37 vizita - 2 sot   

horizonti

A ėshtė feja nevojė pėr njerėzimin bashkėkohorė?
04.07.2005 Nga: Besim Curra


Natyra njerėzore barazpeshohet sipas normave tė realitetit. Edhe pse ajo bashkėjeton me tė gjitha mundėsitė civilizuese tė jetės materiale, me tė gjitha prurjet e saj shfrenuese, pėrsėri njeriu ndihet i hutuar dhe i tronditur. Ai ėshtė i goditur nga shqetėsimi, pasiguria, konfuzioni. Sot njeriu nuk po gjen dot vetėveten, pėr shkak se nuk po gjen dot qėllimin e ekzistencės sė vet.

Nė kohėn e sotme fatkeqėsia nga e cila vuan njerėzimi ėshtė diferenca midis diturisė dhe praktikės nė zhvillimet jetėsore. Lėshimi i papėrmbajtur drejt idesė pėr tė zėvėndėsuar vitet e varfėrisė me pėrpjekje dhe rrugė qė prishin emrin dhe personalitetin e njeriut nuk ėshtė gjė tjetėr veēse humbje e ndėrgjegjjes nė favor tė interesave tė ngushta e maksime pėr tė fituar nė pak kohė atė qė bota, ku ne duam tė shkojmė, e ka arritur me vite. Duke ecur nė kėto rrugė pa ndėrgjegje e pa mėshirė njerėzore, u pasqyrua imazhi qė sot ndodhemi nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė asaj qė lėviz nė mes politikės dhe biznesit, papunėsisė dhe krimit. Dhe ajo qė e quajmė progres material nuk u harmonizua nė zhvillimet tona njerėzore. Bota materiale nuk kuptoi dhe nuk deshti tė kuptojė se qėnia njerėzore nuk pėrbėhet vetėm prej trupit, se ajo ka nevojė pėr jetėn, por para se tė gjithash ajo mendon, ndjen, dhe vuan nė anėn shpirtėrore.

Qytetėrimi njėanshėm, qoftė edhe nė stadet e larta, kurrė nuk do tė jetė motivi kryesor nė zhvillimet njerėzore. Sado qė tė jemi tė pasur, paqen shpirtėrore kurrė nuk do tė mundemi ta blejmė me tė holla. Ajo nuk ėshtė mall qė shitet e blihet. Vetėm kur intelekti i njeriut tė arrijė tė hulumtojė njeriun si qėnie, si krijesė, si trup dhe si shpirt, nevojat dhe interesat e tyre dhe kur kėto interesa t’i barazpeshojnė nė njė ekuilibėr, atėhere kualiteti dhe personaliteti i tij do tė bėhet dominues. Atėherė njeriu do tė gėzojė lirinė e tij brenda doktrinės sė tij. Pikėrisht nė kohėn e sotme, nė botėn e shfaqur, kjo dukuri, ky intelekt ėshtė mėnjanuar pėr tė mos i lėnė kohė njeriut me shpirtin e tij.

Dihet se njeriu ekziston natyrshėm si qėnie fizike, por ai ekziston po aq natyrshėm edhe hyjnisht, si qėnie shpirtėrore. Tė dy kėta elemente ushqehen nė realitetin jetėsor. Por njeriu ėshtė i krijuar. Ai nuk mund tė krijojė vetveten, gjithēka nė botė i shėrben njeriut, ndėrsa njeriu vet duhet t’i shėrbejė vetėm Krijuesit tė tij. Kjo ėshtė skema e krijimit, prandaj qėnia njerėzore ėshtė e nevojshme ndaj asaj Qėnie Supreme nė tė cilėn ėshtė i lidhur ngushtė gjithė jeta e tij, nga i cili merr udhėzimet pėr mendimin, synimin e veprimin nėpėrmjet normave jetėsore dhe ritualeve adhuruese. Kjo ėshtė esenca e thellė njerėzore, e brendshmja dhe pėrbėrja e tij. Ėshtė pėrfaqėsimi i tij edhe kur ai nuk do tė ekzistojė si qėnie fizike.

Ky udhėzim ėshtė feja. “Ky udhėzim ėshtė njė sqarim pėr njerėzit, ėshtė udhėzim dhe kėshillė pėr tė devotshmit”. (Ali Imran:138)

Feja ėshtė njė pėrmbledhje e parimeve hyjnore qė i prin njerėzimit drejt sė mirės, sigurimit, dhe pėrparimit shpirtėror e material, ku njeriu gjen paqen, lirinė dhe kėnaqėsinė.

Islami nuk ėshtė as nuk paraqet thjesht njė detyrė rituale. Nė pėrbėrjen e tij qėndrojnė njė grup lidhjesh dhe normash qė menagjojnė gjithė jetėn njerėzore nė aktivitet fizike, mendore, trupore, shpirtėrore, individuale e shoqėrore, pėr tė inspiruar koncepte tė drejta dhe humane pėr botėn dhe jetėn si dhe tė relacionit midis njeriut dhe Krijuesit tė tij. Ėshtė nevojė pėr tė mbrojtur qėllimet tė cilat janė mė tė larta se realiteti i tij njerėzor.

Edhe pse feja Islame ėshtė udhėzim hyjnor nė favor tė njeriut pėr jetėn dhe mėnyrėn e tė jetuarit, ajo supozon qė t’i sigurojė atij vetėm mirėqėnie, famė, apo pozitė. E nuk merr pėrsipėr dhe as nuk premton se do ju japė anėtarėve tė saj nga njė pulė pėr ēdo tenxhere dhe as qė ēdo njeri ta bėj mbret. Ajo merr pėrsipėr tė drejtojė aktivitetet jetėsore duke mbajtur ekuilibrin midis detyrės dhe interesit, trupit dhe shpirtit, tokės dhe qiellit. Ajo synon qė njeriu nė aktivitetet jetėsore tė paraqesė tė vėrteten dhe qėllimin e krijimit tė tij.

Njeriu ėshtė krijesė shumė domethėnėse dhe me njė krijim shumė funksional. E nuk ėshtė kafshė por as engjull. Ai ėshtė nė mes tyre. Feja Islame ėshtė ai udhėzim, ajo dije hyjnore, ajo menquri qiellore, e cila barazpeshon kėtė pozicion tė njeriut nė botė. “Thuaj: Unė nuk ju them juve se i kam ne kompetencė depotet e All-llahut ( e tė ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtėsitė e as nuk them se jam engjull…..” (El-Enam: 5)

Tek feja, njeriu, nuk do tė gjejė konceptin pėr tė pėrmbushur ēdo dėshirė tė tij, apo tė eliminojė fatet e tij, por tek feja, nėse ai do tė besojė bindshėm dhe sinqerisht, do tė gjejė tek e mira e tij nevojėn pėr ta falenderuar All-llahun, pėr atė qė Ai i dha. Dhe tek e keqja e tij mėnyrėn pėr tu penduar dhe larguar nga ajo. Nė kėtė mes feja ėshtė nevojė dhe domosdoshmėri, sepse ajo ėshtė dija dhe menquria pėr ti lėnė njeriut tė kuptojė se ai ėshtė i pafuqishėm tė qėndrojė larg Zotit dhe tė jetojė pa Zot. Kjo sepse vetė njeriu ėshtė qėnie dhe dėshirė e Zotit, e mėshirės sė Tij dhe nuk mund tė qėndrojė asnjanės dhe as tė polemizojė rreth detyrimeve tė tij kundrejt Krijuesit tė tij. Ato nuk diskutohen por vetėm zbatohen. Sinqeriteti dhe bindja jonė janė masa e shpėrblimit, pėrndryshe ata qė i pėrbuzin udhėzimet hyjnore, qė neglizhojnė apo tallen me to, guximin e gjejnė tek iniciativa ambicioze pėr tė jetuar pa dinjitet si qėnie qė vė nė dyshim mėnyrėn e krijimit.

Tek njeriu shpirti synon, trupi vepron. Shpirti synon qė e sotmja tė jetohet e tė fitohet pa lėnė peng tė nesėrmėn, pa e shitur shpirtin pėr tė blerė trupin, pa e shitur qėllimin pėr tė blerė nevojėn, pa e shitur detyrėn pėr tė blerė interesat.

Feja ėshtė nevojė dhe demosdoshmėri pėr njeriun, ėshtė menquri dhe ai qė e mohon nevojėn pėr tė, i mungon menquria.

E ardhmja i takon deminimit tė fesė mbi njeriun. Gjithė njerėzimi bashkėkohor po e ndjen dhe po e kėrkon. Shpirtėmirėsia, bukuria, humanizmi, dashuria njerėzore, toleranca, mirėkuptimi, virtyti dhe morali, puna, paqja dhe dashuria pėr atdheun pėrbėjnė thelbin e fesė si udhėzim pėr gjininė njerėzore.

Ēfarėdo qė tė ndodhė, njerėzimi njė ditė do tė arrijė tė kuptojė se feja ėshtė nė natyrėn e tij dhe nevojė jetėsore e tij, kėshtu qė asgjė nuk do tė mund tė pengojė atė t’i kthehet besimit. “Nė fe nuk ka dhunė, rruga e vėrtetė dallohet nga e gabuara…..” (El-Bekare: 256)

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI