|
Komuniteti shqiptar musliman nė Suedi
Nga: Mr. Fadil Selmani
Nė njė shkrim timin tė titulluar Islami nė Suedi tė botuar nė Nr 67 Maj-Qershor 2004 nė VEPRA kisha bėrė njė pėrshkrim tė Islamit dhe muslimanėve nė Suedi gjat historisė e deri mė sot. Nė tė, ndėr tė tjera, kisha theksuar se muslimanėt shqiptar nuk jan tė konsoliduar d m th nuk ka asnjėfar lloji asociacioni apo bashkie Islame shqiptare nė Suedi. Pėr ta vėshtruar mė afėr kėt konstatim u interesova pėr kėt problem. Kėshtu pra fillova t“i kontaktoj disa imam tė xhamive, organizues dhe aktivist tė islamit nė mes shqiptarėve pėrgjithėsisht. Qysh nė fillim dua tė theksoj se nė kėtė cėshtje mua nuk mė kanė interesuar grupet e vecanta ndėr muslimanėt shqiptar, por gjithnjė duke pas parasysh problemin specifik: pse nuk ka organizim shqiptar musliman nė Suedi? Ndėrkaq unė, pėr arsye sic do tė shihet mė posht, kėt lloj organizimi do ta quaja p sh Bashkėsia Islame Shqiptare nė Suedi, sė kėtejmi pra do t“a pėrdori shkurtimin BISH.
Stokholmi
Kėshtu mendova qė tė shof se si qėndron organizimi musliman shqiptar nė Stokholm, kryeqyteti i Suedisė. Prandaj pata njė bisedė me hoxhė Alinė me prejardhje nga Prishtina dhe qė ka banuar edhe nė Shkup. Hoxh Alia ka qenė edhe i pėrndjekur politik dhe ka filluar leximin e Kur“anit tė Shenjtė qė nga mosha shtatvjecare. Ai gjendjen e muslimanėve nė Stokholm e pėrshkruan kėshtu: Nė Stokholm kemi rreth 27 xhamia (dmth nėpėr banesa, bodrume etj.) dhe njė tė madhe e ndėrtuar nė vitin 2000. Dhe nuk kemi asnjė xhami shqiptare muslimane, kjo duket edhe mė tragjike kur qyteti ka pėrafėrsisht 5-6 mijė shqiptar, vlerėson me hidhėrim hoxh Alia. Shkaku kryesor i mosekzistimit tė ndonjė aktiviteti tė shqiptarėve musliman, hoxh Alia, e spjegon me atė qė njerėzit janė dhėnė pas knaqėsisė sė epsheve dhe nuk ka interesim pėr organizim tė muslimanėve shqiptar. Nė lidhje me BISH-in hoxhė Alia thot se ėshtė shum mirė me pas dhe duhet edhe ne t“a kemi Bashkėsin Islamike Shqiptare si tė tjerėt, pėrfundon hoxha. Pra nė Stokholm situata duket shum e mjerė rreth organizimit musliman shqiptar.
Gėteburgu
Duke pas parasysh qė shqiptarė musliman ka edhe nė Gėteburg u interesova edhe pėr mendimin e dy personave atje lidhje me temėn. Njėri ėshtė hoxhė Kadria me prejardhje nga Shkodra qė ka jetuar nė Shkup dhe Kosovė dhe i vendosur nė Suedi qė nga viti 1982.
Hoxh Kadria e spjegon mosegzistimin e BISH-it kėshtu: Shqiptarėt musliman nuk janė aktiva dhe nuk ka interesim. Dhe ata qė duan ta ndryshojn kėt gjendje tė shqiptarėve musliman, kundėrshtohen nga hoxhallarėt qė i kan zėnė pozitat nėpėr xhami dhe frikohen nga humbja e postit. Do me thėnė qė hoxhallarėt jan tė pėrcarė prandaj bashkėveprime dhe bashkėpunime nuk ka. Prandaj personalisht veproj individualisht si imam i gjith muslimanėve qofshin arab, turq, shqiptar etj. Kėshtu hoxh Kadria, me veprim nė Gėteburg, pėrmbledh shkaqet se pse nuk ka BISH apo organizim gjithpėrfshirės i shqiptarėve musliman nė Suedi. Por ky mendon se ėshtė shum mirė me pas BISH nė Suedi dhe sidomos pėr aktivitet ndėr fėmijėt dhe rinisė shqiptare muslimane, mendon hoxha. Kėtė shtresė tė mėrgatės shqiptare muslimane, hoxh Kadria e thekson dukshėm, e shef si pėsuesja mė e madhe e moskativitetit fetar tė baballarėve tė tyre. Pėrpjekje nė konsolidimin e muslimanėve shqiptar nė Gėteburg vecanėrisht ka pas p. sh mė 1998 u formua Qendra Islame Shqiptaro-Suedeze por edhe kjo aktivitet nuk ka. Pra ekziston vetėm nė letėr. Hoxh Kadria pastaj jep kronologji ngjarjesh tė cuditshme qė kan cuar nė kėtė gjendje tė mjeruar ndėr muslimanėt shqiptar nė Gėteburg.
Mirėpo pėrkundėr vėshtirėsive ėshtė njė djal i ri po nė Gėteburg, Abedin Balaj me prejardhje nga Istogu i Kosovės, mundohet tė bėj cka mundet nė kėt drejtim. Me bisedėn e shkurtė qė pata me tė lidhje me cėshtjen nė fjalė mė tha: Me rininė muslimane pėrgjithėsisht kėtu nė Gėteburg mirrem por jam i vetmi shqiptar nė kėtė grup. Jam edhe kryetar i Qendrės Islame Shqiptaro-Suedeze qė mirret sidomos me tė rinjtė musliman shqiptar. Aktiviteti bazohet nė dhėnjen e mėsimit islam por xhemati shqiptar ėshtė shum i dobėt. Ata qė vijn janė sidomos nga Maqedonia.. Nė pyetjen time konkrete pse nuk ka BISH, Abedini pėrgjigjet: Se shumica e njerėzve mirren me thashethemje, pėrcarja ėshtė e dukshme dhe se xhemati ėshtė i dobėt. Nė Gėteburg megjithatė paska njėfar organizate qė synon tė mirret me fenė por interesimi I njerėzve pra nuk ėshtė nė nivel. Prandaj edhe nuk ka ndonjė organizim tė theksuar.
Bashkėsia Islamike Shqiptare nė Malme!
Ndėrkaq befasia mė e madhe e imja ishte se kishte nė fakt njė organizim tė quajtur Bashkėsia Islamike Shqiptare me seli nė Malme. Qyteti Malme ka pothuajse dhjetėmijė shqiptar dhe ku shqiptarėt me prejardhje nga Maqedonia janė mė tė koncentruar, sidomos ata nga Shkupi. Kėt lajm tė befasueshme ma bėri me dije vet iniciatori Ramadan Bajrami, nga Shkupi, nė njė takim qė pata me tė mė 17 dhjetor 2004 nė njė bibliotek nė Malme. Paraprakisht ju kisha lajmėruar Ramadanit dhe i kisha treguar pėr interesimin tim lidhje me BISH-in, kėshtu pra diheshin qėllimet e takimit.
Ramadani pik sė pari e spjegon arsyen e formimit tė BISH-it. Shqiptarėn me banim nė Suedi kanė nevoj pėr njė organizėm dhe organizim fetar islam dhe aq mė tepėr qė fenė islame t“jua spjegojm nė gjuhėn amtare. Pėr kėtė, Ramadani thekson, jemi tė urdhėruar nga Allahu xh. sh. dhe na ka urdhėruar nė Kur“an.
Arsyeja tjetėr, vazhdon Ramadani, ka qen qė nėpėrmes BISH-it pra tė ruhet dhe tė kultivohet identiteti musliman shqiptar, sidomos dhe para sė gjithash, kur ėsht fjala pėr fėmijėt dhe tė rinjtė shqiptar. Kjo shtres e mėrgatės shqiptare qė aq lehtė devijon si fetarisht poashtu edhe kombtarisht. Dhe nė kėtė kontekst ai citon hadithin e Pejgamerit (sallall-llahu alejhi ve sel-lem) se Ai qė e ndėrron identitetin nuk ėshtė nga un. Pėr kėto shkaqe BISH-i formohet mė 1995 nė Malme tė Suedis.
Hapat e para pėr ta konkretizuar BISH-in kanė qenė nė dy drejtime. E para nė antarėsimin e organizatės qė i mbron interesat e muslimanėve nė Suedi SMuF. Kjo organizatė vepron si t“i thuash si njė qendėr ku shteti suedez jep ndihma ekonomike dhe pastaj kjo organizatė i ndan tė hollat drejt komuniteteve lokale muslimane. Mirėpo kėrkesa pėr t“u pranuar si BISH nuk pranohet, sepse SMuF-i ėshtė kundėr njė bashkėsie me emėrim tė njė nacionaliteti. Ramadani spjegon se nė pyetjen drejtuar kryetarit tė atėhershėm tė SMuF-it Hasan el-Debajit se pse atėherė turqit dhe boshnjakėt janė tė pranuar si organizime fetare me emėrimin edhe kombėtar? Pėrgjigje nuk j“u ka dhėnė por ju ka kėrkuar qė t“a ndėrrojnė emrin. Mospranimi nė SMuF u bė edhe shkaku kryesor qė BISH-i mos tė pranohet as nė komunėn e Malmes si komunitet fetar, thekson Ramadani. Me kėtė rast dua tė theksoj se shteti Suedez inkurajon organizime fetare apo kulturore tė tė huajve nė Suedi, prandaj edhe shpėrndan ndihma ekonomike pėr organizimet.
Hapi tjetėr ishte iniciativa pėr krijimin e nėndegėve tė BISH-it nėpėr Suedi. Kjo ishte me domethėnie tė madhe sepse me ndihmėn e anėtarsisė tė mundėsohej qė ekonomikisht BISH-i tė mbijetonte. Mirėpo, pėr fat tė keq, edhe kjo dėshtoi. Pėr kėtė dėshtim shkaktarėt ishin vetė shqiptarėt nga mosangazhimi dhe mosinteresimi, spjegon Ramadani me keqardhje. Kėshtu deri tash BISH-i ekziston vetėm nė letėr dhe veprimtari nuk ka.
Megjithatė BISH-i do tė mundohet tė mbijetoj me anėtarėsinė dhe aktivitetin tė koncentruar nė Malme. Vlen tė theksohet se nje shkollė ka qen organizuar nė kuadėr tė BISH-it pėr mėsime islame qė mė sė paku numėronte 58 nxėnės. Kurse numri ka qen edhe mė i madh por Ramadani kujton se 58 nga ta kanė qenė ndėr mė tė zellshmit. Njė tjetėr organizim ka qenė formimi i klubit futbollistik Shkėndija mė 1999 nė Malme. Ky klub do t“i ket 5 ekipe lojtarėsh, diku mes 100-120 fėmij dhe tė rinj shqiptar kan qenė tė aktivizuar. Edhe nė kėtė aspekt Ramadani do tė dėshtoj mė vonė drejt pėrforcimit tė klubit. Nė lokalet e klubit Shkėndija baballarėt e fėmijėve do tė fillojn tė shesin alkohol. Kėshtu, Ramadani si musliman i mirėfillt j“a dorzon klubin njė tjetrit. Dhe me kėtė merr fund edhe aktiviteti mbledhės dhe bashkues i fėmijėve dhe tė rinjėve shqiptar musliman nė Malme, pėrfundon Ramadani.
Duke pas parasysh qė Malme, qyteti pothuajse mė jugor i Suedis, ka qen qendra kryesore e organizimit kulturor shqiptar nė Suedi sot mė nuk ėsht. Ndėrkaq nė aspektin fetar ende ėshtė qendėr. Nė kėt qytet mė 1983 ndėrtohet xhamia e parė nė Suedi e muslimanėve sunit, nėn drejtimin e Begzat Beqirit njėkohėsisht ai ėshtė edhe drejtor i Qendrės Islamike (Islamic Center). Begzati ėshtė shqiptar nga Prilepi. Pra ishte natyrshėm t“ju drejtohesha edhe Begzatit lidhje me temėn se pse nuk ka BISH apo organizim shqiptar musliman nė Suedi.
Begzati mendon se musliman shqiptar ka por jo tė institucionalizuar sepse kjo do tė ishte nė kundėrshtim me integrimin e shqiptarėve nė shoqėrinė suedeze. Ai vazhdon duke thėnė se ėshtė vėshtirė me definue Bashkėsia Islame Shqiptare, prandaj edhe nuk mund tė ket njė bashkėsi tė tillė. Kjo ėshtė problem pėr shembull nėse kemi njė xhami shqiptare atėherė do tė shifet si xhami specifike shqiptare dhe kėshtu do t“i largonte muslimanėt e kombeve tjera. Si shembull mė konkret ai e pėrmend emrimin si Bashkėsia Fetare Islame e Republikės sė Maqedonisė e jo Bashkėsia Islame Shqiptare e Maqedonisė. Pra Begzadi ėshtė kundėr emrimit kombėtar tė njė komuniteti fetar, dmth e ka tė njėjtin qėndrim si tė SMuF-it. Megjithatė Begzati na lajmėron se ka kontakte me qendrat islame shqiptare nė atdhé si me bashkėsin e Maqedonis, tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė. Ne nuk arritėm ta vazhdojm edhe mė tej bisedėn lidhje me mendimin e tij rreth bashkėsive islame tė turqve, boshnjakėve, arabėve, somalezėve etj, pėr arsye se ishte i zėnė me punė tė tjera.
Pas bisedės me tė ju drejtova edhe imamit tė kėsaj xhamie hoxhė Junuzit, nga Velesi, me tė njėjtėn pyetje. Edhe ky ėshtė i pothuajse i tė njėjtit mendim se Islami ėshtė fe pėr gjith muslimanėt, prandaj cdo shoqatė, klub apo bashkėsi duke j“a shtuar prapashtesėn kombėtare si shqiptare, boshnjake etj., bėn pėrkufizime. E kjo ėshtė kundėr islamit p.sh ajeti 103 tė Suretu Ali-Imranit nė Kur“an thuhet “Dhe kapuni qė tė gjithė ju pėr litarin (fenė dhe Kur“anin) e Allahut, e mos u pėrcani
“. Prandaj unė kam qen kundėr mendimit tė Ramadan Bajramit pėr BISH dhe pėr kėtė temė kam mbajtur edhe Hutben e njė xhumaje. Nė pyetjen time se nėse Bashkėsia Islame Shqiptare do tė punonte pėr mėrgimtarėt musliman shqiptar nė Suedi, konkretisht a do tė kishte ndikim nė edukimin islam tė familjeve, fėmijėve dhe tė rinjėve mėrgimtar musliman shqiptar? Hoxh Junuzi pėrgjigjet: Nuk besoj pėr kėtė ndikim. Pyetja tjetėr qė ja parashtrova ishte se xhemati vjen nga vende tė ndryshme islame dhe sic dihet muslimanėt i kanė katėr mektebe? Hoxha pėrgjigjet: Kjo nuk ėshtė problem sepse mektebet nuk kan aq dallim tė madh mes vete. Prandaj kjo pun nuk pėrbėn problem edhe pse ka tendenca ndėr disa musliman qė t“i theksojn dallimet dhe kėshtu tė krijojn pėrcarje, thekson hoxh Junuzi.
Nė kėtė kontekst duhet theksuar se xhamia e Malmes ėshtė njė referim i preferuar tek suedezėt nė lidhje me cdo lloj pyetje apo studime rreth islamit dhe muslimanėve edhe pse xhemati i pėrditshėm, jashtė namazit tė xhumasė, ėshtė me shumicė shqiptare.
Diskutim
Kėtė shkrim desha ta pėrfundoj me njė diskutim dhe shtjellim tė arsyes rreth tematikės sė kėtij shkrimi: pse nuk ka Bashkėsi Islame Shqiptare nė Suedi apo organizim gjithpėrfshirės tė shqiptarėve musliman nė Suedi?
Mendoj se ka shum arsye, dhe shkaku kryesor i kėtij shkrimi ka qenė qė ta shohim se pse nuk ka aktivitete tė shqiptarėve musliman nė Suedi. Ky mendim, nė fillim, mė dukej si anakronike kur e ke parasysh qė drejtuesit e xhamisė sė Malmes dhe tė Qendrės Islame (Islamic Center) nė Malme janė shqiptarė. Dhe nė anėn tjetėr kemi iniciativėn e Ramadan Bajramit pėr fomimin e BISH-it nė Suedi, sic do ta kuptoj mė vonė, por qė tash ekziston vetėm nė letėr.
Sė pari duket qartė se kemi tė bėjm me dy pikpamje tė problemit. Nėse pra drejtuesit e Qendrės Islame nė Malme,pėrfshir edhe SMuF-i, janė kundėr njė BISH-i dhe qėndrimi spjegohet me anėn internacionale tė islamit, ose mund ta quajmė edhe globale. BISH-i nė anėn tjetėr pėrfaqėson gjenialitetin e muslimanėve shqiptar pa predentime globale por nuk e mohon atė. Thėnė mė konkretisht nė xhaminė e BISH-it p.sh ėsht i mirė se ardhur cdo musliman pa dallim kombi apo race por veprimtaria drejtohet drejt muslimanėve shqiptar p.sh shkolla pėr mėsim islam, fushnjore dhe aktivitete tė tjera fetare nė gjuhėn shqipe. Cak kryesor i kėtij aktiviteti do tė ishin fėmijėt dhe tė rinjtė musliman shqiptar.
Personalisht nuk shoh pėrplasje mes kėtyre dy pikėpamjeve. Pėrkundrazi islami si religjion ėshtė edhe global pėr tė gjith popujt e botės por islami ėshtė edhe besim lokal. Allahu xh.sh bukur na e ka thėnė nė Kur“an O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s“ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat) e Allahu ėshtė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr cdo gjė. .(El-Hoxhuratė,13) Pra ktu nuk ka ndonjė problem mes drejtuesve tė SMUF-it, Qendrės Islamike dhe BISH-it. Mendoj se kjo duhej tė kishte koordinim, bashkėpunim dhe, pse jo, bashkėveprim. Pėr kėtė do tė fitonin tė gjithė dhe mė sė shumti islami. Mirėpo sic e pamė edhe mė lartė kėtu ka shum interesa tė tjera qė luajn rol, sidomos pėrfitimet ekonomike, gjelozia dhe inatet.
Sė dyti, nė rastin ton shqiptar, punime tė kėtilla rreth organizimit tė diasporės shqiptare muslimane dhe shqiptare nė pėrgjithėsi do tė na ndihmonin qė mė mirė ta kuptojm tė kaluarėn tonė fetare dhe kombėtare.
Mirėpo kėtu shpaloset njė anashkalim i Bashkėsive Islame tė Shqipėris, Kosovės dhe Maqedonis. Bashkėsit e atėdheut duhet tė mundohen t“i konsolidojnė muslimanėt shqiptar nė diaspor. Kjo ndihmė do tė bazohej nė radhė tė parė nė bashkimin e hoxhallarėve dhe veprimtarėve shqiptar musliman. Nė kėtė mėnyrė do tė punohej pėr islamin e sidomos duke e shpėtuar brezin e ri mėrgimtar shqiptar musliman.
|