|
Nexhat Ibrahimi
PIKĖPAMJE TĖ KONCEPTIMIT TĖ
IXHAZIT KURANOR
Moto:
Ne po ta rrėfejmė rrėfimin mė
tė bukur,
me kėtė qė po ta shpallim kėtė Kuran.
Ti vėrtet kėtė mė parė nuk e ke ditur.
[El-Kuran, Jusuf, 3]
HYRJE
Ixhazi ėshtė ndėr
karakteristikat mė tė rėndėsishme tė Kuranit dhe sipas dijetarit Musa Shahin
Lashin, ixhazi ėshtė unikat pėr Kuranin, pasi qė as hadithi kudsij as hadithi
nuk karakterizohen me kėtė veēori.[1]
Kuptimet e shprehjes ixhaz
sikur edhe tė shprehjes qė ėshtė ngushtė e lidhur me tė, tehaddi, edhe nė veprat
islame, edhe tė atyre orientaliste, janė hulumtuar dhe studiuar me kujdes dhe
hollėsisht. Edhe leksikografėt janė angazhuar lidhur me kėtė. Kėshtu, fjalori
arabisht-boshnjakisht jep kuptimet: Shkoquri (tė thėnėt e qartė), elokuencė,
gojėtari, pamundėsia e tė imituarit (tė Kuranit). Deri sa derivati tjetėr
muxhizetun domethėnė ēudi, habi. Kurse vetė folja axheze juxhizu do
tė thotė: tė jesh i dobėt, tė jesh i paaftė, tė mos mundesh, tė mos jesh nė
gjendje. [2] Hans Wehr pohon se fjala ixhaz do tė thotė pamundėsia e imitimit,
natyra e shkėlqyeshme, e mahnitshme e (Kuranit). [3] Kurse Mustafa S. er-Rifai
pėr ixhazin pohon se ai njėkohėsisht pėrcakton dy ēėshtje: mungesėn e fuqisė
njerėzore qė tė merrė guxim njeriu qė tė ofrojė muxhize, ēudi, dhe vazhdimėsia
e kėsaj mungese gjatė shekujve.[4]
Shprehja tehaddi pėrcakton
provokimin, nxitjen qė tė ofrohet, tė jepet diē i ngjashėm me Kuranin,[5] dhe
pėrgjithėsisht ėshtė nė harmoni tė plotė me kuptimet e shprehjes muxhize. Nė
aspektin terminologjik ka kuptimin e dukurisė, fenomenit tė mbinatyrshėm qė u
shpallet tė dėrguarve tė All-llahut me qėllim tė dėshmimit tė misionit tė
pejgamberisė sė tyre e te disa edhe tė vėrtetėsisė sė librave tė shpallura nga
All-llahu.
IXHAZI DHE TEHADDI NĖPĖR KOHĖ
1. Nga librat hyjnorė, e
sidomos nga Kurani mėsojmė se muxhizet kanė ekzistuar prej Ademit
alejhisselam[6], e deri te Muhammedi alejhisselam.[7] Mirėpo, duhet vėrejtur se
muxhizet e pejgamberėve tė hershėm kanė qenė tė natyrės ndijore, perceptuese,
fizike (hissijjjetun), me afat tė shkurtėr veprimi kohėsisht dhe hapsinėrisht
dhe nuk kanė pasur qėllim parėsor tė nxisin nė garim, por ta manifestojnė fuqinė
e Zotit tė madhėrueshėm,[8] kryesisht tė drejtuara veshit apo syrit tė
recipientit.[9] Pėr shembull, zjarri, i cili nuk e dogji Ibrahimin a. s.[10],
ndarja e detit me shkop nga ana e Musait a. s.[11], ringjallja dhe shėrimi tek
Isai a. s.[12] kanė qenė muxhize njė kohė tė kufizuar, qė mė vonė ta pranojnė
gjendjen e mėparshme.[13]
Mirėpo, muxhizet e Muhammedit
a. s., pėrveē karakteristikės ndijore, konkrete, materiale, posedojnė edhe
karakterin, natyrėn racionale, ideore, logjike (aklijjetun), e cila madje edhe
ėshtė pikėpamja parėsore dhe thelbėsore e Shpalljes sė fundit, kurse Muhammedi
a. s. ishte i dėrguari i parė tė cilin ia dėrgoi All-llahu mbarė njerėzisė, e
jo vetėm popullit dhe vendit tė caktuar. Pėr kėtė arsye All-llahu ka dėshiruar
qė muxhizja e Muhammedit a. s. tė jetė njerėzore, e arsyeshme, por njėkohėsisht
qė njerėzit nuk mund tė bėjnė diē tė ngjashėm me Kuranin apo tia kapėrcejnė
atij. Ky pra ėshtė Kurani, muxhizja mė e madhe tė cilėn ndonjėherė All-llahu
ia dėrgoi njerėzisė[14], e njėkohėsisht edhe libri, porosia, instruksioni dhe
mėnyra universale e fundit pėr organizmin e jetės, dhuratė nga All-llahu.
Shpallja e Kuranit Muhammedit
a. s. nė Mekke e pastaj edhe nė Medine dhe vende tjera hasi nė reagime tė
dyfishta te bashkėkohasit e tij: duke e pranuar si shpallje qiellore apo duke e
refuzuar si sihrun jutheru (magji qė transmetohet, El-Mudeththir, 24),
sihrun mustemirr-rrun (njė magji nė vazhdimėsi, El-Kamer, 2), ifkun ifterahu
(gėnjeshtėr e madhe qė e shpif ai, El-Furkan, 4).
Nė kėto vėrejtje Kurani ėshtė
pėrgjigjur me provokim epokal dhe suksesiv:
Thuaj: Sikur tė bashkoheshin
tėrė xhindėt dhe njerėzit tė bėnin njė Kuran, sikur ky, nuk do tė mund tė bėnin
sikur ky, edhe pse i ndihmojnė njėri tjetrit. (El-Isra, 88).
Ose po thonė: Ai po trillon!
Thuaj: po formuloni ju dhjetė kaptina tė ngjashme me tė (Kuranin), tė
trilluara, dhe thirrni nė ndihmė cilin tė doni, nė vend tė All-llahut, nėse e
flisni tė vėrtetėn! (Hud, 13).
Dhe nėse dyshoni nė atė ēka i
kemi shpallur robit tonė, bėne ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kurani), madje
thirrni edhe dėshmitarėt tuaj, pėrveē All-llahut, nėse flisni tė vėrtetėn. Po
nėse nuk e bėni, dhe nuk mund ta bėni, atėherė ruajuni zjarrit tė pėrgatitur pėr
mosbesimtarėt, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. (El-Bekaretu,
23-24).
2. Qasja ndaj shprehjeve ixhaz
dhe tehaddi historikisht ka evoluuar, por megjithatė vlera kryesore ka mbetur.
Orientalisti i njohur, G. E. von Grunebaum, nė shkrimin e tij mbi Ixhazin nė
The Encyclopaedia of Islam vė nė spikamė evoluimin historik tė kėtyre shprehjeve,
duke pohuar se shprehja ixhaz nga gjysma e dytė e shekullit tė tretė / nėntė
bėhet term teknik pėr pamundėsinė e imitimit apo pėr unikatėsinė e Kuranit
sipas pėrmbajtjes dhe formės. Pėrkufizimet e shumta deskriptive tė fjalės ixhaz
pas shekullit IV / X nuk dėftojnė dallime qenėsore.[15]
Nė veprat teologjike rėndom do
tė gjejmė pohimet se ixhazi i Kuranit dhe tehaddi i Kuranit janė konfirmimi
mė i madh i pejgamberisė sė Muhammedit a. s. Kėtė e mbėshtesin nė pėrsosurinė e
Kuranit nė krahasim me poezinė apo prozėn, me tė cilėn vetėm nė shikim tė parė
kanė ngjashmėri. Kurani kėtė e demanton:
Innehu le kawlu resulin kerim.
Ma huwe bi kawli shairin kalilen ma tuminun. We la bi kawli kahinin; kalilen
ma tedhdhekkerun. Tenzilun min rabbil-alemin. (El-Hakkatu, 40 - 43).
Ai ėshtė njėmend fjalė e
shpallur e Pejgamberit fisnik. Dhe nuk ėshtė fjalė e ndonjė poeti, por ju pak
kush besoni! Dhe as fjalė tė ndonjė magjistari, por ju pak mendoni! Ėshtė
shpallur nga Zoti i botave. (El-Hakkatu, 40 - 43).
Fjalėt kuranore mohojnė
ngjashmėrinė e Shpalljes me poezinė (sezh, prozė e rimuar), e cila ėshtė
prodhim i aktivitetit tė frymės njerėzore. Konfirmimi se Kurani nuk ėshtė fjalė
e ndonjė poeti as as fjalė e ndonjė magjistari ndihmon qė tė folurit e Kuranit
tė kuptohet si diskurs i Shpalljes qė kapėrcen poezinė, sepse tė folurit e Zotit
ėshtė i pakrahasueshėm.[16] Tė gjitha diskutimet lidhur me ngjashmėritė e
Kuranit me poezinė janė abuzuese, tė gabueshme dhe politeiste.[17]
G. E. von Grunebaum me tė
drejtė vėren se analizat qė i bėhen Kuranit dallojnė nga analizat qė i bėhen
Biblės nga filologėt perėndimorė. Nė kėtė ka ndikuar ixhazi i Kuranit, sepse
autorėt muslimanė e kanė tė qartė se nuk mund tė kritikohet njė tekst qė e
kapėrcen, ngadhėnjen, ngazėllen njeriun. Po ashtu, dėgjuesit dhe pranuesit e
parė tė Kuranit nuk e pranuan Kuranin pėr shkak tė rimės sė Kuranit, por pėr
shkak tė koncepcioneve dhe porosive qė sjellė ai, nuk e pranuan Kuranin pėr
shkak tė metrikės sė tij nė suret e shkurtėra, por pėr shkak tė tė vėrtetave tė
thella qė ruan Kurani nė gjuhė tė madhe.[18] Kjo edhe nga arsyeja sepse tė
vėrtetat e magjistarėve me shekuj nuk ndryshuan jetėn dhe mendjen e njerėzve,
kurse tė vėrtetat kuranore pėr njė kohė tė shkurtėr thyen inferioritetin
shumėshekullorė tė arabėve dhe popujve tjerė pėr tu bėrė vravashkė pėr
mileniume deri nė Ditėn e fundit. Shembujt qė i lexojmė nė literaturė burimore
dėshmojnė fuqinė universale tė Kuranit nė ndryshimin e koncepcioneve dhe
perceptimeve njerėzore apo manifestimin e pafuqisė dhe paaftėsisė para Kuranit
apo pjesėve tė tij tė caktuara, qė manifeston magjepsje, fanitje, magji tė
vėrtetė dhe poezi tė pashpjegueshme[19] nė mosbesimin e Velid ibn Mugires[20]
dhe besimin e Umer ibn Hattabit.[21]
IXHAZI NDĖR SHKENCĖTARĖT
Analiza e literaturės islame
mbi Kuranin vė nė pah dy qasje nė raport me ixhazin e Kuranit:
a) Qasja klasike . - Mufesirėt
/ komentuesit klasikė muslimanė ixhazin e Kuranit para sė gjithash e kėrkonin
nė stilin e tij, nė figurat stilistike qė i pėrdorė, nė shkurtėsinė dhe
vetueshmėrinė e rrėfimeve tė tij tė cilat, sikur bubullima shkretinore janė
vulosėse, tė fuqishme, mbi lexuesit bėjnė ndikim tė thellė.
Orientalisti tashmė i cituar,
von Grunebaum, pohon se pikėpamja ortodokse ixhazin e Kuranit e sheh nė
unikatėsinė e pangadhėnjyeshme tė Kuranit nė kompozicionin e shkėlqyeshėm dhe
nė shkallėn e lartė tė elokuencės, nė pėrsosurinė qė njerėzia nuk mund ta
imitojė.[22]
Fakti qė provokimi kuranor (tehaddi)
kurrė nuk ka marrė pėrgjigje meritore, as gjatė kohės sė Muhammedit a. s.[23],
as mė vonė[24], bėri qė fenomeni i manifestimit tė pamundėsisė njerėzore qė ta
imitojė Librin e shenjtė apo njė pjesė tė tij nė pėrmbajtje apo formė tė
emėrtohet me termin ixhaz. Kjo ndodhi vetėm nė shekullin III h./ IX gr., duke
marrė kuptimin teknik nė kuptim tė pakrahasueshmėrisė mbinatyrore tė Kuranit.[25]
Kishte edhe autorė qė ixhazin nuk e identifikonin ekskluzivisht me epėrsinė
unikate stilistike tė Kuranit kundrejt shkrimeve tė tjera, duke e zgjeruar
kuptimin e tij, por ky mendim mbeti nė pakicė.[26]
El-Bakil-lani nė veprėn e tij
Ixhazul-Kuran pajtohet me unikatėsinė retorike tė Kuranit dhe me stilin e
tij tė shkėlqyeshėm, por shton se ixhazi shtrihet edhe nė njoftimin e tij mbi
ēėshtjet eskatologjike, mbi faktin se Muhammedi a. s. ka qenė ummij (analfabet)
dhe mbi nadhmin.[27]
Kontribut tė konsiderueshėm dhe
ndoshta tė pakapėrcyeshėm deri tash kanė dhėnė edhe El-Xhurxhani me
Delailul-Kuran[28], Ez-Zamahsheri me El-Keshshaf[29], Ez-Zerkeshi me El-Burhan,
dhe Es-Sujuti me El-Itkan, me vėrejtjen se dy tė fundit nuk kanė sjellė diē
kreative nė kėtė fushė, por kanė ndihmuar qė kjo fushė tė zhvillohet dhe
degėzohet nė: ilmul-meani, ilmul-bejan dhe ilmul-bedi.[30]
b) Qasja bashkėkohore,
moderniste . Mufesirėt / komentuesit bashkėkohorė modernistė, nėn ndikimin e
komentimit shkencor tė Kuranit, ixhazin e Kuranit e shohin nė anticipimin e
zbulimeve shkencore, nė atė qė quhet pajtueshmėria ndėrmjet kozmologjisė
kuranore dhe kozmologjive tė pranuara aktuale dhe pajtueshmėrive tė disa
rrėfimeve kuranore (p. sh. mbi trupin e faraonit[31]) dhe disa zbulimeve
bashkėkohore shkencore.[32]
Disa tė tjerė, si Reshad Halifa,
ixhazin e Kuranit e shohin nė hulumtimet kompjuterike tė Kuranit. Ky mendon
se ixhazi ėshtė nė sistemin konzistent kodues matematikor tė tekstit tė
Kuranit, tė bazuar nė numrin 19. Ai mendon se ky sistem ėshtė dėshmi e
mrekullisė kuranore.[33]
Pėr ekzegjetėt modernė tė
Kuranit pajtueshmėria e ajeteve tė Kuranit dhe tė shkencės ėshtė dėshmi
bindėse pėr vėrtetėsinė e shpalljes sė Muhammedit a. s., sepse ato janė pohuar
para katėrmbėdhjetė shekujsh dhe vetėm tash po vėrtetohen nga shkencat pėrkatėse.[34]
Ata pohojnė se pikėpamja
shkencore e ixhazit, i cili manifestohet nė anticipimin e shumė tė vėrtetave
mbi Kozmosin, jetėn dhe njeriun, ėshtė mė i madh se ixhazi gjuhėsor, sepse
ixhazin gjuhėsor e kupton njė numėr i vogėl njerėzish, kurse kėtė pikėpamje e
kuptojnė thuajse tė gjithė: fazat eonike tė krijimit tė Kozmosit, lėvizjes sė
trupave qiellorė, pluralitetin e botave, dritėn e Diellit, spermatozoidin, vijat
e holla tė majeve tė gishtave, atomi, etj.[35]
Muhammed Abduhu nuk elaboron
gjerėsisht ixhazin, por ndalet nė faktin se Kurani ėshtė ēudi e papėrsėritur
si dėshmi e pejgamberisė sė Muhammedit a. s.[36]
Mirėpo, nė qasjen moderne tė
ixhazit kemi dallime nė interpretim. Kėshtu pėr shembull, Sejjid Kutubi dallon
tri veēori tė jashtėzakonshme tė Kuranit:
a) Legjislacioni korrekt pėr
ēdo kohė (teshriun salihun li kul-li zemanin);
b) Njoftimi pėr eskatologjinė (ihbaru anil-gajbi);
c) Dituri kozmologjike mbi krijimin e gjithėsisė (ulumul-kewnijjeti fi
halkil-kewni).[37]
Sipas shkencėtarit tjetėr tė
Kuranit Halefullah Ahmed, ixhazi i Kuranit ėshtė nė porositė e rrėfimeve tė
tij e jo parėsisht nė vėrtetėsinė e kėtyre rrėfimeve.[38]
Pas shumė analizave e
pėrsiatjeve Musa Shahin Lashin dėshmitė mė ekspresive pėr ixhazin nė Kuran i
sheh si vijon:
a) Ixhazi i Kuranit pėrbėhet
nė rrėfimet mbi:
- Tė panjohurat qė kanė ndodhur
nė tė kaluarėn janė rrėfimet mbi pejgamberėt e hershėm, mbi faraonin, pastaj
krijimi i Ademit a. s., rrėfimi mbi popujt e kaluar, mbi rebelimin e popujve
kundrejt pejgamberėve dhe dėnimet ndaj tyre etj.
- Tė panjohurat nė tė tashmen
janė rrėfimet mbi njeriun nė pėrmbrendėsen e nėnės (Ne e kemi krijuar njeriun
nga palca e tokės. Pastaj e bėjmė pikė fare nė njė vend tė sigurt.) (El-Muminun,
12-13).
- Tė panjohurat qė do tė
ndodhin nė tė ardhmen, siē ėshtė rasti me njoftimin se Bizantinėt megjithatė do
tė ngadhėnjehen pas disa viteve kundėr armiqėve tė tyre Persianėve. (Bizantinėt
u mundėn. Nė tokėn mė tė afėrt, por ata, pas humbjes sė tyre, do tė ngadhėnjejnė.)
(Err-Rrum, 1-3).[39]
b) Ixhazi i kurani zė fill nė
rregullimin e Kuranit, sistemin, rendin dhe nė tė pazakonshmen nė tė folurit e
arabėve. Kurani ėshtė elokuent, i qartė, ndikon fuqishėm te degjuesit dhe ėshtė
e pamundur praktikisht tė imitohet.[40]
Sipas shkencėtarit Subhi Salih
figurat stilistike nė Kuran konsiderohen si dominuese nė ixhazin kuranor. Ai
dallon katėr lloje figurash stilistike mė ekspresive nė Kuran:
-
Krahasimi
teshbihul-Kurani;
-
Metafora
istiaretul-Kurani;
-
Metafora nė kuptim tė ngushtė
mexhazul-Kuran;
-
Metonimia
kinajetul-Kurani.[41]
Po ashtu, Subhi Salih
preokupohet edhe me pamundėsinė dhe pafuqinė e imitimit tė Kuranit nė
tonalitetin dhe melodinė e tij (El-Ixhazu fi nagmil-Kurani), duke konfirmuar
se muzikaliteti i Kuranit ėshtė ngushtė i lidhur me tematikėn e trajtuar.
Kėshtu pėr shembull, sure tė caktuara mbajnė emrin e pejgamberit tė caktuar, apo
sure tė caktuara trajtojnė ēėshtje tė caktuara dhe ekuivalent kėsaj ėshtė edhe
tonaliteti i sureve apo ajeteve kuranore.[42]
Ėshtė i pakalueshėm edhe dijetari i madh egjiptian i shekullit XX, Muhammed Ebu
Zehreh, i cili ixhazin e Kuranit nuk e sheh vetėm nė gjuhėn e tij, nė
dimensionin e tij formal apo nė pėrmbajtjen e tij, por edhe nė dispozitat,
shqyrtimet, argumentimin, ndikimin e tij e tė tjera.[43]
Dijetari tjetėr modernist tashmė i cekur, Abdulkerim El-Hatib nė studimet e tij
tė ixhazit, tė emėrtuara si perceptim i ri i tij pohon se ekzistojnė katėr
pikėpamje tė ixhazit:
1. Kurani fletė pėr tė vėrtetėn absolute (es-sidkul-mutlak), duke trajtuar tė
gjitha reaslitetet universale, religjioze dhe tė kėsaj bote dhe ua prezenton
njerėzisė thelbin e tyre;
2. Toni autoritativ i Kuranit pėr shkak tė prejardhjes sė tij tė lartėsuar;
3. Kompozicioni dhe stili superior i Kuranit nė prezentimin e formės mė tė mirė
dhe mė tė pėrsosur;
4. Shpirtėrorja kuranore (ruhanijjeh), duke pėrcjellė urdhėrin, dispozitėn,
gjykimin, vullnetin e Zotit.[44]
Edhe autori bashkėkohor Muhammed Ali Es-Sabuni i kushton rėndėsi ixhazit tė
Kuranit. Ai mendon se ixhazi mund tė klasifikohet nė dhjetė fusha kryesore,
disa prej tė cilave po i theksojmė nė vazhdim:
-
Rregullimi i shkėlqyeshėm i Kuranit;
-
Legjislatura plotėsisht e pėrsosur dhe precize;
-
Njoftimet mbi tė panjohurėn;
-
Pajtueshmėria me shkencat moderne kozmologjike;
-
Pėrmbushja e tė gjitha gjerave qė i ka parapa Kurani;
-
Pėrfshirja e diturive dhe njohurive etj.
Shumė autorė dhe studime bashkėkohore ndjekin Ali Sabunin.[45]
Mbase mė larg prej autorėve bashkėkohorė nė analizimin e ixhazit tė Kuranit ka
shkuar Ahmed Izuddin Abdullah Halefullah, i cili nė studimin e tij tė vėllimshėm
dhe mjaft interesant El-Kuran jetehadda (Kurani thėrret nė garim) ixhazin e
shtron nga shumė kėnde dhe nga shumė pikėpamje.[46]
Nė studimet moderne perėndimore, qė nuk janė tė pakta, zhvillimet kanė shkuar jo
nė pikėpamje tė estetikės dhe retorikės, por kryesisht nė pikėpamje tė
perspektivės historike tė zhvillimit tė teologjisė islame, ose tė pėrvojės
dialektike tė shoqėrisė muslimane nė zhvillim. Sipas pohimeve tė tyre, dogma e
ixhazit tė Kuranit mė tepėr ėshtė zhvilluar si apologji e statusit kanonik tė
Kuranit nė bashkėsinė muslimane se sa si dėshmi e pejgamberisė sė Muhammedit a.
s.[47] Tė rrallė janė ata qė i kanė kushtuar rėndėsi stilit dhe estetikės
kuranore, ku bėn pjesė von Grunebaum, Arthur J. Arrbery e Pickthall.
Orientalisti A. J. Arberry Kuranin e pėrshkruan si: ajo simfoni e papėrsėritur,
po ata zėra qė njeriun e shpiejnė nė lotė dhe ekstazė.[48]
Mirėpo, trendet mė tė reja nė perėndim, por edhe ndėr muslimanėt shkojnė nė
studimin e Kuranit per se dhe si tekst letrar, pėr tė kuptuarit e thellė tė
islamit si religjion. Edhe Muhammed Arkun insiston nė metodologji dhe qasje
tjetėrfare, duke shkuar mė tej filologjisė, duke transcenduar kriticizmin
historik tė orientalizmit dhe tradicionalizmin e dijetarėve muslimanė, duke
insistuar qė gjuha religjioze kuranore duhet tė trajtohet tjetėrfare nga gjuhėt
tjera, me ndihmė tė qasjeve moderne semantike dhe strukturaliste nė dritėn e
disiplinave antropologjike dhe socio-kulturore.[49]
PĖRFUNDIM
Ēėshtja e ixhazit tė Kuranit ėshtė ndėr problemet thelbėsore nė konceptimin
dhe nė perceptimin e Kuranit nė tėrėsi dhe tė Islamit si fe nė pikėpamjen
shpirtėrore dhe materiale, vertikale dhe horizontale.
Kurani ėshtė i jashtėzakonshėm, i veēant dhe tjetėrfare nga ēdo gjė njerėzore
pėr shkak se Burimi i tij ėshtė tjetėrfare nga ēdo burim njerėzor apo tjetėr tė
shprehjes artistike, prandaj edhe puna nė hulumtimet, pėrsiatjet dhe studimet e
Kuranit nuk kanė pėrfunduar, siē nuk do tė pėrfundojė ixhazi i Kuranit deri
nė Ditėn e fundit.
Trashėgimia e shkruar mbi dhe rreth ixhazit dhe tehaddisė sė Kuranit gjatė
historisė, nė kooperim me hulumtimet dhe studimet moderne muslimane, por edhe me
ato perėndimore, ēėshtjen e ixhazit tė Kuranit mund ta shpiejnė pėrpara nė
aspekt tė tė kuptuarit shumėshtresorė, i cili do ti shėrbejė funskionit tė tij
nė tė kuptuarit e kuptimeve dhe dimensioneve polisemike tė Kuranit dhe nė tė
kuptuarit mė tė drejtė dhe mė tė plotė tė vetė fesė islame.
Literatura:
-
Abduhu, Muhammed, Risaletut-tevhid, Sarajevė, 1989.
-
Beltz, Walter, Mitologija Kurana Ceznja za rajem, Zagreb, 1982.
-
Bucaille, Maurice, Biblija, Kuran i nauka, botimi II i plotėsuar, Sarajevė,
2001, fq. _.
-
Deedat, Ahmed, Kuran najsavrsenija Mudziza, botimi III, Sarajevė, 1983.
-
El-Mewdudi, Muhammedi a. s. dhe Kurani i shenjtė, Prizren, 1409 h./1989.
-
Hafizovic, Resid, O nacelima islamske vjere, Sarajevė, 1996.
-
Halefullah, Ahmed izuddin Abdullah, El-Kuran jetehadda, botimi I, Kairo, 1397
h. / 1977.
-
Hejkel, Muhammed Husejn, Hajatu Muhammed, botimi XIV, Kairo, 1977.
-
Ibn Hisam, Poslanikov zivotopis, Sarajevė, 1998.
-
Karic, Enes, Hermeneutika Kurana, Zagreb, 1990.
-
Karic, Enes, Kurans u savremenom dobu, I-I, Sarajevė,
-
Karic, Enes, Semantika Kurana, Sarajevė, 1998.
-
Karic, Enes, Tefsir Uvod u tefsirske znanosti, Sarajevė, 1995.
-
Kutub, Sejjid, Et-Tasvirul-feni fil-Kuran, botimi V, Bejrut, 1399 h./1979.
-
Kutub, Sejjid, Ilustrimi artistik nė Kuran, Shkup, 1996/1416 h.
-
Latic, Dzemaluddin, Stil kuranskog izraza, Sarajevė, 2001.
-
Mahmud, Mustafa, Kuran, savremeni pokusaj razumijevanja, Sarajevė, 1981.
-
Mehdiu, Feti, Kurani kryevepėr Tekste tė zgjedhura, Prishtinė, 1992.
-
Mlivo, Mustafa, Kuran ispred nauke i civilizacije, Sarajevė, 2001.
-
Muftic, Teufik, Arapsko srpskohrvatski rjecnik, I- II, Sarajevė, 1973.
-
Muftic, Teufik, Klasicna arapska stilistika, Sarajevė, 1995.
-
Nasr. Seyyed Nasr, Srce islama, Sarajevė, 2002.
-
Nasr, Sejjid Husejn, Vodic mladom muslimanu, Sarajevė, 1998.
-
Nebi, Malik Ibn, Kuranski fenomen, Sarajevė, 1986.
-
Ridvam Fethi, El-Islamu vel-Insanul-measiri, Kairo, 1975.
-
Esh-Sharavi, Muhammed El-Mutevelij, Muxhizetul-Kuran, I, Kairo,1981.
-
Tabbareh, Afif Abdulfettah, Ruhud-dinil-islamijj, botimi IX, bejrut, 1972.
-
Yahya, Harun, Kuranske mudzize, Sarajevė, 2001.
-
Welch, Alford, T., Al-Kuran, Sarajevė, 1986.
-
Zehreh, Muhammed Ebu, El-Kuran Muxhizetul-kubra, Kairo, (-).
Referencat
-
Musa Shahin Lashin, El-Lealiul-hisan fi ulumil-Kuran, Bejda, 1968, fq.
9-10, sipas: Enes Karic, Tefsir Uvod u tefsirske znanosti, Sarajevė, 1995, fq.
242.
-
Tevfik Muftic, Arapsko-srpskohrvatski rjecnik, pjesa II, botimi I, Sarajevė,
1973, fq. 2171-2173.
Shih kuptimet tjera: Dzemaludin Latic, Stil kuranskog izraza, Sarajevė, 2001,
fq. 43.
-
Iniminitability, qondrous nature (of the Koran) nė: Hans Wehr, A
dictionary of Modern Wrriten Arabic, Bejrut London, 1980, fq. 592, ssipas:
Enes Karic, Tefsir, op. cit., fq. 242.
-
Sipas: The Encyclopaedia of Islam, New Edition, Leiden, 1981, III, fq. 1018,
nė: Enes Karic, Tefsir, op. cit., fq. 243.
-
Ndėr shumė vepra me titull tė afėrm kemi edhe: Ahmed Izuddin Abdullah
Halefullah, El-Kuran jetehadda, botimi I, Kairo, 1397 h. / 1977.
-
All-llahu ia mėsoi Ademit tė gjithė emrat (El-Kuran, El-Bekaretu, 31).
-
Muxhizja mė e madhe e Muhammedit a. s. ishte Kurani i urtė.
-
Muhammed Mutevelij esh-Sharavi, Muxhizetul-Kuran, I, Kairo,1981, fq.
2-22;
Muhammed Ebu Zehreh, El-Kuran muxhizetul-kubra, Kairo, (-), fq. 9- 17.
-
Musa Shahin Lashin, El-Lealiul-hisan fi ulumil-Kuran, op. cit., fq. 243,
sipas: Enes Karic, Tefsir, op. cit., fq. 246.
-
Ne i tham zjarrit: O zjarr bėhu i ftohtė, shpėtim pėr Ibrahimin. (El-Enbija,
69).
-
Kurse ne i komunikuam Musaut: Lėshoje shkopin tėnd! dhe ai menjėherė i
pėrfshiu tė gjitha ato gėnjeshtra. (El-Araf, 117).
Ne e frymėzuam Musanė ti bjerė me shkopin e tij detit, ai u shpėrnda dhe ēdo
anė u bė si mal i madh. (Esh-Shuara, 63).
-
Po ju sjell njė argument nga Zoti juaj: do tju bėj diēka nga argjili nė
formė tė zogut dhe do ti fryj, e ai do tė bėhet zog i vėrtetė me vullnetin e
All-llahut. Do ti shėroj edhe tė verbėtit qė kanė lindur ashtu
. (Alu Imran,
49).
-
Seyyed Hossein Nasr, Srce islama, Sarajevė, 2002, fq. 45.
-
Muhammed Husejn Hejkel, Hajatu Muhammed, botimi XIV, Kairo, 1977, fq. 73;
El-Mewdudi, Muhammedi a. s. dhe Kurani i shenjtė, Prizren, 1409 h./1989, fq.
75.
-
Sipas: The Encyclopaedia of Islam, op. cit., III, fq. 1018.
-
Shkencėtari i madh dhe kontraverz egjiptian, Taha Husejn, kėshtu e
pėrshkruan Kuranin dhe poezinė e prozėn: Kurani nuk ėshtė prozė sikur qė nuk
ėshtė as poezi. Ai ėshtė Kuran dhe nuk mund tė emėrtohet me emėr tjetėr pėrveē
kėsaj. Sėshtė poezi, e kjo ėshtė e qartė, dhe nuk ėshtė i kufizuar me normat e
poezisė. Sėshtė prozė, sepse ajo ėshtė e normuar me rregulla tė veēanta
ato
janė rregulla tė tilla tė cilat e lidhin disa prej tyre me skajin e ajetit e
disa me notat e veēanta muzikore.: (-), Hadithsh-shiri wen-nethri, fq. 25,
cituar sipas: Afif Abdulfettah Tabbareh, Ruhud-dinil-islamijj, bot. IX, Bejrut,
1972, fq. 33.
-
A. T. Welch pohon se karakteristika specifike e stilit kuranor ėshtė e
tillė se Kurani nė tėrėsi ėshtė ose nė prozėn e rimuar ose nė prozėn asonante
. Shih: A. T. Welch, Al-Kuran, Sarajevė, 1986, fq. 108 (108 115).
-
Sipas: The Encyclopaedia of Islam, III, op. cit., fq. 1019.
-
Sejjid Kutub, Et-Tasfirul-fenni fil-Kuran, botimi V, Bejrut, 1979, fq,
9.
-
Ibn Hisham, Poslanikov zivotopis, Sarajevė, 1998, fq. 50 - 51: Pėr Zotin,
nė fjalėt e tij me tė vėrtetė ka njė ėmbėlsirė tė mahnitshme.
Ēkado tė thoni,
do tė shihet se nuk ėshtė ajo! Megjithatė, do tė jetė mė sė miri qė pėr tė tė
pohohet se ėshtė magjistar, se fletė magji me tė cilat i ndanė njeriun prej
njeriut, burrin prej gruas, njeriun prej familjes sė tij.
-
Kur e kam dėgjuar leximin e Kuranit, embėlsira shpirtėrore e pėrqafoi
zemrėn time, qajta sikur fėmijė dhe menjėherė e pranova islamin. S. Kutub, Et-Tasfirul-fenni
fil-Kuran, op. cit., fq. 22. Krhs.: Ibn Hisham, op. cit., fq. 65 67.
-
Enes Karic, Tefsir, op. cit., fq. 244 dhe 245.
-
Musejleme Kedhabi gjatė kohės sė Muhammedit a. s. provoi tė shkruaj diē mė
tė mirė se Kurani dhe ndėr tė tjera shkroi disa vargje, tė cilat jo qė nuk mund
tė krahasohen me Kuranin kuptimisht, strukturalisht por nuk mund tė krahasohen
as nė ēėshtjen ku arabėt ishin mė tė ngriturit, nė poezi, rimė, duke rrėnuar tė
gjitha rregullat qė deri atėherė i njohte poezia arabe. Ja vargjet e Musejleme
Kedhabit, tė cituara sipas: Fethi Ridvan, El-Islamu vel-Insanul-measiri,
Kairo, 1975, fq. 213.
El-Filu mel-filu > Elefanti! Ēėshtė (ky) elefanti?
Ve ma edrake mel-filu > Dhe ēdi ti pėr elefantin?
Lehu dhenbun vebil-un > Ai e ka bishtin e rėndė (trashė)
We hurtumun tavil-un > Dhe foēkėn e gjatė!
-
Shih: Issa J. Boullata, Retoricka interpretacija Qurana: Ijaz i srodne
teme, sipas: Enes. Karic, Semantika Kurana, Sarajevė, 1998, fq. 493.
-
Issa J. Boullata, op. cit., fq. 494.
-
Issa J. Boullata, op. cit., fq. 494-495.
Abdulkerim El-Hattab nė disa shkrime tė tij nė vitet e gjashtėdhjeta, pos
aspekteve gjuhėsore thekson se efektet psikologjike bėjnė pjesė nė ixhazin
kuranor, jo nga ekspozeu i tij figurativ, por nga totaliteti i unikatėsisė sė
tij retorike. Sipas: Ibid., fq. 497.
-
Dz. Latic, op. cit., fq, 59-60. Gjerėsisht: Ibid., fq. 57-64.
-
Ibid., fq. 68-71.
-
Ibid., fq. 72-73.
-
Shih: Issa J. Boullata, op. cit., fq. 499-501. Pėr zhvillimin historik dhe
teorik tė kėsaj shkence lexo: Teufik Muftic, Klasicna arapska stilistika,
Sarajevė, 1995; dhe: Dzemaludin Latic, op. cit.
-
Maurice Bucaille, Biblija, Kuran i nauka, botimi II i plotėsuar, Sarajevė,
2001, fq. 330-333.
-
Mustafa Mlivo, Kuran ispred nauke & civilizacije, Bugojno, 2001/1422, dhe
Harun Yahya, Kuranske mudzize, Sarajevė, 2001.
-
Rashad Khalifa, Quran: Visual presentation of the Miracle, (Tuscon, 1982),
apo: Ahmed Deedat, Kuran najsavrsenija mudziza, botimi III, Sarajevė, 1983.
Ekziston edhe pėrkthimi shqip. Shih rreth ixhazit statistiko-linguistik (siē e
quan Xh. Llatiq): Dz. Latic, op. cit., fq. 91-95.
-
J. J. G. Jansen, The Interpretation of the Koran in Modern Egypt, Leiden,
1980, fq. 52, sipas: Enes Karic, Tefsir, op. cit., fq. 246.
Edhe Harun Jahja, autor i shkrimeve popullarizuese, po ashtu, pohon se nė
kuran, i shpallur para 1400 vitesh, gjenden fakte tė caktuara shkencore deri
te tė cilat kemi mundur tė vijmė vetėm me teknologjinė bashkėkohore tė shekullit
tė njėzet. Shih: Harun Yahya, Kuranske mudzize, op. cit., fq. 9; Krhs.:
Mustafa Mahmud, El-Kuran muhaveletin li fehmin asrijjin, Kairo, (-).
-
El-Kuran: Es-Sexhdeh, 4; El-Enbija, 33; Et-Talak, 12; el-Mulk, 3; Er-Rrad,
2 etj. Shih: Dz. Latic, op. cit., fq. 88-91.
[36] Muhammed Abduhu, Risaletut-tevhid, Sarajevė, 1989, fq. 139 144.
-
Sejjid Kutub, Et-Tasvirul-fenni fil-Kuran, Bejrut, 1979, fq. 16 apo nė
pėrkthimin shqip: Ilustrimi artistik nė Kuran, Shkup, 1996/1416 h., fq. 22.
S. Kutbi mendon se ilustrimi artistik nė Kuran nuk ėshtė dekor stilistik, por
metodė e konstituuar, karakteristikė pėrfshirėse, varianti i pėrdorur nė ngjyrė,
lėvizje, zė dhe ton, suaza e angazhuar harmonike dhe renditja artistike, e cila
i jep fotografi efektive syve, veshėve dhe ndjenjave, sikur edhe imagjinimit,
zemrės dhe mendjes. Ibid., fq. 35, 196-204, 194-195.
-
Sipas: Enes Karic, Tefsir, op. cit., fq. 246.
-
Sipas: Enes Karic, Tefsir, op. cit., fq. 247.
-
Sipas: Enes Karic, Tefsir, op. cit., fq. 248.
Frithjof Shuon pohon: Njė poet arab ka pohuar se mund tė shkruaj libėr qė do
tia kalojė Kuranit, duke e kontestuar pėrsosurinė e tij madje edhe nga
pikėpamja e stilit. Mendimi i tillė, i cili ėshtė qartė nė kundėrshti me tezėn
tradicionale tė islamit mund tė shpjegohet me paudhėzimin nė faktin qė
pėrsosuria e librit tė shenjtė nuk ēmohet a priori nė bazė tė vlerave tė tij
letrare; ka shumė tekste me porosi shėirtėrore nė tė cilat qartėsia logjike
ėshtė e pandashme od hsprehja e fuqishme ose pėrsosurisė sė shprehjes e
megjithatė pėr kėtė shkak nuk kanė karakter tė shenjtėrisė. Me fjalė tė tjera,
Shkrimet e shenjta nuk janė tė shenjta pėr shkak tė tematikės qė e trajtojnė ose
mėnyrės nė tė cilėn pėrpunohen por pėr shkak tė nivelit tė frymėzimit, d.m.th.
pėr shkak tė prejardhjes hyjnore; kjo ėshtė ajo qė pėrcakton pėrmbajtjen e
librit e jo e kundėrta. Sikur edhe Bibla, Kurani mundet, pėr mbi Zotin, tė
fletė mbi shumė gjera tė tjera; ai fletė pėr djallin, luftėn e shenjtė, ligjet
mbi trashėgiminė e tė tjera e qė gjatė kėsaj nuk humb asgjė nga shenjtėria e tij,
deri sa veprat tjera mund tė preokupohen me Zotin dhe gjera tė laertėsuara e qė
pėr kėtė arsye, megjithatė, nuk janė Fjalė e Zotit.
Pėr mendimin ortodoks islam Kurani nuk ėshtė vetėm Fjalė e Zotit e pakrijuar,
d.m.th. e amshueshme e pakrijuar ndonėse shprehet nėpėrmjet elementeve tė
krijuara sikur qė janė fjalėt, tonet dhe shkronjat - por ėshtė edhe shembull par
excellence i pėrsosurisė gjuhėsore. Mirėpo, e kundruar nga jashtė, ky libėr
kuptohet / pėrveē ēerekut tė fundit e cila ėshtė lartė poetike ndonėse nuk ėshtė
poezi / sikur pėrmbledhje tė thėnieve dhe rrėfimeve pak a shumė tė palidhura;
. (Frithjof Schuon (Isa Nuruddin), Kuran, nė: Enes Karic, Kuran u savremenom
dobu, I, Sarajevė, 1997, fq. 643 644.
-
Shih gjerėsisht: Subhi Salih, Mebahithu fi ulumil-Kuran, botimi V, Bejrut,
1968, fq. 322 329. Krhs.: Malik Ibn Nebi, Kuranski fenomen, Sarajevė, 1986,
fq. 208-211.
-
Subhi Salih, op. cit., fq. 334 340 dhe suret kuranore: El-Kijametu,
22-25; Et-Tekviru, 1518; Kaf, 19; El-Hakkatu, 29 etj.
-
Muhammed Ebu Zehreh, El-Kuran muxhizetul-kubra, op. cit., fq. 67.
Shih: Dz. Latic, op. cit., fq. 84-87.
-
Abdulkerim El-Hatib, Ixhazul-Kuran, pjesa II, botimi II, Bejrut, 1975,
fq. 193- 250, sipas: Issa J. Boullata, op. cit., fq. 505-506.
-
Muhammed Ali es-Sabuni, Et-Tibjan fi ulumil-Kuran, Mekke, 1390 h., sipas:
Enes Karic, Tefsir, op. cit., fq. 250; Krhs,: Issa J. Boullata, op. cit., fq.
495-497.
Autori Fethi Ridvan nuk dallon shumė nga autorėt e tjerė nė klasifikimin e
ixhazit tė Kuranit:
- Stili dhe struktura e Kuranit;
- Retorika, elokuenca e Kuranit;
- Ēėshtjet eskatologjike nė Kuran;
- Jokundėrthėnshmėria nė Kuran;
- Shkencat fetare dhe juridike nė Kuran;
- Pamundėsia e kohės nė abrogimin e ēkado qoftė nė Kuran dhe;
- Saktėsia e ēėshtjeve tė cilat kanė qenė tė panjohura pėr njerėzit nė Kuran.
Shih: Fethi Ridvan, El-Islamu vel-insanul-measir, Kairo, 1975, fq. 215 (gjerėsisht
fq. 203 252).
-
Ahmed Izuddin Abdullah Halefullah, El-Kuran jetehadda, botimi I, Kairo,
1397 h. / 1977, faqe 736. Vepra e tij meriton njė kujdes tė veēant me ēka
mendojnė pėrkthimin e saj sė paku pjesėrisht, ato kaptina qė janė mė pak tė
njohura ndėr ne.
-
Sipas: Issa J. Boullata, op. cit., fq. 509.
-
Nė: Issa J. Boullata, op. cit., fq. 510.
-
Muhammed Arkun, Lectures du Coran, Paris, 1962. Nė boshnjakishte: Kako
citati Kuran, nė: Enes Karic, Kuran u savremenom dobu, I, Sarajevė, 1997, fq.
515 542. Nė gjuhėn shqipe: Feti Mehdiu, Kurani kryevepėr Tekste tė
zgjedhura, Prishtinė, 1992, fq. 127 -160.
Janė tejet interesante pėrsiatjet e teologut boshnjak R. Hafizoviq rreth
Kuranit nė dritėn e sophia perennis dhe religio perennis. Resid Hafizovic, O
nacelima islamske vjere, Zenica, 1996, fq. 95-150.
|