58 vizita - 4 sot   

horizonti

Gjimnazi “Loyola” nė Prizren – ēfarė fshehet pas tij?
Nga: Nexhat Ibrahimi


Shkolla dhe arsimi– ardhmėria e njė populli dhe njė vendi

Kur dėgjon apo sheh se ndėrtohet dhe hapet njė shkollė, tė rritet jeta dhe tė pushon shpirti. Besimtari kėtė ndjenjė e pėrjeton dyfishė, sepse, mėsimi nė Islam ėshtė njėherit edhe devotshmėri.

Si gjithėherė, lajmi pėr ndėrtimin dhe hapjen e Gjimnazit tė ri nė Prizren na gėzoj tė gjithėve!

Mirėpo, nėse do tė hulumtonim pėr prejardhjen e emrit tė gjimnazit, pak kush do tė dinte se ky gjimnaz quhet “Loyola”. Nėse lexojmė pėr tė kaluarėn e Lojolės dhe tė organizatės sė tij, gėzimi qė pėrjetuam nė shikim e dėgjim tė parė, pėr shqiptarėt qė ideal kanė kombėtarinė dhe pėr shqiptarėt muslimanė qė pėr ideal kanė edhe shqiptarinė edhe islamin, ky gėzim e hare do tė shndėrrohet nė ankth e nė ethe.

Pėrse ankthi, pėrse ethet?

Ankthi dhe ethet ngase jemi fanatikė dhe jotolerantė ndaj besimeve tjera, ndaj shkollave tjera, ndaj gjuhėve tė tjera, apo ankthi dhe ethet nga prapavija, nga qėlimet perfide, qė edhe nuk fshehen, me hapjen e kėsaj shkolle vetėm nė shikim tė parė “gjimnaz”, si ēdo gjimnaz tjetėr.

Pėrse kėshtu?

Sepse, “Gjimnazi Loyola” nuk ėshtė njė gjimnaz si ēdo gjimnaz tjetėr, por ėshtė njė shkollė profesionale katolike e rendit jezuit kristian nė mesin e muslimanėve me emrin gjimnaz. Kumbarė tė kėtij gjimnazi janė “laramanėt” tanė komunalė, qė pėrkthyer me gjuhė tė pėrditshme, do tė thotė: kumbarė janė kreu komunal i Prizrenit me baballarėt e tyre lartė, thuajse tė gjithė me emra personalė e emra baballarėsh muslimanė.

Ta hetosh dhe konstatosh kėtė gjendje nuk ėshtė e vėshtirė, sepse vetė emri “Loyola” ta pohon kėtė.

Kush ėshtė I. Loyola?, dhe kush ėshtė rendi jezuit?

Emri i tij i plotė ėshtė Inigo Lopez de Loyola (1491-1556), si fėmija mė i ri i njė shenjtori nė malet e regjionit Bask nė veri tė Spanjės, nė kohėn e mbretit Ferdinand dhe mbretėreshės Izabel. (Sipas: St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of jesus, nė: http://www.jesuit.org/sections/default.asp?SECTION_ID=187&SUBSECTION_ID=215).

Sipas burimit tė mėsipėrm, Loyola dhe grupi i shokėve tė tij tė diplomuar nė Universitetin e Parisit (disa pohojnė se ishin 6 shokė), tė pakėnaqur me rrjedhat e jetės brenda katolike, formuan rendin religjioz tė cilin e quajtėn Bashkėsia e Jezusit (Society of Jesus) ose jezuizmi, siē e njohim gjatė historisė. (Sipas: St. Ignatius Loyola, The Roots of the Society of Jesus, nė: http://www.jesuit.org/sections/default.asp?SECTION_ID=187&SUBSECTION_ID=215).).

Rendi fetar i jezuizmit karakterizohet me disiplinė tė madhe. Kėtė disiplinė e arrinin me edukim dhe ushtrime tė veēanta shpirtėrore, me dėgjueshmėri tė pėrkushtueshme ndaj mė tė vjetėrve dhe me dėgjueshmėri absolute ndaj papės.

Mė 1551 nė Romė jezuitėt themeluan Seminarin Romak pėr pėrgatitjen e klerikėve, kurse mė 1552 themeluan Seminarin Gjerman pėr tė luftuar kundėr reformacionit. Ndikimin e tyre e shtrinė edhe te sunduesit, pastaj nėpėr shkolla. (A. Gams, Biblija i drustvo Novi Sad, 1979, fq. 349; Zef Mirdita, Krishtenizmi ndėr shqiptarė, Zagreb, 1998, fq. 293.)

Nė pamundėsi tė zgjerohemi edhe mė tepėr, do tė theksojmė se rendi jezuit ka qenė rend me sjellje dhe aktivitete mjaft brutale e drastike, duke pėrdorė metoda tė rėnda ndaj jobashkėmendimatarėve. Kjo nė vitin 1773 papa Klementi IV, me kėrkesė tė shumė sunduesve evropianė, e ēregjistroi rendin jezuit pėr shkak tė pakėnaqėsisė sė madhe qė kishte shkaktuar ky rend edhe nė vendet katolike, e lėre nė vendet tjera. Por, punėn e kėtij rendi e ripėrtėriu papa Pio VII nė vitin 1801. (Andrija Gams, fq. 350). M. Vujaklija pohon se Pio VII-tė e rikonfirmoi rendin jezusit edhe nė vitin 1814. (M. Vujaklija, Leksikon …, Beograd, 1980, fq. 373.). Sipas tė dhėnave historike, jezuitėt pėrbėjnė rendin mė tė madh religjioz nė Kishėn romako-katolike. (Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 337.).

Ky rend kishtar katolik gjatė historisė ishte aktiv edhe nė tokat shqiptare, e sidomos nga mesi i shekullit XIX dhe nė pėrfundim tė sundimit tė halifatit osman. Nė shikim tė parė dhe nga vetė shkencėtarėt katolikė, veprimtaria e tyre ėshtė vlerėsuar si produktive, arsimdashėse, kulturore e atdhetare, edhe pse nga disa studiues dhe bashkėkohės tė tyre veprimtaria e disa veprimtarėve jezuitė, kryesisht italianė dhe perėndimorė ėshtė karakterizuar si antiatdhetare dhe sllavofile. (Zef Mirdita, op. cit., fq. 67, 202-203, 243, 295 dhe 306-314).

Me sllavofilinė e kėtij rendi korrespondon edhe fjala e shefit tė zyrės gjermane me rastin e hapjes sė gjimnazit: “…duajeni njėri-tjetrin, bėhuni solidarė dhe mos e kujtoni tė kaluarėn, por orientohuni nga ardhmėria e Kosovės”, duke aluduar qė tė harrojmė gjenocidin serbo-sllavė, dhunimet e tyre, prishjen e 218 xhamive nė Kosovė, e tė pėrqafojmė mėsimet antikombėtare tė Ignacie Lojolės dhe jezuizmit.

Shkojmė mė tej:

Jezuitėt janė aktiv nė Shqipėri vazhdimisht, por edhe pas pėrmbysjes sė komunizmit nė vitet e nėntėdhjeta, pėr tė vazhduar deri nė ditėt e sotme.

Jezuitėt janė tė pranishėm edhe nė Kosovė, e sidomos pas luftės shqiptaro-serbe mė 1999 e pas. Veprimtarinė e vet e zhvillojnė nė kuadėr tė institucioneve ekzistuese katolike, tė kamufluar nėpėr shoqata humanitare, arsimore, por edhe nėpėrmjet organeve dhe institucioneve shtetėrore pėr arsim dhe kulturė tė Kosovės dhe nėpėrmjet bartėsve dhe praktikuesve tė kėtyre institucioneve. Dėshmi e fundit ėshtė ndodhia nė Prizren, ku mė 12 shator 2005, Rendi jezuit, Kisha Katolike dhe veglat e tyre, pushtetmbajtėsit e Kosovės dhe tė Prizrenit, hapen tė a.q. Gjimnazin Loyola, respektivisht shteti I Kosovės nuk e ruajti parimin e laicizmit tė mospėrzierjes sė shtetit nė punėt fetare, duke hapur shkollė fetare katolike pėr fėmijėt shqiptarė muslimanė tė Kosovės.

Sot, rendi jezuit nė botė ka 55 institucione pėr edukim tė lartė (28 nė SHBA dhe 27 nė vendet tjera), pa llogaritur kėtė nė Prizren dhe tė tjerė tė hapur kohėve tė fundit.. (Sipas: http://www.loyola.edu/about/).

Pėr ta parė fytyrėn e vėrtetė tė jezuizmit do ta theksojmė edhe njė prove tjetėr: Ky rend kishtar katolik, ėshtė njė lloj vazhdimėsie e franēeskanėve dhe dominikanėve, me synime tė qarta edhe nė rrafshin fetar por edhe nacional e tradicional. Kėtė e argumenton edhe nėse i bėjmė njė lexim Betimit tė jezuitėve:

“Nė emėr tė tė kryqėzuarit nė kryq, Krishtit, unė betohem se do t’i ndėrpres tė gjitha lidhjet qė mė lidhin me babėn, nėnėn, vėllezėrit, motrat, farefisin, shokėt, me mbretin, gjykatėsit dhe me ēdo pushtet tjetėr tė cilit i kam shėrbyer ose qė jam betuar se do t’i nėnshtrohem ose shėrbej. I ndėrpres marrėdhėniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime ėshtė nė sferė tjetėr. Betohem se do t’ia shpalojė kryeshefit tim tė gjithė atė qė bėj, mendoj, lexoj, mėsoj dhe shikoj rreth vetes.” (N. M. Nikollov, Komploti botėror, Tetovė, 2003, fq. 47).

Lexojeni edhe njėherė betimin dhe vlerėsoni ku qėndron interesi kombėtar i shqiptarėve nė kėtė shkollė, nė kėtė sekt katolik kristian dhe nė angazhimin me mish e shpirt tė pushtetarėve tanė qė mė shumė u ngjajnė roleve nga filmi “Planeti i majmunėve” se sa nga jeta reale, duke u paraqitur “mė katolik se papa”.

Ju pėrkujtoj se anėtare e devotshme dhe njė prej personaliteteve kryesore tė kėtij rendi gjatė pjesės sė dytė tė shekullit XX ka qenė edhe e a.q. Nėnė Tereza, tash e Lumja Tereza, e pas disa kohėsh e Shenjta Tereza. Lexojeni kėtė betim dhe imagjinojeni dashurinė kombėtare tė saj.

Ēfarė gjimnazi ėshtė ky?

Nėse e hapim internetin do tė gjejmė formulimin vijues pėr njė shkollė tė ngjashme tė rendit jezuit nė SHBA tė themeluar nga jezuitėt:

“Loyola College in Meriland is a Jesuit Catholik university committed to the educational and spiritual tradicions of the Society of Jesus and …”. (http://www.loyola.edu/about/), pra, se “…Kolegji Loyola ėshtė Universitet Jezuit Katolik …”.

Nėse kemi parė ambientin e hapjes sė kėsaj shkollė nė TV-tė lokale dhe nė ato kombėtare apo nėpėr gazeta dhe nėse kemi parė strukturėn e pjesėmarrėsve me rastin e hapjes sė kėsaj shkolle, sėrish s’do ta kemi tė vėshtirė ta kuptojmė ēfarė gjimnazi ėshtė ky me emrin “Loyola”. Priftėrinjė nga bota, kryeipeshkvi i Kosovės Mark Sopi me suitėn e tij prej skllevėrve dhe shumė servilė, laramanė e injorantė nė shpirt, kurse deri sot muslimanė nė petk, nga Kosova dhe Prizreni.

Nėse kemi dėgjuar se gjuha latine ėshtė lėnda kryesore nė gjimnaz, sepse 25% e gjuhės shqipe qenka nga brumi latin, nėse kemi dėgjuar se pėr mėsues tė gjuhės latine janė angazhuar motrat e nderit, sepse edhe ėshtė shkollė e tyre, nėse kemi dėgjuar se kjo shkollė edhe nuk ėshtė e lire nė para pėr t’u regjistruar, pėrkundrazi, ėshtė shumė e shtrenjtė pėr ata qė dėshirojnė tė mėsojnė aty, etj. etj., e kemi tė qartė se qėllimi nuk ėshtė t’i ndihmohet Kosovės dhe shqiptarėve, por katolicizmit dhe vetėvetes.

Roli i Kuvendit Komunal tė Prizrenit

Roli i Kuvendit Komunal tė prizrenit dhe i Presidentit e Qeverisė sė Kosovės nė kėtė ndėrmarrje dhe kėtė organizim ėshtė shumė, shumė i madh. Kėtė e ilustrojnė edhe prania dhe fjala e zv.ministrit tė Arsimit Fevzi Berisha e zv.ministrit Kadri Kryeziu, kryetarit tė asociacioneve tė komunave tė Kosovės Ismet Beqiri, kryeshefit tė ekzekutivit tė Prizrenit Ragib Gajraku, pėrfaqėsues tė SHPK-sė, pėrfaqėsues tė TMK-sė, tė KFOR-it, tė UNMIK-ut, disa shefa tė zyrave tė vendeve evropiane nė Kosovė etj.

Kėtė rol na ilustron edhe leximi i fjalėve tė kryeshefit tė ekzekutivit tė Komunės sė Prizrenit, tė shprehura me rastin e hapjes sė kėtij gjimnazi: “Vetė fakti se vendimi pėr ndėrtimin e kėtij gjimnazi ėshtė i vetmi vendim qė KK-ja e ka miratuar pa asnjė vote tė kėshilltarėve kundėr fletė mė sė miri pėr qasjen positive tė qytetarėve pėr ndėrtimin e kėsaj shkolle.” (Koha ditore, 13. 09. 2005, fq. 12). Dėshmitarėt okular pohojnė se zv.kryeshefat e KK Prizren, qė ishin tė pranishėm me atė rast, botėrisht reaguan duke thėnė se ky pohim s’ėshtė i vėrtetė.

Roli i KK Prizren ėshtė i madh edhe pėr arsyen sepse nė zonėn mė perspektive tė qytetit kėsaj shkolle katolike i janė falur hiē mė pak se 3.78 hektarė tokė. (Koha ditore, 13. 09. 2005, fq. 12). Mendojeni, falet toka qė mė herėt ėshtė nacionalizuar nga pronarėt muslimanė dhe i jepet falas njė shkolle fetare tė fesė tjetėr. Solidaritet se jo mahi!

Me ketė rast do ta bėj edhe njė digresion: Me vite tė tėra Bashkėsia Islame e Prizrenit i kėrkon KK Prizren 3-4 ari parcelė pėr ndėrtim tė xhamisė nė lagjen Ortakoll, dhe ATė ME KOMPENZIM nga ana e Bashkėsisė Islame, dhe pėrgjigjet janė: JO. Qytetarėt muslimanė edhe pse paguajnė tatim, edhe pse i ruajnė si “pėllumba kėta pushtetarė”, nuk kanė ku t’i kryejnė shėrbimet e varrimit e tė faljes. Kėshtu, nė mungesė tė kushteve brenda banesave tė banimit, xhenazet e mė tė dashurve tė tyre i pastrojnė nėpėr bodrume, nėpėr garazha veturash apo nė ambiente tė hapura, nėpėr trotuare tė rrugėve etj...

Ky ėshtė kujdesi i pushtetarėve tanė ndaj bashkėqytetarėve tė tyre. ….

Roli i qytetarėve

Nė biseda rasti me disa qytetarė tė Prizrenit se si e shohin kėtė gjimnaz, i cili ėshtė kryekėput katolik, kristian, me qėllime obskurantiste dhe perfide, pėrfituese nga fatkeqėsia e luftės sė Kosovės, pėr tė rritur numrin e tyre nė rėnie edhe nė vetė Itali e Romė, fėrkojnė duart dhe pohojnė se “s’ėshtė problem, dėgjova se si kundėrshpėrblim ata do ta asfaltojnė rrugėn Bazhdarhanė – Petrovė. Kjo ėshtė me rėndėsi.

Tė mjerėt ne! Ēfarė brezi pa kurriz! E shet identitetin e tij, e shet dinjitetin e tij, e shet burrėrinė e tij, i ikė pėrgjegjėsisė sė tij historike pėr tė dhėnė kontributin e tij material dhe shpirtėror pėr kohėn e tij, pėr njė rrugė tė asfaltuar qė premtohet si kompenzim!

Kjo nuk ka ndodhė mė herėt, qė pėr “njė kulaē” tė shitet nderi!

Thjeshtė: kjo gjendje quhet “prostitucion kolektiv”!

Kjo gjendje ma kujton vitin 1991, njė nga shumė takime me Alija Izetbegoviqin dhe pėr herė tė parė me Omer Behmenin (i gjykuar me 35 vjet burgim nga jugosllavėt) nė kuloar tė Fakultetit tė Shkencave Islame nė Sarajevė. Pas njoftimit tė ndėrsjellė ai mė tha: “Gjatė vuajtjes sė burgut mė 1946, kam pėrfunduar: “Islamin dhe traditėn muslimane por edhe shqiptare nė Ballkan do ta ruajnė shqiptarėt e Kosovės. Edhe pse u shkonte koka pėr refuzim tė mishit tė derrit, ata nuk lėshonin pe. Por tash, gjatė vuajtjes sė burgut mė 1983, kam pėrfunduar: “Ku u tretėn ata burra tė vitit 1946, s’kishte mbetur burrėri te shqiptarėt. Vėrsuleshin pas mishit tė derrit mė shumė se serbėt e Shumadisė. Tė tėrė ishin bėrė marksistė e enveristė. Kjo nuk ėshtė gjeneratė e shėndoshė...”.

Tė dashur qytetarė dhe besimtarė muslimanė!

Nuk mė pengon gjimnazi katolik, nuk mė pengon kisha katolike, nuk mė pengon kisha ortodokse, nuk mė pengon gjuha joshqipe, nuk mė pengon njeriu joshqiptar dhe jomusliman. Mė pengojnė ata qė manipulojnė me ndjenjėn e fatkeqėsisė sė popullit. Muslimanėt i gėzohen faktit kur njė jomusliman pranon Islamin. Prandaj, muslimanėt duhet tė jenė tė gatshėm ta pranojmė faktin se edhe ndonjė musliman (nga tradita) mund ta pranojė fenė joislame. Mė pengojnė manipulatorėt dhe sharlatanėt qė nė emėr tė popullit dhe tė atdhetarisė mashtrojnė popullin nė mėnyrat mė tė pista.

Tė paktė janė ata qė nė ndonjė mėnyrė i rezistojnė kėsaj mėnyre tė mashtrimit, ndaj edhe nuk i zura nė gojė.

Kjo ėshtė njė pjesė e tė vėrtetės rreth Gjimnazit Loyola nė Prizren dhe gjendjes aktuale nė Kosovė.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI