34 vizita - 3 sot   

horizonti

Koha ėshtė jetė
Nga: Khalid Baig


“Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm.” (Kur'an: Asr)

“Koha ėshtė flori”. Kjo ėshtė metafora mė e pėrdorur pėr kohėn nė gjuhėn tonė. Nė tė ka diēka tė vėrtetė sepse koha mund tė pėrdoret pėr tė fituar pasuri dhe koha e humbur mundet gjithashtu tė nėnkuptohet si humbje e rasteve pėr tė prodhuar pasuri. Kjo metaforė pėrmban diēka rreth vetė qėllimit tė jetės e qė duhet me kujdes ta shqyrtojmė. Nėse njė fėmijė thotė qė paraja ėshtė ēokollatė, ai do tė ketė tė drejtė nė kuptimin qė paraja mund tė pėrdoret pėr tė blerė ēokollatė. Por, tė rriturit do tė qeshen me tė sepse formulimi nėnkupton qė ēokollata ėshtė objekti mė i rėndėsishėm qė paraja mund tė blejė. Ngjashėm “koha ėshtė flori” nėnkupton qė paraja ėshtė objekti mė i rėndėsishėm nė jetė: ēdokush duhet tė vlerėsojė kohėn sikurse vlerėson paranė.

Historikisht kjo ka qenė njė nga metaforat mė tė rėndėsishmė qė drejtoi makinerinė e Revolucionit Industrial dhe zhvillimin teknologjik nė shekujt e fundit. Shumė zbulime dhe teknika tė reja kanė patur si qėllim, ruajtjen e kohės qė do tė thotė ruajtjen e parasė. Dhe pa dyshim lista e kėtyre zbulimeve dhe arritjeve tė tyre nė shpejtėsinė janė marrėmėndėse. Sot njerėzit, materialet dhe idetė mund tė lėvizin nga njė vend nė njė tjetėr brenda njė shpejtėsie tė jashtėzakonshme. Detyrat qė janė kryer brenda muajve apo viteve tani mund tė kryhen brenda minutave. Por megjithatė, ka diēka ironike rreth gjithė kėtij zhvillimi. Pamvarėsisht nga shpėrthimi i jashtėzakonshėm i pajisjeve pėr kursimin e kohės, jeta ėshtė bėrė mė e zėnė se kurdoherė. Nė pėrgjithėsi ne nuk po shohim shumė kohė tė kursyer.

Ne jemi shumė tė zėnė, por nė fund tė ditės nuk mund tė tregojmė se ēfarė kemi qenė duke bėrė qė ishim shumė tė zėnė. Ku na shkoi e gjithė ajo kohė e kursyer? Nė ēfarė mėnyre jeta jonė ėshtė bėrė mė produktive? Vetėm imagjinoni se si Interneti e ka bėrė tė mundshme qė informacioni brenda pak sekondash tė lėviz nė tė gjithė botėn. Dhe pastaj shiko se si i njėjti medium pėrdoret pėr tė shpenzuar orė tė tėra nė diskutime pa vlerė nė dhoma ēati (diskutimesh) apo nė hulumtime tė parėndėsishme! Kombinimi i natyrės sė kursimit tė kohės dhe shpenzimit tė kohės sjell nė fokus thelbin e problemit me vetė idetė aktuale tė kohės.

Dikush mund tė mendojė se nuk ėshtė pėr t’i vėnė fajin kėsaj metafora pėr kėtė humbje. Mbas gjithash “koha ėshtė flori” mund tė shihet si sygjerim qė asnjė moment s’duhet humbur. Aktualisht nėnvleftėsimi i kohės, duke e barazuar atė me paranė lejon shpenzimin e kotė tė saj kur dikush i ka fituar paratė qė i nevojiten. Kėshtu qė njerėzit flasin pėr “humbjen e kohės” dhe pėr nevojėn e pajisjeve dhe mjeteve pėr t’jua mundėsuar atyre ta humbin “kohėn e lirė”. Por, koha duhet tė konsiderohet mė shumė e rėndėsishme sesa paratė dhe jo ta shpenzojmė atė ashtu kot.

Pėr t’i vėrė gjėrat nė perspektivė, do shohim njė krahasim tė shpejtė historik. Konsideroni kohėn e muslimanėve tė hershėm kur asnjė nga kėto mrekulli shkencore nuk ekzistonin. Ekziston mendimi se atėherė njerėzit jetonin nė vende tė vogla, tė qeta dhe kishin pak pėr tė bėrė. Nė tė vėrtetė, ajo ishte periudha e aktivitetit tė pashembullt nė tė gjitha aspektet e jetės. Periudha e tyre ishte pėrplotė aktivitete ushtarake dhe politike gjatė tė cilave gati gjysma e botės sė atėhershme tė njohur hyri nėn flamurin e Islamit. Duke ardhur nga njė pjesė e prapambetur e botės, ata i paraqitėn botės njė civilizim tė ri qė mburrej me civilizimin dhe madhėshtinė e ushtrisė sė saj. Nė jetėn personale ata zakonisht shpenzonin shumė mė shumė kohė nė adhurim sesa ne shpenzojmė, shumica prej tyre shpenzonin orė tė gjata tė natės nė namaze individuale. Kjo do tė linte mė pak kohė pėr aktivitetet e tjera tė jetės. Ne gjithashtu dijmė qė atėhere mėnyrat e komunikimit ishin shumė mė tė dobėta qė nganjėherė atyre ju duhej tė udhėtonin mbi kalė pėr javė apo muaj pėr tė shkuar nė njė vend tjetėr, thėnė, pėr tė mbledhur njė transmetim tė njė hadithi nga dikush qė e ka dėgjuar drejtpėrdrejtė nga Profeti a.s.. Dhe, megjithatė gjatė kėsaj periudhe dhe pamvarėsisht nga tė gjitha problemet logjistike, sėbashku ata pėrmbledhen qindra e mijėra hadithe qė janė bashkuar nė pėrmbledhje tė ndryshme dhe janė tė vlefshme edhe sot, dhe ky ishte vetėm njė aspekt i jetės sė tyre. Ēudi se si e gjetėn gjithė atė kohė pėr kėtė?

Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė. Ata kanė pasur njė tjetėr metaforė pėr kohėn. Ata e ēmonin kohėn sikurse njė dhuratė ku pėrdorimi i duhur apo i gabuar i saj do tė pėrcaktojė rezultatin, pėrfundimin pėr jetėn e pėrjetshme. Ata kanė dėgjuar Profetin a.s. kur ka thėnė:

“Janė dy tė mira me tė cilėt njerėzit janė tė bekuar: shėndeti dhe koha e lirė”

Ata e morėn shumė seriozisht kėshillėn e tij kur ai tha: “Ēmoni pesė gjėra para pesė tė tjerave: Rininė para moshės sė vjetėr; shėndetin para sėmundjes; pasurisė para varfėrisė; kohėn e lirė para se tė bėhesh i zėnė; dhe jetėn para vdekjes.” (Mustadrak Al – Halim, Hadith 7846)

Abdullah bin Hasani tregon se ēdoherė kur takoheshin dy shokė tė Profetit a.s nuk do tė ndaheshin nga njėri tjetri pa kėnduar Suren Asr duke ia kujtuar njėri tjetrit humbjen e pakthyer qė ēdokush mund ta bėjė nėse harxhon kohėn nė punė tė kota. Ata nuk shpenzonin asnjė moment tė jetės sė tyre nė thashetheme, muhabete pa lidhje, apo punėra tė padobishme.

Ndryshimi ėshtė i qartė. Ne mund tė kemi njė makinė tė shpejtė, por nėse e ngasim atė pėr kėnaqėsi tė shpejtėsisė, jo pse ne duam qė tė arrijmė nė vendin e destinuar, ne kurrė nuk do tė arrijmė atje. Suksesi i tė parėve tanė, qėndron nė domethėnien dhe kuptimin mbizotėrues tė qėllimit dhe pėrgjegjėsisė dhe preokupimi i tyre nė pėrdorimin sa mė tė kujdesshėm tė kohės.

Po tė vijmė afėr nė periudhėn tonė do gjejmė tjerė shembuj tė sė njėjtės natyrė. Konsideroni rastin e maulana Ashraf Ali Thanvi (d. 1943). Nė sipėrfaqe ai vetėm drejtonte nja manastir dhe njė shkollė fetare dhe zhpenzonte kohė tė gjatė nė adhurim individual. Dhe ai gjithashtu ishte autori i rreth 1200 publikimeve duke i rradhitur qė nga broshura tė vogla e deri nė punime enciklopedike, sikurse ishte edhe Bahishti Zevar, e cila ka pasur miliona kopje nė shtyp. Ai gjithashtu iu pėrgjigjte ēdo ditė tė gjithė postės sė tij, e cila pėrmbante shumė, e nganjeherė me qindra. Dhe ai gjithashtu mėsoi gjenerata dijetarėsh! Sekreti i tij? Njė disiplinė e egėr e lindur nga njė merak i thellė pėr pėrgjegjėsinė e kohės.

Ne po bėhemi ēdo ditė e mė tė vjetėr. Njė ditė koha jonė do tė mbarojė dhe do e lėmė kėtė botė pėrgjithmonė. Se ēfarė do tė ndodh mbas, mvaret vetėm e vetėm nga ajo se nė ēmėnyrė e kemi pėrdorur kohėn qė e kishim nė dispozicion para se tė vinte ēasti i fundit i panjohur por i sigurt. Nė pyetje ėshtė pėrjetėsia.

Pėrktheu Ilda Sadriu

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI