1 vizita - 0 sot   

horizonti

Hixhreti ėshtė meditim, mėsim dhe lėvizje
Nga: Nexhat S. Ibrahimi


Ndryshimet e mėdha nė rrafshin politik, ekonomik, kulturor dhe nė fushat tjera nė fillim tė shekullit XV hixhrij apo nė kapėrcell tė shekullit XX-XXI gregorian janė ēast i pėrshtatshėm pėr njė vetėshqyrtim, vetėanalizė karshi historisė sė kulturės dhe tė qytetėrimit islam por edhe karshi tėrė historisė botėrore. Ky vetėshqyrtim ėshtė pėr arsye se paraqitja e Islamit nė skenėn botėrore nė shekullin VII-tė bėri qė historia tė mos kthehet kurrė mė nė pozicionet e kaluara, e tė cilėn periudhė, domethėnė paraqitjen e Islamit kundrejt kohės sė kaluar, filozofi i shekullit XX, M. Ikballi e quan epokė tė hyrjes nė moshėn e pjekurisė tė gjinisė njerėzore. Nėse Islami nė shekullin e VII ishte nė gjendje tė bėjė ndryshime pozitive dhe cilėsore nė jetėn e asaj kohe, duhet tė shohim a e ka Islami edhe tash atė forcė, atė cilėsi, atė shkop magjik pėr ndryshime rrėnjėsore nė rrafshin politik, ekonomik e kulturor?

Pikėrisht kjo arsye, kėto probleme, ky degradim aktual i jetės moderne na imponon qė, sė paku herė pas here, t’ia hedhim njė vėshtrim shekujve tė kaluar, tė analizohet e kaluara, trashėgimia shumė e pasur dhe e llojllojshme, dhe tė analizohet qėndrimi i muslimanėve tė sotshėm ndaj tė kaluarės, qė shpesh di tė jetė pasiv, indiferent dhe i shtrembėruar. Pasojė tė kėsaj kemi indiferenditetin ndaj Islamit dhe trashėgimisė islame, largimin nga islami dhe nga trashėgimia e tij apo edhe abuzimin me Islamin dhe trashėgiminė e tij nga ana e vetė muslimanėve.

Pėrkundėr ca sukseseve nė shikim tė parė nė fusha tė ndryshme tė muslimanėve nė fillim tė shekullit XX e pas, si nė rrafshin e brendshėm ashtu edhe nė tė jashtėm, ėshtė bindje dhe konstatim se qėndrimi i muslimanėve nuk ėshtė nė nivel tė kohės dhe detyrimeve tė kohės qė kėrkon Islami pėr hixhretin. Disi, hixhreti rregullisht manifestohet nė institucionet muslimane, nėpėr familjet muslimane, por kėto manifestime, nė njėfarė mėnyre, janė tepėr tė zbehta, inerte, nė shenjė tė ndonjė ėmbėlsire, nė shenjė tė ndonjė lutjeje, ndonjė leximi solemn tė ndonjė fragmenti tė Kur’anit. Hixhreti nė kėto ceremoni e solemnitete mė tepėr paraqet barrė se sa ēlirim, mė tepėr ēast drejt tė kaluarės dhe tė kaluarave se sa drejt tė ardhmes, drejt studimit, pėrsiatjes dhe sendėrtimit tė porosive qė rrjedhin nga hixhreti.

Dėgjuesi, lexuesi, bashkėbiseduesi muslimanė jo fortė i informuar, apo jomuslimani, me tė drejtė do tė shtrojnė pyetjen: ē‘ėshtė hixhreti, ē’kuptim ka hixhreti, ēfarė historie ka hixhreti, ē’kuptim ka pėr neve sot hixhreti e shumė pyetje tė tjera? Pėrgjigjja nė kėto pyetje kėrkon edhe hapėsirė edhe kohė mė tė madhe se sa qė ėshtė pretendimi i kėtij shkrimi. Megjithatė, do t’i cekim disa nga kuptimet e mundshme:

- Hixhreti ėshtė ngjarje qė e ndėrroi rrjedhėn e historisė njerėzore, jo vetėm muslimane. Historia njerėzore nga paganizmi dhe nga njė monoteizėm i degraduar dhe i bastarduar judaisto-kristian kaloi nė njė monoteizėm tė kristaltė e tė pastėr pa kurrfarė pėrzierjesh e premisash politeizmi qė bastardojnė besimin e mirėfilltė nė Njė dhe tė Vetmin Allah;

- Hixhreti ėshtė kthesė vendimtare nė zhvillimin e njerėzisė me vullnetin e Allahut. Kjo datė ėshtė unikale pėr tėrė historinė. Nuk lidhet pėr personalitete, qoftė ajo edhe e njeriut mė tė madh - Muhammedit a.s.. Nuk lidhet as me ngjarje familjare, tė qytetit apo tė vendit, por me njė dukuri qė ndanė dhe dallon tė vėrtetėn nga e errėta dhe qė i pėrket tėrė botės;

- Hixhreti ėshtė zbulim i mjedisit mė frytdhėnės pėr zhvillimin e Fjalės sė Allahut tė madhėrueshėm dhe nuk ėshtė ikje prej vėshtirėsive e problemeve. Shumė interpretime tė hixhretit janė tė llojit se hixhreti ėshtė ikje nga jeta e vėshtirė dhe e papėrballueshme nė Meke. Pėrkundrazi, hixhreti nuk ėshtė ikje, por ‘shkėputje’ e lidhjeve, marrėdhėnieve tė tė deriatėhershme tė dėmshme pėr Islamin, braktisje e lidhjeve me fisin qė dėmtojnė Islamin, shpėrngulje nga njė vend nė tjetrin pėr krijim tė kushteve dhe favoreve mė tė pėrshtatshme pėr pėrhapjen e Fjalės sė Allahut. Shumė familjarė u ndanė mes veti pėr shkak tė Fjalės sė Zotit dhe Pejgamberit tė Tij;

- Hixhreti ėshtė braktisje e asaj qė Allahu urdhėron dhe njėkohėsisht pėrpjekja drejt asaj me ēka Ai kėnaqet. Islami ėshtė ndarje pėrfundimtare nga e kaluara nė besim por edhe nė jetėn e pėrditshme. Hazreti Omeri r.a. nga armiku i pėrbetuar u shndėrrua nė luftėtarin mė tė madh. Islami i dha fund pijeve dehėse dhe ofroi platformėn pėr pėrmbylljen e robėrisė, hakmarrjes dhe shumė veprimeve tė shėmtuara e tė dėmshme pėr njė pikėpamje qė pretendon tė jetojė gjatė historisė. Hixhreti ėshtė fillimi i ndėrtimit tė njė drejtėsie sociale. I pasuri nėpėrmjet ‘sadakave’ tė detyrueshme dhe vullnetare duhet ta pastrojė veten nga gabimet dhe defektet shpirtėrore dhe materiale. Mirėpo, koha aktuale dėshmon tė kundėrtėn. Vallė, nuk vlen porosia e hixhretit edhe pėr pasanikėt dhe dijetarėt e vendeve tė pasura arabe pėr pjesėn tjetėr tė botės muslimane?;

- Hixhreti ėshtė sakrifica kulminante tė cilėn njeriu mund ta bartė dhe ta ofrojė pėr idealin e tij. Ai pėr hir tė besimit tė tij Islam shkėputi lidhjet me mė tė afėrmit, braktisi jetėn e deriatėhershme, afarizmin e deriatėhershėm. Muslimani braktisi besimin nė zotat lokalė, nė zanat e shtrigat, nė djajtė e demonėt nė favor tė Zotit Njė dhe tė Vetėm, pa kurrfarė kompromisi. Por, a po e bėjnė kėtė aktualisht prijėsat fetarė e politikė nė vendet dhe bashkėsitė muslimane? Vallė, mos kemi krijuar hyjni individual, lokal qė do t’i identifikonim me elitėn politike botėrore dhe kapitalin dhe harrojmė hixhretin? Ėshtė mė se e qartė se pėr shkak tė aleancave politike dhe ekonomike tė gabueshme sot pėr arabin ėshtė mė i dėmshėm persiani se sa amerikani apo pėr persianin arabi e tė ngjashme;

- Hixhreti ėshtė frymėzim i pashterrshėm, motiv i fuqishėm dhe fuqi motorrike pėr besimtarėt e sinqertė. Ka zėra tė cilėt pohojnė se nuk ka hixhret pas hixhretit, duke i konceptuar shumė ngurtė porositė e hixhretit. Vėrtetė, gjeografikisht dhe fizikisht nuk ka hixhret pas hixhreti, por pėrkundrazi, hixhreti jeton vazhdimisht te muslimani i mirėfilltė, ai ėshtė elif-baja e besimtarit dhe sa herė zbehet nė pėrsiatjet dhe aksionet e tij, besimtari duhet t’i kthehet hixhretit pėr frymėzim tė ri. Hixhreti duhet tė jetė meditim, mėsim dhe veprim e lėvizje e jo gjum, pėrtaci dhe nėnshtrim e robėrim sistemeve e ideologjive shekullariste me primesa pagane-judaiste-kristiane. Hedhni njė vėshtrim elektoratit zgjedhor nė botėn muslimane apo nė tokat shqiptare dhe do tė shihni njė gjendje pėr vajtim. Besimtari musliman me votėn e tij dhėnė armikut tė tij i bėn dhunė vetes dhe madje krenohet me veprimin e tij. Kėshtu e kemi nė Kosovė, kėshtu e kemi nė Shqipėri, kėshtu e kemi nė vendet muslimane;

- Hixhreti me vete bartė idenė e aksionit, ndryshimit dhe rimėkėmbjes, idenė e sendėrtimit tė porosive tė Kur’anit dhe Sunnetit nė ēdo ēast historik. Hixhreti edhe pse ka ndodhė nė shekullin VII, ai nuk i takon vetėm shekullit tė VII-tė. Ai ėshtė i yni po aq sa edhe i atij brezi. Ngushtimi i kuptimit tė tij vetėm nė shekullin e VII-tė dhe vetėm brenda shketėtirės sė Arabisė do tė thotė varfėrim dhe cungim i vlerave shumėpėrmasash tė hixhretit. Ngushtimi i porosive tė hixhretit vetėm nė ngjarje historike ka sjellė qė pikėrisht nė trollin ku fizikisht ndodhi hixhreti, ai tė degradohet nė mėnyrat mė tė rėnda e mė zhgėnjyese. Si tė kuptohet ndryshe fakti se Beteja e Bedrit ishte mė tepėr shkollė se sa luftė, mė tepėr ndėrtim i njeriut se sa mbytje e njeriut karshi gjendjes aktuale nė botėn arabe ku pėrqindja e analfabetizmit kalon mbi 50% tė popullsisė;

- Hixhreti ėshtė ‘revolucion’ i madh shpirtėror e material, intelektual e edukativ, social dhe ekonomik. Edhe mė drejt, hixhreti ėshtė ‘islamizim’ permanent interior dhe eksterior i muslimanit, pa marrė parasysh vendin dhe kohėn kur jeton e vepron. Nėse pėrvjetori i hixhretit nuk e ngacmon shpirtin tonė, ndėrgjegjen tonė, vetėdijen tonė, atėherė muslimani duhet ndalur dhe pyetur veten: ē’po ndodh me mua, ėshtė faji te hixhreti apo tek unė, pse nuk ndikon hixhreti nė shpirtin tim, nė jetėn time, te afarizmi im, te mėsimi im? Ai duhet tė na ushqejė shpirtėrisht dhe tė jetė kriter pėr afarizėm tė mirėfilltė. Hixhreti duhet tė na detyrojė nė punė mė tė madhe intlektuale e edukative. Hixhreti ėshtė ēast pėr drejtėsi mė tė madhe sociale dhe ekonomike. Nėse te muslimani vazhdon gjendja me tė vjetrėn duhet hulumtuar shkakun e kėsaj venitjeje kurse ky shkak ėshtė brenda nesh dhe nė ne;

- Hixhreti ėshtė mėsim nga e kaluara, meditim dhe veprim nė tė tanishmen dhe shikim e planifikim drejt sė ardhmes. Ėshtė bėrė traditė e ngulitur se hixhret ėshtė vetėm e kaluara. Ėshtė ngulitur nė kokat e muslimanėve se e vlefshme ėshtė vetėm e kaluara. Ėshtė shenjtėruar ēdo gjė e kaluar, duke e harruar apo neglizhuar tė tanishmen. Vazhdimisht lavdėrohemi me Omerin r.a., Omer Ibn Abdulazizin, Ebu Hanifen, Tarik ibn Zijadin, Salahuddin Ejjubin, Mehmedin e II Fatihun e shumė shumė tė tjerė, duke harruar se ēdo kohė duhet t’i ketė Omerat dhe Salahudinat e vet, duke harruar se rolin dhe detyrimet tona qė duhet t’i kemi nė skenėn dhe kohėn tonė historike. Sado e vlefshme e kaluara, ajo nuk mund t’i pėrballojė kėrkesave tė mėdha tė secilės kohė. Edhe mė keq, duke e kuptuar gabimisht dhe nė mėnyrtė tė atrofizuar ēėshtjen e determinizmit dhe indeterminizmit, muslimanėt nuk mendojnė pėr tė ardhmen, por i dorėzohen tė ardhmes. Faji ėshtė te caktimi. Ēfarė ka caktuar Allahu - ėshtė pėrgjigja e shumė muslimanėve. Harrojnė se tė menduarit, planifikimi dhe angazhimi pėr tė ardhmen ėshtė pikėrisht palca, thelbi dhe shpirti i Islamit. Islami ėshtė e ardhmja, kurse ne me botėkuptimet tona prapthi e shndėrrojmė Islamin nė judaizėm dhe kristianizėm, nė njė shoqėri defetistėsh, tė tė pashpresėsh, nė njė masė amorfe qė ėshtė mėsuar dhe pajtuar vetėm t’u shėrbejė tė tjerėve; hixhreti nė jetėn e muslimanit mė nuk ėshtė ‘lexo’, ‘mėso’ nė emėr tė Krijuesit, por pėr fat tė keq ėshtė marrje me kotėsira e pėrēarje brendamuslimane; alamet dijetarė muslimanė tė ashtuquajtur ‘selefinjė’ merren me ēėshtjen si ta rrėnojnė ndėrtesėn e ndėrtuar me shekuj tė quajtur Islam, nė emėr tė ca gjerave periferike, krejt periferike, dhe harrojnė se Islami nuk e ndėrton tė ardhmen duke rrėnuar, por duke ndėrtuar e integruar.

Hixhreti ėshtė edhe shumė sosh qė muslimani herė-herė edhe nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr ato gjerėsi dhe begati.

Nėse i hedhet njė shikim kohės sė paraqitjes sė hixhretit do tė shohim dhe do tė konstatojmė se hixhreti i dha shtytje tė fuqishme pjekurisė shpirtėrore dhe intelektuale, pėrkryerjes etike dhe estetike, humanitetit dhe shoqėroritetit njerėzor. Me besimin e kristaltė, me aktivitetin ekzaktė islam hixhreti ishte fillimi i fundit pėr robėrinė e njeriut, ai e liroi njeriun nga robėria dhe eksploatimi, primitivizmi, robėrimi i epsheve, supersticionet, heretizmi dhe politeizmi;

Hixhreti e bėri tė vetėdijshme njerėzinė se respektimi i dinjitetit njerėzor, pa dallim race, gjuhe, vendi, klase, nacionaliteti, fisi, ėshtė ardhmėria e vetme e botės. Pėr kėtė arsye, Bilali zezak etiopian dhe Selman Farisiu persian numėroheshin njė familje. Kriter pėr bashkim dhe veprim nuk ishte prejardhja, pasuria, superioriteti racor apo dallime tė tjera, qė nė kulturat e vjetra si persiane, greke, romake dhe nė fetė si judaizmi dhe kristianizmi paraqisnin vlerat mė tė larta, por kriter ėshtė pėrkushtimi dhe takvallėku i njeriut kundrejt Krijuesit. (El-Huxhurat, 13). Hixhreti i dha botės modelin e bashkėjetesės nė ummet (Bashkėsinė Muslimane), pėr besimtarėt dhe popujt e ndryshėm. Njeriu e fitoi unin e tij tė mirėfilltė, kurse femra nuk ishte mė e dorės sė dytė, por zonjė, mėsuese dhe anėtari mė i vlefshėm nė familje. Ajo nuk shitej as nuk pėrdhosej, por respektohej sikurse edhe mashkulli. Shembulli i Hatixhes, Aishes dhe femrave tė mėdha muslimane do tė jenė shembull i pėrkryer edhe pėr shekullin XXI. Diversiteti fetar, kulturor dhe gjuhėsor nė Medinė trajtohej si pasuri dhe begati e jo mollė sherri pėr konflikte dhe mosmarrėveshje tė vazhdueshme. Kėshilla Lamtumirėse e Muhammedit a. s. ėshtė treguesi mė i mirė i gjendjes parakur’anore dhe kėrkesave kur’anore-sunnetike.

A ka gjasa hixhreti tė bėjė ndryshime dhe transformime te muslimanėt, sot dhe tani, nė kohėn e apatisė dhe ngecjes, nė kohėn e pėrtacisė dhe neglizhencės, nė kohėn e mosmėsimit dhe mosbesimit, nė kohėn e pėrēarjes dhe prishjes sė raporteve brendamuslimane dhe me jashtė, nė kohėn e skizmave juridike dhe doktrinare? Hoxhėt nėpėr xhami thonė po, dhe pėr njė ēast janė nė gjendje tė numėrojnė njė varg reēetash e udhėzimesh. Ngjashėm pohon edhe shtypi islam, literatura e botuar, radio e tv stacionet e vendit e botėrore. Por, reēetat e tyre nuk janė asgjė tjetėr veēse edhe njė pranim i pafuqisė pėr tė bėrė ndryshime, edhe njė dėshtim se nuk jemi duke e kuptuar rolin dhe misionin e njeriut nė kėtė botė si halif i Allahut. Ata flasin pa e njohur realitetin, pa e njohur konstelacionin e ideve dhe praktikave aktuale botėrore, pa studime dhe pa hulumtime. Ata vetėm pėrsėrisin tekste dhe fraza kaherė bajate dhe madje neveritėse. Herė-herė elita fetare madje abuzon edhe me ajete dhe hadithe me mėnyrėn e tyre tė interpretimit.
Po, sigurisht se ka rrugėdalje, por kjo rrugėdalje nuk gjendet me shkop magjik as me sistemin arsimor-edukativ amorf nė botėn muslimane dhe me pėrgatitjen e mjerueshme aktuale tė kuadrit fetarė nė botėn muslimane. Ndaj, nėse muslimani, qoftė i brezit tė vjetėr apo tė ri, qė dėshiron tė arrijė dinjitetin e plotė dhe mbijetimin nė kėtė kohė vėrtetė tė rėndė, duhet tė pėrgjigjet nė provokimet dhe sfidat e botės moderne. Pėr ta bėrė kėtė, duhet t’i mėsojė dhe t’i njohė tė gjitha pėrmasat e kėsaj bote, jo me emocione, por me dije burimore pėr atė botė, duke u mbėshtetur nė tėrėsinė e njohjes sė traditės islame.

Nė frymė tė kėsaj ndėrmarrjeje qėndron ruajtja e besimit nė Allahun, nė fuqinė e Tij, dijen e Tij, dashurinė e Tij, pėr ata qė i nėnshtrohen Atij, qė i besojnė fjalės sė Tij, tė pėrcjellur te njerėzia nėpėrmjet Muhammedit a.s..

Kur’ani dhe Hadithi, dy burimet parėsore tė doktrinės islame, ofrojnė udhėzim komplet pėr tė gjithė muslimanėt, atėherė, sot dhe deri nė Ditėn e fundit. Fjala e Allahut do tė jetė pėrfundimtare pėr ēdo popull dhe pėr ēdo kohė. Zėri i tė vėrtetės ėshtė i fundit, sepse buron nga Allahu: “Erdhi e vėrteta dhe u zhduk gėnjeshtra.” (El-Isra`, 81). Por, aplikimi historik i kėtyre tė vėrtetave nuk bėhet me mehdiun nė kal tė bardhė, apo me Isain duke e mbytur dexhallin, por me mehdiun qė mėson veten dhe tė tjerėt, qė vepron dhe qė ėshtė i sjellshėm dhe jo me Isain duke ia kthyer edhe faqen tjetėr goditėsit, por me Isain qė edukon, mėson dhe vepron aktivisht, kurse goditėsit ia kapė dorėn dhe ia kthen po aq fuqishėm sa edhe ai kėtij, duke mos e tepruar, me Isain qė mėson, edukon, lufton dhe aplikon Fjalėn e Zotit nė ēudira por praktikisht.

Festimi i hixhretit nuk nėnkupton festimin e ditės, muajit dhe vitit, por nėnkupton riaktualizimin e faktorėve qė e nxitėn gjithė atė kthesė nė historinė e botės muslimane dhe tė botės pėrgjithėsisht, nėnkupton freskimin e shpirtit, zemrės dhe mendjes, kthjelltėsimin dhe ndriēimin e pikėpamjeve dhe forcimin e rradhėve para furtunave dhe rrebesheve tė jetės.

Allahu i madhėruar thotė: “O Zoti ynė, mos i lejo zemrat tona tė largohen pasi qė na ke udhėzuar dhe shpėrblena me mėshirėn tėnde! Ti je me tė vėrtetė shpėrblyes i madh.” (Ali Imran, 8).

Literatura e konsultuar:


1. Bintu’sh-Shat, Mea’l-enbijai fi asri’l-meb’athi, Kairo, 1971.
2. Muhammed Hamidullah, Muhammed a.s., I-II, Sarajevė, 1983.
3. Muhammed H. Hejkel, Hajatu Muhammed, Kairo, 1977.
4. Muhammed Ikball, Ripėrtėritja e mendimit fetar nė islam, Shkup, 2006 (nė botim).
5. Nerkez Smailagic, Leksikon islama, Sarajevė, 1990.
6. Pol Shmits, El-Islamu kuwwetu’l-gaddi’l-alemijjeh, Kairo, 1974.
7. Sabir Tuajmeh, El-Islamu we mushkiletu’s-sijaseh, Bejrut, 1974.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI