Dr. Hasan TURABI

 

GRUAJA NĖ ISLAM

(pėrktheu Urim POSHKA)

 

 

 

 

Kapitulli I

 

Vendimi i fesė

 

Nė fenė Islame, gruaja ėshtė njė entitet i pavarur dhe, sipas kėsaj, njė qėnie plotėsisht pėrgjegjėse njerėzorei islami asaj i drejtohet nė mėnyrė tė drejpėrdrejtrė dhe nuk i qaset me ndėrmjetsimin e meshkujve muslimanė. Njė grua, posa tė arrijė pjekurinė dhe tė pranojė mesazhin e Islamit, mund tė ketė aftėsi dhe pėrgjegjėsi tė plotė.

 

Pėr mė tepėr, pėr asnjė grua nuk mund tė thuhet se vėrtetė e ka pranuar mesazhin e Islamit, po qe se ajo kėtė nuk e ka bėrė sipas vullnetit tė saj burimor dhe tė pavarur. Pranimi i fesė ėshtė njė ēėshtje krejtėsisht personale, nė tė vėrtetė feja nuk mund tė pranohet nė emėr tė tjetėr kujt. As qė mund gruaja tė bėhet muslimane vetėm pėr shkak tė babait tė saj, burrit apo kushėririt. Tė gjithė muslimanėt ia jepnin betimin e tyre pėr besnikėri, Pejgamberit Muhammed (paqja qoftė mbi tė) personalisht dhe nė mėnyrė tė pavarur. Gratė, njėsoj si dhe burrat, vinin te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe e jepnin premtimin e tyre pėr besnikėri ndaj Islamit dhe Pejgamberiti Zoti i madhėruar e ka urdhėruar Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), me fjalėt vijuese:

 

“O Pejgamber, kur tė vijnė besimtarėt qė tė japin besėn se: nuk do t’i shoqėrojnė asnjė send All-llahut: se nuk do tė vjedhin, se nuk do tė bėjnė kurvėri, se nuk do tė gėnjejnė me ndonjė shpifje pėr (fėmijėn e huaj qė kanė marrė) se ėshtė i tyre, dhe se nuk do tė kundėrshtojnė nė atė qė i urdhėron, atėhere prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falė ato, se Allahu ėshtė mėkatfalės dhe mėshiruesi” (Kurani, 60:12).

 

Kushėrinjtė mashkull dhe femėr mund tė marrin qėndrime tė ndryshme rreth zgjedhjes religjioze. Pėr shembull, njė grua, siē ishte Fatimeja, e bija e El-Hattabit, e pėrqafoi Islamin edhe pse vėllai i saj Umeri ende ishte jobesimtar. Transmetohet se ibn Abbasi e ka pyetur Omerin rreth asaj se si ai e ka pranuar Islamin. Omeri ka thėnė: “Tri ditė pasiqė Hamza kishte pėrqafuar Islamin unė dola nga shtėpia ime. Rastėsisht takova njė njeri nga fisi Mahzumi, dhe e pyeta: “a e preferon fenė e Muhammedit nė vend tė asaj tė stėrgjyshėrve tė tu?” Mahzumi tha: “Dikush qė ėshtė mė i afėrt me ty  se sa qė jam unė, e ka bėrė kėtė”. E pyeta se kush ishte ai. “Motra jote dhe dhėndri yt”, u pėrgjigj Mahzumi. Shpejtova prapa dhe e gjeta derėn e shtėpisė sė motrės sime tė kyēur nga brenda, dhe dėgjova ca pėrshpėritje qė vini qė andej. Mė vonė, kur u hap dera, hyra nė shtėpi dhe pyeta: “Ēėshtė ajo qė po dėgjoj?” Motra ime u pėrgjigj  “Nuk ke dėgjuar asgjė”. Filluam tė hahemi, kur e godita atė nė kokė, ndėrsa ajo mė tha nė mėnyrė kundėrshtuese: “Ne e bėjmė kėtė, me apo pa dėshirėn tėnde. Kur e pashė se gjakoste, filloi tė mė brejė ndėrgjegjja, dhe i thashė “Ma trego atė shkrim”. “Omeri e tregoi tėrė ngjarjeni (El-isabetufi-t-Temjiizes-Sahabe, nga ibni Haxher el-Eskanlanii Tash e tutje do tė ceket si El-isabeh).

 

Ngjashėm, njė grua tjetėr, Ummu Habibe, bija e Ebu Sufjanit, e pėrqafoi Islamin edhe pse i ati ende ishte pagan. Kur Ebu Sufjani shkoi nė Medine, ai e vizitoi tė bijėn Ummu Hatiben, asokohe tė shoqen e pejgamberit Muhammed (paqja qoftė mbi tė ). Posa  mori tė ulet mbi shtratin e Pejgamberit, e bija nuk e lejoi ta bėjė kėtė dhe e mblodhi dyshekun, Ebu Sufjani, i cili u revoltua mjaft me sjelljen e saj, i tha: “A e bėrė pėr shkak se dysheku nuk vlen pėr mua, apo se unė nuk vlej pėr atė dyshek?” Ummu Hatibe iu pėrgjigj tė atit, Ebu Sufjanit: “Por, ky ėshtė dysheku i Pejgamberit, ndėrsa ti je politeist i papastėr. Unė nuk desha qė ti tu ulėsh aty”. Kur e dėgjoi kėtė Ebu Sufjani u ndie i shqetsuar dhe e qortoi atė: “Gjatė mungesės time, diē ėshtė ērregulluar me ty.” (Tabakat, ibn-i- Saad).

 

Njė muslimane ka mundur tė ketė burrin, qė ende ka qenė ateist. Tė marrim, pėr shembull, Zejneben, bijėn e Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė).  Ajo qe martuar pėr kushuririn e saj atėror Ebu el-A’s bin el-Rebi. Ajo pėrqafoi Islami, pėrderisa i shoqi i saj mbeti nė religjionin e tij tė vjetėr. Nė betejėn e Bedrit, ai u zu si rob lufte. Megjithatė Zejnebja ofroi shpėrblesė pėr lirimin e tij. Prandaj, ai u lejua tė shkojė i liri me marrėveshjen se, me kthimin e tij ai do ta lironte atė. Rrjedhimisht, kur ai u kthye nė Mekke, Zejnebja migroi nė Medinė. Sidoqoftė, i shoqi i saj, Ebu el-A’si, edhe njė herė ra nė duart e muslimanėve si rob lufte. Me kėtė rast Zejnebja e siguroi atė me strehim, dhe e morin nėn mbrojtjen e vet. Mė nė fund, ai u kthye nė Mekke, pėr t’i rregulluar ēėshtjet e tija dhe pas kėsaj e pranoi Islamin.

 

Ummu Selim bint Mahan ishte edhe njė zonjė e tillė. Ajo u martua me Malik bin el-Nadirin para paraqitjes sė Islamit, por ishte ndėr konvertet e para nė Islam. I shoqi, Maliku, i pakėnaqur nga kjo shkoi nė Siri pėr tė vdekur atje. (El-Isabeh).

 

Ummu Hani bint Ebi Talib qė u martua pėr Hubeire bin Amrin. Ajo ishte bija e Ebu Talibit, xhaxhait tė Pejgamberit, dhe e pėrqafoi Islamin me rastin e ēlirimit tė Mekkes. Ky ndėrrim e fesė e ndau atė nga i shoqi, Hubeiri, i cili u largua pėr nė Nexhran. (El-Isabeh)

 

Havva Bint Jezid ishte edhe njė grua, e cila e pranoi Islamin dhe e qėndrueshme i duronte shqetsimet dhe turturat nga ana e tė shoqit, Kajs bin el-Hatim, i cili qe njė poet i njohur. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) njėherė rastėsisht e takoi Kajsin nė treg (Suuk dhi’l-Mexhaz) dhe e ftoi atė qė ta pėrqafojė Islamin. Ky u pėrgjigj se ėshtė aq shumė i zėnė me luftė, saqė nuk i mbeteshe shumė kohė qė ta shqyrtojė propozimin. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i tha: “Mė kanė thėnė se nuk je duke e trjtuar gruan tėnde, Havvėn, nė mėnyrė tė sjellshme qė kur ajo hoqi dorė nga religjioni yt. Pra, frikėsoju Zotit, dhe nė kėtė qėshtje gjithmonė tė mė kesh parasysh, mos e bezdis gruan”. Ai premtoi se do tė veprojė ashtu. Atėherė shkoi tek e shoqja dhe i tha asaj: “o Havva, e takova shokun tėnd Muhammedin, i cili mė tha qė gjithmonė ta kem atė ndėr mend nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me ty. Betohem me Zotin se dotė veprojė ashtu, dhe do tė lė ty tė lirė, e nuk do tė shkaktoj bezdisje”. Atėhere, ajo shpalli fenė e saj, tė cilėn deri nė atė ēast e kishte mbajtur fshehurazi. Njerėzit i flisnin atij rreth kėsaj ēėshtjeje, por ai refuzonte qė asaj t’i shkatojė ndonjė dėm. (Tabakat).

 

 

Njė grua tjetėr, Ummu Kulthum bint Ugba bin Ebi Mait e pėrqafoi Islamin, pėrkundėr asaj se e tėrė familja e saj ende mbahej pėr religjionin e tyre burimor politeist. Ajo migroi pėr nė Medinė. Ibn Is’haku, historian i mirėnjohur, thotė se Ummu Kulthumi migroi te Pejgamberi nė Medinė, derisa marrėveshja paqėsore e Hudeibijes ende ishte nė fuqi. Nė tė vėrtetė, ajo ishte gruaja e parė, e cila shkoi pas Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė) nė Medine. Ajo e la Mekken pa shoqėrimin e askujt. Vėllezėrit e saj, Amara dhe el-velidi shkuan te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe kėrkuan nga ai qė ajo tė riatdhesohet, siē parashihet marrėveshja ndėrmjet Pejgamberit dhe Kurejshitėve nė Hudeibije. Mirėpo, Pejgamberi refuzoi qė kushtetet e marrėveshjes tė vlejnė edhe pėr gratė. (Tabakat).

 

Njė grua mundej vetė ta pranojė Islamin dhe tė pėrjetonte turtura pėr shkak tė kėsaj. Harithe bint el-Muammil, motra e Ummu Ubeises, e cila ishte e njohur edhe si Zuneire el-Rumije, ishte njė robėreshė. Ajo ishte ndėr besimtarėt mė tė hershme nė Islam, dhe njėra nga ato gra, tė cilat qenė torturuar pėr shaka tė fesė sė tyre. Ebu Xhehli e kishte pėr zakon qė ta rrahė atė ashpėr, tė njėjtėn e bėnte edhe Omeri, para se ta pranonte Islamin. Pas pėrqafimit tė Islamit, kjo grua e mjerė vuajti aq shumė turtura sa qė e humbi tė pamurit e saj. Politeistėt Mekas e shfrytėzonin kėtė fatkeqėsi tėtillė si njė arsyetim pėr njėllosjen e saj pėr pranimin e Islamit. Ata e kishin zakon t’i thoshin asaj: “Lati dhe Uzzati (dy hyjnitė, tė cilėt Mekasit i adhuronin nė Kabe), tė kanė verbuar”. Mirėpo, ajo gjithmonė pėrgjigjej: “Ata gėnjejnė. Pasha tė vėrtetėn e Zotit, kėta idhuj nuk sjellin as dobi e as dėm”. Asaj mė nė fund krejtėsisht iu kthye tė pamurit.

 

Sumejje bintu Hubat, martirja, ishte nėna e Ammar bin Jasirit, dhe ishte personi i shtatė qė pėrqafoi Islamin. Klani el-Mugire e turturonte atė. Njerėzit kalonin pranė saj dhe ishin dėshmitarė pėr turturimin e saj, bashkė me tė birin dhe tė shoqin, nė rėrėn e nxehtė tė Mekkes. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), e ngushėllonte atė duke thėnė: “O familja e Jasirit, duroni kėtė vuajtje qėndrueshėm, pėr shkak se Zoti ua ka premtuar juve Xhennetin”. Ajo ishet e moshuar dhe e ligė nga shėndeti. Ebu xhehli ishte gjithashtu nė mesin e atyer, tė cilėn e turturonin atė. Nga turturat e vrazhda dhe tė vazhdueshme, ajo vdiē dhe u bė e para qė ra martire pėr ēėshtjen e Islamit. (El-Isabeh).

 

Ummu Hatibe, e bija e Ebu Sufjanit qe njė grua, e cila nė mėrgim qėndroi nė Islam, derisa i shoqi  i saj konvertoi Krishterizmin. I shoqi i saj Ubeidullah bin Xhahash migroi nė Abisinio bashkė me tė , pėr t’u shmangur persukutimeve kundėr Islamit dhe pranoi Kriterimin, fenė e Abisinasve. Ai u mundua qė ta bindė edhe tė shoqen qė ta bėjė tė njėjtėn mirėpo ajo qėndrueshėm i mbeti besnike Islamit, pavarsisht nga tė gjitha vuajtjet, tė cilat duhej t’i durojė si mėrgimtare. (Tarih Et-Taberi).

 

Gratė muslimane, nė bazė tė besimit tė tyre tė palėkundshme, shpesh punonin pėr propagandimin e Islamit. Shumica prej tyre, pėrmes bisedave dhe debateve, ndimonin nė pėrkrahjen e kauzės sė Islamit, brenda qaraeve tė veta familjare. Erva bint Abdul Muttalib ishte njė grua e tillė, e cila e kishte pėr zakon tė pėrkrahė Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), dhe tė argumentojė nėfavor tė tij. Ajo gjithmonė e urdhėronte birin e saj qė t’i ndihmojė Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), dhe tė bėjė ēdo gjė qė tė kėrkojė ai. Njė grua tjetėr e tillė ishte Ummu Shuraik, e cila silleshte fhsehtaz ndėr zonjat e Kurejshitėve, qė tė ndikojė mbi to dhe t’i konvertojė nė Islam. Ajo kishte konvertuar shumė prej tyre, para se tė zbulohej. Njerėzit e Mekkes e kishin paralajmėruar atė se ajo do tė mund tė vuante pėr shkak tė farefisit tė saj. (El-Isabeh).

 

Ndėr gratė muslimane, kishte disa nga ato, tė cilat i ftonin propozuesit e tyre qė ta pėrqafojnė Islamin dhe kėtė e bėnin si parakusht pėr martesė. Ummu Sulejme ishte njėra nga ato. Ajo i tha Ebu Talhės, i cili e kėrkoi atė pėr martesė: “Pasha Zotin, njė njeri si ti nuk mund tė refuzohet, por ti je politeist e unė jam muslimane. Pėr mua nuk ėshtė aspak e lejueshme qė tė martohem me ty. Po qe se e pėrqafon Islamin, unė kėtė do ta pranoja si prikė nga ti.” Enes bin Maliku transmetohet se ka thėnė se Ebu Talha e kishte propozuar Ummu Selejmen para pranimit tė Islamit. Ajo i kishte thėnė atij: “O Ebu Talha, a nuk e di ti qė Zoti, tė cilin po e adhuron, rritet nga toka?”, Ebu Talha u pėrgjigj: “Po me tė vėrtetė!” Ajo i kishte thėnė: “A nuk ndihesh i turpėruar qė po i adhuron ata? Por, nėse e pranon Islamin, unė nuk do tė kėrkoja asgjė tjetėr si prikė.” Ebu Talha kėrkoi nga ajo qė tė presė derisa ai ta shqyrtonte kėtė ēėshtje, dhe u largua. Mė vonė, ai u kthye dhe dėshmoi: “Nuk ka Zot, pėrveē All-llahut dhe Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij!” Atėhere Ummu Selejme briti “O Enes pėrgatite martesėn e Ebu Talhės”. Dhe ajo u martua me tė. (El-Isabeh).

 

 

Po qe se pėrqafimi i Islamit nga njė grua ėshėt ēėshtje krejtėsisht personale nė traditėn Islame dhe nuk mund tė bėhet pėrmes dikujt tjetėr, tė tilla janė edhe obligimet dhe detyrat, tė cilat Islami ia cakton asaj. Askush tjetėr nuk mund t’i bėjė ato nė emėr tė saj. Ajo i kryen aktet e saja tė adhurimit thjesht nė bazė tė qėllimit tė saj; dhe si tė tilla ato nė Islam trajtohen si arritje tė saja personale, sepse Zoti ka proglamuar: “Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, qoftė mashkull apo femėr. Ju jeni njėri nga tjetri…” (Kur’ani, 3:195). “Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t’i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) du t’u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre.” (Kur’ani, 16:97).

 

Nė bazė tė veprimit tė saj, njė grua fiton shpėrblimin apo dėnimin. Asnjė burri nuk i lejohet ta mbrojė ose tė ndėrmjetėsojė pėr ndonjė grua, e as qėėshtė ai pėrgjegjės pėr veprimet e saja dhe pasojat e tyre. Doktrina e pėrgjegjėsisė pėrfundimtare nuk e konsideron njėsinė familjare si pėrgjegjės kolektiv; por, mė mirė, ēdo individ – mashkull apo femėr – paraqet njė njėsi autonome, qė jep llogari para Zotit, dhe konsiderohet si pėrgjegjės i drejtpėrdrejtė pėr veprimet e tija ose tė saj, ose pėr pjesėn e tij apo tė saj nė veprimet e pėrbashkėta. “Dhe nė ditėn e kijametit secili prej tyre do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” (Kur’ani, 19:95)

 

Gjykimi nė botėn tjetėr nuk do tė thotė se patjetėr do t’i vėrė burrin dhe gruan brenda “kllapave” tė njėjta; por as qė do ta lironte tjetrin nga fajėsimi i vet ose ta caktojė pjesėn e tij. Gjithashtu, besimtari nuk do tė trajtohet me tė padrejtė vetėm pėr shkak tė gjinisė sė vet. Zoti tė gjithė njerėzit i trajton nė baza tė parabarta. “Atė ditė njeriu ikėn prej vėllait tė vet, prej nėnės dhe prej babait tė vet, prej gruas dhe prej fėmijėve tė vet. Atė ditė secilit njeri i mjafton ēėshtja e vet.” (Kur’ani, 80:34/37)

 

Individualiteti i gruas ėshtė njė parim i fesė: “Atyre qė mohuan, All-llahu u sjell shėmbull gruan e Nuhit dhe gruan e Lutit. Ato tė dyja ishin nė kurorėn e dy robėrve tė mirė nga robėrit tanė, por ato tė dyja i tradhtuan (nė fe) ata tė dy dhe kėta tė dy nuk mund t’i mbrojnė ato fare tek All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: ‘Hyni tė dyja nė zjarr sė bashku me ata qė hyjnė!’ E atyre qė besuan, All-llahu u solli shėmbull gruan e faraonit, kur ajo tha: ‘Zoti im, mė bėn njė vėnd pranė mėshirės Sate nė xhenet dhe mė shpėto prej Faraonit e brutalitetit tė tij dhe mė shpėto prej popullit mizor!’ edhe Merjemėn tė bijėn e Imranit, qė e ruajti nderin e vet, e Ne prej anės Sonė i frymėzuam njė shpirtė e ajo i besoi fjalėt e Zotit tė sajė dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.” (Kur’ani, 66:10-12)

 

 

 

Kapitulli II

 

Vendimi i Jurisprudencės

 

Vendimi i jurisprudencės Islame ėshtė vetėm njė shprehje praktike e urdhėrave tė fesė. Gratė, sipas Sheriatit, janė kundėrpalėt e burrave, ndėrsa nė jurisprudencėn Islame nuk ka kurrfėrė rendi tė ndarė rregullash pėr to. Megjithatė, ekzistojnė disa rregull tė kufizuara sekondare, nė tė cilat ėshtė treguar dallimi mes dy gjinjive. Mirėpo, kėto janė paraparė vetėm pėr t’u mundėsuar qė tė dy gjinive tė shprehin fenė nė mėnyrė tė ēiltėr dhe nė pėrputhje me natyrėn e tyre pėrkatėse njerėzore. Mirėpo, Sheriati (ose ligji Islam), nė esencė ėshtė i njėjtė, ndėrsa rregullat e tija tė pėrgjithshme vlejnė pėr tė dy gjinijtė; ato u drejtohen tė dy palėve pa bėrė dallim. Supozimi bazė nė Sheriat ėshtė se gjinia ėshtė e parėndėsishme, pėrveē se aty ku teksti e bėn dallimin, apo aty ku mund tė paraqitet dėshmia pėr kėtė. Kėshtu, pėr shembull, ritet personale fetare pėr gruan nė Islam janė tė njėjta si edhe pėr burrin. Ajo duhet t’i kryejė lutjet e saja, tė agjėrojė, tė vizitojė Kaben e Shenjtė dhe tė kujtojė Zotin.

 

Njėsoj si burri, edhe gruaja duhet kujdesur pėr standėrtet e pėrgjithshme fetare qė kanė tė bėjnė me qėndrimin personal, marrėdhėniet shoqėrore dhe sjelljen morale – d.m.th, tė jetė e drejtė, altruiste, bamirėse, vėrtetėdashėse dhe mirėsjelllėse. Islami nuk parasheh kode tė ndryshme morale pėr burrat e gratė. Madje edhe nė ēėshtjet e jetės publike nga ato, po ashtu, pritet qė ta kryejnė pjesėn e tyre dhe t’i pėrjetojnė vuajtjet dhe vėshtirėsitė e jetės me durim, njėsoj siē parashihet qė burrat ta bėjnė kėtė. Po ashtu, nga ato pritet qė tė tregojn solidaritet me bashkėsinė e besimtaėrve dhe ta lėnė rehatinė e shtėpisė dhe vatrės sė tyre pėr tė migruar nė shtetin e muslimanėve, tė zhvillojnė Xhihadin bashkė me ta, dhe tė nxisin mirėqėnien e shoqėrisė sė tyre. Nė tė gjitha kėto ēėshtje nuk ekziston kurrėfarė dallimi ndėrmjet muslimanėve dhe muslimaneve. Sepse, Zoti ka proglamuar: “Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri – tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t’i mėshirojė All-llahu. Allahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė.” (Kur’ani, (9:71).

 

Gratė kanė mundėsinė dhe nxitjen e njėjtė pėr tė marrė pjesė nė ēdo aspect tė vlerave fetare: “Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt dhe muslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e All-llahut e shumė pėrmendėset e All-llahut, All-llahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh.” (Kur’ani, 33:35).

 

Tradita thtė se Ummu Seleme i ka thėnė Pejgamberit: “O i dėrguari i All-llahut! Kur’ani flet pėr burrat, por nuk flet pėr ne gratė”. Si rrjedhim, u shpall ajeti i lartėpėrmendur Kur’anor.

 

Islami ia cakton muslimanes rolin e duhur, tė cilin ajo duhet ta luajė nė plotėsimin e pėrgjegjėsive kolektive, tė cilat e ruajnė esencėn e shoqėrisė religjioze (fetare) nė pėrgjithėsi. Prandaj, ajo duhet me ngulm t’i derdhė tė gjitha energjitė pėr ta plotėsuar pjesėn e saj; sepse, po qe se tė gjithė muslimanėt do ta neglizhonin plotėsimin e kėtyre pėrgjegjėsive kolektive, ajo pėr kėtė mangėsi do tė pėrgjigjej si ēdo burrė tjetėr. Disa obligime tė veēanta, si mirėmbajtja e familjes, prania nė lutje (namazet) e pėrbashkėta dhe rekrutimi apo thirrja e pėrgjithshme e masave pėr luftė, janė shumė tė vėshtira pėr femrėn e zakonshme. Po qe se muslimanėt janė tė mjaftueshėm nė numėr, Islami i ka liruar gratė nga prania nė tė gjitha kėto, si ēėshtje tė pėrgjegjėsisė origjinale dhe personale. Kjo nuk do tė thotė se gruaja ėshtė e larguar nga kryerja e ndonjėrės prej kėtyre. Ajo lirisht mund tė marrė pjesė nė tė gjitha kėto aktivitete edhe po qe se nuk ndihet mungesa e burrave pėr t’i kryer ato. Megjithatė, po qe se burrat nuk i plotėsojnė obligimet e duhura nė kėtė drejtim, do tė ishte detyrė e saj qė ta kompensojė tė metėn e tyre, apo t’i plotėsojė pėrpjekjet e tyre.

 

Askush dhe asgjė nė Islam nuk mund tė qėndrojė nė udhėn e gruas, qė kontribon pėr tė mirėn e pėrgjithshme dhe qė garon pėr arritjet fetare. Pėrgjegjėsitė e njėjta personale tė gruas nė Islam janė evidente dhe tė pėrcaktuara qartė. Se detyrat kolektive janė bartua zakonisht si nga burrat ashtu edhe nga gratė, ėshtė treguar nė praktikėn e Pejgamberit(paqja qoftė mbi tė), i cili i pat urdhėruar gratė qė tė jenė bamirėse dhe tė japin pėr hir tė Zotit, ndėrsa gratė kėsaj i pėrgjigjeshin pozitivisht.

 

Nė pėrmbledhjen e tij tė haditheve autentike, el-Buhariu shėnon, sipas autoritetit tė Ibn – Abbasit, i cili ka thėnė: “Mora pjesė nė faljen e namazit tė Id-ul-Fitrit (Ramazan Bajramit), bashkė me Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė) Ebu Bekrin dhe Uthmanin. Ata kryen lutjen para predikimit (hutbes). Mė vonė Pejgamber (paqja qoftė mbi tė) e mbajti fjalimin me rastin e Bajramit dhe eci pėrpara, i shoqėruar nga Bilali, duke kaluar nė mesin e burrave, deri sa arriti te gratė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) e recitoi ajetin vijues nga Kur’ani Famėlartė: “O Pejgamber, kur tė vinė besimtarėt qė tė japin besėn se: nuk do t’i shoqėrojnė asnjė send All-llahut; se nuk do tė vjedhin; se nuk do tė bėjnė kurbėri; se nuk do tė mbysin fėmijėt e tyre; se nuk do ta gėnjejnė me ndonjė shpifje (pėr fėmijėn e huaj qė e kanė marrė) se ėshtė i tyre; dhe se nuk do tė tė kundėrshtojnė nė atė qė i urdhėron, atėherė, prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falė ato, se All-llahu ėshtė mėkatfalės dhe mėshirues.” (Kur’ani, 60:12).

 

Kur Pejgamberi mbaroi me leximin e ajetit, ai u tha atyre: ‘A jeni zotuar tė gjitha kėsaj?’ Njėra nga gratė u pėrgjigj (derisa tė tjerat heshtnin): ‘Po!’. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) nė atė cast nuk e dinte se kush e dha atė pėrgjigje! Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) kėrkoi nga ato qė tė japin ndihma. Bilali e shtroi kėmishėn e vet dhe tha: ‘Dhuroni, prindėrit e mi u sakrifikofshin pėr ju zonja’. E tė gjitha ato i hudhėn unazat e tyre, tė zbukuruara me gurė tė ēmuar apo tė rėndomtė.

 

Gjatė periudhės sė udhėheqjes sė Pejgamberit, gratė e kishin pėr zakon t’i kryejnė namazet e tyre, madje edhe ato tė sabahut dhe tė jacisė, sė bashku me muslimanėt e tjerė nė pėrgjigjėsi. Nė pėrmbledhjen e vet tė haditheve autentike, Buhariu shėnon: “Unė (Pejgamberi) dėshiroj ta zghas namazin, mirėpo kur dėgjoj njė fėmijė tė duke qarė, unė e shkutoj atė, pėr shkak se nuk kam dėshirė qė t’i bėj telashe nėnės sė fėmijės”. Ngjashėm, Muslimi, njė autoritet tjetėr prominen i haditheve autentike shėnon: “Po qe se gratė tuaja ju kėrkojnė leje qė t’i vizitojnė xhamitė, lejoni ato qė ta bėjnė kėtė”. Sipas autoritetit tė njė transmetimi nga e shoqja e Pejgamberit, Sejjide Aisha, thuhet se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), zakonisht e kryente namazin e mėngjesit, derisa gratė do tė shpėrndaheshin plotėsisht tė mbuluara me teshat e tyre dhe as qė mund tė njiheshin nė errėsirė. (Buhariu).

 

Gratė muslimani po ashtu merrnin pjesė edhe nė ekspeditat ushtarake, duke sjellė ujė pėr ushtarėt e etshėm, duke i shėruar tė plagosurit, dhe duke i bartur ato nė vend tė sigurt, por disa herė edhe duke marrė pjesė active nė betejat. Kur’ani i referohet kėsaj dhe bėmave tė tjera tė burrave dhe tė grave: “Zoti i tyre iu pėrgjigj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humbė mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr. Ju jeni  njėri nga tjetri por ata qė u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe emigruan, u munduan vetėm pse ishin nė rrugėn Time, luftuan dhe u vranė, atyre patjetėr do t’ua shlyej mėkatet e tyre dhe do t’i vė nė xhennete nė tė cilėt burojnė lumenj. Ai ėshtė shpėrblim nga ana e All-llahut, se mė i miri shpėrblimeve ėshtė tek All-llahu.” (Kur’ani, 3:195).

 

Madje edhe vetė shoqja e Pejgamberit, Sejjide Aisha, merrrte pjesė nė pėrpjekjet luftarake: Ummu Sinan el-Eslamije dhe Ummeje bint Xhahsh, ishte njėra nga ato gra, tė cilat i shfaqėn besnikėri Islamit dhe mori pjesė nė betejėn e Uhudit, duke sjellur ujė pėr tė etshmit, duke i bartur tė plagosurit nė vend tė sigurt dhe duke ua treguar atyre kujdesin e duhur. (El-Isabeh). El Rebia bint Muavith, po ashtu e njohur edhe si Leila el-Gafarie, shpesh e shoqėronte Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), nė fushatat e tija luftarake, duke u kujdesur pėr tė plagosurit dhe tė sėmurėt. (El-Isabeh). Buhariu jep raportin vijues nga kjo: “Ishim me Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), duke u dhėnė ujė tė etshmėve, duke i shėruar tė plagosurit dhe duke i sjellur trupat e muslimanėve tė vdekur nė Medine”. Ummu Dhehhak bint Mesud po ashtu e shoqėronte Pejgamberin nė fushatėn e tij luftarake nė Hajber. Pejgamberi ia dha asaj pjesėn e njėjtė tė presė sė luftės qė ia dha edhe njė burri. (El-Isabeh).

 

Safije Abd-ul-Muttalib, ishte njė nga ato gra, tė cilat nė mėnyrė active morėn pjesė active nė betejat: “Kur njerėzit u nisėn pėr nė fushatėn luftarake tė Hendekut, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), i vendosi gratė e veta nė njė fortesė t vogėl, tė quajtur Fari, dhe Hasan bin Thabitin po ashtu e la me to. Mė vonė erdhi njė ebre dhe u ngjit nė fortesė, deri sa arriti nė pozitėn ku kishte shikim tė plot mbi ēdo gjė. Safija mbėrtheu rripin rreth mesit, mori njė shkop tė trashė dhe zbriti drejt tij duke i rėnė me shkopin deri sa ky vdiq.” (El-Isabeh).

 

Nusejbe bint Ka’b ėshtė njė grua tjetėr, qė dėshmoi betejėn e Uhudit. Ajo kishte pėr qėllim qė t’u sjellė ujė tė plagosurve, por, nė tė vėrtetė, mori pjesė active nė luftimet, dhe atė ditė i shkaktoi dėme tė mėdha armikut duke i plagosur rėndė dymbėdhjetė prej tyre. Kur u tėrhoqėn muslimanėt dhe lanė Pejgamberin tė pambrojtur, ajo qėndroi fuqishėm nė mbrojtjen e tij. (Tabakat). Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), e ēmoi atė shumė dhe e lavdėroi. Kur dėgjoi pėr lajmin se i biri i saj Habibi kishte vdekur nė betejė, ajo u betua se ose do tė vdiste para Museilemes, ose do ta vriste atė. Ajo mori pjesė nė betejen e Jemames bashkė me Halid bin el-Velidin. Biri i saj, Abdullahu, ishte gjithashtu me tė. Ai vdiq gjatė betejės, ndėrsa edhe ajo humbi njėrin krah. (El-Isabeh).

 

Njė rast tjetėr ėshtė edhe Ummu Haran Bint Melhan. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) shkoi te bija e Melhanit, qėndroi pranė saj e pastaj qeshi. Ajo i tha: “Pse po qesh, o i Dėrguari i Zotit?” Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), tha: “Disa nga njerėzit e mi do tė lundronin mbi Detin e Gjelbėrt (Mesdheun) pėr hir tė Zotit”. Ajo i tha: “Tė lutem lute Zotin qė edhe unė tė jem ndėr ata”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), u lut pėr tė. (Buhariu). Rreth Ummu Salim bint Melhanit, nė Sahihun e Muslimit shėnohet se nė betejėn e Xhuneinit, ajo kishte njė kamė, pėr tė cilėn kujdesej.

 

Nga ekspozimi i mėsipėrm, ėshėt e dukshme se muslimanet mund tė marrin pjesė nė mbrojtjen dhe nė detyrat e obligimet tjera kolektive tė jetės publike. Mirėpo, ato nuk janė tė detyruara tė bėjnė kėtė, pėrpos nė rastin kur rrethanat kėrkojnė qė pjesėmarrja e tyre tė bėhet e detyrueshme. Transmetohet se Nėna e Besimtarėve, Aisheja ka kėrkuar nga Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) leje pėr pjesėmarrje nė Xhihad (luftė). Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), i tha asaj: “Haxhi ėshtė Xhihadi yt”.

 

Sipas Ibn-Batalit, njė komentues, tradita e sipėrpėrmendur e Aishes dėshmon se pjesėmarrja nė luftė nuk ėshtė e detyrueshme pėr gratė, por dėshmia se Haxhi ėshtė xhihadi i tyre, nuk i pengon ato nga pjesėmarrja vullnetare nė Xhihad, Siē duket edhe Buhariu shpreh mendimin e njėjtė.

 

Nė bazė tė parimeve tė njėtrajtshm tė jurisprudencės Islame, muslimanja gėzon tė njėjtėn cilėsi dhe liri, qė gėzon edhe muslimani. Edhe ajo mund t’i propozojė ndonjė mashkulli pėr t’u martuar, nė mėnyrė gojore ose me shkrim, lirisht mund ta zgjedhė bashkėshortin, ta refuzojė propozuesin, tė cilin nuk e pėlqen , apo tė fitojė shkurorėzimin nga bashkėshorti indifferent ndaj saj, edhe kundėr dėshirės sė tij. Mirėpo, natyrisht, kontratėn martesore e formalizon ndonjė kushėri i saj, ndėrsa shkėputjen e martesės apo shkurorėzimin me inciativėn e gruas, mund tė jepet vetėm nga gjygji. Umame bint Ebi’l-As, ishte njė grua as’habe e Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), e cila bėri propozimin martesor me shkrim. Ajo i dėrgoi njė mesazh el-Mugire bin Nufalit, ku shkruante: “ Po qe se ke nevojė pėr ne, ndėrmerr diēka”. Atėhere, ai kėrkoi dorėn e saj pėr martesė nga el-Hasani, kushėriri i saj, i cili siē duhet e solemnizoi martesėn. (El-Isabeh).

 

Njė shėnim pėr Sehal bin Saad el-Saidi nė librat e haditheve autentike, tregon se kjo muslimane personalisht i ėshtė propozuar Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė) pėr martesė. Ajo i ka thėnė: “E paraqes veten para teje”. Ajo atėhere prit njė kohė, derisa Pejgamberi ishte duke e shikuar. Njė burrė i tha Pejgamberit: “Po qe se nuk tė duhet ajo, tė lutem mė marto me tė”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) e pyeti: “A ke pėr tė afruar diē si prikė (mehr)?” Ai u pėrgjigj: “Nuk kam asgjė pos kėsaj cope teshe”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i tha: “Po qe se ia jep asaj kėto tesha, do tė mbetesh pa asgjė; shih mos ke diē tjetėr”. Ai u pėrgjigj: “Nuk mund tė gjejė asgjė”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė)  atėherė e kėshilloi qė tė mundohet tė gjejė sė paku njė unazė hekuri. Ai u  mundua por mė kot. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) sė fundi e pyeti atė: “A di diēka nga Kur’ani (tė mėsuar pėrmendsh)?” Burri u pėrgjigj: “Po, kėtė e kėtė Sure tė Kur’anit”, dhe i emėroi ato Sure. Atėhere, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) tha: “E solemnizoj martesėn me atė grua, me cilat do Sure tė Kur’anit, qė ti i ke si prikė”. (Tė gjashtė transmetuesit e Haditheve).

 

Lidhur me tė propozuarit pėr martesė, qė i bėhet njė gruaje, mund tė lexohen urdhėresat Kur’anore rreth propozimit tė gruas, i shoqi i sė cilės i ka vdekur, ndėrsa ajo gjendet nė periudhėn e kalimit apo pritjes, Iddet-it. Zoti thotė: “Paraqitja juaj pėr martesė ndaj grave (qė kanė kryer afatin e tyre), nė mėnyrė tė tėrthortė, ose mbajtja fshehtė nė vetėn tuaj, nuk ėshtė mėkat pėr ju. All-llahu e di se ju do t’ua pėrmendni atyre (dėshirėn pėr martesė), por kurrsesi mos u premtoni atyre fshehtazi (diē tjetėr), pėrpos t’u thoni fjalė tė lejuara. Dhe mos vendosni lidhjen e kurorės derisa tė pėrfundojė afati i caktuar. Ta dini se All-llahu e di ēka fshihni nė vete, pra kini frikė prej Atij, dhe dine se All-llahu shumė falė dhe ėshtė i butė.” (Kur’ani, 2:235)

 

Pėrkitazi me lirinė e zgjedhjes martesore tė gruas, mund tė lexohen urdhėresat e Kur’anit lidhur me mosndalimin me forcė tė gruas pėr t’u martuar: “Dhe kur i lėshoni gratė, e ato e pėrmbushin afatin e tyre (tė pritjes), nėse pėlqejnė mes vete ashtu si kėrkojnė rregullat, mos i pengoni qė tė martohen pėr burrat e tyre. Me kėtė kėshillohet ai qė prej jush e beson All-llahun dhe botėn tjetėr, kjo ėshtė mė e dobishme pėr ju, mė e pastėr, se All-llahu e di, e ju nuk e dini.” (Kur’ani, 2:232)

 

Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka urdhėruar qė gruaja nuk duhet martuar ndryshe, pos me pėlqimin dhe autoritetin e saj. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka urdhėruar: “Mos u martoni me jovirgjėre (e shkurorėzuar apo vejushė), pėrveē se me njoftimin e saj, e as virgjėreshėn, pos me lejen e saj, ndėrsa heshtja e saj mund tė merret si lejim”. (Buhariu)

 

Pavarsisht se a ėshtė femra virgjėreshė apo jo, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), nuk lejonte martesėn e tyre nėn presion. Ibn-Abbasi dėshmon se njė vashė virgjėre erdhi te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe i tregoi se i ati e kishte martuar pa miratimin e saj. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ia dha asaj lirinė e plotė qė tė vendosė ashtu siē do t’i pėlqente. (Transmetojnė Ebu Davudi, Ahmedi dhe Ibn-Maxhe). Njė vajzė tjetėr erdhi te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe u ankua se i ati e kishte martuar pėr nipin e tij kundėr dėshirės sė saj. Pejgamberi ia dha tė drejtėn pėr anulimin e martesės. Mirėpo, ajo i tha Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė): “Unė e pranoj kėtė qė bėri im atė, mirėpo dėshiroj t’u tregoj grave se prindėrit nuk mund tė bėjnė asgjė rreth kėsaj ēėshtjeje”.

 

Shkėputja e martesės dhe dhėnia e divorcit nga gjyqi nė emėr tė gruas ėshtė njė praktikė normale nė ligjin personal. Gruaja mund tė ketė ēfarėdo kredoje (besimi) tė religjioneve tė shkruara dhe tė ketė mendim tjetėr nga bashkėshorti i saj musliman, pa kurrfar presioni. Ajo mundet dhe duhet tė fitojė edukim pa kurrėfarė kufizimi apo pengese. Transmetohet se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) fuqishėm ka rekomanduar edukimin (arsimimin) e mirė tė vashave. Ebu Berda Ibn-Ebi Musa pėrmend tė atin qė ka thėnė se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė se tre njerėz do tė shpėrblehen dyfish nga Zoti. Cilido pjesėtar i popujve qė kanė pranuar Librin, dhe i cili beson nė Pejgamberin e vet si dhe nė Pejgamberin Muhammed (paqja qoftė mbi tė), njė rob i cili pėrpiqet qė t’i kryejė obligimet e veta Zotit si dhe ndaj pronarėve tė vet; dhe ēdokush qė ka ndonjė robėreshė dhe qė tenton ta edukojė dhe ta arsimojė mirė atė, e atėhere ia jep asaj lirinė dhe martohet me tė. (Tė gjashtė transmetuesit e Haditheve). Ėshtė me rėndėsi tė ceket se gratė kanė marrė pjesė nė tubimet e pėrgjithshme pėr mėsim, tė mbajtura nga Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė).

 

Gratė kanė tė drejtė tė plotė tė shprehjes sė mendimeve tė tyre. Sejjide Aisha ėshtė e famshme pėr pėrpjekjet e saja tė palodhshme pėr t’i paraqitur mendimet e tyre para Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), si dhe para trashėgimtarėve tė tij, Halifėve. Ibn el-Xheuziu i pėrshkruan vyrtytet dhe meritat e Umer bin el-Hattabit (Zoti e mėshiroftė), me fjalėt vijuese: Umeri u ndaloi njerėzve qė tė paguajnė prika tė tepruara dhe iu drejtua atyre duke thėnė: “Mos i fiksoni prikat pėr gratė mbi 40 unca. Nėse ndonjėherė kjo tejkalohet, unė do ta deponoj tepricėn nė thesarin publik”. Siē ishte duke zbritur nga mimberi, njė grua hundėshtypur u ngrit nga mesi i grave dhe tha: “Kjo nuk ėshtė e drejta jote”. Umeri tha: “Pse kjo tė mos jetė e drejta ime?” Ajo u pėrgjigj: “Pėr shkak se Zoti ka proklamuar: “Nė qoftė se dėshironi tė ndėrroni (tė merrni) njė grua nė vend tė njė gruaje tjetėr (tė lėshuar), e asaj (tė lėshuarės) i keni pas dhėnė shumė tė madhe, mos merrni prej saj asnjė send. A do tė merrni atė pa tė drejtė e nė mėnyrė mizore?” (Kur’ani, 4:20). Kur e dėgjoi kėtė Omeri tha: “Gruaja ka tė drejtė ndėrsa burri (Omeri) gabon”. Siē duket tė gjithė njerėzit kanė mbrehtėsi dhe urtėsi mė tė thellė se Omeri”. Atėherė, ai u kthye nė mimber dhe deklaroi: “O njerėz, unė e kufizova dhėnien e mė tepėr se katėrqind dirhemėve si prikė. Kushdo nga mesi juaj qė dėshiron tė japė prikė aq sa dėshiron dhe kėnaqet duke vepruar ashtu, le ta bėjė kėtė”.

 

Sipas jurisprudencės Islame, gruaja ėshtė kompetente pėr pasurinė e saj dhe mund tė veprojė me tė ashtu siē dėshiron. Sheriat nė pėrgjithėsi parasheh rol tė drejtė pėr gruan nė jetėn ekonomike tė shoqėrisė muslimane. Aq sa marrin pjesė nė rregullimin e ēėshtjeve familjare, ato mund tė kontribojnė nė mbajtjeen (furnizimin) e familjes, edhe pse nuk janė ligjėrisht tė rėnduara pėr tė siguruar mirėmbajtjen e familjes. Gruaja mund tė ndajė punėn jashtė shtėpisė me burrin, pėr tė fituar pėr jetesė. Esma bint Ebi Bekr tregohet se ka transmetuar se kur el-Zubeire ėshtė martuar me tė, ai nuk kishte kurrfarė pasurie nė tokė, as ndonjė rob e asgjė tjetėr, pėrveē njė deve pėr vaditje dhe njė kalė. Ajo tha: “ Unė i jepja kalit tė hajė, nxirrja ujė, ia arnoja lėkurėn pėr ujė, fėrkoja dyshemen. Nuk isha e mirė pėr tė gatuar dhe pėr tė bėrė bukė, por kisha disa fqinjė tė sinqerta Ensare, tė cilat mė ndihmonin nė pargatitjen dhe pjekjen e bukės. Unė sillja, mbi kokėn time, kokrra frytesh nga toka, tė cilėn Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ia kishte dhėnė el- Zubeirit. Ajo tokė ishte nė largėsi prej tre farsahėsh (rreth 16 km). Njė ditė isha duke u kthyer nė shtėpi me njė barrė mbi kokė, kur e takova Pejgamberin me disa Ensarė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) mė ftoi qė tė kalėroj, pas tij mbi deve, mirėpo, unė u turpėrova nga shoqėrimi me burra. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) e vėrejti se unė po turpėrohesha dhe, prandaj, vazhdoi udhėtimin e vet pa mua. Mė vonė erdha te el-Zubejri dhe i tregova se si e kisha takuar Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė) tė shoqėruar nga disa Ensarė, dhe si e refuzova ofertėn e tij, kur ai e gjunjėzoi deven qė tė kalėroja pas tij. I tregova el-Zubejrit se nė atė ēast u ndieva e turpėruar dhe se mu kujtua xhelozia e tij pėr vetėrespektin dhe nderin e vet. Me tė dėgjuar kėtė, el-Zubejri tha: “Pasha Zotin, bartja e farėve tė fryteve qė je duke i bartė ti ėshtė mė shqetėsuese pėr mua se sa kalėrimi mbi deve pas Pejgamberit”. Mė vonė Ebu Bekri mė dėrgoi njė shėrbėtor, qė tė mė lirojė nga brenga e kujdesit rreth kalit, unė ndieva veten sikur tė isha liruar nga barra e skllavėrisė”. (Buhariu).

 

Parashihet qė bashkėshortėt muslimanė tė bashkėpunojnė dhe rė konsultohen rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me familjet e tyre, madje edhe pas shkurorėzimit. Kur’ani thotė: “Nėnat, ato qė duan ta plotėsojnė gjidhėnien, janė tė obliguara t’u japin gji fėmijėve tė vet dy vjet tė plota. I ati i fėmijeės ėshtė i oblliguar pėr furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu siē ėshtė rregulli. Askush nuk ngarkohet mė tepėr, vetėm aq sa ka mundėsinė e tij. Asnjė nėnė nuk bėn tė dėmtohet me fėmijėn e saj, e as babai me fėmijėn e tij. Po ashtu ėshtė i obliguar edhe trashėgimtari (i fėmijės). E nėse pas njė konsultimi e pėlqimi (prindėrit) shfaqin dėshirėn pėr ndėrprerjen (mė herėt) e gjirit, nuk ėshtė ndonjė mėkat pėr ta. Nėse (ju baballarėt) pėr fėmijėn tuaj dėshironi gjidhėnėse tjetėr me kusht qė pagesėn t’ia bėni nė mėnyrė tė duhur, nuk ėshtė ndonjė mėkat. Kini frikė All-llahun dhe dine se All-llahu sheh ēka punoni.” (Kur’ani, 2:233).

 

Nė njė shoqėri muslimane, gratė po ashtu mund tė marrin pjesė nė emėrtimin e nėpunėsve tė kėshillit dhe kontrollit, pėrgjegjės pėr ēėshtjet publike tė shoqėrisė. Kjo mund tė bėhet qoftė pėrmes proēesit tė zgjedhjeve apo pėrmes konsultimeve. Shėnimi pėr proēesin e hurasė. Qė vijoi pas vdekjes sė Omerit, qėndrueshėm e vendos kėtė ēėshtje. Gratė muslimane vėrtet morėn pjesė nė atė konsultim tė pėrgjithshėm. Historiani Ibn Kethir, shkruan: “…atėherė Abdur Rahman bin Auf filloi tė konsultohet me njerėzit rreth (kandidatėve) Uthman bin Affanit dhe Ali bin Ebi Talibit. Ai mblidhte dhe krahasonte mendimin e pėrgjithshėm tė muslimanėve, pėrnes udhėheqėsve tė tyre, u kėshillua me ta veēmas e kolektivisht; privatisht e publikisht. Ai madje arriti edhe deri te gratė muslimane nė privacinė (vetminė) e tyre.” (El Bidaje Ėen-Nihaje).

 

Tradita e shoqėrisė sė hershme muslimane ka qenė qė burrat tė marrin pjesė nė tubimet dhe festat publike. Disa raporte autentike rreth jetės me Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), shėnojnė edhe atė se gratė kanė shkuar tė marrin pjesė edhe nė namazet e dy Bajrameve. Hafsa, e shoqja e Pejgamberit (Zoti e bekoftė), transmetohet se ka thėnė: “Ne i ndalonim vashat e reja tė dalin pėrjashta dhe tė marrin pjesė nė namazet e Bajrameve. Mirėpo, njė grua erdhi pėr vizitė dhe qėndroi nė Kasr Beni Helf, dhe tregoi pėr motrėn e vet, i shoqi i sė cilės kishte marrė pjesė nė dymbėlljetė fushata luftarake tė Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), ndėrsa motra e saj nė gjashtė prej tyre.” Ajo tha: “Ne i shėronim tė plagosurit dhe kujdeseshim pėr tė sėmurėt. Une e pyeta Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė) se a do tė kishte ndonjė dėm nė mosdaljen tonė jashtė, po tė mos i kishim xhulbabet (fustane tė gjera e tė lira)”. Pejgamberi (paqja qoftė mib tė), u pėrgjigj: “Le ti’a huazojė shoqja e vet njė xhulbabe tė veten, nė mėnyrė qė ajo tė marrė pjesė nė rastin e bekueshėm dhe predikimin  e Islamit”. Hafsa vazhdoi: “Kur erdhi Ummu Selejme, unė e pyeta atė (pėr tė konfirmuar) : “A e dėgjove Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė)?” Ajo u pėrgjigj: Po me tė vėrtetė, e dėgjova atė duke thėnė: tė gjtha vajzat, tė rejat, tė mbuluarat apo ato qė janė nė periudhat e tyre mujore, duhet tė dalin jashtė dhe tė marrin pjesė nė tubimin e Bajramit dhe tė dėshmojnė bekueshmėrinė dhe publicitetin e Islamit shoqėror. Megjithatė, gratė gjatė tė pėrmuajshve duhet tė rrinė jashtė namazit”. Hafsa pyeti: “A edhe gratė me tė pėrmuajshmet?” Ajo u pėrgjigj: “A nuk e sheh se ato marrin pjesė nė tubimin nė Arefat gjatė Haxh-xhit?” (Buhariu).

 

Edhe njė aspekt tjetėr i jetės sė grave nė shoqėri gjatė jetės sė Pejgamberit na njoftohet pėrmes njė shėnimi tė Sejjide Aishes lidhur me ndjekjen e saj tė njė spektaklitė etiopianėve: “ Pasha Zotin, Pejgamberi ishte para derės sė dhomės sime, derisa etiopianėt i shfaqnin lojrat e tyre me shtiza nė el-Haram. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), mė mbuloi me shallin e tij, nė mėnyrė qė edhe unė tė shikoj shfaqjen e tyre. Unė i shikoja ata prej supit tė tij. Ai qėndronte aty pėr hirin tim, derisa unė tė vendosja tė tėrhiqem”. Aisheja sugjeron: “ju duhet plotėsiht ta ēmoni interesin e vashave tė reja pėr dėfrim hallall”. (Buhariu).

 

Me pėrjashtim tė atyre punėve nė jetėn publike, tė cilat janė tė obligueshme pėr burrat dhe vetėm vullnetarisht pėr gratė, muslimanėt nė njė shoqėri Islame nuk kanė kurrfarė privilegji apo specizlizim tė veēantė.

 

Ata nuk kanė kurrfarė fuqie apo autoritet mbi gratė, pėrveē se nė kontekst tė marrdhėnieve bashkėshortore. Vetė kjo marrėdhėnie themelohet dhe shkėputet me pėlqimin e palės femėrore, dhe duhet tė udhėhiqet nė njė frymė tė respektit tė ndėrsjellė, tė konsultimit dhe tė shestimit. Burri ėshtė pėgjegjės pėr familjen, mirėpo kjo i pėrket vetėm pėrgjegjėsisė pėr mirėmbajtjen financiare dhe autoritetin pėr udhėheqje dhe disiplinė, tė ushtruar nė njė mėnyrė tė arsyeshme. Qė tė dy palėt duhet tė marrin pjesė nė drejtimin e ēėshtjeve familjare, ndėrsa kanė autoritet tė njėjtė ndaj bijve dhe bijave tė tyre.

 

Jeta publike nuk ėshtė njė skenė, ku mund tė luajnė vetėm meshkujt. Nuk ka kurrfarė segregacioni mes gjinive nė sferat publike, tė cilat kėrkojnė pėrpjekje tė pėrbashkėta. Qė kėtu, supozohet qė edhe burrat edhe gratė tė marrin pjesė nė namazet e pėrbashkėta. Transmetohet se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), ka thėnė: “Mos i pengoni gratė qė tė shkojnė nė xhami”. I biri i Abdullah bin Umerit, me tė dėgjuar kėtė i tha tė atit: “ Ne nuk i lejojmė gratė tė dalin jashtė shtėpisė natėn, nga frika prej ndonjė fyerjeje”. Ibn Omeri e qortoi tė birin: “Unė them se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), ka thėnė kėshtu, e ti ende thuaj se nuk do ta bėsh kėtė.” (Mulimi).

 

Nga e lartpėrmendura, ėshtė e qartė se direktiva e Pejgamberit ėshtė qė gratė tė mund tė dalin publikisht edhe t’i vizitojnė xhamitė, madje edhe nė mbrėmje, si dhe tė marrin pjesė dhe tė falin namazet e Bajramit. Po ashtu dihet se edhe Haxh-xhi, pėrkundėr zhvėndosjeve gjatė tij dhe turmave tė dėndura, ėshtė njė funksion i  kryer si nga burrat ashtu edhe nga gratė. Disa sundues tejskrupulozė muslimanė janė pėrpjek qė tė paraqesin disa modifikime nė kėtė drejtim, me tentim pėr ndarjėn e burrave dhe grave gjatė Tavafit (qarkullimi rreth Qabės). Mirėpo, dijetarėt, tė cilėt pėrkrahnin Sunnetin dhe ndjekjėn e pėrpiktė tė Traditės, kundėrshtuan ēfarėdo ndryshimi nė praktikėn, qė ėshtė kryer gjatė vetė jetės sė Pejgambeit. Rrjedhimisht, praktika tradicionale e Tavafit mbeti ashtu siē kishte qėnė mė parė, ndėrsa ndryshimet u braktisėn. Kjo u bė nė kohėn kur Muhammed bin Hishami, guvernator i Mekes, i ndaloi gratė nga kryerja e Tavafit pranė burrave. Ata-i, dijetari i njohur i traditės, kundėrshtoi: “Si i ndalon ti ato, kur vetė grat e Pejgamberit e kryenin Tavafin rreth Kabės pranė meshkujve?” Kjo praktikė ka vazhduar pa kurrfarė ndryshimesh edhe pas rekomandimit tė regjimit respektiv pėr gratė e Pejgamberit, edhe pse ato rrinin mėnjanė nga burrat rreth tyre, derisa gratė tjera pėrziheshin me burrat me burrat dhe nxitonin ta preknin dhe ta puthnin Gurin e Zi nė murin e Kabės. (Buhariu). Nė tubimet edukative apo arsimore, poashtu merrnin pjesė sė bashku burrat dhe gratė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!), gjatė mėsimit tė muslimanėve, praktikonte t’u drejtohet burrave dhe grave sė bashku, madje edhe nė ato raste ku ishte duke dhėnė udhėzime qė kishin tė bėjnė me ēėshtjet bashkėshortore. Njė herė ishte duke u ligjėruar muslimanėve rreth tregimeve (komenteve), tė cilat do t’i tregonin nė mėngjez, pas marrėdhėnieve tė tyre bashkėshortore nė mbrėmje. Ėshtė shėnuar se Ebu Hurejra e ka transmetuar kėtė si vijon: “Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), sapo e kishte kryer namazin me ne, u kthye menjėherė dhe kėrkoi nga ne tė mbetemi ulur. Atėhere pyeti: “A ka nė mesin tuaj dikush, i cili i mbyll dyert dhe i lėshon perdet kur i afrohet tė shoqes, e mė vonė del jashtė dhe i tregon secilit se si e ka bėrė kėtė apo atė?”. Tė gjithė burrat heshtėn. Atėhere, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), u kthye kah gratė dhe tha: “A ka nė mesin tuaj ndonjė, e cila bisedon rreth ēėshtjeve tė saja bashkėshortore me gratė tjera?” Njė grua e re nga tė pranishmet, kur e dėgjoi kėtė, u ngrit me njėrin gju dhe e zgjati qafėn, nė mėnyrė qė Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), tė mund ta shohė dhe ta dėgjojė kur tė flaės. Ajo tha: “Po, pasha Zotin, tė gjithė burrat i diskutojnė kėto ēėshtje mes vete e tė njėjtėn e bėjnė edhe gratė”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), tha: “A e dini se me ēka mund tė krahasohet kjo? Me tė vėrtetė kjo i pėrngjan njė ēifti djallėzor, qė takohen nė rrugėn kryesore dhe qė i kėnaqin epshet e tyre seksuale para syve tė popullit.” (Transmetohet nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe Elbezari).

 

Nė njė tubim tjetėr tė pėrzier, njė grua ndėrhyri gjatė njė fjalimi tė Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), tė cilin ai e mbante para muslimanėve tė tubuar, duke pyetur publikisht: “Pėrse ti thua se mė shumė gratė do tė shkojnė nė xhehenem (ferr)?” Kjo ėshtė transmetuar nga Ibn-Umeri r.a., i cili ka cekur Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), duke thėnė: “Oj grua! Jep lėmoshė (sadaka), dhe lute shumė All-llahun pėr falje, pėr shkak se unė po shoh se shumica e banorėve tė xhehenemit do tė jenė nga mesi juaj”. Disa nga gratė prezente nė tubim pyetėn: “Ē’ishte ajo qė i bėri gartė ta tejkalojnė numrin e banorėve meshkuj tė xhehenemit?”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), u pėrgjigj: “Pėrshkak se ju mallkoni pa masė dhe jeni mosmirėnjohėse ndaj partnerėve tuaj. Unė nuk kam parė asgjė aq tė mangėt nė urtėsi dhe nė fe. (sa i pėrket tė mbajturit mend). Dėshmia e dy gravė ėshtė e njėjtė me atė tė njė burri; (ndėrsa sa i pėrket ibadetit) ajo duhet tė abstenojė nga namazi gjatė tė pėrmuajshmeve:. (Qė do tė thotė se pėrvoja e kufizuar dhe abstenimi nga namazi gjatė periudhės sė saj, mund tė ndikojnė nė qėndrimin dhe gjykimin e saj tė duhut). (Muslimi)

 

Tubimet e ndara vetėm pėr gra janė mbajtur disa herė, mirėpo kjo ėshtė bėrė pėr shkaqe praktike, sidomos pėr shkak tė pranisė sė madhe tė burrave rreth Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė) pas faljes sė namazit dhe pamundėsisė sė grave, qė rrinin mė prapa, pėr tė dėgjuar qartė atė. Buhariu, nė njė kapitull tė quajtur: A ėshtė pėrcaktuar ndonjė ditė kryesisht pėr edukimin e grave?, shėnon se gratė i kanė thėnė Pejgamberit: “Burrrat na kanė mbizotėruar rreth teje”, ndėrsa Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) u premtoi atyre se do t’u caktojė njė ditė tė veēantė. Ai takohej me to ditėn e caktuar dhe u mbante ligjirata dhe udhėzime. Nė njėrėn nga kėto sesione, ai njėherė u tha atyre: “Cilado grua qė humb tre fėmijė, kėtė do ta ketė si mbrojtje nga xhehennemi”. Njė grua tha: “E nėse i humb dy?”, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), u pėrgjigj: “madje edhe dy”. (Buhariu).

 

Sipas autoritetit tė Ibn Abbasit, Buhariu shėnon se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) kishte dalė pas faljes sė mbajtur me rastin e Bajramit, ndėrsa Bilali kishte qenė me tė. Ai e ndjeu se gratė, tė cilat kishin marrė pjesė aty, nuk e kishin dėgjuar ligjiratėn e tij. Prandaj, ai shkoi tek ato pėr t’u predikuar nė veēanti dhe tė kėrkojė nga ato tė japin sadaka.

 

Gruaja ka plotėsisht tė drejtė qė tė dalė jashtė pėr ndonjė nevojė. Ajo mund tė shkojė nė treg pėr tė blerė e ngjashėm; edhe pse kjo mund tė thotė dikush t’i shkaktojė telashe. Pasi qė gratė e Pejgamberit u mbyllėn anash dhe u ndanė, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), edhe mė tutje u lejonte atyre tė dalin jashtė shtėpive tė tyre pėr nevoja tė ndryshme. Ėshtė shėnuar se Sejjide Aisha ka thėnė se edhe pas paraqitjes sė ndarjes, Sauda doli nga shtėpia e saj pėr tė kryer diēka. Ajo ishte njė grua e gjėrė (kaba), dhe secili qė e dinte, mundej shumė lehtė ta njohė. Umer bin el-Hattabi e pa njėherė dhe tha: “O Saude, ti nuk je e panjohur pėr ne. Vetėm shiko se si ke dalė jashtė?” Kur e dėgjoi kėtė, ajo u tėrhoq dhe u kthye. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), asokohe ishte nė shtėpinė time (Aishes) pėr darkė. Hyri Sauda dhe i tha: “O Pejgamber i Zotit, unė dola nga shtėpia ime pėr njėfarė nevoje, ndėrsa Omeri mė tha kėtė e atė”. Sejjide Aisha tha: “Atėhere erdhi shpallja nga Zoti, dhe kur u krye, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), mori veten dhe itha Saudes: “Zoti ju ka lejuar juve tė dilni jashtė shtėpisė pėr nevojat tuaja”. (Buhariu).

 

Ajeti vijues qartė shėnon se gratė mund tė dalin jashtė shtėpive tė tyre: “ O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vėnė shamitė(mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaqe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues.” (Kur’ani, 33:59). Shkaku pėr shpalljen e kėtij ajeti tė Kur’anit, ishte fakti se disa individė tė kohės i shqetsonin gratė nė rrugėt e Medinės. Duke e shpjeguar kuptimin e: “… le tė venė shamitė e veta mbi trupin e tyre…”. Muxhahidi (njė autoritet i famshėm i ekzexhesės sė Kur’anit), thotė: “ato e mbulonin veten me mbulesat e tyre tė jashtme, nė mėnyrė qė tė dihet se ato janė gra tė lindura tė lira, me njė pozitė tė mirė shoqėrore dhe se asnjė person i ēoroditur tė mos mund t’u drejtojė atyre fjalė apo dyshime tė papėlqyeshme”.

 

Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i mėsonte muslimanėt, se po qe se ishin tė detyruara tė ulen pranė rrugėve, ta ulin shikimin e tyre kur tė kalonin gratė. Ebu Seid el-Hudri ka cekur se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: “Mundohuni t’i shmangeni uljes pranė rrugėve dhe shtigjeve”. Muslimanėt kanė thėnė: “O Pejgamber! Ulja pranė rrugėve ėshtė e paevitueshme pėr ne”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) atėhere tha: “Po qe se insistoni se duhet ulur aty, atėhere jepjani rrugės atė qė i takon”. Muslimanėt pyetėn: “Ē’ėshtė ajo?” Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!) tha: “Duke e ulur shikimin tuaj, duke mos lėnduar askėnd, duke kėmbyer pėrshėndetjet, duke i ftuar tė tjerėt nė tė mirė dhe duke i pėrkujtuar tė mos bėjnė gjėra tė kėqija”. (Muslimi)

 

Gratė mund tė merrėn edhe me tregti. Tė marrim shėmbullin e Keile Ummu Beni Etmar, njėrėn nga gratė tregtare. Ajo ka thėnė: “Unė jam grua qė blej dhe shes”. (El-Isabeh). Umer Ibn el- Hattabi ia besoi mbikėqyrjėn e ēėshtjeve administrative tė tregut Shaffa binti Abdullah bin Abd Shems. Umeri shpesh kėrkonte kėshillin e saj, shprehte respekt ndaj saj dhe e ēmonte lart atė. (El-Isabeh). Nė kėtė drejtim, edhe dialogu ndėrmjet Ebu el-Jaserit dhe njė gruas, qė erdhi tė blejė hurma tek ai, ėshtė i rėndėsishėm pėr tė treguar se si gratė shkonin nė treg pėr tė blerė. (Tirmidhiu).

 

Islami nuk kėrkon ndarjen ndėrmjet burrave dhe grave. Prandaj njė grua mund tė pranojė musafirėt familjarė, t’i shėrbejė dhe tė bisedojė me ta. Rreth kėsaj duhet kujtuar tregimin e Ibrahimit (paqja qoftė mbi tė!), kur ai i pranoi melaqet, qė iu paraqitėn atij si musafirė, nė formė njerėzore, dhe qė i thanė se ata i janė dėrguar edhe popullit tė Lutit. Ndėrsa e shoqja, duke qėndruar pranė, qeshi. Ata asaj ia dhanė lajmin e gėzueshėm pėr lindjėn e Is’hakut, e pas Ishakut edhe tė Jakubit. Ajo tha: ‘E mjera unė, si do tė lindė unė kur jam e vjetėruar, kurse ky burri im ėshtė i shtyrė nė moshė, vėrtet kjo ėshtė gjė e ēuditshme.” (Kur”ani, 11:72).

 

Nė kohėn e Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė!), ka pasur disa gra nė moshė (plaka), tė cilat ai e ka patur zakon t’i vizitojė rregullisht. Ai edhe ka ngrėnė tek ato dhe ėshtė falur aty, ndėrsa kur ato sėmureshin, ai i ngushėllonte. Tė marrim, pėr shėmbull, Ummu Eimanen. Ajo emigroi nga Meka nė Medine, duke e kaluar tėrė rrugėn nė kėmbė, pa u shoqėruar nga askush, dhe nė kohė jashtėzakonishtė tė nxehtė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!), shpesh e nderonte atė me vizitat e tija shoqėrore. (Sire Ibn-Hisham).

 

Haule bint Kais ėshtė edhe njė grua e tillė. Sipas Et-Taberanit, Ibn Harithi e ka dėgjuar Haule bint Kaisin duke thėnė: “Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!) dhe unė hanim nga e njėjta pjatė”. (El-Isabeh) El Shaffa bint Abdullah ishte njėra nga gratė e urta (mėnēura) dhe prominente tė Medinės. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!), e kishte pėr zakon ta vizitojė atė, dhe nė shtėpinė e saj e bėnte dremitjen e tij tė mesditės. Ajo rregullonte shtratin dhe mbulesėn qė ai tė flejė. (El-Isabeh)

 

Buhariu dhe Muslimi kanė dhėnė njė shėnim pėr malike el-Ensarien, mbi autoritetin e Enesit, i cili ka thėnė se gjyshja e tij, Malikja, e ftonte Pejgamberin gjatė shujtave, tė cilat ajo vetė i pėrgatiste. I njėjti hadith tregon se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!) kryente namazin nė shtėpinė e tyre. Enesi thotė: “Njė jetim dhe unė qėndronim pas tij, ndėrsa plaka pas nesh”. (El-Isabeh)

 

Pėr Lubabe bint el-Harith thuhet se ka qenė njėra nga gratė e para qė, pas Sejjide Hatixhės, e ka pranuar Islamin. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!), e ka vizituar atė dhe ka bėrė dremitjen e tij tė mesditės nė shtėpinė e saj. Ummu Vareka ishte njė grua tjetėr, tė cilėn Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!) e kishte zakon ta vizitojė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!), i lėjoji asaj qė tė kryej namazin nė shtėpi dhe t’i prijė personelit tė shtėpisė sė saj, meshkujve dhe femrave, nė lutje (namaz). (Ebu Davudi). Ajo ishte, e cila kur Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!) udhėhiqte betejėn e Bedrit, kėrkoi nga ai qė t’i lejojė asaj ta shoqėrojė atė, nė mėnyrė qė ajo tė mund t’u ndihmojė tė plagosurve dhe se ndoshta Zoti do tė mund ta bekonte atė ditė me martirėsi. (El-Isabeh).

 

Fatime bint Esad bin Hashim ishte njė grua shumė e devotshme. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!), e vizitonte atė dhe e bėnte dremitjėn e tij tė mesditės nė shtėpinė e saj. (Tabakat)

 

Ummu Fadl bint el-Harith ishte gruaja e parė qė e pranoi Islamin, pas Sejjide Hatixhės. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!), e vizitonte edhe atė dhe nė shtėpinė e saj bėnte dremitjen e tij tė mesditės. (Tabakat)

 

Tė gjitha kėto ishin gra tė shquara nė shoqėri, tė cilat meritonin konsiderimin e Pejgambarit.

 

Madje edhe njė nuse mund t’i shėrbejė musafirėt personalisht. Sehl bin S’ad el-Ensari thotė se Ebu Seidi e ka ftuar Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė!) nė dasmėn e tij. Nusja e tij Ummu Seid, ishte ajo qė i pergatiste ushqimet dhe po ashtu i shėrbente musafirėt. Ajo i futi disa hurma nė njė enė guri, pėr t’i zbutur nė ujė. Kur Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė!) mbaroi sė ngrėni, ajo i ngjeshi hurmat me dorėn e vetė dhe i dha Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė!) tė pijė, si njė dashamirėsi e veēantė. (Buhariu dhe Muslimi)

 

Praktika e vizitave familjare po ashtu ka qenė e zakonshme nė periudhėn e hershme tė Islamit. Pėr shembull, vizitat e Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), tė el-Rebia bint Muevidh dhe i shoqi Iljas bin el-Kebir kanė qenė tė njohur. Ebu Davudi, Et-Tirmidhiu dhe Ibn-Maxhe kanė shėnuar njė numėr traditash mbi autoritetin e Ibn-Akilit. El-Rebia bint Muavidh jep pėrshkrimin e abdesit tė Pejgamberit. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka pasur zakon tė vijė te ata dhe t’u thotė: “Ju lutem qitni pak ujė qė tė marr abdest (vudu)”. (El-Isabeh).

 

Sa i pėrket Hixhabit familjar, ai i referohet rregullave tė veēanta qė kanė tė bėjnė me gratė e Pejgamberit, pėrkitazi me gjendjen dhe situaatėn e tyre. Ato zėnė njė pozitė tė ndryshme nga tė gjitha gratė e tjera, prandaj edhe pėrgjegjėsia e tyre ndryshon. Zoti ka deklaruar se shpėrblimi apo edhe dėnimi i tyre do tė jetė i dyfishtė, nė krahasim me atė tė grave tė tjera. “O gra tė Pejgamberit, cilado prej jush qė bėn punė tė ligė e tė shėmtuar, asaj dėnimi i shtohet dyfish e kjo pėr All-llahun ėshtė shumė e lehtė. E kush prej jush i pėrvishet adhurimit tė All-llahut dhe respektimit tė tė dėrguarit tė Tij dhe bėn punė tė mira, asaj do t’i japim shpėrblimin e dyfishtė dhe pėr tė kemi pėrgatitur furnizimin tėkėndshėm.” (Kur’ani, 33:30-31).

 

Ajetet e Sures sė njėjtė urdhėrojnė qė gratė e Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), tė tėrheqin perden (pėr tė siguruar gshehtėsinė nė dhomėn e Pejgamberit, e cila natyrisht tėrhiqte shumė vizitues tė tė gjitha llojeve), dhe tė vishen (mbulohen) krejtėsisht, pa ia treguar asnjė pjesė tė trupit tė tyre, duke pėrfshirė edhe fytyrėn dhe duart, ndonjė mashkulli; ndėrsa tė gjitha gratė tjera muslimane qenė shkarkuar nga kėto restriksione. Kėshtu, Kur’ani thotė: “O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpitė e Pejgamberit ndryshe vetėm nėse u lejohet pėr ndonjė grėnie e duke mos pritur pėrgatitjen e saj, por kur tė thirreni, atėhere hyni, e kur tė jeni ushqyer, atėhere shpėrndahuni, duke mos hyrė nė bisedė njėri me tjetrin, vėrtetė kėto (pritja, qėndrimi, biseda) e mundojnė Pejgamberin, por ai turpėrohet prej jush; All-llahu nuk i turpėrohet realitetit. E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė sebd, atė kėrkonie pas perdes, kjo ėshtė mė pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre. Juve nuk  u takon ta mundoni tė Dėrguarin e All-llahut,e as tė martoheni kurrė me gratė e tij, pas (vdekjes sė) tij. Kėto janė tek All-llahu mėkat i madh.” (Kur’ani, 33:53).

 

Teksti i kėsaj urdhėrese qartė ėshtė kufizuar nė dialogun brenda shtėpisė sė Pejgamberi me bashkėshortet e tij dhe moslejueshmėria e rimartesės sė tyre pas vdekjes sė tij. Rrethanat, qė e rrethonin shpalljen e kėsaj urdhėrese janė ashtu tė kufizuara. Njė traditė autentike tregon se kjo urdhėresė, konfirmojnė se kushtėzimet e urdhėresės janė ashtu tė kufizuara. Njė traditė autentike tregon se kjo urdhėresė vėrteton njė sugjerim specific tė paraqitur nga Umer bin el-Hattabi. Ėshtė shėnuar se Sejjide Aisha ka thėnė se Umer bin el-Hattabi ka kėrkuar nga Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) t’i mbyllė (izolojė) gratė e veta. Ajo thotė: “Por Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) nuk veproi ashtu. Atėherė Zoti shpalli vargjet lidhur me mbylljen (izolimin)”. (Buhariu). Enesi transmeton se Umeri ka thėnė: “Zoti im mi pranoi tre dėshira: E pyeta Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė): E pyeta Pejgamberin (paqja qoftė bi tė): “Si so tė ishte po tė pranonim (merrnim) vendin e Pejgamberit Ibrahim pė lutje (namaz)!” e mė vonė u shpall ajeti: “Pranoni vendin e Ibrahimit pėr lutje”. I thashė Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė): “O Pejgamber, tė devotshmit si dhe tė shfrenuarit hyjnė nė shtėpinė tėnde pėr t’i takuar gratė tua. Si do tė ishte po t’u urdhėroje atyre qė tė tėrhiqen?” Si rrjedhim i kėsaj zbriti ajeti pėr mbylljen. Ngjashėm, gratė e Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė), xhelozonin ndėrmjet veti, dhe unė u thashė atyre atė, qė mė vonė u zbrit si ajet: “Nėse ai u ka lėshuar juve, ėshtė detyrė e Zotit tė tij t’i bėjė atij zėvėndėsim me gra edhe me tė mira…” (Kur’ani, 66:5). (Musned el-Imam Ahmed Ibn-Hambel).

 

Ajeti mund tė ketė tė bėjė drejtpėrdrejt me qėndrimin e gjatė tė musafirėve, tė cilė erdhėn tė marrin pjesė nė martesėn me Zeineb bint Xhahsh-en. Ibn-Shihabi rrėfen se Enes binMaliku ia ka dhėnė raportin vijues: “Kur Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) arriti nė Medine, unė isha dhjetėvjeēar, ndėrsa i kalova dhe 10 vjet tjera duke i shėrbyer. Asnjėri nuk di mė tepėr se unė rreth shpalljes lidhur me mbyllljen e grave tė tija. Ubei bin Ka’b zakonisht mė pyeste pėr martesėn e Pejgamberit me Zeineb bint Xehsh-en. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), si dhėndėrr, i ftoi njerėzit nė mėngjes pėr gosti. Shumica prej tyre hėngrėn dhe shkuan. Megjithatė, njė grup prej tyre mbetėn me Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), dhe qėndruan mjaft gjatė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) u ngrit dhe doli jashtė. Unė e ndoqa atė, nė mėnyrė qė edhe ata tė shkojnė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) eci deri te pragu i dhomės sė Sejjide Aishes, dhe mendoi se ata deri mė tani kanė shkuar. Mirėpo, kur u kthye, e unė pas tij, te Zejnebja, ai grup ende ishte aty dhe nuk ishin shpėrndarė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) u kthye, e unė prapė e ndoqa, derisa arriti te pragu i dhomės sė Sejjide Aishes, nė mėnyrė qė ata tė shkojnė. Vetėm atėhere kur u kthyem, ata sapo kishin shkuar. Si rrjedhim i kėsaj u shpallėn ajetet lidhur me mbylljen. Atėhere u lėshua njė perde mes meje dhe pjesės private tė shtėpisė sė Pejgamberit”. (Buhariu)

 

Njė vėrtetim i mėtejmė i konklozionit tė lartėpėrmendur lidhur me fushėn e rregullės pėr mbylljen ėshtė se atyre grave, qė qenė ndarė me Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), para plotėsimit tė martesės, nuk u ėshtė dhėnė titulli Nėna tė Besimtarėve, e as qė i u ėshtė imponuar mbyllja. Disa prej tyre, nė tė vėrtetė, u rimartuan pas vdekjes sė Pejgamberit. Tė marrim pėr shembull, Esma bint el-Numan-en. Qėndron pajtimi rreth faktit se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) u martua me tė; mirėpo, ekziston njėfarė kundėrshtimi lidhur me rrethanat qė sollėn deri te ndarja nga ajo. Disa thonė se ajo ka thėnė: “Kėrkoj strehim te Zoti nga ti”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė): “Ke kėrkuar strehim tė sigurt dhe Zoti tė ka dhuruar mbrojtje nga unė”. Prandaj, ai u shkurorėzua nga ajo. (El-Isabeh). Njė shembull tjetėr ėshtė rasti i Kileh bin Kais, tė cilėn Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) e martoi nė vitin e dhjetė Hixhrij, njė kohė tė shkurtėr para vdekjes, dhe shumė shpejt pas kėsaj vdiq. Ai nuk e mori ata, ndėrsa martesa nuk u plotėsua. Po asgtu thuhet se ai u martua me tė vetėm dy muaj para vdekjes sė tij. Thuhet se ai u martua me tė, gjatė sėmundjes sė tij, qė pėrfundoi me vdekje. Transmetohet se udhėzimet e Pejgamberit kanė qenė se, po qe se ajo dėshiron, mund tė mbyllet dhe tė absenojė nga rimartesa. Pėrndryshe mund tė martohet me cilin tė dėshirojė. Ajo zgjodhi tė martohet me Ikrime bin Hadramut. Kur lajmi pėr rimartesėn e saj arriti deri tek Ebu Bekri, ai u kėrcėnua se do t’ua djegė shtėpinė. Por, Umeri i tregon se ajo nuk ėshtė numėruar nė mesin e Nėnave tė Besimtarėve, dhe se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) nuk e plotėsoi martesėn me tė, e as qė ajo ishte mbyllur. (El-Isabeh).

 

Urdhėresat lidhur me mbylljen zbritėn nė muajin Dhul-Kade tė vitit tė pestė Hixhrij. Ajo nuk preku pozitėn e shumicės sė grave muslimane.

 

Jeta nė Islame ėshtė orientuar drejt All-llahut. Nėse i lejohet burrit tė vijė nė kontakt (takim) me gruan, kjo nė tė vėrtetė ėshtė sprovė. Muslimani shoqėrimin e tillė duhet ta shėndėrrojė nė njė mundėsi pėr t’i vazhduar qėllimet pėr adhurimin e All-llahut dhe shprehjen e falenderimit ndaj Tij. Sė paku, ai duhet t’i respektojė kufijtė e asaj qė ėshtė e lejuar nė atė shoqėrim. Nuk mund tė ketė kurrfarė legjitimiteti nė shfrytėzimin e marrėdhėnieve ndėrmjet personave tė gjinive tė kundėrta si njė rast pėr kėnaqėsi tė ndaluar seksuale, nė kundėrshtim me urdhėrat e Zotit dhe si devijim nga sistemi i duhur i marrėdhėnieve bashkėshortore. Nuk ka kurrėfarė hapėsire nė fe pėr kėnaqsi tė shthurura seksuale, tė cilat e reduktojnė njeriun nė njė gjėndje tė robėrimit tė epsheve, nė vend tė Zotit, apo tė cilave njeriu ia pėrkushton kohėn e vet dhe i shfrytėzon energjitė e tij tė pėrgjithshme si qėllim pėrfundimtarė nė jetė. Nuk ka vend pėr epshe (pasione) tė pakontrolluara dhe tė shfrenuara jashė kufijve tė martesės.

 

Prandaj, kurvėria (zinaja) ėshtė rreptėsisht e ndaluar dhe, siē urdhėron Kur’ani, askush nuk guxon t’i afrohet ndonjė gruaje me atė qėllim. “Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasė), sepse vėrtetė ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe.” (Kur’ani, 17:32).

 

Duhet shmangur madje edhe ēfarėdo shikimi apo prekjeje, qė mund tė nxisė seks. Ebu Seid el-Hudriu transmeton se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: “Asnjė mashkull nuk guxon tė shohė pjesėt e fshehta tė ndonjė mashkulli tjetėr, e as femra tė shohė pjesėt e fshehta tė ndonjė femre tjetėr. Asnjė mashkull apo femėr nuk duhet tė fėrkojnė lėkurėn me ndonjė nė tė njėjtėn teshe”. (Ebu Davudi, Et-Tirmidhiu, Muslimi).

 

Nuk ėshtė e lejueshme pėr njė burrė dhe njė grua, tė cilėt nuk janė tė lidhur me martesė, tė kėrkojnė vetmi – tė dy ata tė fshehur nga shikimi i tė tjerėve. Nė tė vėrtetė nė njė situatė tė tillė ngasje pėr seks do tė ishte dominante dhe do t’i tėrhiqte mendimet, ndėrsa nė njė shoqėri mė tė gjėrė, ka mė shumė gjasa qė personi tė jetė mė i pėrqėndruar pėr seks dhe i preokopuar me punėt dhe ēėshtjet e shoqėrisė.

 

Ibn-Abbasi thotė se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: “Mbani nė mend se nė mungesė e mehremit (babait, vėllezėrve, axhallarėve, etj., me tė cilėt gruaja ligjėrisht nuk mund tė martohet), asnjė burrė nuk guxon tė jetė i vetmuar me njė grua”. (Buhariu dhe Muslimi). Abdullah bin Amr el-A’si ka thėnė se njė numėr burrash nga fisi Beni Hashim kishin ardhur ta shohin Esma Bint Emis. Nė ndėrkohė erdhi Ebu Bekri. Ajo asokohe ishte gruaja e tij. Kur Ebu Bekri i pa kėta burra, atij nuk erdhi mirė qė ata janė nė shtėpinė e tij. Ai i tregoi Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė) pėr kėtė dhe tha: “Nuk pashė asgjė tė keqe”. Pejgamberi tha: “Zoti e ka shlyer atė nga dyshimi i tillė”. Atėhere, pejgamberi hipi ne minber dhe tha: “Nė mungesė tė burrit tė vet, asnjė grua nuk duhet tė takohet me ndonjė burrė tjetėr, pos nė praninė e njė apo dy burrave tė tjerė”. (Muslimi).

 

Megjithatė, nė vend tė hapur, burri dhe gruaja mund tė kėshillohen privatisht nė njė distancė nga njėri – tjetri. Enesi transmeton se njė grua, e cila ka qenė pak abnormale, i ka thėnė Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė): “ O i Dėrguari i All-llahut! Mė duhesh pėr diēka”. Pejgamberi tha: “ O nėna e filan-filanit, shih cilės anė dėshiron tė shkosh, qė unė tė tė dalė nė ndihmė”. Ai shkoi me tė nėpėr njė shteg, derisa e gjithė ajo qė gruaja dėshironte u krye”. (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi).

 

Rrėfimi i Musės (paqja qoftė mbi tė) dhe dy bijave tė Shuaibit, ashtu siē ėshtė i shėnuar nė Kur’an, ėshtė mjaft udhėzues: “E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti njė grumbull njerėzish qė pi i jepnin bagėtisė ujė, e pak mė larg prej tyre dy gra qė po i ndalnin (kafshėt e tyre) e u tha: ‘E ēka ėshtė puna e juve dyjave? ‘Ato qė tė dyja i thanė: ‘Ne nuk i japim ujė deri qė tė largohen barinjtė, kurse babai ynė ėshė shumė i vjetėr!’ Atėhere ai u dha ujė (kafshėve) tė atyre, pastaj u largua anash nėn hije e tha: ‘O Zoti im unė kam nevojė pėr ēkado qė tė mė japėsh!’ E njėra prej tyre, erdhi tek ai, ecte e turpėrueshme, e tha: ‘ Babai im tė thėrret qė tė paguaj ty shpėrblimin pėr atė qė na u dhe (bėgatisė) ujė!’… Njėra prej atyre dyjave tha: ‘O babai im, merre kėtė nė shėrbim me pagė, pse mė i miri i atij qė do ta marrėsh nė shėrbim ėshtė ai i fuqishmi, e besniku!’” (Kur’ani, 28:23-26).

 

Mashkulli nuk guxon tė vėshtrojė femrėn e as femra mashkullin me njė vėshtrim aq ngulmues, saqė tė stimulohet joshja (ngasja). Nė vend tė kėsaj, kurdo qė diēka e kėtillė lind nė mendje, duhet ndėrprerė shikimin e mėtejmė. “Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), tė ruajnė ljesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė pastėr pėr ta. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata. Thuaju edhe besimtarėvetė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e yrpshme tė trupit tė tyre…” (Kur’ani, 24:30-31).

Nė traditat, shėnohet se Xhabir bin Abdullahu ka thėnė: “E pyeta Pejgamberin (paqja qoftė mbi tė), pėr shikimin e rastėsishėm tė ndonjė gruaje, e Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) mė tha qė ta largoj (kthej) shikimin tim”.

 

Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) e kėshillonte Aliun: “O Ali, nuk guxon tė vėshtrosh me ngulm ndonjė grua. Shikimi i parė tė lejohet, por jo edhe vijuesi”. Mirėpo, ky pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė vejnė shamitė mbi kraharorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre askjt pėrveē burrave tė vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė vėllezėrve tė vet, djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u pėrmendėn) dhe robėreshave, tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbėtorėve nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femrat ose fėmijėt qė nuk kanė arritur pjekurinė pėr gra. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė zbuluar fshehtėsinė nga stolitė e tyre…” (Kur’ani, 24:31).  “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė venė shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues.” (Kur’ani, 33:59).

 

Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), urdhėroi se, pėrveē fytyrės dhe duarve, asnjė pjesė tjetėr e trupit tė gruas nuk duhet tė duket. Thuhet se Sejjide Aisha ka rrėfyer se Esma bint Ebu Bekr ka ardhur te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), e veshur me tesha tė holla. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), e ktheu fytyrėn nė anėn e saj  dhe i tha asaj: “Kur njė vajzė arrin pjekurinė, pėr tė nuk ėshtė e pėrshtatshme tė tregojė tjetėr gjė pos kėsaj e asaj”, duke treguar fytyrėn dhe duart e veta. Kėtė hadith e ka shėnuar Ebu Davudi, ndėrsa shumica e muslimanėve e kanė pranuar kėtė nė praktikė.

 

Kėshtu joshja (ngasja) ėshtė kriter themelor, mbi tė cilin bazohen kėto urdhėresa. “E gratė e moshura, tė cilat nuk dėshirojnė martesė mė, pėr to nuk ėshtė mėkat ta heqin petkun mbules tė tyre, po duke mos qenė zbuluese tė bukurive, megjithėse mė s ėmiri ėshtė pėr to tė jenė tė pėrmbajtura. All-llahu dėgjon, di.” (Kur’ani, 24:60).

 

Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) u ndaloi grave tė kalojnė pranė burrave pasiqė tė parfumosen. Ai ju drejtua grave me kėto fjalė: “Pas pėrdorimit tė erėrave (parfumit), asnjė grua nuk guxon tė vijė nė namazin e Isha-sė (jacisė) me ne”. (Muslimi) Ebu Musa el-Eshariu transmeton se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), ka thėnė: “Ēdo grua, e cila pas parfumosjes, kalon pranė njerėzve, nė mėnyrė qė ata tė mund ta ndiejnė erėn e saj, ėshtė njė grua e humbur”. (Musnedi i Imam Ahmetit). Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė pėr gratė, tė cilat ecin duke u lėkundur e nė kėtė mėnyrė i ngasin dhe joshin tė tjerėt: “Dy kategori tė banorėve tė xhehennemit nuk i kam parė; njė grup njerėzish, qė mbajnė kamxhik, qė i ngjan bishtit tė lopės, duke i fshikulluar njerėzit; dhe njė grup grash, gjysmė tė veshura e gjysėm tė zhveshura, qė ecin duke u lėkundur pėr t’i joshur tė tjerėt, me kokat e tyre si gungat e shtrembėta tė deveve. Ata kurrė nuk do tė hyjnė nė xhenet, as qė do tė anojnė kah ai, e as qė do t’ia ndiejnė erėn, edhe pse era e tij mund tė hetohet nga kjo e kjo largėsi”. (Muslimi).

 

Kėshtu, ēfarėdo marrėdhėnie apo situatė, qė mund tė shpie deri nė joshje apo nė kontakt tė ndaluar seksual ndėrmjet mashkullit e femrės, nuk ėshtė i lejuar. Zoti thotė: “Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė tepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe.” (Kur’ani, 17:32). Ky ėshtė standard, qė i pėrcakton ato raste, tė cilat nuk i kemi pėrmendur. Nė kėtė mėnyrė, Islami toleron se mashkulli mund tė pėrshėndesė gratė, ose dhe tė bisedojė me to, me njė gjuhė tė ndershme dhe tė pastėr dhe me qėllim tė mirė. Pejgamberi e bėnte kėtė. Esma bint Jezid transmeton se njė ditė Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka kaluar nėpėr xhami, ku ishin tė ulura njė grup grash. Ai i pėrshėndeti ato me lėvizjen e dorės. (Et-Tirmidhiu). Ebu Davudi, nė kapitullin Kitab-ul-adab, tė pėrmledhjes sė tij tė Haditheve, e ka dhėnė shėnimin vijues, mbi autoritetin e Esmės: “Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), kaloi pranė nesh dhe na pėrshėndeti”. Imam Buhariu, nė pėrmbledhjen e tij tė Haditheve autentike, njė kapitull e ka titulluar Pėrshėndetja e grave nga burrat. Ibn-Hazimi rrėfen se babai i tij e ka pyetur Sehlin, “Pėrse ashtu?”. Ai ka thėėn: “Njė grua e moshuar mė dėrgonte ca tė mira (mallra). Ajo i merrte rrėnjėt e salakut (njė lloj salate)  dhe i fuste ato nė tavė, e pastaj pėrgatiste njė bukė elbi. Psai e falnim namazin e Xumas, shkonim dhe e pėrshėndesnim atė, ndėrsa ajo na i servonte ato hajet (ushqimet), tė cilat neve na kėnaqnin shumė. Tė premteve ne gjithmonė hanim ushqimin dhe bėnim dremitjen tonė tė mesdites, pas namazit tė Xhumasė”. (Buhariu).

 

Esma bint jezid ka rrėfyer se: “Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) kalonte pranė nesh, grave, dhe na pėrshėndeste”. (Et-Tirmidhiu).

 

Gjatė pėrshėndethes me gruan, shtrėngimi (dhėnia) i dorės nė njė mėnyrė spontane mund tė jetė i lejueshėm, sidomos po qe se kjo ėshtė zakon nė njė mjedis tė dlirė (tė pastėr). Nė tekstet Islame mund tė gjenden qortime tė ashpra kundėr prekjes sė grave tė huaja. Mirėpo, fjala prekje apo tė ngjashmet, nė ktė kontekst ėshtė njė eufemizėm pėr marrėdhėnie seksuale.

 

Kurdo qė njė grua vinte Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), pėr t’ia dhėnė besėn Islamit, transmetohet se ai nuk ua jepte dorėn atyre. Ėshtė e qartė se kjo paraqet njė rezervė, qė ka qenė unike pėr tė. Ėshtė shėnuar nga Buhariu se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: “Unė nuk tokem (nuk ua jep dorėn) me gratė”. Transmetohet tė tjerė thonė se Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) ua ka dhėnė dorėn grave, por duke mbuluar dorėn me teshė. (Kėtė e ka cituar Ebu Davudi, sipas autoritetit tė el-Shaabiut dhe Abdul Rezakut). Disa herė Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), e caktonte Umerin pėr ta bėrė kėtė. (Et-Taberani).

 

Pėrderisa ruhen kushtet tanimė tė pėrmendura, lejohen tubimet familjare dhe hajet e pėrbashkėta, si nė shtėpi ashtu edhe jashtė. Ebu Hurejre (Zoti e bekoftė), rrėfen se njė njeri ka ardhur te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dhe ka thėnė: “Jam plotėsisht i kapitur nga uria”. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) dėrgoi fjalė te njėra nga gratė e veta. Ajo i tha atij: “Pasha All-llahun, i cili tė ka dėrguar me tė Vėrtetėn, nuk kam asgjė pos ujit”. Atėherė, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), dėrgoi fjalė tė tjera prej grave tė tija. Edhe ajo, gjithashtu, e tha tė njėjtėn gjė. Tė  jėjtėn gjė e thanė tė gjtha gratė e tija: “ Pasha All-llahun, i cili tė ka dėrguar me tė Vėrtetėn, nuk kam gjė tjetėr pos ujit”.Me atė rast, Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) tha: “Kushdo qė e merr kėtė njeri si musafir, Zoti do t’i dhurojė atij mėshirė”. Njė Ensar nga Medina u ngrit dhe tha: “O i Dėrguari i All-llahut, unė do ta marr atė si musafir”. Mandej, ai e mori atė deri tė shtėpia e vet, dhe e pyeti tė shoqen: “A ke diēka pėr tė ngrėnė?”, “Asgjė, pos ushqimit pėr fėmijėt e mi”, u pėrgjigj ajo. Ai i tha tė shoqes: “Largoua vėmendjen atyre me diēka, kur tė arrijė mysafiri ynė, nxirre llampėn, dhe tregoi atij se edhe ne jemi duke ngrėnė”. Ai rrėfeu se si tė gjithė ata ishin ulur, ndėrsa musafiri i tyre kishte ngrėnė. Ditėn tjetėr, kur Ensariu kishte shkuar te Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), ky i dyti i tha: “Zoti e vlerėsoi shumė trajtimin, qė ia bėre musafirit tėnd mbrėmjen e kaluar”. (Muslimi).

 

Mė shumė se ēdokush tjetėr, ėshtė e lejueshme pėr ata, tė cilėt kėrkojnė dorėn e njėri-tjetrit pėr martesė, ose qė janė shkorurėzuar, tė shihen apo tė bisedojnė. Mugirebin Shu’be rrėfen se ai e propozoi njė grua pėr martesė. Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) i tha atij: “Hidhi njė sy asaj (shikoje atė), qė tė zhvillohet njėfarė dashurie (tėrheqjeje) mes jush”. Mugire shkoi te prindėrit e vajzės dhe u rrėfeu atyre pėr udhėzimin e Pejgamberit. U duk sikur ata e pranuan kėtė me mosdashje. Mirėpo vajza, e cila gjendej nė dhomėn e vet, dhe e cila e kishte dėgjuar kėtė, thirri: “Nėse Pejgamberi tė ka urdhėruar qė tė mė shohėsh, atėhere bėje kėtė!” Mugire thtė: “Unė e pashė dhe u martova me tė.” (Ahmedi, Ibn-Maxhe, et-Tirmidhiu, Ibn-Habbani dhe el-Darimiu).

 

Njė rast tjetėr ėshtė rrėfimi i njohur pėr Mugithin, i cili shkonte pas ish-gruas sė tij, Burejres, nėpėr rrugėt e Medinės. Ai mundohej ta paqėsojė atė me lotėt, qė rridhnin nga sytė e tij, me qėllim qė ta kthejė atė – por ajo refuzonte ta bėjė kėtė. Kur Burejra u lirua, burri i saj u bė njė zezak, qė ishte skllav i Beni el-Mugires. Ibni Abbasi thotė: “Pasha Zotin, ende mė vjen ndėrmend si e ndiqte ai atė nėpėr rrugėt e Medinės, me mjekrėn e mbytur nė lotė, duke u munduar qė mė kot t’ia bėjė qejfin”. Vetė Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) u mundua tė ndėrmjetėsojė, mirėpo gruaja kundėrshtonte, derisa Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė) nuk i urdhėroi asaj tė pajtohet”. (Et-Tirmidhiu)

 

Zbatimi i standartit tė joshjes varet subjektivisht nga ajo se ē’gjen njė person nė shpirtin e vet – respektivisht, ēka pėrjeton ai pėrmes ndjenjave nė atė rast. Kjo, natyrisht, ėshtė njė funksion i integritetit ndershmėrisė) dhe edukimit tė tij fetar. Objektivisht, kjo do tė varej nga serioziteti i ēėshtjes sė ēfaėrdo shoqėrimi mes mashkullit dhe femrės, qė do tė mund tu’a largonte atyre vėmendjen nga seksi, dhe pjesėrisht nga ēiltėrsia e kontekstit tė veēantė shoqėror.

 

Parimi juridik ėshtė i qėndrueshėm; rrugėt dhe qasjet pėr tė bėrė keq duhet tė mbyllen, duke nxjerrė nė shesh veprime tė pafajshme nė vete, pėr frikėn nga ajo qė mund tė pasojė. Mirėpo, kujdesi i tepėrt mund tė pengojė sjelljen e lejuar, me pretekst se i ekspozohet rrezikut tė joshjes dhe vesit. Kjo mund tė ēojė kah shfytyrimi i sistemit tė pėrgjithshėm shoqėror tė Islamit, i cili bazohet nė pjesėmarrjen e plotė tė burrave dhe tė grave, me devocion dhe ēiltėrėsi, nė jetėn e pėrditshme. Me tė vėrtetė, ndarja dhe izolimi mund ta mbrojnė gruan nga joshja, por ato thelbėsisht ia mohojnė asaj dobitė e jetės shoqėrore tė muslimanėve.

 

Kjo ia mohon dhe ia shfuqizon gruas rolin e saj legjitim nė procesin shoqėror tė bashkėpunimit, nė avansimin e diturisė dhe punės sė mirė, nė kėshillimin e ndėrsjellė tė muslimanėve pėr tė bėrė gjithė atė, qė ėshtė e dobishme dhe pėr t’iu shmangur gjthė asaj, qė ėshtė e papėlqyeshme, nė solidaritetin e tyre pėr sigurimin e mirėqėnies dhe nė mbrojtjen e ekonomisė sė tyre. Zoti thotė: “Besimtarėt dhe besimtaret janė tė dashur pėr njėri-tjetrin, urdhėrojnė pėr tė mirė, e ndalojnė nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, rrespektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij. Tė tillėt do t’i mėshirojė All-llahu. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, i urtė.” (Kur’ani, 9:71). Dobitė e nxjerra nga ajo jetė e pėrbashkėt e muslimanėve, janė mė tė rėndėsishme se ēfarėdo konsiderimesh preventive nė ndarjen e gjinive, nė mėnyra, tė cilat nuk janė tė urdhėruara apo qartė tė nėnkuptuara nė tekstin formal tė Sheriatit.

 

 

KAPITULLI  III

 

Gruaja nė shoqėrinė muslimane

 

Muslimanėt gjatė historisė kanė pėrjetuar njė devijim tė jashtėzakonshėm nga idealet e pėrgjithshme pėr jetėn, ashtu siē janė dhėnė ato nga Islami. Prandaj, nuk ėshtė aspak pėr t’u hapitur se humbja e tyre ėshtė njėsoj e madhe nė sferėn e udhėheqjes shoqėrore, tė cilėn e ofronte Islami pėrkitazi me gratė. Kudo qė dobėsia futet nė besimin e muslimanėve, ata tentojnė qė tė silllen ndaj grave nė mėnyrė despotike dhe t’i eksploatojnė ato. Kjo ėshtė njė gjė e natyrshme dhe nė mase tė madhe demonstrohet nga fakti se shumica e urdhėresave tė Kur’anit qė kanė tė bėjnė me gratė, kanė zbritur si restriksione ndaj burrave, nė kuptimin qė t’i parandalojnė ata nga shkelja e tė drejtave tė grave, siē ėshtė prirja e tyre e natyrshme dhe praktika e tyre aktuale nė shumė shoqėri. Vetėm disa nga urdhėresat Kur’anore imponojnė kufizime ndaj grave.

 

Kėtu do t’i theksojmė disa nga urdhėresat, tė cilat grave u garantojnė trajtim tė mirė: “E kur t’i keni lėshuar gratė dhe ato i afrohen afatit tė tyre, atėhere ose i mabni si duhet, ose i lini si duhet (tė kryejnė fatin), e mos i mbani sa pėr t’i dėmtuar, e tė bėheni tė padrejtė. E kush bėn atė, ai e ka dėmtuar vetveten. Dispozitat e All-llahut mos i merrni pėr shkak. Pėrkujtoni tė mirat e All-llahut ndaj jush, dhe atė qė ju shpalli Kur’ani dhe dispozitat e sheriatit me tė cilat ju udhėzon, dhe keni frikė All-llahun e dini se All-llahu ėshtė i gjithdishėm pėr ēdo send. Dhe kur i lėshoni gratė, e ato e pėrmbushin afatin e tyre (tė pritjes), nėse pėlqejnė mes vete ashtu si kėrkojnė rregullat, mos i pėngoni qė tė martohen pėr burrat e tyre. Me kėtė kėshillohet ai qė prej jush e beson All-llahun dhe botėn tjetėr, kjo ėshtė mė e dobishme pėr ju, mė e pastėr, se Allahu e di, e ju nuk e dini.” (Kur’an 2:231-232) “O ju qė besuat, nu ėshtė e lėjuar pėr ju tė trashėgoni gratė (e tė vdekurve) nė mėnyrė tė dhunshme, e as t’i shtėrngoni pėr t’u marrė diēka nga ajo qė ju keni dhėnė atyre, pėrveē nėse ato bėjnė ndonjė amoralitet tė hapur, Ēoni jetė tė mirė me to. Nėse i urreni ato, bėni durim, pse ndodh qė All-llahu tė japė shumė tė mira nė njė send qė ju e urreni.” (Kur’an, 4:19) “E ata qė vdesin dhe lėnė gra pas vete, ato (gratė) presin katėr muaj e dhjetė ditė. E kur tė kryejnė ato afatin e tyre, nuk ėshtė mėkat pėr ju (familja kujdestare) pėr atė qė bėjnė ato nė mėnyrė tė njerėzishme me vetėn e tyre. All-llahu hollėsisht e di ēka veproni.” (Kur’an 2:234)

 

Shumica, nė mos tė gjithė ajetet Kur’anore, qė kanė tė bėjnė me pėrbetimin (pėr abstenim nga seksi), shkurorėzimin dhe Iddet-in (oeriudhėn e pritjes), u shpallėn pėr t’u dhėnė fund traditave dhe zakoneve nėnshtruese, sipas tė cilave njė grua mbahej nė robėri formale martesore, dhe pėr periudha tė gjata kohore, ndėrsa fati i saj mbetej nė gjendje ankthi (shqetėsimi). E njėjta vlen edhe pėr ajetet qė kanė tė bėjnė me trashėgiminė, dhe tė cilat ia kthyen gruas tė drejtat, qė i qenė mohuar asaj, duke i garantuar asaj pjesėn e pėrcaktuar. Ajetet tjera qė u shpallėn, kritikonin pesimizmin dhe brengosjen qė e shoqėronin lindjen e foshnjeve femrore dhe praktikėn e neveritshme tė vrasjės sė tyre. Kur’ani thotė: “Kur ndonjėri prej tyre lajmėrohet me (lindjen) vajzė, fytyra e tij prishet dhe bėhet plot mllef. Fshihet prej njerėzve, pėr shkak tė asaj tė keqeje me tė cilėn u lajmėrua (e konsideron bela, e jo dhurat prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajė atė, ashtu i pėrulur, apo do ta mbulojė atė (tė gjallė) nė dhe. Sa i keq ėshtė ai gjykim i tyre.” (Kur’an 16:58-59) “Dhe kur tė pyetėn ato vajza tė varrosura tė gjalla: pėr ēfar mėkati ato janė mbytur.” (Kur’an, 81:8-9)

 

Pėrveē kėsaj ka edhe shumė  tradita tė tjera tė Pejgamberit (paqja qoftė mbi tė!), tė cilat ua tėrheqin vėrejtjėn meshkujve kunder keqtrajtimit tė grave, rrahjen apo mbylljen e tyre si nė burg. Pejga,beri ka thėnė: “Asnjė nga ju nuk do tė fshikullojė (rrahė) gruan e vetė si tė jetė gomar (mushkė), e mė vonė, kah fundi i ditės, tė ketė marrėdhėnje me tė”. (Buhariu). Ai njėherė paralajmėroi: “Njė numėr i madh grash kanė ardhur te Muhammedi, pėr t’u ankuar nga burrat e tyre. Ata burra nuk janė mė tė mirit ndėr ju”. (Rijadu-s-Salihin). Hadithet e Pejgamberit i nxisin muslimanėt qė tė kujdesėn pėr edukimin e mirė tė grave, dhe pėr mirėqenjėn e tyre nė pėrgjithėsi: “Mė i miri nė mesit tuaj ėshtė ai, i cili ėshtė mė i miri ndaj familjės sė vet, ndėrsa unė jam mė i miri ndaj familjes”. (Et-Tirmidhiu). “Askush, pos burrit fisnik, nuk e trajton gruan e vet nė mėnyrė fisnike. Dhe askush, pos njė i poshtėr, nuk e trajton gruan e vet nė mėnyrė tė paturpshme”. (Et-Tirmidhiu)

 

Zotimi dhe pėrkushtimi i dobėt ndaj fesė shkakton trajtim tė padrejtė dhe armiqėsor ndaj grave. Sepse, pėr dallim nga mashkulli, femra ėshtė krijuar dhe rritur si e butė dhe e ndieshme. Krurja e funksioneve tė saja tė natyrshme, e mbajnė atė nash nga pėrvoja e ashpėr e jetės sė pėrditshme. Mashkulli, i pakulturuar nga feja, tenton ta shtypė atė – gjė qė ėshtė e natyrshme nė shumė shoqėri njerėzore. Meshkujt shpesh i mbajnė gratė tė dobėta, ndėrsa xhelozia, tė cilėn ata e ushqejnė ndaj femrave, i nxit qė t’i shtojnė mjetet dhe mėnyrat pėr t’i kufizuar dhe monopolizuar ato. Ata dėshirojnė tė donimojnė mbi gjendjen dhe jetėn e femrave, me qėllim qė ta mbrojnė fodullėkun dhe arrogancėn e vet.

 

Xhelozia mashkullore ėshtė vetėm njė aspekt i tendencave tekanjoze, ndaj tė cilave vetėm tė devotshmit janė imunė, dhe tė cilat kanė ngulitur mitin, se gratė nga natyra, vuajnė nga paftėsia e tepėrt. Meshkujt e pėrdorin kėtė fantazi si arsyetim pėr ti penguar gratė nga pjesėmarrja aktive nė spektrin e gjėrė tė jetės njerėzore dhe pėr t’i provuar ato nga pėrvoja dhe pėrgatitja – e pėrmes kėsaj, pėr t’i dobėsuar dhe ligėshtuar ato, si dhe pėr tė gjetur arsyetim pėr keqtrajtim dhe paragjykim tė mėtejmė. Kėto tendenca mashkullore dhe doket qė i shoqėrojnė, manifestohen nė shumė shoqėri, ku arbitrariteti mashkullor sundon me tėrbim, pa kurrėfarė kufuzimesh religjioze apo njerėzore.

 

Tė marrim, pėr shembull, shoqėria arabe, persiane dhe indiane. Edhe pse mesazhi i Islamit u pėrhap nė kėto shoqėri qė nga kohėt e hershme, mėsimi dhe ngulitja (rrėnjosja) e vlerave kulturore Islame nuk bashkekzistonin me shtrirjen sipėrfaqėsore tė fesė. Si rrjedhim i kėsaj, disa vlera dhe paragjykime paraislame vazhduan tė jetojnė, pėrkundėr dominimit tė formės Islame. Nė disa raste, u manifestua rėnia historike relixhioze dhe njė kthim drejt etosit dhe zakoneve tė mėparshem shoqėrore.

 

Ky fenomen ndonjėherė ka shkatuar njė zhvillim edhe mė serioz. Shoqėritė e reja apo edhe tė degjeneruara muslimane ndonjėherė, nga injoranca, ia atribuonin trashėgiminė dhe zakonet e tyre joislame vetė Islamit. Duke ua bashkangjitur kėtyre praktikave njė vlerė Islame, ata mundohen qė atyre t’u japinligjimitetin dhe njė lloj shenjtėrie, duke ditur se vlerat Islame pranohen si tė pacenueshme dhe supreme. Kjo e shpjegon ndikimin e pazvogluar tė qėndrimeve tė neveritshme pėr Islamin, nė mendjet e shumė muslimanėve, pėrndryshe tė mirė, e sidomos nė sferėn e marrėdhėnieve mes gjinive, ku pasioni ėshtė i fuqishėm, ndėrsa zakoni (doku) i pacenueshėm.

 

Shumė rregulla dhe dredhi juridike tė kohėve tė fundit janė pranuar pėr tė zbutur Sheriatin qė t’u pėrshtatet zakoneve dhe traditave tė kultivuara. Pėr shembull, me qėllim pėr tė bėrė kėtė, klauzolat e pėrpikta tė sheriatti disa herė krahasohen (pėrqasen) dhe tkurren (ngushtohen), jo pėr tė dhėnė ndonjė efekt relativ pėr tė gjithė, por pėr tė kėrkuar shfuqizimin e klauzoleve qė nėnkuptojnė zgjerimin e tė drejtave, paprekshmėrive dhe lirive tė gruas; apo sė paku pėr ta kufizuar sferėn e tyre tė pėrgjithshme deri nė njė pikė pothuajse tė zhdukjes. Njė qasje tjetėr dredharake ėshtė leximi i lirė dhe i gjėrė i sferės sė rregullave, qė u japin autoritet burrave, ndėrsa leximi bukval dhe i rreptėsishėm i atyre rregullave, q ėurdhėrojnė kufizime pėr gratė. Kjo sjellje diskriminuese ėshtė e pėrhapur gjerė. Gjithashtu, njė aspekt tjetėr i kėsaj jurisprudence tendencioze ėshtė qė t’i pėrgjithėsojė urdhėresat e Kur’anit, qė ishin paraparė tė aplikohen vetėm pėr Pejgamberin apo gratė e tija, e pikėrisht pėr shkak tė pozitės sė tyre unike.

 

Mirėpo, argumenti mė i popullizuar anti-feminist buron nga shpėrdorimi i parmit juridik se mjetet dhe sjelljet paraprake marrin vlerėn e qėllimeve dhe rezultateve tė tyre. Qė kėtu, duhet respektuar maksimumi i ndalesave preventive qė pengojnė qasjen (afrimin) ndaj joshjes seksuale dhe qė tė largon pasojat e padėshirueshme tė saja. Mirėpo, gjykimi i mirėfilltė juridik, nė mungesė tė njė klauzole tė pėrpiktė, ėshtė qė gjatė shqyrtimit tė drejtpeshohen rreziqet e joshjes me vlerat pozitive tė integrimit tė burrave dhe grave nė shoqėrinė muslimane, e jo pėr atė pak rezervė tė domosdoshme nė marrėdhėniet shoqėrore, tė humbet e tėrė e liria.

 

Shoqėria tradicionale muslimane, e cila mbi vete mban barrėn e tatėpjetės historike, ka zhvilluar njė parapėlqim tė pėrgjithshėm pėr maturinė dhe pėrkujdesjen ndaj kėrkesave e synimeve pozitive. Ajo ėshtė bėrė tepėr konservative prej frikės se liria e mendimit do ta pėrēante shoqėrinė dhe do ta shpiente atė nė rrugė tė gabuar; ndėrsa liria e gruas, do ta degjeneronte atė nė pėrzierje tė shthurur – aq shumė sa q ė tė drejtat dhe detyrat themelore fetare tė gruas janė braktisur, ndėrsa fundamentet e barazisė dhe tė drejtėsisė nė strukturėn e shoqėrisė muslimnae, ashtu siē janė ruajtur (ushqyer) nė Sheriat, plotėsisht janė mospėrfillur.

 

Janė parashtruar argumente pseudo-religjioze pėr ta justifikuar (arsyetuar) metamorfozėn e plotė tė shembujve tė jetės shoqėrore, tė treguar nga vetė Pejgamberi (paqja qoftė mbi tė), nėn udhėheqjen e Kur’anit. Thėnia mė e popullarizuar ėshtė se rregullativat madhėshtore tė Kur’anit dhe tė Sunnetit kanė pasur revelancė pėr shoqėrinė e virtytshme, e cila mbisundonte gjatė jetės sė pejgamberit. Megjithatė, mė vonė polemizohej se njerėzit kanė ndėrruar dhe se korrupsioni ėshtė bėrė rend i shoqėrive pasuese dhe i kohėve tė mėvonshme. Qė kėtu. Paraqitet domosdoshmėria pėr t’i pėrmirėsuar kėto tendenca degjeneruese, duke i pėrshtatur normat e sjelljes shoqėrore, me qėllim tė maturisė mė tė madhe. Kjo do tė ishte njė mėnyrė e lirė e interpretimit, q ėmė tepėr thekson frymėn dhe qėllimin se sa shkronjėn e ligjit, nė mėnyrė qė tė lejohet aplikimi mė progresiv i tij. Mirėpo, kjo nuk ėshtė mėnyra mbizotėruese e mendimit nė mesin e muslimnėve, tė cilėt i parashtrojnė pikėpamjet konservative rreth ēėshtjeve qė u pėrkisnin grave. Ata, zakonisht janė shumė bukvalist nė tė kuptuarit e tyre tė tekstit; mirėpo, nė mėnyrė tendencioze zgjedhin njė tė kuptuar, qė i pėrshtatet paragjykimeve tė tyre. Islami nuk ėshtė ēėshtje e njė rregulle tė vetme, qė mund tė kuptohet nė mėnyrė fleksible (tė paqėndrueshme) – por ai paraqet njė rend tė tėrėsishėm normash, tė cilat e pėrcaktojnė mbarėn mėnyrėn e jetės apo strukturėn shoqėrore nė Islam, dhe nuk u nėnshtrohet ndryshimeve.

 

Pėrveē kėsaj, ky pretendim ėshtė bazuar nė tejvlerėsimin e devotshėm por edhe tė tepėrt tė shoqėrisė sė Medinės. Nė tė vėrtetė, nuk ishin tė gjithė anėtarėt e asaj shoqėrie si shokėt e udhėhequr drejt tė Pejgamberit; kishte edhe elemente hipokrite, apo konvertė tė rinj, qė ende nuk ishin liruar nga ndikimet dhe qėndrimet hebraike apo nga ato paraislamike arabe. Vetė ajetet Kur’anore, qė pėrshkruajnė veshjen e duhur pėr gratė, i referohen pranisė sė hipokritėve dhe tė atyre qė bėjnė thashetheme (Kur’ani, 33:59-60)  Ēfarėdo karakteri krahasues qė tė ketė shoqėria jonė e ditėve tė sotme, politika e duhur e reformės ėshtė qė ajo tė rimodelohet sipas shembullit tė shoqėrisė Sunnetike, duke i ndėrruar udhėt devijante dhe duke rivendosur praktikat dhe institucionet e shoqėrisė Islame, tė cilat momentalisht janė jashtė pėrdorimit. Nuk ėshtė politikė e shėndoshė de facto historike, e mandej gjithashtu tė braktisen institucione Islame, nė njė orvajtje pėr t’u mbrojtur disa nga idealet nė atė kontekst tė huaj shoqėror.

 

Mendimi dhe praktika e muslimanėve, kohėve tė fundit kanė filluar t’i keqparaqesin shumicėn e mėsimeve doktrinore dhe normative tė mėsimeve tė Islamit, qė kanė tė bėjnė me femrėn. Nė shoqėrinė e ulėt tė muslimanvė, gruaja ka pak liri qė tė martohet me atė qė dėshiron, apo tė ndahet nga burri, tė cilin nuk e pėlqen. E as qė ka ajo tė drejtė, si grua, pėr kunsoltim tė plotė apo pėr shoqėrim tė kėndshėm nga i shoqi. Nė shumicėn e rasteve, ajo thuajse aspak nuk guxon tė drejtėn e barabartė pėr tė fituar apo pėr tė poseduar, e as mundėsinė e plotė pėr tė pėrderuar apo shpenzuar pasurinė e saj. Tė gjitha llojet e dredhive pėrdoren, pėr t’ia mohur asaj tė drejtėn e trashėqimit. Roli i saj nė jetėn private ėshtė reduktuar deri nė atė tė shtėpiakes, e cila ėshtė zgjedhur jo pėr shkak tė meritave tė saja, sepse asaj i ėshtė mohuar arsimimi apo mundėsia pėr tė pėrfituar merita, por pėr shkak tė neritave tė meshkujve tė familjes sė saj.

 

Nė sferėn e jetės publike, asaj nuk i lejohet tė japė ndinjė kontribut origjinal pėr avancimin e kualitetit fetar tė jetės. Kudo qė asaj i lejohet tė punijė drejt zhvillimit material tė jetės, kjo pėrgjithėsisht ka qenė nė kontekst tė eksploatimit apo nė formė tė punės sė pėrbotshme, me kėnaqėsi apo rėndėsi shumė tė vogėl shpirtėrore.

 

Padrejtėsia mė e madhe ndaj grave ėshtė ndarja dhe izolimi i tyre nga shoqėria e pėrgjithshme. Ndonjėherė edhe aspekti me mospėrfillje i paraqitjes sė saj publike, konsiderohej si njė formė e ekszibicionizmit tė turpshėm. Madje edhe zėri i saj ėshtė futur nė tė njėjtėn kategori. Vetėm prezenca e saj nė njė vend, ku meshkujt po ashtu janė prezent, ėshtė konsideruar si njė pėrzierje e turpshme. Ajo ėshtė mbyllur nė shtėpinė e vet nė njė mėnyrė, tė cilin Islami e parasheh si sanksion penal pėr aktin e kurorėshkeljes. Ajo ėshtė izoluar ashtu, me pretekst qė tė mund t’i pėrkushtohet vetėm kujdesit ndaj fėmijėve tė saj dhe shėrbimit ndaj burrit. Mirėpo, si ka mundėsi ajo tė jetė e kualifikuar pėr mbikqyrjen e ēėshtjeve shtėpiake tė familjes apo pėr rritjen e fėmijėve tė saj nė njė mėnyrė tė kėnaqshme, pa qenė edhe vetė e aftėsuar pėrmes arsimit apo pėrvojės (eksperiencės), nė kulturėn morale dhe funksionale tė shoqėrisė mė tė gjerė?

 

 

 

KAPITULLI  IV

 

Rigjallėrimi i gruas

 

Doket dhe zakonet tradicionale tė shoqėrisė historike muslimane nuk kanė mundur tė qėndrojnė gjatė para sfidave tė paraqitura nga kulturat huaja dhe modelet e pazakonshme tė tyre tė jetės. Ndikimet e jashtme janė pėrfaqėsuar kryesisht nė depėrtimet (sulmet) ideologjike tė civilizimit perėndiomr, qė e ka pėrfshirė mbarė botėn muslimane. Dominimi kulturor i Perėndimit mbi muslimanėt, e ka thyer vetėbesimin e kėtyre nė pothuajse tėrė trashėgiminė e ideve, si atyre Islame ashtu edhe tradicionale. Pėrveē kėsaj, muslimanėt i kanė thithur dhe pėrvetėsuar qėndrimet dhe mėnyrat kulturore, tė cilat, sa i pėrket gruas, janė shumė liberale. Ky trendi i ēlirimit tė gruas paraqiste njė nxitje serioze pėr gratė e shtypura muslimane.

 

Vetė tendenca liberale perėndimore ka qenė njė revoltė kundėr traditės sė sėmurė religjioze, e cila e ka keqtrajtuar gruan, nė mėnyra, tė cilat mjaft u pėrngjanin mėnyrave tė gabuara tradicionale tė muslimanėve. Nė shoqėrinė e hershme evropiane, gratė nuk kanė qenė tė trajtuara njėsoj si burrat si nė religjion, ashtu edhe nė jetė, nė tė drejtat apo obligimet fundamentale, e as nė fuqinė ligjore apo rrethanat shoqėrore. Revolta e shoqėrisė sė re evropjane kundėr religjionit dhe traditės, ka qėnė universale. Ajo nė veēanti ka qenė njė shmangje e plotė nga rendi absolutisht homogjen dhe monoteist, qė njė kohė mbisundonte nėn autoritetin e Kishės. Shoqėria u bė seksuale dhe humaniste, nė vlerat e saja, dhe prandaj edhe heterogjene dhe e lirė, pa mdjekur kurrfarė caku pėrfundimtar nė jetė, dhe duke anuar kah nonkonformizmi dhe libertarianizmi. Kėshtu politika, ekonomia, shkenca dhe arti – tė gjitha u bėnė tė lira dhe autonome. Nė tė njėjtėn mėnyrė, format e ngurta tradicionale tė jetės shoqėrore, qė kishin tė bėjnė me marrėdhėniet dhe sjelljet mes gjinive, u zhytėn kah pėrzierja, lejueshmėria dhe indulgjenca seksuale. Si fuqia, kėnaqėsia, dituria dhe bukuria, edhe seksi thuajse u bė objekt i njė pėrkushtimi tė pashfrenuar. Si pasojė e kėsaj, femra edhe njė here filloi ta humbasė pozitėn dhe autonominė e saj si qėnie njerėzore, dhe u bė njė objekt pėr kėnaqėsi fizike dhe pėr promovim tregtar. Qėllimi i saj nė jetė u bė mė shumė ta realizojė feminitetin e saj, sesa ta plotėsojė humanitetin (njerėzinė) e saj. Ajo ishte nė gjendje ta fallsifikojė pamjen e saj tė natyrshme fizike, me tė gjitha mjetet artificiale, e madje dhe me trajtimet apo operacionet kozmetike; si dhe ta harxhojė tėrė energjinė, pasurinė dhe kohėn e saj, vetėm vetėm pėr ta shtuar joshjen e saj nė sytė e meshkujve. Ajo do tė vishej, zbukurohej dhe do tė dilte jashtė vetėm qė t’i tėrheqė ata, t’i magjepsė dhe t’i shqetėsojė, pėrmes lakuriqėsisė sė saj joshėse, trupit tė bukur, erėrave (parfumeve) tė kėndshėme, ngjyrėrave tė lezetshme dhe qėndrimit tėrheqės. Kėtė ajo e bėnte me qėllim qė tė fitojė vėmėndjen e fiksuar tė meshkujve, pėr t’i joshur ata qė tė dėshirojnė intimitet me tė. Ngjashėm, edhe mashkulli, i mposhtur nga ndjekja e shfrenuar pėr kėnaqėsi trupore, u qasej femrave vetėm si mashkull, dhe po ashtu bėnte ēdo gjė qė ta tėrheq shikimin dhe vėmendjen e tyre. Ai do ta shpenzonte tėrė energjinė dhe pasurinė pėr t’i kėnaqur kėto dėshira tė poshtra. Pėrmes kėsaj, u shkatėrrua vetmia (fshehtėsia) seksuale nė shoqėri, u prishėn lidhjet martesore, ndėrsa u shkatėrrua edhe institucioni i familjes, si njė mjedis stabil pėr rritjen, mbarėshtrimin dhe edukimin e fėmijėve.

 

Kjo mėnyrė e jettesės u bė universale nė Perėndim, mirėpo disa aspekte tė saja janė pėrhapuir edhe nė shumicėn e sektorėve modernė tė shoqėrive tona Islame; nė tė njėjtėn masė sa janė pėrhapur edhe materializmi ekonomik dhe sekularizmi politik, pėr t’i larguar (liruar) disa muslimanė nga bazat e tyre tė shėndosha fetare, dhe nė kėtė mėnyrė t’i dobėsojnė normat e kontrollit shoqėror nė jetėn e tyre. Kjo doli nė shesh nga dominimi i kulturės perėndimore dhe nga pafuqia e shoqėrisė muslimane, qė u bė e prirur ndaj falsifikimit dhe imitimit tė verbėr.

 

Nga ana tjetėr, zhvillimet e konomike dhe shoqėrore nė tokat muslimane, kanė shpejtuar shkatėrrimin e rendit tė vjetėr shoqėror. Ai rend, me tė gjitha traditat dhe zakonet, ka qenė i rrėnjosur nė tė kaluarėn, dhe nuk mundej t’i bėje ballė ndėrrimit tė rrethanave. As meshkujt e as femrat nuk u pėrmbaheshin me vetėdije vlerave tė sė kaluarės, ishet ky rast kur trashėgėmia e pranuar nga zakoni historik ia lėshonte rrugėn praktikave dhe zhvillimeve tė kohėve tė reja. Feja thuajse aspak nuk ishte e pranishme n ėmendjet e njerėzve, e edhe atėhere vetėm si njė vlerė kulturore e zakonit tė paprekshėm. Sidoqoftė, vlerat fetare dobėsoheshin, ashtu si institucionet fetare, tė cilat i promovonin ato, po zhdukeshin.

 

Duke u bėrė tė vetėdijshėm pėr nevojat e shtuara ekonomike, qė u pėrhapėn nė shoqėrinė e varfėruar tė muslimanėve, dhe duke u bėrė mė pak rezistues ndaj joshjeve materiale si dhe mė tė privuar nga lidhjet e afėrta shoqėrore tė soladeritetit ekonomik, presionet e fuqishme pėr njė jetė mė tė mirė i fshin vetėpėrmbajtjet e sė kaluarės.

 

Baballarėt dhe burrat filluan t’i nxisin bijat dhe gratė e tyre qė tė dalin jashtė, jo pėr tė kėrkuar dituri apo mjeshtėri tė mira, por pėr tė fituar pėr jetesė dhe pėr t’i plotėsuar tė ardhurat familjare. Gratė e shfrytėzuan kėtė pėrvojė dhe fuqi tė re, pėr ta shpallur ēlirimin e tyre nga fodullėku dhe autoriteti i burrit. Kjo nuk ishte aq zgjedhje e plotė pėr njė mėnyrė tė re dhe mė tė mirė tė jetės; por njė ēlirim nga rendi i vjetėr, njė revoltė kundėr kontrollit dhe njė trillim (imagjinatė) e modelit tė shlirė tė Perėndimit.

 

Pėrveē kėsaj, urbanizimi i shtuar solli mė shumė njerėz nė njė kontekst tė ri dhe pavetor shoqėror me shumė pak nga lidhjet e afėrta bashkiake tė njohjes, farefisnisė dhe solidaritetit, qė kishin zakon t’i kultivojnė lidhur me normat e sjelljeve tė hijshme publike apo nderin familjar, ndėrsa kjo ishte frenuese pėr aktet e pahijshme dhe tė turpshme. Kushtet e nfushtuara urbane, sollėn deri te kontaktet mė tė drejtpėrdrejta dhe, si rezultat, shum ėmė tepėr raste pėr joshje ndėrmjet meshkujve dhe femrave. Institucioni i vjetėr i haremit, mbrojtėsit tė intimitetit femėror, u hoq pėr konsiderime praktike, pa kurrfarė zhvillimi kompencues tė devocionit personal apo barrierave morale. Sjellja e re urbane ishte njė sjellje e indiferencės dhe emancipimit, nė vend tė sjelljes sė kujdesshme prej mė parė. Nėn ndikimin e ndryshimeve kulturore dhe dominimit tė huaj, shoqėria tradicionale muslimane ėshtė duke u shkatėrruar. Kėtė nuk mund ta pengojnė shumė as vajtimet e konservatorėve pėr kohėn e ndryshimeve apo kapjen e tyre kėmbėngulėse pėr tė kaluarėn. Fati i udhės tradicionale tė muslimanėve nuk do tė ndryshonte shumė nga ai i rendit tė vjetėr evropian, kur u shembėn themelet e tija teorike dhe materiale, ndėrsa vlerat dhe struktuart e reja shoqėrore u futėn pėrmes revoluconit. Po qe se konservatorėt vazhdojnė duke u mbėshtetur nė format e ashpra tė zakoneve tė sė kaluarės dhe dėshtojnė qė t’i drejtojnė proēeset e ndryshimit nė pėrputhje me udhėheqjen Islame, ndryshimet do tė vijnė dasht e pa dashtė, dhe atė shumė mė shpejt dhe nė mėnyrė mė tragjike se qė ėshtė nė rastin e Evropės, nėse jo pėr diē tjetėr, atėhere sėpaku pėr shkak se shembulli i Evropės ėshtė bėrė aq i detyrueshėm.

 

Revolucioni kundėr gjendjes sė gruas nė shoqėritė tradiconale muslimane ėshėt i paevitueshėm. Islamistėt janė tė detyruar nga vetė idealet e tyre, qė tė reformojnė shoqėrinė tradicionale dhe ta mbyllin plasaritjen ndėrmjet realitetit tė dėshtuar historik dhe modelit tė dėshiruar tė Islamit ideal. Kjo ėshtė edhe mėse e domosdoshme lidhur me gjendjen e tashme tė gruas. Rrjedhat bashkėkohore shoqėrore, nė njė botė gjithnjė e mė tė mbyllur, kėrkojnė njė nismė tė hershme pėr ta marrė nė dorė drejtimin e ndryshimit, para se ai ta marrė drejtimin e tij tė lirė, kur pėrvetėsohen dhe rrėnjosen rrjedhjet e huaja dhe kur bėhet tepėr vonė pėr tė ndėrmarrė reformėn e udhėhequr mirė Islame. Islamistėt duhet tė ruhen nga njė sjellje qė kėrkon strehim nga kultura invaduese “ēliruese” perėndimore nė tė kaluarėn indigjene (vendase), si njė e keqe mė e vogėl, qė duhet ruajtur me disa pėrshtatje. Konservimi (ruajtja) ėshtė njė pėrpjekje e kotė. Islamistėt janė tė denjė pėr udhėheqjen e lėvizjes pėr ēlirimin e gruas nga kėneta tradicionale e Islamit historik, e drejtė e ringjallėrimit tė tyre kah lartėsitė e Ilsamit ideal. Ata nuk duhet ta lėnė shoqėrinė e tyre nė mėshirėn e mbrojtėsve tė perėndimizimit, tė cilėt e shfrytėzojnė domosdoshmėrinė pėr reformė, me qėllim qė ta deformojnė shoqėrinė e ta nxjerrin atė jashtė binarėve. Mėsimi i Islamit kėrkon nga Islamistėt qė tė jenė udhėheqės tė drejtė pėr shpėtimin e mashkujve dhe tė femrave duke i emancipuar (ēliruar) ata nga prangat e historisė dhe tė zakoneve, dhe duke e shmangur jetėn e tyre nga lajthitjet (gabimet) e ndryshimeve.