vizita - 0 sot   

horizonti

Muhamedi a.s. nė ditėt e para tė Pejgamberisė
Nga: Rifat efendi JUSUFI, Ulqin


Pejgamberin a.s., shpirtėpastėr, me logjikė tė shėndoshė, kur filloi t’iu afrohet tė dyzetave, gjithnjė e mė shumė filloi ta brejė injoranca e popullit tė vet. Mundohej tė gjejė ngushėllim shpirtėror pėr kėtė. Qetėsinė mundohej ta gjejė nė vetmi, filloi tė izolohej nga populli, tė tėrhiqej nga shoqėria e ēoroditur, ngjitej nė kodrėn e lartė disa kilometra larg Ka’bes, atje thellohej nė kontemplacion, meditonte rreth krijimit tė qiejve dhe Tokės, duke qortuar kurejshitėt, tė cilėt u ishin dhėnė epsheve dhe jetės sė shfrenuar, kishin lėnė besimin e vėrtetė dhe ishin dhėnė pas adhurimit tė idhujve, gjė qė ishte e pakapshme pėr logjikėn e shėndoshė. Muhamedi a.s. kalonte ditė tė tėra ne vetmi nė shpellėn Hira. Kur i mbushi Muhamedi a.s. katėrdhjet vjet, e dėrgoi Zoti xh.sh. mėshirė pėr botrat, pėrgėzues pėr tė gjithė njerėzit.

Fjalėt e para qė i zbritėn nga Zoti xh.sh. ishin:

“Lexo, me emrin e Zotit tėnd i cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės). Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruaj me pendė. I mėsoi njeriut atė qė nuk dinte.” ( El - Alak, 1 – 5)

Muhamedi a.s. filloi ta zbatojė urdhėrin e Zotit xh.sh., tė thėrrasė nė adhurim nė njė Zot Fuqiplotė dhe t’i asgjėsojė idhujt. Por, ftesa ka qenė e fshehtė nga frika qė mos t’i befasojė Kurejshitėt tė cilėt ishin kėmbėngulės nė shirkun dhe idhujtarinė e tyre, andaj Muhamedi a.s. nuk e publikoi ftesėn nė tubimet e mėdha tė Kurejshitėve, dhe nuk i ftoi nė besim pėrveē tė afėrmit e ngushtė ose ata qė i njihte mė heret. Tė parėt qė e pėrqafuan fenė Islame ishin: Hadixhja, Aliu, Zejd iben Harithi, Ebu Bekri, Uthmani, etj.

Kontaktet e tyre me Pejgamberin a.s. ishin tė fshehta. Kur arriti numri i besimtarėve nė 30 burra dhe gra, Muhamedi a.s. zgjodhi pėr vendtubim shtėpinė e Erkam bin Erkamit. Nė atė shtėpi ata merrnin udhėzime dhe mėsonin. Numri i atyre tė cilėt e pranuan Islamin tani shtohet nė 40 burra dhe gra, ku shumica prej tyre ishin tė varfėr dhe nuk kishin famė ndėr Kurejshitėt.

Lajmi pėr thirrjen nė Islam edhe pse nė fillet e para ishte individual dhe sekret, ai arrin tė depėrtojė nė mesin e mushrikėve kurejsh tė cilėt filluan t’i frikėsohen rritjes sė numrit tė besimtarėve dhe pėrkrahėsve tė Islamit. Mė vonė zbret ajeti Kur’anor:

“Dhe tėrhiqu vėrejtjen farefisit tėnd mė tė afėrt” (Shura, 214)

Pas zbritjes sė kėtij ajeti, Pejgamberi a.s. njė ditė prej ditėsh hypi nė kodrėn Safa, i tuboi kurejshėt dhe u tha: “Ēka mendoni, sikur t’u kisha informuar se armiku ėshtė nė luginė pas kėsaj kodre e do t’ju sulmojė, a do tė mė kishit besuar”? Ata iu pėrgjigjėn: “Po, sepse kurrė nuk kemi parė tė rrejsh”. Atėherė Pejgamberi a.s. u tha: “Pra, me tė vėrtetė unė ua tėrhjek vėrejtjen pėr njė ndėshkim tė ashpėr nėse nuk i bindeni All-llahut tė Lartmadhėruar”. Sapo mbaroi bisedėn, u ngrit Ebu Lehebi dhe duke e injoruar Muhammedin a.s. tha: “A pėr kėtė na ke thirrur, hė tu thafshin duart!”. Kjo pėrbuzje dhe ky injorim qė iu bė Muhammedit a.s. nga Ebu Lehebi dhe mushrikėt tjerė, ishte shkak i zbritjes sė sures Mesed.

Thirrja Islame e cila kishte karakter tė reformizmit ideo-moral, shoqėror e individual, hasi nė rezistencė serioze tė mekasit. Islami kėrkonte ndryshime nė shoqėrinė e tillė nė tė gjitha fushat e jetės njerėzore, prandaj edhe tė shumtė ishin ata tė cilėt u ngritėn nė mėnyra tė ndryshme kundėr Pejgamberit a.s. dhe rrugės nė tė cilėn ftonte ai.

Tė parėt, qė reaguan padyshim, ishin fanatikėt arabė, tė cilėt duke mos e inkuadruar as tė menduarit mė tė thjeshtė, u qėndronin besnikė idoleve dhe idhujtarisė. Tė dytėt ishin aristokratėt, tė cilėt me keqardhje e pritėn aktivitetin reformist tė Muhamedit a.s.. Shoqėria mekase, e cila fund e krye ishte injoruese ndaj predikimeve tė reja tė Muhammedit a.s., udhėhiqej nga tė pasurit, tė cilėt tėrė atė pasuri e kishin arritur nė kurriz tė tė tjerėve dhe nė mėnyrė tė pandershme. Aplikimi i mėsimit, tė cilin e predikonte Muhamedi a.s. pėrjashtonte ēdo mundėsi tė manipulimit me njerėz dhe pronė.

Tė tretėt ishin ata tė cilėt nuk e kontrollonin veten e ishin zhytur nė amoralitet dhe korrupsion. Ata ishin duke i humbur edhe virtytet e fundit tė moralit.

Tė katėrt ishin materialistėt, sipas tė cilėve jeta ishte vetėm e kėsaj bote. Me vdekjen e njeriut, sipas bindjes sė tyre mbaronte gjithēka.

Tė pestėt ishin paria, tė cilėt gėzonin autoritet tė madh mes njerėzve. Ata vendosnin pėr ēėshtjet me rėndėsi dhe para tyre nuk guxonte kush tė ngrejė zėrin. Kėshtuqė ftesa qė bėnte Pejgamberi a.s. thėrriste pėr barazi dhe tė drejta mes njerėzve pa dallim kombi, race, gjuhe ata i pengonin Mushrikėt kurejsh.

Edhe pse nė fillim shumica nuk e pranuan fenė Islame, Pejgamberi a.s. vazhdoi misionin e tij. Mėnyrat e ftesės sė Muhamedit a.s. ishin tė ndryshme. Ai kur i paraqitej ndonjė individi apo tubimi, sė pari citonte disa verse nga Kur’ani, me zė pėrkėdhelės dhe entuziazėm, pastaj shkurtimisht i komentonte dhe nė fund i ftonte dėgjuesit nė besim. Poashtu filloi t’ju sqarojė njerėzve se kėta idhuj i ka ndėrtuar vetė dora e njeriut, ato nuk kanė mundėsi t’i sjellin kurrfarė tė mire vetvetes, e atėherė si kanė mundėsi tu sjellin tė mira njerėzve.

Idhujtarėt u ndien tė nėnēmuar me ftesėn-misionin e Muhamedit a.s. dhe vendosėn qė tė marrin hapa qė ta ndalojnė. U zgjodhėn njė grup prej tyre, u ankuan te Ebu Talibi dhe kėrkuan qė ta ndalojė ai Muhamedin a.s., mirėpo Ebu Talibi nuk e pranoi kėtė detyrė.

Kur kurejshitėt panė se Muhamedin a.s. nuk mund ta pengonte asgjė nga interpretimi i fesė sė re dhe pėrhapjen e saj, filluan pėrsėri tė mendojnė pėr mėnyrėn e pengimit tė veprimtarisė sė Pejgamberit a.s. dhe shokėve tė tij. Ndėr mėnyrat dhe format e presionit dhe tė propagandės qė ushtronin mushrikėt kurejsh kundėr Muhammedit a.s. ishte edhe ironia, tallja, shpotia dhe pėrgėnjeshtrimi tė cilat ishin mjete tė para tė pėrdorimit kundėr muslimanėve. Ata filluan t’i poshtėrojnė muslimanėt me emra fyese, kurse Resulull-llahun a.s. e akuzuan rėndė, duke thėnė se ėshtė i ēmendur.

Shtrembėrimi i mėsimit tė Resulull-llahut a.s., shkaktimi i dyshimit, propagandimi i agjitacioneve tė rrejshme, pėrhapja e fjalėve tė pabaza rreth kėtij mėsimi dhe rreth personalitetit tė Resulull-llahut a.s., duke e tepruar nė tė gjitha kėto, kishin pėr qėllim qė njerėzve mos t’u mbetet kohė tė mendojnė pėr kėtė fe.

E kundėrshtonin Kur’anin me trillimet e popujve tė lashtė qė me kėto t’i zbavisin njerėzit pėr t’i larguar nga mėsimi i Kur’anit.

Orvatjet e mushrikėve kurejsh pėr tė gjetur njė mesatare tė pėrbashkėt mes Islamit dhe idhujtarisė kishte pėr qėllim qė tė arrihej njė marrveshje mes dy palėve duke u tėrhequr tė dyja palėt nga disa rite fetare.

Pastaj mushrikėt kurejsh duke parė vendosmėrinė e Muhammedit a.s. i afruan Atij pasuri, pozitė, vetėm qė Muhamedi a.s. ta braktisė thirrjen nė Islam dhe fyerjen e idhujve.

Kur e panė se kjo mėnyrė e veprimtarisė sė tyre nuk po sillte kurrfarė rezultati, u tubuan sėrisht dhe formuan njė komision prej 25 anėtarėsh nga paria mekase. Kryetar u zgjodh Ebu Lehebi, xhaxhai i Resulull-llahut a.s.. Pas mendimeve dhe konsultimeve tė shumta, ky grup njerėzish mori vendim definitiv kundėr Resulull-llahut a.s. dhe shokėve tė tij. Vendosėn tė mos kursejnė asgjė kundėr Islamit. Vendosėn ta torturojnė Resulull-llahun a.s. dhe tė gjithė ata qė e pėrqafuan Islamin, duke ushtruar ndaj tyre tė gjitha trysnitė e mundimshme.

Si rast konkret tė ushtrimit tė masave tė tyre po e pėrmendim Ebu Lehebin, i cili kishte tė martuar dy bijtė e tij pėr dy bijat e Pejgamberit a.s. dhe urdhėroi qė t’i ndajnė – shkurorėzojnė. I njėjti e ndiqte Muhamedin a.s. dhe publikisht e quante gėnjeshtar. Po ashtu bashkėshortja e Ebu Lehebit Umu Xhemilja, vendoste ferra nė vendet ku kalonte Muhamedi a.s., e nė derėn e Pejgamberit a.s. vendoste ndyrėsira.

Kundėrshtari mė i rreptė i Muhammedit a.s., Ebu Xhehli tentoi qė tia qesė shkėmbin mbi kokė gjersa ishte nė sexhde Pejgamberi a.s. Nė tė njėjtėn pozitė Ukbe bin ebi Muait ia qiti zorrėt e deves mbi kokė tė Dėrguarit tė Zotit a.s., kurse nė njė rast tjetėr tentoi qė t’ia zė frymėn (duke e shtrėnguar nė fyt) me kėmishė gjatė kryerjes sė namazit rreth Ka’bes.

Umeje bin Halefi e torturoi shėrbėtorin e tij Bilalin duke e shtrirė nė vapėn e shkretėtirės, duke i vendosur gurė tė medhenj mbi trupin e tij dhe duke i thėnė: “Kėshtu do tė torturojė gjersa tė vdesėsh ose ta mohosh Muhammedin (si Pejgamber) dhe tė adhurosh Latin dhe Uzanė”.

Ndėrsa Amėr bin Jasirin dhe dy prindėrit e tij i kishte lidhur Ebu Xhehli nė vapėn e shkretėtirės nė drunj qė tė vuajnė, vetėm pse kishin pranuar Islamin. Atij nuk i mjaftoi vetėm kjo por, ai pastaj e mbyti nėnėn e Amrit para syve tė tij duke ia shpuar zemrėn me hu, kurse babai i Amrit vdiq prej plagėve.

Pastaj Ebu Fukejheti u torturua nga pronari i tij Abdi-d-Dari, duke e lidhur prej kėmbėsh dhe e tėrhiqnin zvarritur pėr tokė.

Mėnyra tjetėr pėr t’i larguar nga besimi Islam ishte dhe bojkotimi – izolimi i atyre qe e pėrkrahnin idenė e Muhamedit a.s. i cili zgjati tri vjet me radhė.

Analistėt kanė radhitur disa faqe me emrat e personave tė cilėt e sulmonin Pejgamberin a.s. dhe muslimanėt e parė. Nė ato faqe janė pėrfshirė tė gjitha familjet e njohura mekase. Ėshtė vėshtirė tė kuptohet kjo kur e dimė se prej tė gjitha atyre familjeve ka pasur muslimanė, tė cilėt ishin vėllezėr, kushėrinj po edhe bijtė e armiqėve tė pėrbetuar tė Islamit.

Ndėr mė tė torturuarit ishte vetė Muhamedi a.s., po edhe shokėt e tij nuk u kursyen nga mundimet e rrepta tė idhujtarėve. Robėrit, tė cilėt pranuan Islamin, ishin tė pambrojtur, u torturuan pamėshirshėm sa qė edhe u mbytėn. E gjithė kjo qė ndodhte, nuk e luhati Pejgamberin a.s. dhe shokėt e tij qė tė largohen nga Islami. Ebu Talibit nė njė rast i erdhi delegacioni prej idhujtarėve qė t’i ankohen pėr Muhamedin a.s.. Kur shkuan kurejshėt, e thirri Muhamedin a.s. dhe i tha: “O djali i vėllait tim! Mė kanė ardhur kurejshitėt dhe mė kanė kėrcėnuar. Mė ruaj mua dhe veten dhe mos mė ngarko me atė qė nuk mund ta bėj!” Pejgamberi a.s. mendoi se axhės sė tij i ka lindur ndonjė mendim qė ta dorėzojė atė (Muhamedin a.s.) dhe se ėshtė dobėsuar dhe nuk mund t’i ndihmojė qė ta mbrojė. Pejgamberi i tha: “O xhaxhai im, betohem nė Allahun se sikur tė ma venė diellin nė anėn e djathtė dhe hėnėn nė anėn e majtė, me qėllim qė ta lė kėtė thirrje, nuk e lė derisa tė na ndihmojė All-llahu ose tė vdes pėr tė”.

Nuk dihet saktė si reagoi Muhamedi a.s. ndaj kėsaj padrejtėsie, por mund tė konkludojmė nė bazė tė ngjarjeve tė cilat ndodhėn disa vite mė vonė: nė luftėn e Uhudit, viti i tretė hixhrij, Pejgamberi a.s. u plagos, shokėt i propozuan qė ta lusė Allahun xh. sh. qė t’i dėnojė armiqtė e tij; Muhamedi a.s. ngriti duart nga qielli dhe tha: “O Zot, udhėzoje popullin tim, se ata nuk dinė”. Rast konkret kemi kur Muhamedi a.s. kaloi pranė familjes sė Jasirit dhe u tha: “Kini durim, o familje e Jasirit! Vendbanimi i juaj do tė jetė xhenneti”. Duke i parė vuajtjet e mėdha qė u sillnin idhujtarėt besimtarėve, Muhamedi a.s. u propozoi atyre qė tė emigrojnė nė Abesinij. Emigrimi i parė u bė nė vitin e pestė pas shpalljes, ku emigruan 11 burra dhe 4 gra tė cilėt udhėtuan nė kėmbė gjerė nė bregdet e pastaj me anije. Emigrimin e dytė e pėrbėnin 83 ose 82 burra dhe 18 gra, tė cilėt qėndruan nė Abesini gjer nė vitin e shtatė tė shpalljes. Nė vitin e dhjetė pas shpalljes Muhamedi a.s. shkoi nė Taif. Arsyeja ishte se, pasi i kishin vdekur dy mbrojtėsit mė tė mirė tė tij, Ebu Talibi dhe bashkėshortja e tij Hadixheja r. a., idhujtarėt i shtuan torturat ndaj Muhamedit a.s.. Qėllimi i udhėtimit ishte qė tė gjejė vend mė tė pėrshtatshėm dhe pėrkrahje pėr da’ve. Jeta e Muhamedit a.s. dhe e besimtarėve nė Mekė u vėshtirėsua nga torturat e armiqėve tė Islamit, mirėpo, kurrė nuk arritėn qė t’i largojė nga kjo vepėr e shenjtė dhe rruga e vėrtetė. Muhamedi a.s. i ndiqte grupet e ndryshme, tė cilėt arrinin nė Mekė nėpėr vendqėndrimet e tyre, shkonte dhe ua paraqiste tė vėrtetat e Islamit dhe kėrkonte qė ta dėshmojnė se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut me qėllim qė tė shpėtojnė. Po ashtu, Pejgamberi a.s. iu drejtohej njerėzve duke u thėnė: “A ka ndonjė i cili do tė mė ēojė te populli i tij, sepse kurejshėt mė ndalojnė qė t’i kumtojė fjalėt e Zotit tim”. Thirrja e Pejgamberi a.s. ngjallte interesim te tė pranishmit, tuboheshin rreth tij, por askush nuk kishte guxim qė t’i pėrgjigjet thirrjes sė tij. Haxhi ishte momenti mė i pėrshtatshėm pėr thirrje. Pejgamberi a.s. hasi nė njė grup tė cilėt kishin ardhur prej Medine, ua paraqiti Islamin e ata e pranuan. Lajmi i Pejgamberit a.s. tė pritur, ngjalli interesim nė mesin e medinasve. Kjo bėri qė vitin e ardhshėm tė vijnė nė Meke 12 tė deleguar nga Medina. Kur u nisėn medinasit tė kthehen nė Medine, Pejgamberi a.s. e dėrgoi Mus’ab ibėn Umerin me ta qė t’ua mėsojė parimet Islame dhe t’u prijė nė namaz. Mus’ab ibėn Umejri r.a. e kreu me sukses detyrėn qė i ishte besuar dhe vitin e ardhshėm erdhi bashkė me disa muslimanė tė tjerė (73 vetė, nė mesin e tė cilėve, ishin edhe dy gra), dhe e bėnė Beslidhjen e Dytė nė Akabe, e cila ishte hap i parė i kalimit tė muslimanėve tė Mekės pėr nė Medine. Kalimi i besimtarėve prej Mekės nė Jethrib u bė ilegal, nė mėnyrė individuale ose nė grupe tė vogla, pėr arsye se idhujtarėt vėzhgonin ēdo lėvizje tė muslimanėve dhe ndalonin emigrimin. Ka pasur raste qė kanė emigruar haptazi sikur Umer bin Hatabi, Zubejr bin Avami, Uthman bin Afani etj. Pejgamberi a.s. doli nga shtėpia e vet natėn e 27 tė muajit sefer, tė vitit 14 tė pejgamberllėkut gjegjėsisht 12/13. 09. 622, fshehurazi pėr arsye se paria e mushrikėve Kurejsh vendosėn qė ta mbysin Muhammedin a.s.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI