|
Obamaizmi dhe ndryshimi i tij
Nga: Sali Shasivari
Lotė, gėzim, emocione tė pėrziera dhe shpresa tė shumta e karakterizuan mbrėmjen e 4 Nėntorit, jo vetėm nė SHBA-tė, por anekand botės, nė momentet kur Barak Obama, tashmė presidenti i SHBA-ve, bashkė me familjen e tij, doli nė binė pėr tė pėrgėzuar pėrkrahėsit e tij si dhe mbarė botėn se tashmė NDRYSHIM-i (CHANGE) erdhi!
Me kėtė deklaratė dhe kėtė fitore u mbyll njė ndėr kampanjat zgjedhore presidenciale maratone, mė tė nxehta dhe mė kontroverze nė SHBA-tė, bile edhe nė mbarė botėn, e me kėtė u mbyllėn edhe shumė spekulime, komente dhe parashikime, nė mesin e tė cilave veēojmė: A thua kush do tė jetė njeriu mė i fortė nė botė (Presidenti i ardhshėm i SHBA-ve)?; a thua e gjithė kjo qė po ndodh nė kėtė kampanjė ėshtė vetėm njė hedhje pluhur syve nė lidhje me demokracinė amerikane, apose SHBA-tė vėrtetė po i lėnė prapa vetes dhimbjet historike tė racizmit?; a thua vallė ėshtė e mundur qė njė zezak afro-amerikan, populli i tė cilit deri para mė pak se gjysėm shekulli luftonte pėr tė drejtat esenciale nė SHBA-tė, nė mes tjerash pėr tė drejtėn e votės, do tė arrijė qė tė futet nė Shtėpinė e Bardhė nė cilėsinė e presidentit?!
Mirėpo, nė anėn tjetėr, zgjedhja e Obamės pėr president tė SHBA-ve hapi shumė pikėpyetje dhe pikeēuditėse tjera nė lidhje me atė se si do tė duken SHBA-tė dhe bota post-Bushiane nė krye me Obamėn.
Reagimet, pas lajmit tė fitores ishin tė shumta dhe tė ndryshme nė qasje dhe pėrmbajtje, duke filluar nga reagimet spontane dhe emocionale tė rastit, e deri tek analizat e ekspertėve tė ndryshėm nė lidhje me atė qė ndodhi dhe atė qė pritet tė ndodhė. Mirėpo, tė gjitha reagimet takoheshin nė njė konstatim tė pėrbashkėt, edhe atė, se zgjedhjet e sivjetme nė SHBA janė historike me plotė kuptimin e fjalės.
Andaj, me kėtė rast, pyesim: A thua vėrtetė kėto zgjedhje ishin historike? Nėse po, atėherė vallė ēka i bėn ato tė tilla?
Parimet kundrejt personit dhe personalitetit
Ėshtė e njohur se nė SHBA-tė, pėrreth shumė aspekteve tjera tė rendėsishme, njė nga segmentet qė e determinon fitoren e njė kandidati pėr president ėshtė edhe personaliteti i tij, duke filluar nga biografia, karizma, edukimi, e deri te bukuria (apo look-u) e tij, gjė qė, padyshim, tė gjitha ishin pjesė pėrbėrėse e personalitetit tė presidentit Obama. Mirėpo, pėrreth gjithė kėsaj, Obama u karakterizua edhe me diēka tjetėr mė tė rendėsishme, qė e bėri atė tė preferuar jo vetėm nga ana e votuesve tė tij, por edhe nga ēdo njeri i lirė nė rruzullin tokėsor, duke e shndėrruar atė nė mė shumė se vetėm njė amerikan, por nė simbol dhe qytetar tė gjithė botės, e ky element nuk ishte i ashtuquajturi Bradley Effect , siē u munduan ta paraqesin disa komentatorė para zgjedhjeve, porse ky element ka tė bėjė me atė qė quhet humanizėm, barazi, drejtėsi, mundėsi, solidaritet, kohezion social, liri, paqe dhe demokraci, vlera dhe parime kėto tė cilat janė universale dhe pėrbėjnė natyrėn e pastėr esenciale tė ēdo qenie njerėzore.
Argument mė i mirė nė lidhje me kėtė qė po e them ėshtė dalja a rreth 200,000 gjermanėve nė Tiergarten, nė kryeqytetin gjerman Berlin, gjatė njė vizite tė Obamės nė Korrik tė kėtij viti, madje, dalja e numrit rekord tė votuesve amerikanė gjatė zgjedhjeve tė 4 Nėntorit (rreth 64%), pėrqindje kjo e cila nuk mbahet mend nė 100 vitet e fundit tė historisė sė SHBA-ve, si dhe solidarizimi dhe pėrkrahja morale qė iu dha Obamės nga pjesa dėrrmuese e banorėve tė kėtij nėnqielli
etj.
Paqja kundrejt luftės
Fakti i pėrkrahjes sė Obamės dhe mesazheve tė tij pėr paqe, kundrejt mospėrkrahjes sė heroit amerikan, kandidatit republikan pėr president, z. Xhon Mekejn (John McCain) si dhe fjalorit tė tij tė mbushur plotė me terme ushtarake prej ish-veterani tė luftės vietnameze (siē ishte shprehja e tij fight with me apose luftoni me mua, shprehje kėtė tė cilėn e pėrdorte vazhdimisht gjatė kampanjės), jep shpresa se ideologjia e neo-konzervativėve amerikanė, tė cilėt gjithė botėn e shohin pėrmes tytės sė armės, logjika e tyre se secili qė nuk ėshtė me ne, ėshtė kundėr neve(If you are not with us, you are against us), si dhe bindja e tyre mbi ekzistimin e boshtit tė sė keqes (Axis of Evil), ėshtė e gabuar, dhe se njė ideologji dhe egoizėm i tillė i solli botės shumė mjerime, gati se tė paparashikueshme.
Andaj, ėshtė koha pėr ndryshim tė vėrtetė, para se tė na mallkojnė gjeneratat qė vijnė.
Multipolarizmi kundrejt unipolarizmit
Pas periudhės sė luftės sė ftohtė nė mes dy blloqeve, luftė kjo e cila nė shumė vende ishte e nxehtė, si dhe pas rėnies sė murit tė Berlinit, bota u shndėrrua nė botė unipolare, me ērast SHBA-tė morėn rolin e policit botėror.
Njė bote tė kėtillė tė pasigurtė, i nevojitet mė shumė se ēdo herė tjetėr unitet dhe konsenzus pėr gjėrat tė cilat i kanosen mbarė qenies njerėzore, siē janė: luftėrat, varfėria, shkatėrrimi i ekosistemit, kriza ekonomike globale, etj.
Andaj, deklarata e z. Obama, pas pėrmendjes sė njė vargu sfidash me tė cilat pėrballet bota e sotme, nė tė cilėn u shpreh se Njė komb, pa marrė parasyshė sa i madh apo i fortė qė ėshtė, nuk ėshtė nė gjendje qė tė pėrballet me gjitha kėto sfida si i vetėm jep shpresa pėr njė ardhmėri mė tė mirė, ku tė gjithė popujt, pavarėsisht madhėsisė, fuqisė, pozitės gjeo-strategjike, racės, kombit, religjionit, pasurisė, etj. do tė ndajnė bashkarisht dhe nė mėnyrė proporcionale tė drejtat, obligimet dhe pėrgjegjėsitė, nė kėtė planetė tė vogėl qė quhet Tokė.
Humaniteti kundrejt pėrkatėsisė racore apo religjioze
Tė shumta ishin tentimet e shumė qarqeve pėr ta deklasuar kandidatin Obama, edhe atė, herė pėrmes akuzave tė ndryshme se ky njeri ka lidhje me terroristėt dhe Al-Kaidėn, e herė duke theksuar se ky njeri ėshtė musliman, apo sė paku ka rrėnjė dhe prejardhje muslimane
Mirėpo, tė gjitha kėtyre akuzave dhe pohimeve iu pėrgjigj vota e votuesve amerikanė nė zgjedhjen e tij pėr president si dhe entuziazmi i njerėzve anekand botės para dhe pas zgjedhjes sė tij, duke e paraqitur si tejet tė parėndėsishėm faktin se cilės racė apo religjion i takon, me rėndėsi ėshtė se personi nė fjalė beson nė parime humane dhe njerėzore
Madje, pikėrisht kėshtu duhet tė jetė. Ajo qė mė sė tepėrmi ka nevojė bota e sotme, e cila po ec krye nė veti, ėshtė humanizmi dhe vlerat njerėzore, para se tė bisedojmė pėr ēfarėdo vlere tjetėr.
Pse i dua SHBA-tė kundrejt Pse i urrej SHBA-tė
Si rezultat i ngjarjeve qė pasuan pas 11 Shtatorit, si dhe politikės amerikane unipolare, SHBA-tė filluan ta humbin rejtingun e shtetit mė demokratik nė botė deri nė atė masė sa qė shumė njerėz anekand botės filluan ti urrejnė SHBA-tė dhe bėmat e saj.
Si rrejdhojė e gjithė kėsaj, filluam tė dėgjojmė pyetjen ēuditore se a thua vallė pse disa i urrejnė SHBA-tė?!
Pėrgjigjja e administratės amerikane kundrejt njė fenomeni tė kėtillė ishte shumė i thjeshtė, edhe atė: Ata tė cilėt i urrejnė SHBA-tė nė fakt ia kanė zilinė vlerave demokratike amerikane, ndaj edhe i urrejnė. Madje, e njejta administratė, nė vend qė ta pyesė vetveten pėr shkaqet e njė urrejtjeje tė kėtillė, duke e shikuar vehten nė pasqyrė, ata preferuan qė tė aktivizojnė diplomacinė e ecejakeve si dhe shumė masa tjera pėr tė pėrmirėsuar imazhin e saj ndaj botės, aktivitet ky i cili dha shumė pak fryte.
Andaj, metoda mė e mirė pėr tė ndryshuar kėtė imazh ėshtė ndryshimi rrėnjėsorė
Acta non verba (Punė e jo fjalė)
Sė kėndejmi, neve nuk na mbetet asgjė tjetėr, pėrpos tė presim dhe tė shpresojmė qė z. Obama ti jetėsojė nė praktikė tė gjitha fjalėt e thėna dhe premtimet e dhėna, me shpresė qė zgjedhja e tij tė mos mbetet historike nė kuptimin e rėndomtė tė fjalės, ngase jo gjithēka qė ėshtė historik-e a-priori ėshtė e mirė, por me shpresė qė punėt dhe veprat e tij tė bėjnė qė historia tė dėshmojė se zgjedhja e tij ka qenė veprim i qėlluar.
Fundja, askush nuk pret ndonjė mrekulli dhe nuk kėrkon qė gjithēka tė ndryshojė brenda natės, por ajo qė pritet dhe shpresohet ėshtė qė gjėrat tė fillojnė tė ndryshojnė dhe tė lėvizin kah e mira, e pėr kėtė kėrkohet punė e sinqertė, e jo fjalė mirakėndėse.
Pas gjithė kėsaj qė u tha, e ndjej obligim moral tė theksoj se unė nuk jam avokat i Obamės, e as njė nga simpatizantėt e demokratėve amerikanė, por ajo qė mė shtyri tė shkruaj kėto rreshta ishte pikėrisht ai entuziazėm dhe ajo shpresė qė i kaploi shumė tė tjerė, pikėrisht shpresa pėr ndryshim kah mė e mira; kah njė botė e cila jeton nė paqe, siguri dhe mirėqenie.
|