tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi."{2:155}

Nė njė ajet tjetėr, Allahu i Madhėruar thotė pėr tė duruarit: "Atyre u takon bekimi dhe mėshira e Zotit tuaj e ata janė tė udhėzuarit." {2:156}

Ibn Bazi

 

KAPITULLI I ZEKATIT

 

63. DHĖNIA E ZEKATIT NGA DIKUSH TJETĖR

Pyetje: A lejohet qė burri im ta japė nė vendin tim zekatin e pasurisė sime,41 duke pasur parasysh se ėshtė ai ma ka dhėnė kėtė pasuri dhe a lejohet qė t'ia jap zekatin djalit tė motrės sime, i cili dėshiron tė martohet duke pasur parasysh se atij i ka vdekur i ati?

Pėrgjigje: Dhėnia e zekatit ėshtė detyrė, nėse pasuria jote arrin sasinė e caktuar.42 Eshtė e lejuar pėr burrin apo babain tėnd, apo pėr kėdo tjetėr qė, pasi tė marrė lejen tėnde, tė japė zekatin e pasurisė tėnde. Gjithashtu lejohet qė t'ia japėsh zekatin djalit tė motrės tėnde, nėse ai nuk ka mundėsi materiale pėr t'u martuar.

Ibn Bazi

 

64. DHĖNIA E ZEKATIT PĖR TĖ AFĖRMIT

 

Pyetje: A i lejohet muslimanit qė t'ia japė zekatin e pasurisė nėnės apo fėmijėve tė tij?

Pėrgjigje: Muslimanit nuk i lejohet qė t'ua japė zekatin prindėrve apo fėmijėve tė tij, pasi ai e ka pėr detyrė qė tė shpenzojė nga pasuria e tij pėr tė plotėsuar nevojat e tyre, nėse ėshtė nė gjendje ta bėjė kėtė gjė.

Ibn Bazi

 

KAPITULLI I MARTESĖS

 

65. MARTESA E MUSLIMANES ME NJĖ TE KRISHTERĖ

Pyetje: A lejohet martesa e njė tė krishteri me njė muslimane dhe, nėse lindin fėmijė, cilat janė dispozitat qė ka caktuar Islami, lidhur me kėtė gjė?

Pėrgjigje: Nėse njė i krishterė martohet me njė muslimane, martesa e tyre ėshtė e paligjshme. Allahu i Madhėruar thotė:

"Mos i martoni (vajzat tuaja me) idhujtarėt derisa tė besojnė." {2:221}

" ...As ato (besimtaret) nuk janė tė lejuara pėr ta (josbesimtarėt) dhe as ata nuk janė tė lejuar pėr to." {60:10}

Pra, nuk lejohet qė njė jobesimtar tė martohet me njė muslimane, por nėse ndodh njė gjė e tillė dhe ata e dinė qė kjo gjė ėshtė e ndaluar, atėherė fėmijėt marrin mbiemrin e nėnės, pasi konsiderohen tė paligjshėm. Nėse ata nuk e kanė ditur ndalimin e kėsaj martese, atėherė fėmijėt marrin mbiemrin e babait, ndėrsa martesa, ashtu si edhe nė rastin e parė, konsiderohet e paligjshme.

Nė tė tilla raste Shteti Islam e ka pėr detyrė qė tė ndėshkojė jobesimtarin, sepse ka kryer marrėdhėnie intime me njė grua muslimane, gjė e cila nuk ėshtė e lejuar. Nėse jobesimtari pranon Islamin, atėherė duhet tė pėrsėritet akti i martesės.

 

Ibn Bazi

66. SHIKIMI I BURRAVE TĖ HUAJ

Pyetje: A i lejohet gruas qė tė shikojė burrat, qoftė drejtpėrsėdrejti apo nėpėrmjet ekranit tė televizorit?

Pėrgjigje: Shikimi i burrave nga ana e grave, pa marrė parasysh nėse ndodh nėpėrmjet televizonit apo direkt, ndahet nė dy lloje:

1- Shikim me epsh dhe kėnaqėsi; ky shikim ėshtė i ndaluar, pasi dėmet e shkaktuara prej tij janė mė se tė njohura.

2- Shikim i thjeshtė, pa epsh; ky shikim, sipas mendimit mė tė saktė tė dijetarėve, ėshtė i lejuar, pasi janė transmetuar hadithe tė saktė, nė tė cilat thuhet se Aishja ėshtė ulur pas Profetit (paqja qoftė mbi tė) pėr tė parė etiopiasit, kur kėta tė fundit ishin duke bėrė gara me shtizat e tyre dhe Profeti (paqja qoftė mbi tė) nuk ia ndaloi kėtė gjė. {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Gjithashtu, gratė e shokėve tė Profetit kanė dalė nėpėr tregje dhe kanė shikuar burrat, megjithėse kanė qenė tė mbuluara.

Ibn Uthejmin

 

67. LETERKEMBIMI MIDIS DJEMVE DHE VAJZAVE

Pyetje: A lejohet letėrkėmbimi midis djemve dhe vajzave, nėse nuk pėrmban fjalė dashurie?

Pėrgjigje: Letėrkėmbimi midis djemve dhe vajzave ėshtė i ndaluar, pasi shejtani mundohet gjithmonė qė t'i mashtrojė njerėzit me mėnyra nga mė tė ndryshmet, me qėllim qė t'i bėjė ata tė anojnė nga njėri-tjetri edhe nėse ata nuk e kanė pėr qėllim njė gjė tė tillė.

Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka urdhėruar qė, kush dėgjon pėr shfaqjen e Dexhalit43, tė largohet sa mė shpejt prej tij, sepse ai person, vėrtet mund ta ketė besimin e fortė, mirėpo Dexhali, me kalimin e kohės, mund tė arrijė qė, me anėn e sprovave tė ndryshme, ta mashtrojė e ta bėjė jobesimtar. I njėjti rrezik ekziston edhe nė letėrkėmbimin midis djemve dhe vajzave, ndaj thamė nė fillim qė ai nuk ėshtė i lejueshėm edhe nėse nė tė tyre nuk ka fjalė dashurie.

Ibn Xhibrini

 

68. LIDHJET MIDIS TE FEJUARVE PARA MARTESĖS

Pyetje: A lejohen qė tė takohen dy tė rinjtė para martesės? Pėrgjigje: Lidhjet mes dy tė rinjve, pas bėrjes sė aktit tė martesės janė tė lejuara, pasi ata tė dy konsiderohen burrė e grua, pavarėsisht nėse e kanė bėrė dasmėn apo jo. Ndėrsa para bėrjes sė aktit tė martesės, atyre nuk u lejohet tė rrinė bashkė. Burrit nuk i le-johet qė tė ulet e tė bėjė muhabet me njė grua tė huaj, veēse nė praninė e njėrit prej tė afėrmėve tė saj, sepse Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Nuk lejohet qė njė burrė tė ulet vetėm pėr vetėm me njė grua, nėse nuk ndodhet me ta njėri prej tė afėrmėve tė saj. Nuk i lejohet gruas qė tė udhėtojė, nėse nuk ka me vete njė tė afėrm."

Ibn Uthejmin

 

69. NDĖPRERJA E SHTATĖZĖNISĖ

 

Pyetje: Kur i lejohet gruas qė tė pėrdorė kapsula pėr ndalimin shtatėzėnisė? A ekzistojnė argumente tė qarta apo mendime dijetarėsh qė flasin pėr "planifikimin familjar"? A i lejohet burrit qė tė derdhė spermėn jashtė mitrės sė gruas, gjatė kontaktit seksual, pa pasur ndonjė arsye tė veēantė?

Pėrgjigje: Muslimanėt duhet tė kujdesen qė numri i tyre tė shtohet sa mė tepėr, sepse kėshtu ka urdhėruar Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i cili thotė:

"Martohuni me ato gra tė cilat janė tė dashura me ju dhe lindin (shumė), sepse (Ditėn e Kijametit) unė do tė krenohem me numrin tuaj tė madh."

Sa mė i madh qė tė jetė numri i muslimanėve, aq mė krenarė dhe tė paprekshėm do tė jenė ata. Allahu i Madhėruar, duke pėrme-ndur mirėsitė e Tij ndaj izraelitėve, ndėrmjet tė tjerash, thotė:

"Dhe ju bėmė juve mė tepėr (se tė tjerėt) nė numėr." {17:6}

Ndėrsa nė njė ajet tjetėr, i cili i drejtohet popullit tė Shuajbit, thuhet: "Pėrkujtoni ditėn kur ishit tė pakėt nė numėr e mė pas Allahu ju shumoi."

Nė ditėt tona ndeshim herė pas here disa njerėz dritėshkurtėr, tė cilėt pėrpiqen tė provojnė se numri i madh i muslimanėve, ėshtė njė nga shkaktarėt kryesorė tė pėrhapjes sė varfėrisė dhe urisė nė Botėn Islame, si rrjedhojė, planifikimi familjar do tė ishte njė nga zgjidhjet mė origjinale dhe mė efikase pėr eleminimin e kėtij problemi. Ky pretendim nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė prej pėrpjekjeve tė armiqve tė Islamit, pėr t'u imponuar muslimanėve tė ashtuquajturat "metoda efikase" pėr zhdukjen e varfėrisė. Allahu i Madhėruar thotė:

"Allahu ėshtė ai qė furnizon ēdo krijesė nė tokė." {11:6}

Nėse muslimanėt do tė mbėshteteshin plotėsisht tek Allahu e do tė kishin besim tė patundur nė premtimin e bėrė nė ajetin e mėsipėrm, atėherė Allahu do t'ua lehtėsonte atyre jetesėn e do t'i furnizonte andej nga s'e prisnin.

Ndaj, nė bazė tė asaj qė permendėm mė sipėr, pėrdorimi i kapsulave qė ndalojnė shtatėzėninė, ėshtė i lejuar vetėm nėse plotėsohen dy kushte:

1- Gruaja duhet tė ketė nevojė pėr marrjen e kapsulave tė tilla, p.sh. nėse ėshtė e sėmurė apo e dobėt dhe shtatėzėnia e shpeshtė i bėn dėm, ose ka pengesa tė tjera e pengojnė qė tė mbetet shpesh shtatėzėnė.

2- Duhet tė marrė leje nga i shoqi, sepse edhe ai ka tė drejtė pėr tė pasur fėmijė. Gjithashtu, ajo duhet tė konsultohet me njė mjek specialist, pasi pėrdorimi i kėtyre kapsulave mund tė jetė i dėmshėm pėr shėndetin e saj.

Nėse plotėsohen kėto dy kushte, lejohet pėrdorimi i kapsula qė ndalojnė shtatėzėninė, mirėpo duhet tė mos harrojmė qė kjo gjė ves'duhet tė bėhet diēka e zakonshme, sepse kjo do tė thotė ndėrprerje e riprodhimit tė rracės njerėzore.

Pėr sa i pėrket pyetjes sė dytė, lidhur me planifikimin familjar, duhet tė kemi parasysh, se shtatėzėnia ėshtė nė dorė tė Allahut, ndaj nėse Ai ka vendosur pėr krijimin e njė embrioni, askush nuk mund tė bėjė asgjė pėr tė ndaluar Caktimin e Tij.44

Shkurtimisht mund tė themi se planifikimi familjar nuk ka asnjė bazė nė Islam, kurse ndalimi i shtatėzėnėsisė lejohet vetėm nėse plotėsohen kushtet e pėrmendura mė sipėr.

Pėrsa i pėrket pyetjes sė tretė, lidhur me ejakulimin e spermės jashtė mitrės sė gruas, sipas mendimit mė tė saktė tė dijetarėve, kjo gjė ėshtė e lejuar, pasi ėshtė transmeruar se Xhabir ibn Abdullah ka thėnė:

"Ne largoheshim (tėrhiqeshim) prej grave gjatė marrė-dhėnieve seksuale, nė kohėn kur Kurani vazhdonte akoma tė zbriste."45

Nėse kjo gjė do tė kishte qenė e ndaluar, Profeti (paqja qoftė mbi tė) do t'i kishte urdhėruar shokėt e tij qė tė mos bėnin atė. Gjithashtu, dijetarėt thonė se pėr derdhjen e spermės jashtė mitrės, burri duhet tė marrė edhe lejen e gruas, sepse edhe ajo ka tė drejtė pėr tė pasur fėmijė dhe nė tė njėjtėn kohė kjo gjė shkakton mosplotėsimin kėnaqėsisė sė saj, pasi femra arrin kėnaqėsinė e plotė pas derdhjes sė spermės.

Ibn Uthejmin

 

70. SHIKIMI I VENDEVE TE TURPSHME NGA DY BASHKĖSHORTET

Pyetje: A lejohet qė gruaja t'i shikojė tė gjitha pjesėt e trupit tė burrit tė saj dhe anasjelltas?

Pėrgjigje: Si burri, ashtu edhe gruaja e kanė tė lejuar qė tė shikojnė tė gjitha pjesėt e trupit tė njėri-tjetrit, sepse Allahu i Madhėruar thotė:

"...Dhe ata qė i ruhen marrėdhėnieve seksuale tė paligjshme, pėrveēse me gratė apo robėreshat e tyre. Nėse veprojnė kėshtu, ata nuk do tė akuzohen. Ndėrsa ata qė kėrkojnė mė tepėr se kjo gjė, i kanė kaluar kufijtė." {23: 5-7}

Ibn Uthejmin

 

 

71. AKTI I MARTESĖS GJATĖ MENSTRUACIONEVE

 

Pyetje: A konsiderohet i rregullt akti i martesės, nėse bėhet gjatė periudhės sė menstruacioneve?

Pėrgjigje: Akti i martesės, gjatė periudhės sė menstruacioneve, ėshtė i rregullt, sepse nuk ka ardhur ndonjė argument qė ta ndalojė kėtė gjė dhe dihet se nė esencė tė gjitha gjėrat janė tė lejuara, deri sa tė vijė njė argument qė tė provojė tė kundėrtėn.

Ajo qė duhet tė dimė nė kėtė rast, ėshtė ndryshimi midis aktit tė martesės gjatė menstruacioneve dhe divorcit gjatė menstruacioneve, sepse ky i fundit ėshtė i ndaluar rreptėsisht, pasi ėshtė transmetuar nė njė hadith tė saktė se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), kur morri vesh se Abdullahi, djali i Omerit, kishte ndarė gruan e vet gjatė menstruacioneve, e urdhėroi qė ta kthente pėrsėri dhe tė priste deri sa tė pastrohej, pastaj tė priste derisa t'i vinin menstruacionet e tjera, pastaj tė priste derisa tė pastrohej pėrsėri e, pas kėsaj, nėse dėshironte mund ta mbante ose ta ndante. Allahu i Madhėruar thotė:

"O ti Pejgamber, kur ti ndani gratė, ndajini ato nė "iddetin" e tyre (d.m.th. nė kohėn e pastėrtisė sė tyre) dhe mbaheni mend mirė kėtė kohė e kijeni frikė Allahun, Zotin tuaj. Mos i nxirrni ato prej shtėpive tė tyre dhe (nė tė njėjtėn kohė) ato nuk duhet tė dalin vetė, vetėm nėse bėjnė ndonjė vepėr tė keqe e tė qartė. Kėto janė kufijtė (dispozitat) e Allahut; e kush i cėnon kufijtė e Allahut, i ka bėrė vetvetes padrejtėsi." {65:1}

Pra, ndarja gruas kur ajo ėshtė me menstruacione, nuk ėshtė e lejuar. Nėse burri dėshiron qė ta ndajė gruan e tij, duhet tė presė deri sa tė kalojė periudha e pastėrtisė (periudha ndėrmjet dy menstruacioneve), gjatė sė cilės ai nuk ka kryer marrėdhėnie seksuale me tė shoqen, sepse me anėn e kėsaj mėnyre kuptohet nėse ajo ėshtė shtatėzėnė apo jo dhe, pasi tė merret vesh kjo gjė, ai mund ta ndajė gruan pas mbarimit tė menstruacioneve.

Shumė njerėz kujtojnė se ndarja e gruas shtatėzėnė nuk ėshtė e lejueshme, d.m.th. nuk ėshtė e saktė. Kjo gjė nuk ėshtė e vėrtetė, pasi ndarja e gruas, kur ajo ėshtė me barrė, ėshtė e lejueshme edhe nėse ka kryer kontakte seksuale me tė pak kohė para ndarjes. Ndėrsa pėrsa i pėrket gruas qė nuk ėshtė shtatėzėnė, nėse i shoqi kryen marrėdhėnie seksuale me tė pas pastrimit dhe mė pas dėshiron qė ta ndajė, ai duhet tė presė deri sa t'i vijnė asaj menstruacionet, sepse kėshtu mund tė merret vesh nėse ėshtė shtatėzėnė, apo jo. Allahu i Madhėruar thotė:

"E afati i pritjes sė shtatėzėnave (pėr t'u martuar pėrsėri pas ndarjes apo vdekjes sė tė shoqit) ėshtė derisa tė lindin." {65 :4}

Ky ajet ėshtė argument se ndarja e gruas shtatėzėnė ėshtė e saktė dhe e lejueshme.

Pak mė sipėr sqaruam se akti i martesės gjatė menstruacioneve ėshtė mė se i rregullt, megjithatė, pėr mendimin tim do tė ishte mė mirė qė burri mos tė ketė kontakte me tė shoqen, derisa ajo tė pastrohet, pasi mund tė mos e frenojė dot veten, sidomos nėse ėshtė djalė i ri e si pasojė mund tė kryejė marrėdhėnie seksuale nė vaginė, gjė e cila ėshtė e ndaluar gjatė menstruacio-neve.

Ibn Uthejmin

 

72. MARRĖDHĖNIET SEKSUALE NĖ VRIMĖN ANALE

 

Pyetje: Njė burrė kėrkoi nga gruaja tij qė tė kryente marrėdhėnie seksuale nė vrimėn anale. A ėshtė e lejueshme kjo gjė nė Islam?

 

Pėrgjigje: Kjo vepėr ėshtė e ndaluar, pasi transmetohet se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Eshtė i mallkuar ai qė kryen marrėdhėnie seksuale me gruan e tij nė vrimėn anale." {Trans. Ebu Davudi, Nesaiu dhe tė tjerė me sened tė fortė}

Ibn Bazi

 

73. DHENIA E DORĖS GRAVE TE HUAJA

Pyetje: Pse e ka ndaluar Islami pėrshėndetjen e grave tė huaja me dorė dhe a prishet abdesi nga kjo gjė?

Pėrgjigje: Prekja e lėkurės sė njė gruaje tė huaj mund tė bėhet shkak qė burri dhe gruaja tė anojnė nga njėri-tjetri, gjė e cila mund tė ēojė, me kalimin e kohės, nė kryerjen e gjėrave tė ndaluara, ndaj Islami, i cili gjithmonė mundohet ta luftojė tė keqen qė nė embrion, e ka ndaluar kėtė gjė nė mėnyrė qė t'i pakėsojė nė minimum rrugėt e mundshme qė mund tė shpien nė haram. Nėse arrijmė tė kuptojmė kėtė gjė, atėherė mund tė kuptojmė fare lehtė se pėrse i ka urdhėruar Allahu besimtarėt, qė tė ulin shikimin nėse shohin gjėra tė ndaluara.

Prekja e lėkurės sė gruas, pavarėsisht nėse ėshtė me epsh apo jo, nuk e prish abdesin, vetėm nėse kjo prekje bėhet shkak pėr daljen e spermės apo e medhi-ut.46 Me daljen e spermės, burri duhet tė lahet, ndėrsa me daljen e medhiut, mjafton qė tė marrė abdes dhe tė lajė organin.

Ibn Uthejmin

BASHKEJETESA MIDIS DY  BASHKESHORTEVE

  

74. MARRJA E PARAVE PA DIJENINE E BURRIT

Pyetje: Burri im nuk mė jep para tė mjaftueshme pėr plotėsimin e nevojave tė mija dhe fėmijėve tė mi, ndaj disa herė jam detyruar qė tė marr para prej tij, pa e vėnė nė dijeni. A kam marrė gjynahe nė kėtė rast?

Pėrgjigje: Nė tė tilla raste, ėshtė e lejueshme pėr gruan qė tė marrė nga pasuria e burrit, qoftė edhe pa lejen e tij, aq sa i nevojiten pėr plotėsimin e nevojave tė saj dhe fėmijėve tė saj, me kusht qė tė mos shpenzojė mė tepėr se ē'duhet. Transmetohet nga Aishja se njė grua erdhi tek Profeti (paqja qoftė mbi tė) dhe iu ankua:

"O i Dėrguari i Allahut, paratė qė mė jep burri im nuk janė tė mjaftueshme pėr mua dhe fėmijėt e mi." Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i tha: "Merr nga pasuria e tij, aq sa tė duhen pėr tė plotėsuar nevojat e tua dhe tė fėmijėve tė tu."

Ibn Bazi

 

75. NESE GRUAJA KESHILLON BURRIN

 

Pyetje: A merr gjynahe ajo grua e cila kėshillon burrin e saj qė tė falė namazin nė xhami, nėse ai zemėrohet nga kjo gjė, sepse Islami e urdhėron gruan qė t'i bindet burrit dhe tė mos e zemėrojė atė?

Pyetje: Ajo grua qė kėshillon burrin e saj, nėse ky i fundit bėn vepra tė ndaluara, si p.sh. mosfalja e namazit me xhemat, pirja e alkoolit, apo ndenjia deri natėn vonė jashtė shtėpisė etj, jo vetėm qė nuk merr gjynahe, por, pėrkundrazi, shpėrblehet pėr kėtė gjė. Vetėm se ajo duhet tė ketė parasysh qė tė zgjedhė kohėn dhe mėnyrėn mė tė pėrshtatshme pėr tė kėshilluar tė shoqin, pasi nė kėtė mėnyrė ka shumė tė ngjarė qė ai ta pranojė kėshillėn dhe tė pėrfitojė nga ajo.

Ibn Bazi

 

76. REFUZIMI I KĖRKESĖS SĖ BURRIT ME ARSYE

Pyetje: A merr gjynahe ajo grua, e cila, pėr shkak tė gjendjes sė saj shpirtėrore jo tė mirė, nuk pranon tė kryejė marrėdhėnie seksuale me tė shoqin?

Pėrgjigje: Gruaja e ka pėr detyrė qė t'ia plotėsojė dėshirėn tė shoqit, kur ai kėrkon prej saj qė tė kryejnė marrėdhėnie seksuale. Nėse ajo nuk ndihet mirė, qoftė nga ana shpirtėrore apo fizike, vetė i shoqi nuk duhet t'ia kėrkojė kėtė gjė, sepse mund tė jetė e dėmshme pėr tė. Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė:

"Nuk ėshtė e lejueshme qė dikush t'i bėjė dėm vetes apo tė tjerėve."

Ndaj, duhet qė burri ose tė mos e kėrkojė prej tė shoqes kėtė gjė, ose tė kėnaqet nė atė mėnyrė qė nuk e dėmton atė.

Ibn Uthejmin

 

KAPITULLI I DHĖNIES SĖ GJIRIT

 

77. DHĖNIA GJI PAS VITEVE TĖ PLEQĖRISĖ

Pyetje: Nėse njė grua e plakur i jep pėr tė pirė, mė tepėr se pesė herė, njė foshnjeje e cila nuk i ka mbushur 2 vjeē, a konsiderohet ajo si nėna e saj nga qumėshti dhe a ndalohet martesa mes dy familjeve?

Pėrgjigje: Grua nė fjalė, pavarėsisht se ėshtė nė moshė tė shkuar, konsiderohet si nėna e kėsaj foshnjeje nga qumėshti, pasi Allahu i Madhėruar, kur thotė:"...Dhe nėnat e tuaja qė ju kanė dhėnė gji."{4:23}, nuk bėn dallim midis grave tė reja apo tė moshuara. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Dhėnia e gjirit bėn tė ndaluar atė qė ndalojnė dhe lidhjet farefisnore."

Nėse gruaja nė fjalė ėshtė e martuar, burri saj konsiderohet si babai i fėmijės nga qumėshti. Nėse ajo nuk ėshtė e martuar, atėherė foshnja ka vetėm nėnė nga qumėshti e jo baba.

Mund tė ndodhė qė njė fėmijė tė ketė nėnė nga qumėshti e tė mos ketė baba, ashtu siē mund tė ndodhė qė tė ketė baba nga qumėshti e mos tė ketė nėnė.

Nė rastin e parė, gruaja, pasi i jep gji njė fėmije dy herė, ndahet nga i shoqi dhe, pas kalimit tė iddetit,47 martohet me njė burrė tjetėr dhe vazhdon t'i japė gji fėmijės sė vogėl derisa tė plotėsohen pesė herė. Kėshtu, kjo grua ėshtė nėna e fėmijės nga gjiri, sepse i ka dhėnė pėr tė pirė pesė herė, ndėrsa asnjėri nga dy burrat e saj nuk konsiderohet si baba i fėmijės nga qumėshti, sepse gruaja nuk i ka dhėnė fėmijės gji pesė herė, gjatė kohės kur ka qenė e martuar me secilin burrė veē e veē.

Nė rastin e dytė, njė burrė ėshtė i martuar me dy gra; njėra prej tyre i jep gji njė fėmije dy herė, ndėrsa tjetra tre herė. Nė kėtė rast fėmija ėshtė djali nga qumėshti i burrit nė fjalė, sepse ka pirė pesė herė nga qumėshti i dy grave tė tij, tė cilat nuk mund tė konsiderohen si nėna tė tij nga qumėshti, pasi asnjėra prej tyre nuk i ka dhėnė pėr tė pirė pesė herė.

Ibn Uthejmin

 

78. ATA JANE DAJALLARĖT E TU  NGA QUMĖSHTI

 

Pyetje: Nėna ime ka pirė qumėsht prej njė gruaje, burri i sė cilės ka qenė i martuar me dy gra. A janė fėmijėt e gruas sė dytė dajallarėt e mi nga qumėshti, apo jo?

Pėrgjigje: Gruaja qė i ka dhėnė gji nėnės sate, ėshtė gjyshja jote, ndėrsa burri i saj ėshtė gjyshi yt nga qumėshti. Fėmijėt e gruas sė dytė janė vėllezėrit e nėnės sate nga qumėshti, d.m.th. dajallarėt e tu, sepse babai i tyre ėshtė gjyshi yt nga qumėshti.

Ibn Xhibrini

    

KAPITULLI I NDARJES

 

79. KERKIMI I NDARJES

Pyetje: Burri im dėshiron tė martohet me njė grua tjetėr, por unė nuk pranoj, sepse, pėr mendimin tim, unė i kryej tė gjitha detyrimet ndaj tij, ndaj nuk ka pse tė martohet me njė tjetėr. Nėse ai insiston tė martohet, a mė lejohet mua qė tė kėrkoj ndarjen?

Pėrgjigje: Gruaja nuk ka tė drejtė qė ta ndalojė tė shoqin qė tė martohet pėr sė dyti, pavarėsisht nėse i kryen detyrimet e saja ndaj tij apo jo, sepse ai mund tė dėshirojė tė martohet pėr sė dyti qė tė ketė mė shumė fėmijė apo qė tė plotėsojė nevojėn e tij seksuale, pasi, njė grua mund tė mos i mjaftojė.

Sido qė tė jetė, gruas nuk i lejohet qė tė ndalojė tė shoqin tė martohet me njė tjetėr, mirėpo nėse ajo ka frikė se i shoqi mund t'i bėjė padrejtėsi ose mendon se nuk do tė jetė nė gjendje qė tė mirėkuptohet dhe bashkėjetojė me njė tjetėr, atėherė mund ta kėrkojė ndarjen, sepse kėrkimi i ndarjes nuk lejohet pa pasur njė arsye tė fortė.

Ibn Xhibrini

 

80. STERILITETI I BURRIT I LEJON GRUAS  KĖRKIMIN E DIVORCIT

Pyetje: Njė grua ėshtė martuar prej shumė kohėsh, por nuk ka pasur fėmijė. Pas kontrollit mjekėsor, u bė e qartė se burri i saj ishte steril dhe nuk mund tė bėnte fėmijė. A i lejohet asaj qė tė kėrkojė divorcin?

Pėrgjigje: Nė raste tė tilla, d.m.th. kur steriliteti ėshtė vetėm nga ana e burrit, gruaja ka tė drejtė qė tė kėrkojė divorcin. Nėse i shoqi nuk pranon qė ta ndajė, atėherė ajo mund t'i drejtohet gjykatėsit i cili ka tė drejtė qė ta prishė kėtė martesė, sepse gruaja ka tė drejtėn e saj pėr tė pasur fėmijė dhe dihet shumė mirė qė femrat janė shumė tė ndjeshme nė kėtė drejtim. Ky ėshtė mendimi mė i saktė i dijetarėve

Ibn Uthejmin

 

KAPITULLI I PRITJES DHE I MBAJTJES SE ZISE PER VDEKJEN E BURRIT

 

 81. MBAJTJA E ZISE PER VDEKJEN E BURRIT

 

Pyetje: Ē'duhet tė bėjė gruaja pas vdekjes sė tė shoqit? Pėrgjigje: Gruaja, sė cilės i ka vdekur burri, duhet tė bėjė gjėrat e mėposhtme:

1- Nuk duhet tė dalė nga shtėpia ku banonte nė kohėn kur i ka vdekur i shoqi, derisa tė plotėsohet afati i pritjes, e cila pėr gratė joshtatėzėna ėshtė katėr muaj e dhjetė ditė, ndėrsa pėr shtėtėzėnat mbaron mbas lindjes sė fėmijės. Allahu i Madhėruar thotė:

"... Ndėrsa pėr shatėzėnat, afati i pritjes ėshtė derisa tė lindin." {65:4}

Pra ajo nuk duhet tė dalė nga shtėpia, veēse nė rast nevoje: p.sh. pėr tė shkuar nė ambulancė apo pėr tė blerė ushqime, nėse nuk ka se kush t'ia kryejė kėtė gjė. Gjithashtu, asaj i lejohet tė dalė nėse prishet shtėpia ku banon apo nėse nuk ka njeri qė tė qėndrojė me tė dhe ajo ka frikė tė rrijė vetėm.

2- Duhet tė veshė rroba tė thjeshta, pa zbukurime. Nuk ka rėndėsi se ē'ngjyrė janė kėto rroba: tė zeza, tė gjelbra, tė kuqe apo ndonjė ngjyrė tjetėr, kryesorja ėshtė qė tė mos jenė tė zbukuruara, sepse kėshtu ka urdhėruar Profeti (paqja qoftė mbi tė).48

3- Nuk duhet tė pėrdorė asnjė lloj ere tė mirė, pėrveē nėse pastron gjakun e menstruacioneve, por edhe nė kėtė rast duhet tė pėrdorė sasi tė vogla. Gjithashtu, asaj i lejohet pėrdorimi i sapunit pėr t'u larė.

4- Nuk duhet tė lyejė sytė apo tė zbukurojė fytyrėn.

5- Nuk duhet tė vendosė zbukurime prej ari, argjendi apo diamanti, pa marrė parasysh nėse janė varėse, byzylykė, unaza etj.

Tė gjitha zakonet e tjera tė pėrhapura tek shumė njerėz (si p.sh. gruaja gjatė zisė nuk duhet tė flasė me askėnd, nuk duhet tė lahet mė tepėr se njė herė nė javė, nuk duhet tė ecė kėmbėzbathur nė shtėpi, nuk duhet tė dalė nė dritėn e hėnės etj.), nuk kanė asnjė bazė nė Islam. Asaj i lejohet t'i bėjė tė gjitha gjėrat e mėsipėrme, pasi nuk ka asnjė argument qė t'i ndalojė ato.

Nėse dikush dėshiron tė martohet me njė grua, e cila ėshtė nė pritje, atij i lejohet qė ta shprehė dėshirėn e tij tėrthorazi dhe jo direkt.49

Ibn Bazi

 

82. GRATE E MOSHUARA DUHET TE MBAJNE ZI

Pyetje: Pėrse duhet tė mbajnė zi gratė e shkuara nė moshė, kur dihet fare mirė qė ato nuk lindin fėmijė? Pėrse gratė shtatėzėna duhet tė presin derisa tė lindin qė tė mbarojė koha e zisė sė tyre, pasi me sa di unė, mbajtja e zisė bėhet me qėllim qė tė merret vesh nėse gruaja ėshtė shtatėzėnė apo jo.

Pėrgjigje: Gratė e moshuara, megjithėse nuk lindin fėmijė, duhet tė mbajnė zi njėsoj si gratė e reja, pra katėr muaj e dhjetė ditė, sepse nuk ka ardhur ndonjė argument qė t'i veēojė ato nga tė tjerat. Allahu i Madhėruar thotė:

"Dhe gratė e atyre qė vdesin prej jush, duhet tė presin katėr muaj e dhjetė ditė (para se tė martohen pėrsėri)." {2:234}

Lidhja bashkėshortore ėshtė njė nga lidhjet mė tė fuqishme dhe njėkohėsisht mė tė rėndėsishme pėr jetėn e individit dhe shoqėrisė; pėr kėtė arsye Islami e urdhėron femrėn, edhe nėse ėshtė e moshuar e nuk mund tė lindė fėmijė, qė tė mbajė zi nė shenjė respekti e nderimi pėr kėtė lidhje tė shenjtė dhe pėr kujtimin e shokut tė saj tė jetės dhe njėkohėsisht pėr tė shprehur dhembjen dhe hidhėrimin e shkaktuar nga humbja e tij. Nga sa pėrmendėm mė lartė mund tė kuptojmė se pėrse periudha e mbajtjes sė zisė pėr vdekjen e burrit, ėshtė shumė mė e gjatė se periudha e mbajtjes sė zisė pėr humbjen e prindėrve, fėmijėve apo dikujt tjetėr.

Pėr gratė shtatėzėna, afati i mbajtjes sė zisė mbaron pas lindjes sė fėmijės, pasi ajeti i mėposhtėm [ "...Pėr shtatėzėnat afati i pritjes ėshtė derisa tė lindin." {65:4} ], i veēon ato nga gratė e tjera, afati i pritjes pėr tė cilat pėrcaktohet nė ajetin e pėrmendur nė fillim tė pėrgjigjes. Nga ana tjetėr, foshnja qė ndodhet nė barkun e saj ėshtė i burrit tė parė, e nėse ajo do tė martohej pėrsėri, do tė ndodhte ajo qė ka ndaluar Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) nė hadithin e mėposhtėm:

"Ai musliman qė beson Allahun dhe Ditėn e Gjykimit, nuk duhet tė ujisė me ujin e tij tė mbjellurat e dikujt tjetėr."50 {Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibn Hibbani}

Nė mbyllje mund tė themi se detyra e ēdo muslimani ėshtė qė t'i zbatojė rregullat e Sheriatit Islam, pavarėsisht nėse ėshtė nė gjendje qė tė kuptojė qėllimin dhe shkakun vendosjes sė tyre, duke besuar qė pas ekzistencės dhe krijimit tė ēdo gjėje, fshihet Urtėsia dhe Dija e plotė e Allahut.

Komisioni i pėrhershėm

 

83. LARGIMI NGA SHTEPIA E BURRIT

Pyetje: A i lejohet gruas sė cilės i ka vdekur burri qė tė lėrė shtėpinė e burrit dhe tė jetojė nė shtėpinė e prindėrve tė saj, gjatė periudhės sė zisė, duke pasur parasysh qė nė vendin e tė shoqit ajo nuk ka asnjė tė afėrm?

Pėrgjigje: Nėse gruaja nuk ėshtė e sigurtė nė shtėpinė e burrit dhe frikėsohet pėr veten apo pėr nderin e saj, atėherė i lejohet qė tė largohet nga shtėpia e burrit dhe tė shkojė tek prindėrit e saj, apo nė ēfarėdolloj vendi ku mendon se ėshtė e sigurtė. Mirėpo nėse nė shtėpinė e tė shoqit nuk i kanoset asnjė rrezik, por thjesht dėshiron qė tė jetė afėr prindėrve tė saj, atėherė asaj nuk i lejohet qė tė largohet nga shtėpia e burrit, derisa tė mbarojė afati i mbajtjes sė zisė.

Komisioni i pėrhershėm

 

84. MBAJTJA E ZISĖ DHE VAZHDIMI I SHKOLLĖS

Pyetje: I shoqi i njė tė afėrmeje time vdiq nė kohėn kur ajo vazhdonte studimet nė vitin e katėrt. A i lejohet asaj qė tė dalė prej shtėpisė pėr tė ndjekur leksionet?

Pėrgjigje: Gruaja, sė cilės i ka vdekur i shoqi, duhet ta kalojė kohėn e pritjes nė shtėpinė ku jetonte nė kohėn qė ka vdekur ai. Ajo nuk duhet tė dalė prej saj vetėm nė rast nevoje dhe nė tė njėjtėn kohė nuk duhet tė vendosė erėra tė mira, nuk duhet tė lyejė sytė dhe nuk duhet tė veshė rroba me zbukurime.

Vajzės, pėr tė cilėn pyet pyetėsja, i lejohet qė tė dalė nga shtėpia pėr tė ndjekur leksionet, pasi ajo ka nevojė qė tė dėgjojė shpjegimin e mėsueseve pėr t'i kuptuar ato, por nė tė njėjtėn kohė duhet tė largohet prej atyre gjėrave qė tėrheqin vėmendjen e burrave.

Komisioni i pėrhershėm

 

85. VDEKJA E BURRIT PAS BERJES SE AKTIT TE MARTESES

Pyetje: I shoqi i njė tė afėrmeje time vdiq disa ditė pas bėrjes sė aktit tė martesės. A duhet tė mbajė zi kjo grua, duke pasur parasysh se nuk ka shkuar akoma nė shtėpinė e tij?

Pėrgjigje: Gruaja, burri i sė cilės vdes pas aktit tė martesės duhet tė mbajė zi si tė gjitha gratė e tjera, edhe nėse nuk e kanė bėrė akoma dasmėn, sepse, menjėherė pas aktit tė martesės, ajo konsiderohet si gruaja e tij. Allahu i Madhėruar thotė:

"Dhe gratė e atyre qė vdesin prej jush, duhet tė presin katėr muaj e dhjetė ditė (para se tė martohen pėrsėri)." {2 :234}

Po ashtu, nė njė hadith tė transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Gruas nuk i lejohet tė mbajė zi mė tepėr se tre ditė pėr ndonjė tė vdekur, pėrveēse pėr tė shoqin, pėr tė cilin duhet tė mbajė zi katėr muaj e dhjetė ditė."

Nė njė hadith tjetėr tė transmetuar nga Ahmedi, thuhet se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) urdhėroi njė grua, sė cilės i kishte vdekur burri pas aktit tė martesės, qė tė mbante zi pėr vdekjen e tij.

Komisioni i pėrhershėm

 

86. VESHJA E RROBAVE TĖ ZEZA NUK KA BAZĖ NE ISLAM

Pyetje: A lejohet veshja e rrobave tė zeza nė shenjė pikėllimi pėr vdekjen e ndokujt, sidomos nėse bėhet fjalė pėr vdekjen e burrit?

Pėrgjigje: Veshja e rrobave tė zeza, nė raste fatkeqėsish, ėshtė diēka e papėlqyeshmme dhe kotė, pasi nuk ka asnjė bazė nė Islam. Profeti (paqja qoftė mbi tė) na ka mėsuar qė nė tė tilla raste tė themi:

"Tė Allahut jemi dhe tek Ai do tė kthehemi. O Zot, mė shpėrble mua pėr kėtė tė keqe qė mė ka rėnė dhe ma zėvendėso me diēka mė tė mirė."

Nėse muslimani e thotė kėtė lutje me besim tė patundur tek Allahu dhe me shpresė tė plotė tek shpėrblimi i Tij, atėherė Ai do ta shpėrblejė atė dhe do t'ia kompesojė fatkeqėsinė me diēka mė tė mirė.

Ibn Uthejmini

 

 

KAPITULLI I BETIMEVE51 DHE I ZOTIMEVE

 

87. BETIMI ME EMRIN E ALLAHUT

Pyetje: Shpeshherė, gjatė bisedės, pėrsėris fjalėn "vallahi" (pėr Zotin). A konsiderohet kjo gjė si betim dhe ē'duhet tė bėj nėse nuk e kryej kėtė betim?

Pėrgjigje: Nėse njė muslimani i rritur betohet (thotė "vallahi") me qėllim qė tė pėrforcojė apo theksojė kryerjen apo lėnien e diēkaje, si p.sh. "Vallahi nuk do ta vizitoj filanin", ose "Vallahi do ta vizitoj filanin", apo shprehje tė tjerė tė ngjashme me kėto e mė pas nuk e pėrmbush atė betim, atėherė duhet tė bėjė njė nga gjėrat e mėposhtme:

1- Tė lėrojė njė skllav (meqenėse nė kohėn e sotme nuk ka skllevėr atėherė duhet tė kalojė tek pika tjetėr).

2- T'u japė pėr tė veshur apo pėr tė ngrėnė dhjetė tė varfėrve. Sasia e ushqimit me tė cilėn duhet tė ushqejė ēdo tė varfėr ėshtė rreth 1,5 kg nga ushqimi mė i pėrdorshėm atė vend, p.sh. oriz, hurma etj.52 Kurse pėr veshmbathjen e ēdo tė varfėri, ėshtė e mjaftueshme njė rrobė me tė cilėn lejohet falja e namazit, p.sh. njė palė pantallona dhe njė kėmishė, njė fustan qė mbulon gjithė trupin etj.

3- Nėse nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė asnjė nga gjėrat e mėsipėrme, atėherė duhet tė agjėrojė tre ditė.

Allahu i Madhėruar thotė: "Allahu nuk ju kėrkon llogari (dėnon) pėr betimet tuaja tė paqėllimta, por ju kėrkon llogari pėr ato gjėra pėr tė cilat jeni zotuar qėllimisht. E shlyerja tij (betimit tė thyer) ėshtė ushqimi i dhjetė tė varfėrve me ushqimin mesatar me tė cilin ushqeni familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose ēlirimi i njė skllavi. E kush nuk ka mundėsi, le tė agjėrojė tre ditė. Kjo ėshtė shlyerja e betimeve tuaja kur tė betoheni (d.m.th. kur t'i theni) dhe ruajini betimet tuaja (mos u betoni shpesh)." {5:89}

Pra, nėse dikush betohet pėr diēka pa pasur qėllim pėr t'u betuar, atėherė ky betim nuk konsiderohet prej atyre betimeve, pėr mosplotėsimin e tė cilėve duhet tė bėhet njė nga gjėrat e pėrmendura pak mė sipėr, pasi Allahu i Madhėruar thotė: "Allahu nuk ju kėrkon llogari pėr betimet tuaja tė paqėllimta."

Nėse betimi pėrsėritet mė shumė se njė herė pėr tė njėjtėn vepėr, atėherė mjafton njė shlyerje e vetme. Mirėpo nėse betimi pėrsėritet pėr veprime tė ndryshme, atėherė duhet tė bėhet shlyerje pėr secilin. Kėshtu p.sh. nėse dikush thotė "Vallahi nuk do ta vizitoj filanin", "Vallahi nuk do t'i flas filanit", "Vallahi do ta rrah filanin" dhe nuk e pėrmbush njėrin prej kėtyre betimeve, duhet tė shlyejė vetėm njė betim; nėse nuk pėrmbush asnjė, duhet t'i shlyejė tė tre veē e veē.

Ibn Bazi

 

88. BERJA E BESE PER TE KERKUAR DIĒKA NGA DIKUSH

Pyetje: Nėse kėrkoj diēka nga fėmijėt e mi, duke u bėrė be nė Allahun dhe ata nuk e plotėsojnė kėrkesėn time, a duhet ta shlyej kėtė betim?

Pėrgjigje: Nėse njė person i bėn be dikujt pėr tė kėrkuar prej tij qė tė bėjė apo tė lėrė diēka dhe ky i fundit nuk e kryen gjėnė e kėrkuar, atėherė personi qė ka bėrė be duhet ta shlyejė betimin e tij. Allahu i Madhėruar thotė:

"Allahu nuk ju kėrkon llogari (dėnon) pėr betimet tuaja tė paqėllimta, por ju kėrkon llogari pėr ato gjėra pėr tė cilat jeni zotuar qėllimisht. E shlyerja tij (betimit tė thyer) ėshtė ushqimi i dhjetė tė varfėrve me ushqimin mesatar me tė cilin ushqeni familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose ēlirimi i njė skllavi. E kush nuk ka mundėsi, le tė agjėrojė tre ditė. Kjo ėshtė shlyerja e betimeve tuaja kur tė betoheni (d.m.th. kur t'i theni) dhe ruajini betimet tuaja (mos u betoni shpesh)." {5:89}

Njė pikė tjetėr, tė cilėn do tė donim ta theksonim, ėshtė se ėshtė e lejueshme prishja e betimit nėse moszbatimi i tij ėshtė mė i dobishėm se pėrmbushja e tij.53 Nė kėtė rast duhet qė, pasi ta prishė betimin, ta shlyejė atė. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Nėse betohesh pėr diēka dhe mė vonė sheh se diēka tjetėr ėshtė mė e dobishme, atėherė bėj atė qė ėshtė mė e dobishme dhe shlyeje betimin tėnd." {Transmeton Buhariu dhe Muslimi}

Ibn Baz

 

89. MOSPLOTESIMI I ZOTIMIT

Pyetje: Njė grua shtatėzėnė u zotua qė do tė agjėronte njė vit rresht, nėse nuk do tė kishte komplikacione gjatė lindjes dhe nėse foshnja do tė rronte njė vit. Dhe me tė vėrtetė, Allahu i Madhėruar ia plotėsoi dėshirėn, mirėpo pas kėsaj asaj iu kujtua se nuk ėshtė nė gjendje tė agjėrojė pėr njė periudhė kaq tė gjatė. Ē'duhet tė bėjė nė kėtė rast?

Pėrgjigje: S'ka dyshim se pėrmbushja e zotimit pėr kryerjen e njė vepre tė mirė ėshtė adhurim, ndaj edhe Allahu i Madhėruar i ka lavdėruar ata qė i ēojnė nė vend zotimet e tyre:

"...Ata janė prej atyre qė i plotėsojnė zotimet e tyre dhe i frikėsohen njė dite, sherri i sė cilės ėshtė shumė i madh." {76:7}

Ndėrsa Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė nė njė hadith tė saktė: "Kush zotohet qė t'i bindet Allahut le ta plotėsojė zotimin e tij; kush zotohet qė tė bėjė njė gjynah, le tė mos e bėjė atė."

Nė njė hadith tjetėr transmetohet se njė prej shokėve tė Profetit (paqja qoftė mbi tė) ishte zotuar qė tė therrte njė deve nė njė vend tė quajtur Beuane. Kur ia tregoi kėtė gjė Profetit (paqja qoftė mbi tė), ai e pyeti: "A adhurohet nė atė vend ndonjė prej idhujve kohės sė injorancės?" Burri iu pėrgjigj qė jo. Profeti e pyeti pėr sė dyti: "A festohet aty ndonjė prej festave tė idhujtarėve?" Ai iu pėrgjigj qė jo. Atėherė Profeti (paqja qoftė mbi tė) i tha: "Plotėsoje zotimin tėnd, pasi mosplotėsimi i zotimit lejohet (vetėm nė dy raste): nėse ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Allahut, apo nėse ėshtė pėr diēka e cila nuk ėshtė nė dorė tė njeriut."

Agjėrimi i njė viti rresht ėshtė, deri diku, i ngjashėm me agjėrimin e pėrhershėm, i cili ėshtė i papėlqyeshėm (mekruh), sepse nė njė hadith tė transmetuar nga Buhariu nė pėrmbledhjen e tij, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) thotė:

"Ai qė agjėron gjatė gjithė kohės, as ka agjėruar e as ka ngrėnė (d.m.th. nuk merr sevape nga ai agjėrim)."

Nga ana tjetėr, s'ka dyshim se veprat e papėlqyeshme (mekruh) konsiderohen si gjynahe, ndaj gruaja nė fjalė nuk duhet ta

plotėsojė zotimin e saj. Ibnu Tejmije thotė: "Nėse dikush zotohet pėr kryerjen e njė adhurimi tė papėlqyeshėm (mekruh), si p.sh. falja gjatė gjithė natės ose agjėrimi i gjithė vitit, atėherė plotėsimi i kėtij zotimi nuk ėshtė i detyrueshėm."

Duke u bazuar nė ē'ka thamė mė sipėr, pyetėsja duhet ta shlyejė betimin e thyer. Ajo duhet tė ushqejė dhjetė tė varfėr (pėr ēdo tė varfėr 1.5 kg ushqim nga ushqimi i zakonshėm i atij vendi). Nėse nuk ka mundėsi, duhet tė agjėrojė tre ditė rresht.

Komisioni i pėrhershėm

 

90. U ZOTUA QĖ TĖ THERRĖ NJĖ DEVE DHE TĖ MOS HAJĖ NGA MISHI I SAJ

Pyetje: Njė grua bashkė me fėmijėt e saj u sėmurėn nga njė sėmundje e rėndė, si pasojė e sė cilės vdiq njėri prej tyre. Gjatė kohės sė qėndrimit nė spital, ajo nuk e dinte nėse fėmijėt e saj ishin tė gjallė apo tė vdekur, ndaj u zotua se, nėse do t'i gjente gjallė, do tė agjėronte njė muaj dhe do tė therrte njė deve e nuk do tė hante nga mishi i saj. Pasi u kthye nė shtėpi dhe i gjeti fėmijėt shėndoshė e mirė, ajo agjėroi njė muaj dhe therri njė deve, mirėpo hėngri pak nga mishi i saj. Ē'duhet tė bėjė ajo nė kėtė rast? A duhet tė therrė njė deve tjetėr?

Pėrgjigje: Meqenėse kjo grua ėshtė zotuar qė tė therrė njė deve dhe ta ndajė si lėmoshė pėr hir tė Allahut, atėherė ajo ėshtė e detyruar qė ta plotėsojė kėtė zotim, pasi zotimi i saj ėshtė pėr njė vepėr tė mirė. Meqė ka ngrėnė nga mishi i saj, ajo duhet tė blejė aq mish sa ka ngrėnė dhe t'ua ndajė tė varfėrve e nuk ka pse tė therrė njė deve tjetėr. Pas kėsaj, ajo konsiderohet se e ka pėrmbushur zotimin e saj ashtu siē duhet.

Ibn Xhibrini

 

91. ZOTIMI ĖSHTĖ I PAPELQYESHĖM NDĖRSA PLOTĖSIMI I TIJ ĖSHTĖ I DETYRUESHĖM

Pyetje: Cili ėshtė qėndrimi i Islamit nė lidhje me zotimet dhe a merr gjynahe ai person nėse nuk i ēon nė vend ato?

Pėrgjigje: Zotimet, sipas Sheriatit Islam, janė tė papėlqyeshme (mekruh), sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) i ka ndaluar ato: "Zotimi nuk sjell ndonjė tė mirė; atė e bėjnė vetėm kopracėt." Disa njerėz, kur u ndodh njė fatkeqėsi, zotohen qė do tė japin lėmoshė apo do tė presin kurban pėr hir tė Allahut, nėse Ai ua largon atė fatkeqėsi. Pas kalimit tė kėsaj fatkeqėsie, ata fillojnė tė mendojnė se Allahu nuk do ta kishte larguar atė po tė mos ishin zotuar; pėr kėtė arsye Profeti (paqja qoftė mbi tė) na paralajmėron, nė hadithin e mėsipėrm, se zotimi nuk ndryshon asgjė nga Caktimi i Allahut dhe se shembulli i atij qė zotohet ėshtė si shembulli i kopracit, sepse po tė mos ishte zotuar, ai nuk do jepte gjė pėr hir tė Allahut.

Megjithėse zotimi ėshtė i papėlqyeshėm (mekruh), plotėsimi i tij ėshtė detyrė (vaxhib), nėse vepra, pėr tė cilėn zotohet, ėshtė adhurim, si p.sh. zotimi pėr t'u falur, pėr tė agjėruar, pėr tė dhėnė lėmoshė etj.

N.q.s. vepra pėr tė cilėn zotohet ėshtė diēka e ndaluar, si p.sh. vrasja e dikujt, pirja e alkoolit etj., atėherė nuk lejohet plotėsimi i zotimit, por nė vend tė tij duhet tė bėhet shlyerja e thyerjes sė betimit, d.m.th. duhet tė ushqejė dhjetė tė varfėr apo tė agjėrojė tre ditė.

Nėse vepra pėr tė cilėn ėshtė zotuar ėshtė diēka e lejuar, si p.sh. pirja e ujit, ngrėnia e bukės, biseda me dikė etj, atėherė atij i lejohet tė zgjedhė midis ēuarjes nė vend tė zotimit tė tij dhe shlyerjes sė thyerjes sė betimit.

Ibn Xhibrini

 

92. NDRYSHIMI I ZOTIMIT

Pyetje: Nėse dikush zotohet se do t'i japė dikujt njė sasi tė hollash e mė pas gjen njė person tjetėr, i cili ėshtė mė nevojtar se i pari, ai i lejohet atij qė ta ndyshojė zotimin e tij?

Pėrgjigje: Para se t'i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje, dėshiroj qė tė bėj njė hyrje tė shkurtėr lidhur me kėtė temė:

Bėrja e zotimeve, nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė e pėlqyeshme, sepse Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) e ka ndaluar kėtė gjė:

"Zotimi nuk sjell ndonjė tė mirė; atė e bėjnė vetėm kopracėt."

Shumė njerėz, kur sėmuren apo kur humbasin diēka, zotohen se n.q.s. Allahu do t'i shėrojė apo do t'i ndihmojė qė tė gjejnė sendin e humbur, do tė agjėrojnė, do tė falen, do tė japin lėmoshė etj. etj... Nėse ky njeri shėrohet ose e gjen sendin e humbur, kjo nuk do tė thotė se shkaku i shėrimit apo i gjetjes sė sendit tė humbur ėshtė zotimi i bėrė prej tij, sepse Allahu i Madhėruar ėshtė Bujar dhe nuk ka nevojė pėr zotimin e njeriut qė t'u pėrgjigjet lutjeve sė tij. Ndaj muslimanėt nuk duhet tė mbėshteten tek zotimet e tyre, por duhet t'i drejtohen Allahut pėr ēdo nevojė tė tyre, me sinqeritet dhe me besim tė plotė tek Ai, pa pasur nevojė qė tė bėjnė zotime tė kota.

Nga ana tjetėr, nuk janė tė pakta rastet kur shumė prej atyre qė zotohen, pasi Allahu ua plotėson lutjen, nuk i vėnė shumė rėndėsi pėrmbushjes sė zotimeve tė tyre, por i lėnė pas dore. Kjo gjė ėshtė shumė e rrezikshme, sepse Allahu i Madhėruar thotė pėr kėta njerėz:

"Ka prej tyre qė i premtojnė Allahut se, nėse u jep prej tė mirave tė Tij, do tė japin lėmoshė dhe do tė jenė prej njerėzve tė devotshėm. E, kur Ai u dha prej tė mirave tė Tij, u treguan kopracė dhe i kthyen shpinėn (tė vėrtetės). (E si shpėrblim tė punės sė tyre tė keqe) Allahu futi nė zemrat e tyre hipokrizinė deri nė Ditėn (e Kijametit) kur do ta takojnė Atė, sepse ata e thyen premtimin qė i patėn dhėnė Allahut dhe u treguan gėnjeshtarė." {9:65}

Tani le t'i kthehemi pyetjes sė pyetėses; nėse njė njeri zotohet pėr diēka tė caktuar dhe mė pas sheh se pėrmbushja e tij nė njė vend tjetėr ėshtė mė e mirė dhe mė e dobishme, atėherė i lejohet qė ta ndryshojė zotimin e tij, sepse, siē transmetohet nė njė hadith tė saktė, njė njeri erdhi tek Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe i tha:

"O i Dėrguari i Allahut, unė jam zotuar qė, nėse Allahu do ta ēlironte Meken prej idhujtarėve, do tė falesha nė xhaminė e Kudsit (Jeruzalem)." Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ia ktheu: "Falu kėtu (d.m.th. nė Meke)!" Ai i pėrsėriti pėr sė dyti fjalėt e tij, por Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i dha tė njėjtėn pėrgjigje. Ai i pėrsėriti fjalėt e tij pėr sė treti; atėherė Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i tha: "Bėj si tė duash."

Ky hadith ėshtė njė argument i qartė qė tregon se ėshtė i lejuar ndėrrimi i zotimit me diēka mė tė mirė se gjėja pėr tė cilėn ėshtė zotuar nė fillim.

Ibn Uthejmini

 

93. SASIA E USHQIMIT PĖR SHLYERJEN E BETIMIT

Pyetje: Dimė se pėr tė shlyer betimin e thyer duhet tė ushqehen dhjetė tė varfėr. Pyetja ėshtė: Sa ėshtė sasia e ushqimit qė duhet t'u jepet kėtyre dhjetė tė varfėrve dhe nga cili lloj?

Pėrgjigje: Shlyerja e betimit tė thyer ėshtė ēlirimi i njė skllavi, ose ushqimi i dhjetė tė varfėrve, ose veshja e tyre; kush nuk ka mundėsi qė tė bėjė njėrėn prej tyre, duhet tė agjėrojė tre ditė.

Ushqimi duhet tė jetė prej ushqimit mesatar nga i familjes sė atij qė ka bėrė benė, me njė fjalė tė varfėrit mund tė hanė tek ai njė vakt, qoftė drekė apo darkė, derisa tė ngopen, ose tė marin aq ushqim sa u mjafton pėr atė natė. Sasia e ushqimit ėshtė afėrsisht rreth 1.5 kg oriz apo diēka tjetėr e ngjashme me tė. Pėrsa i pėrket veshmbathjes, duhet t'u jepet aq sa u mjafton pėr t'u falur.

Ibn Xhibrini

 

94. SHOQĖRIMI I BETIMIT ME THĖNIEN INSHALLAH

Pyetje: A mund tė mė sqaroni kuptimin e hadithit tė transmetuar nga Ibn Umeri, nė tė cilin Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) thotė: "Kush betohet dhe thotė "inshallah" (nėse dėshiron Allahu), atėherė nuk e thyen betimin e tij (edhe nėse nuk e bėn atė vepėr)."?

Pėrgjigje: Nga ky hadith kuptojmė se nėse dikush betohet pėr diēka dhe thotė "inshallah", e pastaj nuk e kryen gjėnė pėr tė cilėn ėshtė betuar, nuk e ka pėr detyrė qė ta shlyejė betimin e tij: p.sh. nėse dikush thotė: "Pėr Zotin, nuk do ta bėj kėtė gjė, inshallah" dhe pastaj e bėn atė vepėr, nuk duhet tė shlyejė, sepse ka thėnė 'inshallah'. Ndaj ėshtė mė mirė pėr atė qė betohet qė tė thotė 'inshallah', pasi nė kėtė mėnyrė edhe nėse nuk e plotėson betimin, nuk e ka pėr detyrė qė ta shlyejė atė.

Njė dobi tjetėr e thėnies 'inshallah' ėshtė se ajo ia lehtėson muslimanit realizimin e veprės pėr tė cilėn ėshtė betuar, sepse nė kėtė mėnyrė ai mbėshtetet tek Allahu i Madhėruar, i cili thotė:

"Kush mbėshtetet tek Allahu, (le ta dijė se) Ai i mjafton (pėr gjithēka). Me tė vėrtetė, Allahu do ta pėrmbushė qėllimin e Tij. Ai ka vendosur pėr tė gjitha gjėrat njė masė tė caktuar." {65:3}

Ibn Uthejmini

 

 

KAPITULLI I MBULESĖS VESHJES DHE ZBUKURIMIT

 

95. ZBULIMI I GRUAS PARA TĖ AFĖRMĖVE TĖ BURRIT TĖ SAJ DHE FJETJA E DJALIT ME NĖNĖN APO MOTRĖN E TIJ

Pyetje: A ėshtė e lejueshme qė gruaja tė zbulohet para vėllezėrve apo kushėrijve tė burrit tė saj dhe a lejohet qė tė flejė djali me nėnėn ose motrėn e tij, pasi ka arritur moshėn e pjekurisė seksuale?

Pėrgjigje: Sė pari: Nuk i lejohet gruas qė tė zbulohet para vėllezėrve apo kushėrijve tė burrit tė saj, edhe nėse ata janė njerėz tė mirė dhe tė devotshėm, sepse Allahu i Madhėruar i ka pėrcaktuar ata meshkuj, para tė cilėve i lejohet gruas qė tė zbulohet; vėllezėrit e burrit tė saj nuk janė prej tyre:

"Ato nuk duhet t'ua shfaqin bukurinė e tyre, askujt tjetėr pėrveēse burrave tė tyre, baballarėve tė tyre, baballarėve tė burrave tė tyre, djemve tė tyre, djemve tė burrave tė tyre, vėllezėrve tė tyre, djemve tė vėllezėrve tė tyre, djemve tė motrave tė tyre, grave tė tyre, robėreshave qė kanė nė pronėsinė e tyre, shėrbėtorėve meshkuj tė cilėt nuk ndjejnė nevojė pėr femra, apo fėmijėve qė nuk e kanė arritur moshėn e pjekurisė." {24: 31}

Nė ajetin e mėsipėrm, Allahu i Madhėruar nuk ka bėrė dallim mes tė devotshmėve dhe jo tė devotshėme, me qėllim qė tė ruhet nderi i muslimanėve dhe tė bllokohen tė gjitha rrugėt qė tė shpien nga e keqja dhe imoraliteti. Njė herė, kur u pyet pėr vėllain e burrit, Profeti (paqja qoftė mbi tė) tha: "Vėllai i burrit ėshtė si vdekja."54

Sė dyti, fėmijėt meshkuj kur hyjnė nė moshėn e pjekurisė, d.m.th kur tė mbushin 10 vjeē ose pak mė tepėr, nuk duhet tė lihen tė flenė me nėnėn ose motrat e tyre nė tė njėjtin krevat, pasi nė kėtė mėnyrė mbyllen rrugėt e sė keqes dhe mėnjanohen pasojat e paparashikueshme qė mund vijnė prej kėsaj gjėje. Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Urdhėrojini fėmijėt qė tė falin namazin, kur tė mbushin 7 vjeē dhe rrihini (nga pak, nėse nuk falen nė rregullisht ) pasi tė mbushin 10 vjeē e ndajini nė shtrat (nė kėtė moshė)."

Gjithashtu, Allahu i Madhėruar ka urdhėruar qė fėmijėt, tė cilėt nuk e kanė arritur akoma moshėn e pjekurisė seksuale, tė kėrkojnė leje pėr tė hyrė nė dhomė, nė tre kohė tė caktuara:

"O ju qė keni besuar! Fėmijėt qė nuk kanė mbushur akoma moshėn e pjekurisė seksuale dhe skllevėrit tuaj duhet tė kėrkojnė leje (pėr tė hyrė) prej jush nė tre kohė: para namazit tė sabahut, kur tė hiqni rrobat tuaja nė drekė dhe pas namazit tė jacisė. Kėto tre kohė janė aurete (kohė nė tė cilat ju duhet tė jeni tė kujdesshėm) pėr ju. Nuk bėni gjynah as ju e as ata, nėse hyjnė nė kohėra tė tjera (pa leje), sepse ju rroni bashkė me njėri tjetrin (nė tė njėjtėj shtėpi). Kėshtu jua sqaron Allahu argumentet. Allahu ėshtė i Ditur, i Menēur." {24:58}

Ndėrsa fėmijėt qė e kanė mbushur moshėn e pjekurisė seksuale, duhet tė kėrkojnė leje nė ēdo kohė, sepse Allahu i Madhėruar thotė:

"Kur tė arrijnė fėmijėt tuaj pjekurinė, duhet tė kėrkojnė leje ashtu siē kėrkojnė leje edhe ata qė janė mė tė mėdhenj (nė moshė). Kėshtu jua sqaron Allahu argumentet e Tij. Allahu ėshtė i Ditur, I Urtė." {24:59}

Fėmijėt qė s'i kanė mbushur dhjetė vjeē mund tė flenė me nėnat apo motrat e tyre nė tė njėjtin shtrat, sepse ata nuk e kanė mbushur moshėn e pjekurisė dhe nė tė njėjtėn kohė kanė nevojė pėr kujdesin e mė tė mėdhenjve. Gjithashtu, edhe tė rriturit e tė dy sekseve mund tė flenė nė tė njėjtėn dhomė, por nė krevate tė ndryshme, nėse dihet me siguri qė kjo gjė nuk mund tė shkaktojė probleme.

Komisioni i pėrhershėm

 

96. PĖRSHĖNDETJA E BURRAVE ME DORĖ

Pyetje: A lejohet qė gruaja t'u japė dorėn burrave tė huaj, duke pasur parasysh qė mosdhėnia e saj mund tė bėhet shkak qė t'u mbetet hatri tė tjerėve dhe mund tė interpretohet nė mėnyra tė ndryshme?

Pėrgjigje: Pėrshėndetja e grave tė huaja me dorė nuk ėshtė e lejuar, sepse Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), kur u mori besėn grave, tha: "Unė nuk i pėrshėndes gratė me dorė."

Ndėrsa Aishja, e shoqja e Profetit, thotė:"Vallahi, dora e Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė) nuk ka prekur asnjėherė dorėn e njė gruaje tė huaj. Kur i jepnin besėn, ia jepnin vetėm me fjalė."

Allahu i Madhėruar thotė: "Ju keni shembullin mė tė mirė tek i Dėrguari e Allahut, pėr atė qė shpreson tek Allahu dhe tek Dita e Fundit (Gjykimit) dhe e pėrmend Allahun shumė." {33:21}

Pėrshėndetja e grave me dorė mund tė sjellė pasoja tė rrezikshme dhe padėshirueshme, pasi nė shumė raste ajo ėshtė hapi i parė drejt sė keqes, ndaj, pėr kėtė arsye thamė nė fillim se nuk ėshtė e lejuar.

Ndėrsa pėrshėndetja vetėm me gojė, pa fjalė bukura apo tė dyshimta, ėshtė e lejuar, sepse Allahu i Madhėruar thotė:

"O ju gratė e Profetit! Ju nuk jeni si gratė e tjera, nėse jeni tė devotshme. Mos e zbukuroni zėrin kur flitni (me burrat e huaj) nė mėnyrė qė tė mos u jepni shkas atyre, zemrat e tė cilėve janė tė sėmura (pėr shkak tė hipokrizisė dhe epsheve), qė tė anojnė nga ju." {33:32}

Gratė e sahabeve, kur vinin tek Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) pėr t'i bėrė pyetje rreth problemeve dhe shqetėsimeve tė tyre, e pėshėndesnin atė duke i dhėnė selam, pa i dhėnė dorėn; kėshtu vepronin edhe kur pyesnin shokėt e Tij.

Ibn Bazi

 

98. PRERJA E FLOKĖVE

Pyetje: A i lejohet gruas qė tė presė flokėt e saj?

Pėrgjigje: Shkurtimi i flokėve pėr gratė ėshtė i lejuar, sepse argumentet e transmetuara ndalojnė rruajtjen e flokėve dhe jo shkurtimin e tyre. Ndėrsa pėrsa i pėrket mėnyrės sė shkurtimit, gruaja ėshtė e lirė qė t'i presė flokėt e saj si tė dėshirojė, rėndėsi ka qė tė jenė tė prera mirė, nė mėnyrė qė t'i pėlqejė i shoqi dhe tė mos ngjasojnė me mėnyrėn e prerjes sė flokėve tė jobesimtareve.55

Nga ana tjetėr, larja dhe krehja e flokėve tė gjatė mund t'i nxjerrin probleme gruas, ndaj shkurtimi i tyre ėshtė i nevojshėm. Ndėrsa rruajtja e flokėve nuk ėshtė e lejueshme, vetėm nėse gruaja detyrohet ta bėjė kėtė gjė, pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje.

Ibn Bazi

 

99. HEQJA E VETULLAVE, ZGJATJA E THONJVE DHE LYERJA E TYRE ME MANIKYR

Pyetje: A lejohet heqja e qimeve tė tepėrta nė vetulla dhe a lejohet zgjatja e thonjve dhe lyerja e tyre me manikyr, duke pasur parasysh se unė i lyej ato pasi marr abdes dhe i mbaj kėshtu pėr 24 orė e pastaj e heq manikyrin me solucione speciale?

Pėrgjigje: 1- Heqja apo rrallimi i vetullave nuk ėshtė e lejueshme, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) i ka mallkuar ato gra qė heqin vetullat e veta apo tė tė tjerave.

2- Zgjatja e thonjve ėshtė nė kundėrshtim me sunnetin, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Pesė gjėra janė prej fitres56: bėrja synet, heqja e qimeve prej pjesėve tė turpshme, shkurtimi i mustaqeve, heqja e qimeve tė sqetullave dhe shkurtimi i thonjve."

Mosprerja e thonjve mė tepėr se dyzet ditė, nuk ėshtė e lejuar, sepse Enesi thotė: "Profeti (paqja qoftė mbi tė) na ka caktuar qė tė mos e lėmė mė shumė se 40 ditė shkurtimin e mustaqeve, prerjen e thonjve dhe heqjen e qimeve nga sqetullat dhe vendet e turpshme." Nga ana tjetėr thonjtė e gjatė janė njė nga veēoritė karakteristike tė kafshėve si edhe tė disa jobesimtarėve.

Kurse pėrsa i pėrket lyerjes sė thonjve, e mira e tė mirave ėshtė qė tė lihet kjo gjė. Gjatė abdesit duhet tė hiqet manikyri, sepse ai pengon depėrtimin e ujit deri nė thua.

Ibn Bazi

 

100. ZBULIMI I FLOKĖVE PARA GRAVE JOBESIMTARE

Pyetje: A i lejohet gruas muslimane qė tė zbulojė flokėt e saj para njė gruaje jobesimtare, sidomos kur dihet qė ajo mund t'ua pėrshkruajė atė tė afėrmėve tė saj meshkuj, tė cilėt nuk janė muslimanė?

Pėrgjigje: Pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė nė varėsi tė komentimit tė ajetit tė mėposhtėm, pasi dijetarėt janė ndarė nė dy grupe, nė lidhje me kėtė ēėshtje: "Thuaju (o Muhamed) grave besimtare qė tė ulin shikimin e tyre, tė mbrojnė organet e tyre (seksuale nga prostitucioni), tė mos e shfaqin bukurinė e tyre pėrveē asaj qė duket, tė vėnė shamitė mbi gjokset e tyre dhe tė mos ua shfaqin bukurinė askujt tjetėr pėrveē burrave tė tyre, baballarėve tė tyre, baballarėve tė burrave tė tyre, djemve tė tyre, djemve tė burrave tė tyre, vėllezėrve tė tyre, djemve tė vėllezėrve tė tyre, djemve tė motrave tė veta, apo grave tė veta..." {24:31}

Pėrsa i pėrket pėremrit pronor "tė veta" tek shprehja "grave tė veta", disa dijetarė janė tė mendimit se me tė nėnkuptohet seksi femėror nė pėrgjithėsi, ndėrsa disa tė tjerė thonė se me tė nėnkuptohen vetėm gratė muslimane. Sipas mendimit tė parė, gruas muslimane i lejohet qė tė zbulojė flokėt para njė gruaje jomuslimane, kurse sipas mendimit tė dytė kjo gjė nuk lejohet. Ne anojmė nga mendimi i parė, i cili, pėr mendimin tonė, ėshtė mė afėr

tė vėrtetės, sepse gratė me njėra-tjetrėn, nuk kanė ndonjė dallim nėse janė muslimane apo jo, sigurisht nėse dihet se kjo gjė nuk shkakton probleme. Nėse njė muslimane frikėsohet se njė grua tjetėr, qoftė muslimane apo jomuslimane, mund t'ua pėrshkruajė atė, burrave tė afėrm tė saj, atėherė ajo nuk duhet tė zbulohet para saj.

Ibn Uthejmini

 

101. KIJENI FRIKĖ ALLAHUN SA TĖ KENI MUNDĖSI

Pyetje: Jam njė vajzė qė jetoj nė njė familje, botėkuptimi i sė cilės nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me Islamin, ndaj kur vura mbulesėn filluan tė tallen me mua e tė mė vėnė nė lojė, bile vajti puna deri atje sa mė rrahėn dhe mė ndaluan qė tė dal nga shtėpia. Pėr kėtė arsye, u detyrova qė ta heq mbulesėn dhe tė vesh njė fustan tė gjatė. Si tė veproj nė kėtė rast? A duhet ta braktis shtėpinė, duke pasur parasysh se nuk di ku tė shkoj?

Pėrgjigje: Kjo pyetje pėrfshin dy ēėshtje:

E para: Qėndrimi i kėsaj familjeje ndaj vajzės sė tyre ėshtė me tė vėrtetė jonjerėzor, pasi kėtė gjė mund ta bėjnė vetėm njerėzit injorantė qė nuk e dinė tė vėrtetėn, ose njerėzit mendjemėdhenj tė cilėt e dinė tė vėrtetėn por nuk e duan atė. Mbulesa e femrave muslimane nuk duhet tė shihet si njė e metė apo mangėsi, pėrkundrazi ajo ėshtė pastėrti, dlirėsi dhe njėkohėsisht refuzim i degjenerimit tė botės sė rreme tė jobesimtarėve. Ata nuk kanė asnjė tė drejtė qė tė sillen nė kėtė mėnyrė, sepse njeriu ėshtė i lirė qė, brenda kufijve dhe regullave tė pėrcaktuara nga Islami, tė bėjė atė qė i duket mė e arsyeshme.

Vendosja e mbulesės nuk ėshtė thjesht njė zakon i trashėguar. Ajo ėshtė diēka e urdhėruar nga Allahu dhe i Dėrguari i

Tij. Nėse familja e saj e bėn kėtė gjė, duke ditur tė vėrtetėn, atėherė faji dhe njėkohėsisht dėnimi i tyre ėshtė akoma mė i madh. Njė prej dijetarėve thotė: "Nėse ti nuk di diēka, atėherė kjo ėshtė fatkeqėsi pėr ty. Por nėse ti e di dhe nuk e zbaton, atėherė fatkeqėsia ėshtė shumė mė e madhe."

E dyta: Nė pyetjen e saj vajza thotė se ajo ėshtė e detyruar qė ta heqė mbulesėn. Detyra e saj ėshtė qė t'i frikėsohet Allahut, d.m.th. t'i zbatojė urdhėrat e Tij, me aq sa ka mundėsi. Pra, nėse ka mundėsi qė ta vėrė mbulesėn pa e kuptuar njerėzit e familjes sė saj, le ta vėrė atė, por nėse ata e rrahin dhe e detyrojnė me forcė qė ta heqė, atėherė ajo nuk merr gjynahe nėse nuk e vendos, sepse Allahu i Madhėruar thotė:

"(Dėnimi i takon) atij qė e mohon Allahun, pasi ka besuar njėherė, me pėrjashtim tė atij qė detyrohet me forcė (qė ta mohojė Atė), ndėrsa zemra e tij prehet nė besim. Ata qė ia hapin zemrėn mosbesimit, do t'i kapė zemėrimi i Allahut dhe do tė kenė njė dėnim mjaft tė madh." {16:106}

"Nuk merrni gjynahe pėr atė gabim qė e keni bėrė (pa dashje), por pėr atė qė zemrat tuaja e bėjnė qėllimisht. E Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirues." {33:5}

Nėse familja e saj nuk arrin tė kuptojė qėllimin e vėnies sė mbulesės, por vazhdon tė kėmbėngulė me kokėfortėsi nė tė vetėn, atėherė duhet tė dijė se detyra e besimtarėve dhe besimtareve ėshtė qė t'i binden urdhėrave tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, pavarėsisht nėse arrijnė tė kuptojnė qėllimin (urtėsinė) e tyre, sepse bindja ndaj Allahut ėshtė qėllim nė vetvete. Pėr kėtė arsye Allahu i Madhėruar thotė:

"Kur Allahu ose i Dėrguari i Tij vendosin pėr njė ēėshtje, atėherė asnjė besimtar apo besimtare nuk ka tė drejtė qė tė zgjedhė (sipas dėshirės sė tij personale) diēka tjetėr qė bie nė kundėrshtim me vendimin e tyre. E kush i kundėrvihet Allahut dhe tė Dėrguari tė Tij, ėshtė larguar shumė larg nga e vėrteta." {33:36}

Kur u pyet se pėrse gruaja me menstruacione duhet tė zėvendėsojė vetėm ditėt e lėna nga agjėrimi i Ramazanit e jo namazet, Aishja, e shoqja e Profetit, u pėrgjigj:

"Kur na vinin menstruacinet, Profeti (paqja qoftė mbi tė) na urdhėronte qė (pas mbarimit tė tyre) tė zėvendėsonim vetėm agjėrimin e jo namazet." Nga pėrgjigja e Aishes kuptojmė se qėllimi apo shkaku i moszėvendėsimit tė namazeve tė lėna ishte vetė urdhėri i Profetit (paqja qoftė mbi tė), ndaj edhe ato ishin tė detyruara ta zbatonin atė pa kundėrshtimin mė tė vogėl.

Zbulimi i femrave shkakton, gradualisht, largimin e turpit dhe zhdukjen e virtyteve tė larta dhe moralit tė pastėr dhe, nė tė njėjtėn kohė, ndikon nė pėrhapjen e degjenerimit dhe nė shtimin e gjynaheve, tė cilat janė paralajmėruesit dhe treguesit e shkatėrrimit tė sigurtė.

Ibn Uthejmini

 

103. MBULIMI ĖSHTĖ I DETYRUESHĖM

 Pyetje: Jam i martuar me njė grua tė mbuluar, mirėpo, sipas zakonit tė vendit tonė, gruaja ime nuk mbulohet para burrit tė motrės sė saj dhe nga ana tjetėr, motra e saj nuk mbulohet para meje. Gjithashtu, gruaja ime nuk mbulohet para vėllezėrve tė mi apo kushėrinjve tė saj. Si tė veproj nė kėtė rast, sepse kjo vepėr tashmė ėshtė bėrė zakon nė vendin tonė dhe nėse e urdhėroj gruan qė tė mbulohet para tyre, do tė thonė se jam xheloz, se nuk i besoj gruas sime, se dyshoj tek ajo, se... se...?

Pėrgjigje: Tė gjithė personat e pėrmendur nė pyetje konsiderohen si tė huaj pėr gruan tėnde, ndaj ajo nuk duhet tė zbulohet para tyre, sepse Allahu i Madhėruar u ka lejuar grave qė ta shfaqin bukurinė e tyre vetėm para njė grupi tė caktur njerėzish, tė cilėt pėrmenden nė ajetin e mėposhtėm: "Thuaju (o Muhamed) grave besimtare qė tė ulin shikimin e tyre, tė mbrojnė organet e tyre (seksuale nga prostitucioni), tė mos e shfaqin bukurinė e tyre pėrveē asaj qė duket, tė vėnė shamitė mbi gjokset e tyre dhe tė mos e shfaqin bukurinė para askujt tjetėr pėrveē burrave tė tyre, baballarėve tė tyre, baballarėve tė burrave tė tyre, djemve tė tyre, djemve tė burrave tė tyre, vėllezėrve tė tyre, djemve tė vėllezėrve tė tyre, djemve tė motrave tė tyre, apo grave tė veta..." {24:31}

Ndaj, fillimisht duhet tė bindėsh gruan tėnde se nuk lejohet qė tė dalė e zbuluar para njerėzve tė huaj e ta urdhėrosh atė qė tė mbulohet edhe nėse kjo gjė bie ndesh me zakonet e vendit tuaj, apo tė akuzojnė me akuzat e pėrmendura mė sipėr. Gjithashtu, duhet t'u sqarosh kėtyre tė afėrmėve se ata janė tė huaj pėr gruan tėnde e si rrjedhim, asaj nuk i lejohet qė tė dalė e zbuluar para tyre.

Ibn Xhibrini

 

104. MUSLIMANĖT E KĖTIJ VENDI NUK DUHET T'I BINDEN KĖTIJ VENDIMI TĖ PADREJTĖ

Pyetje: Kohėt e fundit, qeveria e vendit tonė ka nxjerrė njė vendim, sipas tė cilit gratė nuk duhet tė dalin tė mbuluara nė rrugė. Ē'duhet tė bėjmė nė kėtė rast, duke pasur parasysh se ata qė kundėrshtojnė mund tė pushohen nga puna apo nga shkolla e, nė disa raste, mund tė arrijė puna deri nė burgim?

Pėrgjigje: Ky vendim arbitrar dhe i padrejtė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė nga sprovat, me tė cilat Allahu i Madhėruar sprovon besimtarėt:

"Elif, Lam, Mim. A mos vallė mendojnė njerėzit se do tė lihen tė thonė qė besuam e nuk do tė sprovohen? Ne, me tė vėrtetė, i kemi sprovuar ata qė kanė qenė para tyre, nė mėnyrė qė ta dijė Allahu se kush ėshtė i sinqertė e kush ėshtė gėnjeshtar." {29:2-3}

Ndaj muslimanet e kėtij vendi nuk duhet t'i binden kėtij vendimi, sepse nuk lejohet qė t'i bindesh dikujt, kushdo qoftė ai, nėse kjo bindje ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat e Allahut, i cili thotė:

"O ju qė keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni Profetit dhe udhėheqėsve tuaj." {4:59}

Nėse lexojmė me vėmendje ajetin e mėsipėrm, shohim se folja "bindjuni" ėshtė pėrsėritur vetėm dy herė, d.m.th. "Bindjuni Allahut..." dhe "...bindjuni Profetit...", ndėrsa herėn e tretė "...dhe udhėheqėsve tuaj..." nuk ėshtė pėrsėritur. Nga kjo kuptojmė se bindja ndaj udhėheqėsve nuk duhet tė jetė absolute, por nė kuadrin e bindjes ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Ndaj, nėse njė prej tyre na urdhėron qė tė bėjmė diēka qė bie ndesh me urdhėrat e tyre, atėherė urdhėri i tij nuk duhet zbatuar. Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė: "Nuk lejohet qė t'i bindesh njė krijese nė diēka qė bie ndesh me urdhėrat e Krijuesit."

Nė tė tilla raste gratė duhet tė bėjnė durim e t'i luten Allahut qė t'i udhėzojė kėta udhėheqės nė rrugėn e drejtė. Nga ana tjetėr, besoj se ky vendim ėshtė i vlefshėm vetėm atėher kur ato dalin jashtė shtėpive tė tyre. Pėr kėtė arsye, ato nuk duhet tė dalin jashtė, me qėllim qė tė evitojnė problemet qė mund tė shkaktojė moszbatimi i vendimit tė qeverisė. Kurse pėr sa i pėrket vazhdimit tė studimeve, duhet tė kemi parasysh se, nėse vazhdimi i tyre bėhet shkak pėr kryerjen e gjėrave tė ndaluara, atėherė nuk ėshtė i lejueshėm, pasi vajzat mund t'i mėsojnė gjėrat mė tė domosdosshme edhe nė shtėpi. Shkurtimisht mund tė themi se nuk lejohet zbatimi i ēdo vendimi qė ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e Islamit.

Ibn Uthejmin

 

  

KAPITULLI I LUTJEVE

  

105. PRANIMI I LUTJES

 

Pyetje: U bėnė nė tepėr se dhjetė vjetė qė i lutem Allahut qė tė martohem me njė burrė tė mirė, mirėpo deri tani lutja ime nuk ėshtė plotėsuar. Pėr kėtė arsye fillova tė mos lutem mė, jo pse humba shpresat tek pėrgjigja e Allahut, por sepse fillova tė mendoj se kjo gjė mund tė jetė pėr tė mirėn time, pasi Allahu e di mė mirė se ē'ėshtė e mirė e ē'ėshtė e keqe pėr njerėzit. Ē'duhet tė bėj nė kėtė rast? A t'i vazhdoj lutjet pėrsėri?

Pėrgjigje: Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė nė njė hadith tė saktė: "Allahu nuk i pėrgjigjet lutjes sė njeriut nėse ai ngutet." Pra Allahu nuk i pranon lutjet e atij personi i cili, i mėrzitur nga pritja e gjatė, i ndėrpret ato duke menduar se Allahu nuk do t'i pranojė lutjet e tij.

Vonesa e pėrgjigjes mund tė ndodhė pėr disa arsye apo shkaqe tė veēanta, tė cilat mund tė jenė pėr tė mirėn e vetė lutėsit. Gjithashtu, duhet tė kemi parasysh se vonesa e pėrgjigjes sė lutjes nuk do tė thotė se Allahu nuk e ka pranuar atė lutje, siē sqarohet dhe nė hadithin e mėposhtėm:

"Allahu mund t'ia pranojė lutjen dikujt nė tre mėnyra tė ndryshme: mund t'i pėrgjigjet lutjes sė tij dhe t'ia japė atė qė kėrkon, mund t'ia ruajė shpėrblimin e lutjes sė tij pėr nė Ditėn e Gjykimit, ose mund ta mbrojė atė nga njė e keqe."

Ndaj, ne nga ana e jonė, e kėshillojme kėtė grua qė mos ngutet, por tė vazhdojė t'i lutet Allahut pandėrprerė edhe nėse kjo gjė zgjat pėr njė kohė tė gjatė. Gjithashtu, nėse dikush kėrkon dorėn e saj, nuk duhet tė refuzojė edhe nėse ai ėshtė i martuar apo ėshtė mė i madh se ajo nė moshė, sepse kjo martesė, me ndihmėn e Allahut, mund tė bėhet shkak pėr shumė gjėra tė mira.

Ibn Xhibrini

 

 

PYETJE TE NDRYSHME

 

 

 

106. KUPTIMI I MANGĖSISĖ SĖ MENDJES DHE FESĖ TEK FEMRAT

Pyetje: Ē'kuptim ka hadithi i mėposhtėm: "Gratė janė tė mangėta nė mendje dhe nė fe.", pasi disa burra e pėrdorin pėr tė pėrēmuar gratė?

Pėrgjigje: Pėr tė kuptuar mė mirė kėtė hadith, duhet tė pėrmendim hadithin e plotė; transmetohet se Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:

"Nuk kam parė mė tė mangėta nė mendje dhe nė fe se sa gratė, tė cilat arrijnė t'ia marrin mendjen edhe burrit mė tė vendosur." Dikush e pyeti: "O i Dėrguari i Allahut, ku qėndron mangėsia e mendjes sė tyre?" Ai u pėrgjigj:"A nuk ėshtė dėshmia e dy grave sa dėshmia e njė burri?" Ai e pyeti pėrsėri:"O i Dėrguari i Allahut, ku qėndron mangėsia e fesė sė tyre?" Ai ia ktheu:"A nuk ėshtė e vėrtetė se kur janė me menstruacione, nuk falen dhe nuk agjėrojnė?"

Nė kėtė hadith, Profeti (paqja qoftė mbi tė) na sqaron se mangėsia e mendjes sė grave qėndron nė dobėsinė e kujtesės sė tyre, ndaj edhe dėshmia e njė gruaje duhet tė pėrforcohet me dėshminė e njė gruaje tjetėr. Kurse mangėsia e fesė sė tyre qėndron nė nė faktin se, gjatė menstruacioneve apo lehonisė, ato nuk duhet tė falen apo tė agjėrojnė dhe, nė tė njėjtėn kohė, nuk e kanė pėr detyrė zėvendėsimin e namazeve tė lėna. Mirėpo nuk duhet tė harrojmė se femrat nuk janė pėrgjegjėse pėr kėto mangėsi, sepse kjo gjė nuk ėshtė nė dorėn e tyre, por ėshtė Dėshira dhe Caktimi i Allahut, i cili e ka bėrė kėtė pėr t'u lehtėsuar atyre detyrat me tė cilat i ka ngarkuar, pasi agjėrimi gjatė menstruacioneve dhe lehonisė ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin e tyre. Ndėrsa pėrsa i pėrket lėnies sė namazeve, gratė me menstruacione nuk mund tė pastrohen ashtu si duhet, ndaj edhe Allahu, me Mėshirėn dhe Mirėsinė e Tij, i ka urdhėruar qė tė mos falen e tė mos i zėvendėsojnė namazet e lėna, sepse zėvendėsimi i tyre nuk ėshtė diēka e lehtė, sidomos po tė kemi parasysh menstruacionet mund tė vazhdojnė deri nė shtatė-tetė ditė, kurse lehonia deri nė dyzet ditė.

Burrat nuk duhet ta keqkuptojnė apo ta keqinterpretojnė domethėnien e kėtij hadithi, pasi kjo gjė nuk do tė thotė se gratė kanė mangėsi nė mendje dhe nė fe nė tė gjitha drejtimet, pasi vetė Profeti (paqja qoftė mbi tė) na sqaron se mangėsia tyre qėndron nė disa gjėra tė caktuara. Gjithashtu, kjo nuk do tė thotė se burrat janė mė tė mirė se gratė nė tė gjitha aspektet.

Nė pėrgjithėsi, burrat kanė disa pėrparėsi e veēori qė nuk gjenden tek femrat, ndaj edhe Allahu i Madhėruar thotė:

"Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė, sepse Allahu u jep disave (nga mirėsia e Tij) mė tepėr se tė tjerėve dhe sepse ata (burrat) shpenzojnė nga pasuria e tyre..." {4:34}

Jo rrallė ndodh qė shumė gra t'ua kalojnė burrave nė disa drejtime tė ndryshme, ndaj edhe qėllimi i Profetit (paqja qoftė mbi tė) nė kėtė hadith ėshtė se niveli mendor dhe fetar tek gratė nė pėrgjithėsi, ėshtė mė i ulėt se ai i burrave nė dy aspektet e pėrmendura mė sipėr.

Nuk janė tė pakta ato gra tė cilat, me devotshmėrinė dhe punėt e tyre tė mira, qėndrojnė shumė mė lartė se shumė e shumė burra, ashtu si dhe nuk janė tė pakta rastet kur kur ekzaktėsia dhe kujtesa e disa grave ėshtė mė e zhvilluar se tek shumė burra. Kjo gjė shfaqet fare qartė, nėse i hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr gjendjes sė grave nė kohėn e Profetit (paqja qoftė mbi tė) dhe pas Tij.

Mangėsia e pėrmendur nė kėtė hadith nuk i ka penguar dijetarėt e hadithit qė tė mbėshteten tek to, gjatė transmetimit tė shumė haditheve tė Profetit (paqja qoftė mbi tė). Nga ana tjetėr, dėshmia e gruas ėshtė e pranueshme, nėse pėrforcohet nga dėshmia e njė gruaje tė dytė.

Pra, mangėsitė e pėrmendura nga Profeti (paqja qoftė mbi tė) janė tė njė natyre tė veēantė, ndaj nuk duhet qė burrat t'i shfrytėzojnė ato pėr tė pėrēmuar gratė, sepse kjo konsiderohet si keqinterpretim i fjalėve tė Tij.

Ibn Bazi

107. TĖ PUNUARIT E GRAVE BASHKĖ ME BURRAT

Pyetje: A lejohet qė tė punojė gruaja nė njė vend me burrat?

Pėrgjigje: Pėrzierja e grave dhe burrave nė njė vend tė caktuar, qoftė ky edhe vendi i punės, ėshtė mjaft e rrezikshme, sepse mund tė bėhet shkaktare e shumė probleme dhe rezultateve tė padėshirueshme, ndaj edhe Islami, karakteristika kryesore e tė cilit ėshtė luftimi i sė keqes qė nė djepin e saj, e urdhėron gruan qė tė qėndrojė nė shtėpi dhe tė kryejė ato punė qė pėrshtaten me natyrėn e saj, duke qenė larg burrave.

Argumentet qė ndalojnė qėndrimin e burrave me gra tė huaja, apo shikimin e tyre janė tė shumtė. Allahu i Madhėruar thotė:

"Qėndroni nė shtėpitė tuaja e mos e shfaqni bukurinė tuaj, ashtu siē e shfaqnit nė kohėn e injorancės sė hershme. Faleni namazin, jepeni zekatin, bindjuni Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, sepse Allahu dėshiron qė tė largojė papastėrtinė (gjynahet) prej jush, o antarė tė familjes sė Pejgamberit, dhe t'ju pastrojė plotėsisht. Pėrkujtoni atė qė lexohet nė shtėpitė tuaja prej ajeteve tė Allahut dhe Urtėsisė (sunetit). Me tė vėrtetė Allahu ėshtė i Butė dhe di ēdo gjė me hollėsi." {33:33-34}

"O ti i Dėrguar, thuaju grave tė tua, vajzave tė tua dhe grave tė besimtarėve qė t'i lėshojnė mbi vete rrobat e tyre (d.m.th. tė mbulojnė gjithė trupin). Nė kėtė mėnyrė ėshtė mė e lehtė tė njihen (se janė gra tė ndershme) dhe nuk do t'u bėhet dėm. Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirues." {33: 59}

"Thuaju besimtarėve qė t'i ulin shikimet e tyre (nga gjėrat e ndaluara) dhe t'i mbrojnė organet e tyre (seksuale). Kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. Me tė vėrtetė Allahu i di tė gjitha gjėrat qė bėjnė ata. Gjithashtu, thuaju besimtareve qė t'i ulin shikimet e tyre, t'i mbrojnė organet e tyre (seksuale), tė mos e shfaqin bukurinė e tyre pėrveē asaj qė duket, t'i lėshojnė shamitė pėrmbi gjokset e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukurinė askujt pėrveē burrave tė tyre, apo baballarėve tė tyre..." {23:31}

"Dhe kur tė kėrkoni ndonjė gjė prej tyre (grave tė Profetit), kėrkojeni pas njė mbulese, kjo ėshtė mė pastėr si pėr zemrat tuaja ashtu dhe pėr zemrat e tyre." {33:53}

Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Nuk lejohet qė tė hyni tek gratė e huaja." Shokėt e tij e pyetėn: "O i Dėrguari i Allahut, po vėllai i burrit?" Ai u tha:"Vėllai i burrit ėshtė si vdekja."57

"Nėse njė burrė qėndron vetėm pėr vetėm me njė grua tė huaj, atėherė shejtani ėshtė i pranishėm me ta."

"Gruas nuk i lejohet qė tė udhėtojė, pėrveēse me njė prej tė afėrmėve tė saj (meshkuj)."

"Frikėsojuni (sprovave tė) dynjasė dhe grave, sepse sprova e parė e ēifutėve ka qenė tek gratė."

"Nuk kam lėnė pas meje sprovė mė tė madhe pėr burrat, sesa gratė."

Pra pėrzierja e burrave dhe e grave ėshtė e ndaluar, sepse ajo ėshtė njė nga faktorėt kryesorė tė shpėrbėrjes sė familjes, nė veēanti dhe i shoqėrisė, nė pėrgjithėsi. Njė vėshtrim i shpejtė mbi gjendjen aktuale tė gruas nė shumė vende tė Botės Islame, na jep tė kuptojmė se pozita e saj nė

shoqėri lė shumė pėr tė dėshiruar, si rezultat i tė ashtuquajturit emancipim tė gruas, i cili, nė emėr tė zhvillimit (mė saktė degjenerimit), kėrkon prej saj qė tė lėrė shtėpinė e saj dhe tė punojė nė njė vend me burrat, sepse "nevojat e kėtij fundshekulli e bėjnė tė domosdoshme pjesmarrjen e saj nė ndėrtimin e shoqėrisė njerėzore". Ishtė kjo gjendje e padėshirueshme e gruas, ajo qė shtyu shumė njerėz tė njohur e tė paanshėm, si nė kėto vende ashtu edhe nė shumė vende perėndimore, qė tė qėndrojnė kundėr punėsimit masiv dhe pa kriter tė femrės dhe ta ftojnė atė qė tė rikthehet pėrsėri tek roli i saj natyror, pėr tė cilin ėshtė krijuar e i cili pėrputhet plotėsisht me ndėrtimin e saj fizik dhe mendor.

Ibn Baz

 

108. BOTIMI I REVISTAVE DHE GAZETAVE TĖ DEGJENERUARA

Pyetje: A lejohet botimi e revistave tė cilat pėrmbajnė fotografi tė grave tė zhveshura pjesėrisht, siē janė revistat e modės apo disa revista tė tjera tė cilat flasin pėr aktorėt, kėngėtarėt etj? A lejohet shpėrndarja dhe blerja e tyre apo puna nė redaksitė e tyre?

Pėrgjigje: Botimi i atyre revistave apo gazetave qė pėrmbajnė fotografi tė grave tė zbuluara, apo ndikojnė direkt apo tėrthorazi nė pėrhapjen e imoralitet, prostitucionit, homoseksualizmit, pijeve alkolike, drogės etj., ėshtė i ndaluar (haram). Si rrjedhojė, nuk lejohet bashkėpunimimi me kėto gazeta, ashtu siē nuk lejohet edhe shpėrndarja apo blerja e tyre, sepse me kėtė gjė u lehtėson tė tjerėvė bėrjen e gjynahevedhe nė tė njėjtėn kohė ndihmon nė pėrhapjen e atyre gjėrave qė ka ndaluar Islami. Allahu i Madhėruar thotė:

 

"Bashkėpunoni me njėri-tjetrin nė bamirėsi dhe devotshmėri e mos ndihmoni njėri-tjetrin nė (ato gjėra qė janė) gjynahe e (ēojnė nė) armiqėsi. Kijeni frikė Allahun, sepse dėnimi i Tij ėshtė shumė i ashpėr." {5:2}

Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė: "Kush i fton tė tjerėt pėr tė bėrė njė vepėr tė mirė, shpėrblehet njėsoj si ai qė e kryen atė vepėr dhe nuk pakėsohet asgjė prej shpėrblimit tė secilit. Kush i fton tė tjerėt nė diēka tė ndaluar, merr aq gjynahe sa merr edhe ai qė e kryen atė dhe nuk pakėsohet asgjė prej gjynaheve tė secilit." {Trans. Muslimi}

"Unė nuk kam parė akoma dy prej kategorive tė njerėzve tė Xhehenemit (sepse ata do tė shfaqen mė vonė): Disa njerėz qė nė duart e tyre mbajnė kamzhikė si bishta lopėsh, me tė cilėt rrahin njerėzit dhe disa gra tė veshura (nė dukje), mirėpo (nė tė vėrtetė janė) tė zhveshura, tė cilat tunden gjatė ecjes pėr tė tėrhequr vėmendjen e tė tjerėve; kokat (flokėt) e tyre janė si shpina e devesė.58 Kėta njerėz nuk do tė hynė nė xhennet dhe nuk do ta ndjejnė aromėn e tij, megjithėse ajo mund tė ndjehet nga shumė shumė larg." {Trans. Muslimi}

Ajetet dhe hadithet qė flasin pėr kėtė temė janė tė shumtė, ndaj nuk mund t'i pėrmendim qė tė gjithė. Lusim Allahun qė tė na udhėzojė nė ato gjėra qė na bėjnė dobi, si nė kėtė botė ashtu edhe nė tjetrėn.

Ibn Baz

 

 109. DEGJIMI I PROGRAMEVE QĖ PĖRMBAJNĖ PJESĖ TĖ SHKURTRA MUZIKORE

Pyetje: A lejohet dėgjimi i atyre programeve, gjatė tė cilave mund tė ketė edhe pak muzikė?

Pėrgjigje: Ndjekja e kėtyre programeve ėshtė e lejuar, por duhet tė ulet zėri derisa tė ndalet muzika, sepse ajo e bėn njeriun qė tė jetė i prirė pėr kryerjen e gjėrave tė ndaluara.

Ibn Baz

 

110. MĖ THONĖ SE JAM "BUDALLAQE"

Pyetje: Jam njė vajzė e kapur nė fe dhe jetoj nė njė konvikt sė bashku me shumė vajza tė tjera. Shpesh herė shoh se disa prej shoqeve tė mia bėjnė disa gjynahe tė ndryshme, si dėgjimi i muzikės, ofendimi, marrja nėpėr gojė etj., ndaj edhe jam pėrpjekur qė t'i kėshilloj shumė herė, mirėpo disa prej tyre janė tallur me mua dhe mė kanė thėnė se jam "budallaqe". Ē'mė kėshilloni qė tė bėj?

Pėrgjigje: Detyra jote ėshtė qė t'i ndalosh shoqet e tua me aq sa ke mundėsi, duke i kėshilluar me tė butė e me fjalė tė mira dhe duke u pėrmendur atyre ajetet dhe hadithet qė ndalojnė kėto vepra. Nga ana tjetėr, nuk duhet tė qėndrosh me to kur dėgjojnė muzikė, apo kur flasin keq pėr tė tjerėt, por duhet tė largohesh prej tyre, nėse ke mundėsi, derisa tė ndėrrojnė bisedė. Allahu i Madhėruar thotė:

"Nėse sheh ata qė tallen me argumentet tona, largohu prej tyre, derisa tė hynė nė njė bisedė tjetėr." {6:68}

 

Nėse pėrpiqesh qė t'i ndalosh ato me fjalė dhe nuk merr pjesė sė bashku me to, atėherė ti nuk merr gjynahe pėr atė qė bėjnė dhe ofendimet tyre e nuk do tė bėjnė asnjė dėm, ashtu siē thotė Allahu i Madhėruar:

"O ju qė keni besuar, ruajeni veten tuaj (nga gjynahet). Ata qė u larguan nga rruga e drejtė, nuk do t'ju bėjnė asnjė tė keqe, nėse ju udhėzoheni. Tek Allahu ėshtė kthimi i tė gjithėve ju. E me siguri, Ai do t'ju lajmėrojė pėr ēdo gjė qė keni bėrė." {5:105}

Nga ajeti i mėsipėrm kuptojmė se jobesimarėt nuk mund t'i bėjnė asnjė dėm besimtarit, nėse ai qėndon i patundur nė rrugėn e drejtė dhe i pėrmbahet tė vėrtetės, duke urdhėruar pėr tė mirė e duke ndaluar nga e keqja. Ndaj, nėse ti vazhdon qė t'i kėshillosh ato me durim e me shpresė tek shpėrblimi qė ka pėrgatitur Allahu pėr ata qė ftojnė nė rrugėn e drejtė, atėherė Ai do tė bėjė tė mundur qė kėshillat e tua tė sinqerta t'i bėjnė dobi shoqeve tė tua. Allahu i Madhėruar thotė:

"Fundi (fitorja) u pėrket tė devotshmėve." {28:83}

"Ne do t'i udhėzojmė nė rrugėn tonė, ata qė sakrifikuan pėr Ne. Allahu, me tė vėrtetė, ėshtė me bamirėsit." {29:69}

Lusim Allahun qė tė tė drejtojė ty, familjen tėnde dhe shoqet e tua nė rrugė tė drejtė. Ai drejton kė tė dojė dhe humb kė tė dojė.

Ibn Baz

 

111. KĖSHILLA ĖSHTĖ DETYRĖ EDHE NĖSE ZEMĖROHEN TĖ TJERĖT

Pyetje: Jo rrallė ndodh qė dikush mund tė zemėrohet, kur e kėshillojmė qė tė mos marrė nėpėr gojė tė tjerėt, bile mund tė arrijė puna deri tek ofendimi, apo vėnia nė lojė. A marrim gjynahe pėr shkak tė zemėrimit tė tyre, sidomos nėse kemi parasysh se ai person mund tė jetė dhe ndonjė prej prindėrve tanė?

Pėrgjigje: Njė nga detyrat mė tė rėndėsishme tė ēdo muslimani ėshtė kėshillimi i tė tjerėve pėr kryerjen e punėve tė mira dhe lėnien punėve tė kėqija, ashtu siē thotė Allahu i Madhėruar :

"Besimtarėt e besimtaret janė miq tė njėri-tjetrit. Ata urdhėrojnė pėr tė mirė dhe ndalojnė tė keqen..." {9:71}

Nė kėtė ajet, Allahu i Lartėsuar na tregon se njė nga cilėsitė kryesore, me tė cilėn duhet tė karakterizohet ēdo besimtar e besimtare, ėshtė kėshillimi i tė tjerėvv pėr kryerjen e veprave tė mira dhe ndalimi i veprave tė kėqija. Nė njė ajet tjetėr thuhet:

"Ju (muslimamėt) jeni populli mė i mirė qė keni dalė pėr njerėzimin, (sepse) ju urdhėroni pėr tė mirė, ndaloni tė keqen dhe besoni tek Allahu." {3:110}

Kurse, Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė: "Nėse dikush prej jush sheh diēka tė keqe, duhet tė pėrpiqet ta ndryshojė me dorėn e tij; nėse nuk mundet, atėherė (duhet tė pėrpiqet ta ndryshojė) me gojė, e nėse nuk mundet as me gojė, atėherė (duhet tė pėrpiqet ta ndryshojė) me zemėr, por ky ėshtė besimi mė i dobėt." {Trans. Muslimi}

Ajetet dhe hadithet qė flasin mbi kėtė temė janė tė shumta; besimtari duhet tė tregohet i duruar ndaj fyerjeve dhe ofendimeve qė mund tė bėhen nė adresė tė tij, sepse kėshtu kanė vepruar tė gjithė Profetėt dhe ndjekėsit e tyre. Allahu i Madhėruar, duke iu drejtuar Muhamedit (paqja qoftė mbi tė), thotė:

"Bėj durim, ashtu siē kanė duruar dhe Profetėt me vullnet tė fortė."59 {46:35}

Ndėrsa Lukmani, duke iu drejtuar djalit tė tij, thotė: "Djali im! Fale namazin, urdhėro pėr tė mirė, ndaloje tė keqen dhe tregohu i duruar nė raste fatkeqėsish, sepse kėto vepra janė prej veprave mė tė mira." {31:17}

Lėnia e kėsaj detyre tė rėndėsishme, mund tė sjellė pasoja katastrofike pėr shoqėrinė, pėr vetė faktin se ajo ėshtė shkaku kryesor i pėrhapjes sė degjenerimit, imoralitetit e pandershmėrisė dhe, nė njėjtėn kohė, cėnon drejtpėrsėdrejti unitetin dhe solidaritetin e anėtarėve tė saj, pasi e ekspozon atė ndaj shpėrbėrjes dhe shkatėrrimit tė sigurtė. Allahu i Lartėsuar na tregon se shkaku i mallkimit tė ēifutėve ishte pikėrisht lėnia e kėsaj detyreje tė rėndėsishme:

"U mallkuan ata qė nuk besuan prej bijve tė Israelit, nga goja e Daudit dhe Isait, birit tė Merjemes, pėr shkak tė gjynaheve tė shumta dhe tejkalimit tė kufirit: ata nuk e ndalonin njėri-tjetrin kur bėnin diēka tė keqe. Sa gjė e keqe ėshtė ajo qė bėnin." {5:78}

Nga ana tjetėr, Profeti (paqja qoftė mbi tė), nė hadithin e mėposhtėm, na paralajmėron nga kjo gjė, nė mėnyrė qė tė pėrfitojmė nga gabimet e popujve tė mėparshėm dhe t'i evitojmė ato: "Nėse njerėzit e shohin tė keqen dhe nuk e ndryshojnė, Allahu do t'i pėrfshijė ata me dėnimin e Tij."

Ibn Baz

112. HEQJA E QIMEVE

Pyetje: A janė tė lejuara gjėrat e mėposhtme:

1- Heqja e qimeve nga sqetullat dhe vendet e turpshme

2- Heqja e qimeve tė kėmbėve dhe krahėve bėrrylave tek gratė.

3- Heqja e qimeve tė vetullave, nėse burri e kėrkon kėtė gjė.

Pėrgjigje:

 

1- Heqja e qimeve tė sqetullave dhe vendeve tė turpshme ėshtė diēka e mirė (sunet). Pėrsa i pėrket qimeve tė sqetullave, gjėja mė e mirė ėshtė shkulja e tyre, ndėrsa pėr qimet e vendeve tė turpshme, mė mirė ėshtė qė tė rruhen. Sidoqoftė, gjėja kryesore ėshtė largimi i tyre, pa marrė parasysh se nė ē'mėnyrė mund tė bėhet kjo gjė.

2- Heqja e qimeve tė kėmbėve dhe krahėve, pėr gratė, ėshtė e lejuar, sepse nuk ka ndonjė argument qė ta ndalojė atė.

3- Heqja e qimeve tė vetullave nuk ėshtė e lejuar edhe nėse bėhet me kėrkesė tė burrit, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) i ka mallkuar ato gra qė shkulin qimet e veta apo qimet e tė tjerave.

Ibn Baz

 

113. DIFERENCIMI I FĖMIJĖVE NĖ DHĖNIEN E PASURISĖ

Pyetje: A lejohet qė t'i jap njė djali mė tepėr se djalit tjetėr, duke pasur parasysh se ky i fundit ėshtė i pasur?60

Pėrgjigje: Nuk ėshtė e lejueshme qė t'i japėsh njėrit prej fėmijėve, qoftė djalė apo vajzė, mė tepėr se tė tjerėve. Nėse dėshiron t'u japėsh atyre diēka, duhet t'i japėsh secilit, sipas mėnyrės sė ndarjes sė sė trashėgimisė. Profeti (paqja qoftė mbi tė) thotė:

"Kijeni frikė Allahun dhe mbani drejtėsi mes fėmijėve tuaj." {Trans. Buhariu dhe Muslimi}

Nėse fėmijėt janė tė rritur dhe bien dakord me njėri-tjetrin qė njėri prej tyre tė marrė mė tepėr se tė tjerėt, atėherė kjo gjė ėshtė e lejuar. Gjithashtu, nėse njėri prej fėmijėve nuk ėshtė nė gjendje tė punojė pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje kronike apo ēfarėdo lloj shkaku tjetėr, dhe nė tė njėjtėn kohė nuk merr asnjė pėrkrakje sociale nga shteti, atėherė prindi e ka pėr detyrė qė ta ndihmojė atė, derisa tė jetė nė gjendje qė t'i plotėsojė vetė nevojat e tij.

Ibn Bazi

 

114. GJYNAHET BĖHEN SHKAK PĖR LARGIMIN E BEGATISĖ

Pyetje: Kam lexuar se gjynahet janė shkaku kryesor, jo vetėm i dėnimit tė Allahut, por edhe i largimit tė begatisė, ndaj shpesh herė, kur kujtoj kėtė gjė, filloj tė qaj. Mė tregoni se ē'duhet tė bėj?

Pėrgjigje: Detyra e ēdo muslimani dhe muslimaneje ėshtė qė tė largohet sa tė mundet prej gjynaheve dhe tė pendohet pėr gjynahet e kaluara, duke shpresuar tek mėshira e pakufishme e Allahut dhe duke u frikėsuar nga Zemėrimi dhe Dėnimi i Tij. Allahu i Madhėruar, duke pėrshkruar besimtarėt e devotshėm, thotė:

"Ata ishin tė parėt nė vepra tė mira dhe na luteshin me shpresė e frikė e gjithmonė ishin tė ulur ndaj Nesh". {21:90}

"Ata [Isai (Krishti), Uzejri, engjėjt etj.] tė cilėt lusin (idhujtarėt), kėrkojnė qė tė afrohen sa mė tepėr tek Zotit i tyre; ata shpresojnė tek Mėshira e Tij dhe kanė frikė nga Dėnimi i Tij. Me tė vėrtetė Dėnimi i Zotit tėnd ėshtė i tmerrshėm." {17:57}

"Besimtarėt dhe besimtaret janė miq tė njėri-tjetrit. Ata urdhėrojnė pėr tė mirė, ndalojnė tė keqen, falin namazin, japin zekatin dhe i binden

Allahut e tė Dėrguarit tė Tij, ndaj dhe Allahu do t'i mėshirojė ata. Me tė vėrtetė Allahu ėshtė i Fuqishėm dhe i Urtė."{9 teube:71}

Pėrveē kėsaj muslimani duhet qė, duke u mbėshtetur tek Allahu, t'u japė rėndėsi mėnyrave dhe mjeteve tė lejuara qė e ndihmojnė atė pėr tė arritur pikėsynimin e tij.

"Allahu do t'i gjejė njė rrugėdalje atij qė i frikėsohet atij, dhe do ta furnizojė andej nga se pret." {65:3}

"Allahut do t'ua lehtėsojė punėn atyre qė i frikėsohen Atij." {65:4}

"Pendohuni tek Allahu, tė gjithė ju, o besimtarė, nėse doni tė shpėtoni." {24:31}

Ndaj, detyra jote, motėr, ėshtė qė tė pendohesh pėr gjynahet e mėparshme dhe pėrpiqesh qė t'i zbatosh urdhėrat e Allahut me pėrpikmėri, duke duke shpresuar tek Mėshira e Tij e duke u larguar nga ato gjėra qė shkaktojnė Zemėrimin e Tij.

Ibn Bazi

 

115. ZĖRI I GRUAS

Pyetje: Kam dėgjuar se gruaja nuk duhet ta zbukurojė zėrin e saj kur flet me njė burrė tė huaj. A ėshtė e vėrtetė kjo gjė?

Pėrgjigje: Allahu i Madhėruar ka vendosur, si tek mashkulli ashtu edhe tek femra, instiktin e animit nga seksi i kundėrt. Duke u mbėshtetur nė faktin se ky instikt lind bashkė me njeriun dhe si tillė nuk mund tė zhduket asnjėherė plotėsisht, Islami ėshtė pėrpjekur qė tė vendosė disa kufij e kritere tė caktuara, nė mėnyrė qė njeriu tė arrijė tė konrollojė vetveten e tė mos bie pre e epsheve tė tij. Kėshtu, Islami i urdhėron femrat qė tė mos e zbukurojnė zėrin e tyre gjatė bisedės me njė burrė tė huaj, pasi kjo mėnyrė e tė folurit e josh mashkullin dhe zgjon tek ai instiktin e lartėpėrmendur, pasojat e tė cilit

mund tė jenė fatale si pėr individin, ashtu edhe pėr shoqėrinė. Ndaj Allahu i Madhėruar i ka urdhėruar burrat qė, kur tė kėrkojnė diēka prej grave, ta kėrkojnė atė pas njė mbulese:

"Dhe kur tė kėrkoni diēka prej tyre, kėrkojeni pas njė mbulese. Kjo ėshtė mė e pastėr si pėr zemrat tuaja ashtu dhe pėr zemrat e tyre." {33:53}

Ndėrsa nė njė ajet tjetėr, Allahu i Madhėruar i urdhėron besimtaret qė, kur tė bisedojnė me burra tė huaj, tė mos flasin me zė joshės, nė mėnyrė qė mos tėrheqin vėmendjen e atyre personave, zemrat e tė cilėve janė tė sėmura:

"O ju gra tė Profetit! Ju nuk jeni si gratė e tjera, nėse i frikėsoheni Allahut. Ndaj (kur tė flisni), mos i zbukuroni fjalėt nė mėnyrė qė i jepni shkas atij, zemra e tė cilit ėshtė e sėmurė, qė tė lakmojė." {33:32}

Nė kohėn e zbritjes sė kėtij ajeti, besimi nė zemrat e muslimanėvė dhe muslimaneve ishte nė kulmin e tij e ē'mund tė themi pėr kohėn e sotme, kur shumica e njerėzve kanė devijuar nga rruga e drejtė dhe besimi tyre ėshtė mjaft i dobėt...! Ndaj, grave muslimane u del si detyrė qė tė pėrpiqen t'i kufizojnė nė maksimum qėndrimet dhe bisedat e panevojshme me burra tė huaj, duke u kujdesur, nė tė njėjtėn kohė, qė tė zbatojnė me pėrpikmėri porositė e ajetit tė mėsipėrm.

Nga sa pėrmendėm mė sipėr, kuptojmė se biseda e thjeshtė midis grave dhe burrave, pa zbukurim tė zėrit, ėshtė e lejuar, pasi gratė muslimane nė kohėn e Profetit (paqja qoftė mbi tė), shkonin tek ai dhe dhe e pyesnin pėr ēėshtjet tė ndryshme tė fesė, ashtu siē shkonin pėr tė pyetur edhe tek shokėt e Profetit (paqja qoftė mbi tė) e askush nuk ua ndaloi kėtė gjė.

Komisioni i Pėrhershėm

116. DALJA E GRUAS PA LEJEN E BURRIT

Pyetje: A i lejohet gruas qė tė shkojė nė treg pa lejen e burrit?

Pėrgjigje: Nėse gruaja dėshiron tė dalė prej shtėpisė, duhet t'i tregojė burrit pėr vendin se ku do tė shkojė. Nėse ai e lejon, atėherė ajo mund tė dalė, pėrndryshe jo, sepse ai e di mė mirė se ē'ėshtė nė dobi tė saj e ē'nuk ėshtė.

Komiteti i Pėrhershėm

 

117. MBAJTJA E QENIT NĖ SHTĖPI

Pyetje: Nė shtėpi kemi njė qen femėr, tė cilin e kemi marrė, para se tė mėsonim vendimin e Islamit pėr mbajtjen e qenve pa nevojė. Pasi e morrėm vesh kėtė gjė vendosėm qė ta pėrzėmė, mirėpo ai nuk largohet nga shtėpia jonė. Ēfarė duhet tė bėjmė nė kėtė rast?

Pėrgjigje: Mbajtja e qenve nė shtėpi, me pėjashtim tė disa rasteve tė veēanta: p.sh. pėr gjah, pėr ruajtjen e bagėtisė apo shtėpisė etj., ėshtė e ndaluar rreptėsisht. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė se mbajtja pa nevojė e qenit nė shtėpi, bėhet shkak qė tė pakėsohen ēdo ditė sevapet e tė zotit tė qenit njė kirat.61 Pakėsimi i sevapeve, ashtu si edhe marrja e gjynaheve, tregon se vepra qė e shkakton kėtė gjė ėshtė e ndaluar (haram).

Mbajtja e qenve nuk ėshtė kulturė apo pėrparim, siē mendojnė disa muslimanė, tė cilėt mundohen tė imitojnė verbėrisht jobesimtarėt, sepse qeni ėshtė njė kafshė e papastėr. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka urdhėruar qė, ena nė tė cilėn ka pirė njė qen, duhet tė lahet shtatė herė me ujė dhe njė herė me dhč. Madje edhe derri, ndalimi i ngrėnies sė mishit tė tė cilit ėshtė pėrmendur nė Kuran, nuk arrin gradėn e papastėrtisė sė qenit. Mirėpo, pėr fat tė keq, shohim se shumė njerėz jo vetėm qė nuk mjaftohen me mbajtjen e

qenve pa nevojė, por shpenzojnė para tė tepėrta pėr t'i zbukuruar e pėr t'i pastruar, duke harruar se kjo gjė ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e Islamit, i cili na mėson qė tė mos e harxhojmė pasurinė pėr gjėra tė kota.62 Ndaj i kėshilloj tė gjithė kėta njerėz, qė t'i largojnė qentė nga shtėpitė e tyre, nėse nuk kanė, me tė vėrtetė, nevojė pėr ta.

Pika e fundi pėr tė cilėn do tė flasim, ka tė atė se ē'duhet tė bėjė pyetėsja pasi qeni nuk largohet nga shtėpia. Detyra e saj ėshtė qė ta nxjerrė atė nga shtėpia dhe tė mos kujdeset pėr tė, d.m.th. mos t'i japė pėr tė ngrėnė. Nėse vepron nė kėtė mėnyrė, ka shumė mundėsi qė qeni tė qėndrojė pėr njė farė kohe tek dera e shtėpisė e pastaj tė largohet.

Ibn Uthejmin

 

119. SHIKIMI I TĖ VDEKURIT NĖ ĖNDĖR

Pyetje: A mund tė mė shpjegoni se ē'do tė thotė tė shohėsh ēdo herė njė tė vdekur nė ėndėr?

Pėrgjigje: Nėse sheh nė ėndėrr diēka tė mirė pėr tė vdekurin, atėherė shpresojmė qė kjo gjė tė jetė njė shenjė e mirė pėr tė. Nėse sheh diēka jo tė mirė, atėherė ka tė ngjarė qė kjo ėndėr tė jetė prej shejtanit, i cili, me anėn e saj, mundohet qė tė fusė frikė dhe shqetėsim nė zemrat e njerėzve, e sidomos besimtarėve. Allahu i Madhėruar thotė.

"Me tė vėrtetė fjalėt e fshehta janė prej shejtanit, (i cili mundohet) qė tė dėshpėrohen besimtarėt. Por ai (shejtani) nuk mund t'u bėjė atyre asnjė dėm, pėrveēse me lejen e Allahut". {58:10}

Ndaj, nėse dikush sheh nė ėndėr diēka tė keqe pėr njė tė vdekur, atėherė duhet tė thotė: Eudhu bil-lahi mineshejtani raxhim63 dhe nuk duhet t'ia tregojė askujt atė.

Profeti (paqja qoftė mbi tė) na ka porositur qė sa herė qė tė shohim njė ėndėr tė keqe tė themi: Eudhu bil-lahi mineshejtani raxhim, tė pėshtyjmė tre herė nga ana e majtė dhe tė ndėrrojmė krahun, d.m.th nėse jemi duke fjetur nga ana e majtė tė kthehemi nga e djathta dhe anasjelltas. Kush dėshiron, mund ēohet dhe tė falė dy rekate, sepse kjo gjė ėshtė mė e mirė. Kur tė zgjohemi, nuk duhet t'ia tregojmė askujt ėndrėn qė kemi parė. Nėse veprojmė nė kėtė mėnyrė, atėherė kjo ėndėrr nuk mund tė sjellė asgjė tė keqe.

Ibn Uthejmin

 

120. OPERACIONET PLASTIKE

Pyetje: A janė tė lejuara operacionet plastike dhe a lejohet mėsimi apo praktikimi i kėtij profesioni?

Pėrgjigje: Operacionet plasktike ndahen nė dy lloje:

1- Operacione qė kryen pėr tė larguar ndonjė tė metė tė shkaktuar nga njė aksident apo diēka tjetėr. Kėto operacione janė tė lejuara, sepse

 

Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka lejuar njėrin prej shokėve tė tij, tė cilit i ishte kėputur hunda nė njė betejė, qė tė vinte nė vend tė saj njė hundė prej ari.

2- Operacione qė kryhen pėr tė pėr tė zbukuruar njė pjesė tė caktuar tė trupit. Kėto operacione janė tė ndaluara, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka mallkuar tre kategori grash: ato gra qė shkulin qimet e veta apo tė njė tjetreje, ato gra qė zgjasin flokėt veta apo tė njė tjetreje (me flokė tė huaj), ato gra qė bėjnė tatuazhe nė trupat e tyre apo nė trupat e tė tjerave. Shkaku i mallkimit tė kėtyre grave, ėshtė se ato pėrpiqen qė, me anėn e kėtyre mėnyrave, tė pėrsosin bukurinė e tyre e jo qė tė heqin ndonjė tė metė fizike.

Pėrsa i pėrket studentėve tė mjekėsisė, programi mėsimor i tė cilėve pėrfshin edhe kėtė lėndė, atyre u lejohet mėsimi i kėsaj lėnde, me kusht qė ta praktikojnė vetėm nė rastet e lejuara, siē e pėrmendėm edhe pak mė sipėr. Pra, detyra specialistėve tė kėsaj fushe ėshtė, jo vetėm qė tė mos kryejnė operacione plastike tė ndaluara, por edhe tė kėshillojnė tė tjerėt qė tė mos e bėjnė kėtė gjė, sepse kėshilla e mjekut bėn mė tepėr efekt nė raste tė tilla.

Ibn Uthejmin

 

121. LARGIMI I QIMEVE TĖ PAZAKONSHME

Pyetje: A i lejohet gruas qė tė heqė vetullat, nėse i ka tė shėmtuara?

Pėrgjigje: 1- Nėse heqja e vetullave bėhet me shkulje, atėherė ajo ėshtė e ndaluar, Profeti (paqja qoftė mbi tė) i ka mallkuar ato gra qė e bėjnė kėtė gjė.

2- Nėse heqja e vetullave bėhet me shkurtim apo rruajtje, dijetarėt janė ndarė nė dy grupe; disa prej tyre janė tė mendimit se kjo gjė ėshtė e ndaluar, pasi, sipas tyre, hadithi i mėsipėrm e pėrfshin edhe kėtė gjė. Ndėrsa disa tė tjerė janė tė mendimit se kjo gjė ėshtė e lejuar. Sidoqoftė, gjėja mė e mirė ėshtė qė gruaja tė mos e bėjė atė.

Gruas i lejohet qė t'i heqė qime e tepėrta qė dalin nė disa vende jo tė zakonshme, si p.sh. tek faqet apo mustaqet etj., sepse ato ia prishin bukurinė asaj.

Vetullat e femrės mund tė kenė forma tė ndryshme; ato mund tė jenė tė holla, tė trasha, tė dendura apo tė rralla. Disa njerėz mund tė pėlqejnė vetullat e trasha e disa tė tjerė tė hollat, ndaj edhe heqja e tyre nuk ėshtė e lejuar, pasi nuk ėshtė diēka e domosdoshme.

Ibn Uthejmin

 

122. LEXIMI I KURANIT PA E KUPTUAR KUPTIMIN E TIJ

Pyetje: A merr sevape ai person qė e lexon vazhdimisht Kuranin, mirėpo nuk e kupton atė qė lexon?

Pėrgjigje: Kurani i shenjtė ėshtė i Bekuar, sepse Allahu i Madhėruar thotė:

"Ne ta kemi zbritur kėtė libėr tė bekuar, nė mėnyrė qė tė mendojnė rreth ajeteve tė Tij dhe qė tė pėrkujtojnė ata (njerėz) qė llogjikojnė." {38:29}

Prandaj, lexuesi i Kuranit shpėrblehet pėr leximin e tij, edhe nėse nuk e kupton domethėnien asaj qė lexon, mirėpo nuk duhet tė harrojmė se kjo nuk ėshtė diēka e mirė, sepse Allahu nuk e ka zbritur atė vetėm pėr t'u lexuar, por pėr t'u praktikuar nė jetėn e pėrditshme tė ēdo muslimani.

Nėse dikush dėshiron tė mėsojė njė fushė tė caktuar tė njė shkence, p.sh. mjekėsinė, ai duhet patjetėr qė tė lexojė librat e mjekėsisė duke u pėrpjekur me tė gjitha forcat qė tė kuptojė atė qė ka ėshtė shkruar nė to, nė mėnyrė qė, mė vonė, tė ketė mundėsi t'i praktikojė dijet e fituara nė profesionin e tij. E pra, nėse njeriu, pėr tė mėsuar diēka qė i vlen vetėm nė

kėtė botė, nuk mjaftohet vetėm me leximin mekanik tė saj, atėherė ē'mund tė themi pėr Kuranin, i cili i udhėzon njerėzit nė atė qė u vlen atyre, si nė kėtė botė, ashtu edhe nė tjetrėn. Pėr kėtė arsye, shokėt e Profetit (paqja qoftė mbi tė), pasi mėsonin pėrmendėsh dhjetė ajete, nuk mėsonin asnjė ajet tjetėr derisa t'i kuptonin e t'i vinin nė jetė ato plotėsisht.

Pra, muslimani shpėrblehet pėr leximin e Kuranit edhe nėse nuk e kupton atė qė lexon, mirėpo nė tė njėjtėn kohė ai duhet tė mundohet qė tė mėsojė kuptimin e tij nėpėrmjet komenteve tė dijetarėve tė njohur, si p.sh: "Komenti i Ibn Kethirit", "Komenti i Ibn Xheririt" etj.

Ibn Uthejmin

 

123. HEDHJA E LETRAVE NĖ TĖ CILAT ĖSHTĖ SHKRUAR EMRI I ALLAHUT

Pyetje: A lejohet hedhja e gazetave dhe revistave nė tė cilat pėrmendet emri i Allahut?

Pėrgjigje: Hedhja e ēdo gjėje, nė tė cilėn ka ajete tė Kuranit apo hadithe tė Profetit (paqja qoftė mbi tė), ėshtė e ndaluar, sepse Fjalėt e Allahut janė larta dhe duhet tė nderohen, ndaj edhe Islami e ka ndaluar leximin e Kuranit nga njeriu xhunub, ashtu siē ka ndaluar, sipas mendimit tė shumė dijetarėve, prekjen e tij pa abdes. Ato nuk duhet tė hidhen, por duhet tė digjen plotėsisht ose tė grisen me anėn e makinerive moderne derisa tė mos mbetet asgjė.

Ibn Uthejmin

 

124. KY TESTAMENT ĖSHTĖ I PAVLEFSHĖM

Pyetje: Babai im kishte njė copė tokė, tė cilėn e ka regjistruar nė emėr tė djalit tė vet, duke ditur se ai ka dhe katėr vajza pėrveē kėtij djali. A lejohet kjo? Dhe nėse ndahet kjo tokė mes djalit dhe vajzave, si do tė ishte ndarja?

Pėrgjigje: Allahu i Madhėruar e ka sqaruar mė sė miri nė Kuran mėnyrėn e ndarjes sė trashėgimisė:

"Allahu ju urdhėron (nė lidhje me ndarjen e trashėgimisė) pėr fėmijėt tuaj: pjesa e djalit ėshtė sa e dy vajzave..." {4:11}

Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Allahu i ka dhėnė secilit pjesėn qė i takon, ndaj nuk lihet porosi pėr trashėgimtarėt."

Nė bazė tė kėtyre argumenteve, porosia e lėnė nga ky prind pėr djalin e tij ėshtė e pavlefshme, ndaj nuk duhet tė zbatohet.

Nėse trashėgimtarėt janė dakord me kėtė ndarje, atėherė nuk ka asnjė problem, por nėse ata nuk bien dakord, kjo tokė duhet t'u ndahet trashėgimtarėve, ashtu siē ka urdhėruar Allahu i Lartėsuar nė Kuran. Nėse ky prind nuk ka trashėgimtarė tė tjerė pėrveē djalit dhe katėr vajzave, atėherė pasuria e tij duhet tė ndahet nė disa pjesė: ēdo vajzė merr njė pjesė, ndėrsa djali mer dy.

Ibn Uthejmin

 

125. PJESĖMARRJA E GRAVE NĖ MĖSIMET FETARE

Pyetje: A u lejohet femrave qė tė marrin pjesė nė mėsimet fetare qė bėhen nė xhami?

Pėrgjigje: Vajtja e grave nė xhami pėr tė dėgjuar mėsime fetare, qofshin ato me temė nga Besimi Islam, Fikhu, Historia Islame, Hadithi etj, ėshtė e lejuar, me kusht qė tė vishen ashtu siē duhet, tė mos lyen me erėra tė

mira. Gjithashtu ato duhet tė qėndrojnė larg burrave, sepse Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Rreshti mė i mirė pėr gratė nė namaz ėshtė rreshti i fundit, ndėrsa rreshti mė i keqi ėshtė rreshti i parė."

Rreshti i parė ėshtė mė afėr burrave, kurse ai i fundit ėshtė mė larg, ndaj dhe ai ėshtė mė i mirė pėr to.

Ibn Uthejmin

 

126. VETĖVRASJA

Pyetje: A lejohet vrasja e vetes?

Pėrgjigje: Vetėvrasja, pa marrė parasysh mėnyrėn apo shkakun pėr tė cilin bėhet, ėshtė njė prej gjynaheve mė tė mėdha. Allahu i Madhėruar thotė:

"Kush vret qėllimisht njė besimtar, do tė ketė si shpėrblim Xhehenemin, ku do tė mbesė pėrgjithmonė. Zemėrimi dhe mallkimi i Allahut do tė jetė mbi tė e Ai ka pregatitur pėr tė njė dėnim tė dhembshėm." {4:93}

Ndėrsa Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Kush vret veten me diēka, do tė torturohet me tė nė zjarrin e Xhehenemit, ku do tė mbetet pėrgjithmonė."

Shkaku kryesor qė e ēon njeriun nė vetėvrasje, zakonisht, ėshtė paaftėsia e tij pėr tė pėrballuar problemet dhe fatkeqėsitė e ndryshme tė jetės. Ai mendon se, duke i dhėnė fund jetės sė tij, do t'i japė fund problemeve tė tij, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, pasi nė tė vėrtetė, me kėtė gjė, ai shkon nga shiu nė breshėr. Nėse ai do tė tregohej i duruar, nuk do tė ishte e largėt dita kur, me ndihmėn e Allahut, do tė vinte fundi i kėsaj periudhe tė vėshtirė tė jetės sė tij, sepse ėshtė e pamundur qė jeta e njeriut tė vazhdojė me tė njėjtin ritėm.

Ibn Uthejmin

 

127. KONTAKTET SEKSUALE ME GRUAN SHTATĖZĖNĖ

Pyetje: A lejohet qė tė kryej marrėdhėnie seksuale me gruan time kur ėshtė shtatzėnė?

Pėrgjigje: Marrėdhėniet seksuale me gruan shtatėzėnė janė tė lejuara, sepse Allahu i Madhėruar thotė:

"Gratė tuaja janė si arat tuaja (d.m.th. mund tė bėni ē'tė doni me to) ..." {2:223}

Gjithashtu nė njė ajet tjetėr thuhet: "Ata qė i ruajnė organet e tyre seksuale (nga imoraliteti) pėrveēse nga gratė e tyre dhe nga ato qė kanė nė zotėrimin e tyre (skllavet)..." {23:5-6}

Nga ajeti i mėsipėrm, e pikėrisht nga shprehja "gratė e tyre", kuptojmė se nė thelb, burrit i lejohet qė tė kryejė marėdhėnie seksuale me gruan e tij nė ēdo kohė, pėrveēse nė ato raste kur argumentet e saktė e ndalojnė kėtė gjė, ndaj si rrjedhim themi se pėr kryerjen e marrėdhėnieve seksule nuk ka nevojė pėr argument.

Marrėdhėniet seksuale nė vaginė janė tė ndalura, kur gruaja ėshtė me menstruacione apo kur ėshtė lehonė, derisa tė pastrohet, por kjo nuk do tė thotė se, gjatė kėsaj periudhe, burri nuk mund tė kėnaqet me pjesėt e tjera tė trupit tė saj. Gjithashtu, nuk lejohen marrėdhėniet seksuale nė vrimėn anale, sepse ai ėshtė vendi i pisllėqeve dhe papastėrtive.

 

Ibn Uthejmin

 

128. ABORTI NĖ RAST NEVOJE

Pyetje: Jam njė grua 37-vjeēare dhe vuaj nga sėmundja e diabetit. Gjatė shtatėzėnisė sė fundit, pata probleme me sheqerin, ndaj u detyrova qė tė pėrdor insulinė. Lindja e fėmisė u bė me operacion, ndaj, menjėherė pas saj, bėra njė operacion pėr lidhjen e mitrės sime, nė mėnyrė qė tė mos mbetem shtatėzėnė pėrsėri. A ėshtė e lejuar kjo gjė, duke pasur parasysh se kam tetė fėmijė?

Pėrgjigje: Aborti ėshtė i lejuar vetėm nė ato raste kur mjekėt gjinekollogė e shohin tė arsyeshme kėtė gjė, p.sh. kur gruaja ėshtė e sėmurė dhe shtatėzėnia apo lindja mund tė bėhen shkak pėr shtimin e sėmundjes apo pėr vdekjen e saj. Nė tė njėjtėn kohė, kjo gjė duhet tė bėhet edhe me lejen e tė shoqit tė saj. Nėse, me kalimin e kohės, ajo shėrohet plotėsisht nga sėmundja e saj, asaj nuk i lejohet qė tė abortojė.

Disa prej arsyeve qė bėjnė tė lejueshėm abortin janė dobėsia organizmit tė femrės, sėmundjet e ndryshme, paaftėsia e saj pėr tė pėrballuar lindjen apo pėr t'u kujdesur pėr fėmijėn etj.

Ibn Xhibrin

 

129. MUZIKA DHE FILMAT

Pyetje: A lejohet dėgjimi i muzikės dhe kėngėve? A lejohet shikimi i filmave nė tė cilėt ka gra tė pambuluara?

Pėrgjigje: Dėgjimi i muzikės dhe kėngėve ėshtė i ndaluar (haram), pasi argumenetet qė e ndalojnė kėtė gjė janė tė shumtė. Allahu i Lartėsuar thotė:

 

"Disa prej njerėzve blejnė fjalė tė kota, me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės sė Allahut pa pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'u tallur me to (fjalėt e Allahut). Pėr kėta (njerėz) ėshtė pėrgatitur njė dėnim poshtėrues." {31:6}

Ibn Mes'udi, njė nga shokėt mė tė spikatur dhe me mė shumė dije tė Pejgamberit, duke komentuar kėtė ajet, thotė:

"Betohem nė Allahun, pėrveē tė Cilit nuk ka Zot tjetėr, se 'fjalėt e kota' janė kėngėt (dhe muzika)."

Komentimet e bėra nga shokėt e Profetit (paqja qoftė mbi tė), zėnė vendin e tretė nė mėnyrat e komentimit tė Kuranit, tė cilat janė tre:

Komentimi i ajeteve kuranore me ajete tė tjera kuranore.

Komentimi i Kuranit me hadithet e Profetit.

Komentimi i Kuranit me thėniet e shokėve tė Profetit.

Madje disa dijetarė janė tė mendimit se komentet shokėve tė Profetit janė nė tė njėjtėn gradė me hadithet e Profetit (paqja qoftė mbi tė), mirėpo mendimi i parė, sipas tė cilit komentet e tyre nuk janė nė tė njėjtėn gradė me hadithet e Profetit, ėshtė mė i saktė.

Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė:"Do tė vijė njė ditė kur disa njerėz prej popullit tim do tė konsiderojnė tė lejuar (hallall): prostitucionin, veshjen e rrobave tė mėndafshėta (pėr burrat), alkoholin dhe veglat muzikore." {Trans. Buhariu}

Ndaj i kėshillojmė muslimanėt, kudo qė janė, qė tė largohen nga kjo vepėr e shėmtuar dhe tė mos u vėnė veshin fjalėve tė atyre qė thonė se muzika ėshtė e lejuar, pasi argumentet qė e ndalojnė atė janė mė se tė qarta.

Shikimi i filmave, nė tė cilėt ka femra tė zbuluara, ėshtė i ndaluar, sepse kjo gjė ndikon nė shtimin e imoralitetit. Nga ana tjetėr pjesa dėrmuese e kėtyre filmave trajtojnė tema me ndikim negativ pėr moralin e individit, nė veēanti dhe shoqėrisė, nė pėrgjithėsi.

Ibn Uthejmin

 

130. BURRI NUK KA TĖ DREJTĖ TĖ PĖRDORĖ PASURINĖ E GRUAS

Pyetje: A ka drejtė burri im qė tė mė ndalojė t'i jap nėnės sime nga pasuria qė kam trashėguar nga babai im apo tė veprojė si tė dojė me pasurinė dhe rrogėn time?

Pėrgjigje: Gruaja gėzon tė drejtėn e pronės dhe mund tė bėjė ē'tė dojė me pasurinė e saj: ajo mund ta falė atė, mund ta japė si lėmoshė, mund tė lajė borxhet e saj, ndėrsa i shoqi nuk ka tė drejtė qė ta ndalojė atė, pėrveēse nėse ajo vuan nga ndonjė sėmundje psikike, pasi nė kėtė rast ajo nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr veprimet e saj. Gjithashtu, i shoqi nuk ka tė drejtė qė tė pėrdorė pasurinė e saj pa lejen e saj.

Nėse shkuarja e gruas nė punė bėhet shkak qė ajo tė mos jetė nė gjendje tė plotėsojė, ashtu siē duhet, detyrat e saj ndaj tė shoqit, atėherė ai ka tė drejtė qė tė mos e lejojė atė tė shkojė nė punė.

Ibn Xhibrin

 

131. A DUHET T'I SHĖRBEJ VJEHRRIT

Pyetje: Jetoj bashkė me burrin dhe babain e tij, i cili mė tė shumtėn e kohės ėshtė i sėmurė dhe nuk ka njeri tjetėr veē meje qė tė kujdeset pėr tė. A mė lejohet mua qė ta laj atė?

Pėrgjigje: Eshtė pėr t'u falenderuar shėrbimi qė i bėn babait tė burrit tėnd, pasi me kėtė gjė ti nderon veten tėnde dhe respekton jo vetėm vjehrrin, por edhe bashkėshortin tėnd.

Nėse vjehrri nuk ėshtė nė gjendje tė lahet vetė, atėherė ti mund t'ia lash tė gjithė pjesėt e trupit tė tij, me pėrjashtim tė vendeve tė turpshme.

Nėse ai nuk ėshtė nė gjendje qė tė lajė as vendet e turpshme, atėherė ti mund ta bėsh kėtė gjė, me kusht qė tė veshėsh njė palė doreza, nė mėnyrė qė tė mos i prekėsh drejtpėrsėdrejti vendet e tij tė turpshme. Gjithashtu, kur ta pastrosh atė duhet tė shikosh mėnjanė, sepse gruas nuk i lejohet qė tė shikojė pjesėt e turpshme tė dikujt tjetėr, pėrveē burrit tė saj.

Ibn Uthejmin

 

132. SĖMUNDJET PAKĖSOJNĖ GJYNAHET

Pyetje: A pakėsohen gjynahet e muslimanit pėr shkak tė dhembjeve qė ndjen ai gjatė sėmundjeve tė ndryshme e sidomos nė momentet e daljes sė shpirtit?

Pėrgjigje: Allahu i Madhėruar, me mėshirėn e tij, i fal muslimanit disa prej gjynaheve tė tij, pėr ēdo sėmundje, vėshtirėsi, dėshpėrim, ngushticė, madje dhe pėr dhembjet qė ndjen kur shpohet nga njė gjemb i vogėl. Nėse muslimani bėn durim dhe shpreson tek shpėrblimi i Allahut, atėherė Ai do ta shpėrblejė atė pėrsėri, kėsaj rradhe pėr durimin e treguar.

Argumentet qė flasin pėr kėtė temė nuk bėjnė dallim ndėrmjet dhembjeve para vdekjes apo gjatė saj. Allahu i Madhėruar thotė:

"Shkaqet e ēdo fatkeqėsie qė ju vjen juve, janė ato (gjynahe) qė keni bėrė me duart tuaja, e (megjithatė) Ai ju fal shumė." {42:30}

Nga ajeti i mėsipėrm kuptojmė se fatkeqėsitė dhe problemet qė pėrballon muslimani, janė rezultat i gjynaheve tė tij, si rrjedhim ato (fatkeqėsitė) bėhen shkak pėr faljen e njė pjese tė gjynaheve.

Ibn Uthejmin


 

1 Dija e fshehtė pėrfshin tė gjithė ato gjėra, realiteti i tė cilave ėshtė i panjohur pėr njerėzit, p.sh. Xheneti, Xhehenemi, jeta e varrit, shpirti, dija e sė ardhmes, Dita e Kijametit etj, dhe nuk mund tė zbulohet me mjetet qė mund tė disponojnė ata, sado tė sofistikuara qofshin ato. Ne dimė nga kjo dije aq sa na ka treguar Profeti (paqja qoftė mbi tė), i cili, nga ana e tij, ka ditur vetėm atė qė i ėshtė shpallur nga Allahu, Zoti i Qiejve dhe Tokės. Ajetet kuranore dhe hadithet profetike tregojnė nė mėnyrė kategorike se vetėm Allahu e di dijen e fshehtė dhe se ajo qė u ėshtė shpallur profetėve nuk ėshtė veēse njė pjesė fare e vogėl e saj. Allahu i Madhėruar, duke i drejtuar Profetit (paqja qoftė mbi tė), thotė: "Thuaj (o Muhamed), nėse unė do ta dija tė fshehtėn, atėherė do tė jetoja nė bollėk dhe nuk do tė mė prekte ndonjė e keqe..." {7:188}. Nė njė ajet tjetėr thuhet: "Askush, qoftė nė qiell apo nė tokė, nuk e di dijen e fshehtė pėrveē Allahut." {27:65}

Kėshtu pra, Profeti (paqja qoftė mbi tė) nuk e ka ditur Dijen e Fshehtė; e si mund tė pretendojė dikush qė ai ėshtė nė gjendje tė dijė se ē'do tė ndodhė nė tė ardhmen, kur vetė Profeti (paqja qoftė mbi tė), me gjithė pozitėn e tij tė lartė, ėshtė urdhėruar tė thotė: "...Unė nuk e di se ē'do tė mė ndodhė mua apo juve." Ndaj, dijetarėt muslimanė kanė rėnė dakord njėzėri se ai person qė pretendon se di tė fshehtėn, apo beson se dikush tjetėr mund ta dijė atė, ėshtė jobesimtar edhe nėse falet e agjėron.

2 Nė Arabinė Saudite, nga ku ėshtė dhe pyetėsja, ekzistojnė institucione shtetėrore, detyra e tė cilave ėshtė ndjekja dhe eleminimi i dukurive tė tilla. Meqė nė vendin tonė nuk gjenden institucione tė tilla, muslimanėt duhet tė mjaftohen vetėm me dy mėnyrat e para.

3 Ixhmai ėshtė rėnia dakord e dijetarėve muslimanė pėr njė ēėshtje tė caktuar. Ai ėshtė burimi i tretė i Legjislacionit Islam, pas Kuranit dhe Sunetit.

4 Nė vendin tonė ėshtė mjaft e pėrhapur dukuria e vendosjes sė zhivės apo e hurdhave, pėr tė ruajtur fėmijėt apo tė rriturit nga magjia, syri i keq etj. Kjo gjė, siē pėrmendet dhe mė lart, ėshtė e ndaluar, pasi ėshtė diēka e padobishme dhe nė tė njėjtėn kohė mund tė bėhet shkak, qė nė disa raste, personi i cili e bėn kėtė gjė, tė dalė nga Islami.

5 Me hajmali nėnkuptohet ēdo gjė qė vihet nė trupin e njeriut, qoftė varėse, byzylyk, apo diēka tjetėr, me qėllim pėr ta mbrojtur atė nga sėmundjet, magjitė, syri i keq etj. Nė kėtė kategori futen edhe nuskat.

6 D.m.th. i ka bėrė shok Allahut, pasi ajo qė kėrkon tė arrijė me anėn e kėsaj hajmalije ėshtė nė kompetencėn e Allahut, sepse vetėm Ai mund ta ruajė njeriun nga ēdo e keqe.

Shirku ndahet nė dy lloje: shirku i madh, i cili e nxjerr njeriun nga Islami dhe shirku i vogėl, i cili vėrtet nuk e nxjerr njeriun nga Islami, por ama ėshtė njė nga gjynahet mė tė mėdha. Vėnia e njė hajmalie nė disa rastė mund tė jetė shirk i madh e nė disa tė tjerė shirk i vogėl; nėse ai qė mban hajmalinė beson se ėshtė hajmalia ajo qė e mbron nga tė kėqijat, atėherė nė kėtė rast kemi tė bėjmė me shirkun e madh. Nėse ai qė mban hajmalinė beson se, nė tė vėrtetė, ėshtė Allahu Ai qė e mbron njeriun nga tė kėqijat, mirėpo hajmalia bėhet shkak apo sebep pėr arritjen e kėsaj mbrojtjeje. (Pėr mė tepėr hollėsi shih librat e Teuhidit)

7 Sepse kėto fatkeqėsi, siē u pėrmend nė hadithin e mėsipėrm, bėhen shkak pėr faljen e gjynaheve.

8 Papastėrtia ndahet nė dy pjesė: papastėrti konktrete, e cila pėrfshin ēdo gjė tė papastėr qė mund tė shihet apo preket (p.sh. urina, gjaku i menstruacioneve, pėshtyma e qenit etj); papastėrti abstrakte, e cila pėrfshin ato cilėsi tė cilat janė tė dėmshme pėr njeriun si p.sh. cmira, inati, zilia, mendjemadhėsia etj.

9 Adhuruesit e lopės. Ky sekt ėshtė i pėrhapur kryesisht nė Indi.

10 Bidatet janė ato gjėra qė nuk kanė bazė nė Islam, por janė shpikur nga njerėzit me kalimin e kohės.

11 Shih shėnimin nr.

12 Shumė njerėz mendojnė se bėrja e nijetit me gojė ėshtė mendimi i medhhebit hanefi pėr kėtė ēėshtje, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, pasi mendimi i saktė i medhhebit hanefi lidhur me kėtė ēėshtje ėshtėse vendi i nijetit ėshtė zemra. Pėr mė tepėr hollėsi shih librin "El-ihtijar" (kapitulli i suneteve tė abdesit), i cili studiohet nė shkollat e mesme tė universitetit tė Ez'herit nė medhhebin hanefi

13 Njė prej lehtėsimeve tė Islamit ėshtė se muslimanit i lejohet qė, nėse ka veshur ēorape tė trasha, tė mos i heqė ato gjatė marrjes sė abdesit, por tė mjaftohet vetėm me fėrkimin e pjesės sė sipėrme tė shputės. Pėr udhėtarėt ėshtė e lejueshme qė t'u japin mes'h ēorapeve tre ditė e tre netė, ndėrsa pėr tė tjerėt vetėm njėzet e katėr orė.

14 Njė lloj druri i veēantė qė nuk gjendet nė vendin tonė, vetitė mbrojtėse tė tė cilit janė njohur qė nė kohėt e lashta nga arabėt, tė cilėt e pėrdorin edhe sot e kėsaj dite, pėr pastrimin e dhėmbėve dhe largimin e erės sė keqe nga goja. Studimet bashkohore shkencore kanė treguar se ky dru pėrmban lėndė natyrale qė ndihmojnė nė shėrimin e disa sėmundjeve.

15 Medhķu ėshtė njė lėng pa ngjyrė qė del kur njeriu mendon pėr marrėdhėniet seksuale ose gjatė tyre. Ai, nė ndryshim nga sperma, nuk del me forcė, ėshtė i papastėr, e prish abdesin, por nuk e bėn tė detyrushme larjen e tėrė trupit.

16 Pesė pyetjet e mėposhtme flasin pėr tė njėjtėn temė.

17 Femrat dhe meshkujt konsiderohen xhunub nė dy raste: 1- Kur kryejnė marrėdhėnie seksuale. 2- Kur shohin ėndra me karater seksual, tė cilat shoqėrohen me daljen e spermės, tek burrat dhe me daljen e njė lėngu nga vagina, tek gratė.

18 Pra as nė Kuran nuk ėshtė pėrmendur koha mė e shkurtėr apo mė e gjatė e menstruacioneve, megjithėse pyetja ėshte e drejtėpėrdrejtė pėr to. Ndėrsa kuptimi i ajetit ėshtė: kryerja e marrėdhėnieve seksuale, gjatė periudhės sė menstruacioneve, ėshtė diēka e dėmshme.

19 Do tė donim t'i tėrhiqnim vėmendjen lexuesit pėr ndryshimin qė egziston ndėrmjet daljes sė kėtij gjaku pas pastrimit tė plotė dhe daljes sė tij menjėherė pas ndėrprerjes sė gjakut tė zakonshėm tė menstruacioneve. Nė rastin e parė, siē pėrmendet edhe nė pėrgjigje, ky gjak nuk ėshtė pjesė e menstruacioneve. Nė rastin e dytė, siē do ta shohim dhe nė pyetjen vijuese, ky gjak ėshtė pjesė e menstruacioneve.

20 Shenja e pastrimit nuk ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha gratė. Pėr njė pjesė tė tyre, siē pėrmendet dhe nė pyetje, ajo ėshtė dalja e sekrecionit tė bardhė. Ndėrsa pėr gratė, tek tė cilat nuk shfaqet ky sekrecion, shenja e pastrimit ėshtė tharja e gjakut.

21 Nėse ky gjak rrjedh nė sasi tė mėdha, ashtu siē del dhe gjatė menstruacioneve, atėherė ai ėshtė gjak menstruacionesh, por nėse del nė formė pikash, atėherė ai nuk ėshtė gjak menstruacionesh, siē ėshtė sqaruar dhe nė pyetjen e mėposhtme.

22 Ndėrsa gratė, tek tė cilat nuk del ky sekrecion, duhet tė presin derisa tė thahet gjaku.

23 Kėtu bėn pėrjashtim gjaku i zakonshėm, siē sqarohet dhe nė pyetjen e mėsipėrme.

24 Gruaja sė cilės i rrjesh gjaku jashtė kohės sė zakonshme tė menstruaci-oneve.

25 Shih shėnimin ???.

26 Disa prej kohėve kur pranohet mė tepėr lutja janė: njė e treta e fundit e natės, gjatė udhėtimit, kur bie shi, ditėn e xhuma, koha midis ezanit dhe ikametit, pas namazve farz etj.

27 Gruaja sė cilės i vazhdon rrjedhja e gjakut jashtė kohės sė zakonshme tė menstruacioneve.

28 Fjala "vitėr" nė arabisht ka kuptimin "tek" d.m.th. e kundėrta e ēiftit.

29 Nė Kuran ndodhen rreth katėrmbėdhjetė ajete, pas leximit tė tė cilave duhet tė bėhet sexhde.

30 Disa dijetėrė janė tė mendimit s, gjatė kohėve tė ndaluara, nuk duhet tė falet asnjė namaz sunet, ēfarėdo qoftė ai. Tė tjerė janė tė mendimit se lejohet falja e atyre namazeve tė cilat bėhen me njė shkak tė caktuar siē ėshtė rasti i namazit tė hyrjes nė xhami.

31 Vendi ku hipėn imami pėr tė mbajtur hytben, d.m.th. fjalimin e ditės sė xhuma.

32 Sexhdja e harresės bėhet atėherė kur njeriu harron gjatė namazit diēka qė nuk ėshtė prej shtyllave tė namazit.

33 Kėrkoj mbrojte nga Allahu prej shejtanit tė mallkuar.

34 Nė fillimet e Islamit, muslimanėt ishin shumė tė varfėr, deri nė atė gradė, sa kishte gra qė nuk kishin rroba tė mjaftueshme pėr tė mbuluar pjesėt e trupit qė duhet tė mbulojė gruaja, kur del jashtė shtėpisė.

35 Nė fillim, muslimanėt e kishin tė ndaluar qė tė kryenin marrėdhėnie seksuale me gratė e tyre, gjatė netėve tė Ramazanit. Me zbritjen e kėtij ajeti, kjo gjė u bė e lejuar.

36 Shenja e pastrimit pėr kėto gra ėshtė tharja e gjakut.

37 Muaji Ramazan, nė kalendarin Hixhri, vjen menjėherė pas muajit Shaban. Pra Aishja i agjėronte ditėt e lėna, njė muaj para ardhjes sė Ramazanit tjetėr.

38 Shih pyetjen ??.

39 Cdo gjė qė nuk ka bazė nė Islam.

40 Arabėt para ardhjes sė Islamit besonin se ishin yjet ata qė e sillnin shiun nė tokė.

41 Gruaja nė Islam gėzon tė drejtėn e pronės. Ajo mund tė bėjė ē'tė dojė me pasurinė e saj dhe i shoqi nuk ka tė drejtė qė ta ndalojė apo t'ia marrė atė pa lejen e saj.

42 Sasia e pasurisė, pėr tė cilėn duhet dhėnė zekati, ėshtė e barabartė me vlerėn e 91 gramėve flori. Gjithashtu, njė kusht tjetėr ėshtė qė kjo pasuri tė mbetet e paprekur gjatė njė viti hėnor (355 ditė).

43 Shfaqja e Dexhalit ėshtė njė nga shenjat e mėdha tė Kijametit. Dexhali, siē pėrshkruhet nė hadithet e saktė, do tė jetė njė burrė me flokė kaēurelė dhe me njė sy. Ai do tė kryejė, me lejen e Allahut, mrekulli tė ndryshme pėr tė sprovuar njerėzit nė mėnyrė qė t'i bėjė ata jobesimtarė.

44 Nė saj tė pėrparimit tė teknollogjisė dhe shkencės nė kėto vitet e fundit, janė shpikur metoda e mjete tė ndryshme pėr parandalimin e shtatėzėnisė, tė cilat mund tė pėrdoren si nga burrat ashtu edhe nga gratė. Duke pėrshkruar disa prej kėtyre metodave, njė nga mjekėt specialistė, nė njė prej broshurave qė flasin pėr kėtė temė thotė: "E megjithatė, asnjė nga metodat e pėrmendura mė sipėr nuk ėshtė 100% e sigurtė. Metoda e vetme qė garanton parandalimin e shtatėzėnisė 100% ėshtė moskryerja e marrėdhėnieve seksuale!!!"

45 D.m.th. kishte prej shokėve tė Profetit prej atyre qė nuk e derdhnin spermėn nė mitrėn e grave tė tyre, kur Profeti ishte akoma gjallė. Nėse kjo gjė do tė ishte e ndaluar, Ai do t'i kishte ndaluar.

46 Shih shėnimin nr. ??.

47 Koha gjatė sė cilės duhet tė presė gruaja e ndarė, derisa tė martohet pėrsėri.

48 Siē shihet nga pėrgjigja, veshja e tė zezave pėr mbajtjen e zisė nuk ka asnjė bazė nė Islam.

49 D.m.th. nuk lejohet qė tė shkojė nė shtėpinė se saj pėr ta kėrkuar, por i lejohet qė tė flasė me tė apo me tė afėrmit e saj, aq sa t'i bėjė ata tė kuptojnė qėllimin e tij.

50 D.m.th. nuk duhet tė martohet me njė grua shtatėzėnė, e cila nuk ka lindur akoma. Me fjalėn "tė mbjellura" nėnkutohet foshnja nė barkun e nėnės.

51 Bėrja e besė apo betimi nė emrin e Allahut ndahet nė dy lloje: 1- Bėrja e besė pėr tė theksuar e pėrforcuar diēka, p.sh: "vallahi sot nuk do tė bėj asnjė vizitė". 2- Bėrja e besė pėr tė kėrkuar nga dikush tjetėr qė tė mos bėjė diēka.

Ndėrsa "zotimi" bėhet atėherė kur muslimani premton se do tė kryejė njė punė tė mirė nėse Allahu i plotėson njė dėshirė.

52 Kėtu pėrmendet sasia minimale ushqimit. Kryesorja ėshtė qė t'u jaė derisa tė ngopen.

53 Nėse dikush bėn be se nuk do t'i flasė njė shokut tė tij dhe pastaj pendohet pėr kėtė gjė, atėherė ai duhet t'i flasė atij e mė pas tė shlyejė betimin e prishur.

54 D.m.th. gruas nuk i lejohet qė tė zbulohet para tij. Fjala e pėdorur nė arabisht nė kėtė hadith ėshtė fjala "ham'u"; kjo fjalė pėrfshin vėllain e burrit dhe tė gjithė ata qė janė nė pozitė tė ngjashme me tė, p.sh. kushėrinjtė e burrit.

55 D.m.th. mėnyra e prerjes nuk duhet tė jetė e ngjashme me ato prerje, tė cilat janė karakteristike pėr jobesimtaret.

56 Fitre ėshtė natyra me tė cilėn lind ēdo njeri (p.sh. frika, gėzimi, hidhėrimi janė prej fitres).

57 Shih pyetjen numėr ??.

58 Nė e sotme, kur njerėzit kanė lėnė pas dore mėsimet e Islamit, nuk ėshtė e vėshtirė qė tė gjesh gra tė tilla. Mjafton qė tė hapėsh televizorin nė ēfarėdo kanali, apo tė dalėsh jashtė nė rrugė qė tė gjesh qindra e qindra gra tė tilla. Kėto gra, siē thotė dhe Profeti (paqja qoftė mbi tė) nė dukje janė tė veshura, ose mė mirė kėshtu mendojnė njerėzit, por nė tė vėrtetė ato janė si tė zhveshura, pasi rrobat qė mbajnė janė aq tė shkurtra e tė holla, saqė mund tė dallosh pjesėn mė tė madhe tė trupit tė tyre.

59 Profetė me vullnet tė fortė, ose siē quhen nė arabisht "Ulul-azmi", janė Nuhu, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhamedi ( paqja qoftė mbi tė gjithė ata). Ata u quajtėn me kėtė emėr, pasi vuajtjet dhe mundimet e pėrjetuara prej tyre, pėr shkak tė sė vėrtetės, janė mė tė shumta dhe njėkohėsisht mė tė mėdha se ato tė Profetėve tė tjerė.

60 Pyetėsja nuk ka pėr qėllim ndarjen e trashėgimisė pas vdekjes, pasi rregullat e ndarjes sė trashėgimisė janė sqaruar mė sė miri nė Kuran dhe nuk ka nevojė pėr sqarim tė mėtejshėm. Ajo pyet nėse lejohet t'i jepet njėrit prej fėmijėve mė tepėr, nė jetėn e pėrditshme e jo pas vdekjes. (Shih kapitullin e trashėgimisė fq ??)

61 Dijetarėt nuk kanė dhėnė njė pėrkufizim tė caktuar tė kiratit, por nė njė hadith tjetėr thuhet se njė kirat ėshtė sa mali i Uhudit, njė prej maleve nė afėrsi tė Medines.

62 Nė njė prej faqeve tė njė prej gazetave tė mirėnjohura, ndėrmjet lajmeve tė tjerė tregohej se njė bandė hajdutėsh kishin arritur t'i vidhnin njė zonje plakė tė pastėr makinėn e saj luksoze, nė tė cilėn gjendej gabimisht edhe qeni i saj i preferuar. Kur arriti tė kontaktonte me grabitėsit zonja e pasur u tha:"Mbajeni makinėn, veē mė sillni qenin, sepse ai vuan nga stomaku dhe ka nevojė pėr ushqim special...!"

Kėshtu pra, zonja plakė frikėsohej pėr dietėn e qenit tė saj tė sėmurė, nė njė kohė kur nė rruzullin tokėsor gjenden me miljona njerėz, tė cilėt do tė ishin tė lumtur, po tė siguronin njė copė bukė tė thatė ēdo ditė. A NUK ĖSHTĖ KY, SHEKULLI I PARADOKSEVE?!

63 Kėrkoj mbrojtje nga Allahu prej shejtanit tė mallkuar.

Pėrktheu:  Kujtim Ereqi, Bekr Halimi