|
Intervistė ekskluzive me analistin e njohur Abdi Baleta
24.03.2005 Nga: Abdi Baleta
Lėvizja: Si e komentoni situatėn momentale nė Shqipėri dhe nė trojet shqiptare.
Baleta: Eshtė njė situatė e ndėrlikuar, e mjegullt dhe nė shumė drejtime e papėrcaktuar. Problemet shqiptare nuk po e bėjnė si duhet rrugėn drejt zgjidhjeve tė tyre, por po sillen rrotull nė njė rreth vicioz. Shqiptarėt nė pėrgjithėsi kanė ndjesinė se po ecin pėrpara, nė njė kohė qė mė shumė i lodhin kėmbėt duke i lėvizur nė vend. Shumė shqiptarė lundrojnė nė njėfarė kėnaqėsie se janė bėrė pėrparime nė fushėn e demokracisė nė Shqipėri; se ėshtė bėrė njė pėrmbysje e madhe nė tė mirė tė shqiptarėve nė Kosovė pas ndėrhyrjes sė NATO-s nė vitin 1999; se kanė fituar njė sėrė tė drejtash kombėtare nė Maqedoni dhe se ata tashmė janė vėnė ė rrugėn e integrimit europian. Kėto ndryshime nė jetėn e shqiptarėve kanė ndodhur vėrtetė. Nė Shqipėri nuk ka mė regjim tė diktaturės komuniste, nuk ka mė ekonomi tė centralizuar tregu qė vetėm i varfėronte. Nė Kosovė ka njė pushtet ndėrkombėtar qė i ka bėrė shqiptarėt tė ndjehen tė lirė. Nė Maqedoni nuk ekziston mė ajo shtypje si deri nė vitin 2001, apo si atėherė kur ua rrafshonin muret avllive me buldozer ose u caktonin sa fėmijė duhej tė lindnin, apo edhe burgosnin kryetarin shqiptar tė bashkisė pse ishte ngritur flamuri shqiptar nė Gostivar etj.
Por ndryshimet pozitive nė jetėn kombėtare tė shqiptarėve janė ende shumė mbrapa nga niveli e kufiri ku duhej tė kishin arritur nė fillim tė shekullit XXI, nė Europėn qė pretendon tė bėhet e bashkuar. Shqiptarėt vazhdojnė tė pėrfaqėsojnė njė rast tė veēantė, tė jenė njė komb me status sui generis nė Europė dhe jo komb me jetė normale politike e shtetėrore, sikurse gjithė kombet tjerė qė do tė pėrbėjnė Europėn e Bashkuar. Pikėrisht kėtu qėndron ndryshimi i madh nė jetėn e shqiptarėve si bashkėsi kombėtare dhe si pjesėtarė tė njė bashkėsie tė caktuar kombėtare.
Problemi thmelor pėr shqiptarėt edhe pas ndryshimeve pozitive qė kanė ndodhur nė trojet etnike shqiptare nė Ballkan, mbetet pikėrisht e ardhmja e tyre e pasigurtė, e papėrcaktuar; mbetet statusi i tyre i ndryshėm nga tė tjerėt, trajtimi i tyre i ndryshėm nga Europa e bota, si komb e vend pėr tė cilin zbatohen kritere e standarte tė veēanta, jo ato tė pėrgjithėshmet si pėr kombet e vendet e tjera europiane.
Ndėrsa Europa pėr vete e vė theksin tek prirja drejt bashkimit, shqiptarėve u rekomandon dhe u imponon tė kundėrtėn, pranimin dhe pajtimin me copėtimin e tyre tė mėtejshėm kombėtar. Nė kulmin e pėrpjekjeve pėr ndėrtimin e Europės sė Bashkuar u thellua, u pėrshpejtua dhe u mirėprit procesi i krijimit tė njė numri tė madh shtetesh kombėtare nga kombe qė bėnin pjesė nė shtete shumėkombėshe. Vetėm shqiptarėve u thuhet dhe u imponohet njė proces i kundėrt, procesi i copėtimit e dizintegrimit politik e shtetėror midis tyre mė shumė se kurrė ndonjėherė gjatė historisė. Pra, nė sytė e botės shqiptarėt nuk janė komb si gjithė tė tjerėt. Edhe tek shumė shqiptarė po zė vend ideja fatkeqe se shqiptarėt nuk kanė mė nevojė tė jenė e tė bėhen komb si gjithė tė tjerėt, se shqiptarėve u mjafton shkrirja ballkanike dhe europiane pėr tė qenė qytetarė dhe individė tė kėnaqur e tė lumtur.
Shqiptarėt kanė rėnė nė dilemėn e tyre mė tė madhe historike: tė synojnė e tė kėrkojnė qė tė plotėsojnė e pėrfundojnė edhe ata mė vonė se gjithė tė tjerėt procesin e vetėpėrsosjes kombėtare, duke krijuar njė shtet tė tyrin unitar kombėtar, apo tė tejmodernizohen mė parė se gjithė tė tjerėt dhe ta lėnė pas krahėve kėtė aspiratė e kėtė kėrkesė e tė kthehen nė komb eksperimental, qė pėr hir tė integrimeve ballkanike dhe europiane heq dorė nga ky zhvillim i natyrshėm dhe nga kjo e drejtė natyrore. Kėtė dilemė shqiptarėt nuk e kanė lehtė ta zgjidhin. Shumica e strukturave politike, partiake e pushtetore shqiptare, pjesa mė e madhe e intelektualėve shqiptarė dhe segmente tė tėra tė opinionit tė gjėrė publik shqiptar shfaqin haptaz dėshirė e prirje pėr ta zgjidhur dilemėn duke u hequr si mė modernistėt nė Ballkan, duke pranuar pėrparėsinė e integrimeve ballkanike dhe europiane mbi domosdoshmėrinė e integrimit paraprak brenda kombėtar shqiptar. Kjo u duket si zgjidhja mė e lehtė e dilemės. Por nuk ka asnjė garanci se ėshtė zgjidhja mė e mirė, se njė zgjidhje e tillė do tė funksionojė nė afat tė afėrt e tė largėt historik dhe se kjo zgjidhje nuk do tė sjellė mė shumė ngatėrresa e telashe sesa rehati e dobi.
Nė takimin qė patėn kėto ditė nė Tiranė dy partiakė e pushtetarė tė lartė shqiptarė, kryetari i PS dhe kryeministėr i Shqipėrisė, Fatos Nano dhe kryetari i BDI e partneri kryesor politik i pushtetarėve sllavomaqedonas, Ali Ahmeti, e shpallėn si aspiratė kryesore e parėsore tė shqiptarėve jo integrimin brendashqiptar, por integrimin ballkanik, jo shuarjene kufijve brenda shqiptarė qė i ndajnė shqiptarėt nė 6 njėsi tė ndryshme politiko-shtetėrore nė Ballkan, por shuarjen e kufijve midis gjithė shteteve tė Ballkanit, sipas formulės sė njohur tė pėrdorur qysh para shumė vitesh nga Fatos Nano njė Ballkan pa kufij e pa mure ndarėse. Tani dėgjuam se kėtė formulė tė Nanos e paska njėsoj pėr zemėr edhe Ali Ahmeti. Madje nė deklarimet e Ahmetit dalluam njė nuancė dhe mė tė fortė, se Ballkani duhet tė integrohet nė Europė si Ballkan pa kufij. Kėshtu Ahmeti nė Tiranė u tregua integrims mė fondamentalist dhe mė i thekur se vetė baballarėt e idesė sė integrimit europian.
Formula e Europės, siē u vulos nė takimin e nivelit tė lartė nė Nisė, Francė para disa vitesh, ėshtė Europė e bashkuar e kombeve, jo Europė e bashkuar e qytetarėve. Kurse nga ato qė dėgjuam e lexuam nė mediat dhe nė shtypin e Tiranės mė 22 dhe 23 shkurt 2005 del qė Ali Ahmerti dhe BDI kanė pėrqafuar variantin e Europės sė qytetarėve, pėrderisa integrimin e shqiptarėve nė Europė nuk e vėshtrojnė mė si integrim tė kombi shqiptar, por si integrim ballkanasish tė bashkuar, pra si integrim qytetarėsh ballkanas. Ka njė ndryshim thelbėsor kur pėrzgjedh njėrėn ose tjetrėn formulė sipas sė cilės kėrkon ti integrosh shqiptarėt nė Europė, si pjesėtarė tė kombit shqiptar, apo thjesht si banorė tė njė nėnrajoni europian, Ballkanik.
Pra, janė politikanėt e sotėm shqiptarė qė kanė rolet kryesore nė skenėn politike nė Shqipėri e nė Maqedoni qė paraqesin idera ( fantastike dhe iluzive) pėr bashkime ballkanike shumė mė tė ngushta se ato qė kanė dėshtuar gjatė 200 viteve tė fundit pėr federata e konfederata shtete e kombesh nė Ballkan, qė dėshtuan vajtueshėm edhe nė rastin e qė kujtohej mė i suksesshmi, nė rastin e Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, e cila pėr mė tepėr mburret se kishte rregulluar nė mėnyrė tė pėrkryer marrėdhėniet ndėrnacionale e ndėretnike sipas politikės e filozofisė sė bashkim vllaznimit e rregullimeve shtetėrore avnojiste-titiste.
Kėshtu, nė kohėn e dizintegrimeve tė mėdha ballkanike dhe europiane , krijimit tė njė numri shumė tė madh shtetesh tė reja nė njė kohė shumė tė shkurtėr dhe tė ndėrtimit tė njė Europe tė bashkuar mbi baza shtetesh kombėtarė shqiptarėve u propozohet dhe u imponohet nga politikat e huaja dhe politikanėt e tyre njė kthim nė modele mesjetare tė pėrfshirjes nė struktura mbinacionale tė ndarė nė shumė principata, u imponohet njė copėzim i arealit gjeopolitik dhe i mdjedisit njerėzor shqiptar nė feude e principata tė veēanta.
Ky feudizim apo principatėzim qė politikanėt shqiptarė po e shohin si mė tė lehtin pėr tu bėrė dhe mė tė kėndshmin pėr ambiciet e tyre politike karrieriste, ky bajraktarizėm modern mendoj se shkakton turbullirėn mė tė madhe nė mendimin politik dhe nė sjelljet politike tė shqiptarėve, i shmang shqiptarėt nga rruga kryesore nė tė cilėn duhet tė ecin deri nė ēastin kur tė jenė bėrė tė barabartė e tė ngjashėm me tė tjerėt , deri nė zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre kombėtare qė ka mbetur pezull, as nė qiell as nė tokė.
Fatkeqėsisht shqiparėt po bombardohen nga njė propagandė e egėr pėr ti bėrė tė urrejnė pikėrisht atė qė duhet tė duan mė shumė, atė pėr tė cilėn kanė nevojė mė shumė , nacionalizmin, si mendim, si veprim e organizim politik qė shpreh, mbron e realizon mė mirė tė drejtat dhe aspiratat e tyre. Nga Ali Ahmeti dėgjuam nė ekranet televizive tė Tiranės mė 23 shkurt 2005 se ai dhe kolegu e konkurenti i tij partiak shqiptar nė Maqedoni, Arbėr Xhaferri, pakan rėnė nė ujdi midis tyre qė nė veprimtaritė politike tė rregullojnė tė folmen, tė mos pėrdorin gjuhė nacionaliste. Tė bėjnė ujdira tė tilla midis tyre partiakėt serbė, grekė, apo maqedonas tė cilėt kanė krijuar vazhdimisht shqetėsime tė mėdha me veprimet dhe me retorikat e tyre ultranacionaliste mund tė kishte kuptim dhe tė pritej si shenjė menēurimi politik nė pajtim me frymėn e re nė Europė. Por kur ujdira tė tilla i bėjnė politikanė e partiakė shqiptarė qė ende nuk kanė bėrė as minimumin pėr tė mėsuar e pėrdorur njė gjuhė tė qartė nacionaliste, pa kurrfarė dėmi pėr tė tjerėt, ėshtė pa vend dhe turbulluese nė mendimin e veprimin politik tė shqiptarėve.
Nė Shqipėri ēoroditja e mendimit politik e intelektual kombėtar ka prodhuar tashmė rrjedhoja shumė tė dėmshme nė tė gjitha fushat e jetės. Ekonomikisht Shqipėria ėshtė njė shtojcė e ekonomive tė vendeve tė tjera, sidomos asaj greke. Deri ekonomia e mjerė e njė shteti si Maqedonia gjen mundėsira pėr tė bėrė njėfarė thithje ekonomike nė Shqipėri. Sistemi politik nė Shqipėri gjatė periudhės sė quajtur tranzicion nga diktatura komuniste nė demokraci qė po vazhdon si shumė gjatė, 15 vite, ka degraduar nga viti nė vit. Arsyeja kryesore ėshtė se mjediset e forcat politike shqiptare largimin nga komunizmi e interpretuan si pėrligjie tė njė rrumpalle integrimesh me fjalė, jo si ndėrtim dhe pėrforcim i kujdesshėm i njė ndėrtese shtetėrore komėbtare shqiptare. Politika qė bėhet tani nė Shqipėri nuk ngjall kurrfarė entuziazmi tek shqiptarėt. Ajo pezmaton ata qė duan vendin e kombin dhe u jep shkas tė mallkojnė e pėrdhosin atyre qė nuk ēajnė fort kokėn pėr komb e shtet kombėtar. Forcat politike dhe politikanėt qė veprojnė nė Shqipėri gjatė 15 viteve tė fundit janė tejkonsumuar dhe nuk ngjallin mė as besim, as shpresė se diēka mund ta bėjnė ndryshe. Mė shumė simptomat e kėsaj sėmundje tė rėndė po shfaqen tani qė fillon fushata e farsės sė zgjedhjeve pėr parlamentin e qeverinė e katėr viteve tė ardhėshme. Duke qenė tė paaftė pėr tė konceptuar problemet shqiptare nė njė frymė thellėsisht shqiptare, pėr tu ballafaquar me hallet e vėrteta tė shqiptarėve dhe pėr ta bėrė Shqipėrinė njė partnere modeste e jo njė shegerte tė pėrbuzur si deri tani tė politikave tė huaja, politikanėt e intelektualėt shqiptarė nė pėrgjithėsi kanė zgjedhur rrugėn e gabuar tė theksimit tė proceseve integruese tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve nė Ballkan dhe nė Europė.
Prandaj, mua mė duket se situata e pėrgjithėshme nė Shqipėri e nė trojet shqiptare paraqitet mjaft e zymtė, e ngarkuar me re qė mund tė na sjellin edhe mė shi e breshėr tė padėshiruar. E di qė pesimizmi nuk ėshtė i mirė, sidomos pėr publikun e gjėrė qė kėrkon fjalė shprese e mobilizimi. Por edhe ta perceptosh realitetin vetėm sipas dėshirave nuk fiton gjė, madje mund tė humbasėsh mė shumė se kur tė zė trishtimi.
Lėvizja: Siē dihet ju jeni njė analist i njohur i trevave shqiptare dhe shkruani rregullisht pėr revistėn Bota Sot. Si e shihni zgjidhjen problemit kosovar, siē dihet shumė flitet pėr pavarėsinė e Kosovės. A mendoni se do tė realizohet sivjet pavarėsia e Kosovės?
Baleta:Me situatėn qė ėshtė krijuar nė Kosovė pas vitit 1999 krijohet pėrshtypja sikur ky problem ėshtė bėrė i lehtė pėr tu zgjidhur, madje sikur nė fakt ai ėshtė zgjidhur, sepse nuk mund tė ketė mė kthim mbrapa dhe mbetet vetėm qė bota tė pranojė e tė njohė realitetin. Po tė ishte fjala pėr njė rajon tjetėr tė botės, pėr njė komb tjetėr nė botė, mbase mund tė thonim se ėshtė punė e lehtė. Por nė rastin e shqiptarėve dhe pėr njė problem tė pazgjidhur nė Ballkan nuk duhet menduar se zgjidhja ėshtė kaq e lehtė dhe e afėrt, edhe pse NATO ka bėrė atė qė nuk e ka bėrė kurrė nė historinė e saj, ka bėrė njė luftė pėr tė shpėtuar popullin shqiptar nė Kosovė nga genocidi dhe spastrimi etnik tė ndėrmarrė nga Serbia.
Ajo qė u bė para pak kohėsh me njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsimit tė Timorit Lindor nga Indonezia, po del qė ėshtė mė e vėshtirė pėr bashkėsinė ndėrkombėtare ta bėjė nė Kosovė. Sėpari duhet pasur parasysh se fjala ėshtė pėr zonėn e Ballkanit, qė gjatė gjithė historisė ka qenė syri i ciklonit tė pėrleshjeve tė mėdha ndėrkombėtare dhe i tillė mbetet ende ky rajon. Eshtė fjala pėr njė pjesė tė kombit shqiptar ndaj tė cilit politikat europiane e diplomacitė e vendeve qė kanė diktuar e trazuar zhvillimet nė Ballkan ende nuk janė tė gatėshme tė ndreqin si duhet padrejtėsitė e mėdha qė kanė shkaktuar nė kėtė rajon paraardhėsit e tyre dhe ato vetė tani vonė. Serbia vazhdon tė tregojė njė kryeneēėsi tė skajshme pėr ta bėrė sa mė tė vėshtirė zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Miqtė e Serbisė , sidomos blloku ruso-franko-grek do tė bėjnė deri nė fund maksimumin e pėrpjekjeve pėr tė siguruar maksimumin e mundėshėm tė pranisė serbe nė Kosovė dhe tė varėsisė sė Kosovės nga Serbia.
Ata qė tregojnė njėfarė prirje pėr tė gjetur sa mė parė zgjidhjen e drejtė e tė qėndrueshme, ende nuk e perceptojnė problemin e Kosovės nė gjithė pėrmasėn e drejtėsisė dhe nuk kanė ende vendosmėrinė pėr tė kėrkuar zgjidhjen pėrfundimtare. Edhe ata qė po flasin mė hapur e mė shpesh kohėt e fundit se Kosova duhet tė shkojė drejt pavarėsisė nuk kanė konceptim tė njėjtė pėr pavarėsinė e Kosovės, pėrsėri kanė nė mendje njė pavarėsi sui generis, e veēantė vetėm pėr rastin e Kosovės qė herė e emėrtojnė pavarėsi e kushtėzuar, herė pavarėsi europiane. Nė pėrgjithėsi tė gjithė ata qė flasin pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, pėr njė status pėrfundimtar tė saj nuk kanė modele tė qarta nė kokė, ose fshehin projektet e tyre qė nuk ēojnė nė njė pavarėsim tė vėrtetė tė Kosovės. Nė rastin e Kosovės po luhet mė shumė se nė ēdo rast tjetėr tė zgjidhjes sė njė ēėshtje nacionale me terminologjinė e mjegulluar, formulat amorfe, projektet e papėrcaktuar, skemat e ndėrlikuara.
Shqiptarėt natyrisht kanė mjaft arsye tė jenė shumė tė entuziazmuar nga ndryshimet nė Kosovė. Shqiptarėt kanė detyrimin njerėzor tė jenė tejet mirėnjohės ndaj atyre ndėrkombėtarėve, nė radhė tė parė ndaj amerikanėve, qė i mundėsuan kėto ndryshime. Por nuk duhet kurrsesi tė humbasin as sensin e realizmit, as ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr tė vazhduar qėndresėn e luftėn e tyre pėr tė ēuar zhvillimet deri nė fundin e tyre logjik. Kur vjen puna tek zgjidhja e vėrtetė e problemit nuk duhet tė mbeten nė gjysmė tė rrugės, nuk duhet tė lėkunden nė parashtrimin e realizimine kėrkesave tė tyre. Problemi i parė mė duket se ėshtė tė qartėsojmė pėr vete se ēfarė kuptojmė me pavarėsi tė Kosovės dhe ti themi botės se kur mund tė bindemi se Kosova u bė e pavarur.
Duhet tė shqetėsohemi shumė pėr atė qė kemi dėgjuar tė flitet, pėr pavarėsinė e kushtėzuar ( ose europiane) tė Kosvės. Kushtėzimet mund tė jenė tė tilla qė pavarėsia tė rezultojė fiktive dhe tė jetė shumė denigruese. Pavarėsia ose ėshtė ose nuk ėshtė pavarėsi.
Europa nė pėrgjithėsi nuk ėshtė treguar e gatėshme tė mirėkuptojė dhe tė mbėshtesė kėrkesėn e shqiptarėve pėr pavarėsi reale. Madje deri tani shumė shtete europiane dhe diplomacia e BE janė treguar tė etėshme tė marrin nė dorė ēėshtjen e Kosovės pėr tė mėnjanuar rolin vendimtar tė SHBA-sė nė vendimarrjen pėrfundimtare. Edhe tani qė koha po mbaron e njė vendim duhet marrė Europa nuk tregon gatishmėri tė veprojė me arsye. Nė mbledhjen e fundit tė ministrave tė jashtėm tė Bashkimit Europian u pėrdor formula nuk ka mė kuptim qė Kosova tė kthehet nė gjendjen e vitit 1999.
Entuziastėt shqiptarė pėr ēdo formulė qė pėrdor Europa mund tė kėrcejnė nga gėzimi se ja dhe Europa qė e kemi menduar si mė tė anuarėn nga Serbia po kupton se nuk mund tė bėhet kthim mbrapa. Pikėrisht kjo formulė duhet tė na shqetėsojė. Nė vitin 1999 nė Kosovė kishte luftė, genocid serb, spastrim etnik serb. BE kurrsesi nuk duhet tė marrė kėtė gjendje si sistem referimi. Pse nuk thotė BE-ja se nuk mund tė ketė mė kthim mbrapa nė gjendjen e vitit 1974, as nė ato tekstet e marrėveshjes sė Rambujesė?. Sepse diplomacia europiane ende nuk ka braktisur planet qė shqiptarėve nė Kosovė tu imponojė njė status si ai i vitit 1974 nė Jugosllavi, ose tekstet e Rambujesė, apo madje dhe autonominė qė u imponoi Milosheviēi.
Shqiptarėt shpresojnė shumė nė mbėshtetjen e SHBA pėr tė parė tė realizuar pavarėsinė e Kosovės. Por SHBA ka shumė nevojė tani tė marrė me tė mirė Europėn e Rusinė pėr shkak se politika amerikane ėshtė zhytur thellė nė batakun qė ka krijuar vetė nė Lindjen e Mesme.
Jam mė shumė i prirur tė mos besoj se viti 2005 do tė jetė viti i realizimit tė pavarėsisė sė vėrtetė tė Kosovės. Mund tė ndodhė qė drejtuesit e politikės shqiptare tė pranojnė nėn emrin e pavarėsisė sė kushtėzuar njė zgjidhje hibride qė gjithė palėt ta interpretojnė sipas qejfit tė tyre si fitore. Por kjo nuk do tė jetė pavarėsia e vėrtetė pėr Kosovėn. E keqja ėshtė se problemi i Kosovės tani ėshtė ndėrkombėtarizuar shumė mė tepėr sesa na duhej. Pak dekada mė parė ėndrra e shqiptarėve ishte qė bota tė fillonte tė merrte vesh se kishte njė problem tė Kosovės (njė problem tė shqiptarėve nė Jugosllavi, jo tė Kosovės sė ngushtė administrative), se kishte njė popull qė lėngonte nėn pushtim, nėn robėri. Demonstratat e Prishtinės nė vitin 1981 e bėnė njė tė ēarė edhe nė diplomacisnė ndėrkombėtare e nė opinionin botėror. Qysh kur u shpėrbė Jugosllavia problemi themelor i politikės sė Kosovės (tashmė nė kuptim tė ngushte administrativ) ka qenė si tė ndėrkombėtarizohet ky problem. Nė Konferencėn e Londrės pėr likuidimin e Jugosllavisė sė falimentuar megjithatė problemi i Kosovės u la anash, as nuk u pėrmend. Po kėshtu ndodhi nė Dejton nė vitin 1995. Mė nė fund problemi i Kosovės u ndėrkombėtarizua. Kontributin mė tė madh pėr kėtė ndėrkombėtarizim e dha UĒK-ja me luftėn e vet. Por menjėherė ky ndėrkombėtarizim u bė me tepri nė rrafshin politik e diplomatik. Me Kosovėn filluan tė merren tė gjithė, ata qė u takonte tė merreshin dhe ata qė nuk kishin punė fare, ata qė mund tė ndihmonin pėr tė zgjidhur problemin dhe ata qė veē pengesa mund tė krijonin. Filluan tė merren gjithė mekanizmat europiane, shumė shtete tė Europės, Amerika, Grupi i Kontaktit pėr ish Jugosllavinė, NATO pastaj OKB e Kėshilli i Sigurimit, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave dhe organizma e institucione politiko-diplomatike e jo qeveritare ndėrkombėtare etj. Sikur tė mos mjaftonin kėto palė bėhen vazhdimisht propozime pėr mekanizma tė reja , siKonferenca e vendeve kufitare, Konferenca e vendeve tė Europės Jug-lindore e Qendrore. Nė kėto propozimet e fundit kėmbėngulin sidomos diplomacitė ruse, greke , serbe e austriake. Greqia kėrkon mė me kėmbėngulje se Shqipėria tė drejtėn pėr tė luajtur njė rol ndikues nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.
Ky lloj ndėrkombėtarizimi tani vepron nė tė kundėrt me rrymėn dhe me pėrpjekjet e domosdoshme ndėrkombėtare pėr tė zgjidhur ēėshtjen e Kosovės. Janė shtuar shumė arsyet e mosarsyet e vendeve tė ndryshme pėr tė futur hundėt nė zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Kosova tani po shihet deri nė rajonet mė tė largėta tė botės si njė eksperiment ndėrkombėtar qė nuk ėshtė bėrė ndonjėherė, si rajon ku tė gjitha mekanizmat qė duhet tė ketė njė shtet krijohen me pėrfaqėsues tė tė gjitha racave, kulturave, qytetėrimeve, sistemeve , regjimeve. Tė gjithė po hapin sytė si do tė shkojė ky eksperiment, si mund tė kapėrcehet faza e zhvillimit shtetėror nė jetėn e njė kombi pėr ta kthyer kėtė komb nė shoqėri multietnike dhe pėr ta zhytur nė njė ēorbė tė re nė kazanin e madh tė Europės sė bashkuar.
Tė gjithė po hapin sytė tė shohin sesa do tė funksionojė eksperimenti qė njė komb tė zvetėnohet nė kėtė mėnyrė dhe tė bėhet shoqėri multietnike, qė njė vend ku jeton njė komb i caktuar e disa minoritete tė tjera tė pėrfundojė nė njė shtet qytetarėsh, pa jetuar kurrė nė shtetine e vet kombėtar. Pra, nė Kosovė duan tė bėjnė eksperimentin se si bashkėsia kombėtare e formuar historikisht detyrohet nėn trysninė e ndėrhyrjen ndėrkombėtare tė marrė njė fizionomi tė re tė bashkėsisė sė individėve qė janė vetėm qytetarė, jo mė edhe kombas. Kėtė eksperiment duan ta shtrijnė nė gjithė hapėsirėn gjeo-etnike e njerėzore nė Ballkan. Prandaj synohet dhe prishja e asaj kompaktėsie shqiptare qė ka ekzistuar nė kohėn e ish-Jugosllavisė, duke veēuar shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, tė Malit tė Zi, tė Sanxhakut e sidomos duke prishur lidhjen midis Kosovės e Pollogut dhe krahinave tė tjera etnikisht shqiptare nė Maqedoni. Prandaj synohet qė edhe nė Shqipėrinė londineze (administrative) tė prishet kompaktėsia qė ka ekzistuar duke propozuar lloj-lloj kantonizimesh mbi baza dialektore, krahinore e deri fetare ( katolike). Ditėt e fundit dėgjuam dhe njė suedez tė zgjuar qė kishte ardhur nė Tiranė tė na sugjeronte kantonizim mbi baza sociale, duke krijuar njė njėsi mė vete me tė varfrit e Shqipėrisė Veriore. Puna ėshtė qė shqiptarėt tė mos shkojnė drejt bashkimit kombėtar, tė mos aspirojnė pėr bashkim kombėtar, tė nxjerrin nga kujtesa se kanė qenė komb dhe tė pranojnė tjetėrsime pėr tė kaluar nė ballkanas e europianė. Kėtė eksperiment ua imponojnė vetėm shqiptarėve, jo popujve e vendeve tė tjera tė Ballkanit.
Prandaj edhe sikur Kosova tė fitojė njėfarė statusi qė shqiptarėt pėr pragmatizėm do ta pranojnė si pavarėsi kjo nuk mund tė quhet zgjidhje pėrfundimtare e ēėshtjes sė Kosovės. Zgjidhja e kėsaj ēėshtje bėhet vetėm nė kuadėr tė bashkimit kombėtar shqiptar. Natyrisht kjo ėshtė gjuhė nacionaliste dhe nuk e pranojnė politikanėt qė politikėn e bėjnė duke folur shqipe ballkanase, ose shqipe europiane, sikurse u mburr dikur Fatos Nano se kishte folur me Milosheviēin gjatė takimit kokė mė kokė nė Kretė nė fund tė vitit 1997. Prandaj, mbetem shumė skeptik lidhur me entuziazmin qė shprehet se kėtė vit 2005 do tė bėhet pavarėsia e Kosoėvs.
Lėvizja: Si i komentoni kėto akuza qė vinė nga Haga nė lidhje me burgosjet e ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė ku faktikisht barazohet viktima me agresorin, nė kohėn e fundit flitet edhe pėr akt-akuzė kundėr z. Ramush Haradinajt?
Baleta:Pyetja juaj e ka pėrgjigjen e saktė brenda : barazohet viktima me agresorin. Do tė thotė barazohet viktima me kriminelin, i vrari me vrasėsin kriminel. Kjo ėshtė padrejtėsia mė cinike qė mund tė bėhet, sidomos kur bėhet nė emėr tė dhėnies sė drejtėsisė dhe pėr mė tepėr kur bėhet nė emėr tė dhėnies sė drejtėsisė nė nivel ndėrkombėtar.
Ėshtė njė turp pėr drejtėsinė ndėrkombėtare qė pranė xhelatėve serbė, pranė atyre qė bėnė pėr 10 vite luftra agresive nė Ballkan, qė dogjėn e poqėn nė Kosovė pėr tė bėrė genocid, tė ulen dhe disa pėrfaqėsues tė luftėtarėve shqiptarė pėr liri. Me kėtė veprim Gjykata e Hagės fshin kufirin midis krimit dhe vetėmbrojtjes, midis agresionit dhe mbrojtjes kolektive ose individuale nga agresioni, midis genocidit dhe pėrpjekjeve pėr tė shpėtuar nga genocidi. Eshtė e pakonceptueshme se si mund tė fshihen kufij tė tillė, si mund tė mos mbahet parasyshė dallimi midis njė lufte tė drejtė dhe tė padrejtė. Njė luftė ēlirimtare nuk mund tė barazohet kurrė me njė luftė agresive, pushtuese, grabitqare.
Duke ulur nė bangon e tė akuzuarve luftėtarė shqitarė Gjykata e Hagės praktikisht po ndėshkon UĒK-nė, po ndėshkon popullin e Kosoėvs pse u ngrit nė luftė pėr vetėmbrojtje dhe pėr liri. Ėshtė njė lloj hakmarrje qė u bėn qejfin agresorėve serbė, qė u jep atyre rast tė pėrligjin krimet e tyre. Eshtė njė paralajmėrim pėr tė gjithė ata qė guxojnė tė marrin armėt pėr liri se do tė akuzohen pėr krime lufte njėsoj si agresorėt e robėruesit e tyre.
Nė kėtė aspekt vetėm drejtėsi nuk mund tė ketė nė veprimin e Gjykatės sė Hagės. Me kėtė qėndrim kjo Gjykatė ėshtė larguar nga qėllimet fisnike juridike e politike pėr tė cilat u krijua dhe funksionoi. Roli i saj po degradon. Por nė tė njėjtėn kohė po degradon funksioni i drejtėsisė ndėrkombėtare. Nėse ecet nė kėtė rrugė arsyetimi e veprimi, siē po bėhet nė Hagė me luftėtarėt e UĒK-sė, atėherė bashkė me nazistėt nė gjyqin e Nurenbergut duhej tė gjykoheshin edhe gjeneralė rusė, amerikanė, anglezė, sepse kishin urdhėruar bombardimet mbi Drezden e Berlin, kishin vrarė ushtarė gjermanė, kishin vrarė edhe dezertorė rusė, amerikanė, edhe spiunė e tė tjerė. Atėherė duhen gjykuar edhe pilotėt e NATO-s qė bombarduan gabimisht njė karvan qerresh tė refugjatėve shqiptarė. Duhen gjykuar edhe ushtarakėt amerikanė pėr bombardimin e Faluxhas e pėr veprime tė tjera nė Irak etj, etj.
Nė kėto rrethana shqiptarėt duhet tė qėndrojnė pa ngurrim e pa pėrjashtim pėrkrah atyre luftėtarėve tė UĒK-sė qė janė dėrguar nė Hagė. Kam mendimin se Jakup Krasniqi qė ishte dėshmitar i thirrur me detyrim para Gjykatės kishte tė drejtė nė ato shpjegime qė dha dhe shpjegoi qartė si ka qenė e si ėshtė puna. Ėshtė i pamoralshėm qėndrimi i atyre politikanėve , gazetarėve shqiptarė qė mundohen tė gjejnė bishtra pėr tė justifikuar thirrjen si tė pandehur nė Hagė tė luftėtarėve tė UĒK-sė, ose pėr ta kapėrcyer kėtė gjė nė heshtje gjoja pėr tė mos u ndeshur me bamirėsit ndėrkombėtarė. Nėse nė UĒK ka pasur luftėtarė qė kanė kryer veprime qė nuk duhej ti kryenin midis shqiptarėve kėto janė gjėra qė duhet ti gjykojnė sipas ligjit e traditės e ti venė nė vend si ėshtė mė mirė shqiptarėt, jo tė kthehen nė krime ndėrkombėtare.
Pėrsa i pėrket rastit tė zotėri Haradinajt, qė tani ėshtė kryeministėr i Kosovės, parimisht mund tė them se ishte njė gjest fyes pėr luftėn e shqiptarėve dhe njė absurditet. Kur tė mos kishte mbetur mė ushtarak, polic e paramilitar serb pa kaluar nė Gjykatėn e Hagės atėherė duhej tė kujtohej prokuroria e kėsaj Gjykate tė fliste pėr rastin Haradinaj. Mendoj se pėrfolja e z. Haradinaj si i akuzuar i mundėshėm para Gjykatės sė Hagės ka pasur mė shumė prapaskenė politike, pėr tė cilėn e kam vėshtirė tė hamendėsoj publikisht pa ditur fakte. Ka qenė presion. A ishte ky presion qė Haradinaj tė mos pranonte postin , apo ishte presion qė tė mbante sjellje tė caktuar pasi tė pranonte postin nuk e them dot.
Lėvizja: Meqenėse ju njiheni edhe si njė intelektual qė ka respket pėr Islamin, lexuesve u intereson cili ėshtė mendimi juaj pėr Islamin.
Baleta:Dua ta nis shpjegimin tim nė kėtė pikė nga njė thėnie tė Nėnė Terezės qė unė e kam pas lexuar shumė vite pėrpara nė njė reviste tė pėrjavėshme ruse Za Rubjezhom qė thotė I respketoj tė gjitha fetė, por jam e dashuruar me fenė time. Njeriu kėshtu duhet tė veprojė nėse ka dėshirė tė jetė besimtar i mirė, edhe nė qoftė se nuk ėshtė praktikues i riteve apo gjithė detyrimeve fetare. Unė vetė nuk jam praktikues i fesė, por besimtar. Besimin fetar njeriu e trashėgon nga prindėrit, por edhe mund ta ndėrrojė. Unė besimin fetar e kam trashėguar nga prindėrit dhe i jam pėrkushtuar aq sa mund ti pėrkushtohet njeriu qė rritet dhe edukohet nė kushtet e njė ateizmi tė imponuar me egėrsi nga politika shtetėrore.
E respektoj Islamin jo vetėm sepse ėshtė feja prindėrore e trashėguar, jo vetėm se ėshtė feja mė e pranueshme pėr ndjesitė e gjykimet e mia, por edhe sepse mendoj qė ėshtė feja e cila i ka sjellė tė mirat mė tė mėdha kombit shqiptar. Pėr kėtė arsyen e tretė mė ėshtė dashur tė bėj polemika e replika tė shumta gjatė 15 viteve tė fundit nė gazeta, ekrane televizive, tubime publike. Mund tė kujtoj se mė konkretisht kėtė veprimtari e kam nisur me njė intervistė qė u botua nga Hėna e re nė Shkup nė shkurt tė vitit 1992. Qysh prej asa kohe kam qenė i detyruar tė bėj shkrime tė shumta polemizuese, sidomos me njė numėr klerikėsh, intelektualėsh dhe gazetarėsh katolikocentristė nė Shqipėri e Kosovė dhe pasues tė priftit grek Janullatos qė ka uzurpuar kryesinė e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
Pėr tė sqaruar mė mirė lexuesit tuaj mė duhet tė pėrmend se ka 15 vite qė sulmohem ashpėr nė shtypine Shqipėrisė si fondamentalist islamik, si mik i Bin Ladenit qysh nga viti 1982, si agjent i Ajatollahėve tė Iranit dhe si pėrfaqėsues i talibanėve tė Afganistanit nė Shqipėri. Ėshtė botuar nė Tiranė nė vitin 2001 njė libėr i tėrė me qindra shpifje, fyerje e falsifikime me titullin Nacional-islamizmi shqiptar. Baleta e Feraj. Ky ballfaqim ndodh pėr shkak se nė shkrimet e mia jam pėrpjekur tė mbroj politikisht Islamin, kam theksuar se islamizimi pėr shqiptarėt ka qenė shpėtimtar pėr ruajtjen e kombėsisė sė tyre. Pra, angazhimi im nė debatet pėr mirėsinė e rėndėsinė e Islamit pėr njerėzimin e sidomos pėr shqiptarėt ėshtė tėrėsisht nė fushėn e trajtimit politik tė problemit, duke qenė i bindur se islami nė Shqipėri dhe midis shqiptarėve nė pėrgjithėsi duhet mbrojtur nė radhė tė parė nė frontin e luftės politike, sepse edhe sulmet mė tė dendura e mė tė rrepta i bėhen nė rrugė politike, me mjete politike dhe pėr qėllime politike.
Bindja ime ėshtė se Islami si fe e pėrparuar, si mė e reja nga fetė e mėdha monoteiste, ėshtė mė i pėrshtatshmi pėr shqiptarėt. Bashkohem me mendimet e shumė dijetarėve, duke pėrfshirė edhe arvanitasin e Greqisė, Aristidh Kolia, se Islami ėshtė feja mė e pėrshtatshme pėr karakterin e natyrėn e shqiptarit. Kam bindjen, tė cilėn e mbroj fort nė polemika, se pėrveē arsyeve tė tjera, shqiptarėt e pranuan dhe e pėrqafuan masivisht Islamin nė njė kohė tė caktuar edhe pėr tu dalluar sa mė shumė nga kombet fqinj ortodoksė qė donin ti asimilonin nėpėrmjet fesė, sidomos nė zonat periferike tė trojeve etnike shqiptare. Kam bindjen se islamizmi shpėtoi kombin shqiptar, se islamizmi ėshtė tipar thelbėsor, gur themeli i krijimitdhe i ruajtjes sė fizionomisė kombėtare tė shqiptarėve, nuk ėshtė thjesht besim individual, punė lutjesh, por edhe kapital politik. Kam bindjen se nė ndryshim nga dy besimet tjera, katolicizmi e ortodoksia qė janė pėrplasur midis tyre nė trojet shqiptare dhe kanė ndikuar edhe njė krijim ferkimesh, Islami ka luajtur rol tė pėrbashkuesit fetar tė shqiptarėve. Mendoj se ky funksion e ky rol i fesė islame nė trojet etnike shqiptare ėshtė i dobishėm dhe i domosdoshėm edhe sot. Islami ka ndihmuar shumė nė trojet etnike shqiptare qė mbetėn nėn sllavėt pėr tė ruajtur identitetin e tyre, pėr tė penguar pėrpjekjen pėr asimilim tė pushtuesve. Mė e dukshme pėr mendimin tim kjo dukuri ėshtė nė Maqedoni.
Sot po bėhet njė luftė e ashpėr pėr ta shpėrfytyruar e dobėsuar Islamin nė trojet shqiptare. Trumbetohet shumė parrulla se shqiptarėt duhet tė lajnė mėkatin historik tė kthimit nė myslimanizėm dhe ky kthim i largoi nga Europa, nga Perėndimi, i la tė prapambetur, tė paditur, i bėri tė pėrbuzur pėr europianėt qė u hakmorėn duke i copėtuar shqiptarėt pas shembjes sė Perandorisė Osmane. Kėtė tezė e ka hedhur qysh herėt Ismail Kadareja. Por na ka rėnė nė sy se edhe intelektualė e politikanė tė zėshėm nė Maqedoni si Arbėr Xhaferri janė shumė tė vendosut tė pėrhapin midis shqiptarėve teza si tė Kadaresė, tė bėjnė propagandė frikėsuese se nuk shkohet nė Europė duke respektuar traditat shqiptare tė ndikuar nga besimi islam. Na ėshtė dashur tė polemizojmė edhe me shkrime politiko-filozofike nė frymė antimyslimane tė botuara nga Arbėr Xhaferri nė shtypin e Tiranės.
Kėrkohet njė kthim masiv, deri me metoda administrative, tė myslimanėve shqiptarė nė katolikė e ortodoksė me arsyetimin frikėsues se pėrndryshe Europa e Amerika nuk do ti duan e ti durojnė shqiptarėt si komb me fe myslimane nė Ballkan. Nė Shqipėri bėhet njė veprimtari shumė agresive e dinake prozelitiste. Kohėt e fundit Vatikani njoftoi se tashmė numri i katolikėve paska arritur nė 550 000 dhe 38% e tyre janė myslimanė tė konvertuar rishtas nė katolikė. Pra, e drejta e individit tė ndėrrojė fenė ėshtė keqpėrdorur pėr fushata masive konvertimi. Nė Shqipėri dalin gazeta e botime qė bėjnė haptazi thirrje pėr rikonkuistė katolike si nė Spanjėn e para 5 shekujve.
Nuk ėshtė e lehtė tė demaskohen kėto fushata, sepse ata qė i bėjnė kanė mjete tė fuqishme financiare e politike, mbėshteten nga mekanizma tė shumat e me pėrvojė fetare e agjenturore nga jashtė. Kurse ne qė u kundėrvihemi kemi mundėsi shumė tė kufizuara, bėjmė pėrpjekje individuale dhe pengohemi e bojkotohemi nga mjetet e propagandės.
Lėvizja: A lexon Abdi Baleta literaturė islame, cilėt libra , nga cilėt autorė.
Baleta:Unė lexoj kryesisht literaturė pėr Islamin, jo literaturė islame, sepse nuk kam pėrgatitje tė mėhershme teologjike, nuk kam as kohė pėr ti kushtuar kėsaj literature, sepse jam i pėrfshirė nė njė veprimtari tė dendur publicistike me natyrė politike e diplomatike, sipas profesionit tim. Kam studiuar pėr diplomaci e drejtėsi. Kam punuar nė fushėn e diplomacisė e tė jurisprudencės. Jam marrė dhe merrem me politikė e publicistikė politike pėr problemet aktuale. Deri nė fillim tė viteve 1990 literatura islame, si literatura fetare nė pėrgjithėsi, ka qenė e ndaluar nė Shqipėri. Natyrisht pėrpiqem tė lexoj diēka nga literatura islame, por nė mėnyrė sporadike. Me qė doni tė dini diēka konkrete po pėrmend se kam lexuar libra e broshura tė ndryshme qė janė botuar nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni, Kosovė, Shqipėri siHistoria e filozofisė islame nga Anri Korben, Islami ndėrmjet Lindjes e Perėndimit nga Alija Izetbegoviē, Muhamedi pishtar ndriēues nga Bashkim Aliu, libra nga Jusuf Kardavi, nga Ali Sheriati etj. Mė kanė shėrbyer shumė shkrimet e historianit Muhamet Pirraku, tė Nexhat Ibrahimit, Mexhit Yvejsit e tė tjerėve nga Kosova; tė Ismail Bardhit nga Maqedonia; shkrime tė mėhershme nga Hafiz Ali Korēa e klerikė tė tjerė nė Shqipėri. Mė ka tėrhequr shumė vėmendjen njė punim me titull Shtatzania e njė mashtrimi nga Avdi Berisha nė Kosovė. Ka plot libra pėr tė pėrmendur.
Por unė nuk mund tė them se kam arritur tė futem nė studim tė njė literature tė mirėfilltė teologjike islame. Mė tepėr kam plotėsuar disi boshllėqet nga e kaluara pėr tė mundur tė bėj polemikat politike nė mbrojtje tė rolit e tė rėndėsisė sė Islamit politik nga kėndvėshtrimi i ballafaqimeve politike qė ndodhin sot nė botė dhe nė Shqipėri. Pėrpiqem tė lexoj sa mė shumė literaturė politike, historike, filozofike kryesisht perėndimore nė gjuhėt angleze e frėnge, ose dhe atė literaturė tė pakėt nė shqip. Kam lexuar Islami nė Ballkan nga britaniku H.T. Norris 1993, Feja dhe politika e identitetit nė Kosovė nga hollandezi Ger Diujzings 2000, artikuj tė francezes Natali Klejer qė bashkė me burrin e saj serb A. Popoviē studiojnė nė kahje tendencioze Islamin ndėr shqiptarėt etj.
Mė janė dukur mjaft tė dobishme veprat e historianėve tė feve dhe tė qytetėrimit islam si Karen Armstrong, ish- murgeshė katolike ( Nė fillim. Njė lexim, i Librit tė Ghenezės, Beteja pėr Perėndinė , viti 2000, Histori e shkurtėr e Islamit, 2001) dhe tė hebreut amerikan Bernar Luis ( Zbulimi i Europės nga myslimanėt 1982, Kriza e Islamit 2003). Kam gjetur tė dhėna e vlerėsime shumė interesante nė librat Historia e botės nė perspektivė tė re shkruar nga profesori britanik Kliv Ponting nė vitin 2000, nė librin Tė pafetė. Konfliktet midis Krishterimit dhe Islamit 638-2002, shkruar nga Endrju Uitkroft nė vitin 2003, Kryqi dhe gjysmėhėna nga Riēard Fleēer, 2003, Talibanėt shkruar nga Rashid Ahmed 2000 dhe nė disa libra mbi historinė e Perandorisė Osmane.
Nė bibliotekėn time herė pas here kanė hyrė libra tė tillė si Ballė pėr ballė me Islamin politik(nga francezi Fransua Byrga), 1996, Tė modernizojmė Islamin (nga Xhon J.Espozito dhe Fransua Byrga) 2003, Pėrkitje myslimane. Islami sot nė Europėn e zgjeruar( nga grup autorėsh europianė) 2001, Islami ekstrem. Propaganda antiamerikane e fondamentalizmit islamik (pėrmbledhje tekstesh nga Adam Parfrei) 2001, Islami dhe miti i ballafaqimit (nga Fred Hollidei) 1996, Islami dhe Perėndimi (nga Robert Van de Uejer) 2000, Pėrplasja e fondamentalizmave. Kryqzatat, Xhihadi dhe koha moderne ( nga Tarik Ali) 2002, Islami dhe Perėndimi. Pėrballje apo bashkėpunim (nga Amin Saikal) 2003, Lufta e shenjtė. Brenda botės sekrete tė Bin Ladenit (nga Piter L. Bergen) 2001,Bin Laden, Islami dh lufta e re e Amerikės kundėr terrorizmit ( ngar Asad Abukhalil) 2003, Islami luftarak arrin nė Amerikė (nga Daniel Pajps) 2002, Islami dhe pakėnaqėsia e tij ( nga Abdelvahab Medeb) 2002, Luftė pa shenjtėri (nga Xhon J.Espozito) 2002, Luftėra pa shenjtėri (nga Xhon Kuli) 1999, Hija e shpatave (ngar M.J. Akbar) 2002.
Tani nuk mė mungojnė as veprat e intelektualit Eduard Said Orientalizmi 1978, paraqitja e Islamit ( nė media) 1997, Pushteti politika dhe kultura 2004. Veprat mė tė reja qė kam mundėsinė tė lexoj e tė pėrdor janė Ngatėrresat brenda Islamit (ngar Irshad Manzhi) 2004, Oksidentalizmi (nga Jan Buruma dhe Avishai Margalit) 2004, Profeti Muhamed (nga Barnabi Roxherson) 2003, Duke kėrkuar me dėshpėrim Parajsėn. Udhėtimet e njė myslimani skeptik (ngar Ziaudin Sardar) 2004, apo edhe Kush jemi ne?Debat i madh nė Amerikė (ng Samuel P. Hantington, autori i Pėrplasja e qytetėrimeve) 2004. Kam lexuar e pėrdorur nė punėn time edhe shumė libra tė tjerė mbi luftėn kundėr terrorizmit ku trajtohen probleme tė fondamentalizmit islamik e tė Islamit politik, apo libra historikė qė shpjegojnė parhapjen e fesė islame tek shqiptarėt.
Nuk do tė ishte punė me mend e me dobi sikur nė leximet e mia tė mbetesha i njėanshėm. Kam lexuar libra e shkrime qė trajtojnė edhe probleme tė feve tė tjera dhe rolin e tyre nė shoqėritė shqiptare, ballkanike dhe europiane. Eshtė mjaft interesant libri Pėrse rrėzohen engjėjt, shkruar nga gazetarja britanike Viktoria Klark nė vitin 2000 qė trajton historinė e fesė ortodokse nė Ballkan dhe gjendjen e saj sot. Pėr historinė e katolicizmit mund ti referohem librit tė vonshėm tė Hans Kung Kisha katolike, botuar nė Britaninė e Madhe nė vitin 2001. Pėr problemet e politizimit tė fesė bėn fjalė libri Lufta pa shenjtėri. Roli i Vatikanit nė ngjitjen e antisemitizmit modern, shkruar nga Deivid I. Kėrcer, 2002, Tradhtia.Kriza nė kishėn katolike, intervista tė personelit tė gazetės Boston Globe, 2002.
Ėshtė e kuptueshme qė kam ndjekur edhe librat e shkrimet e klerikėve dhe tė intelektualėve qė shkruajnė nė frymė tė theksuar katolike nė Kosovė, Shqipėri e diasporė. Edhe mė e natyrshme ėshtė qė tė interesohem tė lexoj sa mė shumė botime qė i kushtohen Nėnė Terezės . Pėrveē biografisė sė saj tė autorizuar, shkruar nga Ketrin Spink dhe librave qė janė nė gjuhėn shqipe pėr nder e lavdi tė saj, kam lexuar edhe libra nė frymė kritike tė tillė si Pozita e Misionares. Nėna Terezė nė teori e nė praktikė, shkruar nga intelektuali amerikan Kristofer Hitēens dhe botuar nė SHBA nė vitin 1995, apo Nėnė Tereza, verdikti pėrfundimtar, shkruar nga njė mjek indian prej Kalkute, Arup Ēaterxhi dhe botuar nė Britaninė e Madhe nė vitin 2003.
Besoj se rreshtimi i kėtyre titujve plotėson qėllimin e pyetjes suaj pėr tė sqaruar lexuesin se shkrimet e mia janė krejt jashtė sferės sė teologjisė dhe tė librave me frymė thjesht fetare, i pėrkasin sferės sė publicistikės politike dhe tė debatit politik qė bėhet pėr vendin e rolin e fesė nė pėrgjithėsi dhe tė Islamit nė veēanti nė jetėn ndėrkombėtare dhe nė jetėn kombėtare tė shqiptarėve. E theksoj kėtė sepse nė Shqipėri nga mjedise kishtare e laike qė unė i cilėsoj si katolikocentriste pėr ti dalluar nga besimtarėt katolikė shpesh bėhen pėrpjekje pėr tė mė paraqitur si njeri qė publicistikėn nuk e bėj nė funksion tė politikės e tė diplomacisė, por punė tė njė teologu tė maskuar. Kėtė e bėjnė jo aq pėr tė mė vėnė ndonjė bisht mua, sepse edhe ata e kuptojnė se tė jeshė teolog ėshtė gjė e mirė dhe jo e keqe, por sepse duan qė mbrojtjen e Islamit nė Shqipėri ta kufizojnė e ta ngushtojnė vetėm nė debate teologjike dhe askush tė mos bėjė trajtim mbrojtės politik tė Islamit.
Lėvizja: I kthehemi situatės nė Maqedoni, si e komentoni gjendjen e shqiptarėve nė Maqedoni, kur dihet se rreth 40% e popullatės sė pėrgjithėshme janė shqiptarė, kurse mbi 50% janė myslimanė, a mendoni se shqiptarėt apo dhe feja islame ėshtė e barabartė nė Maqedoni?.
Baleta:Mė keni bėrė njė pyetje qė normalisht unė, apo cilido nga Shqipėria Administrative(londineze), duhet tua drejtojė politikanėve, intelektualėve, apo qytetarėve shqiptarė tė Shqipėrisė Lindore( Maqedoni). Megjithatė kjo nuk do tė thotė se unė apo shumė shqiptarė tė Shqipėrisė Administrative nuk kemi mendim edhe pėr kėto ēėshtje. Pozita ime nė kėtė rast nuk ėshtė e lehtė se po tė flas krejt hapur do tė zemėrohen mjaft njerėz. Po tė mos flas hapur mund tė spekulohet e tė qortohem ku e ke atė sinqeritetin e nacionalistit.
Nė mėnyrė figurative unė mund tė them se pozita e shqiptarėve nė Maqedoni i ngjan gjendjes sė atij udhėtari tė lodhur e hallemadh kur dikush e pyeti nė rrugė : Ku ke qenė kėshtu , or mixhė, e prej kah vjen. Dhe mixha qė mezi merrte frymė tha vetėm pak fjalė kurrkund skam qenė, prej kurrkund nuk po vi. Pyetja tjetėr ishte : Po ku po shkon kėshtu. Pėrgjigja kurrkund, as vetė nuk e di, veē po eci, po luej kambėt. Se nė cilėn nahi shqiptare ka ndodhur kjo unė nuk e di. Por mė duket se nė pozitėn e mixhės sė lodhur janė tė gjithė shqiptarėt. Njė pjesė duan tė ulen e tė pushojnė. Prandaj nuk e kanė zor shumė politikanė dhe intelektualė tu thonė se tashti janė nė rrugė tė mbarė, se po shkojnė drejt atij vendit tė rehatimit qė ėshtė Ballkani pa kufi dhe Europa pa Shqipni (Etnike).
Shqiptarėve nė Maqedoni po u thuhet nga tė huajt e nga tė vetėt se kanė bėrė pėrparime tė mėdha nė afirmimin e respektimin e tė drejtave tė tyre. Veēse tė mos harrojmė se jo mė larg se nė vitin 2001 shqiptarėt u detyruan tė merrnin armėt e tė hynin nė luftė, sepse ata dhe udhėheqėsit e tyre ishin tė bindur se shqiptarėt po nėpėrkėmbeshin. A thua tė ketė ndryshuar gjendja e shqiptarėve nė Maqedoni aq shumė sa tani pas 3 vitesh tė propagandohet midis shqiptarėve se ajo luftė paska qenė vetėm qė tė integrohet mė shumė Maqedonia, tė bėhej pajtimi i madh etnik, qė sipas vetė udhėheqėsve tė asaj lufte tashmė qenka realizuar?! Kjo do tė ishte njė mrekulli shumė e madhe pėr tu besuar se mund tė bėhet brenda 3 vitesh nė saje tė marrėveshjeve tė Ohrit, tė cilat sipas shumė shqiptarėve nuk po zbatohen. Pra na duket si puna e mixhės qė as nuk dinte nga po vinte, as se ku po shkonte.
Nganjėherė na duket se lufta e shqiptarėve nė Maqedoni nga njė luftė pėr tė drejta kombėtare pėrfundoi nė njė luftė pėr protagonizėm politik midis vetė shqiptarėve, (politikanėve e partiakėve).
Nė pyetjen tuaj thuhet se 40% e banorėve tė Maqedonisė qenkan shqiptarė. Kėshtu kemi thėnė vazhdimisht edhe ne nė Tiranė. Por sipas regjistrimit tė fundit pėrqindja e shqiptarėve pėrsėri ka dalė sa kanė pas thėnė gjithnjė maqedonasit, u rrit fare pak nga 23% nė 25%. E nėse shqiptarėve ua vjedhin, apo ua fshehin 15% tė popullisė tyre, atėherė kėta shqiptarė ende nuk dinė nga vinė e ku po shkojnė. Me njė popullsi shqiptare prej 40% qė jeton nė masa kompakte nė shumė raste dhe ėshtė autoktone, qė dallohet qartė etnikisht nga sllavomaqedonasit dhe me njė popullsi 50% tė besimit islam, qė pėrsėri shėnon njė dallim tė qartė e tė fortė nga sllavomaqedonasit, fizionomia shtetėrore e pushtetore e Maqedonisė duhej tė ishte krejt ndryshe.
Kur theksi vihet kryesisht tek fjala integrim ne duhet tė kuptojmė se pozitat e shqiptarėve e tė myslimanėve nuk bėjnė pėrpara por mbrapa, sepse edhe nė tė kaluarėn ėshtė folur pėr integrim nė shoqėrinė jugosllave, deri pėr asimilim nė kombin e njė niveli mė tė lartė, kombin socialist jugosllav. Politikanėt le tė gėzohen sa tė duan pėr zbatimine marrėveshjes magjike tė Ohrit, por realitetet nuk ndryshojnė aq lehtė, duke i goditur me shkopin magjik tė demagogjisė panballkaniste dhe paneuropianiste. Sesa e barabartė ėshtė feja islame nė Maqedoni e dini ju mė mirė. Unė mund tė pėrmend vetėm njė shembull tė vogėl. Andej nga viti 1996 me ftesė tė Meshihatit Islamik vizitova Shkupin. Isha bashkė me njė kolegun tim partiak, i fesė ortodokse. Kur vizituam disa lokale nėpėr korridore pamė qė gjithė tė shkruarat ishin me cirilike. Kolegu im pyeti njėrin nga shoqėruesit pse nuk i hiqni, ti vini shqip, madje i propozoi ti sillte ndonjė shkallė apo karrige sa ti arrinte e ti hiqte ai. Natyrisht unė e dija se ishte punė qė nuk mund tė bėhej ajo. Ndoshta tani gjendja nė ato korridore tė institucionit fetar islamik shqiptar ka ndryshuar. Por pėrsėri ndryshimet ende duken tė pjesėshme, tė pasigurta dhe tė brishta. Madje nė pikėpamje fetare duket sikur Islami edhe nė Maqedoni po pėson njė trysni qė nuk e kishte provuar deri tani si nė Shqipėri e nė Kosovė, trysninė e partiakėve dhe tė intelektualėve shqiptarė qė shpallin Islamin tė prapambetur, pengesė pėr integrim nė Europė dhe po u kėrkojnė myslimanėve shqiptarė nė Maqedoni tė reformohen dhe ata, tė bėhen myslimanė europianė. Tė paktėn kėtė pėrshtypje kam krijuar duke lexuar disa shkrime tė Arbėr Xhaferrit e tė ndonjė tjetri nga Maqedonia nė shtypin e Tiranės.
Lėvizja: Cili intelektual apo politikan nė Maqedoni ėshtė mė meritor, apo ėshtė mė i aftė tė pėrfaqėsojė interesat e shqiptarėve dhe a njiheni apo keni pasur takime me Rufi Osmanin, apo Ali Ahmetin, Arbėr Xhaferrin?.
Baleta: Kėtu mė duhet tė jem nė maksimum i pėrmbajtur edhe pse e ēmoj shumė tė drejtėn e intervistuesit tė pyesė pėr ēfarė tė dojė dhe e di detyrimin e atij qė ka pranuar tė intervistohet qė tė jetė nė maksimum i sinqertė. Ka raste kur bėn keq e jo mirė edhe pse po pėrpiqesh tė thuash tė vėrtetėn.
Vlerėsim tė tillė se cili politikan shqiptar ėshtė mė meritor nė Maqedoni mund ta bėjė personi vetėm kur ka pėr tė hedhur votėn e tij tė fshehtė. Pastaj edhe nė votime tė ndryshme votuesi mund tė bėjė vlerėsime tė ndryshme. Kėshtu qė edhe unė mendoj se nga politikanėt shqiptarė nė Maqedoni, pėr aq sa kam mundur ti njoh nga larg, asnjėri nuk duhet tė shpallet mė meritori pėr gjithė kohėn e nė tė gjitha rastet. Secili prej tyre ka pasur njė meritė mė tė madhe nė njė pikė tė caktuar tė zhvillimit tė ngjarjeve, pastaj ėshtė kapėrcyer nga njė tjetėr. Kjo ėshtė jeta e lufta politike.
Nė fillimet e viteve 1990 edhe unė, si shumė tė tjerė nė Tiranė, kishim arsye tė mendonim se mė meritor nė politikėn shqiptare nė Maqedoni po tregohej Nevzat Halili. U pezmatuam kur filluan sherret nė Partinė e parė shqiptare nė Maqedoni dhe nuk na ngjanin fort meritorė ata qė po merrnin drejtimin e fraksioneve. Pastaj u gėzuam kur mbledhja e Gostivarit nxorri ekipin e politikanėve mė radikalė me Xhaferrin e Thaēin nė drejtim. Pastaj sikur na u ftoh dhe ky entuziazėm, por nuk krijuam ndonjė bindje mė tė mirė pėr pjesėn partiake qė e kryesonte Abdurrahman Haliti. Pastaj pjesėmarrja e Partisė sė Xhaferrit nė koalicionin qeverisės me partitė nacionaliste maqedonase na ftohu dhe mė tepėr entuziazmin, sepse ndjemė qė politika shqiptare po shkiste nė njė tradicionalizėm qė mendonim se nuk u kishte dhėnė gjė shqiptarėve mė parė.
Megjithatė mospajtimet nė shtyp, sidomos nė Bota Sot, i kemi shprehur fillimisht me ndrojtje tė vetėimponuar, deri kur Bota Sot u bė tabelė qitjeje nga politika shqiptare nė Maqedoni. Mė pas nėpėrmjet Rimėkėmbjes nė Tiranė dhe Bota Sot nė Zvicėr kemi qenė mbėshtetėsit propagandistikė mė radikalė dhe mė tė vendosur tė veprimevet tė armatosura tė UĒK-sė qysh kur ato nisėn nė Tanushė dhe u mallkuan pėr turpin shqiptar nga Ismail Kadareja. Edhe pse nė pikėpamje ideologjike mund tė kishim ndryshime me Ali Ahmetin nuk jemi lėkundur aspak nė mbėshtetjen e rolit e tė detyrės qė kishte ai nė krye tė UĒK-sė. Por ama nuk kemi fshehur skepticizmin qė filloi tė na kapė kur BDI si trashėgimtare politike e lavdisė luftarake tė UĒK-sė u angazhua nė njė rrugė politike qė nuk kishte ndryshim nga vija qė kishte ndjekur partia e Xhaferrit, madje nė disa drejtime u bė edhe mė xhaferriste.
Nuk vonuam e nuk ngurruam tė shprehnim miratimin tonė pėr tonet nacionaliste qė nisi tė pėrdorte Xhaferri pas ndėrrimit tė kuajve shqiptarė e sllavomaqedonas nė karrocėn e pushtetit tė Maqedonisė dhe kalimit tė Partisė sė tij nė opozitė. Por nė tė njėjtėn kohė mbajtėm publikisht edhe rezervat tona, sepse shihnim qė ndryshimet e papritura nė retorikėn politike tė Xhaferrit nuk ishin shumė tė natyrshme. Besojmė se kėshtu doli mė vonė.
Nėse do tė bėjmė vlerėsimin tonė tė sinqertė nga kėndvėshtrimi ynė nacionalist duhet tė themi se politika partiake e shqiptarėve nė Maqedoni mė shumė ėshtė zvarrisur nė bisht tė politikės partiake tė sllavomaqedonasve. Politika shqiptare nė Maqedoni ėshtė konceptuar, kurdisur, propaganduar e zbatuar mė shumė nė funksion tė objektivave madhorė qė kanė shpallur gjithė partitė sllavomaqedonase : afirmin e forcim i shtetit maqedonas, qė njihet dhe vepron si shtet kombėtar i sllavomaqedonasve dhe shqiptarėt i trajton si pakicė kombėtare; nė pajtimin etnik edhe kur ishte e qartė se pėr shqiptarėt nuk kishte as respekt as barazi; nė gjetje kompromisesh qė nuk dihej asnjėherė nėse do tė funksiononin dhe sa do tė zgjasnin formalisht etj.
Organizimi politik e partiak i shqiptarėve nė Maqedoni nuk u bė mbi baza tė dallimit etnik, por tė dallimit social e politik, krejt ndryshe nga sa ndodhi nė Kosovė. Partitė politike shqiptare nė Maqedoni, pėr mendimin tonė, mė shumė morėn fizionominė dhe rolin respektiv tė seksioneve shqiptare tė partive sllavomaqedonase, sepse kėto tė dytat nuk mund tė ushtronin lirshėm veprimtari nė terrenin shqiptar. Nė Maqedoni nuk u krijua ndonjė parti me fizionomi tė theksuar kombėbtare. Partitė shqiptare nė Maqedoni konkurojnė egėrsisht midis tyre pėr pushtet e privilegje qė tė jep pushteti, njėsoj siē konkurojnė pėr pozita pushtetore partitė sllavomaqedonase nė zonat me popullsi tė kombėsisė sė tyre.
Por partitė sllavomaqedonase kanė njė platformė politike nacionaliste tė pėrbashkėt shumė tė konsoliduar, gjė qė, pėr mendimin tim, paraqitet shumė mė e zbehtė tek partitė shqiptare. Kėtė e tregon edhe fakti se janė partitė shqiptare nė Maqedoni qė hiqen mė tė shqetėsuara pėr ruajten e Maqedonisė, propagandojnė shumė mė tepėr panballkanizėm e paneuropianizėm. Kurse partitė sllavomaqedonase kėto parrulla i pėrdorin me shumė kursim, vetėm kur nuk u cėnohet platforma nacionaliste. Partitė sllavomaqedonase e shpallin hapur fare me kėrcėnin variantin e shpėrbėrjes sė Maqedonisė sa herė u duhet tė bėjnė presion mbi shqiptarėt dhe bashkėsinė ndėrkombėtare. Ndėrsa nė krahun politik shqiptar ėshtė shuar gjithnjė mė shumė e mė lehtė, si flakė kashte, edhe ajo parrulla pėr federalizim tė Maqedonisė mbi baza etnike.
Zhvillimet na bindin gjithnjė mė shumė se politika shqiptare nė Maqedoni , nė tėrėsi, ėshtė nė binarėt e avnojizmit e tė titizmit. Maqedonia ėshtė mbetja e fundit e rregullimeve titiste nė Konferencėn e AVNOJ-it nė Jajce nė vitin 1943. Politikanėt shqiptarė duken mė tė pėrgjėruarit pėr tė ndjekur kėtė vijė politike nė njė zonė tė ish-Jugosllavisė. Politikanėt shqiptarė nė Maqedoni (edhe shumė politikanė nė Shqipėri e Kosovė) e shohin skemėn titiste-avnojiste si mė tė mirėn (lexo mė tė kollajshmen) pėr shqiptarėt nė Maqedoni, ngase edhe kėta janė tė dėshiruar qė politika shqiptare nė Maqedoni tė vihet nė shėrbim tė njė eksperimentimi tė ri tė politikės sė bashkim-vllaznimit qė edhe kur u imponua me egėrsi dhe u propagandua me dinakėri nga komunizmi liberal titist nuk e shpėtoi dot ish-Jugosllavinė nga shpėrbėrja.
Mirėpo janė shumė politikanė nė hapėsirat shqiptare qė gozhdimin e ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni nė qivurin e vjetėr avnojist-titist tė bashkim-vllaznimit e shohin si njė mundėsi mė shumė pėr ta paraqitur tė pamundur shtrimin serioz tė ēėshtjes sė bashkimit kombėtar tė shqiptarėve dhe tė trojeve etnike shqiptare nė Ballkan. Kjo do tė jetė taktika ardhėshme e tė huajve dhe e emisarėve tė tyre politikė shqiptarė, tė mohohet e drejta e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve pėr hir tė ruajtjes sė Maqedonisė nėn kėrcėnimin se pėrndryshe hapet kutia e Pandorės sė pėrplasjeve tė mėdha nė qendėr tė Ballkanit. Prandaj frymėn e mbaruar e tė mbetur kufomė jashtė varri tė avnojizmit e tė bashkim-vllaznimit nė kushtet e Maqedonsiė disa politikanė shqiptarė pėrpiqen ta bėjnė nuse pėr sėdyti nėn vellon e Ballkanit pa kufij dhe me makiazhin eintegrimeve ballkanike e europiane. Dikur kjo bėhej me betime e mallėngjime pėr socializėm e revolucion. Tani pėr demokracinė e globalizmin. Por sėmundjet qė ēuan ish-Jugosllavinė nė shkatėrrim nuk janė tė kurueshme edhe pse shqiptarėt nė Maqedoni mund tė sillen si mė titistė e avnojistė se vetė Tito.
Me politikanėt e partiakėt kryesorė shqiptarė tė Maqedonisė kam pasur shumė pak kontakte. Para shumė vitesh mė ra rasti qė nė studion dhe ekranin e RTVSH-sė nė Tiranė tė bėnin njė emision-bisedė tė pėrbashkėt me zotėrinjtė Abdurrahman Haliti dhe Arbėr Xhaferri, ku ndoshta ua prisha pak qejfin me interpretimet e mia tė zhvillimeve politike. Me zotėri Rufi Osmanin nuk kam pasur asnjė rast tė shkėmbej mendim. Kam ēmuar qėndrimin e tij politik gjatė ngjarjeve tė rėnda nė Gostivar, por jam shprehur me kundėrshtim vite mė vonė pėr disa mendime tė tij nė njė intervistė politike. Me zotėriAli Ahmetin nuk kam pasur asnjėherė kontakt.
Kemi vėnė re se gjithė partiakėt shqiptarė tė Maqedonisė kanė shfaqur prirjen pėr tė kontaktuar e mbajtur marrėdhėnie vetėm me partitė e Shqipėrisė tė pėrfshira nė garat pushtetore dhe nuk janė interesuar pėr tė njohur prirjet e tjera nė fushėn e mendimit politik. Kėtė kanė bėrė edhe me shoqatat jo qeveritare, organet e shtypit. Kam pėrshtypjen se partiakėt e politikanėt e Maqedonisė janė shumė mė tepėr praktikė, pragmatistė, deri konjukturalė, sesa doktrinarė dhe tė shtyrė drejt debatit pėr mendimin politik. Edhe mė i pėrkushtuari ndėr ta drejt trajtimit doktrinar tė problemeve politike, Arbėr Xhaferri, kėtė trajtim doktrinar e bėn kur i duhet pėr njė kėrkesė politike pragmatiste dhe nė njė konjukturė tė caktuar politike. Nė pėrgjithėsi mė duket se nė mendėsitė e shqiptarėve nė Maqedoni janė mė tė ngulitura qasjet pragmatiste, sipas situatave, sesa tek shqiptarėt nė Kosovė, apo nė Shqipėri. Nėse nuk do tė ishin me mendėsi tė tilla besoj se politika e avnojizmit dhe bashkim-vllaznimit nuk do tė kishte mbijetuar kaq gjatė nė Maqedoni dhe faktori ndėrkombėtar nuk do tė kishte mundur tė mbante kėtė gjendje qė ėshtė.
Lėvizja: Si komentoni akuzat kundėr Fatos Nanos. A meriton nė Shqipėri tė vijė njė lider qė popullit ti sjellė liri dhe demokraci? A mendoni se ėshtė koha definitivisht tė rrėzohet Fatos Nano dhe Alfred Moisiu, me njė fjalė tė bjerė nga pushteti partia komuniste e Nanos?
Baleta: Kjo mėnyrė tė pyeturi mė duket shumė problematike. Kuptohet jo pėr mua, sepse unė mund ta trajtoj problemitn gjėrė e gjatė. Por mė duket problematike pėr formuluesit e pyetjes dhe pastaj pėr lexuesit. E them pa ngurrim se pyetje tė tilla janė tė formuluara nėn ndikimin e fortė tė njė indoktrinimi nga shtypi i quajtur berishist nė Shqipėri, ku shquhen gazeta shumė ngacamane si Tema dhe 55, ose nga njė vetėindoktrinim duke vazhduar me gjykime skematike mbi komunizmin tė bėra qysh nė fillim tė viteve 1990, kur problemi themelor politik ishte ndarja e Shqipėrisė nga e kaluara nėn diktaturėn komuniste. Kam frikė se ende njerėzit po vazhdojnė tė gjykojnė me skema e kallėpe tė vjetėruara edhe nė rastin e kėrkesave pėr rrėzimin e Nanos e sjelljen nė fuqi tė njė njeriu qė ti japė popullit liri e demokraci nuk i kanė parasysh rrethanat nė Shqipėri.
Pajtohem plotėsisht me idenė se Shqipėrisė i bėhet mirė tė largohen nga pushteti Nano dhe Partia Socialiste dhe tė vijė njė udhėheqės e njė pushtet qeveritar mė i mirė qė tu sjellė shqiptarėve liri e demokraci. Por problemi mė i vėshtirė ėshtė se ku do ta gjejmė kėtė pushtet tani.Nga do ta marrin vesh shqiptarėt se ata qė vijnė janė mė tė mirė se ata qė duhet tė ikin. Cili ėshtė ai udhėheqės? Hapur fare deri tani pretendimin pėr tė zėnė vendin e Fatos Nanos e kanė shpallur dy politikanė nė Shqipėri Sali Berisha, kryetar i PD-sė dhe Ilir Meta, kryetar i LSI, qė deri dje ishte qeverisės bashkė me Nanon dhe ėshtė po aq pėrgjegjės, nė mos mė shumė se Nano, pėr qeverisjen e keqe socialiste. Qė tė dy, Berisha e Meta, janė tė njohur pėr shkelje tė demokracisė jo mė pak, madje nė disa drejtime edhe mė shumė, se Fatos Nano. Qė tė dy janė tė njohur si pushtetarė tė dėshtuar, jo mė pak se Fatos Nano. Nėse Berishėn e gjykojmė nga katastrofa qė i ndodhi Shqipėrisė nė vitin 1997, kur ai ishte nė pushtet si president, atėherė duhet ta themi troē se ėshtė politikani e pushtetari mė i dėshtuar i Shqipėrisė.
Populli shqiptar nė Shqipėri meriton pa tjetėr njė qeverisje e qeveri shumė mė tė mirė se kėto qė ka pasur deri tani. Nuk duhet besuar se ėshtė plotėsisht e saktė nė rastin e Shqipėrisė ajo shprehja e shumė filozofėve e politikanėve se ēdo popull ka qeverinė qė meriton. Popullit shqiptar ia kanė imponuar qeveritė forca tė huaja armiqėsore shumė tė fuqishme, sikurse po u imponojnė edhe shqiptarėve nė Maqedoni integrimin ballkani nė vend tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare, sikurse duan tu imponojnė shqiptarėve nė Kosovė pavarėsi tė kushtėzuar nė vend tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare.
Nė Shqiėpri nuk ka gjasa qė me ndėrrimin e qeverisjes sė tanishme tė vijė nė fuqi njė udhėheqės qė do ti sjellė popullit liri e demokraci, njė qeverisje qė kėrkon vendi pėr tė shpėtuar nga ato male problemesh tė ngatėrruara. Nuk ėshtė puna vetėm tek largimi i Nanos dhe i Moisiut, i cili pėr mė tepėr ėshtė president konsensual. Puna ėshtė se klasa dhe struktura politike shqiptare, partitė, politika nė pėrgjithėsi e kanė konsumuar tej mase veten. Edhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar qė e ka nisur Leka Zogu si risi nė kėtė situatė politike , e re ėshtė vetėm nga emri.Ēdo gjė tjetėr e ka tė tejkonsumuar. Kjo ėshtė disfata mė e madhe e shqiptarėve, sepse gjatė 15 viteve u konsumua kot sė koti energjia e tyre politike rinovuese, u konsumuan skema pa dobi, dėshtuan eksperimentet, u konsumua deri demagogjia mashtruese. Janė tejkonsumuar shpresa, besimi dhe entuziazmi i shqiptarėve. Prandaj tani nė vend tė gjykimeve politike nė Shqipėri dėgjojmė vetėm llafe nė hava, sipas lidhjeve e pėrkushtimeve me tifozllėk njėri pėr Nanon, tjetri pėr Berishėm; njė tjetėr pėr Metėn, njė tjetėr pėr Lekėn; njėri pėr kėtė e tjetri pėr atė pa hyrė nė debatin e vėrtetė se ēfarė politike duhet pėr tė mirėn e shtetit dhe tė kombit, si mund tė realizohet kjo politikė e sa kohė duhet pėr tė bėrė ndryshime.
Ato akuza qė i bėhen Nanos, me po aq lehtėsi mund ti bėhen edhe Berishės, apo kujtdo qė ėshtė nė vorbullėn e luftės pėr pushtet, sepse tė gjithė shfaqin tė njėjtat lakmi, pėrdorin tė njėjtat metoda, ndjekin tė njėjtat skema politike tė huaja. Tė gjithė betohen e stėrbetohen vetėm nė emėr tė njė objektivi e tė njė ideali, integrimit nė Europė. Secili premton se kėtė punė mund ta bėjė ai mė mirė se tjetri, por pa thėnė se si dhe pa shpjeguar bindshėm pse shqiptarėt nuk paskan problem politik mė madhor e mė tė ngutshėm se integrimi nė Europė tani pėr tani.. E kėshtu me radhė bjeri ti biem me tė njėjtat llafe.
Nėse e pranojmė tė vėrtetėn e pamohueshme se e keqja mė e madhe e Shqipėrisė vjen nga rėnia nėn varėsinė koloniale tė Greqisė dhe Nano e PS kanė fajin e madh qė e kanė ēuar Shqipėrinė kėtu gjatė 8 viteve nė pushtet, atėherė duhet tė kėrkojmė e tė shpresojmė qė nė pushtet tė vijė dikush qė na garanton se do tė bėjė njė politikė tė kundėrt. Kurse rivalėt kryesorė tė Nanos e PS-sė, sidomos Berisha, betohen se do ta lidhin edhe mė shumė Shqipėrinė me Greqinė, do ti hapin edhe mė dyert pėr kolonizim grek nė Shqipėri, pėr helenizim grek nėn maskėn e mbrojtes sė minoritetit.
Nė Shqipėri do tė kemi sėrish pushtet qė do ta pėrcaktojnė bordet politike ndėrkombėtare. Ata e njohin gjendjen nė Shqipėri. Ata vetė e kanė sjellė Shqipėrinė nė gjendjen qė ėshtė. Ata nuk duan qė Shqipėria tė hyjė nė rrugė tė re pėr tė dalė gradualisht nga kjo gjendje. Ata duan qė vetėm tė krasiten disa teprime qė pema tė prodhojė po ato lule e fryta si deri tani. Ata duan qė tė gjejnė marifete sa pėr tė krijuar tek shqiptarėt iluzionin se diēka po ndryshon, se diēka do tė bėhet mė mirė. Prandaj bordet e interesuara politike ndėrkombėtare do ta bėjnė edhe mė tė ngatėrruar rrjetėn e qeverisjes sė ardhėshme nė Shqipėri, do ta vėnė edhe mė shumė kėtė qeverisje nėn diktatin e pazarllėqeve midis forcave politike, tarafeve pushtetore, grupeve mafioze qė asgjė tė mos bėhet jashtė diktateve ndėrkombėtare, asgjė tė mos vendoset me mendje dhe nė frymė shqiptare. Do tė jenė apo jo Nano e Moisiu nė pushtet pas disa muajsh pak rėndėsi ka. Politika shqiptare edhe pėr mjaft kohė do tė jetė e paaftė tė prodhojė energji tė reja, modele tė reja. Na pėlqen apo jo kjo nuk varet nga ne. Duhet shumė punė pėr tė ndryshuar sfondin politik shqiptar, duke filluar qysh nė mendimin politik. Pagesa do tė jetė e madhe pėr tė ndryshuar atė qė pėrfaqėson politika shqiptare sot.
Abdi Baleta
25 shkurt 2005
|