1 vizita - 0 sot   

horizonti

Ebu Hamid el-Gazaliu (450-505 h. / 1059-1111 m.)
Nga arabishtja: Sali Shasivari


Fėmijėrinė e vet e kaloi nė Tus, njė nga provincat e Hurasanit … Mori pseudonimin “el-Gazali” (tjerrėsi), pėr shkak se babai i tij punonte nė tjerrjen e leshit. Qė nė fillim u dallua pėr nga pjekuria, intelegjenca, diapazoni i gjerė i diturisė, imagjinata, dhe mendimi i tij kritik. Shkoi nė Nisabur pėr tė mėsuar, dhe e dėgjoi ilmu-l-kelamin nga njėri prej dijetarėve mė tė mėdhenj tė asaj kohe, e ai ishte Imamu-l-haremejni Ebi-l-Meali el-Xhuvejni. Poashtu e mėsoi edhe retorikėn dhe logjikėn, si dhe e lexoi filozofinė, duke u shėrbyer dhe ndihmuar me shkrimet e Farabiut dhe Ibėn Sinasė.

Veziri Nidhamu-l-Mulk e thirri atė nė Bagdad, dhe e caktoi profesor nė shkollėn “Nidhamijje”, e cila qe universiteti i parė nė kuptimin bashkėkohorė (484 h. / 1091 m.), ku arriti autoritet tė madh.

Shkroi librin “Mekasidu-l-felasifeh” (“Qėllimet e filozofėve”), liber ky nė tė cilin i shpjegoi mendimet e filozofėve, dhe i cili dallohej pėr nga metodologjia shkencore si dhe pėr nga qėndrimi neutral dhe objektiv, duke u orvatur qė t’i qetėsojė dyshimet e tija mendore, e mėpastaj e shkroi librin e tij tė njohur “Tehafutu-l-felasifeh” (“Pėrgėnjeshtrimi i filozofėve”), nė tė cilin libėr i kritikoi mendimet e filozofėve.

Madje u largua nga arsimi, pėr ta kėrkuar tė vėrtetėn vetvetiu. Filloi ta refuzojė imitimin si rrugė pėr tė arritur tek e vėrteta, me ē’rast kaloi nė njė periudhė tė orvatjes sė rėndė personale, dhe arriti nė pėrfundim se shqisat nuk janė tė sigurta, dhe se mendja nuk ėshtė nė gjendje tė njohė ēdo gjė. Madje, u bind se shembėlltyra e tij mė e lartė ka qenė mė e lartė se kjo botė, dhe se ai duhet tė pasojė njė rrugė tjetėr, pėrmes sė cilės do tė ngritet mbi kėtė botė, me qėllim qė tė arrijė nė thellėsitė e sė vėrtetės. Atėherė e kuptoi se e vėrteta vjen pėrmes intuitės sė besimit dhe pėrmes zbulesės-shfaqjes nga ana e Zotit. Mė nė fund, arriti nė pėrfundim se, metodat e njohjes shkallėzohen prej ndijimit, kah dallimi-perceptimi, njohja, e mėpastaj intuita dhe zbulesa-shfaqja nga ana e Zotit, ndėrsa shpallja ėshtė shkalla mė e lartė e njohjes.

Filloi ta preferojė asketizmin, dhe udhėtoi pėr nė Mekė, Aleksandri, Kuds (Jerusalem) dhe nė Damask, dhe pas njė ndėrprerje dhe largimi nga sfera e arsimit, e cila zgjati mė tepėr se dhjetė vite, ai pėrsėri iu kthye arsimit, nė shkollat e Bagdadit, Nisaburit dhe Tusit, dhe se nė kėtė periudhė e shkroi librin “Ihjau ulumid-din” (“Pėrtėritja e shkencave - njohurive fetare”), libėr ky nė tė cilin i shpjegoi parimet e sheriatit (ligjit islam), akaidit (shkencės sė besimit), ēėshtjet e muamelatit (marrėdhėnieve ndėrnjerėzore), si dhe ibadatit (obligimet e robit ndaj Krijuesit, ēėshtjet e adhurimit tė Zotit). Mirėpo, kulminacioni i mendimit tė tij qe nė librin e tij: “El-munkidhu mined-dalal” (“Shpėtuesi nga humbja”), nė tė cilin libėr i paraqiti periudhat e zhvillimit tė tij mendorė, dhe kalimin nga polemizimi i mendimeve tė ndryshme, duke arritur tek “e vėrteta e plotė”.

* * * * *

Imam Gazaliu

Dituria nė mes tė dyshimit dhe bindjes

Qė prej kohės sė rinisė, prej kohės kur hyra nė moshėn madhore, para se ti mbushi njėzet vite, e deri tani, kur tashmė i kam kaluar tė pesėdhjetat, po zhytem nė errėsirėn e kėtij deti tė thellė posi guximtar dhe pa frikė, e jo si frikacak i kujdesshėm. Po zhytem nė ēdo errėsirė, i qasem ēdo problematike dhe zėnke, madje e studjoj besimin e ēdo frakcioni, dhe i zbuloj fshehtėsitė e ēdo drejtimi dhe grupi, me qėllim qė ta dalloj tė drejtin nga jo i drejti, atė i cili e pason sunnetin nga “mubtediu”[1]. Nuk lej pasdore asnjė batinij (pjestar tė frakcionit shi’it), gjersa t’e studjoj besimin e tij tė fshehtė-latent-interior; asnjė dhahirij (formalist)[2], gjersa t’e kuptoj rezultatin e formalizmit tė tij; asnjė filozof, gjersa tė ndalem nė brendinė e filozofisė sė tij; asnjė mutekel-lim (retor-apologjet), gjersa tė orvatem qė tė kuptoj qėllimin e fjalėve dhe polemikave tė tij; asnjė sufist (mistik), gjersa t’e kuptoj fshehtėsinė e sufizmit (misticizmit) tė tij; asnjė adhurues, gjersa t’e shoh rezultatin e adhurimit tė tij, dhe asnjė zindik[3] muat-til[4], gjersa tė tėrheq vėrejtjen nė lidhje me shkaqet e mohimit dhe ateizmit tė tij.

Qė nė moshėn time tė hershme, kam qenė i etshėm pėr njohjen e sė vėrtetės sė gjėrave, gjė kjo e cila ka qenė instikt dhe natyrė e vėnduar nė mua nga ana e Zotit, e jo si rezultat i zgjedhjes dhe dėshirės sime, gjersa nga unė u largua lidhja e ndjekjes-imitimit, dhe u thyen besimet e trashėguara, edhe atė, qė nė kohėn e fėmijėrisė, kur pashė fėmijėt e krishterė tė cilėt rriteshin nė ambient krishter, fėmijėt hebrenj tė cilėt rriteshin nė ambient hebrej, dhe fėmijėt musliman tė cilėt rriteshin nė ambient islam. Madje e dėgjova hadithin e transmetuar nga Pejgamberi a.s., nė tė cilin thotė: “Ēdo fėmijė lind me natyrė tė pastėr, e mėpastaj, prindėrit e tij e bėjnė hebrej, krishter ose zjarrputist…”[5], me ē’rast, nė brendinė time lindi dėshira pėr t’e kėrkuar tė vėrtetėn e natyrės burimore, tė vėrtetėn e besimeve tė ndryshme tė cilat vijnė si rezultat i imitimit tė prindėrve ose mėsuesve, dhe dallimin nė mes tė kėtyre imitimeve, dhe se nė tė dalluarit e tė vėrtetės sė tyre nga jo e vėrteta ka shumė mospajtime. Madje, thash nė vetvete: Sė pari, prej meje kėrkohet qė t’e njoh tė vėrtetėn e gjėrave, andaj detyrimisht duhet kėrkuar tė vėrtetėn mbi diturinė, se ē’ėshtė ajo? M’u bė e qartė se dituria e vėrtetė (bindėse) ėshtė ajo dituri nė tė cilėn zbulohet e njohura nė atė mėnyrė, sa qė tė mos mbetet nė tė asnjė dyshim, dhe se nuk mund tė shoqėrohet me gabim dhe imagjinatė; madje zemra nuk mund t’e vlerėsojė atė, porse siguria nga gabimi duhet t’e shoqėrojė bindjen nė atė mėnyrė, sa qė, po qe se dikush e sfidon njė gjė tė tillė, duke u munduar ta paraqesė gabimin e saj, p. sh. sikurse ai i cili e shndėrron gurin nė ar, apose shkopin nė gjarpėr, njė gjė e tillė nuk shkakton kurrfarė dyshimi dhe mohimi, pasi, unė, po qe se e dij se dhjeta ėshtė mė e madhe se sa treshi, nėse dikush mė thotė mua: Jo, treshi ėshtė mė i madh se dhjeta, duke u argumentuar me faktin se ai ėshtė nė gjendje t’e shndėrrojė shkopin nė gjarpėr, dhe e bėn njė gjė tė tillė para syve tė mi, unė nuk mund tė dyshoj nė njohurinė time pėr kėtė shkak apo veprim, dhe se nga njė veprim i tillė unė vetėm mund tė habitem nga mundėsia dhe aftėsia e tij pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, kurse sa i takon dyshimit mbi atė qė kam njohur, assesi!

Madje, e kuptova se ēdo gjė qė nuk e njoh nė kėtė mėnyrė dhe nuk jam i bindur kėsisoji bindshėm, ajo ėshtė dituri e pabesueshme dhe jo e sigurt, dhe se ēdo dituri e pasigurtė nuk ėshtė dituri bindėse.

Mendimet e sofistėve[6] dhe drita e sė vėrtetės

Madje i kontrollova njohuritė e mia, dhe e gjeta veten tė paaftė nė sferėn e diturisė sė cilėsuar me kėtė cilėsi, pėrveē gjėrave tė dukshme-konkrete dhe atyre tė patjetėrsueshme. Madje, thash: Tashmė, pas kėtij pesimizmi, nuk kam mundėsi ti gjej problemet, pos duke filluar nga gjėrat e dukshme-konkrete, e ato janė gjėrat tė cilat perceptohen, dhe ato tė patjetėrsueshmet. Andaj, sė pari, duhet patjetėr tė bindem se, besimi im ndaj gjėrave tė dukshme, dhe siguria ime prej gabimit nė gjėrat e patjetėrsueshme, ėshtė e llojit tė sigurisė sime tė cilėn e pata mė parė nė ēėshtjet e imituara (tradicionale), dhe prej llojit tė sigurisė sė shumicės sė krijesave nė gjėrat e dukshme, apose siguri e vėrtetuar, nė tė cilėn nuk ka tradhėti dhe mashtrim? Prandaj, me njė seriozitet tė madh u koncentrova, dhe fillova ti meditoj dhe vėshtroj gjėrat e dukshme-konkrete, si dhe ato tė petjetėrsueshme, dhe shikova se a mund ta bėj vehten tė dyshimtė ndaj tyre. Mė nė fund, pas gjithė kėtij dyshimi arrita nė pėrfundim se vetvetja nuk lejoi poashtu qė tė shfaqė sigurinė ndaj gjėrave tė dukshme-konkrete, madje, filloi ta zgjerojė sferėn e dyshimit ndaj gjėrave tė tilla, duke thėnė: Prej nga besimi ndaj gjėrave konkrete, kur mė e forta prej tyre ėshtė shqisa e tė pamurit, e cila e shikon hijen, dhe e sheh atė stabile dhe tė palėvizshme, dhe gjykon se ajo nuk lėviz. E mėpastaj, pėrmes eksperimentit dhe vėzhgimit-analizės, pas njė ore, e kupton se ajo (hija) ėshtė e lėvizshme, dhe se ajo nuk ka lėvizur pėrnjėherė dhe spontanisht, por gradualisht, atom pas atomi, sa qė ajo ka qenė vazhdimisht nė lėvizje. Poashtu, shikon yllin nė qiell, dhe e sheh atė tė vogėl sa njė monedhė dinari, kurse argumentet inxhinjerike dėshmojnė se ai ėshtė me sipėrfaqe mė tė madhe se sa Toka. Nė kėtė shembull dhe shumė e shumė shembuj tjerė nė lidhje me gjėrat e dukshme, gjykon shqisa me ligjet e saj, ndėrsa njė gjykim tė tillė e pėrgėnjeshtron fuqia gjykuese e mendjes me njė pėrgėnjeshtrim aq tė madh, sa qė nuk le rrugė pėr mbrojtje. Andaj thash: U humb besimi ndaj gjėrave konkrete-tė dukshme, dhe ndoshta nuk ekziston besim pos ndaj gjėrave mendore, tė cilat janė parėsore, sikurse thėniet tona: “Dhjeta ėshtė mė e madhe se treshi”; “mohimi dhe pohimi nuk bashkohen nė njė gjė”; “njė gjė nuk mund tė jetė nė tė njejtėn kohė e re dhe e vjetėr, ekzistuese dhe joekzistuese, e patjetėrsueshme dhe absurde”… Nė kėtė ēast, gjėrat konkrete thanė: A thua je i sigurt se besimi yt ndaj gjėrave mendore nuk ėshtė sikurse besimi yt ndaj gjėrave konkrete, kur dihet se ti edhe ndaj neve kishe besim, mirėpo, erdhi gjykimi mendorė dhe na pėrgėnjeshtroi, dhe se po tė mos ishte gjykimi mendorė, ti do tė vazhdoje tė na besosh neve. Andaj, ndoshta edhe prapa gjykimit mendor ka ndonjė gjykatės tjetėr, i cili, po qe se manifestohet, do ta pėrgėnjeshtrojė mendjen nė gjykimin e saj, sikurse qė u manifestua gjykatėsi mendorė dhe e pėrgėnjeshtroi gjykatėsin e shqisės nė gjykimin e saj, dhe se, mosmanifestimi i njė kuptimi-gjykatėsi tė tillė nuk ėshtė argument mbi absurditetin e tij. Shpirti u ndal pak nė pėrgjigjen ndaj njė ēėshtjeje tė kėtillė, madje kėtė ēėshtje e mbėshteti pėrmes shembullit tė gjumit, dhe tha: A nuk sheh se si nė gjum ti beson nė disa gjėra, imagjinon disa gjendje, dhe mendon se ato gjėra janė tė vėrteta dhe stabile, dhe se nuk dyshon pėr gjendjen e tyre si tė tilla. Mėpastaj zgjohesh dhe kupton se tė gjitha imagjinatat dhe bindjet e tua nuk kanė kurrfarė bazamenti? Andaj, a thua kush tė siguron se tė gjitha gjėrat tė cilat i kupton dhe mendon pėrmes shqisės apo mendjes gjatė momentit kur je i zgjuar, kush tė siguron se tė gjitha kėto gjėra janė tė vėrteta, duke e pasur parasysh edhe gjendjen tėnde (nė tė cilėn gjendesh), kurse, nė anėn tjetėr, mund tė paraqitet ndonjė gjendje, me ē’rast, relacioni i saj ndaj zgjimit do tė jetė sikurse relacioni i zgjimit ndaj gjumit, dhe krahas saj, zgjimi yt do tė jetė gjum! Po qe se ndodhė njė gjė e tillė, do tė bindesh se tė gjitha gjėrat tė cilat i imagjinove me mendjen tėnde janė iluzione dhe tė pavlera, dhe se ndoshta kjo ėshtė ajo gjendja tė cilėn e pretendojnė sufistėt pėr gjendje tė tyre, me ē’rast pretendojnė se, ato, nė gjendjet e tyre, tė cilat janė tė posaēme pėr to, nėse zhyten nė vetvete dhe largohen nga shqisat e tyre, shohin gjendje tė cilat nuk janė nė pėlqyeshmėri-pajtim me gjėrat mendore. Ndoshta ajo gjendje ėshtė vdekja, ku, Pejgamberi a.s. thotė: “Njerėzit janė nė gjumė, e, kur vdesin, zgjohen”. Andaj, ndoshta jeta e kėsaj bote ėshtė gjum, nė krahasim me Botėn Tjetėr (Ahiretin). E, kur njeriu vdes, atij i paraqiten gjėrat ndryshe nga ajo qė i sheh tani. Kur m’u kujtuan gjėrat e kėtilla, u mundova tė gjej bar-ilaē, mirėpo nuk munda tė gjej, pasi gjėrat e kėtilla mundej tė mbroheshin vetėm me argument, mirėpo nuk munda tė gjej argument pėrveēse pėrmes komponimit tė diturive parėsore. E nėse kėto dituri nuk ishin nė rregull, nuk mundesha ta formoj argumentin. Andaj, kjo sėmundje u rrėnjos, dhe zgjati rreth dy muaj, dhe se gjatė kėsaj periudhe unė gjendesha nė drejtimin e sofistėve, me gjykimin e realitetit, e jo sipas gjykimit tė shprehjes dhe thėnies, gjersa mė shėroi Allahu xh.sh. nga njė sėmundje e tillė, me ē’rast shpirti u kthye nė gjendjen e tij tė shėndoshė dhe nė pėrmbajtėsi, dhe se gjėrat e patjetėrsueshme mendore u kthyen si tė pranuara, duke qenė nė to i bindur dhe i sigurt, gjė kjo e cila nuk ndodhi si rezultat i sistematizimit tė ndonjė argumenti apo rregullimit tė ndonjė fjale, porse, pėrmes njė dritė tė cilėn e hodhi nė gjoksin tim Allahu xh.sh., dritė kjo e cila ėshtė ēelėsi i shumicės sė njohurive-diturive.

“Shpėtuesi nga humbja”: Kėtė libėr Gazaliu e shkroi nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, dhe se ky libėr konsiderohet prej librave mė tė rėndėsishėm mendorė nė kėtė sferė-tematikė nė tė gjitha krijimtaritė botėrore. Nė kėtė libėr, ai (Gazaliu), pėrmes njė lloji tė biografisė sė tij personale mendore, na shpjegon zhvillimin e mendimit tė tij, dhe metodat e gjurmimit-kėrkimit tė tij pas sė vėrtetės, si dhe na i paraqet neve dyshimet dhe metodat e tij nė zbulimin dhe polemizimin e mendimeve, para arritjes tek mendimi tek i cili qetėsohet-bindet.

Rėndėsia e Gazaliut nė mendimin arabo-islam qėndron nė faktin e qėndrimit tė tij negativ ndaj filozofisė greke, si dhe nė themelimin e njė filozofie tė posaēme nga ana e tij pėr ēėshtjet e njohjes, e cila filozofi u ndėrtua nė baza tė vėshtrimit preciz, shikimit tė mprehtė dhe mendimit tė thellė. Ai e studjoi teorinė e njohjes, boshtin-sferėn e bindjes, dhe se pas dyshimit, arriti nė shpjegimin e sė vėrtetės mbi diturinė, edhe atė pėrmes metodės sė intuitės sė brendėshme, dhe pėrmes njė mėnyre karakteristike, me ē’rast i tejkaloi nė kėtė aspekt disa figura tė ndritshme tė filozofisė bashkėkohore evropiane, si psh, Dejvid Hjumin[7] (1711-1776), i cili e kritikoi ligjin shkajkorė (shkak-pasojė), duke thėnė, ashtu siē tha Gazaliu para tij, se: Nuk ekziston argument logjik mbi patjetėrsueshmėrinė e ekzistimit tė raportit-lidhjes nė mes tė shkakut dhe pasojės, porse, shprehia-tė mėsuarit tonė qė vazhdimisht ta shohim pasojėn si rezultat i cili pason pas shkakut, nė tė gjitha shikimet dhe vėshtrimet tona, na ka bėrė tė pretendojmė dhe mendojmė se i pari, shkaku, ėshtė shkaktar i ekzistimit tė pasojės. Ndėrsa ky shikim-vėshtrim nuk mjafton qė tė vėrtetojmė ekzistimin e njė raporti tė domosdoshėm nė mes tė kėtyre dy ēėshtjeve, siē qėndron nė ligjin e pėrgjithshėm shkajkorė. Ibėn Rushdi e kritikoi dhe demantoi kėtė mendim tė Gazaliut, duke thėnė: “Ai i cili i anashkalon shkaqet, ai e anashkalon mendjen dhe e shkatėrron shkencėn..”[8].

Mirėpo, Gazaliu nuk i mohon tė vėrtetat shkencore, qofshin ato matematikore apo natyrore, porse thotė: Shkenca ėshtė e kufizuar, dhe se ėshtė budallaki ndėrtimi i shkencės nė baza tė besimit-bindjes, sikurse qė nuk bėn qė shkenca tė kufizohet brenda kufijve dhe rregullave tė mendjes dhe argumenteve tė logjikės, pasi, ēdonjėra prej tyre, sikurse njohja shkencore, poashtu edhe njohja fetare kanė burime tė posaēme. Kėshtu, shkenca bazohet nė mendje, kurse besimi rrjedh nga zemra.

Dituria tek Gazaliu nėnkupton diturinė bindėse, dhe se, sipas tij, kushtet e kėtij lloji tė diturisė janė: “Dituria e vėrtetė-bindėse ėshtė ajo dituri nė tė cilėn zbulohet e njohura nė atė mėnyrė, sa qė tė mos mbetet nė tė asnjė dyshim, dhe se nuk mund tė shoqėrohet me gabim dhe imagjinatė, madje zemra nuk mund ta vlerėsojė atė, pasi siguria nga gabimi duhet ta shoqėrojė bindjen nė atė mėnyrė, sa qė, po qe se dikush e sfidon njė gjė tė tillė duke u munduar ta paraqesė gabimin e saj, p.sh. sikurse ai i cili e shndėrron gurin nė ar, apose shkopin nė gjarpėr, njė gjė e tillė nuk shkakton kurrfarė dyshimi dhe mohimi”[9]. Nga kjo kuptohet se kriteri i diturisė tek Gazaliu ėshtė bindja absolute, e kriteri i saj (bindjes) ėshtė besnikėria-besimi, kurse kriteri i besimit ėshtė zbulimi-paraqitja e tė njohurės nė atė formė nė tė cilėn nuk mbetet kurrfarė dyshimi.

E, nėse kthehemi tek Dekarti[10] (1596-1650), i cili ėshtė themelues i filozofisė bashkėkohore evropjane, me veprat e tij: “Meditime” dhe “Ligjeratė mbi metodėn”, do ta kuptojmė vlerėn e kriterit tė diturisė tek Gazaliu, dhe kushtėzimin e qartėsisė sė mendimeve nė bindje, si dhe zbulimin e tė vėrtetave ndaj mendjes nė mėnyrė natyrore, ose pėrmes zbulimit tė brendshėm, e, kjo ėshtė njė ndėr ēėshtjet mė madhėshtore e cila ėshtė thėnė nė veprėn “El-munkidhu mined-dalal”, dhe se kjo ēėshtje pėlqehet nė njė masė tė madhe me metodėn e Dekartit si dhe me parakushtin e tij pėr transferim kah njohja bindėse pėrmes intuitės mendore dhe pėrmes orvatjes pėr njohjen e vetvetes. Me njė analizė tė thellė nė mes tė metodės sė ēdonjėrit prej kėtyre dy mendimtarėve, Gazaliut dhe Dekartit, na bėhet e qartė thellėsia e jetės mendore dhe shpirtėrore nė civilizimin arabo-islam, ku, Gazaliu konsiderohet njė ndėr pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė saj.

Literatura:
-Ebu Hamid el-Gazali: “El-munkidhu mined-dalal ve-l-muusilu ila dhi-l-izzeti ve -l- xhelal”, El-xhamiatus-surijje, Damask, 1956.
-Kemal el-Jazexhi: “Mealimu -l-fikril-arabijj”, Bejrut, 1954.
-De Bor: “Tarihu-l-felsefeti fil-islam”, Lexhnetut-te’lifi vet-terxhemeti ven-neshėr, 1957.
-Umer Ferruh: “Tarihu-l-fikri-l-arabijji ila ejjami Ibni Haldun”, Bejrut, 1966.
-Abbas Mahmudu-l-Akkad: “Etheru-l-arabi fil-hadareti-l-urubbijjeti”, Kajro, 1960.

* * * * * *


Endnotat:
[1] Mubtedi’: Rrjedh nga fjala bid’a, e cila nė kuptimin gjuhėsorė do tė thotė: Zbulim, e mėpastaj u pėrdor pėr ndonjė ndodhi tė papėlqyer nė fe. Madje fjala mubtedi’ gati nuk pėrmendet pėr gjėra tjera pos pėr qortim.
[2] Dhahirijtė: Grup (frakcion) i cili i mveshet Davud edh-Dhahiriut, grup ky i cili merr nė konsideratė aspektin formal-tė jashtėm tė Kur’anit dhe Hadithit, dhe nuk orvatet qė tė bėjė shpjegime dhe komente mė tė largėta.
[3] Nė fjalorin: “Lisanu-l-arab” qėndron: Ez-zindik: Ėshtė ai i cili beson se koha (jeta) ėshtė absolute-e pakufishme, dhe se kjo ėshtė fjalė e arabizuar nga fjala ”zendeker” d.m.th. ai i cili pohon se koha ėshtė absolute.. Madje dijetarėt nuk janė tė njė mendimi nė lidhje me atė se a thua “Ez-zendeka” ėshtė drejtim-frakcion i caktuar, apose kjo fjalė i ngjeshet ēdo ateisti? Ibėn Kutejbe, nė librin e tij “El-mearif”, nė bisedėn e tij mbi fetė tek arabėt nė kohėn e injorancės (xhahilijetit), thotė: “Krishterizmi ishte prezent nė Rebia, Hebreizmi ishte prezent nė Himjer…, ndėrsa “zendeka” ishte prezente tek Kurejshitėt, tė cilėt e kishin marrur prej Hijre”. Poashtu, El-Hajjati (i cili i takon frakcionit mu’tezilit), nė librin e tij “El-intisar”, kėtė fjalė e pėrdor nė kuptim tė njė frakcioni tė posaēėm. Mirėpo, Ibėn Mendhuri, nė “Lisanu-l-arab” pėrmend se Ahmed bin Jahja thotė se nė gj. arabe nuk ekziston fjala “zindik”, porse nėse arabėt duan tė shprehin fjalėn tė cilėn e pėrdor populli, thonė “mulhid” (ateist) ose “dehrij”.
Pėr mė gjėrėsisht, kthehu nė librin “Fexhru-l-Islam” tė Ahmed Eminit, faq. 128 (Botimi i parė), dhe nė librin “Duha-l-Islam”, tė po tė njėjtit autor, faq. 137.
[4] El-muattil: Prej fjalės “ta’til”, e cila ka kuptimin e mohimit tė cilėsive tė Krijuesit.
[5] Njė pjesė nga hadithi tė cilin e transmeton Buhariu nė “Sahihun” e tij…
[6] Filozofėt arab thonė se kjo fjalė rrjedh nga fjala “sofia” qė do tė thotė urtėsi, dhe fjalės “astis” qė do tė thotė e falsifikuar, kamoflazhė. Mirėpo, nė tė vėrtetė, kjo fjalė ėshtė e marrur nga fjala greke “sophisma” qė do tė thotė vyeshmėria nė punė-ēėshtje-vepra, dhe se nga kjo fjalė rrjedh edhe fjala greke “sophistes”. Mirėpo, kjo fjalė filloi tė pėrdoret pėr emėrimin e atyre tė cilėt pėrdorin fjalė mirakėndėse, pasi ato punonin nė sferėn e arsimit, andaj edhe i mėsonin nxėnėsit e tyre se si tė triumfojnė apo tė hedhin poshtė ēfarėdo mendimi, kurdo qė tė duan, pa mos e marrė parasysh tė vėrtetėn dhe tė drejtėn; siē qėndron nė fjalorin “Laland” dhe “Frank”….
[7] Dejvid Hjumi: Filozof dhe historian skotlandez, i cili jetoi nė shek. e XVIII-tė. Ka shkruar njė vepėr me rėndėsi, me titull: “Mbi natyrėn njerėzore”, dhe disa shkrime tjera, nė tė cilat i qaset teorisė sė njohjes, duke u bazuar nė metodėn eksperimentale dhe atė tė vėzhgimit.
[8] Shih: Ibėn Rushd, “Tehafutut-tehafut” (“Pėrgėnjeshtrimi i pėrgėnjeshtruesve”).
[9] “El-munkidhu mined-dalal”, faq. 20.
[10] Rene Dekarti: Filozof dhe matematicient francez. Veprat e tij mė tė njohura janė: “Ligjeratė mbi metodėn” dhe “Parimet e filozofisė”. U mundua qė t’e ēlirojė filozofinė evropjane nga prangat e mendimit tė shekujve tė mesjetės dhe nga sundimi i njerėzve tė kishės. Vėndoi rregulla tė reja tė njė filozofie metafizike, nė tė cilėn filozofi filloi me mohimin e ēdo njohurie tė mėparshme pėr tė cilėn nuk ka argument, ndėrsa i la mendimet tė cilat janė tė dyshimta, dhe se prej dyshimit, d.m.th. mendimit, arriti tek ekzistenca: “Cogito, ego sum” (“Mendoj, pra jam”), dhe se pėrmes analizės mendore arriti deri tek bindja mbi ekzistimin e botės sė jashtme.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI