|
Dukuria e modernitetit (Pėrgjigjja Islame sfidave tė tij)
Nga: Edin Gjoni
Zbėrthimi pėrmbajtėsorė i termit modernizėm ose modernitet, nė mėnyrė tė mirėfilltė, ėshtė ēėshtje tejet e vėshtirė. Ne e ndjekim modernitetin nė tė gjitha modalitetet (variacionet) e tij thotė Oktavo Paz nė fjalimin e tij tė mbajtur me rastin e pranimit tė shpėrblimit tė Nobelit mė 1990 por kurrė nuk arrijmė ta rrėmbejmė atė. Kjo ngjan jo vetėm si pasojė e asaj qė moderniteti paraqet tė tanishmėn prezente e cila, pėr nga natyra, ėshtė e pakapshme (ngase nė momentin kur e shqiptojmė rrokjen e fundit, ajo veē na ka ikur), (etimologjikisht fjala modernitet rrjedh nga fjala latine modo qė do tė thotė tani), por edhe nga larmia e manifestimeve (shėndritjeve) tė saja nė qiellin e historisė sė veprimtarisė intelekuale tė njeriut, qoftė nė filozofi, letėrsi, muzikė, art etj, qė i ngjason njė rendi sukcesiv yjesh (siē shprehet Adorno), por tė cilėt i kundėrvihen njėri tjetrit.
Me fjalė tė tjera, nėse kultura tė cilėn e zhvillon krishterizmi ishte njė lloj moderniteti nė krahasim me kulturėn antike (pėr herė tė parė fjala latine modernu, pėrdoret nė shek. e V pėr tė shėnuar intervalin kalimtar prej antikės greke nė periudhėn mesjetare) dhe nėse, nė anėn tjetėr, humanizmi dhe renesansa (jo rastėsisht nė kėtė periudhė, respektivisht nė shek. XIV, pėr herė tė parė hyjnė nė pėrdorim termi modernus nė njėrėn nga gjuhėt evropiane, konkretisht gjuhėn e vjetėr frėnge) e pastaj iluminizmi paraqesin modernitetin e kohės sė vet nė krahasim me periudhėn mesjetare, atėherė do tė ishte shumė vėshtirė tė zbulohet elementi i pėrbashkėt i cili i bashkon kėto dy lloje tė modernitetit, gjė qė do tė ishte vendimtare pėr vetė definimin e nocionit tė tij.
Nė tė vėrtetė, ajo ēfarė neve na intereson nė kėtė rast ėshtė moderniteti i cili vjen pas Mesjetės, ngase ky jo vetėm qė ka mbijetuar deri me sot dhe i ėshtė imanent shoqėrisė evropiane bashkėkohore, rrjedhimisht, pra, edhe shoqėrisė sonė, por ai tani, me plot gojė mund tė themi se, ka arritur pothuajse ekstremin e manifestimit tė vet. Kemi tė bėjmė me njė botėkuptim (weltanschaung) specifik i cili vie si reaksion, pothuajse revolucionar, ndaj botėkuptimit fetar, konkretisht, botėkuptimit tė krishterė.
Botėkuptimi fetar (krishterė) nė fokus tė qarkut semantik e vė Zotin i cili ėshtė krijues i universit dhe njeriut. Meqė njeriu pėr nga natyra ėshtė i njollosur nga mėkati, pėr tė nuk ka shpėtim dhe as qė mundet tė vij deri tek tė vėrtetat duke qenė i pamvarur nga Drita Hyjnore. Kodeksi i tė vėrtetave dhe i vlerave etike tė shpallura tė cilat doemos duhet besuar dhe praktikuar, sigurojnė tė vetmin shpėtim pėr njeriun. Kjo do tė ishte ajo ēfarė Augustini quan Qyteti i Zotit nė veprėn e tij De civitate Dei contra paganos. Me kohė Qytetin e Zotit tėrėsisht do ta pėrfaqėsojė Kisha e cila do tė promovojė sloganin Extra Ecclesiam nulla salus (Jashtė Kishės nuk ka shpėtim). Kjo formulė do tė aktualizohet mė sė miri nė rrafshin botėror, krahas atij shpirtėror, gjatė pontifikatit tė Inoqentit tė III (1198-1216) i cili plotėsisht do ta sendėrtojė reformėn e investiturės tė cilėn do ta sjell papa Gregori i VII nė Dictatus papae mė 1075. Por, papati nė kohėn e Inoqentit tė III ka kulminuar nė njė lartėsi nė tė cilėn ishte vėshirė tė mbahet (Gregorovius). Menjėherė pas vdekjes sė tij tek shtetet evropiane, sidomos nė Francė, zgjohen, reaktivizohen tendencat nacionale e me tė edhe antagonizmat nė mes tyre. Papa tashmė bie nėn dominimin e mbretit tė Francės (madje edhe selia e papatit zhvendoset nė Avignon) dhe shndėrrohet nė armė e cila lufton pėr interesa politike tė mbretit. Kjo do tė sjell si pasojė diskreditimin e vetė autoritetit tė papės si institucion, jo si individ, dhe njėherazi dyshimin madje nė prejardhjen Hyjnore tė primatit tė papės (August Franzen).
Autoriteti i papės ose Kishės do tė vėhet nė pyetje edhe nė atė ēfarė paraqiste misionin themelor tė saj, ndermjetėsimin nė mes njerėzve dhe Zotit. Reformacioni ishte shembull tipik i kėsaj. Me refuzimin e indulgjencave nga ana e Martin Luterit (nė pjesėn e parė tė shek.XVI) si dhe afirmimin e dinjitetit tė njeriut qė si i tillė ka tė drejtė qė pa ndėrmjetėsim tė kėrkojė shpėtimin nga Zoti, pra pėrmes besimit individual e jo pagesės. Kėtė projekt do ta kurorėzojė me pėrkthimin e Biblės nė gjuhėn gjermane tė cilėn gjerė mė atėherė e lexonin vetėm priftėrinjtė, ngase ishte e shkruar vetėm nė latinisht. (Kisha humb ndikimin e saj nė politikė, rolin e ndėrmjetsuesit dhe interpretuesit tė Skripturės).
Pa dyshim se autoriteti i Kishės, ndikimi dhe prezenca e saj nė jetėn e pėrditshme evidentisht ėshtė cunguar. Fatkeqėsisht, me pavarsinė e njeriut tė thjeshtė nga autoriteti i Kishės, dalėngadalė ka ardhur deri te pavarsia e njeriut nga ajo ēfarė quajmė Dritė Hyjnore. Gjersa pėrpjekjet intelektuale tė skolastikve mesjetarė, Tomas Akvinasit par exellence, ishin tė drejtuara kah pajtueshmėria nė mes Biblės dhe arsyes si dy rrugė drejtė njė tė vėrtete, tek Descartesi ēdo gjė i nėnshtrohet skepsės (dyshimit), pra edhe dogmat. Dyshimi filozofik nė tė vėrtetė dėshmon arsyen tonė ose racion prandaj edhe ėshtė element imanent i natyrės dhe ekzistencės sė njeriut (Cogito ergo sum). Dogmėn e zėvendėsojnė vrojtimet dhe eksperimentet sistematike tė shkencave empirike. Rėnia e sistemit gjeocentrik si koncept kristian mbi Zotin dhe botėn zėvendėsohet me atė heliocentrik.
Kjo paralajmėron ardhjen e njė botėkupimi tė ri nė skenėn e historikut njerėzorė tė cilėn e quajmė modernitet i cili, tashmė, nė qendėr tė qarkut semantik vendos njeriun duke e afirmuar individualietin e tij dhe potencialin e tij intelektual. Kjo paraqet Rilindjen e botėkuptimit antik mbi njeriun dhe dinjitetin e tij.
Nė periudhėn e iluminizmit diferencimi i njeriut nga autoriteti ishte edhe mė i dukshėm. Kėsaj me tė madhe i kanė kontribuar zbulimet e mahnitshme nga ana e fizikantėve tė mėdhenj siē ėshtė Njutoni, Koperniku, Galileu, Kepleri etj. Ėshtė thelluar besimi se njeriu vetvetiu mund tė vijė deri tek tė vėrtetat, mbi Zotin, botėn dhe se nė vehte, natyrisht, pėrmban ligjshmėrinė morale. Megjithatė, revolucioni shkencor prodhon njė sistem tejet tė redukcionuar tė vrojtimit shkencor tė natyrės duke u pėrqėndruar vetėm nė kualitete primare, qė kanė nėnkuptuar kuantetin. Galileu ėshė shprehur kėshtu: tė matet ajo qė mund tė matet, kurse ajo qė nuk mund tė matet tė bėhet e matshme. Por, e matshme ėshtė vetėm ajo qė ėshtė materiale!!! Kjo do tė thotė qė natyra duhet tė kundrohet si njė laborator gjigant nė tė cilin njeriu do tė eksperimentojė, krahas asaj qė ia vle tė kundrohet si krijim i Zotit dhe shfaqje tė shenjave tė Tij, Ajatu-llah (vestigia Dei), zhveshet nga ēdo element sakral.
Ēfarė ngjan me njeriun?
Njeriu poashtu do tė reduktohet nė dimenzionin material. Sipas Darvinit, nuk ėshtė frut direkt i krijimit tė Zotit, por rezultat i evolucionit tė gjatė kohor nga format primitive. Ai nuk pėrjashtonte mundėsinė qė Zoti fillimisht ta ketė krijuar kozmosin nga njė masė e nxehtė, por aty edhe pėrfundon roli i Tij. Ajo ēfarė ishte mė tragjike nė teorinė e tij ėshtė se evolucioni zhvillohet nė parim tė seleksionimit natyral nė luftė pėr ekzitencė ku vetėm mė tė pėrshtaturit do tė mbijetojnė. Teoria e Darvinit ishte shumė e dobėt dhe e paqėndrueshme para kritikave tė asaj kohe. Por mė kot, meqenėse establishmentit tė asaj kohe njė teori e tillė i shkone pėr shtat qė ti justifikojė aspiratat dhe orekset imperialiste, eksploatuse dhe kolonialiste, kjo teori do tė mbijetojė gjerė nė ditėt e sotshme, tashmė, si njė dogmė e re e scientizmit.
Figura e cila, sipas mendimit tim, do ta vulosė procesin e revoltit dhe rebelimit ndaj Zotit ishte Sigmund Freudi. Fillimisht, nė psikoanalizėn e tij njeriu ėshtė i nėnshtruar impulsit seksual (libidos) i cili e bėn qė vazhdimisht tė jetė nė konflikt me mjedisin, normat morale, ose super-egon. Ndrydhja e kėtyre dėshirave qė patjetėr dėshirojnė tė shpėrthejnė jashtė ka pėr pasojė sėmundjet mentale. Prandaj, ajo me ēdo kusht duhet tė shpėrthejė jashtė nė ēfarėdo trajte qoftė ajo, hetero a homoseksualizėm. Nėse kėsaj ia shtojmė pėrpjekjen e tij ta asgjėsojė ndjenjėn e religjiozitetit (besimin nė Zotin dhe nė amshueshmėrinė) qė natyrisht ėshtė e gdhendur tek njeriu, duke e shpjeguar se kjo ndjenjė ėshtė produkt i ndjenjės sė frikės dhe shpresės (shih Ardhmėria e njė iluzioni), me ērast asgjėsohet ēdo ndjenjė e pėrgjegjėsisė morale, atėherė porosia e Freudit do tė tingėllonte kėshtu: Largohuni nga iluzionet fetare dhe radicionale ... bėhuni erotikisht liberal se do tė shpėrbleheni me lumturi dhe shėndet mental.
Ajo ēfarė mund tė nxjerrim nga ky flash fluturimi nė histori ėshtė se botėkuptimi tė cilin intensivisht moderniteti ėshtė pėrpjekur ta sendėrtojė gjatė historikut tė vet ėshtė polarizimi nė mes tė shenjtės dhe profanės, desakralizimi i tė shenjtės dhe nė fund, rebelimi dhe revolti ndaj Zotit si trajta mė ekstreme e asaj qė quhet sekularizėm.
Vetėm njė budalla mund tė jetė indiferent ndaj njė dukurie tė tillė, sidomos nė periudhėn tonė kur nė ēdo moment, lehtė a rėndė, na rrahin valėt e globalizmit, kur planeti jonė ėshtė shndėrruar nė njė fshat. Scijentizmi konsiderohet si njė metodė legjitime pėr njohjen e disa veēorive tė natyrės por jo edhe tė gjithave. Atėherė kur studimi i dukurive natyrore dhe ligjeve tė saja kanė pėr detyrė ta zotėrojnė atė, atėherė natyra di tė jetė edhe hakmarrėse. Pėrndryshe si tė shpjegohet kriza ekologjike dhe kush mund tė jetė i sigurt nga ajo?! Njeriu ėshtė treguar zotėrues i dobėt i natyrės, Mbretria e njeriut nė asnjė mėnyrė nuk u paraqit e denjė ta trashigojė Mbretėrinė e Zotit.
Kush mund tė jetė i sigurt nga teoria e Freudit dhe Revolucioni seksual nė Perėndim tė cilit drejtpėrdrejtė i kontribuoji? Invazioni i lakuriqsisė, pornografia e cila, deshėm ne apo jo, janė bėrė pjesė e pashmangshme e tė pėrditshmes sonė, ka depėrtuar nė shtėpitė tona pėrmes Televizorit, Internetit... (Muslimani e konsideron shtėpinė si hapėsirė e shenjtė, prandaj kur hyn nė tė pėrmend emrin e Zotit dhe i heq kėpucėt si nė Tokė tė Shenjtė.)
Ėshtė marrėzi qė krejtėsisht ti refuzojmė ose totalisht tė izolohemi nga tė dhėnat e modernės, ngase asgjė nuk ėshtė krejtėsisht negative ose pozitive. Edhe sikur tė dėshirojmė njė gjė tė tillė, kjo ėshtė e pamundur.
Prandaj, nuk jemi kundėr Televizorit dhe Internetit, por kundėr pornografisė sepse shkatėrron familjen, shėmton vetėdijen, degjeneron individin.
Nuk jam kundėr teknologjisė, por jam kundėr bombave atomike dhe biologjike, ndotjeve tė oqeaneve, vrimave nė mbėshtjellėsin e ozonit, shuarjes sė disa llojeve tė kafshėve. Pra, jemi pėr shkencė por edhe etikė. Mė duket qė sėrisht duhet tė ndėrtohet varka e Nuhit a.s.!!! Me tė nėnkuptoj njė modernitet tė ri, njė botėkuptim tė ri por fetar. Pohoj se Islami ka ēfarė ti dhurojė shoqėrisė bashkėkohore, njerėzimit.
Fillimisht, nė fokus tė qarkut semantik ėshtė Zoti i cili emėrohet, ndėrmjet 99 emrave tė bukur tė Tij, si i Mėshirshėm, Dashuri, Paqė, Drejtėsi dhe i Plotfuqishėm. Ėshtė krijues i universit dhe ēfarė ka nė tė. Nuk ėshtė tėrėsisht i izoluar nga kjo botė dhe nuk e vėshtron atė nga distanca (Deus absconditus), pra nuk ėshtė vetėm الباطن. Ai ėshtė poashtu prezent nė kėtė botė dhe ėshtė i afėrti i njeriut. Vazhdimisht komunikon me njeriun, qoftė pėrmes Librave tė shpallura, qoftė pėrmes shenjave qė vazhdimisht i shfaq nė natyrė. Prandaj, urdhėri i parė pėr njeriun nė Kuran ėshtė lexo. Pra lexo shenjat e Zotit nė faqe tė Librit (Kuranit) dhe ato nė faqe tė natyrės. Njė gjė e tillė ėshtė e pamundur pa hulmtim shkencor, por, poashtu, as qė mund tė vie nė shprehje pa kodeks moral dhe etik.
Njė botėkuptim i tillė i cili natyrėn e sheh si njė skenė nė tė cilėn shfaqen shenjat e Zotit, dėshifrimi i tė cilave mvaret nga kapacietet e tija morale dhe shkencore ėshtė e pamundur tė jetė e cėnuar nga ky njeri.
Njeriu ėshtė i krijuar nė formėn mė tė bukur, madje ėshtė shėmbėlltyrė e pėrkryer e emrave tė Zotit. Si i tillė ai ėshtė mėkėmbės i Zotit nė kėtė botė. Ska dyshim se njė afirmim i tillė i njeriut paraqet njė humanizėm tė ri, pra humanizėm fetar i cili nėnkupton pėrgjegjėsi tė madhe pėr ēdo hap dhe vepėr qė e bėn.
Ky humanizėm nėnkupton poashtu varėsinė pėrmanente tė njeriut nga Krijuesi i vet. Nėse shkėputja nga Ai sjell humbjen e barazpeshės sė brendėshme ose krizėn ekzistenciale, tė cilėn me tė madhe e dėshmojnė veprat e Dostojevskit, Kafkės, Kamus etj, dhe nėse ndėrrimi instant i ideologjive nė skenėn botėrore, stilit tė jetės, modės e hutojnė njeriun dhe e bėjnė tė humbė kuptimshmėrinė e sendeve, Ligji i Zotit i shprehur nė Islam tenton qė pėrmes ritualeve (ibadeteve), e sidomos me namaz, vazhdimisht ta rikthejė njeriun, Qendrės sė vet, tė vendosė lidhshmėrinė konstante me Krijuesin, nga i cili jo vetėm qė thith paqėn por edhe inspirimin i cili atij i sjell udhėzim tė ri nė tė gjitha situatat por edhe kreativitet nė mbarė domenet intelektuale.
Me fjalė tė tjera, nėse moderniteti ėshtė pika nė tė cilėn pėrputhet e amshueshmja dhe kalimtarja (Charles Baudlaire), atėherė aktualizimin e saj mė tė mirė e gjen nė namaz. Njeriu i cili fuqishėm ėshtė i lidhur pėr Qendrėn (Vatanin) e vet, nga e cila ēdo gjė buroi, nga i cili thith inspirimin, udhėzimin, paqen, njeriu i cili ėshtė nė paqe me Krijuesin, me natyrėn, njerėzit, duhet tė jetė doemos paradigmė pėr njeriun e ardhmėrisė.
|