|
Arabėt para lindjes sė Muhamedit a.s.
Nga: Rifat Jusufi
Njeriu u pajis me mendje tė shėndoshė, e cila nga vetė natyra e shpie nė besim, por jo tė definuar si e proklamuan atė pejgamberėt, e duke pasur parasysh natyrėn e dobėt njerėzore dhe tė ndikuarit e forcės satanike e dominante nė tė, e cila insiston nė lajthitjen e tij nga rruga e drejtė, shohim se nė tė shumtėn e rasteve ajo e shpie nė besim tė gabuar.
Kurani i madhėruar nė disa ajete shtron ēėshtjen e besimit politeist tek arabėt dhe sqaron esencėn e besimit tė tillė, bindjen e arabėve nė idhuj dhe konceptin e tyre mbi Zotin. Nė suren Junus All-llahu xh.sh. thotė:
Ata pos All-llahut adhurojnė ēdo gjė qė nuk u bėn dėm as dobi atyre, e thonė: Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė tek All-llahu ! Thuaj: A po informoni All-llahun me diēka qė Ai nuk e di se ēka nė qiej dhe nė tokė? I pastėr ėshtė madhėria e Tij nga ajo qė i shoqėrojnė! (Junus, 18)
Idhujt tek ata adhuroheshin me shpresė se do ti afrojnė tek All-llahu i Madh dhe do tė ndėrmjetėsojnė pėr ta te Ai dhe se ata janė transferuesit e shpirtrave tė tyre te All-llahu xh.sh..
Format dhe mėnyrat e adhurimit tek arabėt ishin tė ndryshme, si qėndrimi nė kėmbė afėr idhullit, tė cilin e adhuronin dhe i luteshin, duke kėrkuar prej tij mbrojtje, ndihmė, duke u lutur pėr dėshira dhe duke besuar dhe shpresuar ndihmėn e tij. Rreth idhujve bėnin pelegrinim, tavaf (ecnin rreth e pėrqark tyre), bėnin sexhde para tij dhe ishin tė pėrulur dhe tė penduar. Para idhullit thernin kurban, me ndihmėn e tė cilit orvateshin ti afrohen shenjtėrisė sė tij. Njė nga mėnyrat e tė afruarit hyjnisė ka qenė edhe ofrimi i ushqimit dhe pijes. Gjithashtu ndanin nga njė pjesė tė lashtave dhe i sillnin para idhujve.
Ēdo fis e kishte zotin idhullin e vet, bile edhe ēdo shtėpi veē e veē. Ėshtė evidente se nė kohėn e ēlirimit tė Mekes, Resulull-llahi, salAllahu alejhi ve sel-lem, ka hasur nė 360 idhuj nė Kabe, tė cilėt i ka rrėzuar dhe i ka thyer. Rreth e pėrqark kabes arabėt kishin vendosur idhuj dhe rretulloheshin rreth tyre, ndėrsa nisur nga parimi jo logjik se njeriu nuk mund tė bėjė tavaf me teshat tė cilat i veshė nė jetėn e pėrditshme, urdhėruan qė tė sillen lakuriq. Ata e kishin zakon qė mos tė hyjnė nė shtėpi nga dera kryesore, pėrderisa ishin nė ihram, kurse nė pjesėn e mbrapme tė shtėpisė e hapnin njė koridor nėpėr tė cilėn hynin dhe dilnin.
Koncepti i arabėve para Islamit mbi Qenien Absolute, Zotin, pėsoi ndryshime. Disa cilėsi tė All-llahut xh.sh. i mohonin, duke i emėrtuar ato me emra tė cilėt nuk i takonin dhe qė ishin jo tė drejtė. Ata mendonin se melekėt janė bijat e Zotit, xhinėt ia bėnin partner, kėrkonin ndihmė prej tyre dhe atyre i pėrshkruanin fuqi tė madhe. Pėr atė, kur qėndronin nė ndonjė vend thonin: Kėrkoj ndihmė prej zotėriut tė kėtij vendi e me kėtė kishin pėr qėllim xhinin mė tė madh. Bėnin ndarjen e shumė gjėrave me ndihmėn e shigjetave pa pupla, tė cilat shėrbenin pėr bixhoz dhe pėr lojė, qė i pėrdornin pėr tė marrė vendime lidhur me punėn, udhėtimet, martesėn. Arabėt besonin nė fjalėt e kahinėve parashikuesve tė ardhmėrisė, arrafėve atyre tė cilėt e konsideronin veten si njohės tė ngjarjeve me shkaqe, p.sh. kush ėshtė vjedhėsi, ku ka ndodhur vjellja dhe ēka ėshtė vjellur, astrologėve, tė cilėt zbulonin fatin dhe ngjarjet nėpėrmjet horoskopit dhe yjeve. Besonin nė parashenja (isharetet e kėqija) apo nė pesimizėm, p.sh. kalimi i macės pėrtej rrugės ose fluturimi i zogut pėrmbi kokė, e konsideronin fatkeqėsi. I afroheshin zogut apo kaprollit pėr ta trembur, dhe nėse ikte nė anėn e djathtė, vazhdonin punėn e filluar dhe e konsideronin hajr, e nėse ikte nė anėn e majtė, ata e ndėrprenin punėn e filluar duke parė nė tė parashenjė tė keqe. Kėtyre zakoneve shortare mund tu shtohen edhe disa tė tjera si p.sh.: bartja e shputės sė lepurit rreth qafės, pastaj droja, frika prej disa ditėve apo muajve, prej disa kafshėve, grave etj. Betoheshin pėr Latin dhe Uzanė, krenoheshin me paraardhėsit e tyre dhe i nėnēmonin tė tjerėt. U pėrhap falli dhe magjia, si nė vendet pėrreth, poashtu edhe nė Arabi; filloi tė depėrtojė besimi nė mundėsinė e ndihmės sė yjeve, prandaj kėrkonin shi prej yjeve dhe i falenderonin ata. Mohonin shpalljen e tė dėrguarve, dhe sipas tyre i dėrguari i All-llahut nuk mund tė jetė njeri.
Pėrveē idhujtarisė nė ujdhesėn arabe ishte i pranishėm edhe Jehudizmi, i cili kryesisht ishte i pėrhapur nė Hajber, Jethrib (Medine) dhe nė Jemen. Ndėr arabėt nuk u pėrhap kjo fe pėr arsye se jehudijtė pretendonin se, gjoja, ata janė popull i zgjedhur nga Zoti. Ato nuk kanė pasur interesim tė pėrhapin fenė e tyre sa kanė pasur interesim tė grumbullojnė pasuri. Sjelljet e tyre kanė qenė jo tė mira si mashtrimi, tradhtia, lakmia, dhe nxitimi kah pasuria, qė ishin nė kundėrshtim me sjelljet e Arabėve.
Krishterizmi ishte i pėrhapur nė Nexhran nė veri tė Jemenit, i cili ka ardhur nga Abisinia. Nė veri e pranuan fiset arabe Gassasin, Taglib, Tajj dhe disa fise tė tjera qė kufizoheshin me Bizantin, si dhe disa sundimtarė tė Hirasė.
Mė tė pėrafėrt me Islamin ishin pasuesit e Ismailit dhe Ibrahimit a.s. El-hanifijun, tė cilėt besonin Zoti xh.sh., Ringjalljen, Ditėn e Gjykimit dhe se do tė vijė njė pejgamber nė Ahiri Zeman, i cili do ti nxjerrė njerėzit prej errėsirės nė dritė. Numri i tyre ishte i vogėl. Ndėrsa adhurimin e Zjarrit kryesisht e pranuan arabėt qė jetonin nė viset kufitare kah Persia. Ithtarė tė kėtij besimi ka pasur edhe nė Irak, Bahrein si dhe nė brigjet e gjirit arabik, kėta ishin tė njohur si Mexhusij.
Shoqėria arabe paraqiste sinonim tė kategorizimit tė popullatės, nė tė vėrtetė, pozitave tė ndryshme nė shoqėri. Popullatėn nė Mekė, kryesisht, e pėrbėnin tri shtresa:
Shtresėn e parė e pėrbėnin fisnikėt dhe prijėsit e familjeve. Autoriteti i tyre ishte ose nga pasuria ose nga fisnikėria e prejardhjes sė tyre. Kėta ishin faktorėt vendimtarė dhe kreativ nė shoqėri dhe nė jetėn e pėrgjithshme tė bashkėsisė. Pėr kėtė ata lavdėroheshin nga poetėt e kohės dhe kishin pozita tė larta.
Shtresėn e dytė e pėrbėnin qytetarėt e thjeshtė, tė cilėt nuk kishin ndonjė ndikim me rėndėsi nė shoqėri, por, nė krahasim me shtresėn e tretė, kėta kishin njė pėrparėsi mjaft me rėndėsi. Kjo shtresė ishte mė e lirė, gėzonin tė drejta mė tė mėdha dhe kishin tė drejtė qeverisjen me pasurinė e tyre.
Shtresa e tretė, ishte shtresa mė e ulėt e shoqėrisė. Kėtė shtresė e pėrbėnin robėrit, tė cilėt nuk kishin asnjė ingerencė nė jetėn e tyre me karakter shoqėror. Ata, thjeshtė, ishin pronė e zotėrinjve tė tyre, tė cilėt i pėrdornin pėr ēka tė donin dhe nuk guxonin ti kundėrshtojnė. Zotėrinjtė, po ashtu gėzonin tė drejtėn e shitjes sė tyre. Nė njė gjendje tė kėtillė robi nuk posedonte pasuri tė veten, por edhe vetė ai ishte pronė e zotėriut, pėrveē atij tė cilit i falej liria, ai atėhere fillonte njė jetė tjetėr. Ndodhte qė liria robit ti paguhej me tė holla sipas caktimit tė zotėriut.
Nė kohėn kur mbretėronte injoranca (periudha paraislamike), morali njerėzor ndėr arabėt qe nė njė nivel shumė tė ulėt, si nga ana e meshkujve poashtu edhe nga ana e femrave, aq sa gruaja nuk dinte dhe nuk pėrpiqej aspak tė ruajė nderin dhe moralin e saj. Ajo nuk mbulohej si duhej, dhe pa pikė turpi dilte ashtu dhe nuk i largohej asnjė burri, si nga tė njohurit, ashtu edhe nga tė panjohurit.
|