|
Vendosi hixhabin, e pėrjashtuan nga puna!
11.04.2005 Nga: "Laha Magazine" nr.80
Kam lindur nė njė familje tė pasur, babai im ėshtė Dr. Ahmed Semir Salimi, Kryetar i Organizatės sė Mjekėsisė Veterinake dhe zėvėndėsministėr i agronomisė, ndėrsa nėna ėshtė kėshilltare nė Ministrinė e Financave. Kam marr pjesė nė zgjedhjen e Miss Egjiptit kur isha studente nė vitin e fundit nė fakultetin e Turizmit nė vitin 1989, ku konstatova njė kuptim tė vetėm: se bukuria e femrės nuk ėshtė vetėm nė pamjen e saj, por edhe nė kulturėn e saj. Edhe pse fitova titullin dhe vendosa tė marr pjesė nė garat e Miss Botės nė Hong Kong, u tėrhoqa dhe refuzova, pasi mėsova se ata kushtėzonin pjesėmarrjen me veshjen e kostumeve tė banjos. Por unė kam qenė njė vajzė normale, e thjeshtė dhe nuk i tejkaloja kufijtė. Nė tė njėjtėn kohė nuk kam qenė as fetare, kėtė e tregon vetė fakti i pjesėmarrjes sime nė kėto gara. M“u ofrua edhe mundėsia e pjesėmarrjes nė filma kinematografik, nė shpallje dhe reklama, por qė tė gjitha i refuzova, ngase e vetmja ėndėrr e imja ishte qė tė bėhesha pilote.
Ia paraqita familjes dėshirėn time pėr mėsimin e pilotimit, por ata nė fillim refuzuan nga frika qė kishin pėr mua dhe nga habia se si mund tė bėhet femra pilote, mirėpo kėmbėngulja ime i bėri qė tė pajtohen dhe tė mė ofrojnė ēdo ndihmė materiale dhe morale.
Udhėtova nė Amerikė, u regjistrova nė njėrėn prej shkollave mė tė njohura tė pilotimit nė Kaliforni dhe falė Allahut arrita tė merrja kualifikimin pėr pilote nga organizata amerikane FAA, diplomė qė dėshmon cilėsinė mė tė lartė tė kualifikimit nė pilotim. E tėrė kjo nuk u realizua brenda njė dite e njė nate, por mbas 275 orėsh pilotimi dhe shpenzimit tė 120 mijė paundėve egjiptian nga pasuria ime personale.
U ktheva nė Kairo dhe fillova punėn nė njė kompani private avionėsh, tė quajturShuruk. Ishte prilli i vitit 1999. Isha pilotja e parė ne kompanitė ajrore, madje numri i pilotėve nė tėrė Egjiptin ishte mė pak se dhjetė, qė do tė thotė se ishin monedhė e rrallė. U sistemova nė punė dhe pas njė kohe avancova nga ndihmėspilote (B) nė ndihmėspilote (e parė) dhe orėt e mia tė pilotimit nė vende tė ndryshme tė botės kaluan 1900 orė.
HIXHABI
Laha: Si e more vendimin pėr tu mbuluar dhe si ndodhėn problemet pėr shkak tė saj?
Nė vitin 1998 bėra haxhin, mirėpo nuk isha as e mbuluar dhe as e rregullt nė namaz. E ndieja se isha e shkujdesur nė adhurimin tim ndaj Zotit, por asnjėherė nuk e paramendoja se do tė mbulohesha. Thėnė mė mirė, po turpėrohem, ngase tėrė ajo qė bėra ishte vendosja e shamisė, e cila mė mbulonte vetėm flokėt dhe qafėn, ndėrsa rrobat e tjera ishin ato tė zakonshmet.
Vendimi pėr tė mbuluar flokėt mė erdhi nė ramazanin e disa viteve mė parė gjatė shikimit tė njė ligjėrate fetare tė shejh Muhamed Gazalit, Allahu e mėshiroftė, nė televizionin egjiptian, ku fliste pėr vdekjen dhe pėr besimtarin e vėrtetė i cili pason Zotin dhe zbaton urdhėrat e Tij, do tė gėzojė qetėsinė shpirtėrore nė dunja e do tė shpėrbėlehėt me xhenet nė ahiret. Nė atė moment i thashė burrit tim, Dr.Ali Sa'd Zaglulit, i cili ishte duke e ndjekur programin bashkė me mua: -A ke gjė kundėr nėse mbulohem? Ai tha: -Nga unė nuk ke kurrėfarė pengese, por tė kėshilloj qė tė mos ngutesh e tė mendohesh mirė, ngase ky ėshtė njė vendim i rėndė dhe do tė pėrballesh me probleme nė punėn tėnde.
Unė i thashė: -Bekimi i Allahut qoftė me ne!
Kjo ndodhi afėrsishtė dhjetė ditė pas fillimit tė Ramazanit. Me 28 nėntor shkova nė punė me hixhab ndėrkohė qė kolegėt e mi mendonin se do ta mbaja hixhabin vetėm gjatė muajit tė Ramazanit. Ata u befasuan kur u thashė se do ta mbaja pėrherė, megjithatė shumica e kolegėve mė uruan dhe mė tėrhoqėn vėrejtjen pėr problemet qė mund tė kisha prej pėrgjegjėsve tė kompanisė. Unė u thashė: -Allahu ėshtė Ai prej tė Cilit kėrkohet ndihmė. Unė nuk po bėjė ndonjė gabim kurse pėr sa i pėrket uniformės, nuk po dal jashtė ligjeve tė kompanisė, shamia ėshtė me ngjyrėn e uniformės, dhe jam e gatshme ta vendos simbolin e kompanisė nė tė, ngase e kuptoj plotėsisht natyrėn e punės sime dhe jam e gatshme tė gjejmė njė zgjidhje mesatare.
Nė fakt shkova nė punė tre ditė me hixhab. Emri im u vendos nė listėn e fluturimeve nė drejtimin Kairo-Aksar-Paris, vajtje-ardhje. Problemi shpėrtheu kur dola nė tokėn e aeroportit pėr fillimin e fluturimit, piloti kapiten Tarik Anan, mė tha: -Veshja jote krijon probleme me pėrgjegjėsit e kompanisė, ndaj patjetėr duhet tė marrėsh pėlqimin e tyre. I thashė: -Unė nuk jam duke shkelur rregullat e uniformės. Ai i telefonoi kapitenit Zahir Zekij, drejtor i veprimeve, i cili tha: -Heqja e hixhabit ėshtė kusht pėr pjesmarrjen nė fluturim, ose pėr ndryshe do tė shlyhet emri yt nga lista menjėherė. Unė ngula kėmb nė mendimin tim, e ata kėmbėngulen nė kėrkesėn e tyre, kėshtu qė u caktua dikush tjetėr pėr kėtė udhėtim.Unė kėrkova zgjidhjen e problemit me admiralin Hilmi Seruri,drejtor egzekutiv i kompanisė. Shkova tek ai dhe u befasova kur ai mė ofroi ose veshjen e hixhabit, ose vazhdimin e punės dhe mė tha se nuk ishte e mundur tė bashkoheshin qė tė dyja nė tė njėjtėn kohė.
I thashė: -Rregullat e kompanisė dhe kontrata ime nuk e cekin njė gjė tė tillė, kėto janė specifikat e uniformės dhe hixhabi nuk ėshtė nė kundėrshtim me kėto udhėzime. Ai mė tha: -Kėto janė rregulla gojore, e ato tė shkruarat nuk kanė vlerė nė kėtė rast.
Ai telefonoi drejtorin e veprimeve e i tha: -Nėse nuk e heq hixhabin, i hiqet emri nga lista e punės dhe i ndalet mėditja!
Me tė vėrtetė mė pėrjashtuan nga puna me 31 dhjetor 2001 dhe nuk mė dhanė as mėditjen e dhjetorit, madje refuzuan tė ma japin edhe vendimin zyrtar me shkrim tė pėrjashtimit tim nga puna, por mė thanė se do tė ta dėrgojmė me postė. Deri mė tani, tre muaj mbasė pushimit tim nga puna, nuk mė ka arritur ky vendim me shkrim.
Ēėshtja nuk u ndal ketu, por shkoi edhe mė larg. Drejtori egzekutiv mė tha: -Ti nuk do tė punosh te ne pėrderisa nuk e heq hixhabin, sidomos nė zyrėn time. E nėse na pėlqen puna jote, atėhere vendosim se a do ta vazhdosh punėn me ne. Ai mė informoi se ata do tė kėrkonin kompensim financiar prej dyzet e pesė mijė dollarėsh.
Ky ishte dėnimi pėr atė qė jepte dorėheqje ose pėr atė qė i dėshmohej moskualifikimi i duhur. Pra, zgjedhja e vetme ishte heqja e hixhabit.
Laha: A egziston ndonjė kompani ajrore jo egjiptijane ku pilotja femėr mund tė mbajė hixhab? Po, egzistojnė disa kompani ajrore shtetėrore dhe private nė tė cilat femra nuk pengohet qė tė mbajė hixhab, p.sh. nė Pakistan, Arabi Saudite, nė Emirate tė Bashkuara Arabe.
Laha: Nėse kompania tė largon ty nga puna pėr shkak tė hixhabit, a ka ndonjė rregull qė i largon meshkujt nga puna pėr shkak tė mjekrės?
Kjo ėshtė e ēuditshme! Duke ditur se hixhabi ėshtė obligim i domosdoshėm fetar(farz), ai ėshtė i ndaluar nė kompaninė tonė, ndėrsa mbajtja e mjekrės pėr pilotėt meshkuj ėshtė e lejuar, kur e dimė se mjekra ėshtė sunet i fortė (vaxhib). A nuk ėshtė kjo njė anėshmėri, a nuk ėshtė kjo kundėr femrės?
Habitem se pėrse organizatat egjiptiane pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe tė femrės nuk u angazhuan pėr pėrkrahjen dhe mbrojtjen e sė drejtės dhe lirisė sime personale.
Ankesė pa dobi
Laha: Pse nuk ėshtė ngritur ky problem deri te organet mė tė larta pėrgjegjėse tė kompanisė dhe jashtė saj?
Kam bėrė njė ankesė nė zyrėn e punės sė ministrisė sė forcave punuese dhe mė kanė dhėnė vendimin pėr kthimin tim nė punė dhe marrjen e tė gjitha tė drejtave materiale qė mė takojnė.Mirėpo pėrgjegjėsit e kompanisė vazhdojnė me arbitraritetin e tyre dhe refuzojnė ta shqyrtojnė kėtė vendim pa e hequr unė hixhabin, madje para tė gjithė pjestarėve tė kompanisė.
Unė fillova procedurėn gjygjėsore, e cila ėshtė nė shqyrtim e sipėr, e nė tė njėjtėn kohė e paraqita problemin tim edhe nė organizatėn e aviacionit civil, pėrgjigjja e sė cilės ishte se nuk egzistonte asnjė ligj qė e ndalonte veshjen e hixhabit.
Por, problemi ėshtė se kjo organizatė nuk mund ti detyrojė kompanitė ajrore private.
Kam marrė edhe fetvanė e muftiut tė Egjiptit, nė tė cilėn thuhet se nuk i lejohet punėdhėnėsit qė ta largojė femrėn nga vendi i punės pėr shkak tė veshjes sė hixhabit, sepse hixhabi ėshtė obligim i detyrueshėm (farz) pėr ēdo muslimane dhe nuk lejohet tė pasohet krijesa nė mėkat ndaj Krijuesit.
Laha: Problemi yt na kujton atė qė ndodhi me disa spikere e reportere tė veshura me hixhab, tė cilat u larguan nga puna pėr shkak tė hixhabit. A keni ndonjė kontakt me to? A i ndiqni ligjėratat fetare nėpėr xhami?
Jo, nuk kam kontakte me to, as me ndonjė artiste tė veshur me hixhab, madje as nuk e kam paramenduar se problemi im do tė jetė nė qendėr tė vėmėndjes sė mjeteve tė informimit, kur dihet se unė i kam shkėputur raportet me mjetet e informimit qė nga zgjedhja ime si Miss Egjipti afro 13 vjet mė parė.
Nuk shkoj rregullishtė nė ligjėrata fetare por mundohem ta njoh fenė pėrmes leximit dhe tė trajtoj problemin tim nė njėren anė dhe tė pėrkujdesem pėr burrin dhe vajzen time tė vetme, thesarin tim, nė anėn tjetėr.
Laha: A jeni penduar pėr vėnien e hixhabit dhe vrasjen e ėndrrės nė botėn e aviacionit?
Jo, kurrė, por jamė penduar pėr ēdo ditė qė isha larg adhurimit tė Zotit tim.
E sa i pėrket punės sime, nuk do tė lejoj tė viktimizohet me aq lehtėsi, por do ti mbrojė tė drejtat e mia me ēdo metodė qė ėshtė e lejuar, ngase e drejta nuk mund tė humb nėse kėrkohet.
Pėrktheu nga arabishtja
Bahri Curri
|