Islami shėnoi njė pikė tė madhe kthimi nė historinė e gruas. Pėrmes Islamit gruaja rifitoi tė drejtat e nderit tė saj prej te cilave kjo kishte qenė e privuar pėr shekuj me rradhė nė errėsirėn e periudhės para islamike. Islami pėrtėriu tė drejtat e saj tė plota pėr tė filluar njė jetė fisnike nėn hijen e sistemit tė civilizuar dhe tė lavdishėm Islam.
Pėr tė parėn herė nė histori gruaja ishte nė gjendje tė gėzonte tė drejtat e larta njerėzore,sipas legjislacionit dhe ligjeve islame. Padrejtėsitė u larguan prej saj dhe ajo mund tė jetonte si njė qėnie njėrzore duke pasur dinjitetin e saj,rangun dhe nderin e barabartė me burrin. Kėtu tė drejta u praktikuan brenda kufijve tė pėrcaktuar nga Allahu i lartėmadhėruar i cili i dha gruas aftėsitė dhe e pėrgatiti pėr misionin e saj,pėr pjesmarrjen nė ndėrtimin e jetės,lavdisė,pėrhapjes sė vėrtetės se qendrueshme dhe pėrhapjen e sė mirės. Ky koncept mund tė qėndrojė si njė gjė qė duket sheshit pavarsisht se disa njerėz nuk duan apo nuk e kuptojnė kėtė. Shoqėritė e injorancės para islamike ose tė injorances muderne insistojnė nė tė konsideruarit e gruas si njė objekt mallkimi,njė pikė qėndrore pėr mendime tė liga,apo krahasimin e saj me njė qėnie pa ndjenja. Kur zbriti Kur'ani,deklarui falsifitetin e kėtyre opinioneve tė cilat kundėrshtojnė realitetin dhe tė vėrtetėn. Kur'ani thekson foqimisht qė gruaja dhe burri janė palė nga e njėjta esencė:
"O ju njerėz ! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e saj,e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra "(4:1) "Ai (Allahu) ėshtė Ai qė ju krijoi prej njė vete "(7:189)Pas deklarimit nė njė mėnyrė mjaft tė qarte tė pozicionit tė gruas nė jetėn njerėzore Kur'ani i shenjtė thekson gjithashtu edhe ndalimin e keqtrjatimit nga burri:
"ēoni njė jetė tė mirė me to. Nėse urreni ato,bėni durim,pse ndodh qė Allahu tė japė shumė tė mira nė njė send qė ju urreni."(4:19)
Ndėrsa Muhammedi a.s thotė :"Mė i miri ndėr jush ėshtė ai qė sillet mė mirė me gruan e tij."
"Nuk ėshtė besimtar i mirė ai njeri i cili nuk sillet mitė me gruan e tij."
Gjithashtu Kur'ani e ndalon rreptėsisht mbytjen apo braktisjen e fėmijėve femra ose meshkuj.
" tė mos i mbytni fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė,sepse Ne ju ushqejmė juve dhe ata "(6:151)
Islami deklaroi se themelet e ndėrtimit nuk varen nga gjinia,por nga pastėrtia e punėve dhe e besimit ne All-llahun xh.sh. Kushdo qė vepron diēka do ta gjejė atė qoftė mashkull apo femėr.
"Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt e muslimanet,besimtarėt e besimtaret,adhuruesit e adhurueset,tė sinqertit e tė sinqertat,durimtarėt e durimtaret,tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat,sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset,agjėruesit e agjėrueset,ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit,shumpėrmendėsit e Allahut e shumpėrmendėset e Allahut,Allahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh."(33:35)
Islami gjithashtu insiston qė besimtarėt e besimtaret janė ruajtės tė njeri-tjetrit dhe ato shpėrndajnė mirėsi mes tyre dhe ndalojnė tė keqėn:
"Besimtarėt dhe besimtaret janė ruajtės tė njeri-tjetrit,urdhėrojnė pėr tė mirė,ndalojneė nga e keqja,e falin namazin,dhe e japin zekatin,respektojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e tij. Tė tillė do ti mėshirojė All-llahu. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes i urtė."(9:71)
Pėrveē kėtyre ka mjaft pjesė tė tjera kur'anore tė cilat flasin pėr gruan dhe e vendosin atė nė pozicionin e saj natyral nė jetėn shoqėrore.
Pra Islami njekohėsisht e respekton rolin e saj nė aspektin ideologjik dhe cakton pėrgjegjėsitė e saj nė pjesmarrjen shoqėrore drejt progresit tė shoqėrisė sipas ligjeve tė cilat Islami i pėrcakton mjaft qartė.
Senada Lekaj