26 vizita - 2 sot   

horizonti

Kosova – Ku ishin muslimanėt?
Nga: Khalid Baig


Vetėm imagjinoni sikur ėshtė viti 2100, shumė kohė mbasi ne kemi vdekur. Njė student po mėson pėr historinė muslimane tė shekullit tė fundit. Ai gjen nė tė ngjarje shumė shqetėsuese qė kishin ndodhur gjatė fundit tė atij shekulli. Njė vend, qė ishte shtėpi pėr rreth dy milion njerėzish brenda pak ditėsh u kthye pothuajse nė njė shkretėtirė. Vrasje, pėrzurje nga shtėpia dhe ēnderimi i femrave muslimane ndodhėn nė njė masė tė paparė. Ishte vazhdimėsia e njė tėrbimi qė pati filluar me fqinjėn Bosnjė disa vite mė parė. Atje, vrasja dhe kaosi vazhduan pėr katėr vjet, nė fundin e sė cilės fuqitė e mėdha, u futėn si ndėrmjetėsues, tė cilėt e kthyen vendin nė koloni tė tyre. Fakti mė shqetėsues ishte se ushtritė muslimane luftuan dhe humbėn porn ė fakt kjo ishte njė luftė e njėanshme me ushtri vrasėsish, pėrdhunuesish dhe banditėsh, viktimat e tė cilėve ishin njerėzit e pafajshėm dhe tė pambrojtur.

Ku ishin muslimanėt, mendoi studenti! Ai e gjen se megjithė pėrpjekjeve tė suksesshme tė kundėrshtarėve pėr tė pakėsuar numrin e muslimanėve pėrmes kontrollit tė lindjeve muslimanėt ishin rreth 1.2 bilion nė tėrė botėn. Ndodheshin nė tė gjitha kontinentet, nė tė gjitha shtetet dhe mė shumė se 50 shtete nė botė kishin kryetarė muslimanė dhe popullsinė me shumicė muslimane. A nuk kishin ata ushtri apo armė?

Nė tė vėrtetė, ata kishin ushtri tė mėdha dhe shumė armė, njė shtet madje ishte njė fuqi nukleare dhe nė mėnyrė tė suksesshme kishte prodhuar raketėn qė mund tė gjuante objekte tė largėta. Njė tjetėr shtet musliman qė posedonte ushtri tė madhe, ishte shumė afėr asaj zone nė rrezik. Disa tė tjera ishin shumė tė pasura. Tė gjitha sėbashku kishin burime tė mjaftueshme pėr tė ndaluar mizoritė.

Ndoshta, ato akoma nuk e kishin marrė vesh lajmin pėr ngjarjet tragjike, megjithėse ata kishin pajisje tė mira komunikimi. Por, edhepse nė tė vėrtetė ato mjete komunikimi nuk ishin nėn kontrollin e tyre, dhe ata tė cilėt i kontrollonin i zbukuronin dhe shtrembėronin tė vėrtetat rreth asaj se ēfarė po ndodhte, prapėseprapė muslimanėt ēdokund kishin mundėsi tė dėgjonin dhe tė shihnin tmerret qė ishin duke kaluar vėllezėrit dhe motrat e tyre nė atė vend. Ata panė vuajtjet, tė qajturat e tyre, por asnjė ushtar i vetėm nuk lėvizi nga bota muslimane pėr t’i ndihmuar ata, jeta, nderi dhe prona e sė cilėve po merrej nėpėr kėmbė, shkelej thjesht sepse ata ishin muslimanė.

Ndoshta ata ishin bėrė totalisht indifferent ndaj vuajtjeve qė po kalonin vėllezėrit e tyre, ndoshta kishin humbur besimin e tyre – jo! por, shpirtin po kėshtu qė nuk e kishin problem. Nė tė vėrtetė, kishte individė nėpėr botėn muslimane, shumė tė shqetėsuar pėr atė qė po ju ndodhte vėllezėrve tė tyre. Ata floėn pėr ta, grumbulluan para pėr ta, ju lutėn Zotit pėr ta, dhe dėshpėrueshėm i bėn lutje cilido qė menduan qė mund tė ndihmojnė.

Atėherė ēfarė ishte duke ndodhur? Studenti ishte hutuar. Duke gėrmuar nė ngjarjet historike, ai gjeti diēka interesante. Kur masakrat po vazhdonin nė Kosovė, ushtria e madhe e Turqisė ishte e zėnė duke sulmuar muslimanėt Kurd. As turqit dhe as kurdėt nuk mendonin se nė vend qė tė sulmonin njėri tjetrin, duhet tė sulmonin serbėt, tė cilėt po masakronin muslimanėt nė Bosnjė dhe pastaj nė Kosovė. Jo shumė gjatė para kėsaj, dy shtetet e mėdha muslimane Irani dhe Iraku, luftuan njė dekadė tė gjatė lufte ku u vranė dhe u plagosėn miliona dhe shpėnzimet ishin nė biliona. Tė dyja deklaronin Izraelin si armikun e tyre tė vėrtetė por megjithatė ata luftuan njėri tjetrin.

Armiqtė e tyre definitivisht kishin mbaruar punėn e tyre nė ndezjen e flakėve tė kėtyre luftrave shkatėrrimtare. Zhvillimi intrigues qė ndihmoi kėtė fiasko ishte njė ideologji e re dhe e huaj qė sundoi botėn muslimane. Ideologjia shkatėrruese ishte ajo e shtetit kombėtar, sipas asaj ideologjie ēdo shtet musliman ishte njė komb, vend i pavarur. Dhe ashtu ato u bėnė. Ēdonjėra kishte flamurin e saj kombėtar, himnin kombėtar, festat nacionale, dhe interesat kombėtare. Nė sallonet e fuqive tė mėdha, Umeti vdiq. Liderėt muslimanė biseduan pėr Umetin, por vetėm si njė entitet formal-ceremonial. Kryetarėt dhe ushtritė ishin pėr tė mbrojtur kufinjtė kombėtar dhe interesat kombėtare; askush nuk kthehej pėr tė parė kufinjtė apo interesat e Umetit.

Vrasjet, zjarrėvėnėsit, dhe ēnderimi i grave nė Kashmir nuk ishte problem i askujt pėrveē Pakistanit dhe kjo vetėm pėr shkak se vendi ishte njė burim strategjik i ujit tė Pakistanit. Nėse nuk do tė ishte pėr “interesa kombėtare”, Pakistanit nuk do t’i interesonte Kashimir. Brutalizimi i muslimanėve nė Palestinė nuk ishte ēėshtje e askujt pėrveē i vetė palestinezėve. Edhe vetė Jerusalemi dhe Al-Aksaja janė bėrė probleme palestineze. Bosnia dhe Kosova ishin pėrgjegjėsi e askujt, sepse ato nuk ekzistonin aspak nė hartat e reja tė interesave kombėtare.

Ishte njė ideologji qesharake, e eksportuar nga fuqitė koloniale kėshtu qė ndikimi i tyre do tė mbetet i fortė edhe mbas dorėzimit tė kolonive. Por nė ato ditė tė ēuditshme njerėzit normalisht kishin njė nga dy reagime tek mė shumė se ēdo gjė qė vinte nga ish pronarėt e tyre kolonial; ata ose e mikpritnin atė, duke menduar qė do t’i sjellė atyre progres dhe lumturi, ose do tė hiqnin dorė nga ai duke e menduar atė si tė pashmangshme. Megjithatė, ideologjia e shteteve kombėtare ishte pikėrisht e kundėrt me idenė Islame tė njė Umeti dhe jeta u shkri nė mes tė dy kėtyre koncepteve tė kundėrta konfliktuese. Haxhi simbolizonte klasifikimin nė dy grupe. Ishte rikujtim njėvjeēar qė muslimanėt janė njė popull, sikurse tė gjithė besimtarėt nga e gjithė bota veshin tė njėjtėn veshje dy copash, i vinin rrotull tė njėjtės Qabe, duke thėnė tė njėjtėn zotim, ‘O Allah, unė jam kėtu’. Ėshtė bėrė gjithashtu rikujtim tė njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme tė njė udhėtimi, haxhi: pasaporta. Pa kėtė dokument tė pėrkatėsisė sė njė shteti kombėtar askush nuk mund tė kryej Haxhin apo tė lėviz nga njė pikė nė njė tjetėr nė tokėn e shenjtė. Studenti mė nė fund e kuptoi kurthin ideologjik qė garantoi tragjeditė e Bosnjės dhe Kosovės. Por ai nuk mund tė shpjegonte pse muslimanėt e asaj periudhe lejuan qė tė binin nė kurth. A nuk e dinin deklarimin Kur’anor, “Ska dyshim se besimtarėt janė vėllezėr” (Al –Huxhurat, 49:10)

A nuk e mbanin mend urdhėrin Kur’anor, “Dhe kapuni qė tė gjithė ju pėr litarin (fenė dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u pėrēani.” (Ali Imran, 3:103)

A nuk e mbanin mend hadithin, “Besimtarėt janė sikur njė trup. Nėse syri vuan, i gjithė trupi vuan, dhe nėse koka vuan, i gjithė trupi vuan.“ (Muslimi, hadithi 4687)

A nuk e dinin ata qė idea shkatėrruese e krijimit tė shteteve kombėtare aktualisht ishte ide e krijimit tė ndarjeve pėrmanente tė Umetit? A nuk e panė ata tė paktėn qė kur ata ishin duke vuajtur nėn timonin e kėsaj ideologjia tė importuar, Evropa, pikėrishtė ajo e cila e pėrgatiti atė ideologji, ishte duke thyer ndarjet nacionale, dhe po hynte nė bashkim? Ēfarė iu shkonte atyre nė mendje? Pse e lejuan veten tė burgosen nė kafazin e atij nacionalizmi tė shpifur?

Studenti heqi dorė. Historia ėshtė pėrplot me intriga!

Pėrktheu Ilda SADRIU

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI