155 vizita - 1 sot   

horizonti

E drejta e jetės edhe nė shkollė
04.07.2005 Nga: Mr. Muhidin Ahmeti


- Jo - lirisė shpirtėrore tė njeriut nė shkollė -

“Po tė mos ishte qielli me yje mbi ne dhe ligji moral nė ne, kjo botė do tė shkatėrrohej.” Me siguri e paranjihni mendimin e filozofit tė madh gjerman Imanuel Kantit. Filozof, i cili e kufizoi diturinė qė t’i bėjė vend besimit (fesė) dhe i cili me mėsimin e tij mbi imperativin kategorik, zbuloi lidhmėrinė primordiale ndėrmjet Krijuesit tė gjithėsisė dhe ndėrgjegjies sė njeriut. Kjo lidhmėri ėshtė njė fije, litar shpirtėror pėr tė cilin, ai qė ka ndėrgjegjie lidhet fort, madje edhe atėherė kur e tėrė bota rrėzohet.

Kosova, pėrkatėsisht ata qė sundojnė me tė, e kėputėn atė lidhje shpirtėrore nga procesi edukativ/arsimor i Kosovės. Pėrfundimisht para pak kohėsh me projktligjin pėr liritė fetare, ata privuan nxėnsėsit e Kosovės nga e drejta e tyre natyrore qė edhe nė shkollė tė plotėsojnė kėrkesėn e shpirtit tė tyre njerėzor pėr tė besuar Zotin. Kėshtu edhe mė tej e lan tė coptuar nė dysh sferėn e shpirtit dhe tė mendjes sė nxėnėsit kosovar: nė pjesėn laike qė do ta pėrdorė nė shkollė dhe atė besimore me tė cilėn do tė jetojė nė familje. Me kėtė i shpallėn luftė ndėrgjegjies kantiane duke u hapur rrugė shumė tė kėqijave morale e sociale, por edhe ekonomike dhe politike, si pasojė e braktisjes sė bėrthamės metafizikore dhe e largimit tė saj nga sistemi ynė shkollor.

Edukimi nė shkollė dhe religjioni

Nocioni shkollė ka kuptim shumė tė gjerė. Nė tė vėrtetė ekzistojnė shkolla tė llojeve dhe niveleve tė ndryshme. Qėllimet dhe objektivat e shkollave tė caktuara dallojnė mesvete, e organizimi i tyre dhe puna edukativo-arsimore, varet nga ato synime dhe objektiva.

Shkolla lindi nga novjat objektive, shoqėrore dhe ka njė zhvillim e traditė mjaft tė gjatė. Gjatė historisė ka pėsuar ndryshime dhe ėshtė pėrkryer, kėshtu qė puna e saj e sotme edukativo-arsimore, ėshtė metodike dhe e palnifikuar mirė. Duke folur pėr edukimin nė shkollė, ėshtė e pamundur qė tė mos pėrmendim edhe arsimimin.

Historia na tregon qė shkollimi vetvetiu nuk i edukon njerėzit. Shkollimi ėshtė rrugė pėr tek profesionalisti, por jo edhe rrugė, e cila doemos shpie tek njeriu, i cili ka kuptim dhe ndijėsi pėr vlerat e jetės dhe pėr vlerat nė pėrgjithėsi. Nuk ekzistojnė shkolla, tė cilat mbase do tė mund tė quheshin “schools of humanity”. Pėr t’u bėrė njeri nuk mund tė “shkollohemi”, por vetėm tė edukohemi, thoshte Kershenshtajner nė kohėn e vet. Vlerat e shkollimit, pra, kanė kuptim tjetėr nga vlerat e edukimit.

Vetvetiu arsimimi nuk i edukon njerėzit. Ai nuk i bėn mė tė lirė, mė tė mirė, mė humanė; ai i aftėson, i bėn mė efikas, mė tė dobishėm pėr shoqėri. Sikur dėshmon edhe pėrvoja historike, njerėzit e arsimuar, popujt e arsimuar, mund tė jenė objekt i manipulimit dhe mund t’i vėhen nė shėrbim ligėsisė, por atėbotė shumė mė me efiksitet se sa tė prapambeturit. Historia e imperializmit ėshtė varg i rrėfimeve tė vėrteta ku shihet se si popujt e civilizuar kanė zhvilluar luftė tė padrejtė, shfarosėse dhe robėruese kundėr popujve mė pak tė arsimuar e tė prapambetur, qė mbronin lirinė e vet.

Mė sa u tha mė lartė kuptojmė qė nė shkollė nuk mund tė bėhet edukim, sepse edukimi i sjellur nga shtėpia ėshtė shumė vėshtirė “tė pėrmirėsohet”. Edhe librat e sotėm nuk pėrmbajnė diēka qė do tė mund tė edukonte. Ata vetėm arsimojnė, por jo edhe edukojnė, e edukimi nėnkupton pranimin e qėllimit mė tė lartė dhe arsyes mė tė lartė tė mėsimit, diturisė dhe arsimimit. Edukimi ėshtė i mbėshtetur nė kulturė, kultura nė besim, e besimi nė qėllimin e fundit – nė Zotin. Sistemet bashkėkohore, herėt a vonė patjetėr do tė duhet t’i rikujtojnė diskutimet klasike mbi shpirtin e njeriut dhe edukimin, do t’u duhet pėtjetėr t’u kthehen mėsuesėve tė lashtė tė njerėzimit, tė cilėt kishin caktuar sferėn e arsimimit, por edhe sferėn e edukimit. Siē ėshtė arsimimi stėrvitje e aftėsive mendore, ashtu ėshtė edhe edukimi shkėlqim (ilimunim) i ndėrgjegjies sė brendshme, ndriēim i zemrės. Prandaj arsimimi dhe edukimi dy anė tė barabarta tė ngritjes shpirtėrore tė njeriut, nė arsimin e sotėm, ata janė tėrėsisht tė pabarbartė.

Arsimimi pa edukim aspiron tė shndėrrohet nė fuqi shkatėrruese mbi shoqėrinė njerėzore. Duhet vendosur barazinė ndėrmjet edukimit dhe arsimimit duke pasur parasysh qė arsimimi si edhe edukimi, nuk janė procese qė njeriu i fiton njė herė e pėrgjithmonė, por i fiton nė shtėpi, pastaj nė shkollė dhe gjatė gjithė jetės. Arsimimi dhe edukimi janė procese tė vazhdueshme dhe pėrtėrirėse, tė cilėve duhet vazhdimisht t’u kthehemi dhe tė vigjilojmė mbi ta.

Pėr tė pasur edhe mė tė qartė problematikėn nė fjalė, ėshtė me rėndėsi qė kėtu tė bėjmė njė dallim tė qartė tė llojit tė edukimit, tė cilin tė rinjt e marrin nė jetėn e pėrditshme nė familje dhe prej tė rriturve nė pėrgjithėsi, nga ai tė cilin e jep shkolla. Me fjalė tjera, ėshtė e udhės qė kėtu tė dallojmė edukimin si kategori antropologjike nga edukimi si kategori pedagogjike (didaktike). Ose edhe mė qartė dallimi ndėrmjet edukimit autentik (tė vėrtetė) nga ai instrumental (i institucionalizuar), na bėn tė mundur qė mė lehtė tė konceptojmė kėtė problematikė.

Qė nė fillim tė themi qė nė esencėn e vet, edukimi autentik gjithmonė ėshtė kultivim dhe humanizim i njeriut. Ai ėshtė rruga mė e shkurtėr e ngritjes sė njeriut deri te humaniteti. Prandaj, edukimi autentik, e jo shkollimi, ėshtė i lidhur ngushtė me nocionin kulturė. Por ky nocion mbikalon nocionin e kultivimit tė thjeshtė tė prirjeve qė njeriu i sjell me lindjen e tij. Kjo do tė thotė qė edukimi autentik buron nga vlera e tė jetuarit, nga vlerat objektivisht (univerzalisht) tė vazhdueshme, nga besimi.

Edukimin autentik mė lehtė e njohim ne besim (fe), nė edukimin familjar, nė art apo moral. Nė ta qėndron kuintesenca origjnale autentike e edukimit. Kėtė kuintesencė autentike e njohim nė tėrėsinė e pedagogjisė hyjnore “sė cilės i ishte nėnshtruar shpirti i Pejgamberit tė All-llahut (s).” Natyra njerėzore e Pejgamberit “pėrjetoi edukim tė veēantė hyjnor dhe rrite shpirtėrore nėn kujdesin vigjilent hyjnor, kujdes, qė nė mėnyrė tė veēantė shkėlqen nga tė dhėnat e Shpalljes, por edhe nga Tradita pejgamberike, e cili pėr hir tė atij dhe edukimeve tė tilla, edukimit dhe natyrės pejgamberike, i dha epitetin e mė tė mirės nga tė gjitha tjerat. Ky edukim ėshtė larg asaj qė tė jetė ndonjėfarė “teknike pedagogjike”. Por, “ishte instruktiv, kompetent dhe i dhėnė me masė pėr edukimin shpirėtror dhe kultivimin historik” si dhe pėr “procesin e edukimit gradual” me “linjėn ngjitėse tė pagabueshme”, prandaj edhe “qe dhe mbeti model i pėrkryer pėr rritėn individuale shpirtėrore” tė natyrės njerėzore. Atje ku edukatori ėshtė i hapur pėr transcendencėn hyjnore dhe pėr shpirtin njerėzor atje ėshtė embrioni i edukimit autentik. Ajo qė rrezaton nga shpirti i nėnės, ajo qė fėmija e merr nga ai shpirt dhe ajo qė fėmija e pranon krahas qumshtit tė nėnės mund tė quhet edukim i vėrtetė.

Pa edukimin autentik nuk ka vetėtransformim tė vėrtetė tė njeriut. Edukimi institucional nuk mund tė pėrkufizohet nė kėtė kuptim. Ky edukim ėshtė i caktuar nga vlerat qė i shėrbejnė diēkahit. Ai ėshtė plotėsisht njė ndikim edukativ i menduar, i planifikuar, i institucionalizuar. Ai varėt nga qėllimet tė cilat janė definuar me vetė institucionalizimin e tij. Me edukimin autentik ngrihet personaliteti, me tė instrumentalizuarin shoqėria. I pari e ka qėllimin nė vetvete, i dyti jashtė vetes... I pari ėshtė caktuar nga vlerat objektivisht tė vazhdueshme, i dyti nga establishmenti. I pari ėshtė paralelja historike e kulturės, i dyti paralelja historike e civilizimit. I pari ėshtė nevojė njerėzore, i dyti nevojė shoqėrore.

Edukimi pėrgjithėsisht ėshtė pjesė pėrbėrėse e jetės. Pėr aq sa njė shoqėri i kushton rėndėsi edukimit, po aq e respekton dinjitetin e personalitetit njerėzor. Nga edukimi varet e ardhmja e individit, e ardhmja e ēdo bashkėsie shoqėrore apo fetare, por edhe e tėrė njerėzimit. Prandaj, ėshtė e qartė qė edukimit duhet kushtuar shumė mė tepėr rėndėsi nė ēdo bashkėsi familjare dhe nė pėrgjithėsi nė ēdo bashkėsi njerėzore. ēdo gjė e thėnė mbi edukimin nė pėrgjithėsi, me siguri vlen edhe pėr edukimin fetar, sepse ai i jep shpirt qėnies njerėzore, ngjall tek ajo vlera dhe realitete tė reja.

Kriza bashkėkohore e edukimit dhe arsimimit, e cila nė disa mjedise ka arritur kufijt e patolerueshmėrisė, nė kushtet tona reduktohet nė parullėn “mbi zhvillimin e gjithanshėm tė njeriut.” Ajo ēfarė u ofrohet tė rinjve nė sferėn e ngritjes nuk i plotėson as nevojat mė elementare, e lėrė mė synimin e vėrtetė tė sistemit tė gjithmbarshėm tė edukimit dhe arsimimit.

Nė mėnyrė qė tė mbizotėrojmė krizėn ekzistuese te ne dhe nė botė, ėshtė e domosdoshme tė krijojmė njė pozicion tė ri metapedagogjik dhe t’i ofrojmė praktikės edukative njė bazė tė re antropologjike, filozofike dhe para se gjithash tradicionale fetare.

Religjioni nė shkollė

Shkolla ėshtė institucion edukativo-arsimor nė tė cilin brezi i ri mėson pėr botėn reale dhe jetėn. Religjioni ėshtė njė fakt historik dhe e arrtiur civilizuese, i cili nuk mund tė largohet nga jeta e pėrditshme, por as nga shkolla. Pikėrisht ky fakt na obligon qė tė mendojmė seriozisht pėr pėrfshirjen e kulturės religjioze nė shkollat publike tė Kosovės.

Inkuadrimi i mėsimit fetar nė shkolla do tė ishte ngjarja mė e rėndėsishme kulturoro-shpirtėrore nė historinė mė tė re tė shkollės sonė. Ai pėrsėri do tė ripėrfshinte idenė e Zotit dhe vlerat themelore tė fesė nė arsim, dhe me kėtė do t’i siguronte statusin e vlerės publike; do tė fitonte njė rol tė rėndėsishėm nė sensibilizimin e nxėnėsve pėr ekzistencėn e njėmendėsive jashtėshqisore e metafizike dhe do t’i kundėrvihej reduktimit edhe ashtu fatal tė diturisė nė nivelin mė tė ultė tė manifestimit fizik tė Realitetit. Ai, po t’i kushtonim kujdes tė mjaftueshėm, do tė mund tė ishte zėri i kuptimit shpirtėror, dlirėsisė morale, dashurisė dhe ndijėsisė pėr tjetrin; do tė mund tė ishte kėrkesė pėr njė edukim dhe arsimim integral qė do tė mbėshtetej nė vetėdijen qė njeriu nuk ėshtė i lidhur vetėm pėr “errėsirėn” e tokės, por edhe pėr dritėn e Qiellit, qė ėshtė qenie e unitetit shpirtėror dhe trupor, d.m.th. unitetit tė atyre vlerave pa tė cilat nuk ėshtė i mundur plotėsimi i njeriut si qenie njerėzore. Mėsimi fetar, poashtu ka rėndėsinė mė tė madhe pėr ballafaqimin e nxėnėsit me vetveten, e kjo ėshtė nė funksion tė krijmit tė premisės themelore pėr ballafaqim me tė tjerėt. Nuk ka rrugė pėr tek tjetri pa mbizotėrimin paraprak tė rrugės pėr tek vetja (...). Nėse kultura religjioze dėshiron tė pėrgatitė nxėnėsin pėr takim dhe njohje me religjionet dhe traditat kulturore tė popujve tjerė, mėsimi fetar mund t’i ndihmojė qė pėr kėtė tė sigurojė premisėn e parė themelore.

Polemika e sotme qė bėhet pėr pėrfshirjen a mospėrfshirjen e mėsimit fetar nė shkolla, pėrveē tjerash tregon qė shumica e pjesmarrėsve tė saj, nuk kanė pėrfytyrim tė qartė se ē‘ėshtė mėsimi fetar dhe ē‘lloj kėrkesash shoqėrore ai duhet t’i plotėsojė. Disa prej tyre kanė paragjykime dhe komplekse ideologjike dhe historike, ndėrsa disa tė tjerė kanė pėrfytyrime aq primitive e anakronike sa qė pėrjashtojnė edhe zhvillimin e ēfarėdo debati rreth saj. Kjo nuk do tė bėnte pėrshtypje, po tė vinin kėto mendime nga njerėz me arsimimim tė diskutueshėm, por ėshtė fatkeqėsi pėr njė popull kur ide tė tillė vijnė nga intelektualė tė niveleve tė larta e madje edhe nga funksionarė tė lartė si nga jeta politke ashtu edhe nga ajo arsimore.

Kjo tregon se shoqėria kosovare edhe mė tej vuan nga shumė sėmundje infantile nė rrugėn e saj demokratike. Mė e theksuara ndėr tė gjitha ėshtė alergjia e demokratėve tė sapopjekur, pėrndryshe ish-komunistėve, ish absolutistėve dhe atyre aktual, autokratėve e ateistėve ndaj rolit tė fesė e tė besimtarėve nė jetėn publike, e sidomos lufta e tyre kundėr pėrfshirjes sė kulturės religjioze nė shkollat publike tė Kosovės. A mundet vallė, nė qytetėrimin tonė, njė njeri sado pak i menēur, i udhėzuar dhe i qytetėruar tė mohojė se religjioni ėshtė njė forcė vepruese dhe edukuese historike me njė potencial shpirtėror e intelektual ende tė pashfrytėzuar sa duhet? Si ka mundėsi qė kėta njerėz tė mos e kuptojnė se religjioni (besimi) ėshtė identiteti mė madhėshtor i njeriut si kontinuitet i mbamendjes sė shpirtit , ndėrsa njohja ėshtė e drejta mė e madhe e njeriut si kėrkesė pėr liri?

Ndonėse njėsoj tė rėndėsishėm nė kuptimin praktikė, megjithatė besimi hyjnor pėr njė popull ėshtė mė i rėndėsishėm se njohja tokėsore, sepse shpirti qė mba mend, mė lehtė vjen te liria, se shpirti qė harron identitetin e vet.

Pėrmes religjionit njeriu zhvillon tė kuptuarit e universit dhe tė ekzistencės sė vet nė mėnyrė qė ta gjejė qėllimin dhe kuptimin e jetės. Religjioni, pra paraqet njėrin nga funksionet mė tė rėndėsishme biologjike tė njerėzimit, sepse ka ndikim tė madh nė jetėn e gjithmbarshme tė njeriut, para se gjithash nė integritetin e tij trupor dhe shpirtėror (Jerotiq, 1989). Nė tėrė historinė e njerėzimit nuk ėshtė gjetur deri mė tani asnjė popull apo fis pa ndonjė shenjė (karakteristikė) tė religjionit. (Kueng, 1987).

Njeriu, pėr nga natyra e tij, ėshtė qenie religjioze, sepse religjioziteti vetvetiu ėshtė hapje pėr vlerat absolute, e prej tė gjitha vlerave mė e madhja ėshtė Zoti, i Cili i vendos tė gjitha vlerat tjera. Njeriu nuk lind si qenie e pjekur religjioze, por lind me mundėsinė pėr t’u bėrė njė ditė i tillė. Njeriu, pra ėshtė qenie e mundėsisė, e religjioziteti ėshtė njėri nga dispozicionet e tij tė rėndėsishėm.

Shkolla laike, shekullare

Tė gjitha “teoritė” qė nuk ka demokraci nė arsim pa shekullaritet sot gati janė konsumuar dhe po tregohen si lajthime tė rėnda ideologjike. Arsimi nė tė cilin zotėron trashėgimia e madhe e shekullarizmit nuk mund tė jetė faktor i pėrparimit dhe i hapjes ndaj botės.

Fryma e shekullaritetit, pamėdyshje, tepėr shpesh gjatė historisė ka qenė dhe akoma ėshtė e deformuar nga shekullarizmi dhe prirja e tij pėr nxitjen e propogandės antireligjioze, madje edhe me agnosticizėm zyrtar. Ai nuk arriti tė sigurojė jo vetėm tė drejtat e lirive fetare, por as te drejtat e njeriut nė pėrgjithėsi. Nuk ka vend nė tė cilin fryma shekullariste nuk ka nxitur propagandėn antireligjioze duke u treguar si mėsim antireligjioz. Nė mėnyrė tė veēantė nė vendet nė tė cilat nė mėnyrė tė vrazhdė janė asfiksuar liritė fetare, punėtorėt arsimorė janė sjellė nė pozitė qė kafshata e bukės u ėshtė kushtėzuar me braktisjen e besimit. Gjithė ai numėr njerėzish ėshtė keqtarjtuar pėr shkak tė besimit tė tij dhe ėshtė detyruar qė nga botėkuptimi i tij dhe bindjet e tij politike, t’i pėrjashtojė edhe njohuritė fetare edhe ndjenjat fetare.Gjithė ato sulme janė bėrė kundėr religjionit nė kohėn e shekullarizmit. U pa qartė dhe u dėshmua se nuk ekziston ndonjė lidhje esenciale ndėrmjet shekullarizmit dhe demokracisė.

Sot kemi njė varg tė tėrė argumentesh qė edukimi/arsimimi nuk e kėrkon shekullaritetin e kryer. Shekullariteti i kryer ėshtė shekullarizėm. Shekullarizmi, pra ėshtė larg qė tė jetė humanizėm, por nuk ėshtė larg qė tė jetė antiteizėm. Ndonėse shekullarizmi nuk ėshtė i njėjtė me antiteizmin, nė instancėn e fundit ai synon tė bėhet antireligjiozitet. Ndonėse edukimi nuk ėshtė njėsoj si edhe morali dhe feja, por nė instancėn e fundit synon tė bėhet moral dhe fe. Kėto janė dy rrugė krejtėsisht tė ndryshme, qė burojnė, jo nga tekja apo mostekja politike, por nga vetė esenca e atyre dukurive.

As teorikisht nuk ėshtė e mundur t’i pėrgjigjemi devijimit tė pangopur shekullarist. Duke ndjekur logjikėn e shekullaritetit tė kryer, d.m.th. shekullarizmit si ndarje rrėnjėsore e shkollės nga religjioni, si do tė siellemi nė mėnyrė pedagogjike pėr shembull, me detajet vijuese tė tekstit letrar:

“Nata ėshtė e kthjelltė, e qetė e korrikut, lumi i gjėrė, e nga ai ngrihet avulli dhe na freskon, peshku kishte llokoēitur, zogjtė kishin rėnė nė qetėsi, ēdo gjė ėshtė nė qetėsi, mrekulli, tė gjithė i luten Zotit. Vetėm ne tė dy nuk flejmė, unė dhe ai djaloshi, dhe ne zhvilluam bisedėn pėr bukurinė e kėsaj bote tė Zotit dhe pėr fshehtėsinė e Tij tė madhe. Ēdo fije bari, ēdo grremēė, bubrrec, bleta e artė, tė gjithė, edhe pse nuk kanė arsye, ata e dinė nė mėnyrė tė habitshme me saktėsi rrugėn e tyre, dėshmojnė pėr fshehtėsinė e Zotit prandaj edhe pa pushuar e zbatojnė, dhe unė e hetoj sa i ėshtė kėndellur zemra djaloshit tė dashur.”

“O djalosh, mos i harro lutjet. Ēdo herė nė lutjen tėnde, nėse ėshtė e sinqert, lind njė ndjenjė e re, e me tė edhe njė mendim i ri, tė cilin nuk e ke njohur mė parė dhe i cili do tė jap kurrajo dhe ti do ta kuptosh qė lutja ėshtė edukim. Mbaje nė mend edhe kėtė: ēdo ditė sa herė tė mundesh, pėrsėrite nė vete: “O Zot mėshiroi tė gjithė ata qė sot kanė dalė para Teje”.

“O i Madhi Zot, filloi tė pėshpėrit nė vete, kam gabuar kur kam thėnė se ti nuk ekziston – tani po pendohem! Tė gjithė thonin se ti nuk ekziston, edhe unė ėshtė dashur patjetėr qė tė mos ndahem nga shoqėria, por edhe atėherė nė vete kam besuar qė diēka nga ti ka atje ku ne nuk e dimė. O Zot i dashur, i madhi, i gjithfuqishmi, bėrė qė tė mos mė godasin! Kam dy fėmijė, mos tė mbeten jetimė sikurse isha vetė kur m’u martua nėna – mė mbro, tė paktėn pėr shkak tyre dhe mė mbulo me dorėn tėnde. Ja tani para tė gjithėve bėj kryq, ja qė tė shohėsh. Le tė shohin edhe ata, nga njėra dhe tjetra anė, dhe tė gjithė le tė tallen me mua - nuk ēaj kokėn pėr ta, unė vetėm tek ti kam shpresė dhe tė lutem sot dhe deri nė fund tė jetės, amin!”

Si do t’u shpjegojmė, fėmijėve kėto dhe detaje tjera tekstesh tė ngjashme, me logjikėn e shekullarizmit?

Apo nga romani i Tolstoit “Lufta dhe Paqja” si do ta interpretojmė kėtė mendim: “Po tė mos ekzistonte Zoti, ju dhe unė nuk do tė flisnim pėr tė, zotėri”. Vallė, a nuk i sygjeron logjika shekullariste mėsimdhėnėsit (nėse tashmė nuk e obligon) qė me rastin e zhvillimit tė mėsimit rreth dėmit tė alkoolit, drogės dhe duhanit, tė mos thotė, ndonėse e di, qė pėrdorimi i tyre sipas mėsimit islam ėshtė haram/i ndaluar. Duke mos u futur nė atė si do t’i interpretojė kėto dhe detaje tė tilla tė ngjashme, mėsuesi besimtar dhe mėsuesi ateist, ėshtė fakt qė nėpėr vepart letrare, artistike, muzikore promovohen idetė, besimet, mendimet, vlerat dhe veprimet religjioze nė qindra detaje me tė cilat socializohet personaliteti. Dhe jo vetėm kaq. Nė kėtė mėnyrė religjioni vendos kontrollin mbi sjelljen, u pajtuan apo nuk u pajtuan me kėtė shekullaristėt. Mbase pėr shkak tė dvijimeve, nxitjeve dhe arsyeve shekullariste nuk do t’i anashkalojmė tė gjitha kėto, t’i falsifikojmė me komentimet tona, t’i lėmė nė heshtje, apo mos dhashtė Zoti, t’i asgjėsojmė veprat letrare, muzikore dhe artistike vetėm pėr shkak se promovojnė fenė dhe besimin. Ndarja rrėnjėsore e shkollės nga feja do tė nėnkuptonte edhe kėtė marrėzi njerėzore.

Po ta merrnim nė konsiderat pikėpamjen shekullariste nė kuptimin e saj radikal, atėherė njė hapėsirė e madhe e artit: muzika e gjithmabrshme, arkitektura, letėrsia, poezia, do tė ishin gati krejtėsisht tė pėrjashtuara nga edukimi. Ndarja rrėnjėsore e shkollės dhe religjionit, ashtu si duan shekullaristėt, do tė kėrkonte t’i asgjėsojmė dhe zhdukim gjithė ato vepra letrare, muzikore apo artstike, qoftė duke heshtur pėr to, anashkaluar apo falsifikuar me interpretimet tona atė qė promovojnė kėto vepra nga fusha e fesė dhe besimit. Njė shkollė nė tė cilėn do tė bėhej njė gjė e tillė do tė ishte shkollė e keqe.

Nga kėto vėshtrime tė shkurtėra nuk ėshtė vėshtirė tė kuptojmė pėrse sot nė Evropė, ku lindi shekullarizmi, mendohet dhe punohet pėr organizimin e sistemit edukativo- arsimor nė demokracinė kulturore dhe politike dhe pluralizmin fetar. Fatkeqėsisht, disa demokratė shekullarist tė sotėm, kėtė as nuk e ndjejnė as nuk e shohin. Ata jo vetėm qė nuk durojnė dhe nuk duan fare tė preokupohen me metafizikėn, veē ofrojnė nje tipologji tė thjeshtėzuar njerėzish qė duan t’i reprodukojnė edhe me anė tė edukimit/arsimimit. Domethėnė, demokratėt shekullaristė tė gjithė njerėzit i ndajnė nė dy grupe: “tė majtė” dhe“tė djathtė”. Kjo tipologji funksionon, jo vetėm si karakteristikė automatike e mėnyrės sė tė mendtuarit tė domokratėve shekullaristė pėr problemet mė tė rėndėishme shoqėrore, ekonomike dhe ndėrkombėtare, por edhe si karakteristikė automatike e mėnyrės sė tė menduarit edhe pėr edukimin/arsimimin, pėr vetė njeriun dhe gjininė njerėzore. Kjo formė e simplifikuar (thjeshtėzuar) e njerėzve pedagogjinė antropologjike e shpjer nė ideologji. A mund vetėm tė paramendojmė se ēfarė statusi shkencor do tė kishte zoologjia dhe ēfarė njohje do tė na ofronte ajo po tė rduktonte dijen pėr majmunėt nė ndarjen e tyre me bishtė dhe pabishtė!?

Demokratėt shekullaristė fare nuk mendojnė si duhet shkolla tė bėhet vend i pėrfshirjes nė shumėllojshmėrinė e pėrbashkėt kulturore, vend i njohjes sė komunikimeve ndėkulturore dhe orientimit nė tė drejtat e njeriut. Pasioni i tyre shekullarist ėshtė pedagogjia dhe psikologjia e tyre ndėrkulturore. Ata fare nuk e shohin qė individi patjetėr duhet tė jetė i informuar dhe mjaft i arsimuar, nė mėnyrė qė pranimi ose mospranimi i tij i cilitdo mėsim qoftė, e kuptohet edhe i atij religjioz, tė jetė i arsyeshėm dhe me kuptim. Vallė, a mos padituria dhe joinformimi mundėsojnė lirinė e pėrcaktimit?! Ata asnjėherė vetes nuk ia shtrojnė pyetjen: Si ėshtė e mundur tė evitojmė gjykimin e gabuar, tek i cili detyrimisht shpjer padituria. Nėse pėr fenė nuk kemi as njė numėr tė domosdoshėm informacioni, nėse nuk posedojmė dije elemntare? Vallė, a mundet ky mosinformim tė garantojė mirėkuptimin dhe respektimin e besimtarit?

Demokratėt shekullaristė tė sėmurė nga mospėrfillja ndaj fesė dhe besimit dhe tė dehur nga pasioni shekullarist, demokracinė e butė e shndėrrojnė nė shekullarizėm tė vrazhdė – nė deviacion shekullarist. Fenė dhe besimin, sipas tyre duhet varrosur, dėbuar nė privatėrinė mė tė thellė. Pėr dallim nga pasioni shekullarist, pasioni i zjarrtė i sė vėrtetės dhe humanizmit, na shtynė tė pyesim qė shekullarizmi buron nga esenca e edukimit apo nga diēka qė ėshtė jashtė tij, nga rrethanat qė gjenden jashtė edukimit? Kjo do tė thotė se para se tė ofrojmė pėrēimin mekanik tė strukturės shekullare tė shtetit nė hapėsirėn edukativo-arsimore, fillimisht duhet argumentuaresenca e edukimit e duron shekullarizmin, d.m.th. qė shekullarizmi buron nga vetė thelbi i edukimit-arsimimit; duhet argumentuar qė shekullarizmi ėshtė bėrthama morale e shtetit, qė shteti ėshtė institucion edukativ apo ndonjė qendėr pėr arsimim, qė politika ėshtė teoria e edukimit dhe arsimimit, d.m.th. qė qėllimet e politikės dhe mjetet e realizimit tė tyre, shkojnė paralel me qėllimet e edukimit dhe arsimimit, pastaj qė fenomeni edukativo-arsimor nuk ėshtė fenomen kulturor, veē politik. Po tė ishte e mundur qė kjo shkencėrisht tė argumentohet, atėherė nuk do tė ishte e vėshtirė tė konkludojmė qė “shkullarizmi edukativ” i dikurshėm ėshtė mė i mirė se synimi i sotėm i Evropės qė hapėsirėn edukativo-arsimore tė organizojė sipas parimeve tė demokracisė politike, demokracisė kulturore dhe pluralizmit fetar. Mirėpo, edukimi nuk duron qėllime (synime) qė janė tė huaja pėr qenėsinė e tij, qė nuk i pėrgjigjen esencės sė tij. Meqė qėllimet e politikės nuk shkojnė paralel me qėllimet e edukimit/ arsimimit dhe meqė mjetet e realizimit tė tyre nuk janė tė njėjta, meqė shteti nuk ėshtė institucion edukativ as qendėr pėr arsim, dhe meqė edukimi/arsimimi ėshtė fenomen kulturor e jo politik, atėherė organizimi shekullarist i shtetit, nė kuptimin tekstual, nuk mund tė transferohet nė hapėsirėn edukativo-arsimore. Pėr teorinė e edukimit/ arsimimit ėshtė me inetres shteti si rend juridiko-moral e jo si forcė dhe fuqi, jo si instrument sundimi. Shteti si rend juridiko-moral ėshtė njė e mirė, e cila nė ēdo teori edukimi duhet tė trajtohet (edhe) si “e mirė arsimuese”. Shteti si forcė dhe fuqi, si instrument sundimi, ka dy detyra themelore, tė cilat teoria e edukimit/ arsimimit vetėm i konstaton. Ato dy detyra janė: a) tė mbrojė tė dretjtėn natyrore tė edukimit dhe arsimimit pėr ēdo njeri, d.m.th. t’u bėjė tė mundur tė gjithė qytetarėve tė vet institucionet e domosdoshme arsimore dhe b) tė sigurojė financimin e sistemit shkollor.

Meqė veprimtaria edukativo-arsimore ėshtė fenomen kulturor e jo politik, rrugėzgjidhja e saj nuk ėshtė nė shekullarizėm por nė interkulturalizėm. Tė orientuarit e edukimit/arsimimit nga interkulturalizmi jep rezultate tjera, ndėrsa tė orientuarit nė shekullarizėm tjera. I pari i pėrshtatet vetė natyrės sė edukimit/arsimimit, i dyti i kundėrvihet asaj natyre; me tė parin respektojmė dhe ruajmė vetė natyrėn e edukimit/arsimimit, me tė dytin e injrorojmė atė natyrė.

Drejtėsia ėshtė bėrthama morale e shtetit si bashkėsi e vlerave, e jo shekullarizmi. Nė qoftė se shekullarizmi nuk ėshtė bėrthama morale e shtetit, aq mė tepėr nuk mund tė jetė bėrthama morale e teorisė sė edukimit dhe arsimimit. Logjika dhe esenca e shekullarizmit nuk ėshtė edhe logjika dhe esenca e drejtėsisė. Meqė drejtėsia ėshtė mė sė afėrti me dlirėsinė, dlirėsinė drejtė sė cilės aspiron vetėm edukimi, ajo poashtu mund tė jetė bėrthamė morale e teorisė sė edukimit dhe arsimimit. Prandaj, demokracia kulturore ėshtė nė pėrputhshmėri me esencėn e fenomenit edukativo-arsimor. Demokracia politike ėshtė nė pėrputhshmėri me ekzistencėn e tij shoqėrore. Kėshtu, mund tė thuhet se pėr edukimin ėshtė e rėndėsishme demokracia kulturore, pėrderisa demokracia politike paraqitet vetėm si i nevojė.

Dhe sė fundi, po qe se do tė duhej tė vlerėsojmė pėrmbajtjen kulturore tė arsimimit shkollor, do tė thoshim: shkolla ėshtė pjesė pėrbėrėse e civilizimit; ajo kontribuon kulturėn vetėm nėse nuk ėshtė dresurė, nėse zhvillon mėnyrėn e tė menduarit kritik, nėse i lė hapėsirė lirisė shpirtėrore tė njeriut. Shkolla qė servon dhe imponon zgjidhjet e gatshme etike e politike, nga aspekti i kulturės ėshtė barbare. Ajo nuk krijon personalitete tė lira, veē tė nėnshtruara dhe si e tillė mbase kontribuon civilizimin, por e shpie prapa kulturėn.

Literatura:

A. Izetbegoviq, Islami ndėrmjet Lindjes e perėndimit, Shkup, 2000.
Duhovnost i mentalno zdravlje (grup autorėsh), Sarajevė, 2002.
F. M. Dostojevski, Braca Karamazovi, - I – Zagreb, 1979.
Liljan, 20 Korrik, 1994.
Mual’lim, nr. 1/ 2000, Sarajevė.
Mual’lim, nr. 6/ 2001, Sarajevė.
Preporod, nr. 19/ 1990, Sarajevė.
Preporod, nr. 1/ 2003, Sarajevė.
Religijski pogledi, Sarajevė, nr. 4/ 2000.
Takvim, 1999, Sarajevė, 1999.
Zemzem, 119/ 2000, Sarajevė.

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI