|
Amėsia
13.05.2005 Nga: Khalid baig
Nė prill tė vitit tė kaluar, Presidenti Klinton nga 50 shtetet mblodhi njė fushatė me njė mori ish presidentėsh, governatorė shteti, kryetarė bashkie, dhe qindra tė tjerė tė mirėnjohur, pėr tė diskutuar njė nga problemet mė urgjente qė Amerika po ballafaqon sot. Ai zgjodhi Kolin Pouell qė tė udhėheqė kėtė grup. Obligimi i tyre; tė zgjedhin problemin e 15 milion tė rinjėve amerikan qė konsiderohen si rini nė rrezik. Ata janė nė rrezik tė rritjes sė tyre tė papėrvojė, tė paditur, madje edhe tė padėshiruar. tha Pouell i cili ishte emėruar si drejtues i Konferencės sė Presidentit pėr tė Ardhmen e Amerikės. Problemi ka potencial pėr tė rrezikuar shoqėrinė tonė paralajmėroi ai.
Ai nuk po ekzagjėronte. 15 milion nga popullsia totale e rreth 60 milion tė rinjė, ėshtė njė numėr shumė i madh. Shumica e tyre vijnė nga familjet jofunksionale tė cilėt bijnė viktimė e patologjive dhe sėmundjeve tė rrugės. Prej kėtyre 3.4 milion provojnė drogėn, gjysėm milioni tentojnė vetėvrasjen, shumė prejt tyre do tė lėn shkollėn e mesme dhe do tė jenė praktikisht analfabet nė njė shtet me edukim universal falas. Doket e tyre seksuale dallojnė pak nga ato tė kuajve. (70% prej tyre kanė bėrė marrdhėnie seksuale para moshės 17 vjeēare). Kohėt e fundit Alan Dershouitz, avokat dhe shkrimtar i njohur, kėshillon uljen e moshės pėr martesė deri nė 15 vjeē. (Martesa nė kėtė moshė padyshim do jetė ilegale). Krimet e dhunshme tė bėra nga kėta tė rinj janė njė problem shumė i madh saqė nė maj Kongresi paraqiti Dėshminė e Krimit tė tė rinjėve qė lejon tė rinjtė qė nga mosha 13 vjeē do tė trajtohen si tė rritur pėrpara sistemit tė drejtėsisė kriminale.
Cila ėshtė zgjidhja e Pouellit pėr kėtė problem? Ai do tė gjejė kėshilltarė vullnetarė yė moshuar, tė cilėt do tė kujdesen pėr kėto fėmijė. Por, ēfarė ndodhi me prindėrit e vėrtetė tė tyre? Ata nuk janė vrarė nė luftė, apo nga ndonjė sėmundje e rėndė, apo nga ndonjė fatkeqėsi natyrore. Problemi qėndron nė vetveten e tyre. Nėnat lanė shtėpitė e tyre pėr tė realizuar potencialin e tyre tė plotė nė hapėsirėn e fabrikės, nė dhomėn e shfaqjes, apo nė zyrė. Shoqėria e cila e zvogėloi detyrėn e qeverisjes sė shtėpisė, humbi edhe amviset e shtėpisė. Me pėrzierjen e lirė tė meshkujve dhe femrave nė hapėsirat e punės, njė gjė shpie nė tjetrėn. Shtėpia u shkatėrrua nga tė dyja anėt.
Jeta ėshtė dėfrim. Qeverisja e shtėpisė ėshtė e mėrzitshme. Fėmijėt janė barrė. Tani 15 milion prej tyre janė barrė pėr shoqėrinė. Mbetet tė shihet se si njė shoqėri, anėtarėt e sė cilės nuk mundėn tė kujdesen pėr fėmijėt e tyre, do tė obligohen tė kujdesen pėr fėmijėt e tė tjerėve. Por grupi elitė i udhėheqėsve amerikan nuk mundėn tė pranonin qė rrėnja e problemit ka qenė nė imponimin e grave jashtė shtėpive. Ish lideri sovjetik Mihail Gorbaqov ishte pak mė shumė i sinqertė. Nė librin e tij Perestroika, ai pėrmend rezultatin paradoksal tė dėshirės sonė tė sinqertė dhe tė justifikuar politikisht pėr tė bėrė gratė tė barabarta me burrat nė ēdo gjė. Ai shkruan: gratė nuk kanė mė kohė tė mjaftueshme pėr tė pėrmbushur detyrimet e pėrditshme nė shtėpi punėt e shtėpisė, rritjen e fėmijėve dhe krijimin e atmosferės familjare. Ne kemi zbuluar qė shumė nga problemet nė sjelljen e fėmijėve dhe tė tė rinjėve, nė moralin, kulturėn tonė dhe nė paraqitje janė pjesėrisht tė shkaktuara nga dobėsimi i lidhjeve familjare dhe qėndrimi i shkujdesur kundrejt pėrgjegjėsive familjare. Prej kėtu lind pyetja: ēfarė duhet tė bėjmė ne qė tė bėjmė tė mundshme rikthimin e nėnave nė misionin e pastėr tė tyre femėror?
Pra, Gorbaqov, (dhe ju tė tjerėt), dėgjoni se ēfarė thotė mėsuesi dhe udhėrrėfyesi mė i mirė pėr njerėzimin, Profeti Muhamed a.s.. Ai e lartėsoi femrėn nga pozita qė kishte si njė vegėl e thjeshtė nė pozitėn dinjitoze tė tė qenurit sėbashku me burrat, robėr tė barabartė para Allahut. Megjithatė pozita e tyre nė shoqėri nuk ishte kushtėzuar me hyrjen e tyre nė botėn e mashkullit. Detyra e tyre mė e rėndėsishme ėshtė tė kujdesen pėr shtėpinė dhe fėmijėt. Kujdesuni pėr shtėpinė tuaj sepse ky ėshtė Xhihadi juaj. (nė Musnedin e Ahmedit). Xhihadi ėshtė shembull tipik i Jetės Islame. Deklarimi i qeverisjes sė shtėpisė si Xhihad pėr gratė i jep asaj pozitėn mė tė lartė tė mundshme nė njė shoqėri Islame.
Jo vetėm qė ėshtė njė detyrė shumė e rėndėsishme, por vetėm gratė janė nė mėnyrė tė veēantė tė kualifikuara ta bėjnė atė. Nuk ėshtė rastėsi qė shtatėzania dhe rritja janė tėrėsisht detyra femėrore. Allahu iu ka dhėnė grave dhuratėn speciale dhe natyrėn e duhur psikologjike pėr kujdesjen e fėmijėve. Qumėshti dhe dashuria e nėnės kurrė nuk mund tė zėvėndėsohen. Askush nuk mund tė ērrėnjos apo tė konservoj dhembshurinė e nėnės. Durimi, ėmbėlsia e saj, dhe gadishmėria pėr tė sakrifikuar rehatinė e saj, dhe afrimiteti natyror kundrejt fėmijėve dhe afėrsia natyrore e fėmijėve pėr nėnėn janė ēelsi pėr rritjen e sukseshme tė tyre. Njė nėnė kupton problemin e fėmijės madje edhe kur ai nuk mund ta shpreh atė. Ajo nė mėnyrė tė veēantė mund tė ndjej nevojat e tyre, si fizike ashtu edhe emocionale. Ajo vetėm mund tė plotėsoj disa prej kėtyre nevojave. Pėr tė tjerat fėmijėt kanė nevojė pėr babanė. Por pa dyshim edhe vetė babai ka nevojė pėr mprehtėsinė e saj pėr ti plotėsuar pėrgjegjėsitė e tij mbi kėtė fushė. Asnjė qendėr pėr kujdesje apo kopsht nuk mund tė plotėsojė nėnėn apo babanė. Mufti Taqi Osmani thotė Ajo ēfarė fėmijėt kanė nevojė pėr rritjen e tyre nuk ėshtė njė farmė.
Nėnat janė punėtore tė heshtura, tė cilat janė tė domosdoshme pėr formimin e karakterit tė gjeneratės sė ardhshme. Njė nėnė besimtare e cila kupton natyrėn vendimtare tė pėrgjegjėsisė sė saj, do tė mbush fėmijėt e saj me besim dhe vlera morale, siē din vetėm ajo. Fėmijėt e saj do tė rriten me kurajo, ndershmėri, drejtėsi, durim dhe qėndrim, dashuri dhe ėmbėlsi dhe vetėbesim. Nga ana tjetėr, njė shoqėri pa nėna dhe pa organizim shtėpie do tė prodhoj rini nė rrezik.
Nė njė mėnyrė, roli i nėnave ėshtė sikurse i atij shigjetarit nė luftėn e Uhudit. Duket sikur ka pak rėndėsi, por ishte ēelėsi i fatit i tė gjithė ushtrisė. Nėse gratė mbahen fort mbas frontit tė tyre, e gjithė ushtria do tė arrijė sukses. Nėse ato largohen nė njė vend tjetėr pėr njė pozitė mė tė mirė tė gjithė do tė humbasin.
Nga Khalid Baig
Shqiperoi:Ilda Sadriu
|