218 vizita - 1 sot   

horizonti

Aftėsia e Islamit pėr tė ndėrvepruar me traditat e shoqėrive
Nga: Mr. Sabahudin Jashari


Historia e njerėzimit dhe faktet e nxjerra nga studime serioze dėshmojnė se Islami ėshtė feja me rritjen mė tė shpejtė nga tė gjitha fetė dhe idetė e tjera. Mund tė themi se kjo ėshtė feja mė e pranueshme mes njerėzve. Duke lėnė mėnjanė pretendimet joshkencore dhe paragjykimet qėllimliga, njė nga shkaqet kryesore tė kėsaj shtrirjeje tė shpejtė dhe tė gjerė ėshtė edhe potenciali i Islamit pėr tė krijuar njė ndėrveprim shumė tė suksesshėm me kulturat e tė ndryshmėve. Vlen tė qartėsojmė se njė ndėrveprim i tillė ėshtė funksionar jo vetėm me kulturat e tyre por edhe me besimet, sado qė shpėrfaqin kundėrshti parimore me besimin islam.

Ēfarė duhet tė shqyrtohet si mė e rėndėsishme nuk ėshtė shpejtėsia e pėrshtatjes sė konvertitėve me fenė e re, por paqėsimi i atyre qė zgjodhėn tė ruajnė besimin e mėparshėm me sistemin e ri politik. Ndėrsa tė parėt e kishin mė tė lehtė, pėr shkak tė mungesės thuajse totale tė dallimit me sunduesit, tė dytėt kishin arsye tė dyshonin tek pastėrtia e shpalljes sė parimeve tė bashkėjetesės dhe mirėkuptimit tė ndėrsjellė nė njė shoqėri qė nuk ishte shpirtėrisht e tyre. Shpesh dhe dendur ėshtė pretenduar njė lloj viktimizimi nga ata qė mbrojnė tezėn e konvertimit me dhunė nė fenė islame, por e vėrteta ėshtė tėrėsisht tjetėr.

Nė rrafshin teorik, njeriu mund tė gėzojė statusin e “mėkėmbėsit” tė Zotit nė tokė nė sajė tė lirisė sė zgjedhjes. Ky ėshtė njė mėsim themelor nė fenė islame. Ndėrsa nė rrafshin historik, ka mjaft shembuj qė mbėshtesin atė qė dua tė them kėtu, jo pėr herė tė parė. Janė po aq tė shumtė shembujt e tė jetuarit tė besimtarėve tė feve tė tjera nė paqe mes myslimanėve, aq sa ē’janė rastet e ekzistencės sė tyre tė njėkohshme nė njė shoqėri tė caktuar. Unė po sjell vetėm rastin e koptėve tė Egjiptit, tė cilėt i pati vėnė nėn thundėr Bizanti. Kėta njerėz qenė persekutuar e detyruar tė arratisen nėpėr shpellat e shkretėtirės pėr t’i shpėtuar shtypjes sė egėr nga pushteti bizantin. Nėn qeverisjen e myslimanėve, ata e rigjetėn statusin e njeriut tė barabartė dhe qytetarit tė respektuar e dinjitar.

Veē sa mė sipėr, tė shumta janė arsyet e fenomenit nė fjalė por tjetėr arsye deēizive ėshtė aftėsia e Islamit pėr t’i trajtuar objektivisht gjėrat, pra pėr t'i pranuar gjėrat ashtu siē janė, larg metodave shpėrfillėse tė reales. Islami erdhi qė njerėzve t’ju mundėsojė tė krijojnė marrėdhėnie tė natyrshme me ligjet dhe normat e Allahut dhe jo tė prodhojė "nifak" hipokrizi. Islami e ka tė qartė shumė mirė vendin qė zėnė doket dhe zakonet nė jetėn e njerėzve. Ato janė pjesė e mishėruar me jetėn e si tė tilla kurrsesi nuk mund tė qėndronin larg vėmendjes sė sistemeve tė Islamit.

Nė qasjen islame ndaj tė ndryshmėve, parimi i respektimit tė njeriut, jetės, dinjitetit dhe pasurisė sė tij, zė njė vend qendror. Format e pėrēudjes sė njerėzve, metodat shpėrfillėse dhe dhunimi i lirive nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me mėsimet e Islamit. Ashtu siē e kam thėnė edhe nė njė trajtesė tė disa pak kohėve mė parė, ėshtė e qartė se kėto shtrėngime krijojnė vetėm situata tė paqarta dhe joreale nė mesin e shoqėrisė, duke instaluar fenomenet e shėmtuara tė hipokrizisė dhe mosbesimit tė ndėrsjellė.

Ahned Fehmi Ebu Sunneh, nė veprėn e tij tė zėshme mbi pozitėn e traditave dhe zakoneve nė fenė Islame shprehet “Konceptet dhe traditat e njė populli pėrbėjnė metodologjinė mbi tė cilėn ai ndėrton mėnyrėn e jetesės, duke gėzuar kėshtu njė vlerėsim tė madh nė zemrat e njerėzve, vlerėsim qė shfaqet nė formėn e pushtetit mbi ta”.

Roli i kodeve zakonore ndėr shoqėritė njerėzore ėshtė deri edhe i shenjtė. Prandaj pushteti shpirtėror qė kėto kode kanė mbi njerėzit ėshtė i konsiderueshėm. Psikologjia e shpjegon kėtė pushtetėrim me faktin se zbatimi ritual i urdhėresave dhe zakoneve shkakton njė brendėsi dhe pėrshtatje, qė ėshtė e vėshtirė pėr t’u cenuar. Ėshtė njėsoj si shtrati i njė pėrroi qė ēan malin, devijimi i tė cilit ėshtė thuajse i pamundur.

Zakoni ėshtė natyra e dytė e njeriut. Nėse gjithkush lind me tė gjitha aftėsitė pėr t’u pėrshtatur me stilin mbizotėrues tė jetesės, dhe kjo ėshtė natyra e tij e vėrtetė, pėrthithja e normave dominante shoqėrore dhe pėrbrendėsimi i tyre nė kodin personal tė aktivitetit mund tė quhet natyra e dytė e tij. Dijetarėt kanė thėnė : “Largimi i njerėzve nga traditat e tyre pėrbėn nė vevete vėshtirėsi thuajse tė papėrballueshme. Ndodh kėshtu pėr shkak tė forcės sė madhe qė gėzojnė ato nga depėrtimi i thellė nė shpirtra”. (Ahmed Fehmi Ebu Sunneh: “Al-Urfu uel-ade fi raj’ji el-fukaha”. Fq. 40)

Atėherė dua tė pyes: me ēfarė mėnyre Islami i bėri pėr vete kėta popuj, qė shpesh braktisėn kodet e tyre zakonore, nėse ishin kundėrthėnėse me Islamin? Nėse ėshtė kaq e vėshtirė pėr tė ndėrruar fenė, ose pėr tė pranuar ndonjė mėsim tė fesė tjetėr, si ėshtė e mundur qė kaq shumė njerėz e pranuan dhe pjesa tjetėr jetuan nė paqe me administrimin islam tė vendeve tė tyre?

Kėtė pėrgjigje mė sė miri mund tė na e japi Dr. Abdul-Mexhid Nexhari njė nga dijetarėt e mėdhenj tė shkencės sė objektivave tė sheriatit dhe bazave tė jurisprudencės islame.

"Meditimi nė sheriatin Islam dhe kohėn e zbritjes sė tij nxjerr nė pah se metoda qė ka Islami nė zbritjen e dispozitave nė aktualitet ėshtė joanulluese apo zhvlerėsuese totale e aktualitetit. Pra nuk ėshtė metodė e shpėrfilljes totale. Kjo metodė i trajton elementėt e atij aktualiteti njė e nga njė. Anulon elementin e pa vlerė ndėrsa elementėt e vlefshėm i legjitimon. Kjo realizohet nė saj tė llojshmėrisė sė dispozitave tė kėtij sheriati.

Meditimi nė sistemet e tij nxjerr nė pah kėto lloj dispozitash.

- Dispozita qė pėrligjin apo pranojnė elementė qė ekzistonin edhe para Islamit si tavafi "rrotullimi shtatė herė" rreth Qabes apo sa'ji "pėrpjekja shtatė herė" nga kodra Saffa te Merua.

- Dispozita reformuese tė disa elementėve si poligamia qė para Islamit qe e pa kufijtė ndėrsa nė Islam u kufizua.

- Dispozita anuluese tė disa elementėve si alkooli, bixhozi dhe kamata.

- Dispozita qė pėrligjin elementė tė rinj si zekati qė nuk zbatohej nė atė aktualitet.

- Pra te tė gjitha sistemet ligjore Islame, do tė gjejmė qė njė pjesė e mirė e elementėve pėrbėrės tė tyre janė elementė qė kanė ekzistuar edhe mė parė por Islami me metodėn e tij fleksibėl i ka bėrė pjesė integrale tė tij.

- Dijetarėt muxhtehidė (studiues tė pavarur) tė sheriatit e kanė zbatuar kėtė parim nė tė gjitha vendet qė hynin rishtazi nėn administrimin Islam. Njė pjesė e madhe e kėtyre vendeve trashėgonin njė qytetėrim shumė tė zhvilluar me vlera tė pasura dhe me larushi kulturore pėr t’u marrė shembull. Ato jo vetėm nuk u injoruan por shėrbyen si njė themel i palėkundur pėr ngritjen e shoqėrive tė zhvilluara islame. Gjithsaherė metoda e pranimit dhe reformimit prevaloi mbi atė tė nivelit zero. (Abdul Mexhid Nexhar: “ Fil menhexh et-tatbiki lil sheriah el-Islamije” fq. 65-66.)

Vetėm kėtu mund tė gjendet shkaqet e kėsaj shkalle tė lartė pranimi tė fesė nga njėra anė, dhe tė sistemit politik Islamik nga ana tjetėr, sa herė qė njerėzit vendosėn tė ruajnė fenė e mėhershme.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI