Rregullat e fejesės dhe martesės dhe detyrimet e bashkėshortėsisė
.
Kreu i parė
Pse All-llahu xhel-leshanuhu e ligjėsoi martesėn?
Nė fillim, para se tė tregojmė rregullat e fejesės e tė martesės, deshėm tė pėrmendim shkurtimisht se ku qėndron e fshehta e martesės, cila ėshtė rėndėsia e saj shėndetėsore, morale, shoqėrore etj. Kėshtu mbase do ta kuptojė mė sė miri rinia jonė se pse All-llahu xhel-leshanuhu e ligjėsoi martesėn dhe pse urdhėroi qė kjo tė bėhet nė moshė tė re. Nė kėtė mėnyrė, kur su mbetet rrugėdalje tjetėr, do ta pranojnė e do ta kryejnė atė me vetėdije dhe me dėshirė tė sinqertė, (edhe pse nė kėtė kohė kushtet janė tė rėnda) nėse duan tė mbrojnė vetveten, tė ruajnė moralin dhe tė plotėsojnė kėrkesat e natyrshme fiziologjike. E gjithė kjo vlen si rikujtim pėr ata qė meditojnė.
E Fshehta e martesės qėndron nė kėto pika:
Nė ruajtjen e gjinisė njerėzore:
Eshtė ēėshtje themelore dhe e padiskutueshme se martesa nėnkupton shtimin e gjinisė njerėzore dhe paraqet faktorin kryesor pėr vazhdimėsinė dhe qėniesinė e saj derisa tė jetė kjo botė. Cėshtė e vėrteta edhe nė Kuranin e madhėruar aludohet pėr rėndėsinė shoqėrore tė saj, kur thuhet:
"O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė vete (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra". (En-Nisaė, 1)
Pėrveē kėsaj, lidhur me kėtė kemi:
"All-llahu krijoi pėr ju bashkėshorte nga vetė lloji juaj, e prej bashkėshorteve tuaja fėmijė e nipa". (En-Nahl, 72)
Edhe Muhammedi alejhi-selam pėr rėndėsinė e shtimit thotė: "Martohuni qė tė shtoheni ! Unė do tė mburrem me ju para ummeteve tė tjera". (Transmeton Bejhekiu dhe Abdurrezaku).
Nė ruajtjen e familjes:
Falė martesės, tė cilėn All-llahu xhel-leshanuhu e ligjėsoi, fėmijėt mburren me atė se u takojnė prindėrve tė caktuar, sepse nė familje e ndiejnė pėrkatėsinė e vet, respektin njerėzorė dhe harmoninė shpirtėrore Po tė mos ishte martesa shoqėria njerėzore do tė mbushej me fėmijė tė paligjshėm dhe jashtė kujdesit familjar. Kjo do tė paraqiste njė zvetėnim tė rėndė pėr moralin dhe njė pėrhapje tė rėnies sė pėrgjithshme tė shoqėrisė njerėzore.
Nė shpėtimin e shoqėrisė nga prishja e moralit:
Martesa shpėton shoqėrinė nga prishja e moralit, individin e mbron nga prishja e shoqėrisė, sepse instiktet biologjike ndaj gjinisė tjetėr gjejnė shprehje nė gjininė e lejuar. Lidhur me rėndėsinė morale tė martesės, Muhmmedi alejhi-selam shprehet nė bisedėn me njė grup tė rinjsh:
"O ju tė rinj! Kush ka mundėsi pėr martesė le tė martohet; ajo tė ndal nga shikimi i ndaluar (haram) dhe siguron mbrojtje pėr organet gjinore. Ai qė ska mundėsi le tė agjėrojė; agjėrimi ėshtė frenues i epshit". (Transmetojnė El xhema-ah).
Nė ndihmėn e bashkėshortėve nė formimin e familjes:
Me anė tė martesės bashkėshotėt ndimohen nė formimin e familjes, nė edukimin e fėmijėve dhe nė punėt e pėrditshme gjatė jetės, ku secili plotėson punėt e tjetrit:
Pra gruaja merret me punėt e saj dhe me gjithė atė qė i pėrshtatet asaj si femėr Me fjalė tė tjera, ajo kryen detyrat e saj ndaj burrit, kujdeset nė familje pėr rritjen dhe edukimin e fėmijėve. Edhe burri bėn punėt e veta dhe gjithė atė qė i takon natyrės sė tij, si p.sh., pėrgjegjėsia e tij ndaj familjes, angazhimi pėr sigurimin material tė familjes dhe ngarkimi i tij me punėt fizike Tė gjitha kėto arrihen nė saj tė gjuhės sė pėrbashkėt pėr ndihmė tė ndėrsjellė bashkėshortore pėr formimin e familjes me edukatė dhe themele tė shėndosha. Nė njė familje tė kėtillė mbizotėron dashuria e mėshira, sipas tė drejtave tė fesė Islame.
Nė shpėtimin e shoqėrisė nga sėmundjet:
Me anė tė martesės shoqėria shpėton nga sėmundjet ngjitėse vdekje prurėse, tė cilat pėrhapen me anė tė kurvėrisė (zinasė).
Ndėr sėmundjet e tilla, mė tė pėrhapura janė:
- Sėmundja e gonoresė.
Sėmundja e gonoresė (triperit) ngjitet me anė tė marrėdhėnieve seksuale tė palejueshme (zinasė) dhe shkakton infektim akut nė mitėr e nė herdhe. Kjo mund tė shkatojė shterpėsinė dhe infeksionin e nyjeve. Gjithashtu mund tė ndikojė te foshnja duke ia dėmtuar sytė ose duke shkakėtuar verbėri tė plotė.
- Sėmundja e sifilizit:
Kjo sėmundje ngjitet me anė tė marrėdhėnieve tė palejueshme, por edhe nga puthjet. Shkakton infeksiosioni e lėkurės, nyjave, eshtrave, muskujve, zemrės, stomakut, mushkėrive, por edhe tendosjen psikike.
- Sėmundja e pubertitetit tė hershėm:
Me kėtė sėmundje goditen personat te tė cilėt epshi seksual zgjohet para kohe dhe shkaton tė meta trupore e mendore shpesh tė shoqėruara edhe me sėmundje tė tjera. Si rezultat i kėsaj pėrhapet amoraliteti. Mė hollėsisht pėr kėto sėmundje dhe pėr rreziqet e tyre shprehen mjekėt specialistė.
Nė qetėsimin shpirtėrorė:
Me anė tė martesės forcohet lidhja e dashurisė e mėshirės dhe secili prej bashkėshortėve qetėsohet me dashurinė e tjetrit, duke gjetur harmoninė nė krahėt e njėri tjetrit. Pra, bashkėshorti pas kryerjes sė detyrave nė punė, kthehet nė mesin familjar dhe bashkė me bashkėshorten dhe fėmijėt i harron telashet e ditės dhe lodhjen gjatė punės. Edhe gruaja ndien kėnaqėsi afėr bashkėshortit tė vet. (Kėnaqėsia shpirtėrore duhet tė mbizotėrojė gjithnjė midis bashkėshortėve).Ata me zell e vendosmėri presin ditėn e nesėrme pėr ti kruer punėt dhe detyrat e veta, sipas profesionit. Nė jetėn e kėtillė bashkėshortore mbizotėron aftėsia pėr kryrjen e detyrave dhe pėr realizimin e harmonisė familjare.
Kjo gjė vėrtetohet edhe me fjalėt e Kuranit famėlartė:
"Edhe njė argument tjetėr i Tij ėshtė se Ai nga lloji juaj, krijon bashkėshorte qė tė gjeni prehje pranė tyre, dhe ndėrmjet jush mbjell dashuri dhe mėshirė. Ky, me tė vėrtetė, ėshtė argument pėr njerėzit qė meditojnė". (Er-Rum, 21)
Nė nxitjen e dashurisė prindėrore:
Me anė tė martesės lind dashuria e madhe e prindėrve ndaj fėmijėve tė tyre. Kjo shihet qartė nė ndikimin e madh qė ka dashuria e prindėrve te fėmijėt dhe nė sukseset gjatė pėrkujdesjes, edukimit, ruajtjes sė interesave tė tyre, si dhe nė pėrpjekjet e tyre pėr njė jetė tė mirė dhe ardhmėri tė gėzueshme.
Sa mirė ėshtė shprehur dikush pėr sinqeritetin e dashurisė prindėrore ndaj fėmijėve tė tyre.
Nėse sjanė kėta fėmijė
Pas kėsaj qė cekėm pėr rėndėsinė dhe vlerėn e martesės, nuk ėshtė pėr tu ēuditur se edhe ligji i lartė Isalm (sheriati) ka nxitur dhe ka ligjėsuar martesėn
Tė shohim se ēka thotė Kurani i madhėruar:
"Martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė; me dy, me tri a me katėr. E nėse i frikėsoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė " (En-Nisa, 3)
" Dhe martoni tė pamartuarit dhe tė pamartuarat prej jush, edhe robėrit e shėrbėtorėt tuaj tė mirė, e nėse janė tė varfėr All-llahu do ti pasurojė nga mirėsia e tij. Allahu ėshtė i gjėrė nė mirėsi dhe di ēdo gjė". (En-Nur, 32)
Muhammedi alejhisselam nė disa hadithe thotė:
"O ju tė rinj! Kush ka mundėsi pėr martesė le tė martohet".
"Kjo botė ėshtė kėnaqėsi, e kėnaqėsia mė e mirė e kėsaj bote ėshtė gruaja e mirė". (Transmeton Muslimi, Ibnu Maxhe dhe Nesaiu)
"Katėr gjėra janė prej punėve tė pejgamberėve: kėnaja, parfumi, misvaku dhe martesa". (Tirmidhiu)
"Martohuni qė tė shtoheni se unė do tė mburrem me ju para ummeteve tė tjera". (Bejhekiu dhe Abdurrezaku).