125 vizita - 1 sot   

horizonti

Bashkimi Evropjan dhe Bashkėsitė Fetare nė Evropė
Nga: Peshkopi Hilarion Alfeyev


Marrėveshja Kushtetuese Evropjane thėrret pėr njė dialog tė hapur, transparent dhe tė rregullt me kishat dhe bashkėsitė fetare, sikurse edhe me organizatat filozofike dhe jo konfensionale (neni I-52). Ėshtė e rėndėsishme qė, pamvarėsisht nga “jo-ja” e francezėve dhe gjermanėve ndaj marrėveshjes kushtetuese dhe pasigurisė rreth tė ardhmes sė saj, dispozitat rreth dialogut me kishat dhe organizatat fetare tė qėndrojnė dhe konkretizohen nė ēdo dokument legjislativ i cili mund eventualisht tė zėvėndėsojė Marrėveshjen Kushtetuese. Por, pse ky dialog ėshtė i rėndėsishėm? Si duhet tė organizohet dhe cili duhet tė jetė shkaku dhe qėllimi i tij? Kush janė partnerėt kryesorė nė kėtė dialog? Dhe ēfarė rezultatesh mund tė presim nga ai?

1. Debati i sotshėm intelektual evropjan karakterizohet nga kundėrshtimi i dy sistemeve vlerash krejtėsishtė tė ndryshme: njėra e cila bazohet mbi teoritė antropologjike tė trashiguara qė nga Epoka e Rilindjes, Renesancės, dhe tjetra e bazuar mbi botėkuptimin tradicional fetar. Kjo shpesh karakterizohet si pėrleshje mes humanizmit liberal tė bazuar mbi diturinė shkencore nga njėra anė, dhe “spekulimeve teologjike dhe metafizike tė sė kaluarės” nė anėn tjetėr. Nė realitet megjithatė, ne sot po ballafaqohemi me dy versione krejtėsisht tė kundėrta tė humanizmit; njėra buron nga bindjet ateiste, dhe tjetra e inspiruar nga religjioni dhe e shtyrė nga vlerat shpirtėrore. Nė tė vėrtetė, feja nuk i pėrket ekskluzivisht sferės sė tė kaluarės: pėrkundrazi ajo ėshtė forcė thelbėsore shpirtėrore, qė inspiron miliona njerėz tė sė tashmes. Dekadat e fundit tė shekullit XX treguan njė ringjallje fetare nė shkallė papresedan nė shumė vende tė botės, e dukshėm veēanėrisht nė shtetet e Evropės Lindore dominuese me katolik dhe ortodoks, siē ėshtė Polonia dhe Rusia. Funerali i Papa Xhon Pali i II, i cili tėrhoqi miliona njerėz nė Romė, demonstruan urbi et orbi vitalitetin e religjionit, forcėn dhe pėrkatėsinė e tij. Dikush duhet tė mundohet shumė pėr tė bindur ata tė cilėt morėn pjesė nė kėtė funeral tė jashtėzakonshėm apo ata qė e panė nė Televizor, qė kinse ne po jetojmė nė njė epokė ‘post-kristiane’ apo qė Evropa i ka humbur rrėnjėt e saja fetare.

2. Prandaj, askush nuk mund tė flasė pėr sistemin e vlerave fetare si jashtė kohe, jashtė mode apo e vjetėr dhe se duhet zėvėndėsuar me norma dhe sjellje sekulare. Ne nuk po merremi me sistemin e vlerave nė zhvillimin e tyre historik; por pėrkundrazi pyetja ėshtė kundėrshtimi i njėrės palė ndaj tjetrės, qė nganjėherė ēon edhe deri nė mosmarrėveshje politike, fetare dhe konflikte tė armatosura. Dialogu mes tė dy palėve ėshtė esenciale qė tė parandalojė konflikte tė tilla duke harmonizuar tė dy sistemet e vlerave tė destinuara qė tė koekzistojnė nė tė ardhmen. Tė propozohet vetėm njė sistem vlerash si universal dhe mos patur alternative tjetėr do tė thotė tė frymėzohen dhe nxiten konfliktet e shumta ndėrkulturore, ku shfaqja superiore e ideologjisė humaniste perėndimore shpesh konsiderohet si kėrcėnim pėr ato shoqėri tė cilat bazohen nė normat tradicionale religjioze. Shembulli mė ekstrem i kėtij lloj konflikti ėshtė paraqitja e terrorizmit kohėve tė fundit, i cili nuk mund tė kuptohet pa konsideruar edhe reaksionin e shkaktuar nė botėn bashkėkohore joperėndimore si rezultat i pėrpjekjeve tė Perėndimit pėr tė jua imponuar atyre botėkuptimet dhe vlerat e tyre si universale. Ne jemi mėsuar tė dėgjojmė thėnie se si terrorizmi nuk ka as komb e as pėrkatėsi, dhe askush nuk dyshon qė problemet e pazgjedhura tė natyrės etnike apo politike janė shkaqet kryesore tė akteve terroriste. Por ėshtė e pamundur tė mohohet fakti qė personazhet mė agresiv tė terrorizmit modern janė tė inspiruar nga paradigmat fetare, tė cilėt e shikojnė sjelljen e tyre si pėrgjigje ndaj hegjemonisė totalitare tė sekularizmit perėndimor.

3. Humanistėt liberal modern kritikojnė fetė pėr potencial agresiv kinse e ngulitur nė to, si dhe pėr paftėsinė e tyre qė tė kooperojnė me njėri tjetrin. (Njė nga argumentet kryesore kundėr pėrfshirjes sė njė reference tė Krishterizmit nė Marrėveshjen Kushtetuese Evropjane ishte pikėrisht frika pėr ofendimin e Muslimanėve dhe pengimin e Turqisė qė tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropjan). Nė realitet, megjithatė, tė gjitha fetė mė tė mėdha tė botės kanė karakter paqėsor dhe janė tė pajisura mirė pėr tė jetuar nė harmoni me njėra tjetrėn. Nė Evropė, nė veēanti, Krishterizmi bashkėekziston me Jahudizmin dhe Islamin qė shumė shekuj. Ēfarė fetė kanė vėshtirėsi pėr tė pėrballuar ėshtė ateizmi dhe sekularizmi militant i cila paraqet njė kundėrshtim tė vėrtetė ndaj botkuptimit tė tyre. Tėrėsisht e papranueshme pėr shumė religjione ėshtė pėr shembull, pėrpjekja moderne pėr t’i ndaluar ato nga sferat publike – nga shkollat, universitetet, mediat, jeta politike dhe sociale – dhe pėr t’i shndėrruar, degraduar dhe kufizuar ato brenda sferės sė devocionit privat. Kjo kundėrshton domosdoshmėrinė misionare tė shumė religjioneve, veēanėrisht Krishterizmin, e cila beson se duhet tė ketė nje hapėsirė tė bollshme nė sferėn publike me qėllim qė tė promovojė kuptimin e vlerave si dhe mėsimet morale dhe shpirtėrore.

4. Dialogu mes fesė dhe humanizmit liberal, i cili aq dėshpėrueshėm na nevojitet nuk ėshtė rreth teologjisė apo besimeve fetare. Pėrkundrazi, ėshtė njė dialog antropologjik, subjekti kryesor i sė cilės ėshtė fati i njerėzimit. Jam tepėr i bindur qė kishat dhe fetė tradicionale mund tė ofrojnė njė paradigmė antropologjike e cila ėshtė absolutisht esenciale pėr shoqėrinė moderne. Nė tre religjionet monoteiste (Jahudizmi, Krishterizmi, dhe Islami) kjo paradigmė ėshtė e bazuar nė nocionin e njerėzve si tė krijuar nga Zoti, sipas imazhit dhe ngjashmėrisė sė Tij. Nga aty rrjedhin idetė e normave etike absolute dhe tė ligjit moral hyjnor, sikurse edhe pėr devijimin nga ai, tė njohur si mėkat. Kėto nocione janė tė huaja pėr humanizmin liberal, me theks nė tė drejtėn e ēdo individi pėr mėnyrėn e jetesės sė tij apo asaj, e cila vazhdon deri nė atė masė qė nuk i shkakton dėm tė tjerėve.

5. Ka shumė shembuj konkret tė mospajtimeve tė habitshme mes sekularizmit modern dhe pozicioneve fetare tradicionale mbi ēėshtjet etike. Feja, nė veēanti insiston nė integritetin e martesės, mbi mėkatin e lidhjeve homoseksuale, mbi papranueshmėrinė e ndėrprerjės artificiale tė jetės humane, qoftė abortimi, kontraceptimi apo etanausia. Sekularizmi nga ana tjeter, thėrret nė ‘liri dashurie’, lufton pėr tė drejtat seksuale tė pakicave, dhe mbėshtet idenė se jeta e njeriut mund tė ndėrpritet artificialisht. Nėse kėso lloj normash apo tė ngjashme deklarohen si universale dhe u imponohen tėrėsisht dhe totalisht tė gjithė banorėve tė Bashkimit Evropjan, rrezikohet tė krijohet njė Evropė e cila kurrė nuk do tė bėhet shtėpi e vėrtetė pėr ata miliona njerėz, sistemi i vlerave dhe standardet e sjelljeve tė tė cilėve janė tė motivuara fetarisht.

6. Liderėt fetarė janė tashmė tė pėrfshirė nė dialogun me Institucionet Evropjane, por unė besoj se ky dialog duhet tė jete signifikisht mė i gjėrė dhe mė mirė i strukturuar. Nga njė dialog jozyrtar, pjesėtarėt e sė cilės nuk janė reciprokisht tė pėrshtatshėm dhe pėrgjegjės, takimi i sė cilėve nga koha nė kohė ėshtė pa ndonjė obligim tė mėtejshėm, ne duhet qė gradualisht tė lėvizim drejt njė platforme mė shumė zyrtare pėr njė dialog nė tė cilėn politikanėt dhe pėrfaqėsuesit fetarė do tė vendosen nė njė nivel tė barabartė. Vetėm kėshtu dialogu i Bashkimit Evropjan me kishat dhe organizatat fetare do tė jetė me tė vėrtetė i hapur, transparent dhe i rregullt.

Pėrktheu Ilda Sadriu

Pėrkthyer dhe botuar me leje tė autorit

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI