|
I dashuri ynė Muhammedi a.s.
Nga: Ajni SINANI
Nė histori janė tė rralla rastet, rreth tė cilave ka pasur aq paragjykime dhe kontradikta, sikurse ėshtė rasti me fenė islame dhe me Muhammedin a.s. Islamin, si fe tė ardhur pas Krishterizmit, tė krishterėt mesjetarė evropianė, e kanė parė si herezi, prej nga rezulton edhe prejardhja e mitit tė vjetėr pėr Muhammedin a.s., si kardinal renegat. Sulmet arritėn apologjinė e tyre, sidomos kur Islami i kaloi kufijtė e shkretėtirės arabe, dhe filloi tė pėrhapet gjithandej me njė shpejtėsi tė paparė.
Gjatė historisė pati shumė armiq, e megjithatė ata, ose i mbuloi pluhuri i harresės, ose vazhduan tė pėrmenden pėr shembull tė keq. Ndėrkaq, emri i Muhammedi a.s., vazhdoi tė pėrmendet mė shumė se emri i cilėsdo krijese tjetėr, kurse udhėzimi dhe drita Hyjnore qė ai solli, edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė ndriēojė zemrat e pastra dhe fisnike tė miliona, madje miliarda njerėzve, gjatė gjithė kėtyre 14 shekujsh. Kėshtu, kėtė gurrė tė pashterur, do tė vazhdojnė ta shijojnė shpirtrat e gjithė atyre njerėzve fisnikė dhe zemėrpastėr. Allahu i Madhėrishėm e pėrmend ēėshtjen e mashtruesve dhe kundėrshtarėve tė Muhammedit a.s. nė Kur'an, duke pėrkujtuar poshtėrimin e tyre dhe lartėsimin e emrit tė Muhammedit a.s.: "Dhe Ne ta ngritėm lart famėn tėnde!" (El Inshirah: 4)
"Ne, vėrtet tė dhamė ty shumė tė mira. Andaj, ti falu dhe prej kurban pėr hir tė Zotit tėnd! E s'ka dyshim se urrejtėsi yt ėshtė farėsosur." (El Kevther: 1-3).
Ndėrkaq, fatmirėsisht sot ekziston edhe njė numėr jo i vogėl njerėzisht tė shquar, qė mbajnė njė qėndrim objektiv, madje admirues dhe disa prej tyre kanė pėrqafuar edhe Islamin, tė cilėt gjithnjė e mė shumė po ndikojnė ndjeshėm nė formimin e njė opinioni objektiv nė kėtė drejtim. Pėrmes fjalėve tė tyre, ne kemi mundėsi t'i pėrgėnjeshtrojmė tė gjitha shpifjet dhe akuzat e pabaza tė bėra deri tani kundėr Muhammedit a.s. dhe Islamit.
Autorėt e krishterė, shumica e tė cilėve ishin priftėrinj dhe ushqenin urrejtje ndaj Islamit, jo me qėllim qė tė jenė objektivė, por qė tė shtrembėrojnė ēdo gjė qė ka tė bėjė me Islamin, i kanė shėrbyer propagandės kundėr Islamit.
Tė krishterėt, gjatė gjithė kohės nė tė kaluarėn, u munduan qė ta paraqesin Islamin si fe pagane, kurse muslimanėt i konsideronin si paganė tė pafe, qė nuk i besonin Zotit. Muhammedi a.s. pėrshkruhej si njė idhull, qė e adhuronin muslimanėt. Madje disa kronistė, kishin shkuar aq larg me gėnjeshtrat dhe mashtrimet e tyre, sa tė pretendonin se ai, (idhulli i Muhammedit a.s.) ishte i ndėrtuar prej ari dhe argjendi, nė vendin e quajtur Kadisi, i hipur nė njė elefant dhe i vendosur nė njė xham mozaiku.
Nė shekullin e XII-tė, kundėrshtarėt e Islamit i avancuan shpifjet e tyre nė adresė tė Muhammedit a.s., duke shkruar se ai s'ėshtė mė 'idhulli' qė adhurohet nė Kadisi, por njė kardinal heretik, qė duke mos pasur mundėsi tė bėhej papė, themeloi njė religjion tė ri, qė t'u hakmerrej kundėrshtarėve. Nė shekullin e 13-tė, gjatė njė diskutimi, Muhammedi a.s. paraqitet si Anti-Krisht.
Edhe njerėz tė shquar nė Perėndim, ranė pre e kėtyre mashtrimeve dhe shpifjeve mbi tė Dėrguarin e ndershėm tė Allahut. Danten, poetin e njohur Italian, pėr pak sa se gozhduan nė kryq, duke e cilėsuar si heretik, pėr tė vetmin shkak se nė veprėn e tij "Komedia Hyjnore", ai e kishte vendosur Muhammedin a.s., nė njė vend tė purgatorit sė bashku me filozofėt e vjetėr. Pėr t'i shpėtuar dėnimit, ai u detyrua qė t'ia ndėrronte vendin atij, dhe ta vendoste atė nė ferr, mes heretikėve.
Evropa, deri nė pėrfundim tė kryqėzatave, nuk vlerėsoi asgjė pozitive tek Islami dhe Muhammedi a.s. Prandaj, periudha e kryqėzatave mund tė konsiderohet jo vetėm kohė e luftėrave kundėr Islamit, por edhe e shpifjeve kundėr tij. Kėshtu, tė krishterėt u munduan qė t'ia mohojnė Islamit dhe Kur'anit fisnik burimin Hyjnor, Muhammedit a.s. pejgamberinė dhe muslimanėt t'i paraqesin si idhujtarė dhe heretikė. Edhe pse pati evoluim nė mendimin evropian pėr Islamin, megjithatė, prangat e fanatizmit tė trashėguar mesjetar dhe influenca e fuqishme autokratike e Kishės, pengonin shprehjen e gjykimeve dhe tė mendimeve tė reja.
Mirėpo, tashmė tregimi pėr 'idhullin' s'kishte mė efekt. Duheshin imagjinuar dhe shpikur forma tė tjera mashtrimesh. Ėshtė ironi, se paraqitėsit e njė imazhi tė rremė pėr Islamin, ishin madje ata, qė pretendonin tė ishin bartės tė kulturės dhe civilizimit. Njė pjesė e madhe e tyre, nuk arritėn tė largohen nga fanatizmi mesjetar, korruptimi mendor dhe intelektual, madje as nė ditėt tona. Verbėria e zemrės, - sikurse thotė Kur'ani i shenjtė, - dhe jo e syve, bėri qė ata tė ushqejnė urrejtje ndaj Islamit dhe tė mos e shohin dritėn Hyjnore.
Shekujt kalonin, por paragjykimet pėr Islamin dhe Pejgamberin a.s. pėrhapeshin vazhdimisht, madje gjenin vend edhe nė mesin e tė shkolluarve. Deri nė shek. e XIX-tė Evropa nė tė shprehurit e mendimit tė saj pėr Islamin dhe Muhammedin a.s., ka qėndruar jashtė ēdo norme dhe jashtė ēdo kriteri shkencor. Edhe nė shek. e XIX-tė, qė u quajt shekulli i kritikės shkencore, ajo nuk arriti tė lirohej plotėsisht nga paragjykimet dhe akuzat mesjetare. Muhammedi a.s. ėshtė akuzuar se kishte bėrė plagjiat Dhiatėn e Vjetėr dhe tė Re, nė mėnyrė qė t'i forconte qėndrimet e tij dhe qė t'u jepte atyre karakter shkencor. Se sa mund tė ketė karakter shkencor Dhiata e Vjetėr ose e Re ėshtė njė temė nė vete!
Ky vizion nisej nga njė zemėrim i madh kundėr Pejgamberit, qė me "profecinė e vet tė rremė", e ndaloi qartė zhvillimin e njerėzimit drejt Krishterizmit tė pėrgjithshėm. Nė hulumtimet e tė krishterėve, gati se ėshtė e dukshme se, Islami nuk mund tė trajtohej si subjekt i thjeshtė i hulumtimit shkencor, por si i pandehur dhe i akuzuar para gjykatėsve tė vet. Autorėt perėndimorė, qė shkruan pėr Islamin ndikuan nė kuptimin e gabuar tė Islamit. Pėrpjekjet e tyre tė jashtėzakonshme dhe puna e madhe qė kanė kryer, ka pasur njė objektiv tė qartė, atė tė ēoroditjes sė njerėzve tė thjeshtė e tė pafajshėm, nėn maskėn e punimeve shkencore.
Tė shkruarit e njėanshėm dhe tendencioz ėshtė turp pėr autorin dhe shenjė e kapitullimit tė shkencės. Edhe sot e kėsaj dite jomuslimanėt kanė njė pasqyrė tė zbehtė ndaj Islamit, Pejgamberit tė Islamit, dhe ithtarėve tė tij. Prandaj lirisht mund tė themi se literatura e sotme e botuar nė Perėndim, mbi Islamin ėshtė sipėrfaqėsore, e paarrirė dhe e bazuar nė interesin momental, nganjėherė edhe me leverdi, e shkruar me pretekste tendencioze dhe dashakeqe, mirėpo pa vlerė tė njėmendtė shkencore. Ekzistojnė pėrjashtime, mirėpo ato janė tė pakta.
Shumė autorė perėndimor qė kanė filluar tė kenė njė qėndrim mė objektiv ndja tė dėrguarit tė fundit tė Allahut, do ta pėrshkruajnė si njė njeri gjeni, mėsues i madh, me aftėsi tė jashtėzakonshme, reformator, i cili arriti t'ia ndryshojė pamjen e botės dhe tė ndryshojė rrjedhat e historisė. Sigurisht se Pejgamberi a.s. ka qenė njeri me aftėsi tė jashtėzakonshme, mėsues i madh, edukator, udhėheqės shpirtėror dhe profan, shembulli mė i pėrkryer i gjithė gjinisė njerėzore, ka pasur gjenialitet tė jashtėzakonshėm, por tė gjitha kėto veti dhe virtyte ishin si rezultat i pranimit tė shpalljes nga Zoti.
Pėr ne muslimanėt, Muhammedi a.s. ėshtė lajmėtari dhe i dėrguari i fundit i Allahut, i dėrguar pėr tė gjithė popujt dhe tė gjitha kohėrat, deri sa tė jetė jeta. Kjo ėshtė dhurata mė e madhe dhe gradimi mė i lartė qė i dha Krijuesi, krijesės sė tij mė tė pėrsosur dhe mė tė dashur, Muhammedit alejhi selam. Gjithė ato qė bėri Muhammedi a.s., pėr mbarė gjininė njerėzore, ardhja e tė cilit qe mėshirė pėr tė gjitha krijesat, duhen kuptuar nė kuadėr tė ndihmės Hyjnore dhe pranimit tė shpalljes nga Allahu i Madhėrishėm, dhe jo si rezultat i gjenialitetit dhe shpikjes sė tij mendore.
|