88 vizita - 3 sot   

horizonti

Hebrejtė dhe cionizmi - Neturei Karta
27.03.2005 Nga: Bahxhet Jashari


Organizatė internacionale hebreje kundėr cionizmit dhe shtetit izraelit


Sipas Torės dhe Talmudit, hebrejtė nuk kanė tė drejtė tė themelojnė shtet izraelit! Atė e formuan pabesimtarėt cionistė, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me librat e shenjta hebreje! Hebrenjtė duhet tė jetojnė nėn pushtetin e popujve tė tjerė, ashtu siē ishte gjatė dy mileniumeve tė kaluara. Kushtet mė tė volitshme dhe liri mė tė plotė kishin nė kuadėr tė shteteve arabo-islamike. Shtetin izrelit duhet anuluar dhe eliminuar, ndėrsa pushteti i tėrė Palestinės duhet t’iu kthehet pronarėve tė saj legjitim, qė do tė thotė palestinezėve. Kėto janė vetėm disa nga tezat e hebrenjėve ortodoksė tė cilėt i pėrfaqėson organizata fetare e politike e quajtur Neturei Karta.

Themelimi i organizatės Neturei Karta

Emri Neturei Karta ėshtė fjalė arameje, qė nė pėrkthim do tė thotė Rojtarėt e qytetit. Me kėtė emėr janė inspiruar sipas pjesės 127 tė Psalmeve tė Davidit nga Bibla (Dhjata e Vjetėr).

Ėshtė e njohur se hebrenjtė mė shumė se njė mijė vite kanė jetuar nėn administrimin musliman, edhe atė duke i pėrjetuar tė gjitha tė drejtat e tyre njerėzore. Njė nga reakcionet kundėr terorit qė ushtrohej ndaj hebrenjėve tė Evropės, si dhe kundėr dėbimit tė tyre nga Evropa, ėshtė edhe themelimi i cionizmit nė vitin 1897 nė Lozanė (Zvicėr). Cionizmi ėshtė njė lėvizje hebreje qė kishte pėr qėllim themelimin e shtetit izraelit nė Palestinė. Mirėpo, sė shpejti pas themelimit tė kėsaj lėvizje, njė pjesė e hebrenjėve vėrejtėn qartė se kjo lėvizje ka synime nacionaliste dhe se nuk do ti respektojė tė drejtat e popujve tė tjerė, andaj edhe pėr shkak tė kėtyre karakteristikave mund t’iu shkaktohet dėm tė madh edhe vet hebrenjėve. Prandaj, hebrenjtė e vetėdijshėm themeluan organizata dhe shoqata tė ndryshme tė cilat veprojnė kundėr cionizmit. Organizata me emrin Agudas Jisroel e cila ėshtė themeluar nė vitin 1912 ėshtė njėra nga ato organizata e cila vazhdimisht lufton kundėr cionizmit. Nga kjo organizatė u shkėput Neturei Karta nė vitin 1938 nė Jerusalem, e cila edhe sot e kėsaj dite vepron me kėtė emėr. Menjėher pranė emrit tė organizatės, duke e qartėsuar thelbin e veprimtarisė sė tyre, ata e kanė shtuar edhe fjalėt: INTERNATIONAL JEWS UNITED AGAINST ZIONISM (Hebrenjtė internacional tė bashkuar kundėr cionizmit).

Nė fillim tė veprimtarisė sė tyre mė sė tepėrmi ishin pėrqėndruar nė Jerusalem dhe nė pėrgjithėsi nė Palestinė. Mirėpo, pas themelimit tė shtetit izraelit, njė numėr shumė i madh i pjestarėve tė kėsaj organizate u detyruan nga qeveritarėt cionistė qė tė shpėrngulen nga Izraeli nė shtete tjera tė botės, edhe pse gjyshėt e tyre kishin jetuar nė Palestinė.

Organizata Neturei Karta kundėr cionizmit dhe shtetit izraelit

Mė shumė se gjysėm shekulli, izraelitėt para syve tė tėrė botės bėjnė thyerjen mė flagrante tė tė drejtave tė njeriut. Shteti i quajtur Izrael thyen tė gjitha tė drejtat e njeriut, kur janė nė pyetje autoktonėt e atyre vendeve, do tė thotė arabėt palestinezė. Njė numėr i madh i palestinezėve ėshtė vrarė, shumė tė tjerė u plagosėn, njė numėr shumė i madh u dėbuan – pa tė drejtė kthimi, njė numėr mjaft i madh u plaēkitėn, shumė fėmijė mbetėn pa prindėr etj. Po ashtu edhe sot e kėsaj dite teritori palestinez uzurpohet, iu shkatėrrohen prodhimet bujqėsore, ua rrėnojnė shtėpitė, zhvillohet luftė kundėr njė populli duarthatė e tė pafajshėm - ashtu siē edhe shumica e mendimtarėve vlerėsojnė. Hebrenjtė nė Palestinė janė duke realizuar njė krim shumė mė tė madh dhe mė tė vėshtirė kundėr arabėve, se sa bėri Hitleri kundėr tyre nė Evropė!

Pėr derisa kjo agoni vazhdon, me tė drejtė mund tė thuhet se janė tė pakta ato organizata, popuj dhe shtete tė cilėt i gjykojnė sulmet dhe politikėn gjenociduale tė hebrenjėve kundėr palestinezėve. Sipas gjithė kėsaj, pėrfitohet njė pėrshtypje se tė gjithė hebrenjtė pajtohen me politikėn e kėtillė dhe me sjelljen kriminele tė shtetit izraelit, qė do tė thotė se nė skenė zhvillohet njė konflikt total ndėrmjet dy popujve. Mirėpo, ėshtė mjaft interesante se nė botė ekzistojnė edhe disa organizata ortodokse hebreje tė cilėt me tė drejtė dhe publikisht deklarohen kundėr politikės aktuale hebreje qė zhvillohet ndaj arabėve.

Organizatat e kėtilla janė pikėrisht edhe kundėr krijimtarisė cioniste tė quajtur shtet izraelit, me kėtė edhe orvaten pėr anulimin e shtetit tė atillė!

Organizata mė e madhe dhe mė e njohur ėshtė Neturei Karta me seli nė Nju Jork, gjegjėsisht nė Bruklin(Brooklin, SHBA).

Doktrina e organizatės Neturei Karta

Antarėt e kėsaj organizate pėr vete konsiderojnė se janė besimtarė ortodoks hebrej, andaj edhe orvaten qė jetėn e tyre ta pėrshtatin sipas parimeve tė Librave tė shenjta hebreje, para se gjithash sipas Torės (Tewratit) dhe Talmudit. Andaj nė udhėheqėsinė e kėsaj organizate qėndrojnė rabinėt, tė cilėt pohojnė se me tė drejtė dhe nė mėnyrė korrekte bėjnė komentin e Librave tė shenjta hebreje, ndėrsa cionistėt veprojnė nė tė kundėrtėn e principeve dhe porosivė tė cilat janė tė shkruara nė ato libra. Kėshtu pra, sa pėr ilustrim do tė theksojmė se ata thėrrasin nė citatet nga Tora (Tevrati) dhe Talmudi, sipas sė cilave Zoti ua dha hebrenjėve shtetin, por vetėm me kusht qė ata tė pėrmbahen principeve tė besimit hebrej. E pasi qė ata e tradhėtuan njė porosi tė kėtillė, atėherė Zoti nė Torė (Tevrat) ua ndaloi reptėsisht themelimin e shtetit, ku thuhet: “Ndalohet themelimi i shtetit hebrej nė teritorin e Tokės sė Shenjtė ose nė cilin do vend tjetėr dhe se hebrenjtė duhet tė qėndrojnė lojal qeverive ku ata do tė gjenden”.

Pasi qė shteti izraelit ėshtė themeluar nė kundėrshtim tė plotė me parimet e Tevratit dhe Talmudit, organizata nė fjalė konsideron se “ky shtet ėshtė kundėr Zotit”. Sipas Torės (Tevratit) dhe Talmudit, ata pohojnė se hebrejtė nuk guxojnė tė themelojnė shtet, derisa nuk paraqitet Mesihu – nga pasardhėsit e Davudit, i cili do tė pranohet nga tė gjithė dhe i cili do tė bėjė bashkimin e tė gjithė popuve nė njė shtet dhe nė njė besim nė Zot.

Mė 21 prill tė vitit 2001, pėrfaqėsuesit e Neturei Karta publikuan njė Deklaratė Lojaliteti tė cilėn ua dorėzuan udhėheqėsve palestinezė nė Jerusalemin Lindor, nė tė cilėn haptazi shprehet lojaliteti ndaj pushtetit palestinez, si qartė edhe refuzojnė ēfarėdo dėgjueshmėrie ndaj pushtetit jolegjitim izraelit.

Nė nenet 5 dhe 6 tė deklaratės, anėtarėt e kėsaj organizate shprehin falėnderim ndaj popujve muslimanė pėr atė qė me zemėrgjerėsi i kanė pranuar dhe i kanė respektuar tė drejtat e tyre, edhe atė shekuj me rradhė, atėherė kur nė vendet tjera dėboheshin, persekutoheshin, madje edhe mbyteshin. Poashtu kjo organizatė qartė vlerėson se, marrėdhėniet ndėrmjet arabėve dhe hebrenjėve, gjatė tėrė sundimit musliman ishin korrekte dhe se nė shumė vise muslimane ku jetuan mijėra hebrenjė, kėta qindra vite i gėzuan tė gjitha mbrojtjet dhe tė drejtat.

Nė nenin tetė tė kėsaj deklarate, ata theksojnė se pėr ndryshimet negative nė kėto marrėdhėnie erdhėn si pasojė e themelimit tė cionizmit, ashtu qė kėtė lėvizje “e themeluan hebrenjtė e devijuar, tė cilėt u larguan nga Tevrati dhe nga parimet e besimit hebrej”.

Cionistėt me ēdo kusht vepruan pėr themelimin e shtetit hebrej nė territorin e Palestinės, edhe atė duke i mospėrfillur tė gjitha principet e religjionit hebrej dhe kėshillat e rabinėve tė cilėt e gjykuan njė akt tė atillė. Marrėdhėniet arabo-hebreje veēanėrisht u keqėsuan atėherė kur nga qeveria e Britanisė sė Madhe - nė nėntor tė vitit 1917 - u shpall e ashtuquajtura Deklaratė e Belfurit.

Mė tej, kjo organizatė pohon se “besimtarėt hebrej qė nga fillimi iu kundėrvunė okupimit cionist tė Tokės sė Shenjtė prej ku edhe dėbohen arabėt vendas (palestinezėt) nga shtėpitė dhe nga pronat e tyre. Kėtė akt ata e quajtėn barbarizėm qė nuk ėshtė nė harmoni me sjelljet hebreje”.

Pranė gjithė kėsaj, ata habiten se si ėshtė e mundur qė bashkėsia ndėrkombėtare nuk e karakterizon sjelljen izraelite ndaj palestinezėve si krim lufte. Ata haptazi shprehin mospajtueshmėrinė e tyre pėr shkak tė themelimit tė shtetit cionist nė territorin e Palestinės, si dhe pohojnė se besimtarėt hebrej asnjėherė nuk e pranuan e as qė do ta pranojnė shtetin cionist, ashtu siē edhe cinoistėt nuk mund tė jenė pėrfaqėsues tė mbarė popullit hebrej. Krahas kėsaj, besimtarėt e sinqertė hebrej refuzojnė ēdo ndihmė qė vjen nga shteti cionist, siē janė ndihmat pėr arsim dhe sigurim socijal. Poashtu ata refuzojnė qė tė marrin pjesė nė cilatdo zgjedhje qė mbahen nė Izrael, si dhe refuzojnė kryerjen e shėrbimit ushtarak nė rradhėt e ushtrisė tė shtetit tė atillė. Madje, besimtarėt e kėtillė refuzojnė qė tė flasin edhe nė gjuhėn hebreje “tė cilėn e inkorporuan cionistėt, sepse kjo gjuhė nuk ėshtė ajo me tė cilėn u shkrua Tora (Tevrati)”.

Lidhje me orvatjet pėr gėrmimet dhe hulumtimet nėn xhminė el-Aksa nė Jerusalem nga ana e ekstremistėve hebrej, ky grup besimtarėsh konsideron se njė gjė e atillė ėshtė nė kundėrshtim me parimet e besimit hebrej, sepse “sipas Torės (Tevratit) neve na ėshtė e ndaluar tė hyjmė nė teritorin e Mesxhidul Aksasė nė Jerusalem. Populli hebrej nuk posedon kurrfarė tė drejte e as prone nė atė territor tė shenjtė qė ėshtė pronė e muslimanėve. Cinostėt nuk posedojnė kurrfarė tė drejte e as prone nė asnjė pjesė tė mbarė Tokės sė Shenjtė”.

Para fundit tė Deklaratės ata shprehin edhe qėllimin e tyre: “Pėrsėri shprehim dėshirė qė ne tė jetojmė nė paqė me fqinjėt tanė arabė dhe palestinezė, ashtu siē ishte para shtetit cionist dhe ashtu siē hebrenjtė sot jetojnė nė pjesėt tjera tė botės, duke e pranuar autoritetin e pushtetit ku ata jetojnė”.

Prandaj ata edhe e publikuan Deklaratėn e Lojalitetit, pėrmes sė cilės haptazi e pranuan pushtetin palestinez si territor i vetėm legjitim nė territorin e Palestinės dhe Izraelit. Se sa e respektojnė pushtetin palestinez kėta besimtarė hebrej, qartė mund tė shihet edhe nė protestat e tyre tė organizuara kundėr vendimit tė qeverisė izraelite pėr debimin e Jaser Arafatit nga Palestina. Nė protestat e kėsaj organizate fetare hebreje, ky gjest i qeverisė izraelite pėr dėbimin e Arafatit u klasifikua si “akt hitlero-nacist”.

Numri i antarėve tė organizatės dhe aktivitetet

Selia e organizatės Neturei Karta gjendet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ndėrsa degėt e saja ekzistojnė edhe nė Kanada, Evropė, Palestinė, Australi dhe nė shumė vende tjera tė botės. Antarėt e kėsaj organizate fetare hebreje pohojnė se organizata e tyre nuk ėshtė ndonjė “sekt ose grupacion ekstremistėsh tė hebrenjėve ultraortodoks”, edhe pse numri i tyre (i kėsaj organizate) ėshtė disa mijėra, ata prapėseprap pėrfaqėsojnė “hebrenjtė ortodoks tė cilėt besojnė nė ideologjinė anticioniste, ndėrsa numri i tyre ėshtė disa qindra mijėra”.

Aktivistėt e Neturei Karta qė nga themelmi nė vitin 1938 e deri mė sot shfrytėzojnė raste tė ndryshme vetėm me qėllim qė ta publikojnė qėndrimin e tyre dhe tė protestojnė kundėr proekteve cioniste dhe kundėr terrorit qė zhvillohet ndaj popullit palestinez. Nė kėtė drejtim, ata edhe janė nė bashkėpunim tė shkėlqyeshėm me organizatat palestineze nė SHBA dhe nė teritorin e Palestinės. Organizata bashkėpunon me palaestinezėt, andaj edhe vazhdimisht merr pjesė ne demostrata dhe proteste antiizraelite tė cilat
organizohen nga palestinezėt.

Menjėherė pas themelimit tė shtetit izraelit nė vitin 1948, ata shkruan njė vendim ku qartė thuhej se refuzojnė tė pranojnė kėtė shtet. Andaj, pasi qė kishin tubuar njė numėr tė madh tė nėnshkrimeve hebreje, nė formė proteste ua kishin dorėzuar Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, e cila e kishte lejuar vet themelimin e shtetit izraelit. Ditėn e themelimit tė shtetit izraelit ata e konsiderojnė si ditė pikėllimi, andaj edhe atė ditė i lėshojnė flamujt nė gjysėm shtize dhe organizojnė manifestime nė shenjė proteste kundėr themelimit tė shtetit cionist, madje edhe thėrrasin nė anulimin e shtetit nė fjalė. Qė nga ajo datė e deri mė sot, udhėheqėsit e kėsaj organizate fetare hebreje shfrytėzojnė raste tė ndryshme me qėllim qė ti paraqesin qėndrimet e tyre, siē janė: tubime protestuese, shpėrndarje tė librave, broshurave, internet-faqe, etj.

Zėdhėnėsi i Neturei Karta Dejvid Vajs nė Al-Xhezira dhe nė ‘el-mexhela’

Zėdhėnisi i organizatės Neturei Karta, rabini Jizroel Dejvid Vajs i cili jeton nė Nju Jork, pati njė intervistė nė kanalin televiziv arab Al-Xhezira mė 1 maj tė vitit 2002, ku shpalosi disa nga qėndrimet e kėsaj organizate. Midis tjerave ai vėrtetoi se themelimi i shtetit izraelit ėshtė nė kundėrshtim me vullnetin e Zotit, dhe se ata tė cilėt e themeluan, si dhe ata qė edhe sot e pėrkrahin politikėn dhe shtetin aktual izraelit, nuk besojnė nė Zot. Ai poashtu theksoi se njė numėr shumė i madh i izraelitėve qė jetuan para Luftės sė Dytė Botėrore, ishin kundėr cionizmit dhe kundėr themelimit tė shtetit izraelit.

Mirėpo, cionizmi e shfrytėzoi ndikimin e tij nė bashkėsinė ndėrkombėtare dhe nė rrethanat e Luftės sė Dytė Botėrore, andaj edhe e themeluan shtetin e quajtur Izrael. Mė tej ai tha se pjestarėt e organizatės i kundėrvihen kolonizimit tė vendeve palestineze nga hebrenjtė dhe njėkohėsisht ata e gjykojnė vendosjen e hebrenjėve nė Izrael. Organizata bėn thirrje qė hebrenjtė le tė qėndrojnė nė shtetet e tyre, e jo tė shpėrngulen nė Izrael dhe me kėtė ti ndihmohet shtetit cionist. Ata poashtu janė tė bindur se ky shtet me siguri do tė shkatėrrohet, andaj edhe nė lutjet e tyre e lutin Zotin qė njė gjė e atillė tė realizohet sa mė shpejtė dhe me gjakderdhje sa mė tė vogėl. Nė pyetjen lidhje me intifadėn, qė do tė thotė pėr luftėn e palestinezėve pėr tė drejtat e tyre, ai u pėrgjigj se palestinezėt kanė plotėsisht tė drejtė nė mbrojtje, ashtu qė ti realizojnė tė drejtat nė qeverisje mbi tėrė teritorin e Palestinės, qė ėshtė edhe e tyre.

Nė pyetjen se sa janė tė vėshtira trysnitė cioniste ndaj antarėve tė organizatės Neturei Karta, rabini hebrej tha se shtypjet janė tė shumta, edhe atė anembanė botės. Natyrisht, dhuna mė e madhe ushtrohet ndaj atyre qė janė nė Izrael, ku protesta dhe zėri i tyre ngulfatet me forcė. Ai poashtu tha se lobi cionist ka ndikim nė tė gjitha mediat botėrore, andaj edhe nė botė dihet shumė pak pėr aktivitetet e tyre.

Rabini Dejvid Vajs u pyet edhe pėr ata dijetarė (rabinė) hebrej tė cilėt e pėrkrahin shtetin Izraelit dhe politikėn e tyre aktuale, ndėrsa ai tha se rabinėt e atillė nė mėnyrė tė gabuar bėjnė komentimin e librave tė shenjta hebreje dhe se ata janė shprtėra tė shitur ose cionistėt i kanė blerė ata pėr qėllimet e tyre.

Duke e gjykuar politikėn “raciste” tė cionistėve, midis tė tjerave rabini Vajs tha: “Cionistėt jetojnė nė gjak! Ēdo gjallesė jeton nga uji, ndėrsa cionizmi jeton nga gjaku! Sa mė shumė qė rrjedh gjaku i hebrenjėve, cionistėt aq mė shumė pėrforcohen...”. Prandaj ai thėrret nė luftė jo tė dhunshme kundėr cionizmit, ashtu siē vepron organizata e tij si dhe tė tjerat si kjo.

Revista arabe ‘El-mexhela’ nr. 1228 tė datės 30 gusht tė vitit 2003, publikoi njė intervistė tė rabinit tė lartėpėrmendur Dejvid Vajs, njėkohėsisht edhe zėdhėnės i organizatės Neturei Karta. Ai edhe nė kėtė intervistė qartė kishte deklaruar se palestinezėt janė ata tė cilėt duhet tė marrin kontrollin nė mbarė territorin e Tokės sė Shenjtė. Nė pyetjen pėr sulmet vetėvrasėse, ai tha se rabinėt, qė para themelimit tė shtetit, e kishin ngritė zėrin duke thėnė se proekti cionist do tė shkaktojė gjakėderdhjen edhe tė palestinezėve edhe tė hebrenjėve, andaj zgjidhje mė e mirė ėshtė kthimi i teritorit palestinėz vetėm palestinezėve.

Nė pyetjen se si kjo organizatė lufton kundėr Izraelit, ai ishte pėrgjigjur duke thėnė se Neturei Karta refuzon ēdo lloj tė dhunės dhe se 54 vite lufton kundėr cionizmit vetėm pėrmes protestave paqėsore dhe me aktivitet permanent nė vetėdijėsimin e hebrenjėve. Mė tej ai kishte shtuar: “Ne jemi tė sigurtė se njė ditė Izraeli do tė zhduket dhe nė kėtė aspak nuk dyshohet! Ne e lutim Zotin qė njė gjė e atillė tė bėhet sa mė shpejtė, para se tė derdhet edhe mė shumė gjak”.

Aktivitetet nė vitin 2004

Sipas tė dhėnave tė fletės zyrtare tė Neturei Karta, aktivistėt e kėsaj organizate, vetėm nė tetė muajt e parė tė vitit 2004, kishin organizuar dhe kishin marrė pjesė nė njėzet tubime protestuese, mitingje dhe manifestime publike. Njė nga ato tubime kishte qenė i organizuar edhe para Shtėpisė sė bardhė nė Uashington mė 14 prill tė vitit 2004, atėherė kur kishin protestuar kundėr vizitės sė kryeministrit izraelit Sharon nė SHBA dhe nė pėrgjithėsi kundėr proekteve dhe politikės cioniste. Nė kėtė tubim protestues u ngrit zėri i tyre duke ua bėrė me dije opinionit se “Sharoni dhe shteti izraelit janė jolegjitimė dhe se ata nuk kanė tė drejtė tė pėrfaqėsojnė popullin hebrej”.

Poashtu nė kėtė tubim kishte patur parulla se solucioni i vetėm pėr paqe afatgjate, ėshtė anulimi i shtetit izraelit dhe dorėzimi i pushtetit palestinezėve. Anėtarėt e kėsaj organizate ishin revoltuar mjaft edhe me qeverinė austriake. Nė tė vėrtetė me 26 qershor tė vitit 2004 nė Vjenė nga disa shtete evropiane kishin mbėrritur njė numėr i madh i pjestarėve tė Neturei Karta dhe iu kishin bashkangjitur demostruesėve austriakė tė cilėt kishin protestuar kundėr nisjativės sė komunės sė Vjenės pėr emėrtimin e njė sheshi me emėr Teodor Hercel (sipas emrit tė themeluesit tė cionizmit). Nė kėto protesta kishin deklaruar se “Teodor Herceli nuk ėshtė freskė hebreje dhe nuk duhet tė vlerėsohet, ndėrsa cinoizmi dhe shteti izraelit janė jolegjitime, andaj ata edhe nuk pėrfaqėsojnė popullin hebrej”.

Pasi qė dijetari musliman dr. Jusuf el-Karadavi ėshtė njėri nga dijetarėt mė me renome nė botė dhe i njėjti ėshtė ai qė jep pėrkrahje tė plotė luftėtarėve palestinezė pėr tė drejtat e tyre, i cili edhe haptazi flet kundėr proekteve famėkeqe cioniste, para disa muajve lobi cionist kishte intervenuar te qeveritarėt britanikė me qėllim qė ta pengojnė vizitėn e dr. Karadaviut nė Britaninė e Madhe. Mirėpo, aktivistėt e organizatės Neturei Karta, duke e vlerėsuar dinjitetin e kėtij dijetari islam, ishin orvatur qė tė bėjnė atė tė mundshmen vetėm qė tė mos pengohet vizita e kėtij dijetari musliman nė Londėr. Kėshtu pra, mė 15 korrik tė vitit 2004, nė aeroportin Heathrou tė Londrės njė delagacion zyrtar i Neturei Karta i kishte dalė nė pritje dr. Kardaviut, dhe nė kėtė mėnyrė ata shprehėn mikėpritje tė sinqertė ku edhe kishin organizuar njė press-konferencė. Gjatė kėsaj konference ata pėrsėri kishin shpreh qėndrimet e tyre kundėr cionizmit si dhe vullnetin e tyre pėr afrim ndėrmjet popullit arab dhe atij hebrej.

Zėri i kėsaj organizate hebreje kundėr cioniste vazhdimisht jehon, ndėrsa nga aktivitetet mė tė freskėta mund tė llogariten edhe demostratat e organizuara nė Londėr mė 14 gusht tė vitit 2004, me qėllim qė tė ndėrpritet konflikti nė Palestinė. Gjatė kėtyre protestave ishte ngritė zėri pėr ti dhėnė pėrklrahje tolerancės dhe paqes Lindjen e Afėrt. Po ashtu, kundėrshtarėt e politikės cioniste, kishin organizuar edhe njė protestė tė jozakonshme gjashtėmujore, qė me biciklat e tyre tė udhėtojnė nga Londra dhe nga shumė qeytete tjera evropiane, e deri nė Jerusalem. Kjo ishte bėrė si kontribut pėr njė zgjidhje pėrfundimtare paqėsore ndėrmjet arabėve dhe izraelitėve. Nga ata qė muarėn pjesė nė kėto protesta, mė tė zėshėm ishin pjestarėt e organizatės Neturei Karta. Nė njė deklaratė tė shkruar nga ana e kėtij grupi biciklistėsh protestuesish (tė cilėn ua kishin dorėzuar pėrfaqsėuesėve palestinezė), kėta edhe njė herė i kishin pėrsėritur qėndrimet e tyre kundėrcioniste, si dhe nenet mė kryesore tė doctrines sė tyre, ku qartė thuhej se tėrė teritori i Palestinės - duke pėrfshirė edhe xhaminė e quajtur El-Mesxhidul Aksa - duhet t’iu kthehet palestinezėve.

Ardhmėria e Neturei Karta

Nė bazė tė asaj qė veprojnė dhe publikojnė, mund tė konkludojmė se antarėt e kėsaj organizate fetare e politike hebreje sinqerisht besojnė nė vėrtetėsinė e doktirinės sė tyre, si dhe do tė vazhdojnė me aktivitetet e tyre, edhe atė nė forma mė tė organizuara se sot.

Ata besojnė se:

- vetėm nė kėtė mėnyrė do tė zgjojnė vetėdijen tek numri mė i madh i hebrenjėve

- numri i tyre vazhdimisht do tė rritet

- sė shpejti do ta pėrjetojnė zhdukjen e shtetit cionist tė quajtur Izrael

- mė pas hebrenjtė do tė jetojnė nė paqe tė sigurtė me popujt tjerė, e veēanėrisht me arabo-muslimanėt.

(Tė dhėnat janė nga faqa zyrtare e Neturei Karta nė internet www.nkusa.org dhe nga faqa www.aljazeera)

© REVISTA ELEKTRONIKE ISLAME - HORIZONTI