|
Tė tė them, sa smė ke thėnė
Nga: Bashkim ALIU
Ngjarja e dėmtimit tė kryqit tė vėnė rrėzė njė kodre nė Bushat tė Shkodrės, shkaktoi reagime tė shumta dhe thirrje pėr ruajtjen e gjakftohtėsisė e tolerances fetare tė kultivuar shekuj me rrathė mes shqiptarėve, tė cilėt edhe pse kanė qenė me shumicė muslimane dhe njė pakicė krishtere, nuk kanė patur konfrontime tė motivuara fetarisht nė historinė e ekzistimit tė tyre.
Akti i kėtillė u konsiderua si tentim pėr nxitjen e urrejtjes ndėrfetare dhe mosdurimit nė mes pjestarėve tė besimeve tė ndryshme, por tė njė pėrkatėsie fetare. Poashtu, menjėherė filluan tė dėgjohen zėra se nė kėtė rast ka mundėsi tė jenė tė implikuara shėrbimet inteligjente serbe.
Arqipeshkvia Metropolitane Shkodėr-Pult, nė reagimin e tyre theks tė veēantė vunė nė tajmingun e dėmtimit tė kryqit, gjegjėsisht faktit se kjo ka ndodhur nė ditėn e Kurban Bajramit.
Nga ana tjetėr, Muftinia e Shkodrės ka lėshuar njė reagim ku e dėnon aktin e kėtillė dhe distancohet nga veprimet e kėtilla, por kėrkon qė kontestet e ndryshme tė zgjidhen pėrmes rrugėve institucionale.
Rasti i kryqave tė vėnė nė disa vende publike nė kodrat e Bushatit, nuk ėshtė i sotėm, por qė ma herėt ka patur reagime pėr kėto kryqe, tė cilat nuk vehen nė vende tė kultit, por nė vende publike, veprim ky qė nuk mund tė kuptohet ndryshe, pos si provokim i pjestarėve tė besimit tjetėr.
Muftinia e Shkodrės me kohė ka reaguar ndaj kėtyre veprimeve tė papėrgjegjėshme dhe provocative tė pjestarėve tė besimit krishter, dhe ka kėrkuar qė shteti ti largon kėto kryqe, sepse nuk e kanė vendin aty.Mirėpo, pėr fat tė keq, deri nė kėto momente nuk ėshtė ndėrmarė asgjė.
Nuk mjafton tė lėshohen deklarata se policia e Shkodrės dhe drejtoria rajonale e shėrbimit inteligjent shqiptar, kanė patur informacione qysh para njė kohe relativisht tė gjatė se njė akt i kėtillė mund tė ndodh dhe se kėto veprime janė ekzekutuar nga njerėz qė kanė lidhje me shėrbimet inteligjente serbe, por ėshtė dashtė tė bėhen hapa konkret, qė dukuria e kėtillė tė evitohet dhe mos tė lehet hapėsirė perm akuza tė ndėrsjella dhe nxitje tė bisedave pėr mostolerancė fetare apo radikalizėm fetar.
Nuk ka dyshim se tolerance fetare ėshtė njė vlerė me rendėsi tė vacantė e kultivuar me sukses nė mes tė shqiptarėve, dhe kjo flet qartė pėr vetėdijen e lartė tė muslimanėve shqiptar nė rend tė pare, tė cilėt janė shumicė, dhe sikur tė mos ishin edukuar nė frymė tė tolerances dhe respektit tė tjetrit, shumė shpejt do tė mund tė bėnin incidente nė natyrės fetare me bashkėkombasit e vetė tė besimit krishter. Pra, dua tė them se kėtė dukuri, ne si musliman e shohim pozitive dhe tė duhur pėr tė mirėqenien e popullit tonė.
Mirėpo, fakti qė ne jemi pėr kultivimin dhe forcimin e tolerances ndėrfetare nė mes shqiptarėve, nuk do tė thotė se duhet tė tregohemi neglizhent ndaj dukurive tė cilat e rrezikojnė frymėn e tolerances dhe nuk kontribuojnė nė avansimin e mėtutjeshėm tė kėsaj fryme.Nė drejtim tė ruajtjes sė kėsaj tolerance, duhet tė vehen adresa tė qarta pėr fajtorėt dhe rrezikuesit e kėsaj fryme, me qėllim qė, siqė thotė populli, mos na mbetet neve muslimanėve talashi.
Vėnia e kryqave nė kodra, apo nė vende tjera publike, tė cilat nuk janė vende kulti dhe nuk kanė tė bėjnė me institucionet fetare, nuk mund tė komentohet ndryshe, pos si provokim dhe tentim pėr hapjen e problemeve tė dhimbshme nė shoqėritė multikonfesionale.
Ėshtė e pa akceptuar qė tė ndalohen pjestarėt e besimit tė caktuar qė ti pėrdorin simbolet e tyre fetare nė faltoret apo vendet e kultit, por nga ana tjetėr, ėshtė e pa logjikshme dhe tendencioze qė tė vehen simbolet fetare nė vendet publike, tė cilat janė tė tė gjithėve, e jo vetėm tė pjestarėve tė njė besimi.
Nga ana tjetėr, ėshtė pėr tu ēuditur se si pushteti nga njėra anė thirret nė atė se shteti shqiptar ėshtė shtet laik, pra qė e ka tė ndarė fenė nga jeta institucionale, ndėrkaq nga ana tjetėr, nuk ndėrmer kurgjė kur simbole tė caktuara fetare, vehen nė vende publike, gjė qė nxit mosdurim fetar dhe i provokon ndjenjat e pjestarėve tė besimit tjetėr.
Sa here qė ėshtė kėrkuar futja e mėsimbesimit nėpėr shkolla, nė Shqipėri dhe Kosovė janė dėgjuar zėra se nė sisteme laike, diēka e tillė ėshtė e pa pranuar.Po nėse kjo ėshtė kėshtu pėr mėsimbesimin, pse nuk vlen e njejta edhe pėr simbolet fetare nė vendet publike.
Ne si zakonisht bėjmė gabime tė njejta, pra nga frika se mos akuzohemi pėr ekstremist apo fundamentalist, u shkojmė ēėshtjeve rreth e rrotull, por nuk i prekim atje ku duhet.Kjo ėshtė gabim.Nė interes tė ruajtjes sė vlerave positive ėshtė qė ēėshtjet tė preken aty ku duhet.
Me kėtė, dua tė them se nuk mjafton qė tė shpejtojmė e tė japim vlerėsime se kėto veprime nuk i shėrbejnė interesit kombėtar, dhe se janė tė sponzoruara nga qarqe qė nuk ia duan tė mirėn popullit tone, apo nga shėrbimi inteligjent serb, por duhet tė pengohen faktorėt qė u japin shkas forcave tė kėtilla destructive ta rrezikojnė harmoninė ndėrfetare mes shqiptarėve, pra ti ndalojnė veprimet provocative tė pjestarėve tė besimit tjetėr.Me kėtė rast, duhet theksuar nė veēanti se ky veprim nuk ėshtė i drejtuar kundėr tyre, dhe as qė i cenon apo kufizon tė drejtat e tyre, por thjesht pengohet njė veprim i cili ka reperkusione negative pėr harmoninė ndėrfetare te shqiptarėt.
Nuk mund tė lejohet qė pėr pjestarėt e besimit krishter, tė cilėt nė krahasim me muslimanėt, pr ate shqiptarėt, janė minoritet, tė vlejnė rregulla ekskluzive qė legjitimojnė ēdo veprim, pa marrė parasyshė sa ėshtė i arsyeshėm, ndėrkaq pjestarėt e besimit musliman, tė cilėt janė shumicė te shqiptarėt, tė detyrohen tė shuajnė, bile edhe nėse ofendohen nga njerėz tė kalibrit tė lartė nė politikė, fjala vjen si kryetari i shtetit.
Veprime tė kėtilla u bėnė edhe nė Maqedoni, kur me ardhjen nė pushtet tė partisė VMRO-DPMNE, partner koalicioni i tė cilėve ishte PDSH-ja e Arbėr Xhaferit, filluan tė vehen kryqe nė vende publike, si qė ėshtė rasti me kryqin e madh tė vėnė nė malin Vodno nė Shkup, edhe pse Shkupi ėshtė edhe i muslimanėve.Mirėpo, veprimet e kėtilla tė shtetit dhe Kishės Ortodokse Maqedonase ishin tė qarta pėr muslimanėt, pra ishin provokim i qartė dhe tentim pėr ta treguar Maqedoninė vend biblik dhe djep tė ortodoksizmit.Mirėpo, veprimet e kėtilla nė Shqipėri, nuk mund tė komentohen si veprime tė vullnetit tė mire dhe jo qėllimkėqija.
Krerėt fetarė krishter tė Shqipėrisė, duhet tua bėjnė me dije besimtarėve tė vetė se veprimet e kėtilla nuk janė devotshmėri fetare, por ndikojnė negativisht nė marrėdhėniet ndėrfetare nė mes shqiptarėve, sepse janė veprim provokativ, e jo tė lėshojnė deklarata se veprimet e kėtilla janė tė izoluara dhe nuk mund ti rrezikojnė marrėdhėniet e mira ndėrfetare mes shqiptarėve si dhe se fajtorėt duhet tė gjehen dhe tė nxirren para drejtėsisė.Nė emėr tė ruajtjes sė tolerances fetare, pohoj se pjesėn mė tė madhe tė fajit e mbajnė vetė ata, dhe duhet ta shohin veten se ku janė.Mund dikush tė mė konsiderojė ekstremist apo diėka tjetėr, por realiteti ėshtė ky, dhe pa u thenė punėt troē nuk ka bereqet.
Duhet tė ndalen tė gjitha veprimet provokative dhe shteti tė jetė nė nivel tė kryerjes sė detyrave tė veta, e jo krerėt fetar tė lexojnė referate ku i dėnojnė kėto akte dhe thirrin nė unitet kombėtar dhe tolerance fetare, sepse kjo ėshtė tė tė them se duhet ta ruajmė tolerancėn, sa smė ke thėnė se i kam fajet.
|