|
Shehrun Mubarek! (Dialog me shpirtin e Ramazanit)
Nga: Muhamed Sytari
"Ju erdhi Ramazani, muaji i begatisė.
Ju mėshiron All- llahu nė tė,
duke iu fshirė me mėshirėn e Tij gabimet tuaja
dhe duke iu pėrgjigjur lutjeve tuaja.
All- llahu shikon nė adhurimin tuaj
dhe mburret me ju para melekėve.
Tregoni pra, All- llahut nga vetja juaj vetėm tė mira.
i shkretė ėshtė vetėm ai,
qė s'e meriton mėshirėn e All- llahut nė kėtė muaj".
Transmetuar nga Tabaraniu.
Nė njė nga netėt e fundit tė muajit tė madhėrueshėm Shaban, ndjeva flladet e Ramazanit, qė mė sollėn pranė zemrės, mendjes e shpirtit tim, vetė shpirtin e Ramazanit tė Begatė. Dritat e asaj nate mė bashkuan me shpirtin e Ramazanit dhe njė sėrė pyetjesh m'u mblodhėn nė zemėr, qė doemos kėrkonin njė pėrgjigje.
Dialogu me shpirtin e Ramazanit ėshtė pėrherė ngazėllues, ngjall prehje, jep mbarėsi, tėrheq vėmendjen nga hutimi, fal dhunti, dritėson
O Muaj i begatė,- fillova ta pyes mikun hyjnor- kam dėshirė tė dij se si parapėrgatiten besimtarėt, punėtorėt, njerėzit e zellshėm, ata tė dijes, urtėsisė e udhėzimit pėr tė tė pritur?
Ah, sa tė vėmendshėm janė ata, pėr tė shfrytėzuar mbi tė gjitha kohėn time, nė mėnyrė qė ta angazhojnė atė me adhurime, bamirėsi, falje e agjėrim
Ah, sa ėmbėl e kėndojnė Kur'anin, sa bukur tingėllon zėri i tesbihėve tė tyre, sa ngrohtė u rrjedh loti i pendesės e sa pėrgjėrueshėm shfaqet lutja e tyre
Ata, orė pas ore e ditė pas dite mundohen tė pėrfitojnė nga stina ime, pėr tė pėrfituar edhe dėshminė e Resulull- llahut, qė thotė: "Agjėrimi dhe Kur'ani i ndėrmjetėsojnė robit tek All- llahu ditėn e gjykimit. Agjėrimi thotė: O Zot, unė ia ndalova ushqimin dhe epshet gjatė gjithė ditės, prandaj mė prano mua pėr tė! Ndėrsa Kur'ani thotė: O Zot unė ia ndalova gjumin gjatė natės, prandaj mė prano mua pėr tė dhe i ndėrmjetėsojnė". Transmetuar nga Ahmedi, Tabaraniu, Hakimi dhe Bejhakiu nga Ibni Amr (r.a).
O Muaj i mėshirės, faljes e amnestisė hyjnore nga ndėshkimi i merituar, mė trego tė lutem, se si tė presin Myftilerėt me ēallma tė bardha?
Ata, ngrysin netėt duke menduar e planifikuar pėr 30 ditėt e prezencės time nė mesin e besimtarėve. Sėbashku me teologėt e thirrėsit, ata mblidhen sikur anėtarėt e njė familjeje tė madhe e tė lidhur ngushtė. Kuvendojnė, dialogojnė, ndajnė detyra, marrin pėrsipėr angazhime, hedhin vėshtrimet e tyre nga horizontet e sė nesėrmes dhe konkludojnė tė rrethuar nga dritat e mbarėsisė: "Dora e All-llahut ėshtė mbi duart e tyre"
Kur'āni: 48:10. Tek i vėshtron sėbashku, tė shqetėsuar dhe tė angazhuar pėr tė zgjidhur "mundimet" e njėri-tjetrit, tė duket se po prek shpirtin e cilėsimit tė sahabėve: "Janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete"
Kur'āni: 48:29.
Po Imamėt e Hatibėt?
Edhe ata tė karakterizuar nga kjo frymė, luten qė All- llahu t'u ndriēojė mendjet e tyre, qė gjatė ditėve tė mia tė sjellin risi nė lėvizjet e xhematit e aktivitetet e xhamive. Mendojnė pėr shtimin e derseve dhe mbledhjeve tė ndryshme pėr tė pėrmendur All- llahun nė xhemat, sikurse sahabėt bėnin ditėve tė epokės sė nurit
Mblidhen pėr tė kėnduar hatme tė shumta, ulen pėr tė komentuar Fjalėn e All- llahut, thėrrasin pėr bamirėsi e vrapojnė pėr tė evidentuar familjet nė nevojė
Po pėr besimtarėt e zakonshėm, ēfarė mė thua, o Muaji i mirėsisė?
Besimtarėt, tė pėrkushtuar ndaj Fjalės sė Krijuesit tė tyre, vrapojnė tė shtojnė dhikrin e emrave dhe cilėsive tė Zotit tė tyre dhe i luten Atij, qė t'i veshė me cilėsitė e atyre, pėr tė cilėt thotė: "E robėrit e Zotit janė ata qė ecin nėpėr tokė tė qetė, e kur atyre me fjalė u drejtohen injorantėt, ata thonė: "Paqė!". Dhe qė pėr hir tė Zotit tė tyre natėn e kalojnė duke i bėrė sexhde dhe duke qėndruar nė kėmbė (falen). Edhe ata qė thonė: "Zoti ynė, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja nė tė ėshtė gjėja mė e rėndė". Ai, vėrtet ėshtė vendqėndrim dhe vendbanim i keq. Edhe ata qė kur shpenzojnė nuk e teprojnė e as nuk janė dorėshtrėnguar, por mbajnė mesataren e janė tė matur. Edhe ata qė pos All-llahut, nuk lusin zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė ka ndaluar All-llahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai gjen ndėshkimin. Atij i dyfishohet dėnimi ditėn e kijametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė. Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepra tė mira, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shėndrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai fal shumė. Ai qė ėshtė penduar dhe ka bėrė mirė, nė tė vėrtetė, ai ėshtė kthyer te All-llahu dhe ėshtė i pranishėm. (Robėrit e Zotit janė) Edhe ata qė nuk dėshmojnė rrejshėm dhe kur (rastėsisht) kalojnė pranė sė keqes, kalojnė duke e ruajtur karakterin e vet. Edhe ata qė kur kėshillohen me ajetet e Kur'ānit tė Zotit tė tyre, nuk u kthejnė shpinėn si tė shurdhėt e tė verbėr. Edhe ata qė thonė: "Zoti ynė, na bėn qė tė jemi tė gėzuar me (punėn) e grave tona dhe pasardhėsve tanė, e neve na bėn shembull pėr tė devotshmit". Pėr shkak se duruan, tė tillėt shpėrblehen me njė shkallė tė lartė (Xhennet) dhe aty priten me pėrshėndetje tė selamit. Aty janė pėrgjithmonė, e sa vendqėndrim dhe vendbanim i mirė ėshtė ai"... Kur'āni: 25:63-76. Ata fillojnė tė pakėsojnė fjalėt e tyre tė pavlera, tė distancohen nga thashethemet, nga pėrgojimi dhe tė lidhin miqėsi me heshtjen e tė urtėve, atė qė shoqėrohet me meditim...
Po studentėt e dijes, ata qė kėrkojnė dritėn e dijes sė dobishme, pėr tė punuar me tė e pėr t'u bėrė udhėzues tė sinqertė me baza tė shėndosha diturie?
Ata, Zoti i ruajtė dhe u shtoftė mbarėsinė, janė shembullorė dhe plot mbarėsi... Zgjohen herėt nė syfyr dhe pasi hanė dhe pinė, pėrgatiten pėr tė shkuar nė xhami. Pas faljes sė sabahut, ata qėndrojnė nė xhami duke u lutur e duke pėrmendur Zotin e tyre deri nė lindje tė diellit. Falin namazin e duhasė dhe pastaj shkojnė nėpėr shtėpi. Marrin librat dhe nisin punėn e njė dite tė gjatė... Nė drekė pushojnė pak dhe pasi zgjohen, falin iqindinė, kėndojnė pjesėn e programuar nga Kur'ani dhe pėrsėri marrin studimet e hulumtimet e tyre. Akshami vjen shpejt. Pas iftarit marrin nga njė pije tė ngrohtė me tė afėrmit a miqtė dhe vrapojnė pėr nė teravi... Kthimi i tyre nė shtėpi ėshtė sinjal i pėrfundimit tė njė dite tė mbushur me aktivitet, punė, studim e adhurim. Ata flenė herėt dhe bėhen gati pėr njė ditė tė re...
O Muaj i dashur. Kam edhe shumė pyetje tė tjera...
Mos, u nxito. Edhe pak ditė hėna e re do t'ju shėnojė ardhjen time dhe mė beso se, realiteti i ditėve do tė jetė pėrgjigjja ime pėr ēdo pyetje tėnde. Por mos harro: Unė vij vetėm njė herė nė vit dhe e kam zakon tė shkojė shumė shpejt. I lumi ai, qė do tė dijė tė pėrfitojė gjatė ditėve tė mia, nga mėshira, falja, pranimi, drita, pendesa, loti, sexhdja e zgjatur e duart e ngritura lart ...
Ishte jaci. Freskia e asaj nate shtatori, kishte hedhur pelerinėn e saj mbi Shkodrėn e lashtė. Po shkoja drejt xhamisė, kur flladet e dritave hyjnore tė muajit Shaban, mė sollėn shpirtin e Ramazanit tė bardhė
Ishte natė drite, qė me dritat e dialogut tė nurshėm, ndriēoi edhe qytetin tim
Dėshirova qė ajo natė tė mos kishte fund
|