64 vizita - 2 sot   

horizonti

Si duhet tė veprojė daija ndaj mospajtimit?
10.05.2005 Nga: Shejh Adil Ibrahim Esh- Shami


Udha te cilėn duhet tė ndjek daija, thirrėsi nė rrugėn e Allahut, i ballafaquar me mospajtime ėshtė udha e mesme, nė mes tė tė tepruarit dhe tė munguarit. Kjo ėshtė udha e ehli-sunnetit, nė ēdo kohė dhe vend qė ndjekė fjalėn e Allahut, lavdia, dhe madhėria i qofshin: ‘ Dhe ashtu Ne u bėmė juve njė popull tė drejtė / njė mes tė zgjedhur/ pėr tė qenė ju dėshmitarė /nė ditėn e gjykimit / ndaj njerėzve, dhe pėr tė qenė i derguari dėshmitar ngaj jush’.(Bekare, 143).

Mund ta paraqesim shkurtimisht qėndrimin e dais ndaj ēėshtjės sė mospajtimit, apo kundėrshtimit, mėnyrėn e sjelljes ndaj masave muslimane dhe mėnyren e veprimit me mospajtim, nė pikat qė vijojnė:

1. Daija duhet tė jetė dijetar i madh, i njohur burimisht me ēėshtjen e mospajtimit, deri nė atė masė qė tė mund t’i shpjegojė nė mėnyrėn mė tė mirė kėto ēėshtje, nė qoftė se kėrkohet prej tij, sepse da’va- thirrja nė rrugėn e Allahut nuk do te jetė e frytshme dhe nuk do tė japė atė ēka presim prej saj nėse nuk bazohet nė dije dhe kuptim tė thellė. Dija ėshtė ēelsi i ēdo mirėsie, kurse padija gjendet kundra saj. Na mjaftojnė pėr kėtė rast njė ajet dhe njė hadith. Ky ajet ėshtė fjala vijuese e Allahut: “A ėshtė i njėjtė ai qė e di se ajo qė tu shpall ty nga Zoti yt ėshtė e vėrtetė, si ai qė ėshtė i verbėr? Vetėm njerėzit e arsyeshėm qė kanė mendje tė shėndoshė e kuptojnė tė vėrtetėn.”(Ra’ad, 19), kurse hadithi ėshtė fjala e Resulull-llahit: “Allahu nuk do ta tėrheq dijen pasiqė e ka dhanė, duke e mėnjanuar, por me vdekjen e dijetarėve. Kur tė vdesin dijetarėt njerėzit do tė ngjiten pas kokave injorante dhe do t’i pyesin e do tu marrin fetva pa dije dhe do t’i udhėzojnė gabueshėm e do t’i ēojnė nė udhė tė shtrembėr” (Transmeton Muslimi, prej Abdull-llah bin Amr, r.a.).

Tė kuptuarit e mospajtimit ( fikhul-hilaf) ėshtė njė nga lėmitė e rėndėsishme tė diturisė Islame. Ėshtė tejet e nevojshme qė daija tė ketė njohuri tė thellė nga kjo degė e jurisprudencės, pėrndryshe, do tė bėhet, nė tė shumtėn e rasteve, shkaktar pėr ngatėrresėn e njerėzve dhe pėrēarjen e tyre. Tė shumtėn e rasteve ai bėhet shkaktar i devijimit nga udha e drejtė, dhe pėrhapjes sė bid’atit dhe kundėrshtimit tė sheriatit tė vėrtetė. Nuk aludoj me kėtė nė atė qė viteve te fundit ndodhi shum, kur masat muslimane iu kthyen Krijuesit tė tyre, kthim ky i quajtur zgjim islam. Njerėzit deshėn te lidhen me fe nė baza qe ajo ėshtė besnike pėr ummet nga dobesitė, pėrpjekjet dhe dominimi i armiqve. Njerėzit, veēanarisht rinia, shkuan te daijtė dhe njerėzit qė posedojnė diturinė rreth sheriatit per t’i pyeetur rreth ēėshtjeve tė besimit, duke kėrkuar prej tyre njohuri tė saktė. Megjitatė, fatkeqėsisht, tek shumica e tyre nuk e gjeten atė ēka dėshiruan. Pėrse? Pėr arsy te nivelit te dobet tė shumicės sė kėtyre daijve dhe atyre qė i takojnė diturisė sė sheriatit, dhe mungesės sė njohurisė tė pėrpikėt me ēėshtjet e rėndėsishme ndėr tė cilat bėn pjesė edhe mospajtimi ndėrmjet muslimanėve.

Ēfarė ishin pasojat? Rinia vendosi qė vetė tė njoftohet me dispozitat e sheriatit edhe pse nuk ishin kompetent pėr atė. Disa prej tyre ndoqėn rrugėn e anatemės, shpalljes sė besimtarėve mėkatar pabesimtarė, ashtu qė i shpallėn muslimanėt pabesimtar dhe morėn vendim kundėr ēdokujt qė nuk pajtohet me ta se pėrgithmonė do tė jenė nė xhehenem, ndėrsa, disa prej tyre tė cilėt logjikonin se rrugėdalja gjindet nė kundėrshtimin e njerėzve tė pushtetit, zgjodhėn sulmet e armatosura ndaj tyre, u humbėn jetė pa tė drejtė dhe u derdh gjaku i muslimanėve nga duart e vetė vllėzėrve te tyre, kurse da’va vonoi me sqarime me shumė vite tė gjata. Ėshtė pėr tu shpresuar se ky shembull mjafton pėr sqarimin e rėndėsisė sė diturisė sė dais.

2. Daija duhet te jetė dijetar i njohur me kushtet dhe rregullat e ixhtihadit dhe ta dijė se nuk ėshtė ēdokush kompetent pėr tė dhėnė fetva, e as pėr tė nxjerrė dispozita dhe pėrfundime tė sheriatit, por ajo ėshtė detyrė e dijetarėve, themelisht tė pėrsosur, e ata janė ata tė cilėt janė tė njohur si fukaha tė ummetit, ose kompetent pėr zgjidhje dhe vendosje, ose imamėt muxhtehid.

Dijetarėt i kanė pėrcaktuar kushtet e muxhtehidit, disa prej tė cilave janė:
a) njohuri e pėrsosur e Kur’anit dhe Sunnetit dhe dispozitave qe rrjedhin nga kėto dy burime
b) njohuri me urdhėr dhe ndalesė, me kuptim te pėrgjithshėm dhe tė qartė, preciz dhe tė pa qartė, abrogues apo tė abroguar, tė pa pėrcaktuar apo tė pėrcaktuar, absolut apo tė kufizuar, pėrjashtues ose tė pėrjashtuar
c) njohuri e shkėlqyer e sunnetit tė pejgamberit nė atė masė qė tė mund tė bėhėt dallimi nė mes tė haditheve tė vėrteta dhe atyre tė dobėta dhe mėnyra e argumentimit me ta
ē) njohje e ēėshtjeve nė tė cilat ulemat janė pajtuar dhe atyre qė nuk janė
d) njohje e kijasit-analogjisė dhe metodologjisė sė jurisprudencės dhe kushteve e rregullave tė saj
e) nivel i duhur nga njohuria e gjuhės arabe dhe metodikat e saj.
Kėta muxhtehid janė prijėsa tė vėrtetė nė udhėzim qė ndriēojnė errėsirėn nė ēdo kohė dhe vend dhe ata janė trashigimtarė tė vėrtetė tė pejgamberėve.

Pasiqė kjo iu pėrsėrit dhe iu sqarua dais, ai nuk do t’i lejoj vetėvetes dhe askujt tjetėr tė vendos kėta ulema nė nivelin e tė ngratėve dhe kokėtrash, tė cilėt flasin pėr Allahun pa dije dhe pėrzihen nė ēėshtjet e mėdha tė besimit pa pasė nė mesin e tyre njeri kompetent pėr to, njėjtė si sekularistėt tė cilėt bėjnė pėrēarje nė sipėrfaqe tė tokės dhe nuk sjellin dobi, ashtu qė edhe ata qė nuk janė specialist nė shkencėn e sheriatit dhe tė bindur nė tė, pa marrė para sysh sa do tu pėrhapet fama dhe tė ngriten zėrat e tyre nė mjetet e ndryshme tė informimit, sa qė kemi ndėgjuar disa prej tyre duke folur lidhur me fenė e All-llahut me fjalė qe tė bėjnė pėr tė qeshur dhe qarė nė tė njėjtėn kohė. Pėr shumė gjėra tė ēuditshme qė sjellin kėta, nuk kanė peshė e as vlerė mendimet e tyre te kundėrvėra Kur’anit dhe Sunnetit dhe me kundėrshtim tė tyre nuk bėjnė pjesė ne ehli-sunnet, edhe pse e quajnė veten dijetar.

3. Ėshtė e domosdoshme qė nė mėnyrė tė pėrshtatshme tu shpjegohen njerėzve ēėshtjet e kundėrshtimit poqėse paraqitet nevoja: qėllimi ėshtė qė daija nė fjalėn e tij, lidhur me pyetje tė kundėrshtimit tė cilat i zgjedhin njerėzit ose pyesin, tė jetė ndėrmjet tė tė tepruarit dhe tė munguarit.

- Tė tepruarit bėhet me zgjerimin e lėmisė sė kundėrshtimit mė tepėr se sa ėshtė e nevojshme, duke ju paraftyruar njerėzve se shumica e ēėshtjeve tė besimit janė ēėshtje tė kundėrshtimit dhe krejt pak janė tė bashkuar muslimanėt nė ndonjė send, dhe se i tėrė sheriati Islam ėshtė kundėrshtim nė kundėrshtim. Realiteti nuk qėndron ashtu por ajo ėshtė pasojė, nė tė shumtėn e rasteve, e mungesės sė diturisė sė daiut dhe panjohurisė sė fikhut tė kundėrshtimit, si u bė fjalė mė parė, i cili nuk gjenė mjet pėr t’a mbuluar paditurinė kurdoherė qė i bėhet pyetja, pėrveē qe tu pėrgjigjet njerėzve: “nė atė pyetje nuk pajtohen dijetarėt”.

- Ndėrsa, tė munguarit vjen nga pamenēuria e njerėzve duke trajtuar ēdo grup si tė mirė, ashtu qė mospajtimi nė mes muslimanėve nuk ėshtė kundra kundershtimit verbal, sa do qė tė shumėzohen mendimet e tyre dhe kundėrshtimet e natyrės sė besimit. Poqėse pyetet pėr shiijėt rafidij tė cilėt fyejnė ashabet e pejgamberit, a.s. dhe i mallkojnė, thotė: ska gjė! Dhe kur pyetet pėr harixhinjėt dhe ata qė thėrrasin nė shpalljen e besimtarėve tė pabesimtar tė cilėt i shpallin jobesimtar imamėt e medhhebeve tė pranuara, aq mė tepėr edhe masat muslimane, thotė: ata janė vėllezėrit tonė!

Kur pyetet pėr fanatikėt sufist tė cilėt i bėjnė ortak Allahut nė ēėshtje qe nuk kanė tė shpallur ndonjė fakt, thotė: ata janė nė udhė tė mirė.

Neve, tani, duhet tė pyesim: cili ėshtė qėndrimi i mesėm tė cilin duhet tė ndjek daija ndaj kėsaj ēėshtje? Ai qėndrim ėshtė qė nė shpjegimin e ēėshtjeve tė kundėrshtimit ėshtė e domosdoshme t’i dallojmė dy lloje tė kundėrshtimit:

a) kundėrshtimi nga i cili duhet shmang, apo kritikuar: duhet udhėzuar dhe tėrhequr vėrejtja nga ky dhe tu bėhet e kuptueshme njerėzve se ai ska vend nė fenė e Allahut, sepse i kundėrshtohet Kur’anit ose Sunnetit ose asaj nė tė cilėn janė pajtuar dijetarėt

b) kundėrshtimi i lejuar apo i pėlqyer: daija duhet t’jua shpjegojė njerėzve kėtė kundėrshtim nė baza qė ky ėshtė manifestim i mėshirės dhe gjerėsisė me tė cilat dallohet sheriati Islam. Ky nuk kundėrshton tekstin e Kur’anit apo Sunnetit apo konsenzuesit tė ummetit dhe nuk ka nevojė pėrmirėsim nė tė dhe ndarje nė grupe qė ēojnė nė konflikte ndėrmjet muslimanėve. Perkundrazi, pasurohemi nė tė me ato begati qė u pasuruan muslimanėt e gjeneratave tė para besnike.

Nė mesataren lidhur me kėtė temė bėn pjesė, gjithashtu, edhe ajo qė daija tė pretendojė t’jua tėrheqė vėrejtjen besimtarėve ndaj rrėshqitjeve tė ulemave dhe kundėrshtimeve tė tepruara prej gjuhės sė tyre. Dhe, njėherit, tė njoftohen njerėzit se rrėshqitja e botės nuk vjen prej sheriatit nė asgjė. Ajo nuk rrjedh prej sheriatit, por sheriatin duhet distancuar nga ajo. Imam Shatibiu nė ‘El-Muvafekat’ thotė: Nuk vlen tė bazohet nė gabim tė botės nė asnjė drejtim, as qė tė ndiqet ai, sepse gabimi ėshtė ēėshtje qė e kundėrshton sheriatin, mu pėr ēka edhe llogaritet gabim.

Nga: Shejh Adil Ibrahim Esh- Shami
El-hedjun-nebevij, Kairo, nėntor 2004.
Shqipėroi: I. Demiri

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI